Personazhet e Demonologjise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Personazhet e Demonologjise

Mesazh  Neo prej 02.05.14 20:10



3. 1 Origjina dhe preardhja e tyre

3. 2 Baza pagane dhe e krishterė

3. 3 Elementėt e ngjashmėrisė dhe intonacionit narrativ midis Kutelit, Turgenievit dhe Gogolit

3. 1 Origjina dhe prejardhja e tyre

Emėrtimet themelore tė figurave tė mitologjisė shqiptare janė me origjinė nga antikiteti greko - latin (por nuk pėrkojnė nė brendi), ose nga fjalėformimi i brendshėm i gjuhės shqipe. Vetėm emėrtimet e tyre dytėsore e tretėsore, si ndikime mė tė vona, i kemi dhe me origjinė greko - bizantine, sllave, rumune, turko - arabe.

Nė mitologjinė shqiptare ka ekzistuar pėrfytyrimi pėr disa krijesa femėrore qė janė quajtur Zana, tė cilat origjinėn e kanė nga hyjnia e natyrės sė virgjėr.

“Kėtu duhet tė jetė logu i zanave. Lėshon gjokun tė kullosė nė ahishte, mbėshtetet buzė kroit, pret durimtar tė vinė zanat pėr ujė. Kalojnė plot tri ditė. S’pipėtin njeri”[1].: “Kur sos buzė kroit qė t’i japė kalit ujė, na sheh aty tri orė tė bardha tek lodrojnė nė dritėn e hėnės. Orėt llamburisin. Herė duken si nuse tė bardha, herė si lule tė bardha”[2].

Prapa figurės sė Zanės, me atribitet e saj mė qenėsore, vėrejmė njė hyjni tė maleve, tė natyrės sė virgjėr, mbrojtėse tė bimėsisė dhe tė kafshėve tė egra, gjahtare hyjnore. Nė besimet popullore Zana paraqitet nė pamjen e njė gruaje tė re a tė njė vajze me bukuri tė pėrkryer, simbol i bukurisė.

Zakonisht gjenden nė jetėsė a nė punėt e tyre tri Zana bashkė e secila, prej tyre ka funksione tė saj tė veēanta, por gjenden dhe dy ose dhe njė e vetmuar. Forca e tyre mishėrohet nė dhinė e egėr a nė tri dh.. tė egra, nė sorkadhen, nė pėllumbin a nė rosėn e egėr. Po ua mbyte atributet pėrkatėse, sipas rastit, ato nuk kanė mė forcė dhe mund tė pėlcasin menjėherė.

Nė rrėfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit janė tė pranishme kėto personazhe tė demonologjisė: Kukudhi na jepet tė Gogoli, kėtu ky personazh merr edhe emrin e rrėfenjės sė tij, madje Gogoli e quan gojėdhėnė popullore dhe ėshtė shprehur se: “Kjo novelė ėshtė njė gojėdhėnė popullore. Unė nuk kam dashur ta ndryshoj asgjė dhe po e tregoj thuajse me atė thjeshtėsi, siē e kam dėgjuar. (Shėnim i N. V. Gogolit)[3].

Nga rrėfimi i sipėrm, pėr lugatin nė fillim shfaqen tė dhėnat si dėmtues dhe ngatėrrestar dhe mė vonė rrėfimtari tregon shkakun e krijimit tė lugatit pėrmes njė norme tėrėsisht morale tė shoqėrisė.

“E sa ishin mbledhur aty ne streha mbetėn pa frymė, si kufoma. Deshėn tė ngrihen e s’ngriheshin dot, demė, si kufoma. Deshėn tė thėrresin e s’thėrrisnin dot, se kėmbė - gojė e dorė bashkė ua zaptoi lugati. Flaka ndenj sa ndenj kėshtu, pastaj u hepua e u ngrit lart. Njė e pa majė ēatisė, njė majė plepit. E si iku lugati, mezi muar shpirt e u ngritėn nga vendi e u kyēėn nėpėr shtėpi. E sikush gjeti atje gjurmėt e lugatit; kujt i kish derdhur butet, kujt drithėt, kujt qumėshtin”[4].

Tė Turgenievi kemi kėto personazhe si: Domovoin, sipas besimeve popullore ėshtė qenie e mbinatyrshme qė jeton nė ēdo shtėpi. Pas kėsaj vjen Rusallka, e Bukura e Lumit, e cila pėrkon me tė tė Bukurėn e Dheut tė pėrrallave tona, Shtojzavalle.

Kėto personazhe do t’i shohim konkretisht nė veprėn e tyre: “Rusallka e thėrriste dhe qėndronte nė njė degė tė bardhė e tė ndritur si njė pllashicė ose ndonjė cirua apo tamam si njė krapuliq, sepse krapuliqi ndrit si argjėnt. /.../ Qan rusallka, o vėllezėr, e i fshin sytė me flokė, pa flokėt i ka tė gjelbra si fletė kėrpi. Gavrili e shikoi sa e shikoi dhe pastaj e pyeti: “E pse qan ashtu, moj magjistare e pyellit?” Rusallka ja ktheu: Po tė mos kishe bėrė kryq, o njeri i mirė, do tė jetoje me mua nė hare tėrė jetėn. Unė qaj e vajtoj sepse, bėrė kryq; po nuk do tė qaj e tė vajtonj vetėm unė; do tė qash edhe ti vetė, sa tė jesh gjallė. Me tė thėnė kėto fjalė u ēduk nuk u pa mė. Gavrili ra nė vete, iu hapnė sytė, e njohu udhėn edhe doli nga pylli. Qė atėherė rri i vrejtur, siē e shihni”[5].

Tė njėjtėn figurė tė Turgenievit e hasim edhe tė Gogoli Rusallėn kėtė tė Bukur tė Ujit ose Shtojzovalle, tė tregimi “Kukudhi”: “Shihte se si qė prapa njė tufė shavari dilte njė rusallkė, dukej herė-herė njė shpinė dhe njė kėmbė, njė kėmbė e bėshme, e lakueshme, qė shkėlqente dhe rrėzėllente e tėra.

Rusalka u kthye nga ai, dhe ja, fytyra e saj me sy tė ndritshėm, vezullues, tė mprehtė, qė tė hynin nė shpirt tok me kėngėn, po i afrohej atij, dilte nė sipėrfaqe dhe pastaj largohej me njė tė qeshur tingėlluese, dhe ja, pastaj ajo binte nė kurriz dhe kraharori i saj i mjegulluar, pa shkėlqim, si njė vazo porcelani e pasmaltuar, shndriste nga dielli nė faqen e lakueshme dhe tė brishtė tė ujit. Uji nė trajtė flluskash tė vogla si rruaza e mbulonte atė kraharor. Rusalka fėrgėllonte e tėra dhe qeshte nė ujė”[6].

E njėjta figurė mitike e hasim edhe nė folklorin tonė, por edhe tė Kuteli e cila tek ne njihet me emrin Ksheta, ose Nusja e Bukur, Cuca e Liqenit, Nusja e Ujit, Zana e Ujit. Ajo rri nė ujė e herė - herė del nė breg e krihet, ngrohet nė diell dhe ėshtė shumė e bukur. Prindėrit porosisnin fėmijėt: “Mos u lani nė hurdhat me vorbull nėn ujėvara se u kap e u mbyt Ksheta”.[7] Gėrshetėza ėshtė figurė nė mitologjinė shqiptare.

Kjo qenie nė trajtė nimfe, vajzė me flokė tė verdhė tė gjatė, gjithashtu kshetė dhe kshetėz, mund tė shihet anės lumenjve e liqeneve duke krehur flokėt, me ēka dallohet nė radhė tė parė. Gėrshetėza thirret edhe floēkė[8], nga sh. ftokė, ose Nuse e ujėrave. Ajo mbron lumenjtė e liqenet nga e liga: “Baba, meqė dashke tė mė martosh, ja po ta them: unė dua kshetėzėn e kronjve, tjetėr ēupė s’dua”. Mbretit i qeshi buza: Ashtu, bre unė dua tė tė shoh tė shtruar. Pa mė thuaj e kujt bijė ėshtė kjo?. Bijė mbreti apo bijė bujari?. Nuk e di, baba, po unė atė dua. Ėshtė njė daniskė e hollė e gjatė, leshvershė, mė e lehtė se kaprollja e gėrxheve. Del e ma pret udhėn ngahera pėrpara kronjve e lumenjve kur shkoj pėr gjah, pastaj ik e shikon prapa. Edhe ajo ėshtė gjahtare me hark e shigjetė./.../ S’ėshtė kedhėz, baba, po kshetėz, nuse ujėrash, e bukura e tė bukurave. Mbreti qeshi: Kedhėz a kshtetės, pėr mua ėshtė njė. Sa pėr bukurinė, vetė e zgjodhe, vetė trashėgoje”[9].

Tė Bukurėn e Ujit ose siē e quan Kuteli Kshtetėz na del edhe tė Gogoli dhe tė Turgenievi, por tė kėta tė fundit ajo quhet Rusalkė: “Duke pėrkulur kohėn shihte se si qė prapa njė tufe shavari dilte njė rusalkė, dukej herė-herė njė shpinė dhe njė kėmbė, njė kėmbė e bėshmė, e lakueshme, qė shkelqentė dhe rrėzėllente e tėra”[10].

Turgenievi e pėrshkruan Rusalkėn kėshtu: “Gavrili ka thėnė se zėrii rusallkės ish kaq i hollė, kaq i vajtueshėm, si zė bretkose. Mua mė duket se ay i pėlqeu rusallkės, prandaj e thirri. Po, Gavrili i pėlqeu shumė! - u hoth e foli Iliusha. Ajo donte ta guduliste gjersa ta linte nė vend tė vdekur, ja kėshtu! Kėshtu bėjnė rusallkat! Edhe kėtu munt tė ketė rusallka!”[11].

Kukudhi ėshtė figurė e mitologjike, por edhe e asaj shqiptare. Sipas besimeve popullore, kukudhi ishte shpirti i tė vdekurit qė nuk gjente qetėsi nė varr, prandaj dilte natėn nė trajtėn e njė burri tė trashė, me kėmbė tė shkurtėra dhe mė njė bisht dhije e shėtiste gjithandej, duke sjellė fatkeqėsi. Kukudhi pėrfytyrohej edhe si demon - grua qė silltė murtajėn nė tokė. Nė pėrfytyrimin e kukudhit ruhen mbeturinat e pėrfytyrimeve animistike. Kukudhėt identifikohen me larvėt e besimeve romake. “Nė kuptimin e figurshėm, kukudh do tė thotė njeri i keq”[12].

“Sillni Kukudhin! Shkoni e merrni Kukudhin! Jehuan fjalėt e sė vdekurės. Dhe befas u bė qetėsi nė kishė; ushtoi sė largu njė ulėrimė ujku dhe pas pak u dėgjuan ca hapa tė rėndė, qė ushtuan nė mbarė kishėn; duke shikuar me bisht tė syrit, ai pa se po sillnin njė burrė tė shkurtėr tė shėndoshė, mė kėmbė tė shtrembra, tė tėrin tė mbuluar me copa dheu tė zi.

Mu si rrėnjė peme tė forta e plot me nyja i dukeshin kėmbėt dhe duart, mbuluar me dhe. Kukudhėt e tjerė, tė frikėsuar, u sulėn nga dyert dhe nga dritaret qė tė fluturonin sa mė parė, por nuk mundėn: mbetėn tė gozhduar atje te dyert dhe dritaret. Kėshtu mbeti kisha pėr jetė tė jetės me pėrnindėsha, tė mbėrthyer pas dyerve dhe dritareve, u mbulua me drurė pylli, me rrėnjė, me gjithfarė barishtesh, me gjembaēe dhe tani asnjeri nuk e gjen dot rrugėn qė tė ēon atje”[13].

Figura tipike tė mitologjisė shqiptare qė shfaqen nė veprėn e Kutelit janė: Lugetėrit dhe Tė Bardhat. Lugetėrit nė mitologjinė shqipare shfaqen si qenie me origjinė pasvdekėsore. Njeriu qė nė gjallje kishte bėrė shumė mėkate, krime, nė vdekje nuk e tret dheu dhe ngjallet lugat, frikėson njerėzit, sjell fatkeqėsi, dėmton pasuritė e tė tjerėve: “E si u mbyll, u mbush rėngė me hije e me lugetėr.

Ne afroheshim me drojtje shumė, vinim ndonjė gur, vareshim nė hekurat e dritares vėshtronim brenda, pėr tė parė me sytė tanė hijet e lugetrit. Ca i shihnim e cave u dėgjonim vetėm ēapet. Edhe iknim tė gjithė, me shpirt nė gojė, sa hija vinte prapa. Hidhnim gurė qė t’i vrasim, se aq na thosh mendja asohere. Kjo ngjante ditėn, se ndajnatave kush guxonte tė afrohej nė njė vend plot me hije e lugetėr?”[14].

3. 2 Baza pagane dhe e krishterė

Mitologjia e krishterė qė pėrvetėsoi shumė gjėra nga mitologjia e lashtė, u kanunizua nė njė fe tė re me njė ngarkesė tė theksuar mistike e cila mbėshteti paragjykimet dhe bestytnitė mė tė errėta.

“Krishtėrimi tė gjitha hyjnitė demone pagane i shpalli djaj”[15].

Hyjnitė e paganizmit dallohen nga qeniet mė tė lashta, shtojzovallet, zanat, lugatėt, tė cilėt ishin lidhur ngushtė me besimin popullor. Kėto kishin dalė pothuajse pėrnjėherė nga aftėsia trilluese, qė ėshtė e natyrshme dhe jetonin ashtu siē prodhoheshin, natyrshėm: pra pėrvijonin nevojėn nga e cila pasonin.

“Mitologjia, qė ėshtė njė shtrirje e punės primitive, e kapėrcen kėtė nevojė nė tė gjitha aspektet: hapėsira midis saj dhe kėsaj tė fundit ėshtė e mbushur nga njė lėndė, nė zgjedhjen e sė cilės kapriēua njerėzore luan njė rol tė madh; kjo lėndė i ndien pasojat e miratimit tė lejuar”[16]. “Nė besimet popullore mendohet se shpirti ėshtė i ndarė nga trupi, ėshtė frymė, hije. Kur vdes njeriu, ai del nga trupi. Nopēa thotė se nė Malėsitė e Veriut shpirti ėshtė njė njeri i vogėl, sa gishti, qė rri nė bark tė njeriut, e kur ai vdes, Shpirti del nga goja.

Pėr 40 ditė, pas vdekjes, Shpirti shėtit nė tė gjithė vendet ku ka kaluar njeriu sa ka qėnė gjallė. Ulet e pushon mbi gurėt e vėnė mbi lisa. Shpirti vjen natėn pėr festa nė shtėpi dhe hyn nga ēatia. U merr erė ushqimeve e kėnaqet. Natėn e buzmit lenė gjithė natėn tryezėn shtruar e me tėrė tė mirat qė tė vinė shpirtrat e t’i hanė. Nė raste tė tjera, nė festa hedhin ushqime pranė zjarrit nė vatėr qė t’u marrin erė shpirtrat e tė kėnaqen.

Shpirtrat kėshtu mbarėsojnė shtėpinė”[17]. Kėto koncepte, pėr shpirtin, trupin, jetėn e vdekjen na arrijnė nėpėr kohė nėpėrmjet gjuhės, e cila pasi qė e ka vetinė e ruajtjes dhe fshirjes sė tyre nėpėr kohė dhe hapėsira tė ndryshme, mund tė jetė burim i bartjeve edhe pėr nė letėrsinė e autorit tonė. “Ky edhe ėshtė kratalizmi i gjuhės, sepse gjuha apo fjalėt janė krijesa tė gjalla, ato kanė duar dhe kėmbė”[18].

Kuteli pėrshkruan figurativisht konceptin kristian tė ndarjes sė trupit me shpirtin, ku trupi ėshtė kalimtar dhe nė ndryshim tė vazhdueshėm deri nė njė degradim tė pakthyeshėm, ndėrsa shpirti merr trajtėn e njė fluture prej drite tė pashtershme, tė pėrjetshme qė u vishet ndoshta trupave tė tjerė. Shpirti i tė vdekurit ėshtė pėrfytyruar si flutur qė vjen e futet nė shtėpi. Autori pranon idenė e transsubstimit tė shpirtit human: “Miku foli:- Qė tė shkojmė pėrtej, ti duhet tė lesh trupin kėtu anės. E la edhe u ndie aq mė i lumtur, sa fletė kishin tė gjitha ato pemėt e atij vendi”[19].

Nė tregimet: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Si e gjeti Ago Jakupi rrugėn e Zotit”, raporti njeri - Zot lind nga njė metamorfozė e dėshirės, nga njė iluzion i shpirtit si ekzistencė reale e njė ‘fuqie’ supernatyrale siē ėshtė ‘Zoti’. Kjo ėshtė ėshtė e hapur nė favor tė mendimit tė pranisė sė hyjnisė si fuqi ekzistenciale universale e ndryshimit dhe e pėrjetėsisė, ku tė gjitha format organike dhe inorganike transformohen nė trajta mbetjesh (hi, skelet, frymė) nė funksion tė idesė se ‘asgjė nuk humbet, gjithēka transformohet’.

Kjo ide zbulohet edhe nė tregimet: “Natė muaji maj”, “Rinė Katerinėza”. Shembulli i mėposhėm ėshtė marrė nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”: “njė dhimbje e madhe i ēau shpirtin. Qau me zhurmė sa kumboi e gjithė kisha. Atėherė zėri i altarit pushon, kandilėt e ulėn dritėn dhe Kalija nuk ish mė nė krahėt e tija pėrveē se njė skelet. Duke u shembur greminė pas gremine, nėpėr natė, ja se ku sytė e tij ē’quan kandile. U pėrpoq tė shkojė ndaj drita dhe nuk ecte dot. Ēdo gjė - drita, koha dhe ay vete-kishin ngrirė si shtylla guri e nuk lėviznin befas, prej sė thellash, njė zė qė i fliste me njė gjuhė tė lashtė: “Qetėsi, lumė i rreptė zemėrimi i tij, si det i thellė mėshira”.

Dėgjoj pastaj njė zhurmė tė madhe si zhurmė deti edhe u zgjua. Dirse tė ftohta nė ballė. Kalija flinte pranė tij. Drita e kandilės i ndriēonte fytyrė”[20].

Shpirti si shfaqje e frymės humane zbulohet pėrmes ndryshimit dhe ēlirimit tė trupit nė trajtė energjie si shėmbėllim i figurave tė dashura dhe tė domosdoshme, por qė nuk janė afėr. Roli vendimtar nė kėtė rast luan psikika dhe imagjinata e cila realizohet si:

a- dėshirė dhe nevojė e kėnaqėsisė trupore dhe mendore.

b- si frymė e njė ndriēimi me burim hyjnor.

Frojdi me “Teorinė e zhvendosjes” e ka shpjeguar trajtėn e parė si pėrjetim emocional i shpirtit (si ėndrra dhe mendimi qė fsheh impulse tė brendshme fizike) nė raport me trupin. Ėshtė kjo trajta e njė psikike tė trazuar tė Tat Tanushit qė e transformon dhe e ēon atė drejt mėkatėsh. Sipas konceptit kristaian kjo ėshtė forma e ulėt e shpirtit. Forma mė e lartė e tij ėshtė me bazė hyjnore, eterike dhe e pasrtuar nga kėnaqėsitė e ‘mėkateve’ tė tokės[21]. Kuteli tek “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, Metamorfozat zhvillohen nė tekste me element a. Pastoral kristian, b. Gojor si “rrėfenjė” dhe c. I destinuar pėr njė vesh njerėzor. “Ata qė shohin njė ndryshim mes shpirtit dhe trupit, nuk e kanė as njėrin, as tjetrin”[22].

Nė prozėn e Kutelit gjejmė njė botė tė lidhur gjenetikisht me mitologjinė. E themi kėtė sepse i pėrkasin njė bote tjetėr apo magjive, por ata kryejnė rite qė kanė te forca hyjnore tė Diellit e tė Hėnės, festojnė festa qė origjinėn e kanė nga mitologjia. Te shqiptarėt ka ekzistuar kulti i Diellit, i cili vinė ėshtė transformuar nė kultin e majave tė maleve dhe ėshtė pėrkrahur nga bektashinjtė apo edhe nga tė krishterėt qė bėjnė pelegrinazh nė kėto vende malesh. Lidhje me kėtė kult kanė edhe zjarret rituale qė bėheshin nė festa tė ndryshme si Dita e Verės.

Pėrshkrimi i njė tė shkuare tė papėrcaktuar me koordinata tė sakta dhe tė veshur me fantastiken, e lejon shkrimtarin tė krijojė personazhe tė tilla qė siē shprehet Kuteli: “Pėr tim gjysh tė gjitha ato qė dukeshin lart nė qiell ishin njerėz e kishin shpirt, gjyshi e donte diellin, i falej e i shosh “zoti diell”. Hėna ishte njė ēupė e bukur, bardhoshe, motėr e diellit. Sėmurej e lėngonte shpesh, tretej, pėrtėrihej. Dilte nga malet, ngjitej nė qiell, shikonte poshtė e xheē desh tė thosh, po nuk e thosh kurrė. Edhė kėsaj i falej gjyshi e i shoh “zonja hėnė”[23].

Areali i fantastikes nė kėto rrėfenja zgjerohet dhe pasurohet nga pėrshkrimi qė autori u bėn festave dhe festimeve kolektive, qė si rastėsisht tė gjitha pėrkojnė me festa pagane. Tė tilla mund tė pėrmendim: Festėn e Shėngjergjit, Festėn e Eremiut, Ditėn e Verės ose Protomarsin, Rusicat. Festa e Shėngjergjit ėshtė njė e kremte qė edhe pse duket me origjinė tė krishterė, ka rite tėrėsisht pagane. Shėn Gjergji ka zėvendėsuar njė hyjni vendase tė lashtėsisė.

Pėr festėn e Shėngjergjit Turgenievi shkruan kėshtu: “Nėpėr barishta, pranė tumbave tė mėdha tė mizave tė dheut, nė hijėn e lehtė tė fletėve tė dhėmbėkosura tė fjerit, lulėzonin manushaqja dhe lule shėngjergji, dukeshin rathje, djegie dhe lloj lloj kėrpurdhe tė tjera; nėpėr lirishte midis shkorreve tė dėndura skuqnin mizėri luleshtrydhesh”[24].

Riti nė origjinė ka pasur tė bėjė me kultin e pjellorisė e tė prodhimtarisė bujqėsor. Nė kėtė ditė bėhej gjelbėrimi i shtėpisė, i kasolles sė bagėtive, bėhej pelegrinazh. “Asaj dite tė bekuar qė e gėzonte barabar si turku e kauri, njerėzia nxirrte plisa me bar nga lėndinat e i vinte ne pragu i derės, odė mė odė, qė kur hyn, tė shkelė mė tė njomė e tė mbetet gjithmonė i ri”[25].

Dita e Verės ėshtė konsideruar si Viti i Ri. Karakteristike e ritualeve tė kėsaj feste janė: Buka rituale, zjarret, gjelbėrimi, etj.: “Njė nga gazet e mėdha tė vegjėlisė sime ish, asohere dita e verės, proto mars, kur vija pėr zoga. Kėtė ditė e prisja me mall tė madh e me pregatitje shumė. Njė javė pėrpara se tė shporret shkurti, vija nė vreshtė pėr tė prerė hardhi, ca me bumbeska e ca tė thata edhe i bėja togje-togje, ne dera e shtėpisė”[26].

Ritet sillnin fat, pjellori e mbarėsi nė bujqėsi. Ato kishin lidhje me ripėrtėritjen e natyrės nė pranverė dhe ka ngjashmėri shumė tė madhe me ditėn e Shėngjergjit: “Mė njėzet e tre tė prillit tė vjetėr vinte nė fshat Shėngjergji trim (hej! Na faltė njerėzinė e bagėtinė)! Kaluar mbi kalė tė bardhė. Asaj dite tė bekuar qė e gėzonte barabar si turku e kauri, njerėzia nxirrnin plisa me bar nga lėndinat e i vinte ne pragu i derės, odė mė odė, qė kur hyn, tė shkelė mė tė njomė e tė mbetet gjithmonė i ri”[27].

Njė festė tjetėr qė pėrshkruhet nė rrėfenjat e Kutelit ėshtė festa e Rusicave ose ndryshe Rushajėt. Kjo ka hyrė si njė festė e krishterė po me kohė mori karakter pagan, sepse zėvendėsoi njė festė vendėse. Karakteristikė e festimit tė saj ishte gatimi prej grave e vajzave i njė ėmbėlsire me miell dhe gjalpė.

Nga kjo ėmbėlsirė qė quhej Rusica secila ēonte njė copė nė shtėpi.: “Rusicat i prisnim kėmbėzbathur, se niste e shtrėngonte vapa. E nė mbante ndonjė i fatakequr ēorape, asaj dite i hidhte tej, se ashtu ish mirė. Jo vetėm se ish mirė zbathur, po ditėn e Rusicave djali duhet tė jetė kėmbėlehtė si lepuri, se zbrazen gjymet me ujė qė lart nga dritaret!”[28]. Nė origjinė kėto rite kanė tė bėjnė me nderimin e njė hyjnie tė bujqėsisė e blegtorisė. Te “Rusa-Papusa” pėrshkruhet se si e feston populli e veēanėrisht fėmijėt kėtė festė: “Ruuusa,

Papuuuusa,

Na dėrgoi

Rusiiėa

Pėr njė luuugė gjalpė

Vaj-vaj

Dudule!

Ona-ona

Tri perona

Bjerė shi

Nė arat tona”[29].

Po e njėjta situatė na jepet edhe tė Turgenievii cili pėrshkruan festėn e Pashkėve: “Bile edhe nė ditėt e festave, kur jepeshin rrogat dhe gostiteshin njerėzit me bukė e kripė, mė ėmbėlsira tė bėra me mjell hejdesh e me raki, sipas zakonit tė lashtė rus, bile as nė kėto ditė Stjepushka nuk dukej pranė sofrave tė shtruara dhe pranė buteve, nuk gjunjėzonte pėrpara ēifligarit, nuk i puthte dorėn e nuk hidhte gotėn plot aty para syve tė zotėnis dhe pėr shėndet tė tij, gotė tė cilėn e mbushte dora topolake e kujdestarit; vetėm ndonjė shpirtmirė qė kalonte afėr tij i jepte tė mjerit ndonjė copė ėmbėlsirė qė i kish mbetur”[30].

Pėrveē kėtyre elementeve tė mitit pagan shqiptar, te Kuteli gjejmė elementė edhe nga mitologjia biblike. Kėto elementė nuk gjallojnė tė vetmuar nė tėrėsinė e veprės, por edhe ato ashtu si elementėt e mitit pagan qė mbėshteteshin nga gjuha popullore apo psikologjia e botės shqiptare, mbėshteten nga depėrtimi i teksteve dhe i gjuhės biblike si kujtesė brenda tekstit.

Personazhe tė tipit tė Babales, Papu Tirės, Ago Jakupit, qė e shohin kuptimin e jetės nė tė mirat qė duhet tė punojė njeriu nė jetė, janė krijuar duke pasur nė themel mitin e sakrifikimit pėr tė tjerėt, fytyra mė e plotė e tė cilit ėshtė ajo e Krishtit dhe pasuesve tė tij. Ago Jakupi dhe Tat Tanushi, tė dėnuarit me jetė pėr mėkatet e vdekshme, mishėrojnė mitin e njeriut si njė qenie e mėkatshme qė luhatet mes sė mirės e sė keqes, mes bindjes e mosbindjes, mes parajėses dhe ferrit.

Kėshtu dėnimi me jetė qė u jep Zoti kėtyre personazheve nuk ėshtė tjetėr veēse “shpėrblim” pėr mospranimin nga ana e tyre tė pėrultėsisė njerėzore pėrballė hyjnisė dhe njė mundėsi e dytė qė ata ta korigjojnė kėtė, tė kėrkojnė falje. Pra, njeriu sipas Kutelit, ashtu si Adami qė u krijua pa njohur tė keqen, tundohet nga ajo, por thelbėsisht ėshtė i prirur drejt sė mirės. Tat Tanushi dhe Ago Jakupi janė rimishėrime tė Adamit, apo tė dishepujve mėkatarė qė lanė mėnjanė jetėn e tyre dhe ndoqėn Krishtin, i cili ishte njė shans i dytė, njė zgjatje e ekzistencės sė tyre pėr tė pranuar mėkatin e pėr tė kėrkuar falje.

Tė njėjtėn atmosferė e pėrshkruan edhe Turgenievi: “Siē duket nė fshatin tuaj paski mbetur shumė prapa e nuk ditki asgjė. Trishka[31] do tė jetė njė njeri i llahtarshėm, si nuk ėshtė parė nė botė. Do tė jetė njė njeri i tmerrshėm e nuk do tė mundė ta kapė askush: kaq i tmershėm ka pėr tė qenė!. Bije fjala, tė krishterėt do tė pėrpiqen ta zėnė e do tė dalin me shkopinj nė dorė, do ta rrethojnė, po ay do t’u verbojė sytė e do t’i bėjė lesh e li-saqė njerėzit tė mos shohin shoku shoknė e do t’ja shkrepin njeri-tjetrit”[32].

Edhe Gogoli paraqet tė njėjtėn atmosferė: “Ki njė ėikė mėshirė, nėnoke! Si mund tė humbasin kėshtu shpirtrat e tė krishterėve kot sė koti? Na vėr pėr tė fjetur ku tė dushash. Dhe nė bėfshim gjė tė keqe nė ēdo mėnyrė qoftė, na u thafshin duart dhe na vraftė zoti”[33].

Northrop Fraj nė teorinė e tij tė mitit synon tė depėrtojė e tė zbulojė kėtė formė arkaike tė kulturės njerėzore dhe shfrytėzimin e saj nė krijimtari. Sipas tij kemi tri organizime tė miteve dhe simboleve arketipore nė letėrsi:

1. “Mitin e zhvendosur i cili merret me zotėr e demonė dhe merr formėn e dy botėve tė kundėrta.

2. Tendencėn e realizimit pėr ta vėnė theksin nė pėrmbajtje dhe nė prezantim mė parė sesa nė formėn e tregimit.

3. Tendencėn e pėrgjithshme qė e kemi quajtur romantike pėr tė sugjeruar monstra tė nėnkuptuara mitike nė njė botė tė shoqėruar ngushtė me pėrvojėn njerėzore”[34].

Rrėfimi pėr Ago Jakupin ėshtė njė tregim psikologjik. Ago Jakupi ėshtė tipi i fshatarit, i dhėnė me mish e me shpirt pas punės. Ai na jepet nė modhėn e pleqėrisė, nė gjendje meditimi dhe evokimesh, tė cilat kthehen nė qortime tė ndėrgjegjjes, nė pendesa pėr egoizmin e tij.

Tregohet se si pleqėria e ka bėrė Ago Jakupin mė human dhe se frika para vdekjes i ka zbutur zemrėn. Nė kėtė rast nxjerr krye koncepti fetar, se duhej tė bėjė mirė qė tė gjejė mirė te zoti. Meditimet e arsyetimet e plakut zbulohen nėpėrmjet monologut tė brendshėm, njė monologu qė zhvillohet nė sfondin e peisazhit tė fshatit dhe tė punėve bujqėsore tė njė familje fshatare. Adhurimi qė ka autori pėr kėtė figurė e bėjnė atė tė mos distancohet dhe tonet e kritikės tė jenė tepėr tė buta.

Tė njejtėn gjė shohim edhe tė Turgenievi: “Tė djelėn e pashkės i jepnin edhe atij tė puthurėn e Krishtit, po ay nuk pėrvishte atė mėngėn e tij tė ndyrė me lyrė, nuk nxirte nga xhepi i pasmė njė vezė tė kuqe, nuk ua zgjate duke psherėtitur e duke kapsallisur sytė atyre bijve tė zonjės ēifligare ose vetė ēifligares”[35].
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Personazhet e Demonologjise

Mesazh  Neo prej 02.05.14 20:12

3. 3 Elementėt e ngjashmėrisė dhe intonacionit narrativ midis Kutelit, Turgenievin dhe Gogolin

Gogoli, Turgenievi dhe Kuteli janė autorė, tė cilėt i pėrkasin kombėsive tė ndryshme, por duket se letėrsia ėshtė kaq e fuqishme sa kėta tre shkrimtarė mund tė qėndrojnė fare mirė pranė njėri-tjetrit pėr arsye studimi.

Ndonėse kėta tre shkrimtarė i takojnė dy letėrsive tė ndryshme, pėrkatėsisht Gogoli dhe Turgenievi letėrsisė ruse dhe Kuteli letėrsisė shqipe, nė disa aspekte estetike janė tre shkrimtarė, qė pėrafrojnė, sepse letėrsia ėshtė njė enė komunikuese mjaft efikase pėr t’i parė kėta tre shkrimtarė pėrballė njėri-tjetrit.

Ngjashmėritė mes tyre i gjejmė nė disa elemente, si:

(a) Struktura e dyfishtė. Nga njėra anė paraqitet ajo qė duket kalimtare dhe e paqėndrushme, por qė nė realitetin artistik ėshtė e pėrjetshme, sepse koha bėhet mjeti i lėvizjes mendore, psikologjike dhe tė vetė syzheut nė prozėn e kėtyre tė treve.

- Ėshtė mjaft prezente “prania e mungeses”, prania e jetės sė pasvdekjes apo e vetė vdekjes si nocion i pėrgjithshėm.

- Paraqitja e personazheve si individė, qė kanė humbur rrugėn e zotit, individė pėrvuajtės dhe mėkatėrė nė tė njėjtėn kohė.

- Paraqitja e e ngjarjeve nė planin realist. Tek Gogoli dhe Turgenievi gjejmė realitetin e Rusisė dhe tek Kuteli shohim realitetin e Shqipėrisė. Kur them realitet nuk do tė thotė, se proza e tyre ėshtė tėrėsisht realiste, sepse nė prozėn e tyre ėshtė shumė e ndjeshme fryma e imagjinatės, me tė cilėn ėshtė ushqyer realiteti letrar.

(b) Oraliteti nė gjuhė, elementet e prozės gojore dhe mimikria. Element ky, qė tė bėn tė mendosh, se proza e tyre do tė tingėllonte mė bukur e vėnė nė skenė. Prania e formave tė shkurtra tė prozės gojore: urimet, mallkimet, pėrshendetjet, shprehjet frazologjike, shprehjet e gjuhės sė pėrditshme janė tė shpeshta nė tekst. Me kėtė sy ėshtė parė edhe nga kritika, pėr shkak tė kėtij oraliteti mjaft prezent nė krijimtarinė e tyre.

Ndėrtimi i tekstit me mjete artistike tė imazhinizmit, si mimika dhe gjestikulacioni, mjete tė fuqishme dhe bashkėvepruese me njėra-tjetrėn gjatė procesit krijues.

(c) Prania e elementit fantastik dhe fantazmagorik. Elementi, i cili pėrfshin ėndrrat, fantazitė, prirjet ndaj alegorisė e shumė tė tjera. Realiteti dhe fantazia janė gėrshetuar mjaft mirė, sa tė mund t’i konsiderojmė si dy faqe tė sė njėjtės medalje ose si substanca tė tė njėjtit produkt, fruti i tė cilave ėshtė vetė teksti i pėrftuar nga reaksioni i kėtyre tė dyjave. Paraqitja e shpeshtė e xhindėve, djajve, magjistricave, orėve, zanave, kukudhėve, lugetėrve, satanait, hijet, Tė Bardhat etj.

(ē) Alegoria e veseve dhe virtyteve, tė njeriut nė realitetin ku ai bėn pjesė, aq sa vėshtirė se mund tė pėrcaktosh kufijtė mes tyre. Pozicionimi i individit mes botės sė tė gjallėve dhe tė vdekurve, ku kufijtė e kohės dhe hapėsirės janė shuar.

(d) Fantazia tepėr e zhvilluar. Fantazi, e cila premton tė n’a ēojė tek e vėrteta, ku ėndrrat dhe imagjinata bėjnė qė tė pengohemi nė perceptimin mbi kohėn, ku e ardhmja zė vendin e sė tashmes dhe anasjelltas. Ndjesia e realitetit mosmirėnjohės dhe ėndrrės pėr tė prekuar idealin e lartė, por qė e ndjek nga pas pamundėsia pėr t’a arritur atė.

(dh) Simbolika e numrave. Numėr ky, i cili ėshtė i veshur me domethėnie tė veēantė, qė prej antikitetit, kohės kur simbolika e numrave ishte tepėr e pėrdorur prej shkrimtarėve tė asaj kohe. Mjeti simbolik qė pėrdorin kėta shkrimtarė ėshtė i njejtė, por emėrtuar ndryshe.

(f) Pėrdorimi i tingullimitimeve si p.sh: drak-druk, tak-tak, shkrap-shkrup, ding-dong, brram-brrum, ding-ding, pllaq-plluq, drang-drung, zdrang-zdrung, lluk-lluk, bum-bum, fėsh-fėsh, tang-tung, bang-bung, dangėr-dungėr, bambėr-bumbėr, ēingėr-mingėr, gau-giu, bum- bum, tak-tuk, drang-drang, fiu-fiu, krik-krik, drėng-drėng, tang-tang, pllaf-plluf, zhgane-zhgane, (shembuj tė shkėputur nga tregimet dhe rrėfenjat e tė tre shkrimtarėve).

(e) Pėrdorimi i “lojės” si element simbolik nė paraqitjen e lėvizjes psikologjike dhe mendore tė individit pėrballė jetės dhe vdekjes. Lojė, qė tek Gogoli dhe Turgenievi emėrtohet “Uist” dhe tek Kuteli “Kumar”, ku vetitė apo ndjesitė, qė tė falin kėto lojėra janė tė ngjashme me ato, qė provon njeriu kur gjendet nė betejėn e humbur pėrballė vdekjes.

(ė) Qėndrimi ndaj recipientit: marrėdhėnia e ngushtė mes shkrimtarit dhe lexuesit (“dėgjuesit” sipas gjuhės sė kritikės), si tė ishte njė bashkėbisedim mes tre palėve.

Kėndvėshtrimi im pėr kėta tre shkrimtarė nis me elementin narrativ, sepse mėnyra e rrėfimit ėshtė kaq e veēantė dhe me njė rol kaq tė rėndėsishėm, sa jo mė kot ėshtė bėrė objekt studimi edhe pėr shumė kritikė tė mėdhenj.

Narracioni ėshtė njė element i rėndėsishėm i estetikės, i mjeteve formale nė ndėrtimin e teksteve letrare nė pėrgjithėsi, por tek kėta tre shkrimtarė merr njė rėndėsi tė veēantė, sepse mėnyra e rrėfimit bėhet funksion pėr tekstet e tyre, ku vetė mėnyra e tė rrėfyerit pėrbėn njė rrefim mė vete.

Narratori fundamental i rrėfimeve tė Kutelit mund tė karakterizohet si singer of tales[36] (kėngėtar epik bėmash, kallėzues historirash), sepse pikėsėpari pozicioni narratorial oral ėshtė bartur drejpėrdrejt, shėmbėllyeshėm, madje- madje, imitueshėm rrėfimeve gojore.

Narratori i Kutelit nuk ėshtė rrėfimtar qė sajon e shkruan aty pėr aty. Kuteli, qė nė nismė tė shumė rrėfejzave tė tij, dėshmon referenceėn pėrrallore a gojore pėrgjithėsisht, duke shkruar: sipas njė pėrralle tė dėgjuar/ sipas njė legjende etj[37]. Nė esencė, ai ėshtė bartės i njė rrėfimi tė dėgjuar. Njė status ky tipik pėr narratorėt oralė, nė rrėfimet dhe sagat gojore.

Mėnyra e fokalizatorit (narratorit) dhe mėnyra e drejtėpėrdrejtė e ndikimit tė rrėfimit te kėta tre autorė ėshtė e tillė, qė nė rolin e lexuesit, duket se fitojmė edhe pak nga stasusi i shkrimtarit, sepse shpeshherė ata pėrdorin disa shprehje ose fraza tė tilla, qė t’a japin kėtė ndjesi, si: “Ju e dini se”, “Kėta s’duhet lėnė pa pėrmendur se”, “Ju sigurisht do tė keni patur rastin tė dėgjoni se”, “Kėto tė gjitha kėndonjėsi do t’i mėsojė dalngadalė dhe nė kohėn e duhur, nė qoftė se do tė ketė vetėm durim tė kėndojė tregimin tonė shumė tė gjatė”, “Merreni vetė me mend”, “Gjykoni ju vetė se si unė tani”, “Nė qoftė se ia thamė kėto lexuesit kėtė e bėmė qė ta dije se kjo gjė ishte e domosdoshme e nuk mund t’i jepnin njė emėr tjetėr”, “Po pikėsėpari duhet t’i them lexuesit se ku do t’i merrte ato dyzet rublat qė pėrmendėm mė lart”, “Ju sigurisht do tė keni pasur rast tė dėgjoni”, “Ju pandehni se”, “Keni parė se”, “Desha t’ju them”, “Desha t’ju them”, “Ju keni dėgjuar nga etėrit dhe gjyshėrit”, fraza kėto tė pėrdorura dendur nga Gogoli tek tregimi “Manteli”[38].

Njė tipar tė tillė e gjejmė njėkohėsisht edhe tek “Natė vjeshte” e Kutelit kur ai shkruan: “Dėgjoni apo jo”, “Njė herė e njė kohė”, “Po ku e preva fjalėn se?”, “Urdhėroni e dėgjoni dy fjalė qė do ju them”, “Prandaji lutem kėndonjėsit tė mbajė vesh e tė dėgjojė disa nga andrallat e tete Ngjelos”, “Ti, lexonjės, je i pari qė po mėson tė fshehtėn time tė madhe tė asaj kohe, prandaj tė lutem tė mos ia thuash askujt”, “Mė flisni, ju qė lėēitni: kush?”, “O motra lėēitėse e ju vėllezėr lėēitės!”[39].

“Pėrralla qė do tė tė rrėfej tanithi na ka ardhur gojė mė gojė nga moti i lashtė e stėrlashtė, kur tė gjithė kafshėt e tokės, gjithė shtėrpinjtė e ujit e gjithė shpesėt e qiellit flisnin gjuhėn e njerėzve, siē flas unė e siē flet zotrote, o kėndonjės....Prandaj, o kėndonjės, mos u ēudit kur do tė dėgjosh se nė pėrrallėn tonė kafshėt, shtėrpinjtė e shpendėt do tė flasin si njerėz. Kėshtu ka qenė njėherė e njėkohė”[40].

Kurse Turgenievi shkruan kėshtu: “Dėgjoni pra, o zotėrinj”, “Po mė falni, o zotėrinj”, “duhet t’i tregoj lexuesit pėrse e vėshtroja me kaq simpati Arinėn”, “mė lejoni t’ju tėrheq vėmėndjen”, “mė lejoni t’ju tregoj, me qė ra fjala, njė ngjarje tė vogėl”, “tani, s’ka dyshim se lexuesi e kupton pėrse e shikonja me kaq keqardhje”, “tė cilin lexuesit e mij dashamirės e dijnė prej kohe”, “duhet t’i tregoj lexuesit pėrse e vėshtroja”, “i lutem lexuesit tė mė lejojė”, “me tė cilin dua t’u bėj tė njohur tani lexuesve”, “Ja se ē’mė ka ndodhur”, “Me lejėn e lexuesit”, “Merrni me mėnt, o lexues tė dashur”, “Siē e di lexuesi”, “Dėgjoni, o vėllezėr”, “Dėgjoni ē’ka ndodhur”, “Jo, shiko ē’ka ndodhur”, “Jepmė dorėn, o lexues i dashur dhe eja me mua”, “Tunjatjeta, o lexues; tė uroj tė jesh gjithėnjė shėndoshė e mirė”, “Dėgjoni se ė’dua t’ju them”, “Besoj se shumė pak nga lexuesit e mij kanė patur rastin tė hyjnė nėpėr ato pijetoret e fshatit”[41].

Kėta janė shembuj, tė cilėt n’a shėrbejnė mjaft mirė pėr tė vėrtetuar, se ajo qė sapo thamė mė lart ėshtė tėrėsisht e vėrtetė.

Mėnyra e rrėfimit nė prozėn e kėtyre tre shkrimtarėve ėshtė e tillė, qė tė jep idenė e njė bashkėbisedimi midis lexuesit edhe shkrimtarit, aq sa e bėn lexuesin t’a ndjejė veten nė statusin e njė bashkėautori.

Ky tipar, mjaft specifik pėr kėta tre shkrimtarė ėshtė veēuar edhe nga kritika, qoftė ajo shqiptare, qoftė ajo e huaj.

Pėrmendim S. Hamitin, lidhur me kėtė veēori, i cili ėshtė shprehur se: “Thelbi ėshtė se Mitrush Kuteli nuk rrėfen ngjarje, por rrėfimin mbi ngjarjen. Ndaj, autori merr njė rol tė ndėrmjetėsit midis rrėfimit me dėgjuesin apo me lexuesin”[42]. Ndaj, unė i bashkangjitem mendimit tė kėtij kritiku tė letėrsisė shqipe, sepse vetė teksti m’a jep kėtė tė drejtė pėr tė qėnė absolutisht dakort. Rastet qė pėrmendėm mė lart janė dėshmia mė e mirė pėr kėtė.

Njėkohėsisht, njė ndėr kritikėt e huaj ėshtė edhe B. M. Ejhenbaum, i cili hedh po tė njėjtin mendim, por formuluar kėshtu: “Kompozicioni i novelės varet nė njė shkallė tė lartė prej faktit se ēfarė roli luan nė thurjen e saj toni personal i autorit”[43].

Zėri i rrėfimtarit ndjehet sė tepėrmi, madje ėshtė i dallueshėm prej syve tė kritikės dhe mjaft i rėndėsishėm nė vetė tekstin letrar. Kjo mėnyrė e rrėfimit pėrafron sė tepėrmi mė mėnyrėn e tė treguarit nė pėrrallė.

Tipar ky, qė ėshtė pranuar edhe nga vetė M. Kuteli nė njė nga intervistat e tij ku ai ėshtė shprehur se: “...pėrrallat e dėgjuara ose tė lexuara mė mbrujtėn nė njė moshė tė njomė. Tregimet e njerėzve dhe sidomos tė pleqve, pranė zjarrit, nėn hijen e druve, ngjarje tė moēme, luftrat, ngjarje tė mėrgimit janė brumi, qė mė kanė formuar”[44].

Duke marrė shkas nga kjo, shkrimtari dhe kritiku A. Plasari ka hedhur mendimin se: “Kemi tė bėjmė me njė shkrimtar, forminimi i tė cilit paraqitet pikė sė pari mbi bazėn e krijmtarisė gojore”[45].

Ndėrkohė, qė vetė ne si studiues tė letėrsisė nuk duhet tė harrojmė, se ky shkrimtar ėshtė njė ndėr mbledhėsit kryesor dhe mė tė rėndėsishėm tė folklorit. Kėshtu qė, nuk ka se si tė mos kėtė ndikuar ky fakt nė botėn artistike tė novelave tė tij apo siė quhen ndryshe nga vetė ai tė “rrėfenjave” tė tij.

Paralelet qė ne vendosim midis Kutelit, Gogolit dhe Turginievit i ka fillesat nė njė konstatim, qė vetė Kuteli ka bėrė nė njė intervistė ėshtė shprehur: “Nė vitet e rinisė sime kur unė sapo kisha mėsuar frėngjishten, nisa tė lexoj shumė shkrimtarė tė letėrsisė sė huaj dhe mė ka bėrė pėrshtypje mė tė madhe se sa Gogoli, sidomos me Taras Bulbėn, po ashtu edhe Turgenjevi”[46].

Kėshtu, nė mund tė mendojmė se kjo mėnyrė e tė rrėfyerit e Kutelit ka disa arsye tė forta, tė cilat rezultojnė tė jenė dy:

(a) Puna e tij si mbledhės i folklorit. Raporti i ngushtė me folklorin si njė faktor i rėndėsishėm, i cili ka ndikuar nė mėnyrėn se si ai i ndėrron tekstet e tij letrare. Kjo ėshtė e dukshme nė fushėn e narracionit, sepse pėrdorin modelet e prozės gojore veēant pėrrallės.

(b) Ndikimet nga leximet e veprave tė Gogolit dhe Turgenievit, qė pėr Kutelin janė dy shkrimtarė tė veēantė, nga tė cilėt duket se ėshtė frymėzuar shumė, aq sa mund tė themi se mund tė kenė qenė njėri ndėr udhėrrėfyesit e tij artistik pėr teknikėn e tij narrative gjatė krijimit.

Kėto tregojnė qartė pėr raportin e ngushtė, qė ėshtė vendosur mes shkrimtarit ose rrėfyesit me vetė lexuesin, i cili shpesh ėshtė trajtuar si dėgjues prej kritikės. Njė raport tė tillė kaq tė afėrt e gjejmė edhe tek Gogoli kur ai ndėrfut disa shprehje, tė cilat e realizojnė kėtė, si tek Tregimi “Hunda” kur ai shkruan:

“Duhet tė dini se”, “Ju do ta merrni vesh mė vonė se”, “Ky ėshtė njė trillim qė”, “pėrpara lexuesve”, “qė ju lexues do ta mėsoni nė kapitullin e mėvonshėm se”, “Mė ėshtė lodhur dora e nuk shkruaj dot ngaqė”, “Do tė ishte e tepėrt tė pėrshkruaja”, “Ja kėshtu ka ndodhur”[47].

Pėr t’a kuptuar mė mirė kėtė raport tė ngushtė, qė Gogoli, Turgenievi dhe Kuteli kanė me pėrrallėn, mund tė veēojmė disa fraza tė ngjashme me ato tė pėrrallės, qė i gjejmė nė rrėfenjat e Kutelit tek “Vendosa tė shkoj nė mėrgim” ku ai shkruan: “Njė ditė”, “Na ishte njė herė”, shprehje, tė cilat pėrngjajnė sė tepėrmi ose janė tė njėjta me hyrjet me qė pėrdoren nėpėr pėrralla tė ndryshme. Gjithashtu, edhe Gogoli nė novelėn “Kukudhi” shkruan: “Njė herė e njė kohė”, “Ish seē na ish njė mullixhi me tė shoqen qė”, “Njė ditė prej ditėsh”, “Njė herė”.

Po edhe Turgevievi ec nė tė njėjtėn rrugė me Gogolin kur shkruan: “Njė herė, nė vjeshtė”, “Ish njė ditė”, “Kjo ngjarje ka ndodhur shumė kohė mė parė”, ‘Sot e shumė kohė mė parė nė vjeshtė”, “ Njėherė nė vjeshtė”, “Njė herė, njė ditė vere me vapė”[48].

“Njėra nga ēupat, mė duket Nastasia, nisi tė na rrėfente mė zė tė platitur (zė nate), shtruar-shtruar, njė pėrrallė qė na dukej se nuk do tė kish tė sosur: “Ish mos na ish. Ish njė mullixhi me tė shoqėn”[49].

Nga njė pozitė e ngjashme rrėfimore dhe me fuksion tė njėjtė rrėfen edhe narratori i Mitrush Kutelit: “Njėra nga ēupat, mė duket Nastasia, nisi tė na rrėfente mė zė tė platitur (zė nate), shtruar- shtruar, njė pėrrallė qė na dukej se nuk do tė kish tė sosur: “Ish mos na ish. Ish njė mullixhi me tė shoqėn”[50]. Ose: “Mirė thotė kush thotė: “I riu me tė rinė, plaku me pleqėrinė. Mirė thotė dhe ai tjetri: “I riu me tė rinė si prilli me bukurinė”. Kėshtu thonė tė urtėt, po ja ē’ka ndodhur njėherė”[51].

Dallohet qartė nga teksti, se kur pėrmendim kėta tre shkrimtarė duhet tė kemi parasysh, qė kemi tė bėjmė me krijues, tė cilėt nuk rrėmben nga frymėzimi dalldisės gjatė procesit tė krijimit, siē ndodh rėndomtė me shkrimtarė tė tjerė.

Kemi tė bėjmė mė tre shkrimtarė, qė gjatė proēesit tė tė krijuarit janė tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr atė qė shkruajnė, ē’duan tė shkruajnė dhe se si do t’a shkruajnė, tė qartė se pėr ēfarė do tė shkruanjė, aq sa vetė mėnyra e tė rrėfyerit pėrbėn njė rrėfim mė vete. “Tė pėrmendėsh proēesin e tė thėnit brenda thėnies do tė thotė tė pėrftosh njė thėnie. Rrėfimi qė buron vetveten nuk mund tė ndėrpritet asnjėherė pėrveē se arbitrarisht, sepse gjithnjė mbetet tė tregohet njė rrėfim, tė thuhet se si ka mundur tė dalė nė dritė ky rrėfim, i cili ėshtė duke u shkruar apo duke u lexuar”, shprehet Todorov[52].

Ka rėndėsi mjaft tė madhe kjo qė ai ka shprehur, aq sa vlen tė pėrmendet pikėrisht pėr mėnyrėn e tė rrėfyerit tė kėtyre tre shkrimtarėve, tė cilėt pėrdorin kėto mjete apo teknika tė pėrbashkta narrative gjatė proēesit tė tyre krijues. Mjete, qė i pėrmendėm mė lart duke i shkėputur nga teksti, qė i pėrgjigjen mjaft mirė kėtij mendimi qė ka shprehur Todorovi.

Kėshtu, ne formulojmė idenė, se narracioni tek kėta autorė ėshtė i rėndėsishėm, sepse pėrbėn rrugėn, qė proēesi krijues kalon gjatė realizimit tė tij duke pėrdorur si mjet udhėtimi, pikėrisht kėto teknika qė lartpėrmendėm. B. Suta pėr M. Kutelin shprehet se: “Proza e tij synon qė tė pėrqafojė realizimin e kodifikimit tė tij narrativ”[53].

Teksti ėshtė ai qė i shėrben narracioni si element apo mėnyrė e thėnies pėr teksit. Nė tė vėrtetė, narracioni dhe teksti mund t’i zėnė vendin njėri-tjetrit. Vetė rrėfimi ėshtė edhe tekst edhe proēes apo mėnyrė e tė thėnit ose mė mirė tė themi, qė ato i shėrbejnė njėra-tjetrės nė mėnyrė tė ndėrsjelltė. Sipas Blerina Sutės: “Episodet bashkohen pėrmes zėrit tė rrėfimtarit, i cili u drejtohet rrėfimndjekėsve duke i’u tėrhequr vėmendjen herė pas here dhe duke hamendėsuar debat pėr realitetin qė ai po rrėfen”[54].

Kėto qė thotė ajo ėshtė tėrėsisht e vėrtetė, sepse kėtu duhet tė ketė patur parasysh kur nė tekstin e tyre gjejmė fraza si: “Nėsė s’e mbani mend po ju them unė se”, “Duhet t’a keni marrė me mend se”, fraza kėto, qė i takojmė shpesh tek “Qetėsi pėrpara furtune”[55] e Kutelit, qė i gjejmė edhe tek Gogoli nė novelėn “Nata pėrpara Kėrshėndellave” si p.sh: “Ju e dini mjaft mirė se”, “Sė pari duhet t’ju informoj ju lexues se”[56], si dhe nė tregimin “Jermollai edhe e shoqja e Mullisit”, tė Turgenievit gjėjmė: “Mė lejoni t’ju tėrheq vėmėndjen se”, “Ju e dini mirė se”, “Tė them tė vėrtetėn qė”[57].

Shkrimtari jo vetėm qė ėshtė nė dijni tė asaj qė vetė po rrėfen dhe tė asaj qė ka dėgjuar pėr tė cilėn po rrėfen, por shkon aq larg sa tė ketė pretendimin se mund tė parashikojė edhe se ē’mund tė jetė duke menduar lexuesi apo dėgjuesi gjatė kohės kur ai ėshtė duke rrėfyer. Kjo ėshtė njė mėnyrė mjaft e mirė e shkrimtarit pėr tė vendosur urat lidhėse tė komunikimit midis vetes dhe lexuesit apo “dėgjuesit”, siē do tė ishte mė mirė t’a quanim.

Kėtė e ka vėnė nė dukje edhe kritiku B. Gjoka[58], i cili ėshtė shprehur se: “Rrėfimtari duhet njėkohėsisht tė regjistrojė, tė ruajė, tė tregojė edhe t’a pasurojė me efekte tė tjera atė ēka po rrėfen”.

Kėta shkrimtarė, tė cilėt ne i kemi bėrė objekt studimi kanė mundur t’a realizojnė mjaft mirė kėtė nė novelat e tyre.

Ndėrkohė, studiuesi dhe kritiku K. M. Shala ėshtė shprehur mė konkretisht pėr kėtė duke thėnė se: “Rrėfimet e M. Kutelit janė rrėfime mbi rrėfimet, pra rrinė dy shkallė larg asaj ngjarjeje qė po rrėfejnė”[59]. Njė qėndrim mjaft i drejtė dhe korrekt prej tij, sepse me njė fjali tė vetme ka mundur tė konstatojė mbi ato prozėn e kėtij shkrimtari.

Pėr kėtė ka mbajtur qėndrimin e tij edhe kritiku i mirėnjohur A. Plasari duke thėnė se: “Rrėfimtari shpeshherė ka gjurmė ikjesh”[60]. Me kėtė shprehje ai nėnkupton se rrėfimtari vėrtet flet edhe pėr procesit e tij krijues, por ai jo rrallėherė ka gjurmė ikjesh, sepse gjatė procesit tė tė rrėfyerit ai flet edhe pėrmes gjuhės sė personazheve, nė mėnyrė tė vetėdijshme prej tij.

Kėshtu, ne paraqitėm nė mėnyrė argumentative dhe bindėse idenė se rrėfimi tek kėta tre shkrimtarė ėshtė i rėndėsishėm dhe i realizuar pėrmes disa mjeteve artistike, midis tė cilave mund tė pėrmendim: Ndėrfutjet e autorit, prezencėn e zėrit tė autorit duke pėrmendur shpeshherė vetė rrugėn nėpėr tė cilėn kalon rrėfim i tij dhe pozicionimin qė autori i bėn lexuesit duke futur nė proēesin e tij krijues.

Pėrveē mjeteve dhe arsyeve tė kėsaj mėnyre tė tė rrėfyerit, ėshtė me rėndėsi tė dallojmė edhe funksionet qė realizohen pėrmes kėtyre mjeteve, qė janė: ndėrfutjet e shpeshta tė autorit dhe e realizon, njėkohėsisht duke bėrė tė mundur atė, qė U. Eko e quan “autor model dhe lexuesi model ku prania e kėtij tė fundit- tė brendashkruar nė tekst- i cili orienton leximin, duke e ndihmuar lexuesin real tė plotėsojė boshllėqet e ligjėrimit e tė bėjė tė zėshme heshtjet.

Ky lexues model ėshtė njė abstraksion semiotik, domėthėnė njė paradigmė edukative, udhėheqėse, e cila shpėton lexuesin a interpretuesin nga shpėrbėrja e nga boshti, i cili krijon urat lidhėse mes autorit dhe lexuesit”[61].

Pėrmendjet e shpeshta, qė shkrimtari bėn pėr atė ēka lexuesi ėshtė e mundshme, qė tė jetė duke menduar gjatė kohės kur ai po rrėfen. E bėn lexuesin tė ndjehet bashkėautor, qė shpeshherė pėrmendet pavend pėr shumė autorė tė tjerė, qė s’kanė mundur t’a realizojnė kaq mjeshtėrisht si kėta tre shkrimtarė, tė cilėt i kemi bėrė objekt studimi.

Frazat e ngjashme me ato tė pėrrallės bėjnė, qė teksti tė marrė ngjyrime tė tjera artistike dhe tė jetė mė afėr traditės sė mėparshme tė tė shkruarit nė prozėn e letėrsisė shqipe, mė afėr mėnyrės tradicionale tė tė rrėfyerit. Mund tė themi, se kėta shkrimtarė pėrkrahin historikun e mėnyrės sė tė rrėfyerit duke u orjentuar drejt asaj.

Tipar ky qė T. Todorov e quan me njė term shumė mė tė saktė “Marrėdhenie dialoguese me historinė dhe bashkėkohėsinė letrare”[62]. Duke i kushtuar kaq shumė vėmendje mėnyrės sė rrėfimit duhet t’a pranojmė, se kėta shkrimtarė bėhen shtylla kryesore dhe modele artistike pėr teknikat narrative pėr shumė shkrimtarė tė tjerė tė letėrsive pėrkatėse, qė do tė pasojnė pas tyre. Kjo mėnyrė rrėfimi krijon atė, qė A. Plasari e quan “iluzion tė dėgjimit”[63]. Me shumė tė drejtė e quan kėshtu, sepse kjo mėnyrė e tė rrėfyerit, pėr tė cilėn komentuam mė lart, bėn qė ne tė n’a krijohet “pėrshtypja” ose “iluzioni” sikur po e dėgjojmė ngjarjen e rrėfyer dhe jo sikur po e lexojmė.

Nė kėtė mėnyrė, ne mbėshtesim tezėn e shumė kritikėve tė tjerė, tė cilėt mendojmė, se do tė tingėllonin mė mirė duke i dėgjuar nė skenė kėto tekste, se sa duke i lexuar, pėr arsye tė narracionit me tė cilin ai i ka ndėrtuar novelat e tij. Rezultat ky, i cili vjen si pasojė e oralitetit, qė ndjehet sė tepėrmi nė prozėn e kėtyre tre shkrimtarėve qė po studjojmė, duke u konsideruar edhe oraliteti si njėri prej mjeteve teknike, qė bėn qė ne shpeshherė tė temi se novela qė do tė ishte mė mirė t’i dėgjonim nė skenė se sa t’i lexonim.

Roli, qė luan oraliteti pėr narracionin nė letėrsi ėshtė vlerėsuar edhe nga B. M. Ejhenbaum kur thotė se: “Toni personal i autorit krijon iluzionin e rrėfimit dhe shėrben si lidhje formale mes ngjarjeve, ndaj zė njė pozicion ndihmues”[64]. Kjo mėnyrė e tė rrėfyerit e bėn mė tė gjallė dhe mė tė prekshme ngjarjen, qė ėshtė duke u rrėfyer prej rrėfimtarit. Nė njė farė mėnyrė shuhen distancat dhe kufijtė midis asaj qė rrėfehet, atij qė po e rrėfen dhe atij qė po e dėgjon apo po e lexon. Kėto ishin edhe funksionet e kėtyre mjeteve estetike tė kėtyre tre shkrimtareve.


[1] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranė, 2005, fq. 88.

[2] Po aty, fq. 88.

[3] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, Tregimi “Kukudhi”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 190.

[4] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 299.

[5] Turgeniev, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 101-102.

[6] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, Tregimi “Kukudhi”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 200-201.

[7] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptarė”, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq. 134.

[8] Elsie, Robert: “A Dictionary of Albanian Religion, Mythology, and Folk Culture”, London: Hurst & Co, 2001, fq. 63.

[9] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, Pėrralla “E Bukura e Detit”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 386-387.

[10] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 200.

[11] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 102.

[12] Fjalori (FIM) i Mitologjisė, “8 Nėntori”, Tiranė, 1987, fq. 138.

[13] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 232.

[14] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 112-113.

[15] Fjalori (FIM) i Mitologjisė: Shtėpia Botuese “8 Nėntori”, Tiranė, fq. 66.

[16] Bergson, Henri: “Burimet e moralit dhe fesė”, “Shtėpia e Librit & Komunikimit”, Tiranė, 2002, fq. 159.

[17] Tirta, Mark: “Mitologjia ndėr shqiptarė, “Mėsonjėtorja”, Tiranė, 2004, fq. 135.

[18] Krasniqi, Nysret: “Udha kratilike”, “AIDK”, Prishtinė, 2008, fq. 51.

[19] Mitrush, Kuteli: “Vepra Letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 134.

[20] Mitrush, Kuteli: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Apollonia”, Tiranė, 1996, fq. 45.

[21] Lumi, Elvira: “Miti i Metamorfozės nė prozėn e Mitrush Kutelit, Ismail Kadaresė, Kasėm Trebeshinės”, “Skanderbeg Books”, Tiranė, 2006, fq. 231.

[22] Eko, Umberto: “Pėr Letėrsinė”, “Dituria”, Tiranė, 2007, fq. 74.

[23] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, f. 152.

[24] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 204.

[25] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė,1990, fq. 88.

[26] Po aty, fq. 85.

[27] Po aty, fq. 88.

[28] Po aty, fq. 176.

[29] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 1”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 78.

[30] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 41.

[31] Trishka- Antikrishti. Gojėdhėnat kishtare thonė se para mbarimit tė botės do tė dalė armiku i Krishtit, Antikrishti, i cili do t’iu sjellė njerėzve lloj-lloj mjerimesh, (sėmundje, uri, vdekje) (shėnim. i Red)

[32] Turgenievi, Ivan: “Kujtime e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shterėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 106.

[33] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 198.

[34] Nortthrop, Fraj: “Anatomia e Kritikės”, “Rilindja”, Prishtinė, 1990, f. 192.

[35] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq 41.

[36] Lord, Albert B.: “The Singer of Tales”, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, London, England, 1981. fq. 21.

[37] Rrahmani, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti”, Kuteli, Koliqi, Pashku, “AIDK”, Prishtinė, 2000, fq. 143.

[38] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 512.

[39] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 110-245.

[40] Kuteli, Mitrush: “Tregime tė moēme shqiptare”, Pėrralla “Xinxifilua”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 267.

[41] Ivan, Turgenievi: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėmarrja e Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 231.

[42] Hamiti, Sabri: “Letėrsia moderne shqiptare”, “UET-Press”, Tiranė, 2009, fq.126.

[43] Ejhenbaum, B: “Mbi prozėn”, “Lehingrad-Hudozh”, 1986, fq. 43.

[44] Nasho Jorgaqi: “Estetika e gjuės shqipe”, “Onufri”, Tiranė, 1996, fq. 65.

[45] Plasari, Aurel: “Kuteli mes tė gjallėve dhe tė vdekurve”, Apollonia, Tiranė, 1995, fq. 31.

[46] Po aty, fq. 34.

[47] Gogoli, Nikollaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 411-434.

[48] Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e njė gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 117.

[49] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 130.

[50] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 130.

[51] Kuteli, Mitrush: Tregime tė moēme shqiptare”, Pėrralla: “Plaku dhe vasha”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 260.

[52] Todorov, Tzveton: “Poetika e prozės”, “Libri-Panteon”, Tiranė, 2000, fq. 22.

[53] Suta, Blerina: “Pamje tė modernitetit nė letėrsinė shqipe”, “Onufri”, Tiranė, 2005, fq. 85.

[54] Po aty, fq. 85.

[55] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2 ”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1990, fq. 345.

[56] Gogoli, Nikolaj: “Tregime dhe novela”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987, fq. 459.

[57] Ivan, Turgenievi: “Kujtimet e njė Gjahtari”, “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve”, Tiranė, 1955, fq. 35-36.

[58]Gjoka, Behar: “Seminari mbi Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqipe”, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Fililogjisė, Prishtinė, 2005, fq. 235.

[59] Po aty, fq. 337.

[60] Plasari, Aurel: “Kuteli mes tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq.33.

[61] Eko, Umberto: “Struktura e papranishme”, “Dukagjini”, Pejė, 1996, fq. 49.

[62] Todorov, Tzveton: “Poetika e prozės”, “Libri-Panteon”, Tiranė, fq. 87.

[63] Plasari, Aurel: “Kuteli mes tė gjallėve dhe tė vdekurve”, “Apollonia”, Tiranė, 1995, fq. 28.

[64] Ejhenbaum, B: “Mbi prozėn”, “Lenigrad-Hudozh”, 1986, fq. 43.


Rovena Vata
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi