Pyetje pa pėrgjigje dhe pėrgjigje pa pyetje

Shko poshtė

Pyetje pa pėrgjigje dhe pėrgjigje pa pyetje

Mesazh  Zattoo prej 02.05.14 1:04



A duhet tė heqim dorė nga zakoni i tė pyeturit? A do tė ishte njėlloj njerėzore njė botė qė nuk ngre pyetje? Shumė besojnė se aftėsia pėr t’u habitur dhe pėr tė pyetur pėrbėn themelin e ekzistencės

Filozofi


Nėse pyes veten ēfarė na bėn njerėzorė, njė pėrgjigje mė del natyrshėm, ndonėse nuk ėshtė pėrgjigjja e vetme, ėshtė nė njė farė mėnyre e shtyrė nga vetė pyetja. Ajo qė na bėn njerėzorė, ėshtė fakti se ne bėjmė pyetje.

Tė gjithė kafshėt kanė interesa, instinkte dhe koncepte. Tė gjitha kafshėt kanė njė ide pėrkufizuese pėr botėn nė tė cilėn jetojnė. Por vetėm ne, ngremė pyetje rreth gjėrave qė na rrethojnė. Vetėm ne refuzojmė tė pėrcaktohemi nga bota ku jetojmė, por nė vend tė kėsaj pėrpiqemi ta pėrkufizojmė vetė natyrėn tonė.

Historia intelektuale e species sonė ėshtė nė njė masė tė madhe e pėrcaktuar prej kėsaj pėrpjekjeje. A jemi ne kafshė si tė tjerėt? A kemi shpirtra ashtu siē kemi trupa? A jemi tė lidhur nė rendin e gjėrave me engjėjt, demonėt dhe zotat?

E gjithė filozofia, tė gjitha shkencat, tė gjitha artet dhe tė gjitha fetė qė ia vlejnė tė pėrmenden, fillojnė me njė pyetje. Kjo sepse ne kemi dyshime pėrse jeta njerėzore ėshtė kaq kėnaqėsi-prurėse dhe njėkohėsisht kaq shqetėsuese.

Jo tė gjitha pyetjet kanė njė pėrgjigje. Nė matematikė dhe shkencė ne i zgjidhim problemet, po ashtu sikurse i krijojmė. Por nė art dhe nė filozofi, gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta. Monologu i shkėlqyer i Hamletit fillon me vargun “Tė jesh a tė mos jesh, kjo ėshtė ēėshtja!” I gjithė roli mė pas vėrtitet rreth kėsaj pyetjeje.

Do tė ishte mė mirė tė mos ekzistosh? A ka ndonjė gjė nė jetėn njerėzore qė ia vlen? Kur ballafaqohemi me shkallėn e tradhtisė njerėzore, ne biem nė shpėrfillje tė plotė ndaj species sonė. A ka ndonjė mendim, perceptim, argument apo bindje ndaj ndonjė autoriteti mė tė lartė qė do tė kthente dėshirėn pėr tė jetuar?

Kur analizoj artistė tė mėdhenj tė sė shkuarės, jam shpesh i habitur sesi puna e tyre ka evoluar nė kuadėr tė pėrgjigjes sė njė pyetjeje. Poeti Xhon (John) Milton e pyeti veten se si bota me tė meta nė tė cilėn jetonte, mund tė ishte punė e njė Zoti superior dhe pėrgjigjja e tij ishte Paradise Lost.

Bahu (Bach) e pyeti veten se sa variante rrjedhin nga lėvizjet themelore nė muzikė dhe pėrgjigjja e tij ishte The Art of Fugue (Arti i Fugės).

Rembrandt pyeti veten se si shpirti shfaqet nė mish dhe ēfarė tregojnė dritat dhe sfondet pėr trupat tanė dhe pėrgjigjja e tij ishin seritė e jashtėzakonshme tė autoportreteve. Nė art ėshtė pyetja ajo qė ka shumė rėndėsi dhe pėr tė cilėn bėhet vepra.
Poema e Miltonit shtron pyetjen e lidhjes sė njeriut me Zotin nė qendėr tė vetėdijes sonė. Ajo nuk i pėrgjigjet pyetjes, por nė vend tė kėsaj krijon ēudi dhe frikė ndaj saj. Ēudia dhe frika janė dieta e njė artisti dhe pa to bota do tė ishte mė pak kuptimplotė nga ē’ėshtė tani.

E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė pėr filozofinė. Pavarėsisht se ekzistojnė filozofė qė japin pėrgjigje, zakonisht janė pyetjet dhe jo pėrgjigjet, ato qė mbijetojnė prej tyre. Platoni pyeti se si ka mundėsi qė ne mendojmė rreth pronėsisė sė tė kuqes dhe jo rreth gjėrave tė kuqe. Si munden mendjet e fundme njerėzore tė fitojnė qasje nė realitetet universale? Pyetja e Platonit ėshtė akoma me ne sot, ndonėse pėrgjigjja e tij pranohet nga shumė pak njerėz.

Aristoteli pyeti sesi mund tė ekzistojė koha dhe ndryshimi nė njė univers tė pėrcaktuar. Pėrgjigjja e tij ėshtė shumė pak e vėrtetė sot, ndėrsa pyetja sesi mund tė ekzistojė koha, ndryshimi, procesi dhe tė bėrit, nė njė botė qė mund tė ketė qenė gjithnjė e njėjta, vazhdon akoma tė mundojė mendje.

Kanti pyeti sesi munden qeniet njerėzore, qė janė pjesė e rregullit natyror, t’i dedikohen njė gjėje nė vend tė njė tjetre, si mund tė marrin pėrgjegjėsi pėr vendimet e tyre dhe tė pranojnė pasojat qė sjellin ato.

Kanti ishte i vetėdijshėm se pyetja shtrihej pėrtej kapacitetit tonė pėr t’u pėrgjigjur. Por meqė e bėmė kėtė pyetje, sipas Kantit ne nuk e kuptojmė nė tė vėrtetė gjendjen tonė.

Nė manastiret, libraritė dhe gjykatat e Europės mesjetare, pyetje tė mėdha janė debatuar vazhdimisht. Njerėz u dogjėn nė furrėn e druve pėr pyetjet e tyre dhe tė tjerė kaluan toka e dete pėr tė ndėshkuar njerėzit qė jepnin pėrgjigje.
Gjatė Rilindjes dhe Iluminizmit, pyetje tė mėdha u shtruan dhe morėn pėrgjigje dhe pėrsėri vdekja e shkatėrrimi ishin pėrfundimi, ndėrkohė qė ndodhnin luftėrat fetare tė shekullit 16, 17 dhe Revolucioni Francez.

Komunizmi dhe fashizmi filluan tė dy si pjesė e njė filozofie, tė dy premtuan pėrgjigje pėr tė dhėnė shpjegim ndaj pyetjeve tė ngritura dhe tė dy ēuan drejt masakrave tė mėdha.

Natyra jonė si qenie pyetėse duket se ka njė kosto tė madhe. Dhe mbase ne nuk jemi mė tė pėrgatitur pėr ta paguar atė. Sigurisht nėse shohim rreth vetes sot, do tė hasim njė shumicė pėrgjigjesh tė bėra gati dhe shumė pak pėrpjekje qė i justifikojnė ato pėrkufizime.
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje pa pėrgjigje dhe pėrgjigje pa pyetje

Mesazh  syri i art prej 02.05.14 15:28

sa ma pak qe pyesim aq ma shum do te kuptojm,pyetjet jan pa fund,pergjigje ka vetem nje...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi