Pergjimi - Privatesia eshte iluzion

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pergjimi - Privatesia eshte iluzion

Mesazh  Odin prej 05.05.14 23:37



Privacia ėshtė kryesisht njė iluzion. Njė iluzion i dobishėm, nuk ka asnjė dyshim, njė qė na lejon tė jetojmė pa u paralizuar prej vetėdijes. Iluzioni i privatėsisė na jep hapėsirė qė tė jemi tėrėsisht humanė, duke ndarė intimitete dhe riskuar tė gabojmė.

Por ndėrkohė, vija ndarėse mes privates dhe publikes ėshtė po aq poroze sa njė fije letėr. Cifti qė kryen tradhėti bashkėshortore qė hyn tinėz nė njė hotel: a po i ndjek ndokush? Adoleshentė qė lėnė shkollėn pėr tė shkuar nė njė qendėr tregtare: A do tė pėrplasen aty me njė grua tė njohur tė mamasė? Motoristi vetmitar qė tund nė ajėr kitarėn nė semafor: a do tė kthejė kokėn nė anėn tjetėr shoferi qė ndodhet nė korsinė ngjitur me tė? Ashtu si fėmijėt nė njė moshė tė vogėl qė mendojnė se po tė mbyllin sytė do tė bėhen tė padukshėm, ne supozojmė qė askush nuk i dėgjon apo sheh momentet tanė privatė, dhe kemi tė drejtė – deri kur dikush na sheh apo dėgjon.

Kjo ka qenė e vėrtetė shumė kohė pėrpara se Agjencia Kombėtare e Sigurisė (NSA) tė fillonte tė mblidhte tė dhėna tė telefonave dhe internetit nga kompanitė e teknologjisė dhe komunikimit dhe shumė kohė pėrpara se Kongresi tė votonte sėrish me njė avantazh tė ngushtė prej 12 votash vazhdimin e kėtij programi. Ishte e vėrtetė shumė kohė pėrpara se njė gjykatė ushtarake tė shpallte ushtarin Bradley Manning fajtor pėr spiunazh pėr rolin e tij nė cėshtjen Wikileaks – por e liroi me akuzėn e ndihmės pėr armikun – nė 30 korrik. Cilėsia iluzive e privacisė ėshtė njė temė e pėrsėritur e letėrsisė qė e ka origjinėn qė nė kohėn e Biblės sė Hebrenjve. Mendoni tė bukurėn Batsheba, e cila zhvishet pėr tė bėrė njė banjė nė librin e dytė tė Samuelit, njė tekst i lashtė, por qė ndesh nė vėshtrimin plot epsh tė Mbretit David, i cili e sheh qė nga maja e catisė.

Apo Hamletin, biseda private e tė cilit me tė ėmėn dėgjohet prej Poloniusit, qė rri fshehur prapa perdeve. Regjisori i madh Alfred Hitchcock ishte i magjepsur pas sekreteve qė nuk mund tė rrinin tė fshehur dhe realizoi njė kryevepėr, “Dritarja e pasme”, nisur nga premisa qė jetė tė tėra (dhe vdekje) dalin hapur prapa dritareve tė pambuluara tė qyteteve anonimė, thjeshtė nė pritje tė vėzhguesit qė t’i dekriptojė.

Por zbulimi i programeve tė mbledhjes masive tė informacionit prej NASA-s nga njė punonjės privat me kontratė, Eduard Snouden, e ka bėrė tė qartė se ngjitja e teknologjisė e ka shkėrmoqur edhe iluzionin e privacisė. Pothuajse brenda natės, dhe me shumė pak reflektim,

SHBA dhe shtete tė tjerė kanė bėrė qė peshorja tė anojė nga ana e atyre qė vėzhgojnė. Po hedh rrėnjė njė shoqėri e mbikėqyrjes. Videokamerat rregjistrojnė vazhdimisht prej shtyllave tė ndricimit dhe vitrinave tė dyqaneve. Satelitėt dhe avionėt me telekomandė cajnė qiejt. Telefonat celularė ofrojnė informacione pa fund nė lidhje me pėrdoruesit e tyre. Kamerat e targave dhe tė korsive tė shpejtėsisė gjurmojnė lėvizjen e makinave duke mbajtur tė dhėna tė detajuara mbi shpejtėsinė dhe vendndodhjen e tyre.

Ndėrkohė, mbi autostradėn e informacionit, cdo ndalesė nga cdo udhėtar vihet re dhe rregjistrohet prej ofruesve tė internetit si Google, Verizon dhe Comcast. Shitėsit me pakicė skanojnė, kujtojnė dhe analizojnė cdo blerje tė cdo konsumatori. Televizorėt inteligjentė e dinė se cfarė ne shohim – shumė shpejt do tė kenė sy pėr tė parė ne qė i shohim – dhe matėsit inteligjentė do tė dinė nėse kemi fikur dritat.

Dhe ato pak barriera teknike qė kanė mbetur po bien njėra pas tjetrės pėrpara forcės sė jashtėzakonshme tė magjisė dixhitale binare qė ėshtė edhe motorri i ndryshimeve revolucionarizues. Deri kohėt e fundit, ka patur limite tė fortė fizikė pėr numrin e fotografive qė mund tė laheshin, videokasetave qė mund tė rregjistroheshin, tė dhėnave tė kompanive celulare qė mund tė shtypeshin apo fotokopjoheshin dhe futeshin nė kuti – e jo mė tė analizoheshin. Tani, vetė ideja e limiteve po shkrihet, po zhduket.

Nė vitin 1980 (jo dhe aq shumė kohė mė parė; Barack Obama ishte nė kolegj) IBM nxorri drive-n e vet tė disqeve 3380, e para pajisje nė gjendje tė depozitonte mė shumė se njė gigabyte tė dhėna. Ishte pak a shumė madhėsia dhe pesha e njė frigoriferi dhe kushtonte afro 100 mijė dollarė. Sot, njė flash drive qė kushton njė mijė herė mė pak mund tė depozitojė 50 herė mė shumė tė dhėna dhe mund ta mbash edhe nė mbajtėsen e celėsave. Sasia e tė dhėnave qė mund tė depozitohet ėshtė pothuaj e pafundme.

Nė njė seri artikujsh nė blogun e tij disa vite mė parė, profesori i shkencave kompjuterike nė Princeton, Eduard Felten shpjegoi se kjo rritje e jashtėzakonshme nė kapacitetin depozitues do tė shtyjė pashmangshmėrisht agjencitė e shėrbimeve sekretė tė mbledhin tė gjithė tė dhėnat e disponueshme – cdo gjė – thjeshtė sepse ėshtė mė e lehtė dhe mė pak e kushtueshme se sa tė mendojnė se cfarė duhet tė analizojnė dhe cfarė tė injorojnė. “Nėse depozitimi ėshtė falas dhe koha e analistėve kushton, atėherė strategjia e minimizimit tė kostos ėshtė qė tė depozitohet gjithcka dhe tė renditet e analizohet mė vonė”, shkruante ai.

Pikėrisht kjo ka ndodhur. Dhe nė tė njėjtėn kohėt, logaritmėt kompjuterikė gjithnjė e m ėtė sofistikuar e bėjnė tė mundur shoshitjen dhe analizimin e sasive gjithnjė e mė tė mėdha tė tė dhėnave, duke ngritur dilema sociale dhe etike qė nuk mund tė injorohen.

E ardhmja ėshtė kėtu. Pothuajse cdo gjė qė do tė ndodhė tani e tutje ka jo vetėm potencialin qė tė shihet nga ndonjė “Mbret David” nervoz apo tė dėgjohet nga ndonjė Poloniues qė rri e pėrgjon, por edhe tė depozitohet pėrjetėsisht. Agjencitė qeveritare, dhe korporatat private qė punojnė pėr to, mbledhin dhe depozitojnė miliarda rregjistrime cdo ditė, dhe janė tė uritura pėr mė shumė; jo vetėm telefonata dhe faqe interneti, por edhe emaile, tekste, shkarkime, tė dhėna mjekėsore, fatura shitjesh, bilance bankarė, numra kartash krediti dhe itinerarė udhėtimi.

E gjithė bota e pa njė “qoshe” tė kėsaj tė ardhmeje nė muajin prill, kur shpėrthyen dy bomba nė vijėn e finishit tė Maratonės sė Bostonit. Skena ishte njė kaos i vėrtetė. Ata qė kishin vėnė bombat ishin zhdukur. Megjithatė brenda pak orėsh, fytyrat e tyre ishin shfaqur nė ekrane televizivė nė tė gjithė botėn.

U zbulua se cdo lėvizje e ligė qė ata kishin bėrė teksa transportonin pakot e tyre vdekjeprurėse nė Boylston Street ishte skanuar dhe rregjistruar prej kamerave tė vėzhgimit. Kapja e tyre e shpejtė ishte njė triumf pėr policinė dhe agjencitė e zbatimit tė ligit, por la pas dhe njė vetėdijėsim shqetėsues: cdokush tjetėr qė ecte nė ata trotuarė tė Bostonit ishte vėzhguar dhe rregjistruar.

Pastaj, vetėm pak javė pas ngjarjes sė Bostonit, Snoudeni doli qė nga dhomėza e tij pėr tė na paralajmėruar se pėrgjimi shkon shumė pėrtej syrit tė palodhur tė kamerave. Cdo telefonatė e bėrė, cdo faqe interneti e vizituar – miliarda pika tė dhėnash, si pika shiu nė njė muson – mblidhet cdo ditė dhe depozitohet pėr njė analizė tė mundshme prej qeverisė sė SHBA.

E mbani mend kohėn kur i ratė nė fshehtėsi telefonit tė motrės? Kur kėrkuat nė Google emrin e tė dashurės sė kolegjit? Ditėn kur bėtė atė gjė pėr tė cilėn jeni penduar kaq thellė – ajo gjė qė e mendonit se ishte shumė private – njė kėrkim nė internet, njė telefonatė, njė email?

Tė gjitha janė aty. Nė fakt, qeveria e SHBA me NSA si agjencinė udhėheqėse, nė kėtė moment ėshtė duke ndėrtuar impiantin mė tė madh tė depozitimit tė tė dhėnave nė Utah. Mė shumė se njė milionė metra katrorė, hapėsirė e mjaftueshme pėr tė ruajtur gjithcka, pėr momentin.

Qeveria e quan materialin qė grumbullon metadata, nė vend qė ta quajė plotėsisht “data”. Dallimi, mund tė duket, ėshtė ndryshimi mes mullarit dhe gjilpėrave qė fshihen brenda tij. Askush nuk interesohet pėr kashtėn; as nuk e prekin teksa kėrkojnė gjilpėrėn. Ndoshta njė analogji mė e mirė do tė ishte njė katalog nė librarinė e Kongresit, qė mban 35 milionė libra dhe botime tė tjerė, shumicėn e tė cilėve nuk i hap askush. Pėrse kaq shumė? Sepse ėshtė mė e lehtė qė botuesit tė dėrgojnė gjithcka, se sa tė zgjedhėsh se cilėt duhen ruajtur.

(Dhe kush e di se cfarė, nė atė rezervė tė madhe, mund tė duhet njė ditė?) Sidoqoftė, qeveria garanton qė sa kohė qė njerėzit nuk kryejnė veprime qė rrezikojnė sigurinė kombėtare, telefonatat dhe kėrkimet e tyre nė internet kanė pėr qeverinė po aq interes sa edhe njė vėllim i vjetėr pėr agronominė e Bolivisė.

Nė tė gjithė spektrin politik, amerikanėt janė skeptikė pėr gjethen e fikut qė i kanė vėnė emrin metadata. Sipas njė sondazhi tė 26 korrikut, vetėm njė nga pesė tė vėzhguarit beson se qeveria nuk i fut hundėt nė telefonatat dhe emailet privatė. Po kjo pakicė beson nė pretendimet e qeverisė se pėrdor tė dhėnat nga vėzhgimi vetėm pėr qėllime antiterrorizėm.

Nė fakt, mė shumė prej tė pyeturve besojnė se qeveria amerikane po ndėrhyn padrejtėsisht nė komunikimet e tyre, se sa besojnė nė shpjegimet e Uncle Sam. Nuk ka dyshim qė skeptikėt e kanė vėnė re qė qeveria ėshtė e pėrbėrė nga njerėz dhe qė njerėzit janė tė prirur tė keqpėrdorin informacionin kur nxiten prej lakmisė, kuriozitetit, apo dėshirės pėr pushtet.

Skandali aktual i IRS, ku rregullat e agjenciė mund tė jenė “pėrthyer” pėr qėllime politike, mund tė jetė njė shembull me vend. Diku nė sasinė e madhe tė tė dhėnave tė NSA mund tė ketė tė informacione qė u pėrkasin armiqve politikė, fqinjėve tė pakėndshėm, ish bashkėshortėve, llogarive bankare tė njerėz tė famshėm – dhe nuk do shumė imagjinatė pėr tė parė tundimin e zyrave apo individėve tė korruptuar qė tė hedhin njė sy.

Cfarė mund t’i ndalojė? Nė njė fjalim tė kohėve tė fundit nė Institutin Brookins, Robert Litt, kryekėshilltar i Drejtorit tė National Intelligence, u pėrpoq qė t’i japė njė pėrgjigje kėsaj pyetjeje. Ai argumentoi se janė marrė masa tė forta pėr tė ruajtur privacinė e amerikanėve teksa tė dhėnat e tyre mblidhen prej qeverisė.

Programet e Vėzhgimit administrohen nga Dega Ekzekutive, mbikėqyren nga Kongresi si dhe supervizohen prej Gjyqėsorit, pėrmes gjykatės supersekrete FISA. Fakti qė kėto “check and balances” ndodhin prapa dyerve tė mbyllura nuk i bėn mė pak tė rrezikshėm, tha Litt.

Marrim rastin specifik tė njė terroristi tė huaj, qė dihet se ka komunikuar me telefon me nėnshtetas amerikanė. Litt bėri njė pėrsėritje tė mėrzitshme tė masave mbrojtėse qė detektivėt e qeverisė duhet tė zbatojnė teksa kėqyrin tė dhėnat e mbledhura. “Ne lejojmė vetėm njė numėr tė kufizuar analistėsh tė trainuar posacėrisht pėr tė kėrkuar nė kėto baza tė dhėnash”, shpjegoi ai, dhe “edhe ata analistė tė trainuar lejohen qė tė kėrkojnė nė kėto baza tė dhėnash vetėm kur ka njė dyshim tė arsyeshėm dhe tė artikulueshėm se njė numėr i caktuar telefoni ėshtė i lidhur me organizata tė caktuara terroriste jashtė vendit”.

Vec kėsaj, gjykata e FISA duhet tė certifikojė se lidhja terroriste ėshtė e bazuar nė njė dyshim tė fortė e tė vlefshėm, mbėshtetur prej informacioneve “tė dokumentuar me shkrim dhe tė miratuar nga njė supervizor”. Edhe pas gjithė kėsaj, analistėt “lejohen qė tė pėrdorin kėtė informacion vetėm nė mėnyrė tė kufizuar, pėr tė gjetur njė rrjet numrash telefoni qė telefonojnė numra tė tjerė”, vazhdoi Litt. Dhe sė fundi, analistėt nuk i dinė emrat dhe nuk dinė tė thonė se kujt i pėrkasin numrat.

Qė prej zbulimeve tė bėrė nga Snouden, janė propozuar masa tė tjera mbrojtjeje. Ndoshta qeveria duhet tė punėsojė njė ekip avoketėrish tė aftė qė tė argumentojnė kundėr agjentėve tė qeverisė pėrpara gjykatės sė fshehtė – qė tė garantojnė se gjykatėsit do tė dėgjojnė argumenta tė fortė kundėr pėrgjimeve.

Njė tjetėr sugjerim ėshtė qė tė deklasifikohen proces-verbalet e seancave tė FISA-s deri nė atė masė qė ėshtė e mundur, me qėllim qė publiku tė kuptojė mė mirė se cfarė po ndodh. Edhe pa ata hapa shtesė, shumica e amerikanėve e mbėshtesin marrėveshjen aktuale, edhe pse nuk i besojnė tėrėsisht shpjegimeve tė qeverisė.

Sipas njė sondazhi tė ditėve tė fundit tė kryer nga Uashington Post / ABC, pasi kanė bluajtur tė lajmet e Snouden, shumica e amerikanėve besojnė se ėshtė mė e rėndėsishme tė investigohen plotėsisht rreziqet nga terrorizmi se sa tė mbrohet privacia personale.

Ndėrkohė qė shtrirja e vėzhgimit sot ėshtė shumė mė e gjerė se sa nė tė kaluarėn, amerikanėt janė mėsuar prej kohėsh me limitet ndaj privaciė. Gjykata e Lartė ka marrė vendim se informacioni i dhėnė me dėshirė tek palė tė treta nuk ėshtė mė sekret, as nuk duhett ė presim qė privacia tė mbulojė veprimet tanė nė hapėsira publike apo informacionet tanė pėrmes valėve publike tė pėrcjelljes.

Qeveria mund tė interceptojė sinjale radio dhe lejohet qė tė lexojė cfarė ėshtė shkruar jashtė postės tėnde. Eshtė vetėm njė hap – sigurisht, njė hap i madh – nga ata parime, tek kėta qė qėndrojnė nė themel tė aksionit tė sotėm tė mbledhjes masive tė tė dhėnave. Kreu i njė emaili nuk ndryshon nga pjesa e jashtme e njė zarfi, ndėrsa sinjali i n jė tableti drejt ofruesit tė internetit pa kabėll nuk ndryshon shumė nga pėrcjellja e njė sinjali nga njė radio nė tjetrėn.

Gjithashtu kemi mėsuar tė shkėmbejmė elementė tė privacisė me gjithfarėsoj tė mirash tė supozuara. Google gjurmon kėrkimet qė ne bėjmė nė internet me qėllim qė tė na ofrojė reklamat qė na interesojnė.

Telefonat celularė rregjistrojnė vendndodhjen me qėllim qė tė na ndihmojnė mė mirė pėr tė na orientuar nė kinemanė, restorantin, apo kishėn mė tė afėrt. Farmacitė rregjistrojnė blerjet qė ne bėjmė pėr tė na dhėnė kupona pėr vizitat nė tė ardhmen. E kėshtu me radhė.

Ne duam qė pajisjet qė ne zotėrojmė tė na njohin deri nė intimitet – duam qė termostati tė dijė se kur kemi ftohtė, duam qė toast-i tė dijė si tė na e thekė bukėn, duam qė motorri i kėrkimit online tė dijė se cfarė po kėrkojmė edhe kur e shkruajmė gabim. Deri tani, kemi qenė gati tė paguajmė pėr gjithė kėto me humbjen e privacisė.

Gjė qė na sjell nė njė udhėkryq tė cuditshėm. Sa mė shumė teknologjia vė nė rrezik privacinė tonė, aq mė pak duket se e vlerėsojmė ne kėtė gjė. Postojmė foto familjare nė faqe tė mediave sociale dhe ua dėrgojmė numrat e kartės sė kreditit njerėzve qė janė totalisht tė huaj pėr ne.

Pyesim nė faqe interneti qė nuk i kemi vizituar asnjėherė, qė tė na japin kėshilla se si tė trajtojmė sėmundje tė sikletshme apo tė kėrkojmė aty partnerė. Por qeveria ėshtė ndryshe, sic e pranoi Litt nė fjalimin e tij tė kohėve tė fundit, sepse “qeveria ka pushtetin qė tė auditojė ė dhėnat tona tė taksimit, tė na ndjekė penalisht dhe burgosė, tė na japė apo mohojė licenca pėr tė bėrė biznes si dhe shumė gjėra tė tjera. Dhe ka njė shqetėsim krejtėsisht tė kuptueshėm se qeveria mund tė abuzojė me kėtė pushtet”, tha ai.

Vitet e fundit, mbrojtėsit e privacisė kanė bindur Gjykatėn e Lartė qė tė kėrkojė mandate kėrkimi pėrpara se policia tė pėrdorė pajisje GPS pėr tė pikasur makina tė dyshuarish apo tė skanojė shtėpitė nga jashtė duke pėrdorur pajisje me rreze infra tė kuqe apo nga ato qė pikasin rritjen e marijuanės.

Hapa tė tillė duken tė vegjėl, krahasuar me rritjen e shpejtė tė fuqisė pėrgjuese dhe vėzhguese si dhe historinė e zymtė tė qeverisė sė prirur pėr tė vėzhguar nga shumė afėr shtetasit e vet.

Qėllimet e admirueshėm tė sigurisė publike dhe sigurisė kombėtare janė shfrytėzuar shumė herė prej regjimeve pėrgjues nė tė gjithė botėn, nė pėrpjekje pėr tė spiunuar kritikėt e tyre si dhe shtypur disidencėn. Amerikanėt mjaftojnė tė lexojnė Ligjin e tė Drejtave pėr tė parė se dyshimi pėr ndėrhyrjen e qeverisė ėshtė njė e drejtė e kombit qė nė lindje. Teksa mjetet e pėrgjimit rriten nė numėr dhe fuqi, kjo nuk ėshtė koha pėr tė pushuar sė qėnuri dyshues.

Ndoshta ka ngushėllim nė magjinė e microchip-it. Teknologjia i bėn tė gjithė sekretet mė tė vėshtirė pėr t’u ruajtur – jo vetėm sekretet personalė, por edhe ata tė qeverisė. Herė pas here, gjatė viteve tė fundit, gabimet, metodat dhe bėmat e qeverive janė nxjerrė zbuluar prej punonjėsve tė nieleve tė ulėt, tė bindur se ajo qė po shohin ėshtė egabuar.

Qė nga fotografitė e burgut Abu Ghraib deri tek orteku i dokumentave tė Wikileaks e deri tek zbulimet e Snouden, sasi tė mėdha tė dhėnash janė hedhur nė thumb drive apo nė disqe – e mė pas nė pak caste janė pėrhapur nė tė gjithė globin. Ndonėse ata qė i nxjerrin zbuluar mund tė ndiqen penalisht, faktet qė ata zbulojnė nuk mund tė rimerren apo fshihen sėrish.

Nė fund, kjo mund tė rezultojė si mbrojtja mė e fortė ndaj ngjitjes sė shtetit tė vėzhgimit. Tė njėjtat mjete qė fuqizojnė atė vetė, fuqizojnė edhe ata qė protestojnė kundėr tij. Privacia nuk ėshtė iluzioni i vetėm nė epokėn e re tė tė dhėnave masive; iluzion ėshtė edhe sekreti qeveritar. Vėllai i Madh po tė vėzhgon, por edhe ai vetė ėshtė i vėzhguar.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi