Lufta, si ritual sakrifice…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lufta, si ritual sakrifice…

Mesazh  Zattoo prej 07.05.14 16:12



“Tė parashikosh luftėn ėshtė njėlloj si tė kryesh vetėvrasje nga frika e vdekjes”
Otto von Bismarck

Nėse shikon historinė e njerėzimit, ajo ėshtė e mbushur me luftėra, vdekje e sakrifica. Pas luftėrave qėndrojnė arsye tė ndryshme, traktate, nėnshkrime paqeje etj, por mė nė thellėsi akoma, ēdo gjė ėshtė thjesht e motivuar nga elementi njerėzor i drejtuesve tė shteteve qė kanė filluar luftėn. E thėnė ndryshe arsyet janė psikologjike. Kjo ėshtė edhe shtresa kryesore, me tė cilėn merret studimi i psikohistorisė. Psikohistoria ėshtė studimi i motivimeve psikologjike tė zhvillimeve historike. Ajo kombinon depėrtimin e psikoterapisė me metodologjinė kėrkuese tė shkencave shoqėrore, pėr tė kuptuar origjinėn emocionale tė sjelljes politike e shoqėrore tė grupeve e kombeve, tė shkuarės dhe tė tashmes. Subjekti i saj kryesor ėshtė fėmijėria dhe familja (veēanėrisht abuzimeve me fėmijėt) dhe studimet psikologjike tė antropologjisė dhe etnologjisė.

Lloid de Mos (lindur nė 19 shtator 1931, Detroit, Miēigan, SHBA) ėshtė njė mendimtar amerikan i njohur pėr punimet e tij nė fushėn e psikohistorisė. Ai ėshtė diplomuar nė shkencat politike dhe mė vonė ėshtė kualifikuar si psikoanalist. Ndėr tė tjera, ėshtė edhe themeluesi i “Gazetės sė Psikohistorisė”. De Mos ka mbajtur leksione nėpėr Europė e Amerikė nė lidhje me zhvillimin e psikohistorisė dhe ka dhėnė kontribut tė konsiderueshėm nė studimet qė janė bėrė nė kėtė fushė.

“Tė kuptoni psikohistorinė, ju duhet tė pajtoheni me disa supozime tė drejta [...], p.sh., qė teknika e edukimit tė fėmijėve nė njė shtet, ndikon politikėn e tij tė jashtme”-thotė Lloid de Mos. Shkrimi i mėposhtėm bazohet nė punimet e tij dhe nė disa pėrfundime mbi luftėn dhe arsyet qė na shpien drejt saj. Pėr tė bėrė hulumtimin e tij, ai merr si pasqyrė krahasimi sjelljen e teorisė politike tė realistėve, tė cilėt kanė ndikuar mjaftueshėm nė mendimin dhe zhvillimin global politik. Kjo shkollė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare ka si prioritet interesat kombėtare dhe sigurinė, nė vend tė idealeve, etikės apo rindėrtimit shoqėror. Ajo ėshtė politika e pushtetit dhe fuqisė. Por ēfarė fshihet realisht pas kėsaj sjellje? Kėtė gjė pėrpiqet tė shpjegojė De Mos dhe psikohistoria nė tėrėsi.

Teoritė realiste pėr luftėn

Historianėt dhe shkencėtarėt e politikės, bien dakord se, lufta ėshtė njė zhvillim realist, racional dhe i domosdoshėm. Kjo gjė ėshtė e pėrcaktuar si “paradigma realiste, ku shtetet janė aktorė racionalė, qė llogarisin me kujdes kostot e zhvillimeve tė ndryshme dhe qė kėrkojnė tė maksimizojnė dobinė e supozuar” [Stephen Van Evera, Causes of War: Power and the Roots of Conflict. Ithaca: Cornell University Press, 1999, p. 7]. Racionaliteti supozohet nė mėnyrė shumė tė thjeshtė nga realistėt: “Lufta ėshtė njė proces racional” dhe “liderėt janė maksimizues tė dobive tė pritshme, tė cilėt nuk zgjedhin kurrė veprime qė mund tė prodhojnė vlera dhe leverdi, mė pak se politikat e tjera”. [Bruce Bueno de Mesquita, The War t..... New Haven: Yale University Press, pp. 19, 20, 29].

Edhe atėhere kur ata pranojnė se “agresioni rrallė ėshtė i suksesshėm; shtetet agresorė zakonisht frenohen ose shkatėrrohen”, kjo gjė bėhet sepse “moskuptimet janė tė zakonshme” [Stephen Van Evera, Causes of War, p. 9].

Moskuptimet shikohen si fenomen qė nuk ka shkak. Ato janė tė pamotivuara. Irracionale, motivet vetėshkatėrruese janė tė pamendueshme. Kjo do tė ishte “tė bėsh psikologji” – njė aktivitet i ndaluar.

Realistėt si pasojė, kanė prirje qė tė pranojnė formulimin e drejtuesve tė luftės kur ata deklarojnė se do tė fillojnė luftėn pėr arsye racionale ekonomike. Kur Hitleri p.sh., tha se duhej tė sulmonte BS dhe vendet e tjera tė Europės Lindore, sepse Gjermania kishte nevojė pėr mė tepėr “hapėsirė jetėsore”, realistėt tundėn kokėn dhe pranuan pretendimin e tij. Ata injorojnė arsyet mė tė ēuditshme emocionale qė kombet ngrenė, tek shkatėrrojnė miliona fqinjė tė tyre; tė cilėt duhet t’i vrasin pasi ata mund tė shndėrrohen nė helm qė do tė helmojė gjakun e tyre (hebrejtė, polakėt), ose sepse ata kanė hundė mė tė gjata se ē’duhet (Tucit), ose sepse ata pinė cigare tė ndryshme (Bosnja), ose sepse ata varin njė copė lėcke me ngjyra tė tjera nė shtėpitė e tyre (flamuri), ose sepse dikush nga religjioni i tyre i kishte ofenduar ata 13 shekuj mė parė (sektet muslimane).

Kuptimi emocional i kėtyre zhvillimeve nuk ėshtė investiguar kurrė nga realistėt, e as nuk i ka tėrhequr vėmendjen teorisė e tyre, se luftėrat kryhen gjithmonė pėr tė siguruar burime ekonomike. Nė fund tė fundit, thotė njėri prej tyre “nėse ne duhet ta shohim luftėn si pathologji, atėherė tė gjitha konfliktet duhet tė shihen nė tė njėjtėn mėnyrė” [Michael Howard, The Causes of Wars and Other Essays. Second Edition. Cambridge: Harvard University Press, 1983, p. 11].

Realistėt thjesht nuk njohin pjesėt pathologjike tė hemisferės sė djathtė.
Veē kėsaj, realistėt nuk i marrin fare me sy tė gjitha vetėvrasjet qė bėjnė liderėt, pasi kanė marrė vendimet pėr tė shkuar nė luftė. Nė mė tepėr se njė shekull, luftėra, mbi tė cilat unė kam bėrė kėrkime nė katėr dekadat e fundit, asnjė prej tyre nuk filloi prej politikanėve apo liderėve, tė cilėt rrinin ulur duke bėrė llogaritje kostosh ekonomike apo tė pėrfitimesh prej luftės qė ata do tė fillonin. Mė tepėr, ata ngrinin zėrin pėr vetėvrasje, motive sakrifice, si atėherė kur Tojo thėrriti ministrat e tij para sulmit nė Perl Harbor dhe i pyeti se ēfarė do tė ndodhte nėse Japonia sulmonte SHBA-nė. Secili prej tyre parashikoi njė disfatė tė pashmangshme. Kėshtu, Tojo arriti nė pėrfundimin se: “Ka kohė nė tė cilat nė duhet tė hyjmė nė Tempullin Kiomizu” (tempulli ku japonezėt kryejnė vetėvrasjen) [John Toland, The Rising Sun: The Decline and Fall of the Japanese Empire, 1936-1945. New York: Random House, 1970, p. 112].

Hitleri, i cili kishte tentuar vetėvrasjen disa herė, tha se, “nuk do tė ndodhej nė njė pozicion hezitues, vetėm pėr shkak se po dėrgonte 10 milionė tė rinj drejt vdekjes sė tyre”, [Hermann Rauschning, The Voice of Destruction. New York: Putnam's, 1940, p. 80], duke e ēuar Gjermaninė nė luftė kundėr vendeve disa herė mė tė mėdha dhe me potencial ushtarak mė tė lartė, madje duke urdhėruar qė qytetet gjermane tė shkatėrroheshin plotėsisht pėr tė mos lejuar pėrfundimin e luftės. Nė fakt, populli gjerman i’u bashkua motivimit tė tij vetėvrasės – lufta pėrfundoi me vetėvrasjen e dhjetėra mijėra gjermanėve, tė cilėt bėnė vetėvrasje tė panevojshme nė 1945, atė qė Beisel e quan “vetėvrasja mė e madhe masive nė histori” [David R. Beisel, "The German Suicide, 1945." The Journal of Psychohistory 34(2007): 303].

Beisel e quan LIIB “Rrethimi vetėvrasės” [David R. Beisel, The Suicidal Embrace: Hitler, the Allies, and the Origins of the Second World War. Nyack, N.Y.: Circumstantial Productions, 2004]. Nė fakt, tė gjitha luftėrat janė rrethime vetėvrasėse. Asnjė pėrmendje e shkaqeve tė luftės pėr vetėvrasje apo sakrificė, nuk mund tė gjendet nė teorinė realiste.

Motivim vetėshkatėrrues pėr fillimin e luftėrave

Kombet-shtet shkojnė nė luftė pothuajse ēdo 25 vjet, pasi nė kėtė mėnyrė ēdo gjeneratė duhet tė hidhet nė gojėn gjakatare tė mėmėdheut, pėr tė pastruar mėkatet e grumbulluara tė njerėzve [Lloyd deMause, The Emotional Life of Nations. London: Karnac Press, 2002, p. 158]. Sa mė shumė progres ekonomik tė ketė bėrė njė vend, aq mė e madhe ėshtė mundėsia qė ai tė bėjė njė luftė pėr ta shkatėrruar atė. Luftėrat jo vetėm qė kanė ndodhur mė shpesh pas periudhave tė begatisė, por kanė qenė 10 herė mė tė mėdha se ato gjatė periudhave tė lulėzimit.

Studimet e Goldstein, kanė treguar se, luftėrat shėrbejnė me shumė dhe janė mė tė shpeshta kur ato ndodhin gjatė fazave ekonomike nė rritje [Jack S. Levy, "The Causes of War: A Review of Theories and Evidence". In Philip E. Tetlock, et al, Eds. Behavior, Society, and Nuclear War: Vol. One. New York: Oxford University Press, 1989, p. 124].

Nė fakt, asnjė luftė mes Fuqive tė Mėdha europiane nuk ka ndodhur gjatė njė depresioni, pėr dy shekuj. Le Shan e pėrmbledh shkurtimisht kėtė gjė nė kėrkimet e tij duke thėnė: “Ne kemi arritur nė konkluzionin se, lufta shkatėrron mė tepėr pasuri e tė mira sesa ajo prodhon” [Lawrence LeShan, The Psychology of War: Comprehending Its Mystique and Its Madness. New York: Helios Press, 2002, p. 33].

Luftėrat janė nė fakt, rituale sakrifikimi qė pakėsojnė mirėqenien. Sjelljet nė grup qė shkaktojnė hakmarrjen nuk janė agresive, janė vetėshkatėrruese. Pjesa mė e madhe e problemit tė studimit tė kostove tė vėrteta tė luftės, madje edhe nė njė ngjarje tė pazakontė ku iniciatori fiton, ėshtė se “dobia e supozuar” e realistėve, nuk i vė re tė gjitha llojet e kostove tė fshehura por afatgjata tė luftės.

Kjo pėrfshin injorimin e kostove tė hiperinflacionit e borxhit tė prodhuar nga lufta, kostot e provokimit tė aleatėve tė armikut, kostot e supozuara tė “gabimeve” tė pamotivuara qė i japin vendeve tė tjera avantazhe ushtarake, kostot e mbajtjes sė trupave nė vendet e pushtuara (edhe nėse prodhojnė humbje neto pėr perandoritė), humbja e prodhimtarisė sė luftėtarėve dhe civilėve tė vrarė e tė gjymtuar, qė do tė kryenin pėr tėrė jetėn, kostoja e interesit tė parave tė huazuara pėr luftėn, kostoja e refugjatėve, rritja e prodhimit kombėtar dhe tregtisė shpesh humbasin pėr dekada tė tėra, e kėshtu me radhė. [Joshua S. Goldstein, Long Cycles: Prosperity and War in the Modern Age. New Haven: Yale University Press, 1988; John Mueller, The Remnants of War. Ithaca: Cornell University Press, 2004, p. 42; Joshua S. Goldstein, The Real Price of War: How You Pay for the War on Terror. New York: New York University Press, 2004; Peter Liberman, Does Conquest Pay?: The Exploitation of Occupied Industrial Societies. Princeton: Princeton University Press, 1996.]

Shtoji kėtyre kostove tė zakonshme, skemat e ēmendura ekonomike qė shoqėrojnė luftėrat, si kostoja e pamasė e “purifikimit” tė Kamboxhias nga prishja e parave dhe dėbimi me forcė i popullsisė urbane nga “Khemer Rouge”. [Eric D. Weitz, A Century of Genocide: Utopias of Race and Nation. Princeton: Princeton University Press, 2003, pp. 150-155].

Kur disa prej kėtyre kostove tė fshehura bėhen tė ditura, kur ndėrhyrja amerikane nė Irak ėshtė mė tepėr se 2 trilionė dollarė, ku disa prej kostove direkte janė tė konsideruara katėr herė sa kostoja e llogaritur – ėshtė e qartė se nuk ka mėnyrė qė kjo ndėrhyrje tė ketė qenė pėr “arsye ekonomike” [Tom Regan, "Iraq War Costs Could Top $2 Trillion." Christian Science Monitor, January 9, 2006, p. 1].

Edhe pse disa individė fitojnė shuma tė turpshme parash prej luftrave, shtetet nuk fitojnė. Madje shtetet as nuk i fillojnė luftrat pėr arsye qė lidhen me ta, “sepse ata rrėzohen prej fuqisė ushtarake”. Nė fakt “nė secilėn luftė tė madhe qė nga 1600 e deri nė 1945, lufta ishte filluar nga njė shtet me njė superioritet tė dukshėm ushtarak” [Dale C. Copeland, The Origins of Major War. Ithaca: Cornell University Press, 2000, p. 236].

Nė tė vėrtetė, shtetet qė i fillojnė luftėrat nuk i fitojnė ato: “Asnjė vend qė filloi njė luftė tė madhe nė shekullin e 19-tė, nuk doli i fituar” [John G. Stoessinger, Why Nations Go To War: Second Ed., New York: St. Martin's Press, 1978, p. 223]. Kėshtu, tė fillosh luftėrat ėshtė veprimtari vetėshkatėrruese, kur kostot e vėrteta tė luftės janė tė pėrfshira. Kėshtu qė shpenzimi i SHBA-sė, qė aktualisht ėshtė mė tepėr se njė gjysėm trilioni dollarė pėr ushtrinė e saj – mė shumė se pjesa tjetėr e botės bashkė – nuk ėshtė matės i fuqisė sė saj. Ka qėllimin e fshehtė qė tė bėjė armiq nė botė dhe duke kushtuar kaq shumė, ky shpenzim e bėn SHBA-nė njė borxhli ndaj pjesės tjetėr tė botės.
Dėshtimi qendror i tė gjithė analistėve realistė tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, ėshtė se ata pėrdorin njė teori tė ēuditshme, totalisht tė prapambetur pėr marrėdhėniet ndėrpersonale. Realisti kryesor, Makiaveli, e shpallte kėtė qartė nė vitin 1513: “Nėse tė duhet tė zgjedhėsh nėse ėshtė mė mirė tė tė duan apo tė tė kenė frikė, mė mirė tė tė kenė frikė” [Niccolo Machiavelli, The Prince. New York: Norton, 1964, p. 145].

Si njė teori e marrėdhėnieve ndėrpersonale, ajo pohon se ēdokush mund tė bėnte mirė tė armatoste veten me armė e thika, pėrderisa ecin rrugėve, vizitojnė njerėz apo jetojnė nė njė familje – ata duhet tė jenė tė frikshėm. Kjo, nuk vė re njė gjė: mosmarrėveshja e hollė ndėrmjet individėve, nė njė botė totalisht tė frikshme do tė provokojė dhunė. Kėtė gjendje dhune tė pafund Makiaveli e quan “mė tė mirė se njė gjendje dashurie tė heshtur”. Realistėt bien dakord me tė, pėr mėnyrėn sesi duhet tė jenė tė suksesshėm nė marrėdhėnie ndėrkombėtare: “Paradoksi realist ėshtė se duhet tė pėrgatitesh pėr luftė pėr tė mbrojtur paqen; duhet kryer kėrcėnim me luftė pėr ta shmangur atė dhe tė krijosh nė krizė pėr ta pėrfunduar atė” [Russell J. Leng, Interstate Crisis Behavior, 1816-1980: Realism Versus Reciprocity. Cambridge: Cambridge University Press, 1993, p. 4].

Realizmi ėshtė njė teori qė shpall urtėsinė e vazhdimėsisė, duke pėrshkallėzuar provokimet paranoike. Ėshtė njė teori qė ėshtė vetėshkatėrruese nė thelbin e saj, kėshtu qė nuk ėshtė surprizė qė dhjetėra e mijėra politikanė, tė cilėt e ndjekin atė verbėrisht, ta gjejnė veten duke i ēuar vendet e tyre shpesh nė caqet e vetėshkatėrrimit, tė shmangur nga negociatat apo bisedimet me shtetet e tjera, duke u pėrgatitur vazhdimisht pėr tė filluar luftėra “parandaluese” nė mėnyrė qė t’ua kenė frikėn vazhdimisht, duke bėrė vazhdimisht aleanca, tė cilat kanė treguar mė tepėr se shpien drejt luftės nė vend qė tė bėjnė parandalime tė saj [John A. Vasquez, The War Puzzle. Cambridge: Cambridge University Press, 1993, p. 159-163, 167]. Realizmi ėshtė njė teori qė nuk e pranon respektin dhe e shmang bashkėpunimin, njė teori qė garanton politika ndėrkombėtare vetėshkatėrruese. Ashtu si Vasquez e katogerizon atė, “praktikat realiste sjellin mė tepėr luftė se sa jo, sepse ato shtojnė kėrcėnimin dhe pasigurinė nė vend qė t’i korigjojnė ato” [lbid, pp. 114-115]. Kjo ėshtė njė teori e mbėshtetur prej njerėzve, tė cilėt kanė pėsuar abuzime nė fėmijėri dhe qė janė tė dėnuar tė pėrsėrisin tė njėjtat abuzime mbi tė tjerėt dhe mbi vete pasi janė rritur.

Luftėrat si rituale sakrifikimi purifikues

Ashtu si De Maistre thotė: “Sakrifica njerėzore ėshtė njė institucion universial njerėzor. Tė gjitha kulturat njerėzore besonin nė njė faj universal dhe nė nevojėn pėr ceremoni sakrificash pėr tė riparuar lidhjen e thyer ndėrmjet njerėzimit dhe hyjnores, njė sakrificė vullnetare e tė pafajshmit qė sakrifikon veten ndaj hyjnores si njė viktimė pajtimi”. [Ivan Strenski, Contesting Sacrifice. Chicago: University of Chicago Press, 2002, p. 39].

“I pafajshmi” qė sakrifikohet ėshtė fėmija i pafajshėm, i cili ėshtė i sakrifikuar si njė Vetvete e Keqe ndaj Nėnės Vrasės sė ofenduar, “hyjnores”. Viktima e pafajshme e sakrificės ėshtė dashi i kurbanit nė ēdo fis, ēdo religjion, ēdo shtet tė hershėm, i cili (kurbani) shėrben pėr tė pastruar mėkatet e grupit, pėr tė bėrė purifikimin e frikės tė mbjellė nė mendje gjatė abuzimit fėmijėror, me qėllim pėrsėritjen e traumės sė shkaktuar nė familje nė vitet e hershme.

Edhe nėse sakrifica ėshtė e vėnė nė skenė nga shtrigat, nga shamanėt femra apo priftėrinj meshkuj qė veshin rrobėn e mėmėsisė, pėrfaqėsuesit e Nėnės Vrasėse kanė riparuar plotėsinė e mangėt tė grupit qė kur Paleolitiku si grupim, mori kthesė dhe drejt ndryshimeve tė dhunshme dhe shpėnies sė vetes nė njė valė religjioze vetėdėmtuese, me vrasje viktimash sakrifice dhe shkuarjen nė luftė. Lufta sakrifikuese ėshtė tėrėsisht njė ritual i brendshėm [George Victor, "Scapegoating - A Rite of Purification." The Journal of Psychohistory. 30(2003): 273-288].

“Armiqtė” mund tė gjenden gjithmonė kur duhen pėr tė kryer ritualin. Kur Astekėt ndienin nevojėn e Perėndeshės Vrastare gjakatare tė tyre pėr viktima, ata thonin se “digjeshin nga dėshira pėr tė vdekur” dhe e sakrifikonin veten e tyre, duke u bėrė luftėtarė qė luftonin njėri-tjetrin, edhe kur e ndanin veten nė dy grupe pėr tė vrarė njėri-tjetrin ose edhe thjesht duke kryer vetėvrasje, me qėllim qė tė “pėrtėrinin” Perėndėshėn Nėnė Vrastare dhe qė tė “rilindte” shoqėria e tyre [Burr Cartwright Brundage, The Fifth Sun: Aztec Gods, Aztec World. Austin: University of Texas Press, 1979].

Rituali ripėrsėriste traumat e tmerrshme qė ata kishin kaluar nė fėmijėri, pasi fėmijėt astekė sakrifikoheshin nė mėnyrė tė rregullt duke u therrur, djegur, shqyer apo torturuar pėr Perėndėshėn Vrastare dhe atyre u thuhej se do tė vdisnin sė shpejti, ashtu si kishin vdekur edhe fėmijėt e tjerė qė ata kishin parė tė sakrifikoheshin e tė haheshin prej prindėrve tė tyre [Lloyd deMause, The Emotional Life of Nations, p. 312].

Pafajėsia e kėtyre viktimave tė luftės ishte thelbėsore, dhe si fėmijė qė ishin ata ishin tė pafajshėm, edhe pse nėnat e tyre i vinin vazhdimisht vathė nė organet gjenitale dhe fytyrė qė tė “pastronin botėn”. Tė gjithė armiqtė zgjidhen sepse ata janė tė pafajshėm dhe nuk u vjen asnjė nė ndihmė (si fėmijėt) dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse nė luftė vriten kaq shumė civilė. Hututė therrėn gjysėm milionė Tuci, tė cilėt pėr shekuj tė tėrė kishin qenė fqinj tė pafajshėm e miqėsorė [John Keegan, A History of Warfare. New York: Alfred A. Knopf, 1997, p. 26]. Fėmijėt e pafajshėm kanė qenė nė qendėr tė sakrificave mė tė hershme nė histori, qė nga sakrifikimet e fėmijėve pėr tė pastruar Izraelin dhe Egjiptin deri te vajzat e vogla tė sakrifikuara nė Woodhenge antik nė Britani [Patrick Tierny, The Highest Altar: Unveiling the Mystery of Human Sacrifice. London: Viking, 1989, p. 14].

Fėmijėria e pafajshme e viktimave tė sakrifikuara shpjegon pse “luftėrat botėrore fillojnė me njė gjendje tė lartė frikėsimi ose sulmi ndaj shteteve tė vogla. Tė gjitha luftėrat qė janė zgjeruar mė pas, kanė pėrfshirė shtetet e vogla nė fillimet e tyre” [John A. Vasquez, The War Puzzle. Cambridge: Cambridge University Press, 1993, p. 230]. Ata ishin simbole tė fėmijėve tė dobėt. Kėshtu, shtetet luftėtare nė fillim provokojnė njė fuqi tė dorės tė dytė pėr t’i bėrė ata qė tė kundėrvihen, duke marrė nė kėtė mėnyrė njė masė pėr nevojėn e tyre vetvrasėse tė vetėshkatėrrimit. Liderėt premtojnė “sakrifica”, jo pėrfitime, kur fillojnė njė luftė, si tha edhe Xhon Adams kur filloi Revolucioni Amerikan, ku lufta ndaj Anglisė ishte mėnyra e vetme “pėr tė parandaluar luksin e tė qenit i zhburrėrruar…” [Michael C. C. Adams, The Great Adventure. Bloomington: Indiana University Press, 1990, p. 51].

Individėt thonė se duhet tė kryejnė vetėvrasje pėr tė “gjetur paqe”, ashtu si thonė edhe kombet, qė luftojnė pėr tė “gjetur paqen” – paqe nga dėshpėrimi i brendshėm. Korner deklaronte gjatė Luftėrave Napoleonike: “Lumturia gjendet vetėm nė vdekjen sakrifikuese” [Barbara Ehrenreich, Blood Rites: Origins and History of the Passions of War. New York: Henry Holt, 1997, p.18].

Studimet e Shneidman pėr “mendjen vetvrasėse”, tregojnė se vetėvrasja zgjidh problemin e ndalimit tė dhimbjes tė pandalshme brenda tyre, e cila vjen nga humbja e dashurisė, ose sepse dikush i afėrt i ka hedhur poshtė ata ose sepse ambjenti i tė afėrmve tė tyre i ka shtyrė ata si tė padobishėm. Ata (vetėvrasėsit) lėnė mesazhe si: “Unė nuk mund tė jetoj pa ju. Mė mirė tė vdes. Kur ju mė latė unė vdiqa brenda meje. Kam kėtė ndjenjė zbrazėtie brenda meje, qė po mė vret” [Edwin S. Shneidman, The Suicidal Mind. New York: Oxford University Press, 1996, p. 15]. Vetėvrasja premton “njė qetėsi tė madhe” qė “u kujton atyre se sa tė vegjėl” janė njė fėmijė pėrsėri dhe sa tė braktisur, por “u jep atyre njė dorė” pėr tė pėrfunduar gjithēka, duke i ēuar nė gjendjen ku :“Unė kam kontrolli nėse vdes” [Ibid, p. 102].

liderė ushtarakė pranojnė qėllimin vetėvrasės tė luftės, si e thotė edhe gjenerali Sir Xhon Haket: “Thelbi i tė qenit njė ushtar nuk ėshtė tė vrasėsh, por ėshtė tė vritesh” [Gwynne Dyer, War: The Lethal Custom. Neė York: Carroll & Graf Publishers, 2004, p. 129].

Studimet mbi politikanė tė fuqishėm tregojnė se fantazitė e tyre seksuale, qė ata shprehin ndaj femrave me pagesė, janė mazokiste, ku ata kėrkojnė tė jenė tė dominuar dhe t’u bėhet keq dhe nuk janė sadistė [Sam Janus, et al, A Sexual Profile of Men in Power. Englewood Cliffs, NJ.: Prentice Hall, 1977].

Liderėt e luftėrave e fillojnė ritualin sakrifikues tė vendeve tė tyre, kur pjesa tjetėr, e shkėputur prej tyre, fillon dhe thėrret pėr vetėvrasje dhe veprime vrastare. Shumica e personave qė vriten janė nė tė vėrtetė qytetarė tė tyre: Rumel tregoi se, vdekjet nė betejė nė shek.XX ishin 34 milionė, ndėrsa mė tepėr se 170 milionė ishin civilėt e vrarė nė shekull, nga qeveritė e tyre [R. J. Rummel, Death By Government. New York: Transactio Publishers, 1997, p. 57].

Robin dhe Post e pėrcaktojnė kėtė shtysė tė brendshme si “ekzekutorin e fshehur”. Ata tregojnė sesi “dhimbja e tė qenit tė sulmuar nga njė persekutues i brendshėm nuk mund tė teprohet. Vetėvrasja ėshtė njė zgjidhje – ekzekutori i brendshėm thėrret pėr ekzekutim tė vetes sė keqe. Njė zgjidhje pėr kėtė barrė tė patolerusheme ėshtė tė mohosh ekzekutorin e brendshėm. Kėtė gjė e bėn paranojaku. Ai e projekton persekutorin e brendshėm nė njė prezencė tė jashtme, ndaj tė cilės ai duhet tė mbrohet. Rrallė herė njė paranojak kryen vetėvrasje. Zakonisht ai sulmon armikun e perceptuar”. [Robert S. Robins and Jerrold M. Post, Political Paranoia: The Psychopolitics of Hatred. New Haven: Yale University Press, 1997, p. 79].

Dhe ky “armik i perceptuar” ka tė gjitha karakteristikat e Vetes sė Keqe, me tė cilėn ishte abuzuar dhe ishte neglizhuar prej tė afėrmve. A janė shtetet qė fillojnė luftėn paranojakė? Po, ēdonjėri prej tyre zbavitet hapur nė fantazi nė grup, tė tė qenit tė sulmuar prej “armiqve” tė cilėt nė fakt nuk sulmojnė. Por pyetja e paraqitur nga psikiatrit pėr grupet apo liderėt e grupeve ėshtė e ndėrlikuar. Psikiatrit kanė ndėrtuar njė listė ērregullimesh mendore sipas njė pėrzgjedhje tė fortė, DSM IV (Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders), qė thjesht eleminon ēdo gjė pėrveē ērregullimeve individuale, arsye se pėrse nė ēdo libėr qė lexohet pėr luftėn – madje edhe Hitleri apo bin Laden- konsiderohen si “normalė”. Edhe kur qartėsisht, grupe pathologjike kryejnė vetėvrasje njėzėri (si psh 900 individėt religjiozė nė qytetin Jonestoėn qė vranė veten dhe fėmijėt e tyre nėn drejtimin e Xhim Xhons ) psikiatrit i deklarojnė ata “jo tė ēmendur …. ata nuk shfaqnin shenja psikopathologjie” [Ibid., p. 115].

Tashmė, duke thėnė se, ata qė janė priren drejt dhunės individuale janė tė futur nė listėn DSM IV si “sociopath”, a mund qė tė arrihet nė pėrfundimin se ata qė kryejnė dhunė masive janė “bellipath” (belli-luftė, nė latinisht)? Apo “me varėsi te lufta” (si tė droguarit)? Qė njerėzit qė vrasin fqinjėt e pafajshėm dhe sakrifikojnė miliona nga populli i tyre kanė ērregullime pathologjike, do tė bėhet e qartė njė ditė, edhe nėse ata nuk janė nė listėn DSM IV.

Ėshtė e vlefshme tė mendosh tė shkosh nė luftė, pėr tė pasur njėlloj motivimi tjetėr vetėshkatėrrues, si psh rituali i prerjes sė vetes qė kryejnė njerėz tė ndryshėm pėr t’u ēliruar nga dėshpėrimi i brendshėm. Ata qė dėmtojnė veten nė kėtė mėnyrė, kanė humbur gjithashtu mbėshtetjen e tė afėrmve dhe dėmtimi i vetes sė tyre me prerje brisku, i bėn tė ndihen nė kontroll tė dhimbjes sė tyre tė brendshme. Kjo gjė lėshon rryma qetėsuese pėr trurin, i cili ėshtė prodhuesi i keqardhjes qė ndiejnė [Thomas Lewis et al, A General Theory of Love. New York: Vintage Books, 2000, p. 94].

Me fillimin e luftėrave, mund tė shihen ngritjet e kėtyre rrymave qetėsuese, qė i bėjnė drejtuesit qė tė ėndėrrojnė se, vendet e tyre janė me tė fuqishėm sesa ē’janė nė tė vėrtetė dhe se lufta do tė fitohet shpejt. Winston Churchill tėrhiqte vėmendjen shpesh pėr optimizmin e pajustifikuar tė drejtuesve qė shkonin nė luftė pėr arsye jetėshkurtra, me pasoja shkatėrruese pėr dhjetėra milionė qytetarė, duke thėnė: “Thuajse mund tė mendosh se bota ka dėshirė tė vuajė” [Gabriel Kolko, Century of War: Politics, Conflicts, and Society Since 1914. New York: The New Press, 1994, p.16].

Ky qetėsim funksinon pėr njėfarė kohe. Kjo ėshtė se pėrse vetėvrasjet, vrasjet dhe ērregullimet e ankthit shtohen pėrgjithėsisht gjatė luftėrave: popullsia ėshtė “nė majė tė ekstazės sė luftės”, [Rush W. Dozier, Jr. Fear Itself: The Origin and Nature of the Powerful Emotion That Shapes Our Lives and Our World. Neė York: St. Martin's Press, 1998, p. 106].

Luftėtarėt gjatė gjithė historisė, ėndėrronin rregullisht se ata do tė vuanin “jo vetėm njė vdekje tė domosdoshme, por edhe fisnike e tė bukur” dhe ata do tė kryenin njė “vdekje qė ishte triumf madhėshtor mbi vdekjen”, njė akt martir, saktėsisht si ata tė pilotėve kamikazė japonezė apo terroristėve islamikė qė imagjinojnė se vdekja do t’u japė dashurinė hyjnore, [Lloyd deMause, "'If I Blow Myself Up and Become a Martyr, I'll Finally Be Loved."' The Journal of Psychohistory 33(2006)-307].

Ėshtė njė lloj sakrifice martire qė luftėtarėt e terroristėt vdesin vullnetarisht pėr perėnditė e mėmėdheut tė tyre. Ata po i pėrgjigjen zėrit tė tyre tė brendshėm amėnor qė vazhdon t’u thotė atyre: “Ti je kaq egoist. Ti kurrė nuk mendon pėr mua! Mė mirė mos tė tė kisha fare!”. Motivimet vetėshkatėrruese pėr luftėn janė arsyet pse shumica e luftėrave fillojnė nga “superfuqitė qė i tremben rėnies”, [Dale C. Copeland, The Origins of Major War. p. 177].

Realistėt janė nė mėdyshje, se pėrse shtetet e forta qė i tremben rėnies kaq rregullisht, fillojnė “luftėra parandaluese”, tė cilat ata nuk kanė nevojė qė t’i fillojnė, pasi kanė frikėn e rėnies ndėrkohė dhe pėrse ata i humbin ato rregullisht [John A. Vasquez, The War Puzzle, pp. 155ff].

Copeland dhe realistė tė tjerė nuk e shpjegojnė asnjėherė se pėrse ndodh kjo, pėrderisa ata “nuk merren me psikologji” dhe nuk zbulojnė se, edhe atėherė kur shtetet janė superfuqi, ky ėshtė njė realitet vetėm pėr hemisferėn mė racionale tė trurit tė tyre, atė tė majtėn, por kur para luftės ata kalojnė nė hemisferėn e djathtė emocionale, ata nuk e shohin mė veten si superfuqi, por si fėmijė tė pambrojtur qė po pėrshpejtojnė sulmin e fuqisė sė Nėnės Vrastare, tė projektuar mbi armikun e tyre.


Pėrgatiti: Albert Hitoaliaj
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lufta, si ritual sakrifice…

Mesazh  55 prej 08.05.14 14:49

Ne te koheve moderne skemi pse te bejme lufte me shpata dhe tanqe, se keta qe jane siper nesh kane gjetur menyra te tjera per te na sakrifikuar perdite para altareve te tyre politik, fetar, shkollor dhe social, bankar etj.
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi