Pėrse u besojmė teorive tė komplotit?

Shko poshtė

Pėrse u besojmė teorive tė komplotit?

Mesazh  gjilanasi prej 02.05.14 22:49



Tė gjithė ju qė jeni tė lodhur nga mbulimi mediatik qė i ėshtė bėrė aksidentit tė Malaysian Airlines 370, dua tė provoni njė eksperiment.

Kur tė jeni me njė grup miqsh – tė cilėt e shfaqin lodhjen e tyre sapo nisni dhe e pėrmendni kėtė cėshtje – pyetini se cfarė mendojnė qė ka ndodhur me avionin. Shumė shpejt, do tė ndodheni nė mes tė njė diskutimi shumė tė gjallė – me shumė teori tė ndryshme, secila e mundshme, po prapėseprapė secila me tė meta.

Avioni u rrėmbye, do tė thotė dikush. Po atėherė, pėrse nuk pati kėrkesa nga rrembyesit? Ishte aksident, do tė thotė dikush tjetėr. Po atėherė, pėrse nuk pati lėshim sinjalesh alarmi? Misteri i asaj qė ndodhi nė tė vėrtetė ėshtė nė qendėr tė magjepsjes sonė pas kėsaj historie. Dhe tani, misteri ėshtė shkrirė nė njė numėr gjithnjė nė rritje teorish komploti, pėr atė cfarė ndodhi atė ditė fatkeqe tė muajit qė kaloi, kur avioni u zhduk.

Ka filmime nė YouTube qė thonė se alienėt kanė patur gisht nė kėtė ngjarje. Ka postime nė blogje qė akuzojnė iranianėt se e kanė rrėmbyer avionin. Shumėkush beson se pasagjerėt dhe ekuipazhi janė ende gjallė, ndoshta diku nė njė ishull – tamam si nė ngjarjet e serisė televizive “Lost”.

Po mendoja pėr disa prej kėtyre teorive dy ditė mė parė, teksa lexoja njė libėr tė ri tė profesorit tė jurisprudencės nė Harvard dhe ish zyrtarit te administratės Obama, Cass Sunstein. Titullohet “Teoritė e komplotit – dhe ide tė tjera tė rrezikshme”. Eseja kryesore nė libėr shpjegon pėrse teoritė e komplotit pėrhapen – dhe Fluturimi 370 ėshtė njė shembull i pėrsosur i logjikės sė tij. Sunstein i trajton me seriozitet teoritė e komplotit, dhe me kėtė dua tė them qė ai nuk pohon qė njerėzit janė tė cmendur kur u besojnė atyre.

Nė fakt, ai argumenton qė, pėrderisa kaq shumė njerėz nė kaq shumė vende u besojnė teorive tė tilla, ne duhet tė kuptojmė pėrse dhe si.

Njė kusht kryesor qė ndihmon nė pėrhapjen e teorive tė komplotit ėshtė mungesa e informacionit. Kur informacioni ėshtė i mangėt, teoritė e tilla shfaqen me bollėk. Dhe ne nė fakt nuk dimė shumė gjėra pėr atė qė ndodhi realisht me atė avion.

Tendenca pėr teori komploti rritet kur ka mosbesim ndaj politikės, politikanėve dhe autoriteteve. Kėtė element mund ta shohėsh nė sistemet politikė disi tė paqartė si Malajzia dhe Kina. Por mund ta shohėsh edhe nė SHBA, njė vend i famshėm pėr mosbesimin ndaj qeverisė sė vet.

Sunstein thotė se kur njė ngjarje e madhe prodhon ndjenja dhe emocione, njerėzit – nė gjendje frike apo zemėrimi – e kanė mė tė lehtė tė besojnė nė ide tė tilla. Njė vrasje si ajo e John F. Kennedyt, njė sulm terrorist si ai i 11 shtatorit, apo rrėzimi i njė avioni, tė gjitha janė ngjarje qė kanė prirjen tė prodhojnė emocione tė fortė si dhe tė vėnė njerėzit nė kėrkim tė dickaje apo dikujt pėr tė fajėsuar.

Edhe mendimi nė grup ka efekt. Kur njerėzit e prekur apo tė interesuar nė ngjarjen kanė tendencėn tė mblidhen nė grup, tė flasin me njėri-tjetrin dhe tė komunikojnė nė izolim, bindjet e tyre kanė prirjen tė forcohen. Kėshtu qė, nėse cdo njeri me tė cilin flisni – dhe dėgjoni apo shihni – beson se Presidenti Obama po e fsheh certifikatėn e lindjes, atėherė bėhesh gjithmonė e mė i sigurtė pėr kėtė gjė me kalimin e kohės.

Por arsyeja mė e rėndėsishme, thotė Sunstein, ėshtė se ne, qenieve njerėzore, nuk na pėlqen tė besojmė qė gjėrat ndodhin pėr arsye arbitrare. Ne kėrkojmė njė model dhe, nėse e shohim, pavarėsisht se sa i pabesueshėm mund tė jetė, preferojmė atė dhe jo idenė e rastėsisė.

Sunstein thekson se filozofi Karl Popper thoshte qė qeniet njerėzore preferojnė tė besojnė tek qėllimi – qė njė ngjarje shkaktohet nga njė qėllim apo veprim i posacėm. Kėshtu qė, ne ekzagjerojmė aftėsinė e njerėzve, apo qeverive, apo bankave tė mėdha, sepse mendojmė qė gjėrat janė drejtuar nga dikush.

Tani, ndonjėherė ka edhe komplote.

Por, ajo qė unė mendoj pėr botėn, ėshtė se ndonjėherė gjėrat ndodhin gabimisht, prej informacionit tė keq apo pa dashje. Ose, sic thotė Ligji i Hanlonit: asnjėherė mos ia atribuo dashakeqėsisė, atė qė mund tė ketė ndodhur prej paaftėsisė.

Ndoshta nxitėsi mė i madh i ngjarjeve ėshtė dicka vėrtetė misterioze – shansi. Gjėrat shkojnė mirė, ose keq, pėr shkak tė fatit – ndonjėherė fat i mirė, herė tė tjera fat i keq. Dhe kombinimi i shansit, injorancės dhe paaftėsisė shpesh herė prodhon dicka qė duket si mister dhe ngjan si komplot.

Nga Fareed Zakaria
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi