Sigbin, krijesa mitologjike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sigbin, krijesa mitologjike

Mesazh  gjilanasi prej 03.05.14 16:24



Filipinet jane shtepia e nje numri te madh krijesash mitologjike si per shembull Aswangm nje krijese e ngjashme me nje vampir, zakonisht pershkruhen qe jane femra, dhe me krahe per te fluturuar, te cilet mund te degjohen ne largesi, por sa me shume qe te afrohet aq me te heshtura behen.

Nje krijese tjeter shume e frikshme qe vjen nga mitologjia filipinase eshte edhe Sigbin. Zakonisht ai eshte quajtur Chupacabra e Filipineve.

Sigbin (ose Sigben), apo Amamayong (ne Visayas Lindore) eshte nje krijese e frikshme qe me shume i tremb femijet. Ky moster thuhet se ecen mbrapsh me koken e ulur ne mes te kembeve te tij te mbrapme. Fytyra e tij i ngjan nje dashi pa brire por me veshe te medhenj. Keto veshe mund te trokiten me njeri tjetrin, ashtu si duart njerezore duartrokasin.

Krijesa misterioze ka gjithashtu nje bisht te gjate qe ndonjehere e perdor per te fshikulluar.

Sipas te thenave, Sigbin ka nje ere te dallueshme qe te shkakton perzierje stomaku dhe mund te njihet menjehere. Megjithese mund te behet edhe i padukshem.

Kjo krijese eshte aktive vetem gjate Javes se Shenjte kur del nga strofka e tij ne kerkim te zemrave te femijeve. Ai i mbledh zemrat dhe i kthen ato ne amulete.

Sigbin-et jane te njohur gjithashtu sepse i vrasin njerezit apo i thithin gjakun, ne menyre te ngjashme ashtu si Chupacabra legjendar.

Megjithate, ndryshe nga Chupacabra, per Sigbin thuhet qe jane te afte qe t’ua thithin gjakun edhe pa u prekur, por duke e thithur ate nepermjet hijes tuaj.

Sipas mitit ka disa familje te cilat kane nje Sigbin. Keto jane quatur Sigbinan. Ata i mbajne Sigbin-et te mbyllur ne nje kavanoz balte dhe kane nen kontroll fuqite e tyre.

Thuhet se edhe Aswang-et i mbajne Sigbin-et si kafshe te tyre.

Sipas legjendave Sigbin-et thuhet se sjellin fat, pasuri, dhe gjithcka tjeter te mire per ata qe i kane. Kjo eshte ajo qe i ka shtyre njerezit e zakonshem qe te mendojne qe biznesmenet e suksesshem vijne nga nje familje qe ka nje Sigbin dhe prandaj kane pasuri dhe sukses.

Sigbin nuk eshte vetem nje krijese mizore qe vret njerezit duke i kafshuar apo duke thithur gjakun e tyre, por ata kalojne kohen edhe duke ngrene qymyr druri apo letra.

Ne disa raste ata hane edhe kunguj dhe jane raportuar shpesh qe jane pare neper fushat me kunguj.

Legjendat gjithashtu thone se nese ecni perpara nje Sigbin, ju do te jeni ne rregull. Eshte vetem ne rastin qe jeni duke ecur mbrapa nje Sigbin qe jeni ne rrezik vdekjeje.

Mendohet se legjenda e Sigbin mund te bazohet ne shikime te koheve te fundit te nje krijese kriptide te lidhur me kangurin.

Ne kohet e fundit ka patur raportime te shikimeve te nje krijese te rralle mace-dhelper ne ishullin Borneo. Kjo krijese ka kembet e mbrapme qe jane shume me te gjata se kembet e perparme. Kjo gje mund te jape pershtypjen ne pamjen e pare se eshte “duke pare ndermjet dy kembeve te mbrapme”.

Disa spekulimete tjera tone qe ne fakt Sigbin eshte nje kafshe spirituale pa nje forme fizike, dhe kjo mund te jete edhe arsyeja e pershkrimeve te variueshme dhe konfliktuale.

Megjithate, se cfare eshte ne te vertete, mbetet ende nje mister.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sigbin, krijesa mitologjike

Mesazh  IndigoStar prej 05.05.14 6:00

e bukur kjo te falenderoj perzemersisht
avatar
IndigoStar

The starting point of all achievement is desire - Napoleon Hill -


94


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi