Demonėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Demonėt

Mesazh  Neo prej 02.05.14 21:32



DEMONĖT SI IMAZHE KUPTIMFORMUESE MIDIS

4. 1 Tabusė dhe sė lejueshmes

4. 2 Midis morales dhe shthurjes

4. 3 Kohės dhe hapsirės

4. 5 Jetės dhe vdekjes

4. 6 Relativizmi i koncepteve tė jetės dhe vdekjes

4. 7 Midis sė mirės dhe sė keqes

4. 1 Tabusė dhe sė lejueshmes

Ndėr shumė popullsi primitive, nė mbarė botėn, emri i njė njeriu ėshtė pjesė e vetes. Mendohet se ashtu sikundėr mund tė lidhet magjia pėr ta dėmtuar dikė duke marrė disa fije flokėsh ose copa tė thonjve tė tij, po ashtu mund t’i bėhet edhe njė e keqe duke pėrdorur emrin e tij. Prandaj emri ėshtė diēka qė duhet tė ruhet me kujdes. Kėshtu shpjegohet emri tabu nga autoritetet nė kėtė fushė. Tabuja[1] ėshtė diēka e zakonshme nė Ballkan[2]. Ēdo tabu duhej tė ishte njė ndalesė ku shoqėria gjente njė interes tė caktuar.

Orėt, figura nė mitologjinė e Shqipėrisė Veriore, kryesisht nė Veri tė lumit Drin.Orėt e maleve kanė qenė njė lloj zanash qė thirreshin me emra pėrkėdhelės si “Qofshin tė Bardha”, “Ato tė mirat”, “Ato tė lumturat”, pa ua pėrmendur emrin. Kjo figurė popullore femėr ėshtė e barasvlershme me fatitet e Shqipėrisė Jugore. Baroni Franc Nopēa e lidh kėtė term me Oreadat, nimfat e maleve, tė lashtėsisė greke. Ēdo njeri ka orėn e vet mbrojtėse. Madje edhe kuajt, pulat, pėllumbat, dhitė e shkėmbit, burimet dhe thesaret mund tė kenė orėt e tyre mbrojtėse. Kur lind fėmija, orėt mblidhen natėn rreth njė zjarri tė madh dhe vendosin ēfarė vetish t’i japin. Ky kuvend i rreth 300 orėve drejtohet nga njė orė jashtėzakonisht e bukur, e cila qėndron para tyre nė njė shkėmb tė lartė. Sytė e saj janė si xhevahirė plot shkeqim dhe shprehja e fytyrės i ndryshon sipas shkallės sė fatit qė do t’i blatohet fėmijės. Nėse ndaj personit ora lėshon ndonjė piskamė, fijet e fatit tė tij do tė priten, ai do tė jetė orėprerė. Orėt e njerėzve trima janė tė bardha, fatebardha, qė i ndihin e i mėsojnė mjeshtėrinė si tė shėrojnė tė tjerėt, kurse ato tė frikacakėve janė tė zeza, fatezeza. Ja si Kuteli i pėrshkruan orėt: “Zbardh dritė, errėt natė. Orėt s’e ndalin hapin veēse pėr tė pirė ujė krojeve, veēse pėr tė mbledhur lule lugjeve. Natėn tjetėr i ze nė fushė tė Jutbinės. Aty, nė mes tė fushės, qėnkej njė blir i madh me degė shumė, tė hapura rreth e rrotull. Zanat qėndrojnė ta kalojnė natėn nėn kėtė blir, nė dritėn e hėnės. Dy pushojnė e qetohen, njėra rri buzė kroit: mendohet, vigjėllon”[3].

Kur njė person bėn mėkat ose kryen ndonjė veprim tė lig, ora e tij kthehet e zezė. Ka edhe orė tė verdha. Mirėpo, ndryshe nga zanat ndrikulla, orėt janė vdektare dhe vdekja e tyre mund tė sjellė vdekjen e atyre qė kanė nė ngarkim.

Orėt, emrat e vėrtetė tė tė cilave janė tabu dhe mund tė shfaqen nė trajta tė ndryshme, pėr shembull si kuaj ose si gjarpėrinj, etj. Ato mund tė jetojnė edhe nė strehet e ēatisė sė shtėpisė tė atij qė kanė nė ngarkim. Pėr kėtė, arsye, fėmijėt qortohen qė tė mos e bėjnė ujėt e hollė afėr shtėpisė, nė mėnyrė qė orėt tė mos bezdisen. Kur pulat kakarisin e bėjnė potere natėn nė oborrin e shtėpisė, pėr to thuhet se kanė parė orėn. Ka qenė zakon qė tė zotėt e shtėpisė tė kolliteshin kur kalonin nėpėr oborr, me qėllim qė orėt ta merrnin vesh se ai ndodhet aty.

Nė mitologjinė shqiptare ka ekzistuar pėrfytyrimi pėr disa krijesa femėrore qė janė quajtur zana. Aty ku ėshtė ruajtur kulti i zanės, njerėzit nuk e zėnė nė gojė emrin e saj duke e quajtur mėkat njė gjė tė tillė. Kėshtu, pėr ta emėrtuar e pėr ta pėrmendur ata pėrdorin eufemizma si: Shtojzovallet, Tė Lumet, Fatmirat, Tė Bardhat, etj. Ato nuk mund tė shihen prej kujtdo dhe ndonjėherė godasin njerėzit nė mėnyrė misterioze. Sipas kėtij pėrfytyrimi, kėto qenie mitike i gjejmė tė pėrshkruara edhe nė veprėn e Kutelit me emrin Tė Bardhat: “Asaj kohe, kur flisnin dallandyshet edhe kocomonjtė, kur Tė Bardhat rrėmbenin njerėz dhe i shpinin nė male me gurė edhe kur kuajt kishin krahė edhe fluturonin si shpesėri, tė shumta ishin botėt e Theofilit./.../

Nė pranverė, kur ēelte molla e qershia mbushej fshati rėngė me Tė Bardha, qė loznin valle, natėn me hėnė, aty nėr kopshte tė lulėzuar”[4].

“Orėt pėrgjithėsisht janė pa formė e tė padukshme, janė diēka si ajėr, mjegull, frymė, qenie shpirtėrore, por nė pėrrallat popullore ato paraqiten edhe si gjarpėr, si njė vajzė e vogėl e bukur”[5].

Nė ciklin e poezisė epike Muji e Halili, dy ora tė mira i rrijnė te kryet Mujit tė plagosur. Ato ia mbulojnė plagėt me gjarpėrinj dhe e rrethojnė me kafshė tė egra, nė mėnyrė qė shpirti tė mos i largohet nga trupi i plagosur rėndė. Nė Shqipėrninė e Mesme mendohej se orėt ndodheshin kudo dhe mund tė pėrgjonin bekimet e mallkimet e njerėzve, tė cilat ato shpejtonin t’i pėrmbushnin. Nė Shqipėri ka shumė shprehje tė tjera tė zakonshme me orė.

Nė kėtė cikėl Ora trajtohet si njė figurė mbinjerėzore dhe quhet njė: “totem” ku prekja, prishja e qetėsisė sė tyre apo zėnia nė gojė e emrave tė tyre ishte njė “tabu”, me kėtė term janė quajtur dhe quhen edhe sot e kėsaj dite. Sipas Freudit: “Totemi zakonisht ėshtė njė kafshė, e padėmshme, ose e rrezikshme dhe e frikshme, rradhėherė njė bimė ose njė forcė e natyrės (shiu, ujė). Totemi shprehet ai, ėshtė engjėll mbrojtės dhe ndihmėse (tė tilla janė edhe Zanat nė Eposin e kreshnikėve) e anėtarėve. Anėtarėt e totemit kanė detyrėn e shenjtė qė tė mos e vrasin totemin e tyre dhe tė mos ushqehen me mishin e tij”[6].

Shtojzovallet zakonisht janė tė padukshme dhe mund tė shihen nga qeniet njerėzore vetėm kur ato hapin perden e padukshme para syve tė tyre. Ato janė krijesa tė vogla, meshkuj e femra dhe kanė bukuri tė jashtėzakonshme. Ka raste kur ndėrmjet krijesave njerėzore dhe shtojzovalleve bėhen martesa, por vajza shtojzovalle mund tė kapet e tė mbahet nga burri vetėm nė qoftė se ky i jep asaj rrobat e veta pėr t’i veshur.

Shtojzovallet edhe kėto janė figura nė mitologjinė e Shqipėrisė Veriore.

Shtojzavallet duan kėngė e valle, rrinė zakonisht nė bjeshkė dhe nė pyjet e dendura dhe quhen edhe shtozote. Fjala shtojzovallja, qė vjen nga shtoj, zot dhe valle, dmth. ‘Zoti ua shtoftė vallėn’, e qė haset ndryshe shtojzorreshtat, ‘Zoti ua shtoftė rreshtat’, ėshtė pa dyshim njė eufemizėm pėr ndonjė fjalė tabu mė tė hershme, ndoshta pėr zana, me tė cilat duket se shtojzovallet kanė shumė gjėra tė pėrbashkta. Kėto krijesa tė bukura me fuqi tė mbinatyrshme jetojnė nė pyje tė dendura e nė kullota bjeshkėsh, ku e kalojnė kohėn me kėngė e me valle. Ato janė nė gjendje tė qėndrojnė pezull nė ajėr dhe, natėn, tjerrin fillin e jetės sė njeriut.

Zanat, qė nė Shqipėrinė Jugore hasen nė trajtėn zėrat, janė shtojzovallet e malit tė letėrsisė gojore shqiptare, tė ngjashme me vila-t[7] e sllavėve tė jugut. Ato jetojnė afėr gurrash e pėrrenjsh nė alpet e Shqipėrisė Veriore e tė Kosovės, ku ēdo mal thuhet se ka zanėn e vet. Ato pėrfytyrohen si vasha tė bukura, muza tė maleve, qė kėndojnė, mbledhin lule dhe lahen ēupllak nė gurrat alpine.

Lugetėrit ngrihen nga varri ēdo natė, pėrveē tė shtunės, shkojnė te shtėpitė e tė afėrmve dhe tė tė njohurve, u thyejnė xhamat e dritareve, u pėrdhunojnė gratė. Si fantazma, ato janė tė pamposhtshme dhe nuk mund tė vriten gjatė kuturisjeve tė tyre natėn, mirėpo, nėse kapen brenda varrit, mund tė digjen pėr vdekje[8]. Lugetėrit hahen me hėnėn dhe mundohen ta rrėmbejnė ose ta gėlltitin.

”Kukudhi, figurė e besimeve popullore, e pėrfytyruar si njeri, i cili nė ngjallje tė tij ėshtė shumė i keq dhe pas vdekjes ngrihet natėn nga varri e tremb njerėzit”[9].

Aktiviteti intuitiv do tė konsistontė kėshtu nė kėtė funksion dyfish bashkėrenditės tė hapėsirėsisė dhe tė kohėsisė[10].

“I madhi i dreqit ish katallan i zi si pisa, me sy tė kuq si kullumbria, me brirė tė pėrdredhur, me buzė si dy petulla...Rrinte aty nė shpellė rrethuar me maēokė e me bufė si dreq qė ish-edhe ngrohej nė tym”[11].

4. 2 Morales dhe shthurjes

Tregimi “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit” shohim njė frymė moralizuese, po tė njėjtėn gjė e shohim edhe tek novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”. Ndėrmjet dy krijimeve, pavarėsisht pėrafėrisė si kompozim i gėrshėtuar i morales dhe letrares, bien nė sy menjėherė edhe nuancat:

Sė pari: Tat Tanushi, heroi i novelės, ėshtė njeri i Perėndisė, si tė thuash shėrbėtor i zellshėm i saj, kurse Ago Jakupi, personazhi i tregimit tė gjatė, tani nga fundi i jetės ėshtė vėnė nė kėrkim tė udhės pėr tė Zoti.

Sė dyti: Tat tanushi i pėrket besimit kristian, ndėrsa Ago Jakupi atij mysliman. Prekja e rrafsheve tė besimit fetar si pėrmasė shpirtėrore, megjithė ndryshimet dhe bashkėjetesėn unikale nė trojet shqiptare, ėshtė njė tipar i pranishėm nė letrat shqipe qysh me fillesat e saj.

Sė treti: Tata vuan kryerjen e mėkatit tė mishit, tė lashtė sa vetė gjallimi, nga tjetėr, Ago Jakupi gjurmon ta mbyllė nė pėrkorje njė jetė me jo pak virtyte.

Njeriu qė nė gjallje kishte bėrė shumė mėkate, krime, nė vdekje nuk e tret dheu dhe ngjallet lugat, frikėson njerėzit, sjell fatkeqėsi, dėmton pasuritė e tė tjerėve. Sipas mitologjisė kur lugati fle me gruan e tij, nga ky bashkim del njė fėmijė vampir qė ėshtė i vetmi qė ka fuqinė ta vrasė nė tokė lugatin. Nėse lugatin e gjuajnė me armė, nė atė vend nė tokė mbeteshin disa pika gjak lugati. Me tė njėjtat tipare dalin lugetėrit edhe nė veprėn e Kutelit: “Po edhe djali i Dafes s’binte poshtė. E ruajti natė Xėmen (gruan e ngjallur lugat) kur po bisedonte me grari dhe i ra me thikė.. E pranė tij, ku kish qenė Xėmja, u gjend i zi, si gjak lugati”[12]. Ose: “Si ra e vdiq, nuk shkoi shumė e u ngjall lugat. U ngjall lugat nga malli i Dafinės. Ditėn rrinte nė varr me tė vdekurit, natėn nė shtėpi te e shoqja”[13].

Te Gogoli kemi djallin i cili kishte vjedhur hėnėn: ”Nė kėtė mėnyrė, posa qė i paudhi e fshehu hėhėn nė xhep, pllakosi anembanė njė terr aq i madh sa zor tė gjeje rrugėn pėr nė pijetore, pa le pėr tė dhjaku. Shtriga, kur e pa veten nė terr, lėshoi njė britmė. Atėherė ia behu i paudhi hipur mbi njė fshesė tė vogėl, e kapi pėr dore dhe zuri t’i pėshpėriste nė vesh ato gjėra qė i pėshpėriten zakonisht tėrė seksit femėror”[14].

4. 3 Kohės dhe hapsirės

Nė prozėn e kėtyre shkrimtarėve, qė ne kemi marrė pėr objekt studimi, mėnyra e trajtimit tė kohės ėshtė njė nga komponentėt mė tė rėndėsishėm pėr t’u trajtuar. Koha, si nocion i vendosur nė sferėn letrare fiton tė tjera ngjyresa artistike dhe semantike. Nė ”Fjalorin estetik”, gjejmė kėtė pėrkufizim pėr kohėn:

”Pėrderisa personazhet nė ēdo vepėr letrare janė tė vendosur nė njė kohė tė caktuar, madje vetė vepra e lidh ekzistencėn e saj me njė kohė tė caktuar, koha paraqet njė rėndėsi tė veēantė pėr estetikėn dhe artin, aq mė tepėr qė, pėr kėtė tė fundit, ajo ndėrhyn edhe si mjet artistik me mundėsi tė mėdha pėr gjithfarė manovrimesh. Faktori kohė luan rol edhe nė ruajtjen edhe transformimin e veprės”[15].

Pėr ta pėrqendruar vėmendjen nė prozėn e Kuteli, Gogolit dhe Tugenievit, marr shkas nga ajo ēka L. Matoshi ka shkruar pėr kohėn se: ”Koha nuk ėshtė pėrmasė e shkrimtarit, por e lexuesit”[16].

Koha nė letėrsi mund tė paraqitet edhe nė forma tė tjera, aq sa jo mė kot K. Rrahmani me njė formulim tė gjetur mjaft mirė prej tij ėshtė shprehur se: ”Koha di tė bėjė lojra tė bukura”[17]. Kurse Kuteli nė pėrfytyrimin pėr kohėn jep kėtė pėrshkrim: “Po kukumjaēka si ėshtė, moj nėnė? Si tė jetė, atje qoftė, me sytė si pufka. Del natėn e sjell vdekje nėpėr tė mjerėn shpesėri. Ditėn rri nė hatuj a ne Guri i lakuriqkave”[18].

Tek M. Kuteli kjo lloj forme e paraqitjes sė kohės ėshtė mjaft e pėrdorur. Sa pėr ilustrim pėr kėtė rast, do tė mjaftohemi, tė pėrmendim disa fragmente tė shkėputura nga tregimi ”Gjonomadhė e Gjatollinjve”: ”i’u shti nė ėndėrr sikur”, ”ėndrra tė ngatėrruara”, ” i’u duke sikur”, ”njė gjumė nė humbėtirė qė e shpinte nė ėndrra”, ”zgjohet nga thirrma e vet nėpėr ėndėrr dhe”, ”njė zė i zvarritur i’u bė sikur”[19].

Kėta shėmbuj mjaftojnė pėr tė thėnė, se nė prozėn e tij Kuteli e zhyt personazhin nė njė hapėsirė pa skaj dhe e vendos nė njė kohė ku ai s’ėshtė nė gjendje tė dallojė kufijtė mes asaj qė ėshtė reale dhe asaj qė s’ėshtė reale, sepse ėshtė i pėrfshirė nė njė kohė tė pamatshme. Pėr kėtė ai pėrdor njė mjet mjaft produktiv siē ėshtė ėndrra, ku vetė ėndrra ėshtė njė gjendje kur njeriu e pėrjeton atė qė sheh nė ėndėrr si tė ishte e vėrtetė, sepse i ka humbur gjurmet e kohės. Nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė paraqitur koha edhe tek proza e Gogolit, duke e pėrdorur ėndrrėn si njė mjet artistik pėr kėndvėshtrimin e tij tė kohės qė ai e sheh si lojėn me tė cilėn ai bėn ē’tė dojė. Shembuj qė vėrtetojnė kėtė gjė janė tek tregimi i tij Manteli: ”A e shihte ai kėtė apo nuk e shihte? Ėndėrr ishte kjo apo zgjėndėrr”, ”Kur u zgjua e tėtė ngjarja e natės i’u duk si ėndėrr”[20].

Sipas K. Hoxhės: ”Gogoli duke pėrthyer kohėn dhe hapėsirėn pėrmes metaforės dhe ėndrrės sė keqe tė realitetit, shfaqet si njė reformator i madh edhe nė rrafshin europian tė letėrsisė. Sillni ndėrmend Metamorfozėn e F. Kafkės si njė paralele e Hundės sė Gogolit apo qoftė edhe artin e A. Kamysė dhe D. Buxatit pėr t’a prekur kėtė ndjesi. Ndjesi, e cila tė kujton parimin e enėve komunikuese”[21]. Mė konkretisht nė novelat e Gogolit gjen fraza tė tipit: ”Kėtu e pesė vjet mė parė”, ”Asokohe kujtoj se”, ”O zot sa e sa kujtime”[22].

Kuteli, Gogoli dhe Turgenievi i jepin kohės njė funksion mitik tė palimitizuar, pėrgjithues dhe gati tė panjohur para veprės sė tyre nė letėrsinė shqipe, por edhe nė letėrsinė ruse. Moderniteti i kėtij miti qėndron para sė gjithash nė praninė e ndryshimit, lėvizjės dhe nė qėndrimin ndaj kohės, nė limitet kohore qė pėrfshijnė disa mijėravjeēarė. Te tregimet e Kuteli si: “E madhe gjėma e mėkatit, “Natė muaji maj”, “I gjalli dhe i vdekuri”, “Zbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės, “Rinė-Katėrinėza” mund tė ”konceptojmė njė kohė shumė tė gjatė dhe tė gjerė, apo njė hapsirė tė pamatshme”[23].

Ai vetė rrėfenjte se kish parė me sytė e tij njė lugat, ”aty ne Lumi. Shkrepi sa shkrepi si me zjarr, ferrė mė ferrė dhe pastaj, kur e ndjenė e iu turrė qentė e Mulla Zyberit, plasi si njė pllofkė shtogu, se u ēorr nė ferrė. Gjithė asaj nate nuk fjeti Llambi nga frika (se lugat ky, vjen e tė mbyt!”[24].

Koha, shndėrrohet nga njė kategori objektive nė subjektive: “Pėrzierja e realitetit me vegimet e botės subjektive- qoftė kur ėshtė fjala thjesht pėr ėndrra-i ngatėrron rrafshet epike. Miti i Metamorfozės na ndihmon tė dallojmė lidhjen e kohės relative tė “periodicitetit biologjik dhe stinor” me kohėn absolute tė “bashkėngjitur” e cila “bashkon tė vdekurit e tė gjallėt e tė gjitha gjeneratave”[25]. Tek “E madhe gjėma e mekatit” gjejmė kėtė transformim tė kohėve:

“Nga ēasti i shembjes ditėt u bėnė javė, javėt u bėnė muaj, muajt vjete. Dhe vjetet u mblodhė u bėnė shekuj. Nė kaq gjėmė kohė u ngrehnė e u shembnė kėshtjella, u ngritnė e ranė pushtete, ardhė e shkuan breza. As faqja e tokės dhe as shtate e ujrave nuk mbetnė tė pandryshuar. Kish njė dėshirė ay: vdekjen. Po vdekja qė godiste tė gjithė njerėzit nė ditėn e shėnuar pėr secilin, e linte atė tė paprekur”[26].

Te Kuteli shohim konceptin e kohės sė mbyllur qė shfaqet dhe nė lidhjen e ngjarjeve me muajt e me stinėt cikloke, qė pėrsėriten dhe tek tregimet si: “Vjeshta e Xhelabin beut”, “Natė muaji Shėnmitėr”, “Natė kolozhegu”, “Natė marsi”, “Natė prilli”, “Natė qershori, “Natė vjeshte e tretė”, “Natė muaji maj”[27].

Eliade pėrqendrohet te dy koncepte themelore: te ai i Kohės dhe i Hapėsirės, duke vėnė nė spikamė se: ”Pėr njeriun religjioz as koha as hapėsira nuk janė homogjene dhe tė pėrhershme”[28]. Ēdo rrėfim mitik ėshtė rikthim nė rrėfimin e Kohės, tė cilėn Eliade e quan ab initio. Tė rrėfyerit mitik i pėrgjigjet shpalljes sė njė sekreti (fshehtėsie), sepse personazhet mitikė nuk janė qenie njerėzore- ata janė perėndi ose heronj mitikė, nuk janė qenie njerėzore- ata janė perėndi ose heronj iluministė, prandaj veprimet e tyre pėrmbajnė sakramente, tė cilat nuk do tė mund t’i njihte po tė mos i ishin shpallur.

Atė qė e kemi thėnė mė lart pėr konceptin e kohės dhe tė hapsirės mitike, deri nė njė masė do t’i shkonte edhe pėrrallės. ”Mirėpo pėrralla ėshtė njė formė, e cila kryesisht rrėfen ngjarje me njė domethėnie tė konsideruar mė tė rėndėsishme ngjarjen se sa personat, tė cilėt e pėrjetojnė”[29].

Shtojzavallet janė krijesa tė bukura me fuqi tė mbinatyrshme jetojnė nė pyje tė dendura e nė kullota bjeshkėsh, ku e kalojnė kohėn me kėngė e me valle. Ato janė nė gjendje tė qėndrojnė pezull nė ajėr dhe natėn tjerrin fillin e jetės sė njeriut.

Sipas Viliem Baskomin (Ėilliam Bascom) ”pėrrallat janė narracione tė prozės, tė cilat konsiderohen fiksion. Ato nuk pranohen si dogmė apo si histori edhe pse rrėfehen vetėm pėr zbavitje, kanė edhe funksione tė tjera tė rėndėsishme. Ndodhia mund tė vendoset nė ēdo kohė dhe hapsirė”[30].

4. 4 Jetės dhe vdekjes

Nė Shqipėri e besojnė shumė magjinė, shprehet Edith Durham[31]. Ajo luan njė rol tė madh nė jetėn e njerėzve qė jetojnė nė njė gjendje tė pėrhershme, kur u duhet tė mbrojnė veten nga veprimet e forcave tė kėqija dhe pėr tė fituar forcat e mira. Me magji merren si burrat, ashtu edhe gratė. Magjistaren e quajnė “shtrigė”. ”Shtriga figurė e krijimeve popullore, e pėrfytyruar si plakė e keqe dhe e shėmtuar, qė ha njerėz dhe bėn magjira tė liga”[32]. Kuteli shkruan kėshtu: ”Njė ditė na vjen ngėc - ngėc, me stap nė dorė, ajo shtriga e zezė, plakė-guxhamagė, gufallė, e ēalė, si gjithė shtrigat e botės. Duart i ka si masha, tėrė gdhenj, tėrė lesh; gishtėrinjtė i ka si dhėmbė sfurku me ca thonj si tė dacit tė egėr, sytė...Jo, ta lėmė me kaq, se na del natėn nga vatra, si hije, e na zė tartakuti. Kjo (e djegtė zjarri) na paskej pasur njė pasqyrė tė zezė qė i shikonte tė gjitha e dinte se ē’bėhej nė botė”[33].

Gogoli e jep figurėn e shtrigės dhe tė djallit nė kėtė formė: ”Ndėrkaq shtriga u ngrit aq lart sa sė largu ngjante vetėm si ndonjė vurratė e zezė. Por kudo qė shfaqej ajo vurratė, yjtė zhdukeshin nė qiell njėri pas tjetrit, nuk shkoi shumė dhe shtriga mblodhi njė shumicė prej tyre. Nga pėrpara vinte jo si vendas, por si i huaj: turiri i ngushtė, qė i vėrtitej pa pushim dhe nuhaste ēdo gjė pėrreth, kėmbėt i i kishte aq tė holla, nga pas i varej njė bisht, bisht aq i hollė dhe aq i gjatė, mjekra prej cjapit pėrfund turirit, nga brirėt e vegjėl qė i dukeshin nė kokė dhe nga lėkura e zezė si ajo e ndonjė oxhakpastruesi, mund ta gjeje me mend se ai nuk ishte ndonjė i huaj, por djalli vetė, tė cilit nata e fundit i kishte mbetur pėr t’i futur njerėzit e mirė nė rrugėn e mėkatit. Tė nesėrmen, sapo tė binin kambanat e para pėr lutjet e mėngjesit, ao do tė mblidhte bishtin nėn shalė dhe do tė rendte nė strofkėn e vet, pa kthyer kokėn prapa”[34].

Sėmundjet dhe dhimbjet, qė nuk shkaktohen nga njė plagė, zakonisht besohet se janė pasojė e magjive qė u janė bėrė. Shtrigat jo vetėm shkaktojnė sėmundje me anėn e magjisė, por edhe thithin gjakun e njerėzve e ua shterin jetėn pak nga pak. Shtriga kur ngopet me gjak del jashtė nė errėsirė dhe e vjell. Njė fakt tė tillė e gjejmė tė tregimi i Gogolit: ”Kukudhi”: ”Njėrit magjistarja me pamjen e njė mullari bari i qe afruar mu te dera e shtėpisė; tjetrit i kishte vjedhur shapkėn ose ēibukun; shumė vajzave tė fshatit u kishte prerė gėrshetin; tė tjerave u kishte pirė nga disa kova me gjak”[35].

Po ta ndiqni nga pas pa ju diktuar, duhet tė merrni ca gjak me njė monedhė argjendi, ta mbėshtillni dhe ta mbani si hajmali. Ajo do t’ju mbrojė nga tė gjitha shtrigat qė pijnė gjak. Ato qė ndryshojnė nė paraqitjet e pėrbashkta janė forcat e errėta tė cilave u vishen sėmundjet ose vdekja: fajtori, herė ėshtė njė shtrigan, herė ėshtė shpirti i njė tė vdekuri, herė janė forca pak a shumė tė pėrcaktuara ose tė dalluara; ajo qė mbetet e ngjashme ose mund tė thuhet e njėjtė, ėshtė lidhja midis sėmundjes dhe vdekjes, nga njėra anė dhe njė fuqie tė padukshme, nga ana tjetėr[36]. Njė fakt tė tillė na e jep Kuteli dhe Turgenievi nė tregimet e tyre: ”Po kėrkoj, i tha atė barin e magjisė. Po kėshtu i tha me zė tė mbytur, shumė tė mbytur: barin e magjisė. Unė pandenja se tė vdekurit mund t’i shohėsh vetėm tė shtunėn e tė vdekurve. Tė vdekurit mund t’i shohėsh kur tė duash, u pėrgjegj me zė tė plotė Iliusha, i cili, siē m’u duk mua, i njihte mė mirė nga tė tjerėt tė gjitha bestytnitė e fshatit”[37].

Kuteli na jep njė mjedis tipik shqiptar duke folur pėr ngjizjen e magjive: ”Tani, nga frika e lugatit, udha qė shkon rėposh varreve ėshtė e shkretė. Vozitin vetėm qentė e shtrigat e fshatit, nė orėt e tmerrshme kur zien magjitė. Nė hėnė tė re magjistricat hyjnė nė varre kaluar mbi maēokė tė egėr e marrin dhe e eshtėr tė vdekuri pėr tė mbyllur e pėr tė ēelur, pėr tė lidhur e pėr tė zgjidhur, pėr tė mbėrthyer e pėr tė zbėrthyer. E si mbarohet puna, dalin lugetėrit me thes nė kokė e ia krisin valles me daulle e zurna, sa dridhet e vdes ēdo gjė e gjallė qė ndodhet aty pranė”[38].

Magjia, kulti i shpirtrave ose kafshėve, adhurimi i perėndive, mitologjia, besėtytnitė e ēdo lloji, duken shumė tė ndėrlikuara nėse do tė merren veēmas, por tėrėsia ėshtė tejet e thjeshtė. Njeriu ėshtė e vetmja kafshė, veprimi i tė cilit ėshtė i pasigurt, qė ngurron dhe ecėn verbėrisht[39], qė formėson projekte me shpresėn pėr t’ia arritur dhe frikėn pėr tė mos arritur qėllimin. Ėshtė i vetmi qė ndihet subjekt ndaj sėmundjes dhe i vetmi qė di se duhet tė vdesė. Tė tjerat nė natyrė jetojnė nė njė qetėsi tė pėrkryer.

Ja si shprehet Kuteli: “Me tė vėrtetė, gjyshja kish ca sy tė fortė, tė zinj, tė fshehur thellė midis qepallave tė gjata, si shtija, dhe strehės sė vetullave: tė vinte nė gjumė kur tė donte. Me njė tė shikuar e njė tė gogėsitur! Ajo dinte tė yshtura me fije fshese e koqiska kripe tė hedhura nė zjarr dinte; magjira nuk dinte. E as qė donte tė dėgjonte. Me tė yshtura shėronte ata qė kishin rėnė mė sy, ata qė kishin qenė orgraisur nė ndonjė strehė a nė ndonjė hije arre e tė tjera tė kėsaj dore”[40].

Xhindi si djalli kanė hyrė nė mitologjinė shqiptare nga sfera e feve monotiste, zakanisht kėta jetojnė nė pėrrenj duke bėrė zhurmė e potere dhe duke u rėnė daulleve mbase kėtė do tė thotė edhe kjo pjesė e besės sė Muajit qė mbaron me vargun “Zira, tokė, pėrjashta nė natė tė vorrit”. Kuteli e pėrshkruan kėshtu: “Dėgjova si nėpėr ėndėrr mulla Sulin qė tha: “Ky djalė paska ograisur njė ndajnatė ne pragu i shtėpisė, se paska shkelur djalin e njė xhindeshe jeshile”. Gjyshja ia preu e i tha: “Padashur, efendi, padashur. Ja, mė plaēin kėta tė dy, se djali..”. “e di, moj motėr, ia priti mulla Suli dhe e shikoi qė mbi xhamet e syzeve, po xhindesha ėshtė zemėruar shumė e ngul kėmbė: nuk e lėshoj, nuk e lėshoj!po tė kish qenė xhindeshė e verdhė a e kuqe, bėnim si bėnim, ia gjenim radhėn, mik pas miku, se kėshtu e kanė kėto punė...Mirėpo xhindesha jeshile ėshtė shumė abrazhe. Tė shohim se ē’do tė thotė i madhi i xhindeve jeshile, se unė do ta thėrres qė sonte nė shtėpi e do t’i flas”[41].

4. 5 Relativizmi i koncepteve tė jetės dhe vdekjes

Njė tjetėr element mjaft prezent nė krijimtarinė e Kuteli, Gogolit dhe Turgenievit ėshtė edhe vdekja. Njė dukuri kjo, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė shkrimtarė tė tjerė, por tek tek kėta autorė merr njė pėrmasė tjetėr pėr nga mėnyra e tė perceptuarit dhe e tė pėrjetuarit tė saj. “Problemi i kulluar letrar i finales, nė realitet ka si adekuat problemin e vdekjes. Fillim-fundi dhe vdekja janė tė lidhura pandarazi me mundėsinė pėr tė kuptuar realitetin jetėsor si diėka tė kuptimėsuar. Kontradita tragjike ndėrmjet pafundėsisė sė jetės si e tillė dhe mbarimėsisė sė jetės njerėzore, ėshtė veēse njė dukuri e veēantė e njė kontradite akoma mė tė thellė ndėrmjet kodit gjenetik qė gjendet jashtė kategorisė sė jetės dhe tė vdekjes dhe qenėsisė individuale tė organizimit”[42].

Vetė vdekja ėshtė njė dukuri, prej sė cilės askush prej nesh nuk mund tė jetė indiferent sa herė qė flitet apo shkruhet pėr tė. Jo vetėm qė shkakton tensione, frikė, dhimbje apo spastrim, katarsis ose shpėtim pėr disa tė tjerė, por vdekja nė letėrsi bėhet edhe njė element, qė zotėron njė fushė semantike mjaft tė gjerė. Kjo ėshtė ajo qė kam konstatuar nė rrėfenjat e kėtyre tre shkrimtarėve.

Tė pėrmendėsh vdekjen, pėr disa njerėz ėshtė sikur t’u kesh sjellė vdekjen nė ato momente, sepse e shohin atė si fundi pėr tė gjitha dhe as qė mendojnė pėr njė jetė tjetėr pas saj. Ndėrkohė, qė pėr njė kategori tjetėr njerėzish ėshtė ndryshe, sepse sipas tyre vetė vdekja ėshtė njė lindje e njė jetė tjetėr, qė ne ende nuk mund tė pretendojmė se e njohim, por thjesht e parashikojmė pėrmes fantazisė dhe imagjinatės apo “dėshmive” se si ajo mund tė jetė, por pa hedhur pyetjen, nėse ka apo jo njė jetė tjetėr pas vdekjes fizike.

Misteri i pazakontė kutelian si artthėnie, nė njė farė mėnyrė, e gjen shpjegimin nė sugjerimin e I. Calvinos, kut thotė: “Nė universin e pafund tė letėrsisė hapen gjithnjė rrugė tė reja pėr t’u zbuluar, shumė tė reja ose shumė tė vjetra, stile dhe forma qė mund tė ndryshojnė imazhin tonė tė botės”[43].

Nėpėr kėto valė idesh noton proza e kėtyre tre shkrimtarėve, pėr tė cilėt po flasim.

Njė raport tė ngushtė me vdekjen e gjejmė edhe nė prozėn e tyre, vetėm se mėnyra e paraqitjes dhe e konceptimit tė saj ėshtė e ndryshme. Tek tė tre vdekjet janė shumė tė pranishme nė tėrėsinė e syzheut artistik, por nė forma, variante dhe natyra tė ndryshme.

Kujtojmė, qė nė rrėfenjat e kėtyre tre shkrimtarėve vdekjet e personazheve janė tė njėpasnjėshme dhe gjurmėt e saj janė mjaft tė thella dhe qė rezultojnė tė tilla pėr njė kohė tė gjatė nė vazhdimin e linjės artistike tė syzheut dhe tė vetė botėkuptimit ideor dhe pėrmbajtėsor tė tė gjithė mesazhit, qė vepra jep nė tėrėsi.

Pėrmendim Gogolin kur shkruan se: “si kishte vdekur e bija ajo”, ”se vdekja e tė atit e kishte bėrė atė qė tė”, “dhe mė pas ai vdiq”, “mė pas tė vdekurėn e shpunė nė kishė”, “ja kėshtu, sepse ka vdekur”, “Ka katėr ditė qė ėshtė varrosur dhe”, “e mė nė fund dha shpirt”, nė tregimin “Kukudhi”[44].

Tė tregimi i tij ”Vdekja”, Turgenievi e pėrshkruan kėshtu: “Vdekja e tė ndjerit Maksim mė bėri tė mendohem thellė. Sa e ēuditėshme ėshtė vdekja e fshatarit rus! Qėndrimi i tij pėrballė vdekjės nuk mund tė quhet as indiferencė, as mungesė ndjenje. Aty vdes sikur tė pėrmbushte ndonjė ritual: i qetė edhe i thjeshtė”[45].

Njėkohėsisht edhe tek Kuteli vdekjet janė mjaft tė pranishme nė tekst. Sipas mitologjisė shqiptare, tė vdekurit nuk janė inaktivė, ata hanin, pinin, dėgjonin, prandaj pėr ta tregohej kujdes si psh: u ēohej ushqim nė varre jo vetėm nė pėrvjetorė po edhe nė festa tė ndryshme. Kėshtu te tregimi “Lugetėrit e fshatit tonė” kur vapin varrin e Zef Kanxhallozit, e gjejnė atė kėmbė mbi kėmbė duke pirė duhan. Po tė kujtojmė tė njėjtėn tablo te Eposi i Kreshnikėve, kur Mujit pasi i hapin varrin gjendet kėmbėkryq duke pirė duhan, do tė bindeshim se kėto elemente mitike qė gjenden nė veprėn e Kutelit, origjinėn e kanė nga folklori, tė cilin autori jo vetėm e kishte pėr zemėr, por edhe i kishte kushtuar njė pjesė tė madhe tė kohės e veprimtarisė sė tij[46].

Kujtojmė tregimin “Vjeshta e Xhelabin Beut” kur ai shkruan: “Sa mė shumė zgjaste lufta aq mė shumė kishte tė vrarė, sepse burrat hidheshin si tė verbėr nė krahėt e vdekjes”, “ai kishte vdekur pėr punė xhelepi dhe dyfeku se”/.../

“atje kish varreza, shumė tė vdekurve, se fshatarėt e kishin zakon tė vdisnin me shumicė, mė fort se fėmijėt”[47].

Gjithashtu, edhe kur ai shkruan: “I ati vdiq dhe e la jetim me katėr motra, qė duheshin pajosur e martuar”,/.../ “aty pranė kishte tė vrarė, kush tė pėrmbysur, kush i shtrirė pėrdhe, kush mbledhur kutullaē, i kish zėnė vdekja e mė pas”, “U vranė, u vranė”,/.../ “dhe vdiq ashtu si vdes e gjithė bota: u shtri nė rrogoz, nė mulli, shkoi tė bluajė nė botėn tjetėr”,/.../ “dhe vdiq nga frika”[48].

Teksti na tregon, se vdekjet janė tė shpeshta nė prozėn e kėtyre tre shkrimtarėve, aq sa edhe kritika e ka dalluar kėtė element tė rėndėsishėm e me shumė peshė nė prozėn e tyre, sa shpeshherė ky element ėshtė bėrė edhe objekt studimesh apo analizash tė thella.

Njė ndėr ta ėshtė A. Uēi i cili ėshtė shprehur se: “Shumė tregime tė Kutelit mbarojnė me vdekje tė natyrshme tė heronjve, por nė to s’ka dėshpėrim, pesimizėm, sepse vdekja konsiderohet prej tyre si njė ngjarje e natyrshme e kėsaj botė”[49].

Dy personazhet e tregimit “I vdekuri dhe i gjalli”, pėr tė vdekurin qė i bėn vizitė mikut nė botėn e tė gjallėve dhe pėr tė gjallin qė ia kthen vizitėn mikut nė botėn e tė vdekurve. Pėrmenda episodin kur ky i dyti, pas vizitės disadititėshe te miku i vdekur, kthehet nė botėn e tij dhe nuk gjen asgjė nga sa kish lėnė, mbasi nė kėtė botė ndėrkohė kishin kaluar shekuj. Kėtė ia pati sqaruar edhe miku i botės tjetėr, tek i pati thėnė: “Kėtu koha rrjedh shpejt se jemi tė lumtur, atje ngadalė se jini tė mjerė”, por ai nuk e pati besuar”, shprehet A. Plasari[50]. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė, sepse ne vėrejmė edhe nga shembujt mė lart, se personazhet e Kutelit e pranojnė vdekjen si tė natyrshme, madje edhe si njė shpagim, qė njeriu duhet tė paguajė pėr vendin ku ka jetuar, por s’mund tė themi se s’ka dėshpėrim. Ata thjesht i fortėson vdekja e tė afėrmėve pėr tė qėnė tė pėrgatitur se si duhet t’a pėrballojnė jetėn e tyre. Ndoshta, kjo vjen edhe si fryt i temperamentit tė fortė tė shoqėrisė shqiptare. “Njeriu vdes gjithmonė pėr diēka ose pėr dikė, pasi vetėm vdekja n’a i plotėson kushtet e dėshmisė, por roli i tė vdekurit i takon vetėm shkrimtarit” thotė A. Plasari[51].

Shembulli mė i mirė pėr kėtė janė raportet, qė personazhet e Kutelit vendosin me vdekjen kur thonė se: “Helbete njerėz jemi e vjen dita qė edhe vdesim se vdekjen e kemi borxh, po buka ėshtė bukė”, “Ata s’e kishin vėnė kurrė vdekjen nė kandar, s’i qenė drojtur kurrė asaj”[52].

Megjithatė, vdekja nė rrėfenjat e Gogolit paraqitet me ngarkesa mė tė forta emocionale dhe me njė figurativitet mė tė lartė. Kjo ide qė unė po hedh, vjen si pasojė e disa frazave nė prozėn e tij, tė cilat mua mė janė dukur mjaft pikante dhe simbolike, qė e argumentojnė fuqishėm mendimin tim. Nė kėtė kontekst kam parasysh kėtu frazat si: “Si peshk qė i ngulin pirunin”, “Njė shtėpi guri me dy kate, shtėpia ku jeton edhe vetė zotėria, zotėria flokėverdhė me sy tė kaltėr”, “Njė qiri i tretur mbi parmakun e njė kafeneje me kafe tė zėzė”[53]. Fraza kėto, tė shkėputura nga novela tė ndryshme, qė tregojnė se vdekja pėr personazhet e Gogolit (kur themi personazhet e Gogolit kemi parasysh vetė Gogolin) pėrballė vdekjes kanė mė tepėr indinjatė, zhgėnjim nga bota qė i rrethon dhe ndjenja e tyre ėshtė mė e hidhur krahasuar me atė qė shfaqin personazhet e Kutelit nė rrėfenjat e tij.

Vdekja tek novelat e Kutelit pritet nga personazhet si pjesė e jetės, pavarėsisht dhimbjes qė ajo shkakton, kurse tek Gogoli dhe Turgenievi vdekja merr konture mė tė forta dhe mė goditėse pėr personazhet, e cila bėn qė edhe lexuesi tė pritet t’a pėrjetojė nė tė njėjtėn mėnyrė si ata. “Ndėrtimi linear i kulturės e bėn problemin e vdekjes njėrin prej dominanteve nė sistenim e kulturės. Vetėdija religjioze ėshtė rruga e kapėrcimit tė vdekjes “vdekja vdekjen korrigjon”[54].

Shembujt e shkėputura mė lart nga proza e Gogolit shfaqin mjaft qartė pikvėshtrimin, qė Gogoli ka pėr pasvdekjen, sepse prej tyre del hapur ideja, se pasi njeriu vdes shkon nė qiellin e kaltėr aty ku ėshtė edhe shtėpia e vetė zotit, pranė tė cilit qėndrojnė tė gjithė tė deceit. Vdekje, e cila ėshtė e zėzė dhe e hidhur njėsoj si fakeja.

Kurse Turgenievi nė lidhje me vdekjėn shprehet kėshtu: “Mjerisht duhet tė shtoj se atij viti vdiq Paveli”, “Po shpinin njė tė vdekur nė varr”, “Kam vėnė re ngahera,-vazhdoi karrocjeri,-se ėshtė shėnjė e keqe kur takon nė rrugė njė tė vdekur”, “Sapo qė i vdekuri shkoi mė tutje dhe turma hyri pėrsėri nė rrugė, gruaja ja krisi pėrsėri atij vajtimi qė ta bėnte zėmrėn copė”, “Vdekja merr vetė me dorėn e saj atė qė i takon”, “Pas tri ditė vdiq”, “Mė von, pas vdekjės tė sė zonjės, qė s’dihet se qysh ndodhi”, “Edhe Gornostajev Pantelei vdiq. Tė gjithė vdiqnė, tė gjithė!”, “Fshatari ka vdekur tani, po nė kėmbė tė tij ėshtė djali i madh”, “Tani na erdhi ēasti i vdekjes”[55].

Pėr njė vetėdije tė tillė, vdekja bėhet “zgjidhje e tė gjitha enigmave” dhe “zgjidhje e tė gjitha hallkave”[56].

Kur ėshtė fjala pėr vdekjen nė letėrsi ėshtė me vėnd tė kujtojmė A. Plasarin, i cili thotė se: “Mungesa mė e madhe ėshtė “mungesa”, domethėnė vdekja. Shkak dhe pasojė, thelb i jetės, si e shkuar dhe e ardhme, si pėrgjigje qė vjen pėrpara pyetjes, si ajo qė lejon vendosjen e harmonisė drejt sė cilės pritet jeta”[57].

Vdekja tek kėta tre shkrimtarė jo vetėm qė ėshtė e pranishme, por i ka humbur kufijtė me jetėn apo e thėnė mė qartė, bota e tė gjallėve dhe e tė vdekurve gėrshėtohet aq mirė sa vėshtirė se mund tė dallosh kufijtė mes tyre.

“Vdekja ėshtė gjithmonė purifikim dhe arrin atė qė jeta kėrkon” shprehet M. Hamiti[58]. Tė Kuteli, Gogoli dhe Tuigenievi, vdekja shihet pėrmes syve tė jetės dhe vetė jeta duket se i ka fillesat prej rrugės qė pėrshon vdekja.

Nė pamje tė parė, duket sikur ėshtė njė lojė fjalėsh, por nė fakt e vėrteta artistike ėshtė kėshtu. Vizioni i kėtyre tė treve ushqehet nga ideja, se bota ėshtė ndėrtuar nė njė mėnyrė tė tillė, ku nėse s’do tė kishte vdekje s’do tė kishte lindje, qoftė edhe anasjelltas. Jeta dhe vdekja janė nė funksion tė njėra-tjetrės. “Duke pėrmendur mendimin e Roland Bartit se ta interpretosh njė tekst nuk do tė thotė t’ia japėsh atij njė domethėnie, por tė kundėrtėn e kėsaj tė ēmosh se ēfarė pluraliteti e konstituon atė”[59].

Njė shembull i mirė do tė ishte rasti kur Kuteli tek novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” shkruan: “Ma bėj hallall bukėn o vėlla nė kėtė dhe atė botė”[60].

Njė gjė tė tillė e gjejmė edhe nė prozėn e Gogolit kur tek “Manteli” shkruan se: “as e gjallė dhe as e vdekur”, “vajtėn i zgjuan dy tė vdekurit”, “Njeriu u varros pėr sė gjalli”, “e vdekura u ngrit nė kėmbė”, “kufoma kėrciste dhėmbėt”[61].

Vumė nė dukje, se nė prozėn e kėtyrė tre shkrimtarėve vdekja ėshtė njė element me peshė, qė paraqitet gjithmonė si paralele e pėrhershme e jetės.

Nė tekst ka edhe raste kur shkrimtari pėr tė mos thėnė fjalėn “vdekje” shprehet nė forma tė tjera si: “Kėto erėra mė kanė hyrė nė shpirt e nuk do tė mė dalin gjersa tė mė vėnė atė plloēkėn e varrit dhe mė pas”, “dhe mbylli sytė pėr nga hera”, “shkuan atje ku do tė shkojmė tė gjithė kur tė na vijė rradha” shkruan Kuteli tek “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”[62].

Nė disa raste personazhit i luten vdekjes dhe jo jetės, si me Tat Tanushin kur zoti e lė tė gjallė, si njė mėnyrė pėr t’a ndėshkuar pėr mėkatet qė ai ka bėrė, sepse ka kundėrshtuar atė qė zoti ka vendosur pėr tė dashurėn e tij. Vdekja shfaqet shumėfaqėshe dhe shumėpėrmasore.

Vdekja pritet mė qetė dhe mė natyrshėm nga personazhet e Kutelit dhe Turgenievit, kurse tek Gogoli ndjehet mė shumė zemėrimi ndaj zotit, frika nga trishtimi, qė vdekja ka shkaktuar, dhimbja dhe mungesa qė ajo sjell kur ata humbasin njerėzit qė duan.

N. Krasniqi shprehet se: “Letėrsia e Kutelit as nuk mbrohet dhe as nuk kundėshtohet, por pėrballon vdekjen, madje vihet nė ndjekje tė saj”[63]. Shembujt qė paraqitėm pak mė lart e vėrtetojnė shumė mirė kėtė.

Vdekja nė prozėn e tyre nuk ėshtė vetėm vdekje trupore apo fizike e njeriut, por pėrdoret edhe nė aspektė tė tjera si psh: “qetėsinė e vdekur” nga Gogoli tek “Manteli” apo “kur u kthye nuk e pyeti mė asnjeri aq sa fjala mbeti e vdekur” tek “I gjalli dhe i vdekuri” nga Kuteli, ose “Ja...ja po vjen vdekja, ja ku ėshtė”, tė tregimi “Vdekja” e Turgenievit.

Shembuj kėto, ku vdekja merr kuptime tė tjera ose mė mirė tė themi, shembuj tė cilėt tregojnė se vdekja ėshtė pėrdorur edhe si epitet.

Nuk ka si tė mos pėrmendim, se kėtė raport tė jetės me vdekjen, tė gėrshetimit e tė prishjes sė kufijve mes botės sė tė gjallėve tė vdekurve, e ndihmon shumė edhe pėrdorimi i elementit fantazmagorik.

Vdekja tek kėta shkrimtarė paraqitet edhe pėrmes figurave gjysmėtokėsore dhe gjysmėhyjnore, tė cilat realizojnė kėtė shkrirje mes kėtyre dy botėve qė vėshtirė se mund t’i ndash nga njėra-tjetra.

“Realiteti i Peterbugut ėshtė tjetėr, sa konkret aq edhe fantazmogorik e i parrokshėm. Arti i Gogolit i kapėrcen kufijtė e natyrėshem tė realizmit, ai kap pėrmasa tė tjera deri nė atė kohė tė pakapshme, duke u shndėrruar nė shkollė pėr njė plejadė tė shkėlqyeshme shkrimtarėsh rusė. Do tė mjaftonte qoftė njė tregim i vetėm, si “ Manteli”, qė ai tė mbetej i pavdekshėm”, shprehet kritiku dhe profesori i letėrsisė ruse, Korab Hoxha[64].

Mund tė themi me plot gojėn, qė vdekja tek proza e kėtyre tre shkrimtarėve luan njė rol tė rėndėsishėm. Ajo shfaqet nė forma dhe natyra tė ndryshme dhe jo rrallėherė shoqerohet me elemente tė fantazmagorisė, qė shprehin njė fantazi tė zhvilluar tė shkrimtarėve dhe tė njėjtėn gjė ngjallin edhe pėr lexuesin.

Elementė, tė cilėt tė futin nė njė botė tė errėt, pa skaj, pa formė, pa hapsirė, pa kohė, pa ligje tė sė pėrditshmes dhe tė sė zakonshes, qė tė bėjnė tė ndjesh njėkohėsisht edhe frikė edhe kėnaqėsi estetike. Ja pse, kėta shkrimtarė janė kaq tė mėdhenj pėr ne.

4. 6 Sė mirės dhe sė keqes

Nė kulturėn artistike popullore, mitologjia demonologjike, nė tė cilėn pėrfshihen rrėfime pėr shpirtra tė kėqij, kuēedra, pėrbindsha, llami, gjigantė zė njė vend tė veēantė. Nė kėtė kuptim demonologjia pėrfshin rrėfimet pėr qeniet mitologjike tė shėmtuara me forcė tė mbinatyrshme. Qeniet mitologjike qiellore, siē trajtohen nė tregimet e Kuteli, Gogoli dhe Turgenievit, zbresin nė tokė, bėhen tokėsor. Engjėlli, simbol i sė mirės mitike, qėndron pranė njeriut tė mirė apo bėhet njeri i urtė. “Me emrin e tij pagėzohen edhe njerėzit”[65]. Kuteli thotė: “Lėre, ti, se ia marrim ne kocomiut. Na i sjell ėngjėllushi natėn. Kjo mė ngushėlloi pak. Po jo sė gjithash, se kisha pasur natėn njė grusht pare tė bardha nėpėr duar e m’i kish tretur mėngjesi”[66].

Djalli ose dreqi, ėshtė simbol i sė keqes. “Si qenie mbinatyrore, pėrfytyrohet zakonisht si njeri me brirė, me thundra e me bisht; mishėrimi i sė keqes dhe i ngasjes pėr punė tė liga, shpirti i keq, dreqi, shejtani”[67].

“Ti, plak, do tė rrish nė mes tė shapatanėve e qoftėlargėve me brirė e me kėmbė dhie, qė do tė tė shpojnė me dobec; unė do tė rri nė mes tė engjėllushkave me krahė. Edhe vetė do tė bėhem engjėllushkė, do tė fluturoj lule mė lule, si flutur”[68].

Pėrmes tregimeve dhe rrėfenjave del nga pėrroi e vepron nė rrafsh. Qėndron pranė njerėzve tė kėqinjė. Merr edhe trajta tė njeriut tė keq, apo keqbėrės. Ndodh edhe tė futet nė trup tė njeriut tė njeriut. Thuhet: “Tash, pak ka dreqėn nėpėr pėrroje. Kanė hyrė nė trup tė njerėzve”[69]. Dhe Turgenievi jep kėtė pėrshkrim: “Ta shikosh si ėshtė bėrė tani! Thonė se njė kohė ka qėnė njė vajzė shumė e bukur. E shėmtoi ay xhindi i ujit. Siē duket xhindi nuk e pandente se njerėzit do ta nxirrnin kaq shpejt nga lumi. Ay e tėrhoqi nė fund tė lumit edhe e shėmtoi”[70].

Tė Gogoli djalli merr pjesė nė jetėn e njeriut, po ashtu edhe tė Kuteli vėrejmė tė njėjtėn situatė:“Djalli u pėrmblodh sakaq dhe u zvoglua aq shumė sa iu fut fare lehtė nė xhep”[71].

“Ti ē’kėrkon?- e pyeti dreqi i madh njerinė. Ky u drodh e u pėrdrodh, si mos mė keq. E jo nga zjarri qė i dilte dreqit nga sytė, as nga zjarri i maēokėve e i bufėve, po sepse brenda tij bėhej luftė midis sė mirės e sė ligės. Zgjati pastaj dorėn- njė dorė tė thatė e leshtore, (dorė dreqi)- edhe e kapi dreqin tradhtar edhe e flaku nė zjarr e tym, sa ky u lebetit me tmerr tė madh. Ti nė vend tė mė sjellėsh njerėz, mė merr! Ti s’je pėr mua, se rreh tė bėhesh engjėll i bardhė!”[72].

Konflikti nė pėrrallat e Kutelit pėrftohet nga ndeshja ndėrmjet dy forcave antagoniste, kategori tė njohura nė pėrrallėn tonė, nė mes sė Mirės dhe sė Keqės, sė Bukurės e sė Shėmtuarės, tė Voglit e tė Madhit, ku pėrherė fiton i pari mbi tė dytin. Ato mishėrohen nė personazhe si Xinxilua, Trėndelinua, Ariu i Madh, e Bukura e Detit, Talėloshi etj. Ata veprojnė nė njė atmosferė tė vėrtetė pėrrallore, qė dėshmojnė pėr njė fantazi tė begatė, po dhe nė mjedise reale, ku zbulohet bota e kafshėve e shpendėve, e drurėve dhe e bimėve, flora dhe fauna shqiptare, pėr tė cilat autori ka dituri tė gjėra e tė sakta.

“Pėr kukumjaēka mos mė fol nė shtėpi, se ėshtė tres. Dhe unė s’fola mė. Pėrse tė flisja pėr njė shpes qė sillte vetėm tė kėqija!”[73].

Proza e shkutėr e Kutelit bashkon nė njė njėsitė dhe pėrbėrėsat e trajtės sė qenies qė mbart nė pėrmbajtjen e vet “shpirtin e mirė ose tė keq”. Te ky shpirt gjejmė “kuptimet personale” tė shkrimtarit si “njė rrugė tė jetės” nė kėrkim tė sė vėrtetės sė humbur. Kjo e vėrtetė zbulohet po tė kapėrcehen shndėrrimet e thjeshta dhe, pėrmes principit tė Metamorfozės shfaqet koncepti i rritjes si progresion, i degradimit (Vjeshta e Xheladin Beut”, i ringjalljės (Letrat e ndajnatės”, “Lugetėrit e fshatit tonė”).

Motivi invariant pėrrallor i udhėtimit nė botėn tjetėr, pėrdorur nė rrėfimin: “I vdekuri dhe i gjalli”, ėshtė njė tjetėr mėnyrė pėr tė kėshilluar shėrim moral ndaj plagėve qė ka hapur historia.

Sipas njė invarianti tė njohur pėrrallor, “i miri” dėrgon lajmėtarin, me njė plloskė vere nė dorė, pėr tė ftuar pjesėmarrėsit nė dasmėn e tė birit dhe, rastėsisht, ky i fundit derdh pikat e fundit tė verės mbi njė varr nė njė kryqėzim rruge duke ftuar kėshtu, pa dashje, tė vdekurin qė, edhe pse i vdekur, “respekton” karakterin e shenjtė tė ftesės.

“Atyre moteve s’kish tė pasur e tė vobektė veēse me fjalė, se pėr tė rrojtur, gjith bota rronte si nė gji tė Perėndisė e me vllazėri si nė njė”[74].

Ashtu siē e do rregulli, i vdekuri ia kthen ftesėn tė gjallit, duke e ftuar nė botėn e pėrtejme. Kur filloi lufta dhe “shpirti dhe trupi i tij ishin tė brengosur fort”[75], ai vendos tė mbajė fjalėn dhe shkon nė botėn e tė vdekurit. Braktis trupin nė bregun e njė lumi tė kaltėr pėr tė shkuar mė tej dhe “u ndje aqė herė mė i lumtur sa fletė kishin tė gjitha ato pemėt e atij vendi”, “u suall mbi ujėrat e kaltra brenda tyre, pastaj me tė vėrtetė u shtuan pėrtej gazet edhe lumturitė”. Kur kthehet tė marrė trupin e tij qė e “lith me tokė e qė errėson lumturitė, ka kaluar shumė kohė (500 vjet sepse nė botėn e pėrtejme “koha rrjedh shpejt se jemi tė lumtur, atje ngadalė se jini tė mjerė)”; dhe ai, i shtyrė nga “malli i kėsaj bote me helme” kthehet nė botėn e tė gjallėve dhe ja se ēfarė gjen: “As gjyrmė nga shtėpia e tij e nga muret qė e rrėthonin. Pyet kėtej, pyet andej, gjeti gjyrma nga nip stėrnipt e tij. Tė tjerėt ishin ngritur nga ky vend e kishin kaluar male e dete, qė tė mbeten tė lirė. Ata qė kishin mbetur, ishin ndarė e pėrēarė e vriteshin shoq me shoq. As gjyrmė nga gazet e e lumtėrit e sė kaluarės”[76].

Situatat narrative tė rrėfimeve tė Kutelit, ndryshe nga situatat e pėrrallave, nuk vihen nė shėrbim tė funksioneve tė personazheve. Zakonisht, rrėfimi i Kutelit i zgjedh ngjarjet dhe i vė nė shėrbim tė njė logjike “historiko-kronologjike”. Kėshtu tek “I pasuri qė ish i varfėr fort”, lufta mes tė mirės dhe tė keqes nuk zgjidhet nga ndonjė veprim tipik i personazhit, por sipas teknikės sė parabolės.

“Ky u drodh e u pėrdrodh, si mos mė keq. E jo nga zjarri qė i dilte dreqit nga sytė, as nga zjarri i maēokėve e i bufėve, po sepse brenda tij bėhej luftė midis sė mirės e sė ligės”[77].

Njė figurė tjetėr mitologjike ėshtė Lugati, njė njeri i ringjallur dhe simbol i sė keqes e i frikės.

Figura e Dragoit ėshtė prezente nė disa tregime tė Kutelit. Ata janė me pamje njeriu, por kanė forcė mbinatyrore. Bashkėpunojnė mė Orė e Zana dhe luftojnė me kuēedrėn qė nė kėtė rast simbolizon mikun, pra tė mirėn.

Si figurė e mitologjisė shqiptare paraqitet edhe qyqja e cila me vajin e vet zakonisht paralajmėron diēka tė keqe, tė kobshme. Sorra gjithashtu me krrokamen e vet paralajmėron diēka tė trishtueshme.

“Vetėm qyqja e kuqe kukat nė njė rrem tė thatė dhe kėnga e saj kumbon kobshėm valtheve tė lugjeve:- Kuku, Kuku!”- shprehet Kuteli[78].

Nė fjalorin e Elsiesė, shpjegohet se lugat bėhet njeriu i lig, koprraci, ose pėrfituesi dhe njeriu me veti tė tilla besohet se kthehet prapė natėn pėr t’iu bėrė dėme njerėzve. Nė kėtė rast besimi lidhet me normat e shoqėrisė dhe me ndėshkimin pėr cilėsitė e kėqija tė njeriut krahas besimit pėr ngritjet nga varri tė njeriut jo tė mirė, pra krahas figurės sė Lugatit, fantazia popullore ka krijuar figurėn tjetėr vampirin. Sipas shpjegimit tė rrėfimtarit vampiri ėshtė forca qė i kundėrvihet Lugatit dhe ky nuk ėshtė dikush tjetėr, por “djali i lugatit tė cilin e ka bėrė me gruan e vet pas vdekjes”[79].

Lufta me tė keqen gjithmonė e ka shtyer njeriun ta personifikojė forcėn qė do t’i kundėrvihej dhe vetėm duke ia vėnė pėrballė “birin e tij”, ėshtė besuar se ėshtė shkatėrruar e keqja, nė kėtė rast lugati si personifikim i saj.


[1] Fjala tabu, qė do tė thotė “ndalim”, ėshtė sipas pohimeve tė studiuesve me origjinė polineziane.

[2]Durham, Edith: “Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt”, “Naum Veqilharxhi”, Tiranė, 1998, fq. 517.

[3] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 102.

[4] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 180.

[5] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptarė”, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq. 182.

[6] Sigmund, Freudi: “Totem dhe Tabu”, “Dituria”, Tiranė, 2003, fq. 10.

[7] Suta, Blerina: “Eposi i At Gjergj Fishtės pėrballė eposeve tė shkrimtavėve romantikė sllavojugorė”, “Onufri”, Tiranė, 2007, fq. 137.

[8] Fjalori (FGJSH) i gjuhės shqipe, Tiranė, 2006, fq. 503.

[9] Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė: “Fjalor i gjuhės shqipe”, Tiranė, 2006, fq. 503.

[10] Kroēe, Benedeto: “Estetika si shkencė e shprehjes dhe e gjuhėsisė sė pėrgjithshme”, Apollonia, Tiranė, 1998, f. 5.

[11] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėi”, Tiranė, 1990, fq. 222.

[12] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 310.

[13] Po aty, fq. 312.

[14] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 54.

[15] Ēaushi, Tefik: “Fjalori i Estetikės”, “Ombra”, Tiranė, 2005, fq. 139.

[16] Matoshi, Liman: “Seminari mbi Kulturėn, Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqipe, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Filologjisė, Prishtinė, 2005, fq. 153.

[17]Rrahmani, Kujtim: “Seminari mbi Kulturėn, Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqipe, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Filologjisė, Prishtinė, 2005, fq. 165-168.

[18] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 80.

[19] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė zgjedhura”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1972, fq. 212.

[20] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 512-517.

[21] Hoxha, Korab: “200 vjetori i lindjes sė Gogolit”, Universiteti i Tiranės, “Departamenti i Letėrsisė”, Tiranė, 2009, fq. 23.

[22] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 459.

[23] Plasari, Aurel: “Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 45.

[24] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 202.

[25] C-L-Strauss: “Mendimi i egėr”, “Pejė”, 1999, fq. 43.

[26] Kuteli, Kuteli: “E madhe gjėma e mėkatit”, “Apollonia”, Tiranė, 2000, fq. 34.

[27] Uēi, Alfred: “Pesė tė mėdhenjtė e letėrsisė shqipe nė optikėn e njė rileximi”, “Vatra”, Shkup, 2003, fq. 158.

[28]Gashi, Osman: “Miti dhe kufijtė e letėrsisė (Miti dhe koha)”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 127.

[29]Gashi, Osman: “Miti dhe kufijtė e letėrsisė (Miti dhe letėrsia), Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 130.

[30] Mustafa, Myzafere: “Pėrralla dhe Miti”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 335.

[31]Durham, Edith: “Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe Shqiptaret”, “Naum Veqilharxhi”, Tiranė, 1998, fq. 500.

[32] Akadmia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė: “Fjalor i gjuhės shqipe”, Tiranė, 2006, fq. 1059.

[33] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 442.

[34] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 52.

[35] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, Tregimi: “Kukudhi”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 220.

[36] Bergson, Henri: “Burimet e moralit dhe fesė”, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2002, fq. 115.

[37] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtėrėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 105.

[38] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 300.

[39] Bergson, Henri: “Burimet e moralit dhe fesė”, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2002, fq. 162.

[40] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 130.

[41] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, Pėrralla “E Bukura e Detit”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 372-373.

[42]Llotman, Juri: “Kultura dhe bumi”, pėrktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2004, fq. 213.

[43]Calvino, Italo: “Leksione Amerikane”, “Dritėro”, Tiranė, 2000, fq. 49.

[44] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 210.

[45] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 207.

[46] Meminaj, Mariglena: “Veēori tė metodės krijuese nė prozėn e Mitrush Kutelit”, “Maluka”, Tiranė, 2005, fq. 55.

[47] Mitrush, Kuteli: “Tregime tė zgjedhura”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1972, fq. 147.

[48] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė zgjedhura”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1972, fq. 159.

[49] Uēi, Alfred: “5 tė mėdhenjtė e letėrsisė shqipe nė optikėn e njė rileximi”, “Vatra”, Shkup, 2003, fq.151.

[50] Plasari, Aurel: “Letėrsia dhe muret”, “Enti Botues Zėri i Rinisė”, Tiranė, 1993, fq. 74.

[51] Plasari, Aurel: “Kuteli mes tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 95.

[52] Kuteli, Mitrush: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Apollonia”, Tiranė, 2000, fq.42.

[53] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 432.

[54]Llotman, Juri: ”Kultura dhe bumi”, pėrktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2004, fq. 215.

[55] Turgenievi, Ivan: ”Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 195-200.

[56]Llotman, Juri: “Kultura dhe bumi”, pėrktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2004, fq. 215.

[57] Plasari, Aurel: “Kuteli mes tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 45.

[58]Hamiti, Muhamet: “Seminari mbi Kulturėn, Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqipe:, Fakulteti i Filologjisė, Universiteti i Prishtinės, Prishtinė, 2005, fq. 93.

[59] Barti, Roland: “Aventura Semiologjike”, “Rilindja”, Prishtinė, 1987, fq. 5.

[60] Mitrush, Kuteli: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Apollonia”, Tiranė, 2000, fq. 44.

[61] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 523.

[62] Kuteli, Mitrush: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Apollonia”, Tiranė, 2000, fq. 299.

[63] Po aty, fq. 300.

[64] Hoxha, Korab: “200 vjetori i Gogolit”, Universiteti i Tiranės, “Departamenti i Letėrsisė”, Tiranė, 2009, fq. 25.

[65]Rukiqi, Mehmet: “Mitologjia nė krijimtarinė popullore anekdotike”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 396.

[66]Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 73.

[67]Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė: “Fjalor i gjuhės shqipe”, Tiranė, 2006, fq.200.

[68] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 154.

[69] Ēaushi, Tefik: “Fjalori i Estetikės”, “Onufri”, Tiranė, 1998, fq. 246.

[70] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, Tregimi “Luadhi i Biezhės”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 109.

[71] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 88.

[72] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 223.

[73] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 80.

[74] Kuteli, Mitrush: Tregimi “I vdekuri dhe i gjalli”, “Vepra letrare 1”, “Naim Frashėri”, 1990, fq. 42.

[75] Suta, Blerina: “Pamje tė modernitetit nė letėrsinė shqipe”, “Onufri”, Tiranė, 2004, fq. 106.

[76] Kuteli, Mitrush: Tregimi “I vdekuri dhe i gjalli”, “Vepra letrare 1”, “Naim Frashėri”, 1990, fq. 51.

[77] Kuteli, Mitrush: Tregimi “I pasuri qė ish i varfėr fort”, “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 223.

[78] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 201.

[79]Dushi, Arbnora: “Miti dhe rrėfimi gojor personal”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 375.


Rovena Vata
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Demonėt

Mesazh  Hagel prej 14.10.15 21:29



Gjithaēka qė ėshtė demoniake ėshtė e ndėrmjetme mes tė vdekshmes dhe tė pavdekshmes.
Platoni


Sepse natyra ėshtė demoniake.
Aristoteli



Ka hyjni ndėrmjetėse qė banojnė mes lartėsive tė qiellit dhe elementeve tokėsore, nė kėtė mjedis gjendet ajri, dhe qė i transmeton  perėndive dėshirave tona dhe meritat e veprimeve tona: grekėt i quajnė demonė.
Apuleius
avatar
Hagel

96


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Demonėt

Mesazh  Arsenic prej 16.10.15 0:24

Njerezimi gjithmone ka qene i prirur te besoje ne ekzistencen e forcave objektive te djallit.Ne fakt kjo mund te jete arsyeja kryesore  e skepticizmit tone modern rreth okultit.
Pothuajse cdo pune e rendesishme mbi magjine permban lista te pafundme me demone, me detaje se si mund te thirret ose te largohet secili prej tyre.
Madje edhe nje veper e vonshme e Barretit « The Magus » (1801) shpjegon se ekzistojne nente lloje te ndryshme demonesh, te rradhitur qe nga veselet e ligesise, te cilet shpiken letrat dhe zaret, deri tek ata qe te zene ne kurth, te cilet jetojne te cdo njeri.

Marre nga libri  « Mstere » e Colin Wilson-it
avatar
Arsenic

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi