Komplotet - nga politika tek psikologjia

Shko poshtė

Komplotet - nga politika tek psikologjia

Mesazh  Odin prej 07.05.14 23:33



E dini mė tė fundit? Epidemia e Gripit A ishte njė mashtrim: shkencėtarėt, qeveritė dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e kanė sajuar pėr tė pasuruar kompanitė qė prodhojnė vaksina.

Dhe nuk ka rėndėsi qė gripi kishte tė gjithė karakteristikat e njė sėmundjeje epidemike, qė ka provokuar vdekjen e mijėra personave apo qė zakonisht lėshimi i alarmit pėr njė epidemi nuk ėshtė njė sistem i mirė pėr tė fituar para.

Njė grup eksponentėsh politikė europianė kanė mbėshtetur kėtė teori komploti, e cila qarkullon edhe nė ambiente tė tjerė.

Ky ėshtė njė nga rastet e negacionizmit (mohimit), refuzimit sistematik tė shkencės pėr t’i lėnė vend iluzionit. Shembujt e mundshėm janė tė shumtė: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kėrkimeve mbi dėmet e duhanpirjes, AIDS, efikasiteti i vaksinave, edhe gripi. Pėrse? Ēfarė i shtyn njerėzit tė mohojnė realitetin?

Ja njė hipotezė: negacionizmi ėshtė nė pjesėn mė tė madhe njė frut i njė ndjesie pėrbashkėt dhe pothuajse tė gjithė negacionistėt janė persona normalė qė bėjnė thjeshtė atė qė u duket mė e drejtė. Tė gjitha kėto lloj lėvizjesh kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta. Pėrdorin tė njėjtat strategji. Konsiderohen mbrojtės kurajozė tė tė shtypurve kundėr njė elite tė korruptuar, e cila komploton nė dėm tė qytetarėve pėr tė fshehur tė vėrtetėn apo pėr tė pėrhapur njė gėnjeshtėr.

Pėrgjithėsisht thonė se komploti i shėrben realizimit tė njė projekti tė fshehtė: qoftė kur bėhet fjalė pėr shtetin social, pėr pushtimin e ekonomisė botėrore, forcimin e pushtetit tė qeverive ndaj qytetarėve, tė fitimit apo tė ateizmit. Kėta aspekte tė pėrbashkėt shpjegojnė shumė pėr shkaqet e fenomenit. Pikėsėpari, negacionizmi gjen terren pjellor nė sektorėt ku duhet qė tė besohet nė atė qė thonė shkencėtarėt. Nuk mund tė mohohet efikasiteti i antibiotikėve, sepse ėshtė demonstruar qė funksionojnė.

Por mund tė mohohet efikasiteti i vaksinave, sepse na kanė thėnė qė parandalojnė sėmundje qė asnjė prej nesh nuk i ka parė, asnjėherė (pikėrisht sepse vaksinat funksionojnė). Edhe nė rastin e ngrohjes globale, tė evolucionit dhe tė raportit mes duhanit dhe kancerit duhet qė tė besojmė fjalėn e shkencėtarėve, tė mjekėve dhe tė ekspertėve tė tjerė qė shpesh herė konsiderohen tė ftohtė dhe arrogantė. Shumė njerėz e pėrjetojnė kėtė fakt si njė kėrcėnim personal.

Vitin qė kaloi, nė Teksas, eksponenti i njė komisioni shtetėror qė kėrkon futjen e teorisė kreacioniste nė programet shkollorė ka thėnė: “Dikush duhet t’u kundėrvihet ekspertėve”.

Shkurtime

Pika kryesore ėshtė pikėrisht kjo ndjesi e humbjes sė kontrollit mbi jetėt tona. Janė tė shumtė ata qė hedhin poshtė provat e furnizuara nga ekspertėt dhe preferojnė shpjegimet qė, ndonėse nuk mbėshteten nga asnjė provė, tė paktėn nė dukje rivendosin njė lloj forme kontrolli. Tė gjithė teoritė negacioniste duken si tentativa pėr tė rifituar njė minimum pushteti, mbi njė natyrė tėrėsisht tė ndryshme.

Kjo shpjegon arsyen pėrse pėr autizmin u vihet faji vaksinave dhe jo njė shkaku natyror tė panjohur, dhe pėrse kėmbėngulet nė kreacionizmin, apo pėrse refuzohet fakti qė sjellje qė njė herė e njė kohė konsideroheshin normale si pėrshembull duhanpirja apo djegia e karbonit, janė nė tė vėrtetė tė rrezikshme. Zakonisht personat qė besojnė nė kėto teori nuk janė as dashakeqė dhe as armiq tė shkencės.

Pėrkundrazi, kanė prirjen qė t’i quajnė shkencore shpjegimet qė ata japin. Nuk ėshtė e nevojshme tė jenė tė pandershėm pėr tė mohuar. Mjafton tė arsyetohet duke ndjekur logjikėn e zakonshme, pėrmes anektodave dhe shkurtimeve konjitivė. Shpjegimet negacioniste mund tė shprehen nė njė gjuhė shkencore, por bazohen nė prova anektodike dhe synojnė tėrheqjen emotive tė rifitimit tė kontrollit.

Greg Poland, pėrgjegjės i repartit tė vaksinimeve nė klinikėn Mayo nė Minnesota, si dhe drejtor i revistės Vaksina, kritikon ashpėr ata qė kritikojnė vlefshmėrinė e vaksinave. I quan “shkencėrisht analfabetė” sepse nuk janė nė gjendje qė tė kuptojnė koncepte si ai i probabilitetit. I akuzon se arsyetojnė nė bazė tė emocioneve dhe anektodave. “Pėrdorin shkurtime mendore”, thotė Poland. “Im bir u bė me autizėm pasi bėri vaksinėn, kėshtu qė duhet tė jetė faji i vaksinės”.

Njė reagim emotiv ndaj atyre qė perceptohen si dėme tė shkaktuar prej vaksinės mposht tė gjithė statistikat. Seth Kalichman, njė sociopsikolog i Universitetit tė Connecticutit, ka mundur ta vėzhgojė fenomenin nga njė pozicion i privilegjuar: ėshtė infiltruar pėr njė vit nė grupet qė mohojnė AIDS-in.

Pothuajse tė gjithė personat qė ka njohur kanė qenė normalė dhe tė sinqertė. “Negacionizmi i pėrgjigjej njė nevoje”, shpjegon ai. “Pėr personat e sėmurė me AIDS ėshtė njė strategji mbijetese, ndonėse ėshtė e gabuar”. Kalichman ėshtė i bindur qė negacionistėt nuk kufizohen qė tė arsyetojnė si njė njeri i rrugės. “Nė mėnyrėn e tyre tė tė menduarit ka njė dobėsi qė i bėn tė besojnė tek persona dashakeqė. Pjesa mė e madhe e jona nuk do tė arrinte, edhe po tė donte. Tė pėrpiqesh tė kuptosh pėrse dikush beson tek kėta tė paturpė mund tė na ndihmojė tė gjejmė njė zgjidhje”.

Kalichman ėshtė i bindur qė nxitėsit e lėvizjeve negacioniste kanė probleme psikologjikė mė tė rėndė se sa ndjekėsit e tyre. “Demonstrojnė tė gjithė simptomat e paranojės”, shpjegon Kalichman: zemėrimin, paaftėsinė pėr tė duruar kritikat si dhe atė qė psikiatrėt e quajnė njė sens tė ekzagjeruar tė rėndėsisė sė tyre. “Nė fund tė fundit, ėshtė njė problem shėndeti mendor. Pėr kėtė arsye lėvizjet negacioniste kanė aq shumė karakteristika tė pėrbashkėta, nė mėnyrė tė veēantė faktin qė kanė njė teori komploti”.

Sipas Kalichman, ngeacionistėt nuk rrėfejnė gėnjeshtra por janė tė mbėrthyer nė kurthin e atij qė studiuesit e neurozės e quajnė mendim mosbesues: “Stili konjitiv i negacionistėve nis nga njė ndjesi e realitetit tė deformuar. Eshtė njė prej arsyeve pėrse tė diskutosh me ta ėshtė tėrėsisht e kotė.

Tė gjithė ne e pėrshtasim botėn me sensin tonė tė realitetit, por kush ėshtė mosbesues e shtrembėron me njė instransigjencė krejt tė pazakontė”. Nuk janė vetėm strategjitė dhe psikologjia e pėrbashkėt qė mbajnė tė bashkuara format e ndryshme tė negacionizmit: ekzistojnė edhe lidhje formale mes grupeve.

Shumė lėvizje negacioniste lindin si tentativa tė sipėrmarrjeve pėr tė vėnė nė dyshim rezultatet e kėrkimeve qė rrezikojnė interesat e tyre. Industria e duhanit ka nisur tė ushqejė teoritė e komplotit nė vitet shtatėdhjetė, duke rekrutuar shkencėtarė tė prirur pėr tė prodhuar tė dhėna tė shtrembėruara dhe duke financuar institute kėrkimorė nė dukje tė pavarur, apo edhe lėvizje false qytetarėsh.

Njė prej kėtyre qendrave kėrkimore ishte “l’Advancement of sound science coalition (Tassc)”, i krijuar nė vitin 1993 nga Philip Morris. Tassc nuk merret vetėm me duhanin. Pasi siguroi fonde nga Exxon, filloi qė tė vėrė nė dyshim edhe teoritė shkencore mbi ndryshimet klimatikė. Kėto lidhje mes lėvizjeve negacioniste janė tė shpeshta. Institute tė ndryshėm kėrkimesh, jo vetėm nė Shtetet e Bashkuara janė tė financuar si nga industria e naftės, ashtu edhe nga ajo e duhanit dhe kanė marrė pozicione negacionistė ndaj duhanpirjes dhe ngrohjes globale.

Tassc u detyrua qė tė mbyllet pasi u zbulua identiteti i saj i vėrtetė, por u zėvendėsua nga JunkScience, qė pėrveēse sulmon kėrkimet dhe studimet mbi duhanin dhe klimėn, bėn ftesa edhe qė tė mos besohen shkencėtarėt qė pėrdorin tė dhėna statistikore apo qė flasin pėr gjėra qė “mund tė jenė” tė vėrteta – pra, praktikisht, tė gjithė shkencėtarėt. Nuk ėshtė habi qė disa industri janė tė gatshme tė shtrembėrojnė realitetin pėr tė mbrojtur interesat e tyre. Por tentakulat e mohimit tė organizuar mbėrrijnė mė larg.

Shumė perzonazhe me ndikim qė mohojmė ndryshimet e klimės, pėr shembull, mohojnė edhe evolucionin. Kohėt e fundit, nė Shtetet e Bashkuara janė bėrė fushata pėr tė futur nė programet shkollorė mėsimin jo vetėm tė kreacionizmit por edhe tė ēėshtjes shumė tė debatuar tė ngrohjes globale.

Kėta pozicione janė pėrsosmėrisht nė njė linjė me preokupimet e tė djathtės politike dhe fetare nė Shtetet e Bashkuara, dhe mohimi i merr shpesh nxitjet nga njė program politik preciz. Disa kreacionistė kanė pohuar nė mėnyrė eksplicite qė shkenca e klimės dhe teoria e evolucionit u referohen njė “ideologjie tė sė majtės e cila promovon statalizmin, moralizmin e shtetit asistencial dhe materializmin”.

Personat qė mbėshtesin njė teori komploti kanė tendencėn qė tė mbėshtesin edhe tė tjera. Dan Kahan, i fakultetit juridik nė Yale, ka zbuluar se opinionet e qytetarėve pėr ēėshtjet si aborti si dhe martesa mes personave tė tė njėjtit seks bėjnė tė mundur qė tė parashikohet edhe mendimi i tyre pėr cėshtje si shkenca dhe klima.

Kjo, sipas Kahan vjen pėr shkak tė faktit qė konservatorėt kanė prirjen tė jenė nė favor tė kompanive private dhe nuk pranojnė idenė qė janė kėto qė e dėmtojnė planetin. Por negacionizma tė tjerė tė bėjnė tė mendosh se psikologjia ka mė shumė rėndėsi se sa ideologjia. Pra, nuk ekziston asnjė lidhje e dukshme mes konservatorizmit dhe refuzimit tė vaksinave dhe AIDS-it.

Njė terren i pėrbashkėt

Megjithatė, ekzistojnė disa lidhje qė tė bėjnė tė mendosh pėr njė projekt mė tė madh. John Moore, njė studiues i kolegjit mjekėsor Weill Cornell nė Nju Jork i cili studion virusin HIV, shpjegon se ka njė mbivendosje tė fortė mes negacionistėve tė vaksinave dhe atyre tė AIDS. Tė dy lėvizjet marrin financime tė dyshimtė pėr tė cilėt nuk dihet asgjė.

Eshtė edhe rasti i revistės sė Shoqatės sė Mjekėve dhe Kirurgėve Amerikanė, njė lob nė favor tė mjekėsisė private. Revista promovon pothuajse tė gjitha kauzat negacioniste. Nė dy vitet e fundit ka botuar artikuj nė tė cilėt mbėshtetet ideja qė testet e HIV nuk pikasin virusin HIV, qė duhanpirja pasive nuk tė dėmton, qė ngrohja globale nuk pėrbėn njė rrezik dhe qė propozimi pėr njė rregjistėr tė vaksinimeve nė Shtetet e Bashkuara “synon tė krijojė njė infrastrukturė kompjuterėsh qė nė tė ardhmen mund tė pėrdoret pėr qėllime tė tjerė”. Ka botuar edhe shumė artikuj nė tė cilėt thuhet se vaksinat shkaktojnė autizėm.

Mbetet tė ngrihet pyetja nėse aktivistėt qė mohojnė ngrohjen globale dhe evolucionizmin po pėrpiqen tė diskreditojnė tė gjithė komitetin shkencor, duke pėrhapur skepticizėm kundrejt vaksinave dhe AIDS-it.

Karakteri konservator i mohimit mund tė shpjegojė edhe aftėsinė e tij pėr tė pushtuar zemrat dhe mendjet. Linguisti konjitiv George Lakof, i universitetit tė Californias nė Berkeley kėmbėngul se konservatorėt kanė qenė gjithmonė mė tė zotė se sa progresistėt nė shfrytėzimin e anektodave dhe emocioneve pėr tė bindur zgjedhėsit. Progresistėt kanė prirjen tė mendojnė qė pėrballė tė dhėnave tė verifikuara dhe numrave tė sigurtė, njerėzit do tė nxjerrin pashmangshmėrisht konkluzionet e drejtė.

Veē kėsaj besojnė se anektodat janė prova tė papranueshme dhe mendojnė se ėshtė imorale t’u bėsh apel emocioneve. Shkencėtarėt arsyetojnė si ata. Por kundėr emocioneve dhe anektodave, thjeshtė prezantimi i provave ka pak fuqi. Dhe gjėrat i pėrkeqėson fakti qė zakonisht shkencėtarėt reagojnė ndaj negacionizmit me zemėrim dhe mospėrfillje, dhe kjo i bėn tė duken edhe mė arrogantė.

Leksioni pėr shkencėtarėt

Edhe Greg Poland mbėrriti nė njė konkluzion tė ngjashėm. Disa herė ai ka provuar tė pėrdorė anektodat dhe emocionet duke folur me njė publik jo specialistėsh. “Marr pėrgjigje shumė pozitive, por jo nga njerėzit mė tė informuar, qė i shohin argumentat e mia si njė manipulim”.

Shkencėtarėt qė luftojnė negacionizmin duhet tė nxjerrin mėsim: mund tė fitojnė vetėm pasi tė kenė kuptuar se si tė flasin me “analfabetėt shkencorė” qė janė pre tė lehta pėr negacionistėt. Nė lojė janė shumė gjera. Ashtu si shumė krijues vaksinash, Poland ka marrė deri kėrcėnime me vdekje. “Mė vijnė telefonata anonime nga njerėz qė thonė: shpresoj qė ti keni tė sigurtė fėmijėt”. Tė tilla ka marrė edhe Faye Flam, njė gazetare e “Philadelphia Inquierer” e cila merret me tema qė kanė tė bėjnė me ndryshimet klimatike. Negacionizmi ka patur viktimat e tij.

Mohimi i AIDS-it ka bėrė qė tė vdesin 330 mijė afrikano-jugorė. Mohimi i dėmeve tė duhanpirjes ka vonuar ndėrhyrjet pėr tė parandaluar vdekjen e shkaktuar nga pirja e duhanit. Mohimi i vlefshmėrisė sė vaksinave u ka dhėnė jetė tė re sėmundjeve vdekjeprurėse si poliomeliti. Dhe mohimi i ndryshimeve klimatike po vonon ndėrhyrjet pėr tė ndalur ngrohjen globale.

Debati


Fjala “negacionist” pėrdoret gjithnjė e mė shumė pėr tė sulmuar kėdo qė kėrkon tė vėrė nė diskutim tė vėrtetat e konsoliduara. Negacionistėt akuzohen se ia nėnshtrojnė shkencėn ideologjisė. Nė librin “Denialism: how irrational thinking hinders scientific progres” (“Mohimi: si e pengon mendimi irracional, progresin shkencor”) Michael Specter thotė se negacionistėt “zėvendėsojnė skepticizmin rigoroz dhe tė iluminuar tė shkencės me sigurinė jofleksibėl tė mendimit ideologjik”.

A nuk ėshtė paradoksale? Vetė koncepti i negacionizmit ėshtė fleksibėl, ideologjik dhe antishkencor. Pėrdoret pėr tė bllokuar qė nė lindje njė debat legjitim duke lėnė tė kuptohet se ata qė shprehin opinione tė ndryshėm kanė qėllime dashakeqė, apo duke vendosur nė tė njėjtin plan lėvizjet popullore pseudoshkencore, si dhe ato tė racistėve qė nuk besojnė nė genocidin e hebrenjve.

Sic thotė filozofi Eduard Skidelsky, i universitetit tė Exeter, tė akuzosh dikė pėr negacionizėm do tė thotė tė pėrdorėsh njė argument ad hominem: “Qėllimi nuk ėshtė aq shumė tė hidhen poshtė idetė e kundėrshtarit, se sa tė diskreditohen motivacionet e tij”. Pėrdorimi gjithnjė e mė i pėrhapur i kėtij koncepti, sipas Skidelskyt rrezikon qė tė pėrmbysė njė prej arritjeve mė tė mėdha tė iluminizmit: “Ēlirimi i kėrkimit historik dhe shkencor nga dogma”. Mos u keqkuptoni: magjepsja qė pseudoshkenca shkakton tek disa persona ėshtė padyshim njė problem. Por fyerjet nuk janė njė pėrgjigje re pranueshme dhe as efikase.

Marrim dy shembuj. I pari ka tė bėjė me debatin qė shpėrtheu pas pohimit tė shkencėtarit amerkan Peter Duesberg, sipas tė cilit virusi HIV nuk ėshtė shkaku i AIDS. I dyti ėshtė hipoteza pėr lidhjen mes vaksinave dhe autizmit, ide e hedhur nga ish profesori i gastroenterologjisė, Andrew Wakefield. Si Duesberg, edhe Wakefield ishin shkencėtarė me famė ndėrkombėtare, tė cilėt kėmbėngulja pėr hipoteza qė nuk ishin nė gjendje t’i demonstronin i ēoi pėrtej limiteve tė shkencės serioze. Por edhe pėrse nuk arritėn qė tė bindin kolegėt e tyre, tė dy gjetėn mbėshtetės mes studiuesve tė zhgėnjyer, gazetarėve mosbesues, sharlatanėve, shėruesve, teoricienėve te komplotit dhe politikanėve oportunistė.

Nė tė dy rastet, komuniteti shkencor reagoi me vonesė. Mė pas akuzoi anėtarėt e dy lėvizjeve se janė tė ēekuilibruar dhe u bind qė kėto teori u zhdukėn vetė. Nė librin “Mohimi i AIDS: teori komploti, pseudoshkencė dhe tragjedi njerėzore”, socio-psikologu Seth Kalichman e mbron kėtė pozicion. Sipas Kalichman, negacionistėt shpesh “e kapėrcejnė kufirin e asaj qė mund tė konsiderohet liri fjale”. Kalichman justifikon shtypjen e debatit me argumentin e dobėt qė ēuarja pėrpara e tij do tė thotė qė po u jepej tė drejtė negacionistėve.

Kėto tentativa pėr tė luftuar pseudoshkencėn duke e akuzuar se ėshtė njė formė laike blasfemie janė antidemokratike dhe jotolerante. Dhe janė edhe joefikase, duke parė qė pėrforcojnė skepticizmin kundrejt shkencės dhe nxisin mosbesimin kundrejt autoriteteve mjekėsorė dhe shkencorė. Siē thotė Skidelsky “t’i vihet etiketa negaconist kujtdo qė vė nė diskutim realitetin ėshtė njė sjellje qė duhet tė alarmojė cdo demokrat”. I vetmi ilac i mundshėm ėshtė tė favorizohet debati, jo tė zhduket.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi