Midis Reales dhe Imagjinares

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Midis Reales dhe Imagjinares

Mesazh  Neo prej 02.05.14 21:43



MIDIS REALĖS DHE IMAGJINARĖS


5. 1 Elementi fantastik dhe gjysmėfantastik

5. 2 Truku artistik i hiperbolizimit dhe animizmit

5. 3 Formulat magjike si komunikim i tabuzuar me demonėt

5. 4 Aleatė dhe kundėrshtarė

5. 1 Elementi fantastik dhe gjysmėfantastik

Edhe Zanat, edhe orėt kanė mė shumė tipare njerėzore se mbinatyrore, sepse janė tė mveshura me ndjesi e pėrjetime sikurse njerėzit. Nė momente tė caktuara dinė tė gėzohen, tė zemėrohen, tė pikėllohen, tė qajnė, tė luajnė, tė kėndojnė, por edhe tė hakmerren sikurse njerėzit.

Dėshira dhe dashuria pėr tė takuar gruan nė botėn e tė gjallėve, bėhet shkak pėr ‘ringjalljen’ e Kirilloit (Rinė- Katėrinėza), tė njeriut tė vdekur nė ‘lugat’ tek “ Kryengritje pėr lugat”, pėr mbajtjen e fjalės sė dhėnė tek “Natė muaji maj” e M. Kuteli. Ringjallja e tė vdekurve dhe pushteti i tyre demoniak, zbulohet pėrmes shndėrrimit tė ndarjės humane tė njeriut nė lugat. Te “Lugetrit e fshatit tim” dhe “Kryengritje pėr lugat” Kuteli nuk zhvendoset nga qendra e elementit fantastik[1]. Bėhet fjalė vėrtet pėr lugetėr, tė cilėt nė rrėfime janė prerė sipas patronėsh tė letėrsisė gojore: veprojnė si personazhe tė mirėfilltė, takojnė njerėz rrugėve (doemos, natėn) dhe kuvendojnė me ta, i ngulin nė sy bashkėbiseduesit “dy flakė bojė-bojė, me nga gjashtė qoshe”, ndezin bute, derdhin drithė e prishin qumėsht; ata gėrvallen, thėrrmojnė xhama, godasin me shukreta, hyjnė nė qymeze e u thyjnė kokėn pulave, pėgėrin krojtė e fshatit, u vėnė zjarr mullarėve. Ja si shkruan Kuteli: “Shok-o, nuk di fshatrat e tjera, po fshati ynė ėshtė rėngė me lugetėr.

S’ka pranverė e verė qė tė mos ngjallen nga dy a tre! E si ngjallen-o, - lebeti e Zotit! Zėnė e bėjnė trazira e zullume, si mos mė keq! Jo shkrepin si flakė e llaftarisin tė madh e tė vogėl; jo hipėn lart, majė ēatisė a majė plepave, e hedhin me gurė; jo kėputin remėn e mullirit; jo u dalin njerėzve mbudhė natėn, e u punojnė tė njė mijė e njėqindat. Ka pastaj tė tjerė qė ndizen nė flakė si qoftėlargu, angullijnė si ēakalli e hyjnė atje ku i ke kadet me bulmet e t’i gjysmojnė. Ky murgu Mero ra e vdiq aty e dy muaj nga njėfarė ograie, sindozot se i pat qenė shkruar. Qė nė tė gjallė fshati thosh se do ngrihet lugat. E me tė vėrtetė, sapo vdiq, ra e u ngrit”[2].

Pėr ta bėrė tė besueshme kalimin nga realiteti i prekshėm te ai fantastik, pra pėr tė pranuar ekzistencėn e elementėve tė tillė, pėrshkrimi i Kutelit mbėshtetet edhe nė elementėve tė tjerė: “Tani, nga frika e lugatit, udha qė shkon rėposh varreve ėshtė e shkretė. Edhe pojaku qė ėshtė pojak me dyfek nė dorė nuk shkel natėn andej. Vozitin vetėm qentė e shtrigat e fshatit, nė orėn e trerrshme kur ziren magjitė. Nė hėnė tė re magjistriėat hyjnė nė varre kaluar mbi maėokė tė egėr e marrin dhe e eshtėr tė vdekuri pėr tė mbylluar e pėr tė ėelur, pėr tė lidhur e pėr tė zgjidhur, pėr tė mbėrthyer e pėr tė zbėrthyer”[3].

Nė rrėfimet me subjekte fantastike autori na ofron raporte tė tė gjallėve me tė vdekurit, marrjet dhe dhėniet mes tyre. Sipas Zhan Pol Sartri: “Letėrsia ka fuqi tė pakushtėzuar pė tė krijuar njė botė fantastike duke u nisur nga disa rregulla”[4].

Kėtė element e hasim tek Kuteli tė rrėfenjat e tij: “Natė Gushti”, “Natė prilli”, “Natė muaji maj”, “Natė qershori”, “Letrat e ndajnatės”, “Kryengritje pėr lugat”, “I vdekuri dhe i gjalli”, ku i ngrituri nga varri ėshtė element fantastik dhe i gjalli gjysmėfantastik. Nė ēdo marrėdhenie tė heroit tė gjallė me tė vdekurit pėrėaktohet njė kthim i kėtij heroi nė botėn e tė gjallėve, por tashmė tė ndryshuar dhe transformuar dhe siē pohon vetė “I huaj midis tė huajsh”[5].

Pėrmbajtja e prozės sė Kutelit i pėrket njė pėrpjesėtimi estetik pitagorik, ku fantazia e cila merr njėlloj nga prototipi muzikal i arkitekturės idetė e njė realiteti, identifikohet me njė ndėrtim qė duhet tė mbetet i bukur pėrjetėsisht: “Dalngadal sikur prej qenies sė sotme filloi tė ngrihet njė lloj mbulese e imėt e endur prej valėve tė kohės. Kjo na i ngjante njė pėlhure qė u hepua e u firos nė mugėtirė. Atėherė valėt e dheut e tė lėndinave, tė derdhura mbi mure e gurė, se ē’u tėrhoqnė mė njė anė sipas njė urdhėrate, edhe, sa tė mbyllėsh e sa tė hapėsh sytė, tė gjitha ndėrtesat e moēme u rritnė, sikur nė vend tė vet. Tani Katjeli, ky fshat i bukur i Zotit Nikoll Branės, m’u faneps ashtu sikundėr se pat qenė katėr a pesė breza mė parė”[6].

Nė tregimet dhe rrėfenjat ku mbizotėrojnė temat e jetė-vdekjes qė ndėrlidhen me bestytninė, misticizmin, realen, irrealen, siē janė: “Lugetrit e fshatit tonė”, “I gjalli dhe i vdekuri”, “Rinė Katerinėza”, si dhe nė novelėn “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, Kuteli i “zgjedh” karakteret e vullnetshme “pėrtej valėve tė kohės”, tė cilat dalėngadalė ndeshen me botėn irreale, me atė tragjike misterioze tė jetės ku projektohet bota e fantastikės. Bota artistike e Kutelit ėshtė njė botė, qė i ngjan sa realitetit aq dhe fantastikes. Karakteristika e njė teksti fantastik, nuk ėshtė prania e thjeshtė e dukurive ose e qenieve tė mbinatyrshme, por ėshtė njė proėes ngurrimi, qė ndodh midis tij dhe lexuesit, kur atij tė fundit i duhet tė perceptoj ngjarje tė paraqitura. Pėr gjatė historisė lexuesi e pyet vetėn (ndonjėherė kėtė e bėn njė personazh, madje edhe vetė protagonisti), nėse faktet e sjella shpalosen me anė shkaqesh tė mbinatyreshme, tė natyrshme nėse nė tė (faktet), bėhet fjalė pėr vegullim apo pėr realitete[7]. Kėshtu do tė shprehej Todorovi nė lidhje me raportin, qė krijojnė tekstet fantastike me lexuesin e tyre. “Ngurrimi nė perceptim” sipas tij lind ngase shpesh ngjarja e jashtėzakonshme (pra potencialisht e mbinatyrshme) zhvillohet jo nė njė mjedis tė mrekullushėm, por nė njė kontekst tė pėrditshėm, qė pėr ne mund tė ngjajė i rėndomtė. Po tė shohim rrėfimet e Kutelit qė kanė nė themel tė tyre fantastikėn dhe gjysmėfantastikėn bindemi qė rrėfimi fantastik i tij ėshtė, rrjedhimisht rrėfim i njė perceptimi qė ēon nė mėdyshje[8].

Tregimi:“Rinė Katerinėza” i shkon mjaft mirė pėrshtat kėtij pėrshkrimi tė pėrgjithshėm tė gjinisė fantastike. Ėshtė pjesa mė e madhe e dallimeve mes “dy botėve” qė shkaktojnė ngurrim tek tė dy protagonistėt e pėrqafuar para varrit tė hapur:

“Si do qė ta lidhim besėn, moj ftujza ime? A vjen ti nė atė jetė, a tė vij unė kėtunė? Pėr kėtu ta lidhim besėn, o im zot! Dhe u ngritėn edhe lidhėn besėn, aty nė varri i s’ėmės, ndenė dritėn e zonjės Hėnė. E askush s’duhej tė dinte besėn, e martesės sė tyre!”[9].

Dhe tė Tat Tanushi kur pėrshkruan fytyrėn e Kalijes ndodh proēesi i ngurrimit: “Sepse fytyra e saj vishej nė njė pah drite si dritė e henės mbi ujė. Po drita e henės ėshtė pa jetė, kur se drita qė mbulonte fytyrėn e Kalijes ish e gjallė. Ajo kish po nė atė kohė edhe bukurinė e tė vdekurit edhe tė tė gjallit” [10].

Ngurrim kemi edhe tė protagonisti i tregimit: “Qysh e gjeti ago Jakupi rrugėn e zotit”, po nėpėrmjet njė gjendjeje ndėrdyzashi: “Sikur nuk ishte as ditė, as natė - njė gjė e pėrzjerė - e sikur Ago Jakupi ngitej pėr nė mal, aty nga udha e vreshtave. Ish si patė qėnė dje e nuk ish si dje - se tjatėr dritė kish bota. Ecte edhe dėgjonte ay vetė ēapet e veta: bumb, bumb, bumb!”[11].

Edhe karakteristika tė tjera tė tekstit, e afrojnė rrėfimin kutelian me gjininė fantastike nė pėrgjithėsi. Pėr mėnyrėn si trajtohet materiali, fantastikja na kujton Gogolin, tek i cili shpesh nxjerr kryet, rėndom njė fantastike qesharake a tragjike njėkohėsisht e pėrrallave, e besimeve popullore. I shpeshtė si figurė nė tekstet e Gogolit siė e kemi thėnė mė sipėr ėshtė djalli. Djalli i tregimeve tė tij ėshtė edhe ky qesharak e pėrrallor, por ka edhe dobėsi e vese njėrėzore[12].

“Ndėrkaq djalli iu afrua me ngadalė hėnės dhe u mat ta zgjaste dorėn qė ta kapte, por menjėherė e tėrhoqi sikur t’i ishte djegur; atėherė u fryu gishtėrinjve, zuri tė tunde kėmbėt dhe u hodh fluturimthi nga ana tjetėr; pastaj prapė u largua dhe e tėrhoqi dorėn. Por, edhe pse nuk po i shkonte mbarė puna, djalli dinak nuk i la prapėsitė”[13].

Kėto tekste shfaqin njė prirje tė theksuar drejt alegorisė, por qė nuk bėhet asnjėherė shumė e fortė, sepse ato ruajnė edhe elementėt qė vijnė nga burimet folklorike, duke e bėrė gjithsesi tė thjeshtė dhe tė kuptueshėm tekstin. Ka raste qė nė kundėrvėnien mes tė mirės dhe tė keqes, sipas Plasarit na bėnė qė tė na lind pyetja mos kemi tė bėjmė me tregime moralizues, si nė rastet “Qysh e gjeti ago Jakupi rrugėn e zotit”, “Natė muaji Maj”, “I pasuri qė ish i varfėr fort”, por ėshtė pikėrisht elementi fantastik qė e bėn tekstin letrar dhe aspak didaktik. Edhe nga Gogoli fantastikja pėrdoret me mjeshtėri e me njė origjinalitet tė veėantė dhe tė rradhė. Ajo nuk qėndron jashtė jetės sė pėrditshme, por pėrzihet me tė, aq sa nuk e dallon ku ėshtė e vėrteta e ku nis trillimi.

“Kufoma tani qėndronte para tij nė tė njėjtin vend rrethi dhe ia kishte ngulur ata sy tė vdekur, qė kishin marrė njė ngjyrė tė gjelbėr. Seminaristi fėrgėlloi sytė dhe i shkuan morniėa nė tėrė trupin. Duke ulur sytė pėrmbi libėr, zuri t’i lexonte lutjet mė zė mė tė lartė dhe dėgjoi qė kufoma prapė kėrėellite dhėmbėt dhe zgjati krahėt pėr ta kapur”[14]. Nė rrėfimet e Kutelit veēohen shkallė - shkallė fanitjet e mbinatyreshme, tė zakonshme pėr tregimin fantastik: vegimi i Ago Jakupit realizohet nė tri shkallė tė njėpasnjėshme tė pasuara nga tri “zgjime”.: “Agai u zgjua pėr tė tretėn herė, po nuk u zgjua mirė se ėndrra vazhdoi. Sikur ecte nė njė vapė tė madhe, nė njė rrugė pa hije edhe i digjej shpirti pėr njė pikė ujė. Edhe vuante e gulēonte si jo mė keq, sikur kish kaluar mbi supe qoftėlargun”[15].

Edhe tek tregimi “I pasuri qė ishte i varfėr fort” protagonisti, pėrpara se atij t’i shfaqej vegimi fle dhe zgjohet plot tri herė.

“Fjeti edhe u zgjua, fjeti edhe u zgjua - tri herė rrjesht - pastaj fjeti mė thellė, sepse trupi i tij ish i lodhur sė tepėrmi edhe mendja e robėtuar me kamje e skamje e me sterra pėr ujė”[16]. Ndodh, qė rrėfimtari tė jetė edhe vetė i pranishėm brenda historisė qė rrėfen, si tek rrėfimi “Pėrtej valėve tė kohės”, e cila e lehtėson integrimin e lexuesit nė universin e subjektit. Sipas Plasarit, aludimet pėr tė panatyrshmėn gjenden tė shpėrndara gjithė andej, rrėfime tė tilla shėrbejnė si dekor qė na parapėrgatisin pėr pranimin e tyre: “Frushullime gjethėsh, zhurmėrima krojesh, zėnie apo fanitje tė bėfta tė hėnės, klithma shpresrie, gjurmė, vaj ulliri, mjalt blete, dru qiparisi etj”[17].

“Tė lugetėrit e fshatit tim” dhe “Kryengritje pėr lugat” Kuteli e mbart kėtė “ghost story” mbi tone sė shumti humoristike, pa e zhvendosur nga qendra elementin fantastik.

“Tani askush nuk ēante kokėn pėr tė vaditur misrat vetė zoti edhe njerėzia rrinin tė shkujdesur nė Ēuka. Rrinin nė Ēuka duke pirė duhan e duke folur - ujeme - jo pėr njė lugat qė kish dalė nė Osnat, jo pėr njė gur qė kish rėnė nga qielli mbi Shėmbitrin e Pevelanit e jo pėr njė gjarpėr qė kish dalė e kish folur se iu afrua fundi botės. Gjurma e gjarpėrit, dukej nė gjithė fletėt e trėndafilit tė vendit”[18]. Tė kėto rrėfime (po edhe tė tė tjera) mungesa rreth sė cilės na end fantazia e rrėfimtarit shndėrrohet nė prani. Bėhet fjalė vėrtetė pėr lugetėr, tė cilėt nė rrėfime kanė veēoritė e letėrsisė gojore: veprojnė si personazhe tė mirėfilltė, takojnė njerėz rrugėve (sidomos, natėn) dhe kuvendojnė me ta, i ngulin nė sy bashkėbiseduėsve “dy flakė bojė - bojė, me nga gjashtė qoshe”, ndezin duhan me eshkė e masat, thyejnė qeramidhe, pėrmbysin bute, derdhin drithė e prishin qumėsht; ata gėrvallen, thėrrmojnė xhama, godasin me shukreta, hyjnė nė qymezė e u kthejnė kokėn pulave, pegerin krojtė e fshatit, u vėnė zjarr mullarėve etj.: “E sa ishin mbledhur aty ne streha mbetėn pa frymė, si kufoma. Deshėn tė ngrihen e s’ ngriheshin dot, deshėn tė thėrresin e s’ thėrrisnin dot, se kėmbė – gojė e dorė bashkė ua zaptoi lugati. Flaka ndenj sa ndenj kėshtu, pastaj u hepua e u ngrit lart. Njė e pa majė ēatisė, njė majė plepit… E si iku lugait, mezi muar shpirt e u ngritėn nga vendi e u kyėitėn nėpėr sėpi. E sikush gjeti atje gjurmėt e lugatit: kujt Iikish derdhur butet, kujt drithėt, kujt qumėshtin”[19].

Pjesa tjetėr e personazheve tė kėsaj galerie fantastike kalojnė pėrseri nė “kėtė botė” nga dashuria: kirolloj vjen pėr t’iu pėrgjigjur thirrjes sė njė vashe (Rinė Katerinėza ); Zef Shabani kthehet “nga malli i Dafinės” (Letrat e ndajnatės); edhe vasha linjė bardhė tė katjelit tė moėėm, sė cilės rrėfimtari ia ndjen mbi ballė “dorėn e brylltė”, prej njė ndjenjė tė tillė kthehet. Tė gjitha kėto pėrshkrime si prani tė gjalla, me detaje qė ne i dallojmė mirė si, pėr shembull, ndonjėrit petkave u vijnė “era myk”, fytyrėn e ka “tė tretur”, sytė “tė thelluar”.

“Sa i tretur je, o im zot. Rrobat tė kanė marrė myk, fytyra tė ėshtė tretur edhe sytė thelluar - po je kaq i ėmbėl e tė dua kaq fort sa s’dua tė ndahemi kurrė!”[20]. Apo njė tjetėri “i shkon drita tejpėrtej nėpėr trup” dhe bie pak si era dhč e myk.

“Tė tjerėt nuk e vinin fort re, se ata kishin gazin e tyre, po ky zot i dasmės e rrihte mendjen si belcat nė dėrstilė nė e kish parė a nė s’e kish parė kėtė dasmor qė i shkonte drita tejpėrtej nėpėr trup e qė binte pak si erė dhč e myk”[21]. Prandaj t’u kthehemi mė mirė konsideratave tė Martin Camajt e tė kujtojmė se, nė rastin kur e pranojmė qė ky shkrimtar “nuk i pėrket asnjė rryme letrare plotėsisht” apo “mbetėt mik tri ditėsh”, vetėm pėr kalim, kudo tė vendosėt mbrenda kallepit tė-izmave”, kjo jo vetėm nuk na pengon, por na vjen nė ndihmė pėr tė vėnė re se lidhjet e Kutelit me tregimin fantastik aq tė theksuara janė, sa domosdoshmėrisht i bėjnė sfidė realizmit, sė paku njė realizmi nė kuptimin e tij klasik. Po tė pranojmė parimin sipas tė cilit mekanizmi i fshehtė i llojit fantastik qėndron, nė ngurrimin e shkaktuar mes njė universi (imagjinar) tė mrekullueshėm, atėherė mund tė pranojmė atė qė shprehet Todorovi, se tė letėrsia fantastike duhet tė shohim njė fushė tė ngushtė, por tė previligjuar nisur prej sė cilės mund tė nxjerrim hipoteza qė lidhen me letėrsinė nė pėrgjithėsi. Kuteli na paraqitet si njė krijues qė e paska kuptuar qysh herėt (nė vitet ’20, kur janė filluar, pėr shembull, “I vdekuri dhe i gjalli”, “Rinė Katerinėza” etj), sė realizmi tė largon nė letėrsi nga realiteti. Ai mund tė ngjasojė sikur ka kaluar nėpėr njė pėrvojė “realiste”, por kjo nuk i ka shėrbyer vetėm sė pėr tė dėshmuar, qė realitetin shkrimtari mund ta gjejė vetėm nėpėrmjet rrugėve tė fantazisė.

Tek e rilexojmė prozėn tregimtare tė Kutelit, njė nga mėsimet qė prej saj mund tė nxėmė ėshtė sė trillimi nuk ėshtė i lirė. Trillimi duket i caktuar pėr tė na shpėrfaqur realen; tė kujtojmė, si shembuj, vegime qė kryejnė kėtė detyrė tė rrėfimet: “Qysh i gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit”, “Pėrtej valėve tė kohės”, “I pasuri qė ish i varfėr fort”[22].

“Zgjati pastaj dorėn - njė dorė tė thatė e leshtore, (dorė dreqi) - edhe e kapi dreqin dhe e flaku nė zjarr e tym, sa ky lebetit me tmerr tė madh. Ti nė vend tė mė sjellėsh njėrez mi merr (Ti s’je pėr mua, se rreh tė bėhesh ėngjell i bardhė! Edhe bjeri t’i biem, sa dridhej shpella gjithė, se bashku me maėokėt e me bufėt qė ishim brenda”[23]. Fantazia nuk ka vlerė tjetėr veēse kur krijon diēka reale.: ”Dalngadal-e-dalngadal sikur prej qenies sė sotme filloj tė ngrihet njė lloj mbulese e imėt e endur prej valėve tė kohės. Kjo na i ngjante njė pelhure qė u hepua e u firos nė mugėtirė. Atėherė valėt e dheut e tė lėndinave, tė derdhura mi mure e gure, se u tėrhoqnė menjanė sipas njė urdhėrate, edhe, sa tė mbyllėsh e sa tė hapėsh sytė, tė gjitha ndėrtesat e moēme u rritnė sikush nė vend tė vet. Tani Katjeli, ky fshat i bukur i Zotit Nikoll Branes, m’u faneps ashtu sikundėrse pat qėnė katėr-a-pesė breza mė parė”[24].

“Jeta - shkruante bashkėkohėsi i shkrimtarit tonė, J.Pirandelo, - pėr tė gjitha absurditetet e paftyra, me tė cilat shyqyr Zotit ėshtė plot, ka privilegjin e pamuar qė tė mos ia kėtė nevojen asaj besueshmėrie sė cilės arti ėshtė i detyruar t’i bindet.” Absurditetet e jetės kanė nevojė tė duken tė besueshme ngaqė janė tė vėrteta, nė kundėrshtim me ato tė artit qė, pėr t’u dukur tė vėrteta, kanė nevojė tė jenė tė besueshme qė njė shkrimtar si Kuteli e ka pasė njohur mirė njė paradoks tė tillė, mund tė na e vėrtetojė kėtė edhe fragmenti i mėposhtėm, larg tė qenit njė trillm, meton tė jetė njė regjistrim besnik realiteti nė Testamentin qė shkrimtari i la gruas sė tij: “Mendjen e kam tė turbullt nga pagjumėsia, nga ėndrrat e kėqija. Sikur mė ndiqnin gjermanėt, qė tė mė varnin. Iknja me vrap, hynja nė gropa e puse, dilnja prapė”[25].

“Ata mė ndiqnin. Ment mė kapnin. Iknja pėrsėri. Nė njė ēast u gjende edhe ti pranė meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamė. Fundja, u gjenda i ndjekur nga njerėzit tanė. Prapė gropa, puse, gremina. Sikur isha nė Berat, nėn Kala. Nė njė strehė tė Kalasė, pranė Kishės. Mė tej nė Fier. Kisha shpėtuar nga ndjekjet dhe kėrkonja ndonjė shtėpi pėr t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur. Dikush me thirri: “Qėndro, Dhimitri! Tė zumė! “Mė rrethuan, mė zunė dhe po me shpinin tė me vrisnin. Unė qeshnja. Kisha qejf tė mė vrisnin… Dhe ja, u gjenda nė burg. Shumė njerėz. Midis tyre Sofo Ēomora, qė ka vdekur. Mė shikonte mė dhembje. “Si u bė kėshtu, o Pasko? Ē’ ke bėrė? - S’e di. -Shiko kėtu. Dhe mė dha ca shkresa tė shkruajtura bukur: njė akt akuze dhe ca lidhje tė tjera. Mė quanin “bejtexhi”. Mė thoshin se kisha bėrė njė vjershė pėr glyren me rima italiane. Pashė Andrean. I ardhi keq. U vendos tė mė vrasin. Prapė u gėzova. Fundja, do vdes – thashė. --- Do shpėtoj. Do lodhem. Jeta ime ka qėnė shumė e turbullt, e ngartėrruar, e mire dhe e keqe. Sa mirė, qė mbaroi”[26].

Testamenti letrar i Kutelit adresuar gruas dhe fėmijve ėshtė teksti mė i dhembshėm i tij qė i kapėrthur situatat e fundjetės nė njė gjendje ku meditohet pėr vdekjėn, madje si nė ėndėrr tė llahtarshme pėrvijohen sė bashku: vetmia, dhembja, haluēinacioni, ikja, vuajtja, ndjekja, tradhėtia, vrasja…

Ky Testament e kuptimson poetikisht e pėrjetėsisht kohėn e dhembjes krijuese, jetėsore, ekzistenciale tė shkrimtarit nė ēastin me pėrfytyrorė tė vdekjesimit. Ėshtė njė dialogim i habitshėm nė raportin: ego - interego, nė kacafytje tė pėrthellė me jetė - vdekjen, ku zatetėt emocioni dhe arsyeja pėrbrenda ritualit tė pagjumėsisė apo tė ėndrrave tė liga, herėn tjetėr. Testamenti i tij ėshtė njė alegori e fortė pėr absurditetin jetėsor, njerėzor, shoqėror, por edhe letrar nė kohėn kur ėshtė shkruar. Edhe pse e vijėzon edhe tė kaluarėn e shkrimtarit, domėthenia letrare e kritike e tij pėrqėndrohet nė njė kohė tė pėrjetuar me aktivizimin e njė akti qėllimor si porosi, amanet pėr gruan, pėr fėmijet, pėr rrethin, edhe atėherė kur gėrshetohėn faktet letrare me tė ndodhurit jetėsore. Hetimi i botės fantastike tė njė shkrimtari ėshtė posaēėrisht i frytshėm, jo vetėm pėr tė zbuluar parametrat sociologjike tė gjinive letrare, po edhe pėr tė kontrolluar pikat e takimit mes shkrimit dhe leximit. Sepse nga koncemtimi i ri, i reales i nxjerr letėrsisė moderne disa prej energjive tė saj me tė mira; sė kėndejmi Kuteli ka nxjerrė pjesėn ndofta me tė realizuar tė veprės sė tij. Ajo ēka e “pėshtjellon’’ letėrsinė nuk ėshtė fantazia nė vetvetė. Ėshtė ai pezmatim i subjektivitetit qė pėrbėn njė nga simptomat e krizės sė pėrgjithshmė tė qytetėrimit - dhe tė letėrsisė brenda tij.

Pėrshtypja e krijuar gjer mė sot nga kritika rreth krijimtrarisė sė Mitrush Kutelit, ka qėnė ajo e njė artisti tė qetė, tė lidhur qė nė embrion me mitren e folklorit, lidhje qė nuk iu nda gjatė gjithė jetės; ajo e njė prozatori qė kėnaqet duke thėnė e rithėnė, si njė plakush pranė vatrės, historitė e fshatit tė tij tė paharruar, qė kalimi i kohės ia kishte veshur nė fantazi me tisin laryshan tė pėrrallave e tė legjendave, ajo e njė mjeshtri tė rradhė tė gjuhės qė tė lė gojė hapur me pasurinė e leksikut, me bollekun e frazeologjisė popullore, me muzikalitetin e ėmbėl, me tė cilin ishte nė gjendje tė pėshtillte ēdo fjalė e ēdo frazė, tė gjitha kėto janė patjetėr, tė vėrteta.

Aurel Plasari na zbulon nė librin e tij njė Mitrush Kuteli tjetėr, tė ri, tė panjohur mė parė prej nesh, njė Kutel qė shpėrthen kornizat nė tė ēilat, me dashje e pa dashje, ne ishim mėsuar ta mbyllnim deri me sot[27].

Veprat e tij ishin “me tė pranushme’’ si rrėfimet, “E madhe ėshtė gjama e mėkatit’’, “I vdekuri dhe i gjalli’’, “Rinė Katerinėza’’, “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit’’, “Kryengritje pėr lugat’’, “I pasuri qė ish i varfėr fort’’. Kuteli u pėrpoq, tė bėnte “tė dukshmėn tė padukshme.”

“Agai fjeti edhe pa, njė ėndėrr tė dytė: Ecte, gjithė rrugės sė vreshtave edhe dėgjonte ēapet e veta bumb-bumb-bumb. I doli prapė nė tė bardha me kėrrabė nė dorė edhe i tha: - O ago Jakup, o ago Jakup, bėj mirė e mbushe kėtė thes me dhe. Nisi tė tė mbushe thesin. Dheu ish i fortė edhe agai u lodh e nisi tė gulēojė. Po pėr tė mbushur, e mbushi”[28].

Ai pėrpiqet tė depertojė nė misterin e jetės, misterin qė ndan jetėn nga mosjeta, tė ēilat pėrbejnė nė fund tė fundit njė entitet (njesi) tė vetėm, “realitetin’’ e vėrtetė tė qenies. Aurel Plasari e shqyrton Kutelin si “shkrimtar fantastik”, si rrėfimtar nė kėrkim tė hyjnisė. Nė rrėfimet mė tė arrira tė Mitrush Kutelit, tema qėndrore ėshtė jeta e fshatit shqiptar nė tė kaluarėn, pozita e mjeruar e fshatarit, shtypja dhe padrejtėsitė qė rėndonin mbi kurrizin e tij, plagėt e mėdha shoqėrore”[29].

Merita kryesore e shkrimtarit qėndron nė faktin se duke treguar pėr kėtė kohė tė errėt e tė pėrbindshme, ai afirmon qėndresėn e paepur tė fshatarve, si tipari zotėrues i tyre. Sipas Belinskit, “gjithēka qė mund tė kėtė tė bukur natyra, gjithēka qė mund tė tėrheqė jeta fshatarake e njerėzve tė thjeshtė, gjithēka origjinale, tipike qė mund tė kėtė njė popull, shkėlqen me lule tė shumėngjyrta nė kėto ėndėrrime tė para poetike tė z.Gogol”[30].

Populli qėndron nė bazė tė metodės krijuese tė tyre. Tregimet e Gogolit, Turgenievit si dhe tė Kutelit i karakterizonjė kėto veēori: janė tė thjeshta, tė zakonshme, tė vėrteta, tė natyrshme, origjinale, tė reja. Veēantinė e autorve e gjejmė tek e zakonshmja, tė ajo qė bejnė njėrezit nė jetėn e pėrditshme pa zbukurime, pa ndryshime. Nė vepėr s’ka efekte, s’ka skena, s’ka stolisje dramatike gjithēka ėshtė e thjeshtė dhe e kapshme. Rrethanat janė tė zakonshme, ato duken tė njohura pėr lexuesin e kohės sė tij, por edhe pėr lexuesin e kohėve tė tjera. Roli i lexuesit ėshtė i njėjtė si tė Kuteli, Gogoli dhe Turgenievi hapėsira qė i lihet lexuesit pėr interpretim ėshtė subjektive.

“Pas tre ditėsh Xheladin Benė e kallen nė varr. Xhixhi – hanemi mori ē’mori e u kthye, me karvan e suvarinj, nė pashallekun e babait. Ēifligjet i shiti mė vonė. Po Gurija ē’u bė? Ku ta dish?”[31].

Lexuesi i sotėm arrin tė futet kaq mirė nė kėtė ambjent sa mund t’i plotėsoj ato me tipare tė tjera. Kjo do tė thotė se vendosin marrėdhėnje intime me veprėn dhe lexuesin. Tregimit “Mbrėmjet nė njė fshat afėr Dikankės” janė njė tablo e tėrė e plotė e jetės shtėpiake tė popullit, e gėzimeve tė vogla, e hidhėrimeve tė vogla tė tij, ndėr tė parėt qė u mrekullua prej tyre ishte Pushkini, poeti i madh i Rusisė i shek 19, i cili ishte edhe ndėr tė parėt qė zbuloi talentin e Gogolit. “Ja njė gaz i vėrtetė, i sinqertė - shkruante ai lidhur me kėto tregime, - pa poza, i shpenguar, i natyrshėm, qė na bėri tė qeshim ne, qė s’kishim qeshur qė nga koha e Fonvizinit”.

Hakmarrjen e gjejmė tė pėrshkruar nė dy tregime tė dy autorve siė ėshtė hakmarrja tė tregimi “Gjomomadhė e Gjatollinj” ėshtė si njė legjende mbi trimėrinė fshatare, legjendė pėr njėrezit tė fortė, qė e kanė trimėrinė, “siē ka zogu erėn e peshku ujin”.

“Gjonomadhėt e kishin trimėrinė, si t’ju them unė i mjeri, gjėkafshė qė nuk veēohet dot nga burri, sindozot se nuk veēohet mishi nga thoji. E kishin, them, tė tyren, siē e ka zogu erėn e peshku ujin”[32]. Kur luftonin Gjonomadhėt me Gjatollinjt, na tregon autori, dukej sikur luftonin mbreti me mbret. Ishte njė ndeshje e madhe, e papėrmbajtur, qė hidhte nė luftė tė gjitha forcat njėrezore e shkelte mbi ēdo arsyje tė shėndoshė. Dashuria qė nis nga fundi i rrėfimit ėshtė nė tė vėrtetė triumfi i mendimit tė ri. Nė vijat kryesore tė rrėfimit autori mban njė qėndrim tė shėndoshė, pohon njė ide tė drejtė, pėrpiqet pėr njė konceptim tė jetės sa mė afėr tė vėrtetės, por mėnyra romantike e tė shkruarit, pėrshkrimet vende - vende tė ekzaltuara tė hakmarrjes, njėfare nostalgjie qė ndihet aty kėtu, e bejnė veprėn deri diku sikur autori pa dashur pėrligj trimėrinė e dy fiseve nė luftė me njėri - tjetrin, ai sikur mė kėtė do tė thotė se dhe kjo trimėri nė kohėn e vet ka bukurinė e saj. “Nė prozėn tregimtare tė Kutelit gjejmė tė paraqitur artistikisht shumė anė tė botės shqiptare: jetėn e gjallė, psikologjinė, mentalitetet, zakonet, atmosferėn, deri dhe peisazhin dhe intonacionet e tė folurit. Nė mėnyrė tė veēantė, njė pasqyrim tė begatė ka gjetur Pogradeci dhe malėsia e Mokrės. Fabula e rrėfimeve tė Kutelit zakonisht ėshtė e thjeshtė, pa koklavitje tė mėdha. Karakteristike pėr tė ėshtė aftėsia e rrallė e tė rrėfyerit, mėnyra origjinale e tregimit”[33]. Me tė drejtė, veēoria kryesore e prozės sė tij ėshtė parė tė gjerėsia e tė rrėfyerit. “Rrėfimet e Kutelit shquhen pėr njė begati tė madhe leksikore dhe sintaktike”[34]. Hakmarrja e tmerrshme pėrbėn tani njė ēift me Taras Bulbėn, dhe tė dy kėto tablo tė mėdha tregojnė se sa lart mund tė ngrihet talenti i z. Gogol, thotė Belinski. Gogoli merr anėn e Taras Bulbės, qė nuk ngurroi tė vrasė tė birin, i cili pėr hir tė dashurisė u bashkua me armiqtė. “Unė ta dhash jetėn unė kam tė drejtė tė ta marr!”. Por vetė Tarasi nuk ligėshtohet asnjė grimė, kur e djegin nė turren e druve. Ai ėshtė i bindur se me flijimin e tij bėn detyren sublime, qė duhet ta bejė ēdo njėri i tokės sė vet. Tė tregimi “Manteli” i Gogolit gjatė novelės ka qenė grotesku i vėrtetė fantastik, i pėrcjellė si lojė me realitetin; kėtu rrėfimi pulson nė botėn e fakteve e tė pėrfytyrimeve mė tė zakonta, porse gjithēka traktohet nė stilin e lojės me fantastikėn. Ky ėshtė njė mashtrim i ri, truk i groteskut tė pėrkundėrt: “fantaza befas hodhi sytė pėrrotull dhe duke ndalur pyeti: ē’do kėtu? dhe tundi njė grusht tė tillė, qė as ndėr tė gjallėt s’bėn vaki. Kalimtari tha hiē dhe u kthye mbrapsht. Megjithatė, fantazma qė shumė mė shtatlartė, mbante njė palė mustaqe tė stėrmėdha dhe, duke shtrirė hapat, siē u pa, drejt urės sė Obuhovit, humbi krejtėsisht nė errėsirė”[35].

Gogoli ka sugjeruar : “Po kush e pėrfytyronte, se kėtu ende nuk janė thėnė tė gjitha pėr Akakij Akakieviēin, qė qėnkesh thėnė tė jetojė bujshėm edhe disa ditė pas vdekjes sė tij, si tė thuash, nė shpėrbėlim tė asaj jete tė pa vėnė re prej askujt. Por kėshtu ka ngjarė, dhe histori - zeza jonė papritmas merr njė fund fantastik”. Nė tė vėrtetė, ky fund nuk ėshtė aspak me jo fantastik dhe romantik, se sa gjithė novela. P. V. Annenkov na kallėzon pėr tė : “Ai thoshte se pėr suksesin e njė novele dhe nė pėrgjithėsi tė njė tregimi, mjafton qė autori tė pėrshkruajė njė dhomė apo njė rrugė tė njohur. Nė letrėn drejtuar Pushkinit Gogoli shkruan: “Kini mirėsinė, jepmeni njė farė syzheti, qoftė ndonjė gjė qesharake apo jo qesharake, por qė tė jetė anekdotė e kulluar ruse… Kini mirėsinė, jepmeni njė syzhet; do tė kėtė frymėn e komedisė prej pesė aktesh, dhe ju betohem, ka pėr tė qenė me qesharake se djalli!”. Nga ana tjetėr Gogoli dhe Turgenievi dallohet pėr njė mėnyrė tė veēantė nė leximin e gjėrave tė tij, sikundėr na dėshmojnė shumė bashkėkohas tė tyre. Mund tė veēojmė dy metoda nė leximin e tij ose deklamimin patetik kėngėtues, ose aftėsinė e posaēme lojacke tė rrėfimit mimik, pa ndėrkaluar asnjėherė, siē na rrėfen I. S. Panajevit, sesi Gogoli i mahniti gjithė tė pranishmit, duke kaluar drejpėrdrejti nga kuvendimi nė lojė, kėshtu qė nė fillim ndėrhundja e tij dhe frazat personale qenė paanuar si tė vėrteta reale. Knjaz D. A. Obolenskij ndėrmend: “Gogoli lexonte nė mėnyrė mjeshtėrore: nuk qenė vetėm fjalėt qė i shqiptonte kuptueshėm, por, duke ndėrruar shpesh intonacionin e ligjerimit, ai i dha larushi dhe i bėri dėgjuesit tė pėrvetėsonin nuancat mė tė imta tė mendimit. I. I. Panajev e pėrkufizon leximin e Gogolit kėshtu: “Gogoli lexonte nė mėnyrė tė papėrsėritshme. Madje diktimi shndėrrohej tek Gogoli dhe Turgenievi nė njė lloj tė veēantė deklamimi.

Kėto tė gjitha sė bashku dėftenjė se themeli i tekstit gogolian dhe turgenian ėshtė rrėfimi. Dinamika e vėrtetė, e tok me tė dhe kompozicioni i veprave tė tij, qėndron nė ndėrtimin e rrėfimit, nė lojėn e gjuhės. Personazhet e tij kanė paza tė ngrira. Me personazhet e tij kryesore tė “Manteli”, Gogoli jep tė flitet shumė pak, dhe, si gjithėherė tė ai, ligjerata e tyre ėshtė formėsuar nė njė mėnyrė tė posaēme, kėshtu pa i marrė parasysh dallimet individuale, kjo ligjeratė asnjėherė nuk ngjall pėrshtypjen e ligjerimit jetėsor. Ligjetata e Akakij Akakijeviėit ndėrkallet nė sistemin e pėrgjithshėm tė ligjerimit tingullor gogolian dhe mimikės sė artikulimit. E kėrkuar ėshtė edhe ligjerata personale e Gogolit - rrėfimi i tij. Tė “Manteli” ky rrėfim ėshtė stilizuar sipas njė shkujdesje tė veēantė, njė derdėllitje naive. Krejt pavullnetshėm kėrcejnė detajet e “panevojshme”:

“nė krahun e djadhtė qėndronte kumbari, njė njeri i mrekullushėm, Ivan Ivanoviē Jeroshkin qė shėrbente si kryetar tryeze nė senat, dhe kumbara, gruaja e njė oficeri tė lartė, grua virtytesh tė rralla, Ariana Semjonovna Bjellobrjushkova”[36].

Nė anekdotėn mbi nėpunėsin Gogoli pati ēmuar pikėrisht kėtė kufijėzim fantastik, pėrbėrjen e pėrmbyllet tė mendimeve, ndjenjave dhe dėshirave, nė sinoret e ngushta tė sė cilės artisti ėshtė i lirė tė pėrzmadhojė detajet dhe tė thyejė propocionet e zakonshme tė botės. Kėtu nuk ėshtė fjala aspak pėr “kotėsinė e Akakij Akakieviēit dhe as pėr predikimin e “humanizmit” ndaj vėllait tė vogėl, porse nė faktin se, duke gardhuar gjithė sferėn e rrėfimit prej realitetit tė madh, Gogoli mund tė bashkojė tė pabashkuarėn, tė pėrzmadhojė tė voglėn dhe tė shkurtojė tė madhėn - me njė fjalė, ai mund tė lozė me tė gjitha normat dhe ligjėsitė e jetės reale shpirtėrore. Bota e Akakij Akakijeviēit nuk ėshtė e kotėsishme, bota e tij ishte fantastikisht e pėrmbyllur[37].

5. 2 Truku artistik i hiperbolizimit dhe animizmit

Nė objektin e artit Kuteli pėrfshinte, pėrveē dukurive tė rėndomta tė realitetit objektiv, edhe invencionet e konvencionet artistike (simbole, aludime, hiperbola, groteskun), produktet e fantazisė e tė imagjinatės, madje paragjykime, iluzione, bestytni, ėndrra e dukuri tė tjera, qė e zgjerojnė konceptin e realiteti, e objektit tė letėrsisė artistike. Nė kėtė kuptim, kur Kuteli sajon tregime me lugetėr e fantazma, me hiperbolizime groteske e me trillime pėrrallore, me paragjykime e bestytni, kjo nuk mund tė shikohet e tė vlerėsohet si largim nga realiteti, nga problemet sociale tė kohės, si varfėrim i pėrmbajtjes sociale tė artit, si largim nga realizmi, pra si kufizim[38].

Nė stilin grotesk, nė hiperbolizimet groteske tė Kutelit duket jo vetėm pasuria e figuracionit grotesk popullor, por edhe forca krijuese imagjinative poetike e artistit mjeshtėr. Duam tė sjellim njė varg figurash tė hiperbolizmit grotesk, qė dėshmojnė kėtė tipar thelbėsor tė stilit tė mėvetshėm kuteljan: “Hajtujt fėrshėllenin e ulėrinin sikur tė ishin mbushur me mijėra lugetėr tė dalė nga varret e ngrira a s’di qė ku”, “Me kėto vezme, pallaska e palcore, me kėto pisqolla me ēark brezit, me kėto jataganė, hedhur krahut dyfeqet e gjatė tė larta me argjend e flori, e ku je ti, more dridhej foshnja nė barkun e s’ėmės!”, “Rexhep Palla u rrėkėllye qė nė plumbin e parė, u zhgėrrye pėrdhe duke derdhur gjak nga goja, pėlliti si gomar, gjersa kafshoi gjuhėn e ngordhi”, “Shisheja e gjatė sa mund tė flinin dyzet pula njėra pranė tjetrės”, “Hija e trupit e hija e Shishanes shqisnin e thyheshin nėpėr ferra e driza”, “Tė gėrhiturit e kish mė tė fortė se buēima e pendės, tundeshin edhe minjtė kur e dėgjonin”, “Kemi ngrėnė bashkė njė karvan kripė”, “Pinte duhan me okė”, “E keq i helmuar ish sa sikur t’i bije me thikė, nuk do t’i dilte pikė gjak nga trupi, por vetėm vrer i zi”, “E na zu njė mall i madh, qė s’ka si thuhet”, “Nė mes tė kėtij lumi me vrer”, “Sa tė derdhėsh njė cigare duhan, e sa tė shkrepėsh me masat, u bė bota pus”, “Ja dha pastaj njė vetėtimė si gjarpėr dhe njė krismė si vrungulloi bota e tėrė, sikur lojtėn malet nga themeli”, “Zuri njė shi i rreptė, si litar gjemie”, “E nuk vinte njė vetė, po me shokė shumė, shkėmbinj e gurė sa tė deshe, qė tė merrnin mė qafė pa pyetur si e qysh”, “Valonte zjarr i madh, sa pėr tė djegur njė furrė nga ato tė mėdhatė”, “Foli me njė zė tė trashė si ariu i malit”, “Ato mustaqe tė egra si dėllinja”, “Kjo raki e malit, raki dardhe dy herė zier, na bėri ēakėrrqejf”, “Kishte pėr t’u pirė rakia me opinga (me opingė ore, pėr atė vakėf e mė thertė)”, “Bėrtiste e buēiste si ulku nė shkurt, qė i turret edhe njeriut”, “E kositnin si kositet bari, sa mbushej vendi plot kokė pa shapka e shapka pa kokė”, “Ai ishte i shumė si miza e s’mbrohej dot”, “Njė bullgar sa njė katallan, ēingel i zi, me sy tė skuqur si tė bollės”, “M’u rrėkėllye nėpėr tokė kjo kokė e prerė me sy tė hapur, trupi pa krye bėri dy tre ēape me dyfek nė dorė e me gjak si burmi, gjer nė shėmb”, “U rrėkėllye koka si kungull”, “E ē’darkė pėr dyzet veta, jo pėr dymbėdhjetė sa ishim ne”, “Burrė me kokėn nė tavan”, Deli grua sa njė plevicė”[39].

Edhe “Fshati im e pi rakinė” ėshtė njė nga rrėfimet piktoreske tė Kutelit, me ngjyra tė forta e me tone gazmore, kushtuar jetės e zakoneve fshatare. Ėshtė fjala pėr njė fshat tė krahinės sė vendlindjes, pėr tė cilin autori merr pėrsipėr tė tregojė pėr zakonin e tė pirit. Tregimi i tij ėshtė i shtruar, i kėndshėm, me humor. Flitet pėr fshatin qė s’di tjetėr veēse tė pijė, njė fshat dionisian, thua se prej andej tė ketė dalė perėndia e verės. Vepron nė tė hiperbola, trazuar me njė humor plot kripė, ironia e qesėndia fshatare dhe situatat komike e plot gaz. Problemet dhe hallet e ditės lihen anash dhe vendin e tyre e zėnė situata gazmore e skena gastronomike, rite zakonore dhe pėrshkrimi i portreteve tė burrave. Nė lidhje me hiperbilizmin nė studimin e tij Behar Gjoka, shkruan pėr hiperbolėn e gjendjes tek tregimi i Kutelit: “Fshati im e pi rakinė”[40].

- Hiperbolika e caqeve kohore, siē shprehet: “Qė nga djepi e gjer te varri”.

- Hiperbolika e ndjenjės qė vjen e befasishme nė frazėn: “Raki nėr gaze, raki nėr helme e gjithė raki midis helmesh e gazesh”.

- Hiperbolika e fantastikes sė skajshme, atėrerė kur rrėfen: “Njė raki e fortė e me damf sa i vdekur tė jeshė, ngrihesh nga varri”.

- Hiperbilika e tipikes, tek shkruan: “Kazan e shtėpi- shtėpi e kazan”.

- Hiperbolika ndėrkohore, kur thotė: - “Tė jeshė aty nė fshat dem-baba-dem, nga gjyshi e stėrgjyshi e mė tutje”.

- Hiperbolika karakterizues, ndėrsa formulon: “Se nxjerrin raki pėr syleshė, pėr truleshė e pėr lale lakuce”.

- Hiperbolika e trefishimit, siē ngjet: “Njė shlivė triherė-zjerė, bojė portokalle, erė borzilogu, qė sa e pi tė duket vetja kral e sikur fluturon pėrmbi Drin e gjer mbi Mal tė Thatė”.

- Hiperbolika e njėsimit, tek formulon: “I vogli e pi kupėn barabar me tė madhin; as dridhet, as shembet, as shėmtohet”.

- Hiperbolika e tjetėrsimit, sipas gjasės: “Se kėshtu e paska kjo e shkretė botė, helmi sjell gaz e gazi tjetėr gaz, gjer ta ngrysim e ne”.

- Hiperbolika e pafundme, kur thekson: “Nė tė qahet a kėndohet (njerėz jemi, ne tė mjerėt...) pi raki, pi raki, pi raki”.

- Hiperbolika e pazakontė, qė ndeshet: “Po ka ca kohė qė po na dehen edhe shpesėria”.

- Hiperbolika pėrtallėse ndėrsa fjaloset: “Se kjo e uruara raki s’qenke pak e mirė, po beter e mė tutje; si pėr njeri e pėr gomar”.

- Hiperbolika e portretizimit, teksa paraqet njė siluetė njeriu: “Me dy pagure tė mėdha qė i mbante nė brez si kobure karadaklli”.

- Hiperbolika e pėrtejme: “Vinin njerėzia e i vaditnin varrin me raki”, sepse ndarja ėshtė vazhdim i jetės.

- Hiperbolika e dalldisė, qė vjen kėshtu: “Ik rruga pėrpara tij, unjen e ngrihen shtėpitė, duke i bėrė temenara”, si pėr ta pėrmbyllur pėlhurėn e hiperbolizmit.

Animizmi ėshtė, nė kuptimin e ngushtė tė tij, doktrina e shpirtrave dhe nė sens tė gjerė tė fjalės, doktrina e qenieve shpirtėrore nė pėrgjithėsi. Fjala animizėm, e cila fillimisht u pėrdor pėr tė pėrshkruar njė sistem filozofik tė caktuar, duket se e ka marrė kuptimin aktual nga Tylor. Njerėzit primitivė thotė Freudi - e populluan botėn me qenie shpirtėrore tė panumėrta, si shpirtmira ashtu edhe tė liga; kėto shpirtra dhe demonė shikoheshin prej tyre si shkaqe tė fenomeneve natyrore dhe ata besonin se jo vetėm kafshėt dhe bimėt, por edhe objektet e pajeta tė botės merrnin jetė prej kėtyre shpitrave, ndėrsa duke marrė nė konsideratė mendimin e Wundt i cili deklaron se: “Ato janė produkti psikologjik i nevojshėm i njė ndėrgjegjėsimi mitformues”[41]. Shumė prej autorėve priren tė besojnė se kėto ide tė shpirtrave janė bėrthama fillestare e sistemit animistik, se fantazmat janė vetėm shpirtra qė u bėnė tė pavarur dhe se shpirtrat e kafshėve, bimėve dhe objekteve u ndėrtuan sipas modelit tė shpirtit njerėzor. Kėsisoj ne s’kemi pse ēuditemi kur tė mėsojmė se, dorė pėr dore me sistemin animistik, mori formė njė tėrėsi rregullash qė tregonin se si mund tė ruhet kontrolli mbi njerėzit, bishat dhe gjėrat ose mė mirė tė themi, mbi shpirtrat e tyre. Kėto rregulla, pėrmblidhen nėn termin magji. Nė studimin tonė themeli i magjisė ėshtė kaq i dukshėm, saqė tė tre shkrimtarėt qė janė nė shqyrtim e kanė identifikuar atė. “Shpirtrat dhe demonėt, janė vetėm projektime tė impulseve emocionale tė vetė njeriut”[42].

Maret-i, mendimi i tė cilit ėshtė i pasur dhe kompleks, e pranon religjionin si njė aparat qė rregullon jetėn shoqėrore dhe mundėson bashkėsitė e ndryshme njerėzore tė kapėrcejnė krizat e tyre dhe tensionet e brendshme. Shpirti ėshtė i ngjitur tek njeriu duke u nisur nga refleksionet qė ai bėn mbi gjumin dhe ėndrrat. Nė njė kėndvėshtrim tjerėr, vdekja ėshtė ajo qė shfaros trupin dhe i krijon mundėsinė shpirtit tė jetė i lirė nga burgu material shpirtėrat njerėzore tė tė ndjerėve udhėheqin jetėn e pasardhėsve tė tyre; shpirtėrat e botės bimore, e mineraleve, e kafshėve, e yjeve, etj., udhėheqin jetėn e mbarė botės. Pra, ideja se njeriu mbijeton, nė formėn e hijes a lugatit, ėshtė krejtėsisht e natyrshme. Mendojmė se ajo duhet t’i ketė paraprirė idesė mė tė pėrpunuar tė njė parimi qė do ta shpirtėzonte trupin si njė frymė: kjo frymė ėshtė ai vetė, i shpirtėzuar dalėngadalė nė shpirt (anima ose animus). Thelbi i kėsaj teorie ėshtė shpjegimi i fuqisė qė ka shpirti njerėzor mbi trupin. Midis asaj qė ėshtė e prekshme dhe e paprekshme, e rrokshme- e parrokshme. Mareti u pėrpoq tė shpjegonte se shpirti njė rol vendimtar[43].

Ėshtė e vėrtetė se nė vetvete, lugati i trupit do tė dukej i paaftė tė ndikonte mbi ngjarjet njerėzore, por megjithatė ndikon, sepse vjen si nevojė e njė veprimi tė vazhdueshėm qė ka sjellė besimin te mbijetesa.

Parimet e teorive animiste janė: Kėto teori kanė orientimet drejt mbinatyrores, inkoshientes, animistėt shikojnė shpirtin, anėn spirtuale, aty ku bota karteziane shikon tė vetėdijshmėn, anėn racionale. Animistėt nė veprat e tyre pranojnė ekzistencėn e njė pėrvoje tė dyfishtė tek njeriu. Kjo pėrvojė e dyfishtė tek njeriu ėshtė gjumi dhe vdekja. Produkti i njeriut gjatė gjumit janė ėndrrat. Njeriu i vjetėr i mistifikonte ėndrrat, ėndrrat e mira i lidhte me hyjnitė, ndėrsa ato tė kėqijat me demonėt, djallin. Ėndrra ėshtė njė lloj pėrralle dhe ėshtė njė pėrvojė, edhe vdekja ėshtė njė pėrvojė.

5. 3 Formulat magjike si komunikim i tabuzuar me demonėt

Pėrralla ėshtė zhaner me veēori tė theksuara artistike, nė pėrrallė pėrdorėt formulėsimet hyrėse dhe pėrmbyllėse. Bota e pėrrallės ėshtė unike e pėrbėrė nga kjo botė dhe ajo botė (bota tjetėr). Kalimi prej njėrės nė tjetrėn bėhet pa vėshtirėsi, sepse ”personazhet migrojnė”[44]. Kuteli i ndėrtonte me vetėdije tregimet e rrėfenjat sipas principit e formulės sė fillimit dhe tė mbylljės sė pėrrallave (Qė dhe s’ qe”; “Ishte dhe nuk ishte”; “As pėrrallė s’ju rrėfeva, po desha e ju gėnjeva”; “Atje qeshė e kėtu arēė”; njė tė vėrtetė s’e thashė”), formula qė theksojnė karakterin konvencionalo-artistik tė pėrmbajtjės sė tyre[45].

Ndryshe nga pėrrallat, qė i pėrcjellin kėto formula nė fillim e nė mbyllje, domethėnė jashtė subjektit tė mirėfilltė, si kornizė tė tij Kuteli pėrdor kuptimin e kėtij ”ēelėsi” tė informacionit artistik tė tregimeve tė pėrrallave popullore, duke u shkrirė nė gjithė strukturėn e brendshme tė subjekteve sipas natyrės specifike tė letėrsisė sė kultivuar.

Pėr djallin pėrdorėn kėto formula ose eufemizma si: qoftėlargu, larg kėtej, i mallkuar, i paudhė. Ato shprehin marrėdhėniet e njerėzve, vetitė morale, sjelljen nė shoqėri, virtytet, veset: ”Agai u zgjua po nuk u zgjua mirė se ėndrra vazhdoi. Sikur cēte nė njė vapė tė madhe, nė njė rrugė pa hije edhe i digjej shpirti pėr njė pikė ujė. Edhe vuante e gulēonte si jo mė keq, sikur kish kaluar mbi supe qoftėlargun”[46].

”sikur mė shpinte qoftėlargu”, ”Vetėm Arapi, si mė i paudhi i tė paudhėve”, ”Sikur kish dalė qoftėlargu me shokė nėpėr rrugėt e fshatit”, ”Qė aty bėri nga gropa e Qoftėlargut”, ”Qoftėlargu kėrkon gjak njeriu”, ”edhe tashti tė vulosi qoftėlargu”, ”Tė pyes tashti ty, o ēun’ i Qipros, a do pish ujė nga qoftėlargu”, ”ndėr tė gjallė e ndėr tė vdekur e pastaj, rrinė zhduken se i pėrpin qoftėlargu”[47].

Kurse tė Gogoli djalli na del me kėto eufemizma: ”Njėnatėzaj e pashė ėndėrr tė paudhin; nuk m’u nda tėrė natėn. Atė mbrėmje, si u fala, mė shkoi mendja tė hedh fall me kartra dhe, siē duket, zoti mė dėrgoi qoftėlargun pėr dėnesė. Uh, sa i shėmtuar ish! Brirėt i kish tė gjatė, si ata tė kaut”, ”Ata po i luteshin zotit tė bėnte ndonjė mrekulli: ta shpėtonte qytetin, t’ua forconte kurajėn njerėzve, t’u jepte durim, t’ua largonte tė paudhin, qė i silllte fatkeqėsi kėsaj bote”[48].

Eufemizmat qė pėrdorėn nė gjuhėt popullore paraqesin njė interes tė veēantė, ”ato janė si tė thuash ura qė tė shpie nga gjuha nė folklor”[49].

Veēanėrisht tė pasura me eufemizma janė gjuhėt e Ballkanit. Ato janė pjesė e sė folurit figurativ. Eufemizmat nėnkupton qė njė frymor, njė send, njė koncept, njė figurė e besimit popullor, nė disa rrethana evitohet tė mos quhet me emrin qė ka dhe ky emėr zevendėsohet me njė emėr tjetėr, i cili tė thuash se vjen nga arsyjet e njė veprimi tė tillė ėshtė frika. ”Eufemizmat janė pjellė e frikės dhe e pėrpjekjės qė bėn njeriu primitiv pėr tė larguar rreziqet qė ai nė bestytnitė e tij mendon se i kėrcėnohen”[50].

Aty ku ėshtė ruajtur kulti i zanės, njerėzit nuk e zėnė nė gojė emrin e saj duke e quajtur mėkat njė gjė tė tillė. Kėshtu, pėr ta emėrtuar e pėr ta pėrmenduar ata pėrdorin eufemizma si: Shtojzovallet: (Shtoji zot vallet),Shtojzorreshtat (Shtoji zot rrathėt e tyre), Tė Lumet, Fatmirat, Tė Bardhat, Tė Mirat, Nuset e Malit. Kjo ka tė bėjė me mendėsinė sipas sė cilės emri i hyjnisė nuk duhet tė pėrmendet rast e pa rast, se ėshtė mėkat i rėndė[51]

Ato nuk mund tė shihen prej kujtdo dhe ndonjėherė godasin njerėzit nė mėnyrė misterioze. Sipas kėtij pėrfytyrimi, kėto qenie mitike i gjejmė tė pėrshkruara edhe nė veprėn e Kutelit me emrin Tė Bardhat: ”Asaj kohe, kur flisnin dallandyshet edhe kocominjtė, kur Tė Bardhat rrėmbenin njerėz dhe i shpinin nė male me gurė edhe kur kuajt kishin krahė edhe fluturonin si shpesėri, tė shumta ishin botėt e Theofilit. Nė pranverė, kur ēilte molla e qershia mbushej fshati rėngė me Tė Bardha, qė loznin valle, natėn me hėnė, aty nėr kopshte tė lulėzuar”[52].

Te rrėfenja ”Babalja”, personazhi i kėsaj rrėfenje, njė njeri qė ishte nė paqe me njerėzit, me kafshėt, me natyrėn (as merimangat, as gjarprin nuk vriste, as gomarit nuk i binte me stap) i shihte Tė Bardhat dhe arrinte ta zbuste inatin e tyre kur ishin tė zemėruara me ndokėnd. Fakti se ato shihen dhe sillen mirė me njėrzit qė si Babalja nuk i bėjnė keqe as mizės, justifikohet nga origjina e tyre si mbetje tė hyjnisė sė natyrės sė virgjėr.

”Nė pranverė, kur ēelte molla e qershia, mbushej fshati rėngė mė tė bardha, qė loznin valle, natėn me hėnė, aty nėr ato kopshte tė lulėzuara”[53].

”E ngrinin pa njė, pa dy ato Zonjat e Bardha (paēin e hijen e tyre!) edhe e shpinin atje ku s’ta pret mendja asty, as mua”. ”Po aq bukur kqėndonin kėto Tė Bardhat sa e sa nuk i kishin dėgjuar... sa u turbullonin mendjen tė rinjve, i nxirrnin jashtė pragjeve dhe i rrėmbenin e i shpinin larg- larg, si e patėn ngritur atė tė mjerin Niku, po pėr tė gėzuar gjithė i gėzuar ish se ato zonjat e Bardha dinin ta bėnin njerinė tė lumtur”, ”Mos, bijani, mos! Mos i prishni punė plakut. Se plaku ju do. Ju jeni bija tė bardha, jeni tė mira, jeni tė bukura si ju ka bėrė vetė Shėnediela, i paēim uratėn”[54]. ”Atė e lahen Tė Bardhat (tė bardha qofshin)”[55].

Pėr orėt pėrdoret zakonisht shprehja: ”Zoti ju shtoftė vargun”, kuse fjala shtojzovallet, qė vjen nga shoj, zot dhe valle, dmth ”Zoti ua shtoftė rreshtat”.

Orėt i quajnė shtoizorrjeshtat, shtoizorreshtat, ngjisje fjale krejt analoge me shtoizavalle.

“Po ti na pate thėnė nė krye fjalėn e mirė: “Ju shtoftė Zoti vargun”, prandaj hė pėr hė s’po tė beim prapa, po tė lemė tė gjallė e po zbresim drejt nė jutbinė qė t’i ankohemi

Gjeto Basho Mujit, ta pyesim a do tė na e marrė gjakun”[56].

Njė tjetėr eufemizėm ėshtė emri i shtoizavalleve, shtozovalleve, i cili vjen nga urimi shtoi Zot vallet, ėshtė pra njė fjalė e dalė nga njė fjali e tėrė.

“Mirė se ju gje, o orėt e malit! Ju shtoftė Zoti vallen!”[57].

“Atėhere Paji Harambash e mbledh veten e u thotė ashtu siē ka dėgjuar se thonė tė lumeve tė natės banoret e Krahinės, shqiptarėt: -Hej, ju shtoftė Zoti vargun!”[58].

“Mirė se ju gjej, o orėt e malit! Ju shtoftė Zoti vallen! Mirė se vjen, o Gjeto Basho Muji- ia kthejnė ato dy zanat e shėndosha”[59].

“Atje i qoftė, me sytė si pufka”[60].

“Ka, moj motėr, nė botė, ca sypėgėrė e syplasje qė jarebi! Mos arrfshin tė shohin mė u plastė tė bardhėt, u plastė!. I plastė syri, kush e ka tė keq”[61].

“Nuse u thotė populli zanave tė pyjeve dhe tė liqeneve”[62].
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Midis Reales dhe Imagjinares

Mesazh  Neo prej 02.05.14 21:44

5. 4 Aletė dhe kundėrshtare

Proēesi i analizimit tė njeriut shqiptar nis me njohjen dhe pėrshkrimin e pėrbėrsve tė botės sė tij mendore e shpirtėrore. Nė besimet tona popullore ka plot rrėfime mitologjike pėr hėnėn, diellin, yjet, pėr dukuri atmosferike.

Mes tyre ndėr mė kryesorėt ėshtė besimi nė zana dhe nė orė. Akti i ”tė besuarit”, ėshtė shprehje e njė qėndrimi pranues dhe miratues i njė pėrmbajtjeje me kuptim tė caktuar, shoqėruar me njė ndjenjė bindjeje intime. Rrėfimet dhe rrėfenjat e Kutelit bashkė me rolin qė u japin zanave dhe orėve, si figura qendrore tė besimit popullor shqiptar, lidhen gjithashtu nė mėnyrėn e ndėrtimit me njė tjetėr pėrbėrės tė kulturės shpirtėrore popullore, siē ėshtė pėrralla. Njėherėsh vjen para lexuesit ”ajo nė tė cilėn populli beson” - zana, dhe shprehja konkrete e realizimit artistik tė kėtij besimi- pėrralla popullore[63].

Figurat mitologjike ruajnė njė rol disaplanėsh:

a- Arrijnė tė lidhin tė sotmėn me njė kohė tė papacaktuar, tepėr tė largėt.

b- Dėshmojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme ekzistencėn e njė tradite, e cila i ka transmetuar pėrmes brezash.

Si figura autentike shqiptare, duke qenė njė lloj kuintesence e qenies shqiptare, zanat ndihmojnė autorin nė rrugėn e tij pėr pėrcaktimin e tipareve tona etnike. Besimi nė ekzistencėn e qenieve mitologjike ėshtė njė prej elementeve tė mendėsisė shqiptare, e konceptuar si shprehje e lidhjes me rrėnjėt. ”Karakteri specifik i tipareve tė zanės sė mitologjisė shqiptare ėshtė vėnė nė dukje prej studiuesve”[64].

Ēabej e ka pėrcaktuar si figurė nė tė cilėn gėrshetohen disa cilėsi tė Artemidės greke e tė Dianės romake e nė tė njėjtėn kohė pėrjashtohen cilėsi tė tjera[65].

Nė dallim prej tyre, tipari thelbėsor i zanės shqiptare ėshtė natyra e saj heroike dhe lidhja me luftėn. Ashtu siė i frymėzon heronjtė nė luftė, ashtu dhe i qan kur ata vriten dhe kėnga e saj ėshtė njėkohėsisht vaj e kushtrim.

”Aty s’ndodhet askush tjetėr veēse Mujit qė rrėmon varrin, veēse shokėve qė bėjnė gjėmėn e vajit, veēse zanave tė malit qė lotojnė[66].

Studiuesit janė tė njė mendjeje kur pohojnė se zana ėshtė njė hyjni epike vendase e trojeve ilire, por qė mori emėr romak (ashtu siē morėn dhe shumė hyjni tė tjera) dhe pėrfshin nė vetvete elemente pararomake-ilire dhe elemente greke e romake.

“1- Zana e egėr qė dėnon prishėsit e rregullave nė territorin e zotėruar prej saj; 2- Zana me natyrė amazone, por me njė forcė nė rėnie e qė mundet nga kreshnikėt, 3- Zana ndihmėse vėllazėrore e heronjve, e vėnė tėrėsisht nė shėrbim tė heroizmit”[67].

Nė besimin popullor tė Shqipėrisė sė Veriut Zana u pėrngjan Orėve[68].

“Kujdesi mė i madh i malėsorėve ėshtė qė tė mos i trazojnė Zanat kur ndodhen duke u larė a duke ngrėnė nė ndonjė gurrė mali. Prandaj shtegtari, para se tė kalojė nė kėto vende duhet tė kollitet, kėshtu qė Zana qė lahet e ha bukė tė ketė kohė tė largohet”. Nuk gjen malėsor tė moēėm qė duke shkuar afėr njė gurre, tė mos kollitet. Me kėtė besim lidhet shprehja: “Mos ke shkelė kun nė trevezė Zanash”?[69].

“Dėgjo, o trim Gjeto Basho Muji! Kurdoherė qė tė duash vend pėr tė lodruar, kurdoherė qė tė duash mriz pėr tė mrizuar, kurdoherė qė tė duash tė shtiesh nė shenjė, ndalu gurave tė freskohesh, ndalu mrizeve tė pushosh, ndalu shesheve tė shtiesh nė shenjė. Tė japim besėn se askujt nuk do t’i bėjmė tė keqe, askujt do t’i themi njė fjale. Ne me tonat, ju me tuajat”[70]. Ashtu si Zanat, Orėt janė figura tipike tė mitologjisė shqiptare e luajnė rol tė rėndėsishėm nė besimin popullor. Jo rrallė zanat dhe orėt marrin emrat e njėra-tjetrės, megjithėse kanė aspekte krejt tė veēanta qė i dallojnė mes tyre:

Ndryshimi themelor sipas burimeve mė tė shumta e mė tė besueshme ėshtė nė funksionin e Zanės si mbrojtėse e natyrės sė virgjėr: male, pyje, burime, egėrsira tė malit, ndėrsa Ora ėshtė mbrojtėse e njeriut, familjes, fisit, fshatit, tė territoreve tė bashkėsisė fshatare rrethanore, por edhe nė pėrmasa krahinore[71].

-Ne jemi tė lumet e natės, jemi orėt e atij trimit tė dheut Gjeto Basho Mujit. Atij i ndihmojmė. Mund tė ndodhė edhe ta lemė qė tė kalojė nėpėr ngushtica, mund tė ndodhė edhe ta pėrulim kur ngutet e fryn ndokėnd, po atėhere, kur e do ēasti, hidhemi vrik dhe i marrim krahun, sepse ne jemi tė lume nate e kemi gjithfarė mjetesh e mynxyrash qė nuk i kanė njerėzit[72].

Sipas Propit[73] pėrralla ka gjithėsej 7 personazhe kryesore, tė tjerėt janė variante, pėrveē kėtyre ekzistojnė edhe personazhet lidhėse, treguesit, tradhėtarėt dhe disa personazhe tė tjerė qė kanė funksion dytėsor nė pėrrallė, por qė janė tė domosdoshėm dhe nuk mund tė hiqen. Tė tilla nė pėrrallat tona janė:

Brevė-a- gjarpėr i zi, njė a dy pash i gjatė, qė i pėrdridhet njeriut pas trupit ose kafshės dhe e shtrėngon me fuqi; bullar (Tiranė); bollė (Pogradec). Nė pėrrallat dhe tregimet fantastike thuhet se bolla tė qepet pas trupit, tė shtrėngon e “tė rreh me bisht”.

Nė disa raste gjarpėri me qime mbi krye thuhet se ėshtė gjarpėr me brirė tė artė. Qė gjaprėri i shtėpisė ėshtė me brirė apo me lesh, kėtė e thotė dhe nė Veri, nė disa raste. Mund tė flasim pėr dy lloje gjarpėrinjėsh: gjarpri si kafshė e shenjtė dhe gjarpri qė bėhet Kuēedėr, pra personifikim i forcave negative tė natyrės, por edhe tė jetės shoqėrore[74].

Nė ndryshim nga gjarpėri i cili del si aleat, bolla ėshtė kundėrshtare.

“Kur kalon mesnata hyn nė odė njė gjarpėr i madh, i zi si korbi, fėrshėllen, i afrohet Hysos e matet t’i lėpijė plagėt, t’i derdhe helmin. Pas pak hyn njė gjarpėr tjetėr, mė i madh, i kuq si gjaku, fėrshėllen edhe mė fort se sa i pari, i afrohet Hysos, matet t’i lėpijė plagėt, t’ia helmojė”[75].

Djajtė[76], figura tė besimeve popullore, djalli shfaqet nė shumė trajta nė mitologjinė shqiptare dhe pėr tė ka njė numėr tė mirė termash, termi mysliman shejtan, nga hebraishja satanas dhe luēifer dhe ėshtė kundėrshtarė.

Hėna[77], shėrben si simbol dhe motiv i pėrhapur nė artin popullor shqiptar, nė gurė varri e nė tatuazhe dhe ėshtė aleate.

”Hėnėza ish mbi korije edhe e ruante mos i ngjasė ndonjė e keqe. Hija e saj i vinte pas, besnike, edhe era fėrshėllinte nėpėr bar e fletė”[78].

Hija[79], figurė nė mitologjinė shqiptare, kjo fantazmė femėr ėshtė ose shpirti i njė personi tė vdekur, ose njė fantazėm a djall i papėrcaktuar, por gjithsesi nė kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme. Sipas besimeve tona, shpirti nuk mbante pėrgjegjėsi pėr mėkatet e trupit dhe ishte krejt i pavarur prej tij dhe ėshtė kundėrshtare.

Krehėri: ”Atėherė djali hedh krėhrin dhe sa ēel e mbyll sytė bėhet prapa tyre njė pyll i tėrė me drizėri, qė as gjarpri s’e ēan dot”[80], qė ndihmojnė heroin.

Pasqyra: ”Atėherė vėllai i Xinxifilos hedh prapa pasqyrėn dhe namėta bėhet njė det i madh pa fund, pa anė”[81].

Vitorja - Domovoj[82] nė Rusi, shpirt mbrojtės i shtėpisė i cili pėrfytyrohet si njė gjarpėr i shkurtėr e i trashtė qė ruan shtėpinė e qė i sjell fat asaj. Vitoret janė tri fatitė e mirat qė mendohet se i vjinė foshnjės tek djepi natėn e tretė tė lindjes e i caktojnė fatin qė do tė ketė nė jetė. Vitorja, thuhej se ishte e truallit, ishte e shtėpisė. Edhe kur shtėpia braktisej, besohej se nė murėt e shembura tė saj vazhdonte tė rrinte Vitorja, Gjarpri i Shtėpisė. Ai ishte ruajtės, mbrojtės i truallit dhe trualli pa gjarprin e vet nuk vlente pėr banim. Besimi qė edhe nė muret e shembura ka gjarpėr tė shtėpisė shpjegohet me faktin se nė tė tilla vende tė braktisura shihen shpeshherė gjarpėrinj qė ngrohen nė diell[83].

“Ne e dėgjuam e nuk shkuam nė shtėpi, ndehjmė tė flemė aty, tė gjithė bashkė. Avdiusha u hoth e foli: “Ēdo tė bėjmė, o djem, po tė na dalė domovoj?” Po mbaruar fjalėn Avdiusha, dėgjuam se lart mi kokat tona, nė tavan, po ecte dikush. Ne kishim rėnė tė flemė poshtė, kurse ay ecte lart te rrota. Mbajtmė veshin tė dėgjojmė: ecte, ecte atje lart; kėrcinin e pėrkuleshin drrasat nėnė hapat e tij. Kėshtu arriti drejt mi kokat tona. Pėrnjėherėsh zuri tė buēasė uji. Buēiti sa buēiti, pastaj zuri tė vėrtitet rrota. U trembėm shumė e shikuam, po nuk pamė njeri”[84].


[1] Plasari, Aurel: “Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 44.

[2] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 295.

[3] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 300.

[4] Sartri, Zhan. Pol: “Ē’ėshtė letėrsia”?, “Deas”, Tiranė, 1998, fq. 74.

[5]Lumi, Elvira: “Miti i metamorfozės nė prozėn e Mitrush kutelit, Ismail Kadaresė, Kasem Tėrbeshinės”, “Skanderbeg Books”, Tiranė, 2006, fq. 335

[6] Mitrush, Kuteli: “Vepra letrare 1”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 233.

[7] Todorov, Tzvetan: “Poetika e prozės,” “Shtėpia e librit”, Tiranė, 2000, fq. 75-76.

[8] Plasari, Aurel “Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia” Tiranė, 1995, faqe. 40 – 43.

[9] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Rinė Katerinėza”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri” Tiranė, 1938, fq. 209.

[10] Kuteli, Mitrush: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Apollonia”, Tiranė, 1996, fq. 15.

[11] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 58.

[12] Gogoli, Nikolaj: Parathėnja, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 5.

[13] Gogoli, Nikolaj: Tregimi “Nata para Kėrshėndellave”, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1972, fq. 52 - 53.

[14] Gogoli, Nikolaj: Tregimi “Kukudhi”, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 225.

[15] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 59.

[16] Kuteli, Mitrush: Tregimi “I pasuri qė ish i varfėr fort”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 219.

[17] Plasari, Aurel: “ Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve, :Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 45-46.

[18] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Kryengritje pėr lugat”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 202 -203.

[19] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Lugetėrit e fshatit tonė”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 299.

[20] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Rinė Katerinėza”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 207.

[21] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Natė muaji Maj”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 228.

[22] Plasari, Aurel: “Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 46.

[23] Kuteli, Mitrush: Tregimi “I pasuri qė ish i varfėr fort”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 223.

[25] Pasko, Dhimitėr: Testament (1967) nė “Hylli i Dritės”, 3 – 4, 1994, fq. 72-73.

[26] Plasari, Aurel: “Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 51.

[27] Zheji, Gjergj: ”Kuteli i panjohur”, ”Hylli i Dritės”, fq. 133-135.

[28] Kuteli, Mitrush: “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit”, “Netė Shqiptare”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 58.

[29] Jorgaqi, Nasho: ”Vepėr studimore dhe dokumentare tė Prof. Nasho Jorgagji, ”Naim Frashėri”, Botimi 1 i Tiranė, 1979. Botimi 2, Dituria, fq. 96 - 97.

[30] Belinski, G.V: ”Artikuj kritikė”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1977, fq. 245.

[31] Kuteli, Mitrush: “Vjeshta e Xheladin beut”, “Tregime tė zgjedhura”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1972, fq. 177.

[32] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė zgjedhura”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1972, fq. 55.

[33] Po aty, fq. 98 – 99.

[34] Belinski. G.V: “Artikuj kritike”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1977, fq. 55.

[35] Gogoli, Nikolaj: Tregimi “Manteli”, “Tregime dhe novela”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 547.

[36] Gogoli, Nikolaj: ”Tregime dhe novela”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 532.

[37] Ejhenbaum B: ”Mbi prozėn, Mbi poezinė”. - Leningrad.: Hudozh. Literatura: Punimi pėr herė tė parė ėshtė publikuar nė pėrmbledhjen: Poetika. - Petėrburg., 1919. - faqe 151-165; mandej nė librin: Ejhenbaum B. M. Tejpėrtej letėrsisė. - Leningrad., 1924. – fq. 171-175.

[38] Uēi, Alfred: “Krijimtaria letrare e Mitrush Kutelit dhe lidhjet e saj me folklorin”, Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar, Nr 6, Tiranė, 1998, fq. 182.

[39] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 266-294.

[40] Gjoka, Behar: “Proza e Kutelit”, ”Ideart”, Tiranė, 2004, fq. 55-57.

[41] Freudi, Zigmund: ”Totem dhe Tabu”, ”Dituria”, Tiranė, 2003, fq. 81.

[42] Freudi, Zigmund: ”Totem e Tabu”, Dituria”, Tiranė, 2003, fq. 96.

[43] Bergson, Henri: ”Burimet e moralit dhe fesė”, ”Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2002, fq. 107.

[44] Eko, Umberto: ”Si shkruaj”, ”AIDK”, Prishtinė, 2003, fq. 34.

[45] Uēi, Alfred: “Mitologjia, folklori, letėrsia”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1982, fq. 171.

[46] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 59.

[47] Po aty, fq. 204, 207, 209, 223, 245.

[48] Gogoli, Nikolaj: ”Frymė tė vdekura”, ”Onufri”, Tiranė, 1998, fq. 66.

[49] Ēabej, Eqerem: ”Disa eufemizma tė shqipės”, ”Studime gjuhėsore”, IV, ”Rilindja”, Prishtinė, fq. 17.

[50] Po aty, fq. 24.

[51] Tirta, Mark: ”Mitologjia ndėr shqiparė”, ”Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004. fq115.

[52] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 85.

[53] Kuteli, Mitrush: ”Netė shqiptare”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 180.

[54] Po aty, fq. 182-187.

[55] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 151.

[56] Mitrush, Kuteli: ”Tregime tė moēme shqiptare”, ”Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 100.

[57] Po aty, fq. 102.

[58] Po aty, fq. 99.

[59] Po aty, fq. 102.

[60] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 80.

[61] Po aty, fq. 83.

[62] Kadare, Ismail: ”Autobiografia e popullit nė vargje”, ”Onufri”, Tiranė, 2002, fq. 117.

[63] Shehri, Dhurata: “Pėrralla si tregim brebda tregimit”, Akte tė Konferencės shkencore, “Letėrsia si e tillė”, ”Toena”, Tiranė, 1996, fq. 225.

[64] “Prapa figurės sė zanės, me atributet e saj qenėsore, vėrejmė njė hyjni tė maleve, tė natyrės sė virgjer, mbrojtėse tė bimėsisė dhe tė kafshėve tė egra, gjahtare hyjnore. Ėshtė luftėtare me forca e mjete tė mbinatyrshme nė ndihmė tė kreshnikėve. Zana, si figurė qendrore e besimeve popullore, zė njė vend tė veēantė nė eposin legjendar mesjetar tė shqiptarėve, madje merrte pjesė gjallėrisht nė veprimet e heronjeve tė kėtij eposi. Vend qendror zė edhe nė disa balada mesjetare, nė legjenda mitike: atė e ndeshim dendur nė gjini tė ndryshme tė krijimeve folklorike. Dallohen pėr trimėri e aftėsi luftarake hyjnore. “Me sa duket nė kėtė kėndvėshtrim kanė ngjashmėri me Amazonat e lashtėsisė nė Azinė e Vogėl”, Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Kulturės Popullore, Tiranė, 2004, fq.112- 113.

[65] Ēabej, Eqerem: “Diana dhe Zana”, “Studime Gjuhėsore”, Vėll. V, “Rilindja”, Prishtinė, 1988, fq. 150-156.

[66] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 154.

[67] Tirta, Mark: “Shtresime mitologjike”, Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar, Nr 3, Tiranė, 1988, fq. 200.

[68] Ēabej, Eqerem: “Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes”, “MĒM”, Tiranė, 1994, fq. 34.

[69] Ēabej, Eqerem: “Studime gjuhėsore IV”, “Rilindja”, Prishtinė, 1977, fq. 213.

[70] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 96.

[71] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptare”, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq. 181.

[72] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 99.

[73] Proppi, Vladimir: “Morfologjia e pėrrallės”, pėrktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit & Aleph”, Tiranė, 2004, fq. 34.

[74] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptarė”, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq. 153.

[75] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 177.

[76] Po aty, fq. 47.

[77] Po aty, fq. 79.

[78] Kuteli, Mitrush: “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 206.

[79] Elsie, Robert: “A Dictionary of Albanian Religion, Mythology, and Folk Culture”, “London: Hurst & Co”, 2001, fq. 80.

[80] Po aty, fq. 364.

[81]Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Pėrralla- Xinxifillua, Vepra letrare 4”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 366.

[82]Lambertz, Maximilian: “Demonologjia primitive dhe bestytni”, “Studime gjuhėsore V”, Eqerem Ēabej, “Rilindja”, Prishtinė, 1978, fq. 198.

[83] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptarė”, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq. 155.

[84]Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, Tregimi: “Luadhi i Biezhės”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 100.

Rovena Vata
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi