Kastaneda dhe don Huan Matus

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kastaneda dhe don Huan Matus

Mesazh  Equinox prej 07.05.14 0:14



Carlos Castaneda ėshtė lindur mė 25 dhjetor 1925; tė dhėna tė tjera thonė se ėshtė lindur mė 25 dhjetor 1931. Vendlindja mund tė jetė San Paolo, nė Brazil.

Por as kjo nuk ėshtė e sigurtė. Simbas burimesh tė tjera, Castaneda duhet tė jetė peruvian me origjinė nga Kajamarka, emigruar nė SHBA mė 1951. Antropolog nė University of California nė Los Angeles, ai ka studiuar pėr njė kohė tė gjatė etnologji e parapsikologji.

Takimi i tij me Don Juan Matus, njė shaman yakui pėr tė cilin ende nuk ėshtė e qartė nėse ishte real apo frut i fantazisė sė Castaneda-s, duhet tė ketė ndodhur nė vitin 1960. Mbas kėsaj ngjarjeje, Castaneda shkruan librin “Nė shkollėn e shtrigut”- 1968. Botimi i kėtij libri dhe suksesi i tij i menjėhershėm pėrputhet me kulmin e lėvizjes hippye amerikane dhe europiane.

Castaneda bėhet, nė mėnyrė tė heshtur, njė nga etėrit themelues tė kulturės sė drogave, simbas prirjes iniciatike dhe spiritualiste qė do ndikonte intelektualė tė underground-it si Timothy Leary.

Tekste tė tjera tė tij janė: “Njė realitet i ndarė”-1971; “Udhėtim nė Ixtlan”-1972; “Ishulli i Tonal”-1975; “Hallka e dytė e fuqisė”-1978; “Zjarri i sė brendshmes” 1985; “Fuqia e heshtjes”-1988. Data e vdekjes sė Carlos Castaneda-s dihet: ėshtė 28 prilli i vitit 1998.

Don Juan tregon se nė njė periudhė mes 7.000 e 10.000 vjet mė parė, nė rrafshnaltat e Meksikės egzistonin disa individė, tė cilėt, pėr arsye tė ndryshme, pėrdornin barna narkotikė.

Nėpėrmjet gjendjeve tė ndėrthurura tė vetėdijes, ata zbuluan pamje tė botės, deri atėherė tė panjohura, por u shtynė edhe mė lart dhe perceptuan dimensione apo realitete absolutisht tė huaja pėr botėn e zakonshme. Kėta shamanė antikė nuk ishin asfare “primitivė” tė pagdhendur qė jepeshin pas kėnaqėsisė shastisėse tė drogės. Pėrkundrazi ishin kėrkues tė sė vėrtetės, tė paisur me pėrkorje dhe me disiplinė.

Njė qėndrim i tillė u dha atyre mundėsinė qė tė mos i linin asgjė rastėsisė, e tė sistemonin ēdolloj perceptimi qė meritonte vėmendje nė njė kontekst tė rregullt, koherent, pragmatik.

Castaneda takon EL Nagual Juan Matus

Mė 1960 Carlos Castaneda, askohe student antropologjie, viziton territorin qė ndan Arizonėn nga shkretėtira e Sonorės, pėr tė marrė nga indianėt e atij vendi tė dhėna rreth pejotl dhe substancave tjera narkotike. Nė njė stacion autobusi nė Greyhound, Carlos takon njė plak indian Jakui me emrin Juan Matus.

Ky njeri, qė fillimisht i duket njeri i ēiltėrt dhe i parrezikshėm, shpėrfaqet mandej me pamjen e njė shamani tė fuqishėm toltek qė do ta ndryshojė pėrfundimisht jetėn e Castaneda-s. (Termi “toltek” pėrdoret kėtu jo nė kuptimin etnik, por nė kuptimin origjinor qė do tė thotė “studiues”, “artist”, ose “njeri i dijes”).

Carlos-i nė fillim mendon se ky ėshtė njė rast i mirė  pėr tė zgjeruar njohuritė e veta, por Juan Matus, qė e lexon si njė shenjė tė shpirtit kėtė takim “fatal”, dallon menjėherė tek bashkėbiseduesi dishepullin e tij tė zgjedhur, tė cilin vetė forcat e universit ia kishin sjellė pėrpara.

Fillimisht, Castaneda pėrshtatet nė rolin e shtrigut rishtar thjesht qė tė marrė informacionet e dėshiruara pėr tė cilat kishte ardhur. Por Don Juan ushtron tė gjitha fuqitė e tij pėr tė shkatėrruar kufinjtė e perceptimit tė nxėnėsit tė vet, me qėllim qė tė mund ta vendoste dishepullin e vet nė pikėn nga ku ai do mund ta shihte botėn ashtu siē ajo ėshtė nė tė vėrtetė.

Nė lidhje me kėtė Castaneda thotė:

«Mėsimet e tij ishin si njė kopaēe, qė vijonte tė mė godiste nė kokė derisa kuptova se, vizioni im i ēmuar mbi botėn kishte qenė vetėm njė konstrukt i bazuar mbi tė gjitha interpretimet e mundshme fikse, tė cilat unė i kisha pėrdorur pėr t’u “mbrojtur” nga perceptimi i pastėr dhe i mrekullueshėm.»

Nė librin e parė dhe tė bukur tė Castaneda-s, njė punim i shkėlqyer antropologjik, “Mėsimet e don Juan” (shumė i njohur me titullin “Nė shkollėn e Shtrigut”), flitet shumė pėr drogat (Mescalito, Hierba del diablo, Datura inoxia) dhe pėr rite tė ēuditshme qė kundrojnė takime me shpirtėra aleatė tė natyrės.

Ėshtė njė “mashtrim”: barnat e fuqisė e tėrė ato gjėra tjera tė ēuditshme janė pjesė e synimit pedagogjik tė don Juan pėr tė zhvendosur shpejt siguritė kryeneēe tė nxėnėsit tė vet. Studentit ambicioz tė antropologjisė do t’i duhen mjaft kohė pėr tė kuptuar se ajo qė i ka ndodhur pėrbrėnda i kapėrcen ambicjet e tij akademike, e qė don Juan i pėrdor drogat vetėm pėr tė thyer prangat e vizionit tė tij tė ashpėr mbi botėn.

Nė lidhje me kėtė Carlos tregon:

«Nagual-i fliste gjatė pėr aleatė, pėr bimė qė pėrmbanin fuqi, pėr meskaliton, pėr fuminon, pėr erėn, pėr shpirtėrat e lumenjve dhe tė maleve. Kur nė njė rast tė dytė e ndėrpreva nė lidhje me rėndėsinė qė i jepte atyre elementeve, pranoi pa kurrfarė turpi qė ‘nė fazėn fillestare tė nxėnėsisė sime i ėshtė dashur t’i pėrdorte tėrė ato pallavra pseudoindiane pėr tė mirėn time’.

Mbeta i ēmeritur. Si mund tė thoshte gjėra tė tilla, kur ishte e qartė qė s’ishin tė vėrteta? Kishte folur seriozisht e, nėse kishte njeri qė ishte nė gjendje ta provonte vėrtetėsinė e fjalėve tė tij dhe gjendjeve tė tij shpirtėrore, ai njeri isha unė. “Mos e bėj aq dramatike”, tha duke qeshur don Juan. “Mė ka dėfryer shumė tė zgjaturėt rreth kėtyre budallallėqeve, mbi tė gjitha ngaqė e dija se po e bėja kėtė nė tė mirėn tėnde… Tė kam mashtruar duke e orientuar vėmendjen tėnde mbi elementė tė botės sate, tė cilat ushtronin mbi ty njė ngashnjim tė madh, e ti ke rėnė brėnda plotėsisht…”».

Nė vėllimet e mėvonshėm, “Udhėtim nė Ixtlan” dhe nė “Ishulli i Tonal”, shtrigu rishtar Carlos Castaneda eksploron Rrugėn e Luftėtarit, dhe nė tė, pėrmes disiplinės dhe pėrkryeshmėrisė mėson dalėngadalė tė ēlirohet nga prangat perceptive pa pėrdorur kurrfarė droge.

«Don Juan mė mėsoi se bota ėshtė shumė mė e ndėrlikuar nga ē’jemi tė prirur ta pranojmė ne zakonisht, e ajo qė normalisht presim nga realiteti na imponohet nga miratimi shoqėror, i cili nga ana e vet nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė truk. Na mėsohet pėr tė vėzhguar dhe kuptuar botėn nėpėrmjet njė procesi shoqėrizimi, i cili, kur funksionon, na bind qė interpretimet e realitetit qė ne ndajmė mes nesh janė edhe kufinjtė e tij.

Don Juan e ndėrpreu kėtė proces brėnda meje, duke mė treguar se na ėshtė e mundur tė transferohemi nė botėra tė tjera, dimensione tė qėndrueshme dhe tė pavarura nga vetėdija jonė tepėr e kushtėzuar.

Shtrigėria (arti i manipulimit tė perceptimit) shkakton njė programim tė ri tė aftėsive tona pėr tė perceptuar kėto dimensione tė tjera, qė janė aq reale, unike, absolute dhe joshėse siē ėshtė bota jonė e pėrditshme profane.»

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Equinox

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi