"Une Jam"Nisagardatta Maharaj...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Une Jam"Nisagardatta Maharaj...

Mesazh  Kybalioni prej 07.05.14 1:35



Nisargadatta Maharaj (17 Prill 1897 – 8 Shtator 1981), lindur Maruti Shivrampant Kambli, ishte mistik indian, guru shpirtėror e filozof i Advita (Jodualizmit). Nė 1973, publikimi i librit tė tij mė tė famshėm I AM THAT e bėri tė famshėm nė gjithė botėn dhe i solli ndjekės nga tė katėr anėt e globit. “Guruja im mė tha tė pėrqendrohem vetėm nė ndjenjėn e “Unė Jam” dhe asgjė tjetėr, duke mė sjellė kthimin drejt vetes nė qetėsi, gjendje nė tė cilėn isha pėr shumė vjet” – thotė Nisargadatta. Unė thjesht u binda, duke mos ndjekur ndonjė teknikė tė veēantė meditimi, studimi apo shkrimesh tė shenjta. Duket e patakt, madje tepėr e thjeshtė, por funksionoi!” Nisargadatta do tė thotė “falur nga natyra”, “i pafragmentuar”.

Qėllimi i spiritualitetit, thotė ai, duket tė jetė njohja e vetes sė vėrtetė, ajo qė je, duke folur pėr “rrugėn e thjeshtė” qė tė ēon drejt Realitetit tė Fundmė. Propozoi pėrdorimin e aftėsive mendore pėr tu shkėputur nga jorealja drejt reales dhe identifikimin e gėnjeshtėrt tė mendjes me egon me anė tė dėgjimit tė asaj qė thotė mjeshtri, e duke menduar pėrherė, pėr tė kuptuar se “Ti Je Tashmė”. Fjalėt e tij janė ēliruar nga kuptime kulturore dhe urtia qė pėrcjellin ėshtė thjeshtėzuar nė skajshmėri nga padobishmėritė. Si mjeshtrat Zen, Nisargadatta kishte stil tė vrazhdė, provokues dhe thellėsor, duke u marrė vetėm me thelbin e gjėrave.

Thėniet e tij lakonike e tė shkurtra, por tepėr tė fuqishme, njihen pėr aftėsinė e zhvendosjes, shkrehjes e ēalltisjes tė ndėrgjegjes vetėm duke i dėgjuar ose lexuar. Libri UNĖ JAM TASH hapet me fjalėt: “Ajo, ku strehohen gjithė qeniet, dhe qė strehohet nė gjithė qeniet, qė i jep nur gjithēkaje, Shpirti Suprem i universit, qenia e pakufishme – Unė Jam Tash. Amritbindu Upanishad”


Kėrkimtar ėshtė ai qė po gjurmon veten. Hiqni dorė nga gjithė pyetjet pėrveē njėrės: “Kush jam Unė? Fundja, i vetmi fakt qė tė bind ėshtė qė ti je. “Unė Jam” ėshtė gjė e sigurt. “Unė jam kjo gjė” nuk ėshtė e sigurtė. Lufto tė gjesh ēfarė je nė tė vėrtetė. Tė kuptosh ēfarė je, tė duhet mė parė tė shqyrtosh dhe tė dish se ēfarė nuk je. Zbulo se gjithēka qė nuk je – trup, ndjenja, mendime, kohė, hapėsirė, kjo apo ajo – asgjė, konkrete apo abstrakte, tė cilat mendon se janė ti. Vetė akti i dallimit tregon se nuk je ajo ēfarė percepton. Sa mė qartėsisht tė kuptosh, nė nivelin mendor, se ti pėrshkruhesh vetėm me fjalė mohuese, aq mė shpejt do tė arrish nė pėrfundimin dhe njėmendėsimin se ti je qenia e pakufishme.
Ne jemi krijuesit dhe krijesat e njėri-tjetrit, shkaktojmė dhe mbajmė barrėn e njėri-tjetrit.
Derisa tė bėni pėrpjekje tė stėrmėdha, nuk do tė bindeni se orvatjet ju ēojnė drejt tanikėtushmėrisė. Vetja ėshtė kaq e sigurt nė vetvete sa, po nuk u dekurajua plotėsisht, nuk dorėzohet. Bindja thjesht me fjalė nuk mjafton. Vetėm fakte tė pakundėrshtueshme mund tė shfaqin asgjėshmėrinė absolute tė vetėimazhit.
Ju duhet vetėm njė mendje e qetė. Gjithēka tjetėr do tė ecė ashtu siē duhet, kur t’i fusni njė mendje tė lehtė. Siē ngrihet dielli tė lėvizė botėn, ashtu ngrihet edhe vetėdijėsimi tė ndryshojė mendjen. Nėn dritėn e vetėdijes sė qetė e tė gatshme, energjitė e brendshme zgjohen dhe bėjnė mrekullira pa pėrpjekjet tuaja.
Kur nuk prisni asgjė prej botės, madje as Zotit, kur nuk doni asgjė, nuk kėrkoni gjė apo prisni diēka, atėherė Gjendja Sipėrore do t’ju vizitojė pa pritur e pakujtuar.
Gjithēka qė njė guru mund t’ju thotė ėshtė: Zotėri i dashur, ti gabohesh pėr veten. Nuk je personi qė kujton se je!
Nuk ekziston ajo gjė qė quajnė person, por vetėm frenime e kufizime. Bashkėsia e kėtyre emėrtojnė personin, i cili mezi duket, siē duket hapėsira e njė poēeje bosh: formė, volum e aromė poēeje.
Tė parashtrosh e shpjegosh nocione ėshtė e thjeshtė, tė zhvishesh krejt prej gjithė koncepteve ėshtė e vėshtirė dhe e jashtėzakonshme.
S’ka gjė pėr tė praktikuar. Njih veten, ji vetja. Qė te jesh vetja ndal sė imagjinuari veten sikur je ky apo ajo. Vetėm ji e lėr natyrėn tėnde tė vėrtetė tė shfaqet. Mos e vrini mendjen me kėrkime.
Vetėdija nė mua dhe vetėdija nė ty, nė dukje dy, por realisht njė, kėrkojnė unitet dhe kjo ėshtė dashuri.
Njė shtėpi, nė shtėpi njė njeri; tani njeriu ikėn dhe shtėpia shkatėrrohet. Fundja, ēdo pėrvojė qė keni patur, nė njė ditė apo prej vitesh, janė tė gjitha iluzione. Pėrvoja nis me njohshmėrinė. Cili ėshtė zakoni mė i rrėnjosur qė keni? Ėshtė tė thoni: “Unė Jam”. Ky ėshtė vesi themelor. Fjalėt dhe eksperiencat janė tė kota. Vesi i tė provuarit nuk do t’ju braktisė derisa tė kuptoni se gjithė territori i pesė elementėve ėshtė imagjinar, ndėrsa kjo “Unė Jam” ėshtė vetė realiteti.
Kėnaqėsia ju vė nė gjumė dhe dhimbja ju zgjon. Nėse nuk doni tė vuani mos flini gjumė.
Mos nėnvlerėsoni vėmendjen. Ėshtė interes e dashuri gjithashtu. Tė njohėsh, tė bėsh, tė zbulosh apo krijosh duhet tė japėsh zemrėn – do tė thotė vėmendje. Gjithė bekimet vijnė prej saj.
Zoti nuk ėshtė vetėm i vėrtetė e i mirė, por edhe i bukur. Krijon bukuri pėr hir tė haresė. Nuk ka qėllim bukurinė – gjithēka qė bėn ėshtė bukuri. A thoni dot se njė lule pėrpiqet tė bėhet e bukur? Ėshtė e bukur vetė. Edhe Zoti ėshtė vetė pėrkryerja, jo pėrpjekja pėr pėrkryerje. Ndriēimi ėshtė thelbi i bukurisė.
Ju duhet vetėm tė hiqni dorė nga pėrpjekja pėr tė pėrcaktuar veten. Gjithė saktėsimet vlejnė vetėm pėr trupin tuaj e shprehjet e tij. Kur ikėn ky fiksim me trupin ktheheni nė natyrėn tuaj tė vėrtetė,  vetvetiu e pa mundim.
Trupat lindin e trupat vdesin, por si ėshtė puna me mua? Trupat ikin e vijnė nė vetėdije dhe vetėdija ėshtė rrėnjosur nė mua. Unė jam jeta, dhe tė miat janė mendja e trupi.
Nuk ka gjė tė keqe me idenė e trupit, as me idenė “Unė jam trupi”, por kufizimi i vetes nė njė trup ėshtė gabim. Nė realitet gjithė ekzistenca, ēdo formė ėshtė imja, brenda ndėrgjegjes sime. Trupmendja ėshtė si njė dhomė. Ėshtė, por nuk kam pse tė jetoj aty brenda gjithė kohėn.
Kur tė ēliroheni prej botės, atėherė mund tė bėni diēka pėr tė. Pėrsa kohė jeni i burgosur nė tė jeni tė pafuqishėm pėr ta ndryshuar. Pėrkundrazi, ēdo veprim qė bėni pėrkeqėson rrethanat.
Nėse ndryshoni veten do tė kuptoni se nuk ka nevojė pėr ndryshime tė tjera. Pėr tė ndėrruar filmin nuk sulmohet ekrani i kinemasė. Qartėsoni mendjen, pastroni zemrėn, shenjtėroni jetėn tuaj – kjo ėshtė rruga mė e shpejtė pėr tė ndryshuar botėn tuaj.
Unė jetoj me kurajo, e cila ėshtė esenca ime, dashuria pėr jetėn. Jam ēliruar nga kujtimet e pritshmėritė, pa kokėēarje pėr ēfarė jam e ēfarė nuk jam. Kam kurajon tė jem askush e tė shoh botėn siē ėshtė: asgjė. Duket e thjeshtė, provojeni! Nuk kam frikė prej ndonjė gjėje. Por mė vjen keq pėr njeriun qė ka frikė. Fundja, tė lindėsh, tė jetosh e tė vdesėsh ėshtė e natyrshme, por jo tė kesh frikė.
E ē’ėshtė vekja? Ndryshim i procesit tė jetės nė njė trup tė veēantė. Bashkimi ndal e nis shpėrbėrja. Nė vdekje vetėm trupi vdes, jo jeta, vetėdija, realiteti. Dhe, jeta nuk ėshtė kurrė mė e gjallė sesa pas vdekjes.
Nuk ka ringjallje pa vdekje. Edhe errėsira e gjumit ėshtė rinovuese. Pa vdekje do tė kukudhėronim nė pleqėri tė pėrhershme. Kur jeta dhe vdekja shihen si tė nevojshme pėr njėra-tjetrėn, si aspekte tė njėqenėsishme, kjo ėshtė pavdekshmėri.
Tė jesh qenie e gjallė nuk ėshtė gjendja e fundme; ka diēka pėrtej, shumė mė tė mrekullueshme, e cila nuk ėshtė qenie apo mosqenie, as nė jetė apo e pajetė. Ėshtė gjendje e pastėr vetėdijshmėrie, pėrtej kufizimeve kohore e hapėsinore. Kur braktiset iluzioni se trupmendja ėshtė vetja, vdekja nuk ėshtė mė terror, bėhet pjesė e jetės.
Njerėzit kanė frikė tė vdesin sepse nuk dinė ē’ėshtė vdekja. Ai qė ka vdekur para vdekjes sė vet ka parė dhe di se nuk ka gjė pėr tė pasur frikė. Ēastin qė zbulon veten reale nuk ke frike prej asgjėje. Vdekja tė jep liri e fuqi. Lumturia e tė qenit absolutisht i lirė ėsht pėrtej ēdo pėrshkrimi.
Po ju them si vdiq guruja i gurusė tim. Pasi tha se po i vinte fundi, ndali ushqimin pa ndryshuar veprimet e pėrditshme. Nė ditėn e 11, kur po lutej, kėndonte e duartrokiste, vdiq nė ēast, si fikje qiriri. Tė gjithė vdesin ashtu siē jetojnė. Nuk kam frikė nga vdekja sepse nuk ka frikė nga jeta. Jetoj i lumtur e vdes i lumtur. Mjerim ėshtė tė lindėsh, jo tė vdesėsh. Gjithēka varet nga kėndvėshtrimi.
Dėshira ėshtė kujtesa e kėnaqėsisė dhe frika kujtesa e dhimbjes. Tė dyja tė ngrenė mendjen.
Gjendja e dėshirės pėr diēka bllokon gjithė pėrvojat e brendshme. Asgjė me vlerė nuk i ndodh njė mendjeje qė di saktėsisht ēfarė kėrkon, pasi ēdo gjė qė mendja do e parashikon nuk ka vlera.
Mendja juaj projekton njė strukturė dhe ju identifikoni veten me tė. Ėshtė nė natyrėn e dėshirės tė ngrejė mendjen pėr tė krijuar njė botė, ku mund tė pėrmbushet. Edhe njė dėshirė e vockėl nis njė sėrė veprimesh, jo mė njė dėshirė e fortė. Dėshira prodhon univers; fuqitė e saj janė tė hatashme. Siē i vė flakėn njė pylli madhėshtor veē njė fije shkrepse, ashtu dėshira ndez zjarre manifestimesh.
Tė ekzistosh do tė thotė tė jesh diēka, njė gjė, ndjenjė, mendim, ide. Gjithė ekzistenca ėshtė e veēantė. Vetėm qenia ėshtė universale, nė kuptimin qė ēdo qenie ėshtė e pėrshtatshme me ēdo qenie tjetėr. Ekzistenca ndeshet, qenia kurrė. Ekzistenca do tė thotė bėrje, ndryshim, lindje e vdekje, lindje pėrsėri, ndėrsa nė qenie ka qetėsi tė heshtur.
Njeriu ėshtė gjithmonė i lirė. Jeni tė lirė e tė ndėrgjegjshėm tė jeni tė vetėdijshėm. Askush nuk mund t’ju marrė tutje kėtė.
Tė dėshironi njė gjendje ku jeni tė lirė prej dėshirės nuk ju ēliron. Asgjė nuk ju ēliron, sepse jeni tė lirė. Thjesht shikoni veten me qartėsi tė padėshiruar, vetėm kaq.
Liria pėr tė bėrė ēfarė tė doni ėshtė skllavėri e vėrtetė, ndėrsa liria pėr tė bėrė atė qė duhet, atė qė ėshtė e drejtė, ėshtė liria e vėrtetė.
Thelbi i skllavėrisė ėshtė tė parafytyroni veten si njė proces, tė keni tė kaluar e tė ardhme, histori. Nė fakt, nuk kemi histori, nuk jemi proces, nuk zhvillohemi apo kalbemi.
Nuk e rrotullon Zoti botėn, gjithēka lėviz vetė. Ti bėn pyetjen dhe kthen pėrgjigje. E di pėrgjigjen qė kur po pyet. Gjithēka ėshtė lojė nė ndėrgjegje. Gjithė ndasitė janė tė gėnjeshtėrta.
Kur shikoni botėn po shihni Zotin. Nuk ka Zot qė po sheh pėrveē botės. Pėrtej botės, tė shohėsh Zotin ėshtė tė jesh Zoti. Drita, pėrmes sė cilės sheh botėn, qė ėshtė Zot, ėshtė shkėndija “Unė Jam”, kaq e vogėl nė dukje, por e para dhe e fundit nė ēdo akt njohjeje dhe dashurie.
Gjithė kjo ėshtė e pėrkohshme, ndėrsa unė merrem me pėrjetėsinė. Zotat dhe universet e tyre vijnė e ikin, avatarėt ndjekin njėri-tjetrin nė vargje pafundėsie, dhe nė fund ne kthehemi nė burim. Flas vetėm pėr burimin e pakohė tė gjithė zotave e universeve tė tyre, tė shkuara, tė tashme e tė ardhme.
E ē’vlerė kanė gjithė diskutimet tuaja pro apo kundėr Zotit, kur nuk dini as ē’ėshtė Zoti e pėr ēfarė po flisni.
Zoti ėshtė vetėm njė ide nė kokėn tėnde. Fakti je ti. E vetmja gjė e sigurtė qė di ti ėshtė “Jam kėtu e tani”. Hiq “kėtu e tani” dhe “Unė Jam” ngelet e pakundėrshtueshme, vetėm kėtė mund tė them vėrtet. Ėshtė manifestimi i njė shkaku mė tė thellė, qė mund ta quani vete, Zot, Realitet apo emra tė tjerė.
Vetja juaj ėshtė mėsuesi i fundmė. Mėsuesi i jashtėm, guruja, ėshtė thjesht gur kilometrik. Vetėm mėsuesi i brendshėm ecėn me ju drejt qėllimit, sepse ėshtė vetė qėllimi.
Vetė jeta ėshtė Guruja Suprem; kushtojini vėmendje mėsimeve tė tij e bindjuni komandave tė saj. Beejni jetėn tuaj shprehje tė besimit tuaj e dashurisė pėr gurunė tuaj – kjo ėshtė streha e vėrtetė me gurunė.
Ata qė shpallin madhėshtinė dhe veēantinė e tyre nuk janė guru. Tė shpallėsh veten tė plotfuqishėm, tė gjithėdijshėm e hyjni ėshtė shenj e qartė budallallėku.
Kur shkrihemi nė gjėra tė tjera, jo nė vetvete, harrojmė veten. Nuk ka gjė ta panatyrshme kėtu, por, pse ta harrojė veten pėrmes lidhjeve tė jashtme? Urtia qėndron nė gjithėkujtesėn e vetes si burimi i pėrhershėm i pėrjetuesit dhe pėrjetimit njėherėsh.
Nėse shikoni jetėn sė afėrmi gjeni mizori ngado, pasi jeta ushqehet me jetė. Ky ėshtė fakt, por nuk ju bėn tė ndiheni fajtorė qė jeni gjallė. Nga pikėvėshtrimi i kafshės, tė vritet nuk ėshtė forma mė e keqe e vdekjes, madje shumė mė mirė se sėmundja apo pleqėria. Mizoria qėndron nė arsyet, jo nė faktin. Vrasja cėnon vrasėsin, jo tė vrarin.
Hiqni qafe gjithė standardet tradicionale dhe lėruani hipokritėve. Ajo qė ju ēliron nga dėshirat, idetė e gabuara e frika ėshtė e mirė. Pėrsakohė merakoseni pėr mėkatin e virtytin nuk do tė gjeni paqe.
Teoritė nuk janė tė sakta apo tė gabuara, por vetėm pėrpjekje pėr tė shpjeguar tė panjohurėn. Nuk ka rėndėsi teoria, por rruga sesi testohet. Eksperimentoni me cilėn teori tė doni – nėse jeni vėrtet i ndershėm e i sinqertė mbėrritja nė realitet do t’ju ndodhė. Sinqeriteti ju ēliron, jo teoria.
Njė njeri i ēliruar ėshtė tmerrėsisht ligjbindur, por jo ligjeve tė shoqėrisė – ligjeve tė vetėreales. Ligjet e tė tjerėve ai i vėzhgon apo thyen sipas rrethanave apo nevojave, por nuk ėshtė kurrė kapriēoz e dėmtues.
Mos i besoni mendjes ēlirimin, pasi ajo ju solli nė skllavėri. Shkoni pėrtej saj njėheremirė.
Tė shohėsh veten nė cilindo e tė gjithė nė vetvete ėshtė patjetėr dashuri.
Nuk ka rrėmujė nė botė, pėrveē atij qė krijon mendja juaj. Vetėkrijohet nė kuptimin qė, nė qendėr ka idenė e rreme tė vetes si diēka tė ndryshme e tė ndarė nga gjėrat e tjera.
Nuk ekziston qetėsia mendore. Mendje do tė thotė turbullirė, vetė shqetėsimi ėshtė mendja. Vini re qetėsisht sesi mendja vlon me mendime. Ndonjėherė ndal, por i rikthehet menjėherė rrėmujės.
Unė jam gjithēka e gjithēka ėshtė nė mua. Tė jem bota nuk mė frikėson nga bota, tė jem gjithēka nuk kam frikė prej asgjėje. Uji nuk ka frikė prej ujit, zjarri prej zjarrit. Ėshtė lidhja me njė emėr apo formė qė ushqen frikėn. Unė nuk jam i lidhur, jam hiē dhe hiēi nuk ka frikė prej asgjėsė. Pėrkundrazi, ēdo gjė frikėsohet prej Hiēit, pasi kur gjėja prek Hiēin bėhet asgjė.
Ata qė bėjnė plane do tė rilinden pėr t’i zbatuar. Ata qė nuk bėjnė plane nuk kanė nevojė tė lindin.
Ta marrėsh botėn si reale dhe veten si joreale ėshtė injoranca e vėrtetė, shkaku i brengave. Tė njohėsh veten si tė vetmin realitet dhe gjithēka tjetėr si tė pėrkohshme ėshtė liri, paqe e hare. Shumė e thjeshtė. Nė vend qė tė shikoni gjėrat siē i imagjinoni, mėsoni t’i shihni siē janė. Kur i shihni siē janė do tė shikoni edhe veten ashti siē jeni. Njėsoj si tė pastroni njė pasqyrė. E njėjta pasqyrė qė ju shfaq botėn siē ėshtė, do t’ju shfaqė fytyrėn tuaj tė vėrtetė. Mendimi “Unė Jam” ėshtė copa qė pastron, pėrdoreni!
Pėr sa kohė keni idenė se vetėm ē’ka formė e emėr ekziston, Supremja do tė t’ju duket joekzistuese. Kur tė kuptoni se emrat dhe format janė guaska pa pėrmbajtje, dhe se realja ėshtė pa formė e pa emėr, energjie pastėr jete e dritė vetėdijeje, do tė gjeni paqe – zhytur nė qetėsinė e thellė tė realitet.
Bota dhe mendja janė gjendje tė qeni. Supremja nuk ėshtė gjendje. Pėrfshin gjithė gjendjet, por nuk ėshtė gjendje e diēkaje tjetėr. Ėshtė krejtėsisht e pashkak, e pavarur, e vetėplotėsuar, e pėrtejkohshme dhe e pėrtejhapėsirshme, pėrtej mendjes e lėndės, e pagjurmė. Nuk ka ē’t’i njohėsh. Duhet parė drejtpėrdrejt, duke lėnė mėnjanė kėrkimet pėr shenja apo qasje. Kur bien gjithė emrat e format, realja ngelet brenda teje, pa nevojėn pėr kėrkim. Shumėzimet dhe ndasitė janė veē lojėra tė mendjes. Realiteti ėshtė njė. Realiteti nuk mund tė provohet apo mohohet. Me mendje nuk mundeni, pėrtej mendjes nuk keni nevojė. Nė reale, pyetja “ē’ėshtė reale?” nuk ngrihet.
Ēdo gjė ndodh gjithė kohėn, por duhet tė jeni gati. Gatishmėria ėshtė pjekuri. Nuk e shihni dot realitetin vetėm sepse mendja nuk ėshtė e gatshme.
Shpėtim do tė thotė tė shohėsh gjėrat ashtu siē janė.
Ata qė n1ohin vetėm shkrimet e shenjta nuk dinė asgjė. Tė dish ėshtė tė jesh. Unė di ēfarė them: nuk e kam nga leximet apo thashethemet.
Dijeni se jeni pėrmbi e pėrtej gjithēkaje e mendimeve. Ajo qė doni tė jeni, jeni tashmė. Mos dėshironi gjė, pasi nuk ju mungon gjė. Vetė kėrkimi ju ndal nga gjetja.
Gjithė vuajtja vjen nga dėshira. Dashuria e vėrtetė nuk dėshton kurrė, dashuria ėshtė gjendje tė qeni. Seksi ėshtė energji. Dashuria ėshtė e urtė, seksi i verbėr. Kur natyra e vėrtetė e dashurisė dhe seksit kuptohet nuk do tė ketė mė konflikt apo pėshtjellim.
Mėkati dhe virtyti janė pėr personin. Pa njė tė tillė ēfarė shtė mėkati apo virtyti. Nė nivelin absolut nuk ka persona; oqeani i vetėdijshėm nuk ėshtė mėkatar apo i virtytshėm. Kėto janė pafundėsisht relative.
Sidoqė ta quani: vullnet apo qėndrim i njėtrajtshėm, fiksim i mendjes, ju riktheheni nė sinqeritet, ndershmėri. Jemi qenie tė ndėrlikuara, nė luftė sė brendshmi e sė jashtmi. Kundėrshtojmė veten gjithė kohėn dhe zhbėjmė sot punėn e djeshme. Nuk ėshtė ēudi qė jemi bllokuar. Pak ndershmėri do tė bėnte ndryshim tė madh.
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Une Jam"Nisagardatta Maharaj...

Mesazh  Muneer prej 07.05.14 8:35

shkrim shume i bukur...
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

589


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Une Jam"Nisagardatta Maharaj...

Mesazh  Kybalioni prej 08.05.14 0:01

Psiko-Parapsikologjia shkruajti:shkrim shume i bukur...
Te hyn ne cdo qelize,ind dhe atom te mendjes dhe trupit ne se e lexon me vemendje.
Te fut vetevetiu ne gjendje  meditative ,paqeje dhe ekzaltimi ,ndersa perthithesh thelle nga vorbulla marramendese e  njohjes se  ketij njeriu te rralle.
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi