Njė histori e fshehtė e sė keqes

Shko poshtė

Njė histori e fshehtė e sė keqes

Mesazh  Odin prej 05.05.14 23:49

Nė vetėdijen kolektive tė botės, fjala "nazist" ėshtė sinonim me tė keqen. Kuptohet gjerėsisht se ideologjia naziste - nacionalizimi, antisemitizmi, shteti etnik autarkik, parimi i Fyhrerit - ēoi drejtpėrsėdrejti nė krematorėt e Auschėitz.

Por nuk ėshtė e kuptuar po aq mirė se, komunizmi ēoi nė mėnyrė tė pandalshme, kudo nė botė ku u zbatua, nė uri, torturė dhe kampe pune tė detyruar. As nuk pranohet gjerėsisht se komunizmi qe pėrgjegjės pėr vdekjet e rreth 150 milionė qenieve njerėzore gjatė shekullit tė Njėzet. Bota mbetet nė mėnyrė tė pashpjegueshme indiferente dhe jokureshtare rreth idelogjisė mė vdekjeprurėse nė histori.

Si dėshmi e kėsaj indiference, kini parasysh arkivat e palexuara sovjetike. Pavel Stroilov, njė i mėrguar rus nė Londėr, ka nė kompjuterin e tij 50000 dokumenta tė pabotuara, tė papėrkthyera, top sekret tė Kremlinit, shumica qė i pėrkasin pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė. Ai i vodhi ato nė vitin 2003 dhe u arratis nga Rusia.

Me sa na e ha mendja, ato do tė vlenin miliona pėr CIA-n, pasi me siguri tregojnė njė histori rreth komunizmit dhe kolapsit tė tij, tė cilėn bota duhet ta dijė. Megjithatė, ai nuk gjen asnjeri qė t'i vendosė ato nė njė bibliotekė tė nderuar, t'i botojė ato apo tė financojė pėrkthimin e tyre. Nė fakt, ai nuk mund tė gjejė asnjė njeri qė tė tregojė ndonjė interes pėr to.

Pastaj ėshtė disidenti sovjetik Vladimir Bukovsky, i cili dikur kaloi 12 vjet nė burgjet, kampet e punės dhe psikhushkas - spitalet psikiatrike sovjetike - tė Bashkimit Sovjetik, pasi ėshtė dėnuar pėr kopjim letėrsie antisovjetike. Gjithashtu edhe ai posedon njė koleksion masiv dokumentash tė vjedhura dhe tė kontrabanduara nga arkivat e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste, tė cilat, siē shkruan ai, "pėrmbajnė fillimet dhe fundet e tė gjitha tragjedive tė shekullit tonė tė pėrgjakur".

Kėto dokumenta janė tė vlefshme online tek bukovsky-archives.net, por shumica nuk janė tė pėrkthyera. Ato janė tė paorganizuara; nuk ka asnjė pėrmbledhje; nuk ka asnjė funksion kėrkimi apo indeksimi. "Unė ua ofroj pa pagesė ato shumicės sė gazetave dhe zhornaleve me influencė nė botė, por askush nuk do qė t'i botojė ato", shkruan Bukovsky. "Botuesit mbledhin supet me indiferencė: Po pastaj? Kush e vret mendjen?".

Origjinalet e shumicės sė dokumentave tė Stroilov-it mbeten nė arkivat e Kremlinit, ku ashtu si shumica e dokumentave top sekret tė Bashkimit Sovjetik nga era passtaliniane, qėndrojnė tė klasifikuara.

Ato, thotė Stroilov, pėrfshijnė transkriptimet e pothuajse ēdo bisede tė bėrė midis Gorbaēovit dhe homologėve tė tij tė huaj, njė transkriptim diplomatik pothuajse i plotė i epokės, i gatshėm nė asnjė vend tjetėr. Ka shėnime nga Byroja Politike tė marra nga Georgy Shakhnazarov, njė ndihmės i Gorbaēovit dhe nga anėtari i Byrosė Politike, Vadim Mevedev.

Ėshtė ditari i Anatoly Chernyaev - ndihmės kryesor i Gorbaēovit dhe zėvendėsshef i trupės dikur tė njohur si Comintern - qė daton nga viti 1972 deri nė kolapsin e regjimit. Ka raporte, qė datojnė nga vitet Gjashtėdhjetė, nga Vadim Zagladin, zėvendėsshef i Departamentit Ndėrkombėtar tė Komitetit Qendror deri nė vitin 1987 dhe mė pas kėshilltar i Gorbaēovit deri nė vitin 1991. Zagladin qe njėherazi i dėrguar dhe spiun, i ngarkuar me grumbullimin e sekreteve, pėrhapjen e dizinformacionit dhe avancimin e influencės sovjetike.

Kur Gorbaēovi dhe ndihmesat e tij u larguan nga Kremlini, ata morėn kopje tė paautorizuara tė kėtyre dokumentave me vete. Dokumentat e skanuan dhe u magazinuan nė arkivat e Fondacionit Gorbaēov, njė prej instituteve kėrkimore tė pavarura tė para nė Rusinė moderne, ku njė grushti kėrkuesish miq dhe veteranė ju lejua njė akses i kufizuar. Mė pas, nė vitin 1999,

Fondacioni hapi njė pjesė tė vogėl tė arkivit pėr kėrkuesit e pavarur, pėrfshi Stroilov. Pjesėt kyēe tė koleksionit mbetėn tė mbyllura; dokumentat mund tė kopjoheshin vetėm me lejen e shkruar tė autorit dhe Gorbaēovi refuzonte tė autorizonte ndonjė kopje.

Por kishte njė difekt nė sigurinė e Fondacionit, shpjegon Stroilov. Kur ecnin keq gjėrat me kompjuterėt, siē kishte ndodhur shpesh, ai qe nė gjendje tė shikonte administratorin e rrjetit tek shtypte fjalėkalimin qė siguronte aksesin nė rrjetin e Fondacionit. Me ngadalė dhe nė mėnyrė tė fshehtė, Stroilov e kopjoi arkivin dhe e dėrgoi atė nė vende tė sigurta anembanė botės.

Kur dėgjova pėr herė tė parė rreth dokumentave tė Stroilov, u habita se mos qenė falsifikime. Por nė vitin 2006, duke i pas vlerėsuar dokumentat me bashkėpunimin e disidentėve tė shquar sovjetikė dhe spiunėve tė Luftės sė Ftohtė, gjykatėsit britanikė konkluduan se, Stroilov qe i besueshėm dhe i miratuan kėrkesėn pėr azil. Vetė Fondacioni Gorbaēov e ka pranuar qysh atėhere vėrtetėsinė e dokumentave.

Historia e Bukovsky ėshtė e ngjashme. Nė vitin 1992, qeveria e Presidentit Boris Yeltsin e ftoi atė qė tė dėshmonte nė Gjykatėn Kushtetuese tė Rusisė nė njė ēėshtje qė kishte tė bėnte me kushtetutshmėrinė e Partisė Komuniste. Arkivat Shtetėrore ruse i dhanė Bukovsky akses nė dokumentat e tyre pėr tė pėrgatitur dėshminė e tij. Duke pėrdorur njė skaner portabėl, ai kopjoi mijėra dokumenta dhe i nxorri ato nė Perėndim.

Shteti rus nuk mund ta padisė Stroilov apo Bukovsky, pėr shkelje tė sė drejtės sė autorit, pasi materiali u krijua nga Partia Komuniste dhe Bashkimi Sovjetik, asnjėri nga tė dy ekzistues tani. Megjithatė, sikur tė kish qėndruar nė Rusi, Stroilov beson se do tė ishte gjykuar pėr nxjerrje tė sekretit shtetėror apo pėr tradhti.

Historiani ushtarak Igor Sutyagin po kryen tani 15 vjet burg nė njė kamp pune tė rėndė pėr krimin e grumbullimit tė copėrave tė gazetės dhe tė materialeve tė tjera tė hapura dhe tė dėrgimit tė tyre njė kompanie britanike konsultimi. Rreziku qė ndeshnin Stroilov dhe Bukovsky qe real dhe i rėndė; ata tė dy supozonin se bota do t'i kushtonte vėmendje asaj qė ata kishin rrezikuar aq shumė pėr ta siguruar.

Stroilov pretendon se, dokumentat e tij "tregojnė njė histori krejtėsisht tė re rreth pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė. Versioni "rėndom i pranuar" i historisė sė asaj periudhe konsiston nė mite pothuajse tėrėsisht. Kėto dokumenta janė tė gjendje qė ta rrėzojnė secilin prej tyre". Ėshtė kėshtu? Nuk mund ta them, nuk lexoj rusisht. Prej dokumentave tė Stroilov, kam parė vetėm pak tė pėrkthyera nė anglisht. Sigurisht, ato nuk mund tė merren siē duken. Nė fund tė fundit, janė tė shkruara nga komunistė, por mundėsia qė Stroilov tė ketė tė drejtė duhet tė nxisė kuriozitet tė fortė.

Pėr shembull, dokumentat e nxjerrin Gornaēovin nė njė dritė shumė mė tė errėt nga ajo qė ai pėrgjithėsisht shikohet. Nė njė dokument, ai qesh me Byronė Politike rreth rrėzimit nga ana e Bashkimit Sovjetik e fluturimit 007 tė kompanisė Korean Airlines nė vitin 1983 - njė krim qė jo vetėm qe monstruoz, por qė e solli botėn shumė afėr Armagedonit bėrthamor.

Kėto shėnime nga njė takim i Byrosė Politike i 4 tetorit 1989 janė njėlloj shqetėsuese:
Lukyanov raporton se numri real i viktimave nė Sheshin "Tien An Men" qe 3000.
Gorbaēovi: Ne duhet tė jemi realistė. Njėlloj si ne, ata duhet tė mbrojnė veten. 3000. . . E pastaj?

Dhe njė transkriptim i bisedės sė Gorbaēovit me Hans-Jochen Vogel, liderin e Partisė Socialdemokrate tė Gjermanisė Perėndimore, e tregon Gorbaēovin qė mbron masakrėn e trupave sovjetike tė 9 prillit 1989 ndaj protestuesve paqėsorė nė Tbilisi tė Gjeorgjisė.
Dokumentat e Stroilov pėrmbajnė gjithashtu transkriptime tė diskutimeve tė Gorbaēovit me shumė liderė tė Lindjes sė Mesme. Ato zbulojnė lidhje interesante midis politikės sovjetike dhe tendencave bashkėkohore nė politikėn e jashtme ruse.

Kėtu kemi njė fragment nga njė bashkėbisedim qė raportohet se ėshtė bėrė me Presidentin sirian Hafez al-Assad me 28 prill 1990:

H. ASSAD. Qė tė ushtrojė presion ndaj Izraelit, Bagdadit do t'i duhet qė tė bashkohet me ngushtė me Damaskun, pasi Iraku nuk ka kufi tė pėrbashkėt me Izraelin. . . .

M. S. GORBĒOVV. Po kėshtu mendoj dhe unė. . . .

H. ASSAD. Qėndrimi i Izraelit ėshtė ndryshe, pasi vetė besimi judaik deklaron: territori i Izraelit shkon nga Nili nė Eufrat dhe kthimi i saj ėshtė njė fat hyjnor.

M. S. GORBAĒOV. Por ky ėshtė racizėm, i kombinuar me mesianizėm!

H. ASSAD. Kjo ėshtė forma mė e rrezikshme e racizmit.

Njeriu nuk duhet tė jetė me fantazi pėr t'u habitur, nėse diskutime tė tilla mund tė jenė tė rėndėsishėm pėr kuptimin tonė tė politikės bashkėkohore ruse, nė njė rajon me rėndėsi strategjike deri diku jetėgjatė.

Ka mėnyra tė tjera, nė tė cilat historia qė tregojnė dokumentat e Stroliov dhe Bukovsky nuk ka mbaruar. Pėr shembull, ato tregojnė se arkitektėt e projektit tė integrimit evropian, ashtu si dhe shumė liderė tė lartė tė sotėm nė Bashkimin Europian qenė shumė afėr me Bashkimin Sovjetik pėr komfort. Kjo ngre pikėpyetje tė rėndėsishme rreth natyrės sė Europės bashkėkohore - pikėpyetje qė mund t'u jepet pėrgjigje kur amerikanėt e konsiderojnė Europėn si njė model pėr politikėn sociale apo kur ata kėrkojnė bashkėpunim diplomatik evropian lidhur me ēėshtjet kyēe tė sigurisė kombėtare.

Pėr shembull, sipas raporteve tė Zagladin, Kenneth Coates, i cili nga 1989 deri mė 1998 qe anėtar britanik i Parlamentit Europian, ju afrua Zagladin mė 9 janar tė 1990 pėr tė diskutuar atė ēka ishte ekuivalente me njė shkrirje graduale tė Parlamentit Europian dhe Sovjetit Suprem.

Coates, thotė Zagladin, shpjegoi se "krijimi i njė infrastrukture bashkėpunimi midis tė dy parlamenteve do tė ndihmonte. . . tė izoloheshin tė djathtėt nė Parlamentin Europian (dhe nė Europė), ata qė janė tė interesuar nė kolapsin e Bashkimit Sovjetik". Coates shėrbeu si drejtues i Nėnkomitetit pėr tė Drejtat e Njeriut tė Parlamentit Europian nga 1992 deri mė 1994. Si ka ndodhur qė Europa po merrte kėshilla rreth tė drejtave tė njeriut nga njė njeri qė dukshėm kishte dashur tė "izolonte" ata tė interesuar nė kolapsin e Bashkimit Sovjetik dhe kėrkuar tė zgjeronte influencėn sovjetike nė Europė?

Ose shikoni njė raport lidhur me Francisco Fernįndez Ordóńez, i cili drejtoi integrimin e Spanjės nė Komunitetin Europian si ministri i Jashtėm i saj.

Mė 3 mars tė vitit 1989, sipas kėtyre dokumentave, ai i shpjegonte Gorbaēovit se, "suksesi i Perestrojka nėnkuptonte vetėm njė gjė tė vetme: suksesin e revolucionit socialist nė kushtet bashkėkohore dhe kjo ėshtė saktėsisht ajo qė reaksionarėt nuk e pranojnė". 18 muaj mė vonė, Ordóńez i thotė Gorbaēovit: "Ndjej pėshtirosje intelektuale kur mė duhet tė lexoj pasazhe nė dokumentat 937 G7-8776, ku problemet e demokracisė, lirisė sė personalitetit njerėzor dhe tė ideologjisė tė ekonomisė sė tregut vendosen nė tė njėjtin nivel.

Si socialist, nuk mund ta pranoj njė ekuacion tė tillė". Ndoshta mė tronditėsja, shtypi evropianolindor ka raportuar se dokumentat e Stroilov tregojnė se, Presidenti francez, Franēois Mitterrand, po bėnte manovra me Gorbaēovin pėr tė siguruar qė, Gjermania do tė bashkohej si njė entitet neutral socialist nėn zotėrimin franko - sovjetik.

Shėnimet e Zagladin vėrejnė gjithashtu se, ish-lideri i Partisė Laburiste britanike, Neil Kinnock, ju afrua Gorbaēovit - nė mėnyrė tė paautorizuar, pėrderisa Kinnock ishte lideri i opozitės - nėpėrmjet njė tė dėrguari sekret pėr tė diskutuar mundėsinė e ndalimit tė programit tė raketave bėrthamore "Trident" tė Mbretėrisė sė Bashkuar.

Transkriptimet e takimit midis Gorbaēovit dhe tė dėrguarit, parlamentarit Stuart Holland, lexojnė sa mė poshtė:
Sipas opinionit tė Holland, Bashkimi Sovjetik duhet tė jetė shumė i interesuar nė likuidimin e raketave "Trident", pasi, pėrveē gjėrave tė tjera, Perėndimi - qė nėnkupton Shtetet e Bashkuara, Britaninė dhe Francėn - do tė kishte njė avantazh tė madh ndaj Bashkimit Sovjetik, pas pėrfundimit tė Traktatit START. Ky avantazh duhet tė eliminohet. ... Nė tė njėjtėn kohė, Holland nėnvizoi se, sigurisht, ne mund tė mendojmė seriozisht rreth realizimit tė kėsaj ideje vetėm nėqoftėse laburistėt vijnė nė pushtet. Ai tha se, Thatcher . . . nuk do tė binte dakord kurrė pėr ndonjė reduktim tė armatimeve bėrthamore.

Kinnock ka qenė Zėvendėspresident i Komisionit Europian nga 1999 deri mė 2004 dhe bashkėshortja e tij, Glenys, ka qenė deri sė fundi ministrja pėr Europėn e Britanisė. Gerard Batten, njė anėtar i UK Independence Party, ka nėnvizuar rėndėsinė e episodit. "Nėqoftėse raporti i dhėnė zotit Gorbaēov ėshtė i vėrtetė, kjo do tė thotė se Lordi Kinnock ju afrua njė prej armiqve tė Britanisė me qėllim qė tė kėrkonte miratim lidhur me politikėn mbrojtėse tė partisė sė tij", tha Batten nė Parlamentin Europian nė vitin 2009. "Nėqoftėse ky raport ėshtė i vėrtetė, atėhere Lordi Kinnock do tė ishte fajtor pėr tradhti".

Nė mėnyrė tė ngjashme, Baronesha Catherine Ashton, e cila ėshtė tani ministre e Jashtme e Bashkimit Europian, ka qenė financierja e Fushatės pėr Ēarmatimit Bėrthamor tė Britanisė nga 1980 deri mė 1982. Dokumentat ofrojnė dėshmi se kjo organizatė pėrfitoi "shuma tė paidentifikuara parashė" nga Bashkimi Sovjetik nė vitet Tetėdhjetė.

Dokumentat e Stroilov tregojnė gjithashtu sem Komisioneri aktual pėr Ēėshtjet Ekonomike dhe Monetare i Bashkimit Europian, spanjolli Joaquķn Almunia, e mbėshteste nė mėnyrė entuziaste projektin sovjetik tė bashkimit gradual tė Gjermanisė dhe tė Europės nė njė "shtėpi tė pėrbashkėt evropiane"m socialiste dhe ju kundėrvu fuqimisht pavarėsisė sė shteteve balltike dhe asaj tė Ukrainės.
Ndoshta nuk habiteni kur lexoni sem politikanė tė shquar europianė kishin pikėpamje tė tilla.

Po pse? Ėshtė e pamundur tė imagjinohet qė figura qė kanė gėzuar lidhje tė tilla tė ngushta me Partinė Naziste ose, me qė ra fjala, me Ku Klux Klan apo me regjimin e aparteidit tė Afrikės sė Jugut do tė gėzonin pozicione tė tilla tė larta sot nė Europė. Nė mėnyrė tė dukshme, rregullat janė ndryshe pėr simpatizantėt komunistė. "Tani kemi Partinė Socialiste tė pazgjedhur tė Bashkimit Europian qė drejton Europėn", mė thotė Stroilov. "Vė bast qė KGB-ja nuk mund ta besojė njė gjė tė tillė".

Dhe cili ėshtė pėrshkrimi i Zagladin pėr traktativat me zėvendėspresidentin tonė aktual nė vitin 1979?

Nė mėnyrė jozyrtare, [Senatori Joseph] Biden dhe [Senatori Richard] Lugar thanė se, nė fund tė fundit, ata nuk qenė dhe aq tė preokupuar me zgjidhjen e njė problemi tė kėtij apo atij qytetari sesa me faktin qė t'i tregojnė publikut amerikan se ata kujdesen pėr "tė drejtat e njeriut". . . Me fjalė tė tjera, bashkėbiseduesit e pranuan se ajo ēka po ndodhte ishte njė lloj shfaqjeje, se ata absolutisht nuk e vrisnin mendjen pėr fatin e pjesės mė tė madhe tė tė ashtuquajturve disidentė.

Nė mėnyra tė jashtėzakonshme, bota ka treguar pak interes nė arkivat e palexuara sovjetike. Ky paragraf rreth Biden ėshtė njė shembull i mirė. Stroilov dhe Bukovsky, bashkėshkruan njė artikull rreth kėsaj nė revistėn "FrontPage" tė 10 tetorit 2008; kaloi pa lėnė asnjė shenjė. Amerikanėt e konsideruan episodin aq tė privuar nga interesi sa qė edhe kundėrshtarėt politikė tė Biden nuk u pėrpoqėn qė ta kthenin atė nė kapital politik. Imagjinonin, nėqoftėse mundeni, sesi duhet tė ndjeheni nėqoftėse ke kaluar njė pjesė tė jetės tėnde nė njė spital psikiatrik sovjetik, ku mėsoni se Joe Biden ėshtė tani Zėvendėspresident i Shteteve tė Bashkuara dhe tė mėsoni se askush nuk e ēan kokėn.

Libri i Bukovsky rreth historisė qė tregojnė kėto dokumenta, i titulluar Jugement ą Moscou, ėshtė botuar nė frėngjisht, nė rusisht dhe nė pak gjuhė tė tjera sllave, por jo nė anglisht. Random House e bleu dorėshkrimin dhe, sipas fjalėve tė Bukovsky, u pėrpoq "tė mė detyrojė qė ta rishkruaja tė gjithė librin nga perspektiva politike e majtė liberale". Bukovsky u pėrgjigj se, "si pasojė e disa tipareve tė biografisė time, unė jam alergjik ndaj censurės politike".

Kontrata u anullua, libri nuk u botua asnjėherė nė anglisht dhe asnjė botues tjetėr nuk ka treguar interes pėr tė. Po kėshtu asnjeri nuk ka dashur qė tė botojė EUSSR, njė pamflet i shkruar nga Stroilov dhe Bukovsky rreth rrėnjėve sovjetike tė integrimit evropian. Nė vitin 2004, njė botues i vogėl britanik botoi njė version tė shkurtuar tė pamfletit. Edhe ai kaloi pa u vėnė re fare.

Stroilov ka njė listė tė gjatė me ankesa rreth gazetarėve, qė fillimisht kishin treguar interes pėr dokumentat, vetėm pėr t'i dhėnė mė pas se editorėt e tyre e kishin deklaruar historinė si tė parėndėsishme.

Pėrpara vizitės sė Gorbaēovit nė Gjermani pėr festimin e pėrvjetorit tė 20-tė tė rėnies sė Murit tė Berlinit, thotė Stroilov, ai i ofroi shtypit gjerman, dokumentat qė e paraqisnin nė mėnyrė tė vėrtetė atė. Nuk pati asnjė marrės. Nė Francė, lajmi rreth dokumentave qė tregonin planet e Miterrand dhe Gorbaēovit pėr ta kthyer Gjermaninė nė njė shtet socialist tė pavarur shkaktuan pak murmurima kurioziteti dhe asgjė mė shumė. Koleksioni i madh Bukovsky rreth sponsorizimit sovjetik tė terrorizimit, palestinez dhe tjetėr, mbetet nė pjesėn mė tė madhe i pabotuar.

Stroilov thotė se, ai dhe Bukovsky ju afruan Jonathan Brent tė Yale University Press, i cili po drejton njė projekt botues lidhur me historinė e Luftės sė Ftohtė. Ai pretendon se, fillimisht Brent qe entuziast dhe i kėrkoi atij qė tė shkruante njė libėr, bazuar nė dokumenta, pėrpara Luftės sė parė tė Gjirit. Stroilov thotė, se i shkroi 6 kapitujt e parė, ia dėrgoi ato atij dhe nuk dėgjoi mė asgjė nga Brent, pavarėsisht se duke i dėrguar e-mail pas e-mail. "Nuk mund tė spekuloj se ēfarė e frikėsoi atė aq shumė nga libri im", mė shkroi Stroilov.

Gjithashtu dhe unė e kam pyetur Brent dhe nuk kam marrė asnjė pėrgjigje. Kjo nuk do tė thotė asgjė, njerėzit janė tė zėnė. Jam mė pak e bindur tė besoj nė pėrpjekjet komplekse pėr tė fshehur tė vėrtetėn sesa jam nė indiferencėn dhe preokupimin pas gjėrave tė tjera. Stroilov shikon nė kėto ngjarje "njė lloj tabuje, prirja e rėndomtė e vagullt nė Establishment se ėshtė mė mirė t'i lesh tė qetė qentė e fjetur, tė mos hedhėsh gurė nė njė shtėpi tė xhamtė dhe tė mos pėrmendėsh litarin nė shtėpinė e tė varurit". Unė dyshoj se ėshtė diēka akoma mė shqetėsuese: askush nuk e vret mendjen.

"Unė e di se koha do tė vijė", thotė Stroilov, "kur bota do tė shikojė nga kėto dokumenta me shumė kujdes. Nuk mund t'i shmangemi kėsaj. Nuk kemi asnjė rrugė pėrpara deri kur tė mos kemi ndeshur tė vėrtetėn e asaj qė na ka ndodhur nė shekullin e Njėzet. Edhe tani, nuk ka rėndėsi sesa fort pėrpiqemi pėr ta injoruar historinė, tė gjitha kėto probleme na rikthehen nė mėnyrė tė pėrsėritur".

Problemet, ėshtė e vėrtetė, kthehen nė mėnyrė tė pėrsėritur, por pak kujtojnė se janė pyetur mė parė dhe pak kujtojnė sesi ishte pėrgjigja. Askush nuk flet shumė rreth viktimave tė komunizmit. Askush nuk ngre memoriale pėr turmat e njerėzve tė vrarė nga shteti sovjetik. (Nė librin e tij gjerėsisht tė injoruar, A Century of Violence in Soviet Russia, Alexandėr Yakovlev, arkitekti i Perestrojka nėn Gorbaēovin, e nxjerr kėtė numėr midis 30 deri 35 milionėve).

Nė tė vėrtetė, shumė u pėrmbahen akoma rregullave thelbėsore tė ideologjisė komuniste. Politikanė, akademikė, studentė dhe deri shoferė taksie autodidaktė akoma i kundėrvihen pronės private. Shumė mbeten tė magjepsur pas skemave pėr planifikim qendror ekonomik. Sipas sondazheve, Stalin ėshtė njė prej figurave mė popullore historike tė Rusisė. Njė numėr jo i vogėl tė rinjsh nė Stamboll, ku unė jetoj, e pėrshkruajnė veten me krenari si komunistė; kam takuar njerėz tė tillė anembanė botės, nga Seattle nė Calcutta.

Ne me tė drejtė kėmbėngulėm pėr denazifikimin total, me tė drejtė dėnojmė ata qė pėrpiqen tani tė ringjallin ideologjinė naziste, por bota tregon njė difekt tė rrezikshėm pėr tė njohur historinė monstruoze tė komunizmit. Kėto dokumenta duhen pėrkthyer. Ato duhet tė vendosen nė biblioteka tė famshme, tė katalogohen si duhet dhe tė vlerėsohen me kujdes nga studiuesit.

Mbi tė gjitha, ato duhet tė jenė tė mirėnjohura pėr njė publik qė duket se e ka harruar se ēfarė qe realisht Bashkimi Sovjetik. Nėqoftėse ato pėrmbajnė atė ēka Stroliov dhe Bukovsky thonė - dhe e gjithė dėshmia qė unė kam parė tregon se ato e pėrmbajnė - ky ėshtė detyrimi i gjithsekujt qė e vret sadopak mendjen pėr historinė, politikėn e jashtme dhe miliona tė vdekurit.

Claire Berlinski, njė kontribuese e rregullt e City Journal, ėshtė njė gazetare amerikane qė jeton nė Stamboll. Ajo ėshtė autore e librit There Is No Alternative: Ėhy Margaret Thatcher Matters.

Pėrgatiti Armin Tirana
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi