Demonologjia Popullore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Demonologjia Popullore

Mesazh  Neo prej 02.05.14 20:54



2. 1 Ē’ ėshtė demonologjia?

2. 2 Frymėt, bestytnitė, - imazhet e tyre nė rrėfenjat popullore

2. 3 Kulti i sė errtės nė bestytnitė

2. 4 Rrėfenja kuteliane dhe narrativa e skazit

2. 5 Modelet e rrėfenjės sė Kutelit dhe pėrvoja e rrėfenjave tė Turgenievit dhe Gogolit

2.1 Ē’ ėshtė demonologjia?

Demonologjia ėshtė shkenca qė studion qeniet mitike. Qenie mbinjerėzore me fuqi tė fshehtė, qė besohet se kishin nė dorė fatin e njeriut, tė njė familje[1]. Demonologjia shqiptare ėshtė e pasur, e larmishme e domethėnėse.

Prej saj po pėrmendim disa nga figurat mė kryesore tė besimeve popullore: Zana - hyjni e natyrės, tė cilat sipas traditės kanė dy karaktere: i zbutur, nė vetvete Zanat kanė forcė “hyjnore” pėr tė shėruar, pėr t’i bėrė njerėzit tė fuqishėm, pėr t’i shpėtuar nga rreziku dhe idhnak, sepse nė rrethana tė caktuara Zanat paraqiten tė egra e armike tė njerėzve pėr vdekje, veēanėrisht kur u prishin qetėsinė a kur degradojnė natyrėn e virgjėr.

Ndonjėherė i bėjnė njerėzit sakatė e tė mangėt nga mėntė; mundet dhe qė t’i bėjnė tė vdesin[2]. Kuēedra (Kulshedra) - personifikimi i forcave shkatėrruese nė natyrė e nė jetėn njerėzve, ajo quhet edhe shpirti i keq i ujit nė besimet popullore[3]. Ora - hyjni mbrojtėse e njeriut, e fisit, e njė bashkėsie territoriale tė caktuar[4]. Kukudhi, figurė e besimeve popullore, e pėrfytyruar si njeri, i cili nė ngjallje tė tij ėshtė shumė i keq dhe pas vdekjes ngrihet natėn nga varri e tremb njerėzit.

Demonėt, nė disa mite janė hyjni tė mistershėm e tė fuqishėm tė botės sė pėrtejme, veprimi i tė cilėve mund tė jetė fatlum ose i kobshėm nė sjelljen e njerėzve. Filozofėt dhe poetėt e shndėrruan konceptin demon. Kėshtu sipas Pindarit, te ēdo njeri ka njė demon tė sė mirės dhe tė keqės, i cili simbolizon fatin e paracaktuar tė ēdo jetė.

Sipas Hedidit, demonėt janė qenie ndėrmjetėse midis njeriut dhe hyjnisė. Mė vonė filluan tė mendonin se shpirtrat e hyjnizuar tė tė vdekurve bėheshin demonė, qė ktheheshin nganjėherė nė tokė pėr tė torturuar kriminelėt. Mendohej gjithashtu se demonėt pushtonin jo vetėm njerėzit, por edhe dukuritė e natyrės, duke shkaktuar zėnien e hėnės dhe fatkeqėsitė atmosferike. Nė Romė demonėt identifikoheshin me gjinitė. Besimi te demonėt u ruajt pėr njė kohė tė gjatė (Xhindėt, nuset e ujėrave etj).[5]

“Ē’tė jetė vallė? A mos ėshtė ngritur ndonjė i vdekur nga varri, ndonjė kukudh nate qė kalėron si hije nėpėr dritėn e hėnės? Jo, s’ėshtė i vdekur a kukudh i ngritur nga varri, po ėshtė vetė shqahu Paji Harambash, i rėndė, i zymtė, zemėrak”.[6]

Kujtojmė, qė nė rrėfenjat e Gogolit, Kuteli dhe Tugenievit zė njė hapėsirė shumė tė madhe veprimi i qenieve si: Lugati, Satanai, Magjistricat, Orėt, Zanat, Djajt, Shtrigat, Kuēedrat, Shtojzavallet, Kukudhėt. Pėr tė qėnė sa mė bindės nė kėto qė themi, mjafton t’i ilustrojmė me shembuj nga teksti.

Konkretisht Gogoli shkruan: “as dreqi nuk i mban mend tė gjitha se”, “djallzitė e shtrigės plakė”, “djalli kishte vjedhur hėnėn”, “djalli u zvogėlua dhe u fut nė xhep”, “ai qė e ka djallin nė bark”, “sikur t’a ndiqte vet satanai”, “djalli tė mė marrė, nė djall tė vejė, djalli tė marrtė, tradhtomė, moj e mallkuar”, “do tė tė jap njė djall tullac”, “djalli ta marrė, mė hante tėrė trupi; ata dreq pleshta”, “Mė zhvate dy rubla e gjysmė pėr njė tė vdekur, cingun i djallit!”, “djalli tė marrtė bashkė me nderimet e tua!”, “Dėgjo kėtu: pėr kėtė punė nė gjyqin e pastajmė djajtė do tė tė pjekin nė hekura tė skuqur, djajtė do tė tė pjekin!”, “Dreqi e merr vesh se ē’ėshtė kjo punė”, “Tamam djall me brirė dhe haj, nis pėrplas kėmbėt”, “Vetėm djalli e di se si ėshtė!”, “Djalli ta marrė vesh se si e qysh”, “Mė nė fund, karriges tė cilėn e pėrplasim djalli e merr vesh se ku, tutje te dera”, “megjithatė nga mbledhja doli dreqi e merr vesh se ēfarė”[7].

Tė njėjtėn gjė gjejmė edhe tek rrėfenjat e Kutelit kur ai shkruan: “lugetėrit nė atė kohė”, “njėri djalli e tjetri dreqi”, “me mijėra lugetėr tė dalė nga varret”, “si shejtanė e shkuar shejtanėve”, “engjėlli qė kish nė bark”, “Le tė mbeti, le tė vdisni e tė bėhi lugetėr”, “Tė bėrėt e tė lėshuarit dora e kėmba nga thonjtė e lugatit”, “Njė Cen Kukuthi e Duf Dreqi”, “E kish inatin tė fortė, si inat lugati!”, “Tė gjitha i bėnte Bishtak beu (sa edhe njė herė bota e pandehu lugat, majė njė plepi ku gjuante njė fole”[8]; “Mja, mor lugetėr, se na nxorėt mentė!’, “E kaq u paskan ndezur gjakrat pėr punėn e lugatit”, “Ai vetė rrėfenjte se kish parė me sytė e tij njė lugat aty ne Lumi”, “Lėkurė lugati, kjo, qė u ēorr nė drizė. Se driza ėshtė e keqja e lugatit e tjetėr s’ka”, “Dreqi-dreq po edhe ky yni qė numėronte qeset natėn”, “Dreqi i shpėtoi menjėherė nga dora”, “U drodh dhe dreqi nga kaq dreqėri edhe foli”[9].

Edhe Turgenievi ecėn nė tė njėjtėn linjė me Gogolin dhe Kutelin nė lidhje mė figurat demonologjike: “Eja kėtu, tė marrtė djaaalli!”, “ngrije zėrin, ngrije dreqi tė martė!”, “tė tėrė ay rreth e quante me emrin Shtrigė, kėtė llagap ja kishin ngjitur sepse ish famėzėzė e madhe”, “pronarja e saj ish njė pasanike, njė plakė shtrigė”, “ah, e martė djalli, zoti mė ndjeftė mėkatet!”, “e mori djalli punėn tonė”, “Ah, e marrtė djalli, zoti mė ndjeftė mėkatet!”, “Tė them tė drejtėn mezi e mbajta vetn se desh iu hodha nė fyt kėsaj shtrigė tė mallkuar”, “barkmadhi i dreqit”, “djalli me brirė”[10].

2. 2 Frymėt, bestytnitė - imazhet e tyre nė rrėfenjat popullore

Demonologjia ėshtė e lidhur mė mitologjinė. Tė shkrimtarėt nė studim, pothuajse nuk ka rrėfim tė tyre ku ata tė mos i drejtohen motiveve folklorike, duke na rrėfyėr pėr disa nga figurat mė tipike tė demonologjisė. Kėto figura na shfaqen nė mite, legjenda dhe pėrralla. Si fillim do tė shpjegojmė konceptin pėr secilin rast.

Fjala greke mythos ka pėr kuptim tė parė “fjalė, gojėdhėnė, legjendė”[11]. Sot, kur e cilėsojmė diēka si mit, nėnkuptohet se bėhet fjalė vetėm pėr njė sajim. Nė tė vėrtetė, mitet pėrmbajnė motive tė ndryshme, tė ngjashme me ato tė pėrrallave popullore dhe, nė tė kundėrt, nė pėrrallat popullore gjejmė shumė pėrbėrės qė vijnė nga mitet.por kjo nuk do tė thotė se kuptimi i miteve ėshtė mė i ngarkuar se ai i pėrrallave.pėrmes tyre, ēdo kulturė gjenė gjithė shprehjen e vet dhe farkėtohet duke u nisur nga kujtesa e saj, nga traditat dhe zakonet e saj.

Pėr analistin Erich Fromm miti pėrcaktohet “si pėrvoja e shpirtit”[12]. Nė teoritė e ndryshme pėr mitin gjejmė pikpamje si ajo e Segalit se: “Miti nuk ėshtė si letėrsia, por duhet studiuar si letėrsi mė tepėr se historia, sociologjia, ose diēka tjetėr jo letrare”.[13]

Nė veprėn e vet: “Manuali i etnografisė” Mauss-i jep kėtė pėrkufizim pėr mitin: “Njė mit, i pėrkufizuar si duhet, ėshtė njė histori e gjallė; i lidhur me parimin e riteve. Miti bėn pjesė nė sistemin e detyrueshėm tė religjionit, qė, nga ana e vet, ėshtė i detyruar tė besojė nė mit. Nė ndryshim nga legjenda dhe kėngėt legjendare, miti ėshtė i lidhur me pėrjetėsinė”.[14]

Njėri ndėr njohėsit mė tė mirė tė pėrrallės V. J. Proppi konsideron se miti, si kategori historike ėshtė mė i vjetėr se pėrralla. Si veēori karakteristike tė pėrrallės e konsideron trillin dhe fiksionin. Nė shumė gjuhė sipas tij, fjala pėrrallė ėshtė sinonim i fjalės “rrėnė”, “trillim”. “Pėrralla u krye, mė nuk gėnjehet, kėshtu rrėfimtari rus e pėrfundon pėrrallėn, thotė Proppi.

Ndarja mė e zakonshme e pėrrallave ėshtė ndarja nė pėrralla mė pėrmbajtje tė mrekullueshme, pėrralla tė jetės sė pėrditshme, pėrralla mbi kafshėt”[15].

Pėrralla nuk fton nė besueshmėri dhe nė tėrėsi ėshtė produkt i imagjinatės. “S’ka shumė kohė kur njė njeri nga fshati ynė e pėsoi keq. Xhindi e bėri tė humasė udhėn edhe e zvarriti nėpėr pyll, aty e shtyu tė vijė rrotull nėpėr lėndinė. Nė Shtėpi u kthye vetėm kur u gdhi e dha dritė”[16].

Miti ka depėrtuar, gjithashtu, edhe te pėrralla. Por mitet nuk duhen ngatėrruar me pėrrallat, me historitė qė na janė pėrcjellė pėrmes shekujve dhe qė na ndihmojnė tė besojmė se dėshirat tona mund tė realizohen. Njė pjesė e pėrrallave mitike janė narracione tė pėrpunuara tė motiveve dhe bėmave tė heronjėve mitikė.

Nga ana e tyre legjenda dhe pėrralla nuk depėrtojnė aspak te miti. “Njė pjesė e madhe e ndryshimit nė mes mitit, legjendės dhe pėrrallės shprehet edhe nga vendi qė zėnė zotat, heronjtė ose njerėzit nė kėto forma tė shprehjes artistike popullore. Respektivisht zotat zėnė vendin qėndror tė tregimit mitik; heronjtė zėnė vendin qėndror nė legjendė dhe njerėzit nė pėrrallė”[17]. “Psikologjia ka qenė mė frytėdhėnėse sa i pėrket teorisė sė mitit”[18].

Tė tre shkrimtarėt e rimodelojnė mitin sias njė vizioni tė ri, nė struktura tė reja narrative qė pėrcaktohet nga imagjinata dhe stili individual i rrėfimit tė tyre. Miti ka qenė nė thelb njė transfigurim i realitetit, mbi tė cilin shkrimtarėt ndėrtojnė njė trasfigurim tė ri, me kuprime krejtėsisht tė reja nė kontekste letrare tė ndryshme “si shndėrrim i tė gjitha vlerave nė dukje tė pandryshueshme”[19].

Kėsaj ideje i vjen nė ndihmė edhe Frojdi nė “Teorinė e zhvendosjes” me konceptet: “vetėdije-paravetėdije dhe pavetėdije”[20] dhe me gjuhėn simbolike ka shpjeguar teorinė pėr ėndrrat si pasqyra e njė shpirti tė trazuar tė njeriut.

Nė shqip, krahas fjalės legjendė[21] pėrdoret edhe emėrtimi gojėdhėnė, ēka shpreh mė mirė diēka nga thelbi i saj, faktin qė “jepet me gojė”; nė gjermanisht legjenda thėrritet sag, por s’ka tė bėjė fare me sagat skandinave. Kjo fjalė vjen nga latinishtja, legjenda, qė do tė thotė “diēka qė ėshtė pėr t’u lexuar”. Kuptimi burimor i legjendės tė ēon te mėsimet apo predikimet e shėrbesave fetare, si dhe te leximet e murgjeve mbi jetėn e shenjtit tė ditės, apo pėrgjithėsisht pėr jetėn e shenjtorėve, jeta e tė cilėve lexohej gjatė vakteve, ndėr manastiret.

Por nė gjysmėn e parė tė shekullit XX u mėsua se, ka njė ndryshim ndėrmjet legjendave dhe rrėfimeve tė shenjta.

Bota e legjendave fqinjėron me botėn e miteve, me atė tė poezisė popullore epike dhe me atė tė pėrrallave, pavarėsisht se ėshtė vėshtirė tė saktėsosh kufijtė midis tyre, e aq mė shumė tė gjesh kujt i pėrket mosha mė e hershme. Studiuesit V. Vund dhe H. Gunkel kanė shprehur pikėpamjen se, zanafilla e universit tė kėtyre gjinive tė pėrafėrta nuk janė mitet, siē ishte menduar pėr njė kohė tė gjatė, por pėrrallat. Legjenda dallohet nga miti, nga fakti se ajo nuk ka pėrherė njė domethėnie simbolike, nuk pėrēon pėrherė diēka thelbėsore pėr natyrėn njerėzore.

Legjendat janė kallėzime popullore qė shpjegon krijimin e botės, tė universit e tė njeriut, tė botės bimore e shtazore, tė vendbanimeve, si dhe pėr njė ngjarje tė sė kaluarės, pėr njė figurė historike, etj, qė mund tė ketė njė bazė tė vėrtetė, por qė ėshtė shtuar e zbukuruar nga fantazia popullore dhe pėrcillet gojė mė gojė, nga njė brez nė tjetrin.

Tė rrėfenjat e Kutelit si: “Fije nga jeta e Theofil Kostorit”, “Lugetėrit e fshatit tim”, “Fshati im e pi rakinė”, “ku mė tepėr zė vend pėrshkrimi i jetės fshatare shqiptare me mentalitetet, paragjykimet, bestytnitė dhe natyrėn e mrekullushme tė saj”[22].

Tregimi: “Kryengritje pėr lugat” ėshtė ngritur mbi njė truall tė veēantė idesh dhe projeksionesh sociale, nė rrėnjė tė tė cilave janė bestytnitė dhe besimet religjoze pagane e mbaspagane nė lugetėrit dhe misionet e tyre shkatėrrimtare. Bestytnia si njė nga format e vjetra tė projektimit tė botės dhe tė tė vėrtetave jetėsore, kėtu ėshtė intertekstualizuar dhe fuqizuar nė pėrmasėn e njė realiteti “tė verifikueshėm”: “Qė kur i doli tė birit tė Qipros fjala se beson lugat, humbi nderė e dashurinė e fshatit, si nė turq e nė kaurė. Jo vetėm se s’ka njeri qė ai kthen mirmėngjesin, jo vetėm se i thonė mason e papiston, po ia paskan ngjitur se nga pun’e e tij- qė s’beson lugat!- perėndia i punon fshatit kaq alamete e valoma. Bie shi shumė e vjen Lumi i Madh; fajin e ka ēuni i Qipros! Nuk bie shi e thahet misri; fajin e ka ēun’ i Qipros! U bie gėlbaza dhenve; fajin gjithė ēuni i Qipros! E gjithė ēuni i Qipros e ka fajin se u bie hiri vreshtave, se ikėn peshku nga kufiret tona e se i hyri krimbi arrės sė Banushit. E jo vetėm kaq, po i paska dalė fjala se valla ha bukė me tė madhė e shejtan”[23].

Siē mund tė shihet nga fillimi i rrėfimit, i tėrė tregimi ngrihet mbi njė realitet etnologjik. Vetė ky realitet paraqet intertekstin bazė mbi tė cilin ndėrtohet tragjedia e personazhit qė quhet Ēuni i Qipros, i cili i vė nė dyshim principet e kėtij realiteti bestytnor.

Si struktura narrative, ashtu edhe vetė intriga e vetė tregimit ėshtė e lidhur me mosbesimin e Ēunit tė Qipros nė lugat, qė pėr fshatin, pėr realitettin mendor e shpirtėror tė tij, paraqet njė herėzi tė padėgjuar, pėr tė cilin zoti ndėshkon njerėzit, gjėnė e gjallė tė tyre, pemėt dhe tė lashtat. Brenda kėsaj intrige, ka ndodhur njė dramė, me vetė shfaqjen e mosbesimit tė tė birit tė Qipros. Konflikti i kėtushėm dramatik, rrjedh edhe si konflikt diskursiv e moral, po edhe si konfrontim ideologjik. Shenjat e mitosit, si njė diskurs oral etnologjik, janė ndeshur fuqishėm me shenjat e njė projekti vetiak tė botės e jetės, qė paraqet njė diskurs personal, metafizik, tė personazhit. Ndeshja e kėtyre diskurseve ėshtė e fuqishme sikurse qė ėshtė edhe loja e tyre e rrjedhshme si gjuhė.

Tregimi “Lugetėrit e fshatit tonė” paraqet njė seri rrėfimesh tė lidhura nė njė temė, me njė tip personazhi dhe me njė tip situatash tė ngjashme, qė tė gjitha tė lidhura me lugat. E tėrė baza e rrėfimit dhe e situatave ėshtė popullore dhe nė tė vėrtetė, interteksti oral nė kėtė rast pėrbėn vetė tekstin. “Vjet kemi pasur lugat tė fortė Shaqon e Shabanit, njėviti njė tjetėr qė u bė edhe kanxhalloz edhe sivjet Meron e Cutes. Ky murgu Mero ra e vdiq aty e dy muaj nga njėfarė ograie, se i pat qenė shkruar. Qė nė tė gjallė fshati thosh se do ngrihet lugat. E me tė vėrtetė, sapo vdiq, ra e u ngrit”[24].

Ky projeksion i rrjedhės sė kohės, ka tė ngjarė qė ėshtė njė intertekst- koment autorial, i ndėrkallur nė gojėn e personazhit i cili flet dhe vepron si aktant i njė strukture tė tėrė narrative, kompozicionale e semantike orale. Mbi ndėrtime tė tilla miniaturale, qoftė nė kėtė bosht tematik, qoftė nė boshte tė tjera, mund tė hasim edhe nė ndonjė pjesė tjetėr tė tregimit. Me njė fjalė, Kuteli nė mes rreshtave shpėrthen si ide, ndėrsa nė rrafshin e sintagmes si gjuhė; formė kėto tė ndryshme tė ndajvėna mbi gjedhėn narrative e tematike orale.

Krijimtaria popullore i ka pėrfytyruar kurdoherė qeniet mbinjėrzore si pjesėmarrse nė jetėn e pėrditshme tė njeriut, qė bashkėveprojnė me njeriun, e ndihmojnė ose e pengojnė atė. Kėshtu vepron edhe Gogoli me figurat e djajve, shtrigave: “Vajzė pėr kokė tė vajzės! - vijoi djali me kaftan tė bardhė, pa ia hequr sytė. - Unė do tė falja tėrė ē’kam e ē’nuk kam pėr ta puthur njė herė. Por, ē’e do! Paska edhe njė djallushė atje pėrpara”[25].

Ose: “Mirėpo i paudhi qė ndodhej nė thes dhe qė pak pėrpara ishte i gėzuar, nuk mund tė duronte qė t’i ikte nga duart njė pre aq e mirė. Posa qė e uli kovaēi thesin, ai kėrceu sė andejmi dhe i hipi kalaqafė. Nga tė ftohtėt kovaēit po i rrėqethej trupi; i frikėsuar dhe i zbehur, nuk dinte si tė vepronte, u mat tė bėnte kryqin, por i paudhi i afroi turirin e vet prej qeni te veshi i djathtė dhe i tha: Jam unė miku yt; ēdo gjė do tė bėj pėr shokun dhe mikun!”[26].

Turgevievi shkruan kėshtu pėr imazhet e demonėve: “Mi varrin e atij tė mbyturit sillej rrotull njė qėngj i bardhė, me ca lesh tė pėrdredhur, shumė i bukur. Zbret nga kali dhe e merr qėngjin nė krahė. Jermili i afrohet kalit me qėngjin nė krahė, po kali trembet, turfullon, tund e shkund kokėn. Ay i bije nj’a dy herė me kėrbaē, i hip bashkė me qėngjin edhe niset pėr udhė; qėngjin e mban pėrpara. Jermili e shikon qėngjin, qėngji e shikon Jermilin, drejt nė sy. Jermili i qenve nis ta humbasė torruan. “Ē’ ėshtė kjo punė vallė”- thotė. Nuk kam parė kurrė qėngj qė ta shikojė njerinė drejt e nė sy! Megjithatė shkon pėrpara. Nis ta pėrkėdhelė qėngjin edhe i thotė: be; be!. Qėngji ja zbardh dhėmbėt e ja kthen: be; be!”[27].

E pėrbashkta e paraqitjeve qė pėrftojnė besėtytni ėshtė vegimi. Psikologjia i lidh ato me njė aftėsi tė pėrgjithshme, me imagjinatėn.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Demonologjia Popullore

Mesazh  Neo prej 02.05.14 20:58

2. 3 Kulti i sė errtės nė bestytnitė

Thuhet se magjia e ka zanafillėn, sė pari, prej faktit qė “i ngjashmi prodhon tė ngjashmin”[28]. “Tė dytėn ditė ime gjyshe mė shojti thėngjij nė ujė tė panisur e mė dha tė pi. Thėngjijtė ishin mbi ujė. Gjithė asaj ditė ka shuar njė patkua kali, tė skuqur nė zjarr, nė ujė tė rrahur, tė marrė me natė nga penda e mullirit, nė udhė tė paprerė.
Mė ka qepur pastaj nė fermele njė hajmali tė shkruar prej hoxhės sė xhindeve. Nuk e di cila nga kėto zuri, po dalngadalė, u bėra mirė. Kam kėrkuar pastaj lakruar tė athėt me lėmpjetė mali edhe kam filluar tė ysht botėn, me tri fije fshesė e pak kripė, si pata parė Milkėn”[29].

Hofmani besonte se forcat demoniake, tė errėta, shkatėrruese, keqbėrėse kanė njė shtrirje tė pakufizuar dhe e pėrcaktojnė pėr keq lojėn e historisė e tė fatit tė njeriut. Sipas tij kėto forca veprojnė jo vetėm sė jashtmi mbi njeriun, por shpesh edhe sė brendshmi, gjallėrohen nė shpirtin e tij[30].

“Po meqė ujėrat nuk mė shėruan, thirrėn Milkėn e Starovės qė tė mė yshtė. Kjo erdhi njė mėngjes e mė yshti me tri fije fshesė e me tri koqiska kripė tė zezė Kavaje e me tridhjetė e tri fjalė, qė thuhen me tė pėshpėritur, zinxhir, zvarrė. Gogėsiti sa ment iu ēapėlua goja, piu kafe e cigare e tha se mė kishin marrė mėsysh. Mallkoi syrin e keq, qė sėmurte foshnjet, mė dha urdhėr tė ngrihem shpejt mė kėmbė, pastaj shkoi siē kish ardhur: zbathur, e zezė si qymyr gėshtenje, e rreshkėt. S’di se kush i tha sė mjerės nėnė qė tė mė mbėrthente nė Ohri, tė mė bėnte pėr opllaf”[31].

Kurse Turgenievi shkruan: “Ta dish, o Pavel, se ty tė ka thirrur xhindi i ujit!- shtoi Fedia. Ah, kjo ėshtė njė shėnjė e keqe- i tha Iliusha duke hequr fjalėn zvarrė-zvarrė”[32].

Njė pjesė e tregimeve tė Kutelit pasqyrojnė zakonet, jetėn e pėrditshme tė fshatit si te “Fije nga jeta e Theofil Kostorit”. Rrėfenjat janė tė dallueshme jo vetėm nga brendia, por edhe nga trajta e rrėfimit tė tyre dhe mėnyra e ndėrtimit. Pėrmendim kėtu “Hanet e karvanet”, “Rinė Katerinėza”, “Natė marsi”, “Natė gushti”, ku autori pėrshkruan jetėn shpirtėrore shqiptare, nė mėnyrė tė ngjashme me mėnyrėn e thurjes sė rrėfenjave popullore. Kėtu, mbėshtetja nė folklor, ėshtė mė e spikatur e pėr rrjedhojė edhe elementėt mitologjike janė mė tė dukshėm se nė rrėfimet e tjera.

Kėshtu lugetėrit u shfaqen njerėzve dhe i trembin a i sėmurin, njerėzit kėrkojnė thesare tė fshehta nė shpella tė frikshme ku u shfaqen qenie jo tė kėsaj bote, tė vdekurit marrin pjesė nė gosti, tė gjallėt vizitojnė botėn e tė vdekurve, martohen mes tyre dhe lindin fėmijė, njerėzit yshten pėr t’u mbrojtur nga syri i lig e magjitė, festojnė festa e kryejnė rituale pagane, rrėmbehen nga zanat.

Duket se nė krijimet e kėtij realiteti, tė kėsaj bote, Kuteli ėshtė joshur nga mitologjia e vendit tė tij, ashtu si shkrimtarėt e realizmit magjik u joshėn nga mitologjitė e vendeve tė tyre, duke krijuar nė veprat e tyre realitete ku ashtu si nė botėn e mitologjisė, thyhet dallimi mes reales e ireales, mes tė besueshmes e tė pabesueshmes, e ku kėrshėria pėr tė njohur botėn, pėr tė kuptuar realitetin, i jepte forcė fantazisė qė tė thurte krijesat e saj, qė pėr njerėzit ishin edhe udhėrrėfyese nė udhėn e tė fshehtave, edhe mistere qė nuk do tė zbuloheshin kurrė.

Pėr kėtė Northrop Fraj nė njė studim tė tij pėr mitin shprehet: “Nė botėn e mitit nuk kemi pėrshtatjen ndaj pėrvojės sė njohur. Miti ėshtė imitim i veprimeve afėr ose brenda kufijve tė mundshėm tė dėshirės”[33].

Lidhja e shkrimtarit me mitologjinė nuk ėshtė njė lidhje e sajuar me mund, por njė lidhje qė vjen natyrshėm, pėr tė cilėn nuk ėshtė e nevojshme tė studiosh thellėsisht ē’ėshtė miti mė tepėr se ē’ėshtė e nevojshme tė dėgjosh e tė kapėsh me intuitė atė qė s’mbetet thjesht problem i njė kohe, por i tė gjitha kohėrave, atė qė edhe pse shekujt i kanė kaluar sipėr, ende mbetet si pikėpyetje nė ndėrgjegjen e njerėzimit.

Lidhjen mes mitit dhe shoqėrisė njerėzore e mbėshtete edhe Zigmund Frojdi kur citon Otto Rank, sipas tė cilit: “Mittet janė projektuar drejt qiellit pasi kanė lindur diku nė kushte ekskluzivisht njerėzore. Interesi ynė drejtohet pikėrisht te kjo pėrmbajtje njerėzore”[34]. “Pėrse kėto dyfeqe!- kini pėr tė pyetur ju, o tė mirė. Qė t’i prishet magjia bagėtisė e t’i largohen tė ligat. E gjithė kėta korrozinj e kėta korrozeza vinin e mbushnin ujė tė rrahur nė tre mullinj, hidhnin brenda trėndafilė e lule tė tjera edhe laheshin qė tė prishin magjitė”[35].

Njė figurė tjetėr e demonologjisė e cila mbizotėron nė krijimtarinė e shkrimtarėve nė studim ėshtė edhe Vampiri, i cili quhet dhe Dhampiri, ėshtė i biri i Lugatit. Besohet se njeriu qė ngrihet lugat, shkon e fle me gruan e tij, ajo mbetet shtatėzėnė dhe lind Vampiri qė di tė vrasė lugatin qė dėmton bagėtinė[36].

Pėr ta zbėrthyer besimin pėr “ngjizjen me burrin e vdekur”, dhe lindjen e atij fėmije do tė shėrbehemi me mendimin e Franz Boas i cili thotė: “Pas vdekjes sė njeriut tė dashur, si njeriu primitiv ashtu edhe ne spekulojmė me mendimin se ēka mund tė ketė ndodhur me shpirtin e tij dhe njėkohėsisht kemi njė dėshirė tė zjarrtė tė zhbėjmė vdekjen dhe ta kthejmė nė jetė. Dėshira e zjarrtė e shtyen imagjinatėn qė gjithēka dhe gjithkush tė na ngjajė nė tė”[37].

Nė lidhje mė kėtė qė thamė mė lart Kuteli shkruan: “S’ėshtė punė e paktė tė kesh lugatitn pėr burrė! Kur erdhi Zefi e s’e gjeti, u egėrsua fort e mend i vuri zjarrė fshatit. I ra hoxhės me topuz, i ra priftit me kamxhik, i ra qefalisė me shul tė veglės. Donte gruan i shkreti! E dinte edhe ai vetė ku ndodhej, po nė Shėndaum nuk hynte dot. Tashi rrinte edhe priste nė shtėpi, tė vijė prapė. Mbyllur dritaret me merimanga, rrinte natė pėr natė gjersa kėndontė kėndesi i parė”[38].

Sipas shkollės antropologjike: “Prodhimet e para tė folkorit lindėn bashkė me njeriun. Kėto rituale i lindi nevoja e njeiut tė vjetėr. Pra ky njeri nuk ndėrtoi marrėdhėnie estetike me botėn, por kėtė ndėrtim e vuri nė shėrbim tė nevojave tė tij, pra prodhimet e para folklorike janė tė lidhura ngushtė me magjinė, religjionin”[39]. Ndėrkaq, Kuteli shpjegon kėshtu: “Ky djalė tė ka rėnė mė sy, i thanė sė mjerės nėnė. Ja, shikoja synė, si i ndrit e sa tė madh e ka, sa njė filxhan. Thirr Milkėn tė ta yshtė. Pėr tė yshtur dinte edhe ime gjyshe, - po ja, asaj nuk i zirej se mė kish gjak”[40].

Sipas Kostandin Brenuas: “Arti popullor ėshtė ēlirim magjik, pėrcjellės i normave etike, lirim i fuqive kozmike, pėrbetim i demonėve, proēese kulti, pjesė e pandashme e jetės sė pėrditshme”[41]. Kuteli shprehet nė kėtė mėnyrė: “Bota thosh edhe se ime gjyshe e kish synė kaq tė fortė, sa e rrėzonte kalorin nga kali, mbante nė vend gurin e mullirit dhe e bėnte tė plaste copė-copė. Vetėm me njė tė shikuar!”[42].

Nė rrėfenjat e Kutelit zė vend tė konsiderushėm figura e Lugatit, kjo figurė sipas Robert Elsie ėshtė figurė nė mitologjinė shqiptare. Kjo krijesė si vampir ėshtė me prejardhje sllave. Kur njė i lig, koprac ose matrapaz vdes dhe varroset, ai mund tė kthehet nė lugat.

Ashtu si larvae-t dhe lemure-t e Romės sė lashtė, lugetėrit ngrihen nga varri ēdo natė, pėrveē tė shtunės, shkojnė te shtėpitė e tė afėrmve dhe tė tė njohurve, u thyejnė xhamat e dritareve, u pėrdhunojnė gratė dhe pėrgjithėsisht bėhen tė bezdisshėm. Ja njė shėmbull pėrshkrimi tipik i Kutelit: “Qė asaj nate i ka hyrė lugati nė qymez tė pulave e u ka kthyer kokėn tė gjithave. Tė dytėn natė u sėmurė dhitė. Tė tretėn natė mori zjarr shtėpia. Xėme, kjo! E kish inatin tė fortė, si inat lugati!”[43].

Kurse Turgenievi na e jep nė kėtė formė xhindin: “S’ka shumė kohė kur njė njeri nga fshati ynė e pėsoi keq. Xhindi e bėri tė humbasė udhėn edhe e zvarriti nėpėr pyll, aty e shtyu tė vijė rrotull nėpėr njė lėndinė. Nė shtėpi u kthye vetėm kur u gdhi e dha dritė. Po xhindin e pa? E pa. Tha se ėshtė i gjatė, i gjatė, i thatė e i zi; fshihej prapa drurėve kėshtu qė nuk e dallonte kollaj. Sikur druhej nga drita e hėnės edhe e shikonte me ca sy tė ēakaritur, I puliste orė e ēast”[44].

Psikologjia popullore nė krijimin e imazheve fantastike tė supersticioneve ėshtė mjaft e ngjashme te tė tre shkrimtarėt. Motivi invariant i paraqitjes sė lugatit nė formėn e njė qengji ose keci dhe “plasja” e tij pas bėrjes sė kryqit, gjendet nė njė situatė narrative krejt tė ngjashme si te Kuteli, ashtu dhe te Turgenivei. Jermili skaz-it tė Turgenievit i ngjan si mendėsi Komit tė rrėfimit tė Kutelit. Ėshtė e njėjta shtresė fshatare nė njė fazė tė mungesės sė jetės intelektuale, zbuluar nė shprehjet mė primitive: bashkėjetesa me tė vdekurin dhe paaftėsia pėr t’iu kundėrvėnė kontrollit tė tyre nė jetėn tokėsore.

Tėrėsia e veprimtarive dhe e qėndrimeve praktike rituale qė lidhen me besimin e njeriut primitiv, nė mundėsinė pėr tė ndikuar nė forcat e natyrės me ndihmėn e disa forcave tė mbinatyrshme praktikoheshin pėr tė triumfuar e mira mbi tė keqen, pėr ta mundur kėtė. Mėnyra karakteristike e bėrjes magji, me anėn e shprehjeve dhe shembujve, me anėn e thirrjeve dhe shtirjeve (pėr shembull, derdhja e ujit pėr tė bėrė qė tė bierė shi, etj) i japin magjisė njėfarė analogjie me estetikėn[45].

Njė efekt tė fortė tė intertekstit oral nė prozėn e Kutelit, paraqesin disa pėrftesa a pėrformanca qė pėrgjithėsisht mund tė pėrmblidhen si skenike, por qė nė vete kanė edhe elemente narrative apo ndonjė shkėndi lirike. E tillė ėshtė prania e magjive, ritualeve magjike dhe e formulave pėrgjithėsisht, qoftė me krijimin e situatave nėpėr tė cilat sprovohen personazhet, qoftė si sforcime idesh e refleksesh ideore, emocionale e mistike, skenat me lugetėr, me vajtime e mallkime.

Disa elemente tė pėrmenduara janė mjaft tė pranishme nė tregimin: “Fije nga jeta e Theofil Kostorit” tė Kutelit. Aty rituali i konstatimit, por edhe i fillimit i shprishjes sė magjisė apo edhe i yshtjės sė mėsyshit, nis me njė skenė tė tillė: “Gjer tė vijė Milka, nėna me lau me gur Shėrmarene. Gur i Shėrmarenes ish njė copė ēmėrs, me vrima shumė, i marrė nga shpella e zonjės Shėrmarenė. Nėna e mbante aty ne kora. Kur bija me sy, mbushte njė misur me ujė, bėnte mbi tė kryq edhe e hidhte brenda e me jepte tė pi. Po tė bėheshin sumbulla, ish njė me njė se kisha rėnė me sy. E sumbulla u patėn bėrė kėtė radhė shumė!- I plastė syri kush e ka tė keq!”[46].

Ky ritual verifikues pėr marrjen mesysh edhe njėkohėsisht edhe parandalues, ėshtė njė intertekst i gjallė i fėmijėrisė sė personazhit, tė cilėn ai e rrėfen nė trajtė kujtimi. M’u pėr kėtė, diskursi mitik qė lidhet me ritualet, nė tekst, nuk paraqet mėvetėsi internacionale diskursive, ēfarė mund tė ndodhė nė rastet kur ritualet janė parabola simbolike e narrative thellėsisht fiktive.

Kėtu rituali ėshtė dhėnė si jetė, siē vazhdon edhe me tutje: “-Dal, moj t’ia nxjerrim tė ligėn, t’ia hedhim nė lumė, ta hajė peshku. Ma sill njat fshesė tė marr dy-tri fije, me jep e ca kripė e ta bėjmė flij kėtė djalė. U ngrit nėna, vajti nė kripsi mori kripė, vajti ne dera mori tri fije fshesė e ia solli. Ka moj, motėr, nė kėtė botė, ca sypėgėrė e syplasje qė jarebi! Mos arrifshin tė shohin mė u plastė tė bardhėt, u plastė!”[47].

Tashmė rituali antimagji ėshtė bėrė intertekst i kuptimeve e botėkuptimėve jetėsore tė pėrsonazhit tė kėtij rrėfimi. Rituali ėshtė mėnyrė jete, e afrimit dhe e ruajtjės sė vlerave. Si i tillė, ēdo ritual magjie e antimagjie, ėshtė dhe njė lloj pėrshkrimi, meqė nuk paraqet kreacion nė kuptimin e fiktivės letrare sa paraqet njė imtim narratorial. Kuteli sprovon tė fusė njė pjesė tė gjuhės sė tij personale si pėrshkrim e karakterizim tė situatave e personazheve, por nė esencė mbetet paramodelit boshti kryesor nė tė cilin ngjiten elementet pėrbėrėse tė rrėfimit.

Ata njerėz qė ndėrtojnė shtėpi nė tokėn e shtojzovalles nuk gjejnė rehat, sepse shtojzovallja u vjen nė shtėpi nė mes tė natės dhe kėrcet zinxhirė tė rėndė prej hekuri. Njerėzve u thuhet tė mos dalin nė rrugė nė diellin e mesditės, sepse mund tė shkelin nė shtojzovalle e tė gėlltiten prej saj. “Kur sos buzė kroit qė t’i japė kalit ujė, na sheh aty tri orė tė bardha tek lodrojnė nė dritėn e hėnės. Orėt llamburisin. Herė duken si nuse tė bardha, herė si lule tė bardha”[48].

2. 4 Rrėfenjat kuteliane dhe narrativa e skazit

Duke ju referuar teorisė sė Zh. Zhenetit mund tė flitet pėr tri nocione: rrėfimi, domėthėnė ligjirimi gojor ose i shkruar, qė paraqet njė intrigė, historia - pra objekti i rrėfimit, dhe narracioni, qė nėnkupton aktin prodhues tė rrėfimit, i cili pėrfshin gjetjet e ndryshme teknike, tipin e narracionit, rendin nė tė cilin vendoset historia[49].

Veprat e veta nė prozė Mitrush Kuteli i quan rrėfime ose rrėfenja, thelbi ėshtė se Kuteli nuk rrėfen ngjarjen, por rrėfen rrėfimin pėr ngjarjen. Prandaj, autori merr njė rol tė ndėrmjetėsuesit tė rrėfimit me ndėgjuesin apo lexuesin. Ndėrhyrjet e shpeshta autoriale nė rrėfim, duke iu drejtuar lexuesit, nuk janė vetėm thirrje pėr ta bėrė ngjarjen tė lexueshme, po edhe pėr t’ia dhėnė ngjyrėn e vet kėsaj ngjarjeje. Kėshtu autori merr njė rol tė ngjashėm me interpretuesin e kėngės, veprės popullore[50].

Kuteli, prozėn e tij tė shkurtėr e kategorizon me termat “rrėfim” e “rrėfenjė”, kur rrėfimet tė referojnė te jeta reale, kurse rrėfenjat lidhen me kodet fantastike tė pėrrallave dhe nė pėrgjithėsi me forminin e tij oral. Bota e rrėfenjave ėshtė njė botė ku bashkė me njerėzit, kafshėt, gjėrat e gjalla e tė perceptueshme, ekziston edhe e padukshmja, ajo qė me raste shfaqet, ajo qė ka dalė nga kjo botė.

Ja si shprehet Kuteli nė rrėfenjat e tij: “edhe barinjtė rrėfejnė se shumė herė, e mė fort nė netet me hėnė”, “Rrėfejnė gojė pas goje pleqtė e lashtė se kėtu pat qėnė dikur”[51], “si e qysh ta fshehė nė dhe, sepse vetėm dheri nuk rrėfen ē’ka brenda”, “Se edhe dreqi i vogėl mund tė bėjė tė mira! Tė tė rrėfej”[52], “po s’ka kohė t’i rrėfejė se e presin arat”, “e mbajmė gjersa tė na rrėfejė se ē’ka nė kėtė vend, pastaj bėjmė punėn tonė”, “Ndofta ishte ai trimi qė i kish rrėfyer frėngu babait”, “I dhamė besėn se nuk do ta prishnim, po tė na rrėfente vendin e haznės”, “pėr tė rrėfyer jatakun qė nuk e rrėfenin kurrė”, “pa m’i rrėfeni edhe mua se, helbete, jam plak e ndofta i kam harruar”, “e zuri i rrėfeut babait pėr gjyshstėrgjyshėt e tij”, “Rrėfeju, plak, kėtyre tė rinjve si tė ngjau ajo puna e qypave tė Rrapsallit, se po presin”, “Do tė rrėfej nesėr”, “Tėrė atė javė s’mė doli nga mendja rrėfenja e gjyshit”, “Gjarpri s’i rrėfen kėmbėt, mos u mundo kot, pi e mos fol!”, “se paraja e gjynahet s’rrėfehen”, “E meqė njerėzia iu lutėn tė rrėfejė si ka ngjarė kur ka ardhur Turku, plaka hyri nė valle edhe foli”, “Si mbaroi Plaka sė rrėfyeri, u bė qetėsi”[53].

Gogoli na shkruan njėsoj si Kuteli: “Tani do t’ju rrėfej njė ngjarje tjetėr tė tmerrshme qė ndodhi pėrpara syve tė tė gjithėve”, “dhe atėherė kur nuk kanė asgjė pėr tė treguar rrėfenjė rishtas e rishtas anekdotėn e vjetėr’, “Prisni, pa do t’jua rrėfej qejfin!”, “Rrėfenjėsi i kėtyre ngjarjeve do tė duhej tė qortohej ashpėr, po tė mos thosh se mysafiri ndjeu njė kėnaqėsi tė madhe kur dėgjoi fjalėt e Manillovit”[54].

Kritikėt shqiptarė qė kanė analizuar veprėn e Kuteli pas viteve ‘90 kanė theksuar shpesh karakterin e veēantė tė elementeve narrative tė rrėfimit, qė realizojnė edhe “veēantinė” e formės rrėfimtare tė tij. Sido qė shkarazi, Kristaq Jorgo (1992), ka hequr njė paralele mes formės narrative tė rrėfimit dhe skaz-it rus. Aurel Plasari shprehet: Pėr tė nxjerrė nė dukje njė tjetėr karakteristikė tė artit rrėfimtar tė Kutelit, do kujtuar edhe ky pohim i tij: “Nė vjetet e njomė tė rinisė, kur sapo kisha mėsuar frėngjishtėn nisa tė mėsoj shumė, por asnjė nga shkrimtarėt e huaj nuk mė ka bėrė pėrshtypje mė tė madhe se sa Gogoli, sidomos me Taras Bulbėn. Po ashtu edhe Turgenjevi.

Pėrse pikėrisht kėta dhe jo francezėt? Sepse jeta e romaneve franceze qė mė kishin rėnė nė dorė nuk i ngjiste jetės sonė dhe njerėzit e tyre nuk u ngjisnin njerėzve tanė”. Pėrveē kėsaj arsyje ka edhe njė shkak tjetėr qė e lidhte Kutelin me shkrimtarė si Gogoli e Turgenjevi. Shkaku i kėsaj lidhje duhet tė jetė trajta specifike e prozės sė tyre tregimtare, ajo qė Kuteli nė rastin e vet e ka pagėzuar “rrėfim”, ndėrsa filologėt rusė e quajnė “skaz”[55].

Si dominante nė tėrėsinė e elementeve qė strukturon veprėn letrare, metamorfoza dhe modeli i saj strukturor, zbulohet mbi njė unitet tė elementeve qė funksionojnė si lidhje konkrete e njė narracioni tė veēantė. Veprat artistike, tė cilat e mbartin kėtė unitet janė tė zhanrit fantastik, metaforik dhe alegorik.

Ndėrsa Kuteli, fantastikėn e organizon nė llojin e tregimit tė shkurtėr qė buron nga modeli gojor dhe autori i quan “rrėfenja”. E trajtuar si mit, fantastikja karakterizohet nga “mendimi mitik” qė sipas analistit Klod-Levi Stros, ky mendim pėrfaqėson “njė punė tė imėt intelektuake”[56]. Vepra letrare, ku ky mit shfaqet, ėshtė “para sė gjithsh vepėr e ligjėrimit”[57].

Struktura narrative organizohet mbi kombinimin formal tė sistemit tė gjuhės, rezultat i tė cilave janė tekstet letrare. Raportet qė kėto tekste vendosin me receptuesin (lexuesin) apo me autorin, me kohėn apo shoqėrinė ku kėto tekstet ekzistojnė, lehtėsojnė kuptimin e “literaritetit”, domethėnies sė tyre, “atė qė njė vepėr e bėn letrare”[58]. Studiuesi Zherar Zhenet pohon se: “Rrėfimi ėshtė riprezantimi i njė ngjarjeje, ose i njė vargu ngjarjesh, reale a fiktive, me anėn e ligjėrimit, e nė mėnyrė tė veēantė, me ligjėrimin e shkruar”[59]

Fantastikja si model i njė fenomeni si vizion “me statusin e mitit si narracion”[60], zhvillon shndėrrime tė njėpasnjėshme tė figurave narrative duke funksionuar njė procede letrare e veēantė.

Tregimtari ėshtė njeriu qė mund ta lėrė fitilin e jetės sė tij tė digjet plotėsisht nė flakėn e butė tė tregimit tė tij. Tregimtari ėshtė personazhi ku njeriu i drejtė gjen vetveten[61].

2. 5 Modelet e rrėfenjės sė Kutelit dhe pėrvoja e rrėfenjave tė Turgenievit dhe Gogolit

Mitrush Kuteli ėshtė shkrimtar i njė vokacioni tė veēantė nė letėrsinė shqipe. Duke e shkruar mjeshtėrisht rrėfenjėn, si lloj specifik letrar, ka arritur tė krijojė vlera tė pėrhershme nė prozėn shqipe tė shekullit XX. “Me rrėfimt e rrėfenjat ai e pasuroi prozėn e shkurtėr shqiptare me njė tip tė veēantė tregimi, qė jo vetėm ishte njė lloj i ri letrar, por me arritjet mė tė mira, solli qė Kuteli tė bėhet pioner i njė shkolle tė tregimit tonė. Tregimi kutelian ėshtė ngritur ose shatruar kryesisht me treungun e rrėfimit popullor shqiptar”[62].

Tregimet dhe novelat e Mitrush Kutelit tregojnė pėr mjeshtėrin shembullor tė prozės shqipe, i cili duke funksionalizuar tregimtarinė e largesės tematike dhe tregimtarinė e rrėfimit tė shartuar popullor (me pėrpunimin e anekdotave, legjendave, gojėdhėnave, baladave, miteve etj), jo njė herė, dėshmon talentin e njė autori qė me artin e tė treguarit, me imagjinatėn, fantazinė, vizionet apo misteret e botės letrare “udhėton” tėrė jetėn nėpėr enigmėn e tekstit narrativ pėr t’i pėrjetėsuar konceptet e tij poetike.

Mjaft elemente tė rrėfimeve tė tij i mori nga folklori toskė, siē i kishte dėgjuar nė fėmijėri dhe i shfrytėzoi pėr tė rikrijuar motive tė kthjellėta tė jetės sė fshatit me njė stil narrativ tė gjallė. Leksiku dhe sintaksa e Kutelit janė tė pėrpunuara, kurse diksioni ėshtė i fuqishėm.

Temat e fshatit dhe gėrshėtimi i humorit fshatarak me ngjarjet tradicionale i bėnė rrėfimet e tij tė pėlqyeshme nga shtresa tė gjera lexuesish. Nė disa nga tregimet e tij ndjehet atmosfera e prozės ruse tė shekullit tė XIX, e Nikollaj Gogolit dhe Ivan Turgenievit[63].

“Tė lexosh njė rrėfim, do tė thotė edhe tė tė ketė kapur njė tension, njė angėshti”[64].

Nė prozėn e shkurtėr tė Kutelit hyjnė, pėrveē rrėfimeve dhe rrėfenjat, tė cilat dallohen nga tė parat, qoftė nga brendia dhe fryma popullore, qoftė dhe nga trajta e ndėrtimit tė tyre janė tregimet dhe proza tjetėr e shkurtėr tregimtare. “Gjinia rrėfimtare hipertekstuale mund tė na edukojė me ndjenjėn e lirisė dhe tė krijimtarisė, por nuk ėshtė gjithēka, tregimet “tashmė tė shkuara” na mėsojmė edhe tė vdesim”[65].

Rrėfenjat si “Natė marsi”, “Natė gushti” apo akoma mė shumė “Hanet e karvanet”, “Lugetėrit e e fshatit tonė”, kanė motive folklorike e subjekte mitologjike. Ato pėrshkohen nga fryma e balada dhe nga mėnyra e thurjes dhe e tė treguarit janė tipike pėr narracionin popullor. Disa prej tyre trajtojnė motive patriotike, duke evokuar kohėra legjendare heroike dhe figura tė forta trimash, me theksa epike, qė qėndrojnė nė mes gojėdhėnės e historisė. Tė tilla personazhe tė skalitura janė plaka e Bubullimė dhe Kostandini “Natė marsi”, apo ajo e Nikollė Brandės nga Mokra malore “Natė marsi”.

Por me gjithė vlerat qė kanė kėto tregime, nė disa prej tyre autori tėrhiqet aq tepėr pas ngjarjeve e figurave legjendare, lėshohet aq shumė pas dėshirės pėr tė rrėfyer pėr gjithė sa ka dėgjuar nga goja e popullit sa harron idetė domethėnėse, bie nė njėfarė natyralizmi tė tėrhequr nga ndonjė bestytni, koncept fetar, paragjykim a mentalitet anakronik.

Rrėfimet mė tė mira tė Kutelit u takojnė atyre krijimeve tė shquara tė letėrsisė sonė, qė lexuesi mund t’u kthehet e rikthehet me dėshirė e dobi. Kjo vlen ngaqė nėpėr to rrjedhin burime tė jetės sė gjallė tė popullit, ndihen zėrat dhe flakėrojnė ngjyrat e saj. Kuteli, duke krijuar njė tip tė ri tregimi nė prozėn tonė, dėshmoi e provoi dhe njė herė forcėn dhe bukurinė e fjalės shqipe, mundėsitė e saj tė mėdha shprehėse, aftėsitė ndėrtuese e krijuese. Tė gjitha kėto e bėjnė Mitrush Kutelin njė nga mjeshtrit e tregimit shqiptar. “Mė rrėfimet e Kutelit, proza tregimtare shqiptare, qė nė pjesėn e dytė tė viteve’20, nisi tė fitonte veti tė spikatura”[66].

Studiuesi Sali Bashota zbulon dhe shenjon rrėnjėt esenciale tė strukturimit letrar tė prozės sė Kutelit. Me vlerė ėshtė mendimi i tij se: “ndėrkaq rrėfenja i pėrjashton tė gjitha kėto pamundėsi tė novelės dhe ėshtė simbiozė e disa teknikave tė tjera narrative: pėrrallės, mitit, legjendės, qė si lloje mė tė thjeshta tė epikės, kanė shtrirje tė mėdha hapėsinore dhe konstituojnė nė njė mėnyrė poetikėn e prozės kuteliane”[67].

Prania aq e madhe e formave tė rrėfimit popullor: kallėzimit, pėrrallės, mitit, gojėdhanės ose mahisė, aforizmit, anekdotės, e tė tjera qė gėrshetohen poetikisht, pėrbrenda prozės tregimtare tė Kutelit kanė funksion tė shumėfishtė ndėrtimor dhė njėkohėsisht paraqesin udhėn e vetėdijėsuar tė prirjes sė kėtij shkrimtari nė fushėn e letėrsisė popullore, si gjetje dhe mbitheksim i njėrit prej burimeve themelore tė shkrmitarisė sė autorit.

Gjithnjė nė kėtė parashtrim, studiuesi thekson: “Nė forminin e Mitrush Kutelit si stilist i letėrsisė shqipe, ndėr tė tjera, ndikuan edhe dy faktorė kryesore: njohja e thellė e letėrsisė popullore dhe asimilimi i pėrvojės krijuese tė saj, dhe sė dyti, shqipėrimi i disa veprave tė shkrimtarėve tė njohur ruse si Gogoli dhe Turgenievi”[68].

Ėshtė vetė studiuesi qė e pėrthekson kėtė ide, teksa shprehet: “Proza tregimtare ėshtė ripuruar nė dy rrafshe: nė rrafshin e varianteve dhe nė rrafshin e versioneve”[69], pra duke rrėmihur dhe pėrcaktuar disa nga skutat e misterit qė bart dhe shenjon proza kuteliane.

Ndėrmjet dy rrafsheve, pėr tė dytin, Bashota thekson: “Versionet pėrfshijnė kompleksin e ēėshtjes sė shtruar dhe si tė tilla zėnė vend tė dukshėm nė veprėn letrare tė kėtij autori. /../ Pa dyshim, tregimet dhe novelat e versionit tė fundit, tė cilat Kuteli i ka lėnė dorėshkrim, disa prej tyre qė u botuan nė 1972, nė njė mėnyrė pėrfaqėsojnė fazėn e pjekurisė sė artit dhe rrėfimit kutelian”[70].

Qasje interesante pėrmbi veprėn letrare tė Kutelit, herėpasherė ka bėrė edhe studiuesi Sabri Hamiti. Formatimi i realizuar prej tij: “Kuteli ėshtė njė shkrimtar i gjithanshėm i letėrsisė shqipe. Veprat e tij letrare shtrihen nė shumė trajta, forma e gjini”[71], rezulton nga formulimet e sakta rreth pėrmasave qė rrok pėrvoja letrare kuteliane. Po edhe me kaq vlerė ėshtė edhe sugjerimi: “rėndėsia e veprės letrare tė Mitrush Kutelit, nė fushėn e vlerave tė letėrsisė shqipe, lidhet me tregimet e novelat me tė cilat ai hap njė kapitull tė veēantė tė prozės shqipe, madje njė stil tė veēantė tė krijimit nė prozė”[72].

Me tregim (pėrfaqėsues mė reprezentativ i tij ėshtė pėrralla), i nėnkuptoj narracionet qė i kanė trilluar njerėzit e panjohur dhe qė janė bartur nga gjenerata nė gjeneratė. Edhe pse duket se i pėrshkruajnė ndodhitė e vėrteta, ato janė tėrėsisht trillim.


[1]Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė: “Fjalori i gjuhės shqipe”, Tiranė, 1980, 2001, fq. 222.

[2] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptarė”, Tiranė, 2004, fq. 111

[3] Po aty, fq. 111.

[4] Po aty, fq. 112.

[5] Fjalor i Mitologjisė, Shtėpia Botuese: “8 Nėntori”, Tiranė, 1987. fq. 66.

[6] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 98.

[7] Gogoli, Nikolaj: Tregimi “Nata para kėrshėndellave”, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 52-58.

[8] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Qetėsi pėrpara furtune”, “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 167.

[9] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 235-278.

[10] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 231.

[11] Dommermuth- Gudrich, Gerold “Mitet”, “Max”, Tiranė, 2000, fq. 9.

[12] Fromm, Erik: “Gjuha e harruar”, “Dituria”, Tiranė, 1993, fq. 34.

[13] Dado, Floresha: “Miti, simboli, realiteti nė letėrsinė tonė moderne”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 89.

[14] Jakllari, Adem: “Historia e mendimit etnologjik dhe mitologjik”, “Toena”, Tiranė, 2003, fq. 123.

[15] Propp, Vladimir: “Morfologjia e pėrrallės”, pėrktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtėpia e Librit e Komunikimit & Aleph”, Tiranė, 2004, fq. 12.

[16] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 108.

[17] Jakllari, Adem: Leksionet e lėndės: “Antropologjia Kulturore”, Tiranė, 2009, fq. 10.

[18] Rrahmani, Zejnullah: “Teoria e mitit”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2006, fq. 102.

[19] Nietzsche, Friedrich: “Shndėrrimi i tė gjitha vlerave”, “Eugen”, Tiranė, 2001, fq. 12.

[20] Zigmund, Freud: “Uni dhe esi”, “Dituria”, Tiranė, 1991, fq. 89.

[21] Ēaushi, Tefik: “Fjalori i Estetikės”, “Ombra”, Tiranė, 2005, fq. 227.

[22] Meminaj, Mariglena: “Veēori tė metodės krijuese nė prozėn e Mitrush Kutelit”, “Maluka”, Tiranė, 2005, fq. 39.

[23] Kuteli, Mitrush: Tregimi, “Kryengritje pėr lugat”, “Netė Shqiptare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 199.

[24] Mitrush, Kuteli: Tregimi., “Lugetėrit e fshatit tonė, “Netė Shqipare”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1938, fq. 295.

[25] Gogoli, Nikolaj, Tregimi “Panairi i Soroēinit”, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 21.

[26] Po aty, fq. 78.

[27] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 103.

[28] Bergson, Henri: “Burimet e moralit dhe fesė”, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2002, fq. 134.

[29] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 85.

[30] Uēi, Alfred: “Mitologjia, folklori, letėrsia”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1982, fq.138.

[31] Opllaf, i- Njėfarė tė yshturi, magjie. Thuhet – e bėnė pėr opllaf (Pogradec). Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, Pėrralla “E Bukura e Detit”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 372.

[32] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 110.

[33] Fraj, Nortthrop: “Anatomia e Kritikės”, “Rilindja”, Prishtinė, 1990, fq. 188.

[34] Freudi, Zigmund: ”Psikoanaliza e artit dhe e letėrsisė”, “Dituria”, Tiranė, 2000, fq. 92.

[35] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 90.

[36] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptare”, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq.

[37]Dushi, Arbnora: “Miti dhe rrėfimi gojor personal”, Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare”, Prishtinė, 2006, fq. 375.

[38] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 314.

[39]Jakllari, Adem: “Historia e mendimit etnologjik”, “Shtėpia Botuese e Librit Universitar”, Tiranė, 2003. fq. 62.

[40] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 82.

[41] Jakllari, Adem: “Historia e mendimit etnologjik”, “Shtėpia Botuese e Librit Universitar”, Tiranė, 2003, fq. 63.

[42] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 130.

[43] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 310.

[44]Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, Tregmi “Luadhi i Biezhės”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 108.

[45] Ēaushi, Tefik: “Fjalori i Estetikės”, “Ombra”, Tiranė, 2005, fq. 234.

[46] Kuteli, Mitrush: Tregimi ”Fije nga jeta e Theofil Kostorit”, “Vepra letarare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 70.

[47] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 78.

[48] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 99.

[49] Dado, Floresha: “Poetika”, “Shtėpia Botuese e Librit Universitar”, Tiranė, 2003, fq. 210.

[50] Hamiti, Sabri: “Letėrsia moderne shqipe”, “UET-Press”, Tiranė, 2009, fq. 359.

[51] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė zgjedhura”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2004, fq. 95-96.

[52] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 220.

[53] Kuteli, Mitrush “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 150-151.

[54] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 513-523.

[55] Plasari, Aurel: “Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 34.

[56] C-L-Strauss, “Mendimi i egėr”, “Pejė”, 1999, fq. 120

[57] Po aty, fq. 121.

[58] Zherar, Zhenet: “Figura”, “Rilindja”, Prishtinė, 1985, fq. 56-57.

[59] Po aty, fq. 58.

[60] Yves, Chevrel: “Letėrsia e Krahasuar”, “Puf”, Tiranė, 2002, fq. 36.

[61] Benjamin, Ēalter: “Iluminacione”, “Korbi”, Tiranė, 1998, fq. 408.

[62] Jorgaqi, Nasho: “Estetika e fjalės shqipe”, “Onufri”, Tiranė, 1996, fq. 120.

[63] Elsie, Robert: “Histori e letėrsisė shqiptare”, “Dukagjini”, Pejė, 2001, fq. 335.

[64] Eko, Umberto: “Pėr Letėrsinė”, “Dituria”, Tiranė, 2007, fq. 19.

[65] Po aty, fq. 20.

[66] Historia e Letėrsisė Shqiptare, Botim i Akademisė sė Shkencave dhe Institutit tė Gjuhės dhe Letėrsisė, Tiranė, 1983, fq. 541.

[67] Bashota, Sali: “Kuteli -prozator- poet- kritik”, “Rilindja”, Prishtinė, 1999, fq. 108.

[68] Po aty, fq. 109.

[69] Po aty, fq. 137.

[70] Po aty, fq. 138.

[71] Hamiti, Sabri: “Letėrsia moderne shqipe”, “UET-Press”, Tiranė, 2009, fq. 124.

[72] Po aty, fq. 126.


Rovena Vata
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi