Formula e pushtetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Formula e pushtetit

Mesazh  Odin prej 05.05.14 23:28



Dhuratė nga Zoti, lojė marrėdhėniesh apo faktor biologjik?
Cfarė ka ndryshuar nė mėnyrėn e sigurimit tė autoritetit, mbajtjes… dhe dorėzimit

Njė nėnė, njė baba, bijtė qė duhet tė binden… ēėshtje pushteti. Nė shkollė para njė profesori… ēėshtje pushteti. Shpėrndarja e hapėsirave nė vendin e punės… ēėshtje pushteti. Organizimi i njė shteti… ēėshtje pushteti.

Njerėzimi e ka ngritur strukturėn e vet sociale mbi pushtetin. Dhe falė krijimit tė hierarkive, ka mundur tė pėrparojė. Fjalė tė antropologėve, psikologėve, sociologėve.

“Vetė ideja e pushtetit ėshtė e natyrshme, e qenėsishme nė trurin tonė. Sepse e ka origjinėn nė marrėdhėnien prind-fėmijė. Tė gjithė lindin nė gjendje varėsie, por tek kafshėt ky raport pabarazie ka njė jetėgjatėsi tė kufizuar, ndėrkohė qė tek njeriu, i cili kalon njė periudhė tė gjatė “stazhi”, ndikon gjatė gjithė kohės sė rritjes”, shpjegon paolo Pombeni, docent i historisė sė sistemeve politikė europianė nė Universitetin e Bolonjės. Eshtė teoria psikanalitike mbi pushtetin: fėmija ndihet i pafuqishėm, dhe kjo i jep njė dėshirė tė fortė pėr t’u bėrė i pushtetshėm.

Dėshiron tė konfirmohet, dhe tė demonstrojė qė edhe ai mund t’u imponojė tė tjerėve atė qė do. “Nga kjo gjendje e varėsisė prej prindėrve buron ndoshta edhe ideja qė hyjnia, si nėnė (apo atė) e njerėzimit, ėshtė mbajtėse e pushtetit dhe qė si pasojė, mundet qė, tamam siē bėn njė prind me fėmijėn kur rritet, t’ia japė njeriut (pushtetin)”, vazhdon Pombeni.

Psikologėt socialė thonė se tė gjithė marrėdhėniet njerėzore, si nė nivel personal, si nė grup apo mes grupeve tė ndryshėm rregullohen prej marrėdhėnieve tė pushtetit. Po ēfarė nėnkuptohet me saktėsi, kur flitet pėr pushtet? Definicionet janė tė shumtė. Pėr sociologun dhe profesorin e New York University, Dennis Wrong, “pushteti ėshtė aftėsia pėr tė prodhuar tek tė tjerėt efektet e dėshiruar dhe parashikuar”.

Sipas Robert Alan Dahl, studiues i shkencave politike, sot profesor emeritur nė Yale, “pushteti ėshtė aftėsia pėr tė bėrė dikė tė tjerėt nė njė mėnyrė qė vetė nuk do ta bėje”. Pėr sociologun amerikan Robert Bierstedt, “pushteti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse aftėsia pėr tė pėrdorur forcėn”.

Pra, tė gjithė definicionet mbėrrijnė nė tė njėjtin konkluzion: pushteti social ėshtė aftėsia pėr tė vendosur marrėdhėnie asimetrike, nė tė cilat kush komandon ėshtė mbi persona apo grupe njerėzish.

Dhe shumė studiues bėjnė dallimin mes pushtetit imponues dhe pushtetit me konsensus, mbi ata mbi tė cilėt ushtrohet. Jo mė kot, psikologu gjerman Kurt Lewin (1890-1947) e pėrcaktoi pushtetin me njė formulė. Sipas tij, ėshtė i barabartė me raportin e forcės maksimale qė A mund tė ushtrojė ndaj B, ndaj rezistencės maksimale me tė cilėn B mund t’i kundėrvihet A.

Nga Zoti, tek ligji

Megjithatė, koncepti i pushtetit social ka ndryshuar shumė gjatė historisė. Pėr qytetėrimet e parė, pushteti ishte me origjinė hyjnore dhe shihej si njė dhuratė qė perėnditė u kishin bėrė njė apo mė shumė tė vdekshmėve (ideja mbeti nė modė deri nė kohėn e revolucionit francez). Por qė nė shekujt VII-VI p.e.s. nė Greqi, pushteti nuk mund tė ishte absolut, arbitrar: duhej tė ushtrohej brenda kuadrit tė ligjeve tė kodifikuar. Epikuri mohonte madje origjinėn hyjnore tė komandės.

Por, ardhja e kristianizmit riktheu idenė e njė mbruesi tė bekuar nga Zoti. Vetėm me Rilindjen dhe shkrimet e Makiavelit, nisi ndarja vendimtare mes politikės, moralit dhe fesė. “Pushteti ka qenė antropocentrik, domethėnė nė duar tė njeriut, deri nė shekullin XVII, kur filozofia politike nxorri nė pah problemin e kufizimit tė arbitraritetit tė tij”, sqaron Pombeni. “Dhe mė nė fund, nė vitin 1830 juristėt gjermanė dhanė tė parėt sovranitetin si element tė konceptit tė shtetit, e si pasojė tė popullit. Gjithė kjo pėr tė shmangur qė pushteti tė identifikohej me njė person tė vetėm”.

Njerėz tė fortė

Atėherė, pėrse aspirantėt pėr diktatorė (edhe kohėt e fundit) nuk kanė patur shumė vėshtirėsi nė marrjen e pushtetit? Sipas Jean Lipman-Blumen, psikolog i organizatave nė Universitetin e Claremont (Kaliforni), nė momente krizash njerėzit kanė prirjen qė t’i besojnė verbėrisht njė figiure qė shfaqet e aftė tė zgjidhė probleme qė pėrndryshe duken tė pazgjidhshėm.

Pėr Franz Neumann, njė prej historianėve qė janė marrė gjatė me ngjitjen dhe ruajtjen e pushtetit tė diktaturave tė fillimit tė Nėntėqindės, sado qė tė gjithė diktatorėt janė pėrpjekur tė ngulisin njė lloj frike tek tė nėnshtruarit, ajo qė i ka mbajtur nėn komandė ka qenė mbi tė gjitha shpresa, e pėrhapur nėpėr popull, se kėta njerėz tė fortė do tė mund t’i ēlironin nga mjerimi dhe ndjenja e dėshpėrimit.

Njė mekanizėm i ngjashėm ėshtė verifikuar edhe “nė laborator”: nė studimin e burgut tė kryer nga BBC, pjesėmarėsit kishin cmontuar sistemin e pushtetit, ku rojat komandonin tė burgosurit dhe kishin instaluar njė sistem barazitist, nė tė cilin njė kolektiv udhėhiqte njė komunitet tė formuar si nga tė burgosurit, ashtu edhe nga ata qė i ruanin.

E megjithatė, pas pak kohėsh, disa anėtarė ripropozuan njė sistem tė ngurtė hierarkik i cili rikthente pabarazitė. “U kemi kėrkuar pjesėmarrėsve se pėrse ndodhi, dhe shumė prej tyre u pėrgjigjėn se ishte e lodhshme tė bėje tė funksiononte kolektivin, dhe qė loja as nuk ia vlente mundimin”, tregon Alex Haslam, studiues i Shkollės sė Psikologjisė pranė Universitetit tė Queensland (Britani e Madhe), njė prej kuratorėve tė studimit. Tendenca pėr t’ia lėnė pėrgjegjėsinė dikujt tjetėr nė situata tė pasigurta ėshtė njė prej mekanizmave qė, sot ashtu si dje, mbėshtesin pushtetin.

Identifikimi tek kreu

Por ka njėtjetėr, edhe mė tė rėndėsishėm: “Sot nuk ėshtė e mundur tė udhėheqėsh njė grup personash nėse autoriteti nuk pranohet prej tė udhėhequrve, tė cilėt identifikohen tek kreu i tyre, deri sa ta konsiderojnė “njėrin prej tyre”, shton Haslam. Nė fund tė fundit, pushteti mund tė mbėshtetej tek konsensusi popullor edhe nė tė kaluarėn: “Pushteti i marrė tėrėsisht me forcė nuk ekziston.

Dhe nėse ekziston, zgjat shumė pak”, thotė Pombeni. “Edhe nė regjimet absolutė mė tė lashtė, njė pjesė e madhe e tė qeverisurve mendonin qė mbreti kish me tė vėrtetė tė drejtėn tė komandonte. Nuk ishte ende si tė mendosh qė “tė pėrfaqėsohesh nga kreu”, por nė atė kohė hendeku social mes tė qeverisurit dhe mbretit qė ia kish dhėnė pushtetin Zoti ishte i pakapėrcyeshėm”.

Sidomos sot, kur sistemi demokratik ėshtė pjesė e mėnyrės sonė tė tė menduarit, pėr tė na ēuar tė ndjekim dikė, tė pėrqafojmė idetė e tij, nė praktikė pėr tė pranuar qė njė tjetėr person tė na udhėheqė, shėrben mbi tė gjitha konstatimi qė kryetari ėshtė “njėri prej nesh”. Kėshtu funksionon nė familje, nė punė, nė politikė.

E provojnė shumė eksperimente, si ai i ideuar nga Michael Hogg, profesor i psikologjisė sociale nė Universitetin e Claremont, gjatė tė cilit disa studentė duhej tė zgjidhnin se ēfarė opinioni tė ndiqnin mbi njė problem qė u pėrkiste tė gjithėve (futja e provimeven tė hyrjes nė universitet).

Rezultati: pavarėsisht nga opinioni, studentėt ndiqnin idenė qė pėrqafohej nga ata qė i pranonin si tė ngjashmit e tyre (e njėjta moshė, e njėjta prejardhje). Pra, pushteti pėr tė krijuar ndjekės, ashtu si bukuria, qėndron nė sytė e atij qė vėshtron.

Dominimi

Antropologėt bien dakord, por vetėm pjesėrisht. Pėr ta, nė qendėr tė pushtetit ėshtė mekanizmi i lashtė biologjik: raporti i dominimit mes individėve. I ashtuquajturi “tipi dominues”: i gjatė, shpatullgjerė, nofull katrore. Eshtė ky qė zakonisht ka mė shumė sukses. Disa prej kėtyre tipareve somatikė janė tė lidhur me sasinė pakėz mė tė lartė se mesatarja e testosteronit, hormon i pranishėm si tek burrat, edhe tek gratė.

Tek tė gjithė sisorėt, individi dominues ka norma mė tė larta tė kėtij hormoni nė gjak. Burrat me mė shumė testosteron, pėr shembull, sipas njė studimi tė para disa viteve, kryer nga psikologu amerikan James Dabbs, hyjnė mė me shpejtėsi nė njė dhomė ku e dinė se do tė gjejnė persona tė panjohur dhe fillojnė tė parėt tė bashkėbisedojnė me ta. Pushteti nuk ėshtė vetėm njė lojė pėr tė rritur.

Studime tė kohėve tė fundit tė kryer tek fėmijėt e mitur nga Nathan Fox, njė studiues i Universitetit tė Maryland, demonstrojnė se, qė nė moshėn 4-muajsh, disa individė zhvillojnė aftėsi sociale tė habitshme, duke ndėrvepruar si me tė rriturit, edhe me bashkėmoshatarėt nė mėnyrė tė sigurtė. Pra, krijojnė idenė qė e dinė se ēfarė duan dhe si ta arrijnė. Pra, pushteti manifestohet qė nė djep.

Focus
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi