Historia e Astrologjisė

Shko poshtė

Historia e Astrologjisė

Mesazh  Zattoo prej 03.05.14 14:17



Astrologjia perėndimore ka lindur nė Mesopotami (Babiloni), pikerisht nė Irakun e sotėm, rreth 3000 vjet para Krishtit (5000 vjet mė parė) dhe ėshtė trashėguar deri nė ditėt e sotme nga grekėt dhe romakėt. Natyrisht, qė njerėzit parahistorikė janė ndėr mė tė parėt qė i vėzhgonin kėto fenomene natyrore.

Njerėzit e parė duke vėshtruar qiellin, plot kuriozitet, e llogarisnin kohėn me anė tė Diellit dhe Hėnės kur ende nuk ishin shpikur kalendarėt. Pėrveē Hėnės dhe Diellit, planetet qė shikoheshin me sy tė lirė ishin Venusi (Afėrdita), Marsi dhe Jupiteri, tė cilėt janė mė afėr Tokės. Dhe me anė tė vėzhgimeve tė kėtyre planetėve njerėzit e parė vunė re se kėta trupa qiellorė ndikojnė fuqishėm nė Tokė.

Vetė Dielli, i pari, ka ndikimin kryesor, pasi pa Diellin nuk ka jetė, gjallėria do tė ishte e pamundur. Bimėt nuk do tė rriteshin, akujt nuk do tė shkrinin pėr tė formuar ujin e jetės… Po ashtu dhe Hėna ndikon shumė nė Tokė. Ajo, jo vetėm qė na furnizon me dritėn e pasqyruar prej Diellit pėr tė ecur natėn, por ndikon edhe nė lumenjtė dhe detet: si baticat dhe zbaticat, peshkimi dhe ciklet e grave.

Njėsoj si Hėna, edhe Venusi kur kishte njė shkėlqim tė veēantė ushtronte ndikimin e tij duke i bėrė njerėzit mė tė lumtur dhe tė dukeshin mė romantikė e tė qetė. Ndėrsa kur planeti i kuq, Marsi, (qė dukej i egėr dhe luftarak) ndriēonte mė qiell, atėherė njerėzit parahistorikė vunė re se nė Tokė mbizotėronte dhuna, lufta, gjaku (i kuq si Marsi) dhe egėrsia. Pra kėshtu njerėzit e parė filluan tė krijonin imazhe qė lidheshin me astrologjinė parahistorike.

“Dokumenti” mė i rėndėsishėm i kohės antike, ( i ruajtur deri sot) ėshtė shkruar rreth 900 vjet para Krishtit nė Mesopotami. Ai pėrbėhet nga 70 tableta, pllaka tė shkruara (dėrrase) dhe titullohet: “Enuma Anu Emil”. Nga Mesopotamia (Babilonia e lashtė), kjo astronomi-astrologji u pėrhap nė Greqi pas pushtimit tė Aleksandrit tė Madh.

Mė vonė u pėrhap nė tė gjithė perandorinė greke tė atėhershme, Indi, Egjipt, nė Romėn e lashtė si dhe nė Persi, Kinė e Arabi. Gjithnjė duke u bėrė mė e strukturuar, mė pak fetare dhe mė shumė popullore. Ndarja e qiellit nė 12 shenja zodiakale dhe horoskopėt e parė tė njohur datojnė nė vitin 410 para Krishtit. Ku shenjat u ndanė me nga 30 gradė secila dhe kėshtu janė formuar tabelat planetare dhe ėshtė vendosur llogaritja hėnore.

Astrologėt babilonas ishin tė parėt qė kanė dalluar planetet lėvizės dhe tė cilėt kanė dėshmuar ndikimin e planetėve mbi njerėzit. Mė pas grekėt dhe romakėt e zhvilluan astrologjinė deri nė pafundėsi. Gjatė shekullit tė XIII (13-tė) astrologjia favorizohej nga vetė papa, princat apo sovranėt e asaj kohe. Nė Francė, Katerina De Mediēi e mbrojti dhe e nxiti astrologjinė, duke mbledhur rreth saj astrologė, ku ndėr mė tė famshmit mbetet Nostradamusi. Nė shkollėn e mjekėsisė nė Bolonja, qė ishte ndėr me tė famshmet nė Europė, qarkullonte thėnia: “Njė mjek pa astrologji ėshtė si njeriu pa njėrin sy”.

Astrologjia gjatė shekujve, ka kaluar periudha kulmore dhe rėnieje. Ajo vjen nė fuqi midis vitit 30 para Krishtit dhe 100 pas Krishtit… pėr tė tejkaluar tė gjitha besimet e tjera. Nė shekullin e II dhe tė V astrologėt viheshin shpesh nė krye tė shoqėrisė. Nė 533, shpallej edhe dėnim me vdekje pėr ata qė ishin kundėr matematicienėve (qė nė fakt ishin astrologėt). Koha e artė e astrologjisė ishte nga viti 1450 deri nė 1650. U botuan (publikuan) nė kėtė periudhė shumė libra dhe almanakė astrologjikė.

Nė vitin 1666, meqė u krijua akademia e shkencave, astrologjia u pėrjashtua nga disiplinat e tjera, duke ndaluar kėshtu astrologėt tė praktikonin astrologjinė. Ishte Isak Njutoni ai qė ndau pėrfundimisht astronominė me astrologjinė. Kjo ndodhi edhe pėr vetė faktin se astrologjia e ka bazėn e saj nga pikėpamja gjeocetrike. Astrologjia u kthye nė tabu dhe nė vitin 1850, u konsiderua si njė supersticion i sė kaluarės.

Astrologjia qėndroi nė hije pothuajse gjatė dy shekujve, duke u ndaluar rreptėsisht nga kisha (e cila e ndalon edhe sot). Nė vitin 1896 Alan Leo themeloi revistėn e parė shkencore tė astrologjisė me titull: “Astrologjia moderne”. Nė vitin 1936 u shfaq nė Amerikė njė revistė javore me horoskopin e 12 shenjave.

Nė vitin 1938 u krijua federata e astrologėve amerikanė. Ndėrsa nė Francė, mė 1946, u themelua Qendra Ndėrkombėtare e Astrologjisė. Qė nga ajo kohė astrologjia vazhdon tė zhvillohet dhe tė pasurohet falė shumė kėrkimeve dhe zbulimeve tė reja nė kėtė fushė.

Pra, nga antikiteti deri nė shekullin e XVIII, astrologjia konsiderohej si njė shkencė dhe nuk bėnte dallim me astronominė.

burimi:
/astro-al.page.tl/
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi