Mistere

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 17:29

Gur misterioz

Gjate dimrit te vitit 1961 ndersa kerkonin minerale ne malet e Californias, afer Olancha tre amatore Wallace Lane, Virginia Maxey and Mike Mikesell zbuluan nje gur qe ju duk interesant per tju shtuar koleksionit te tyre.

Ndersa e hapen gurin Mikesell gjeti ne brendesi te tije nje objekt qe dukej se ishte bere me porcelan te bardhe. Ne qender ishte nje tub metalik i shkelqyeshem.

Ekspertet perllogariten qe gurit i ishte dashur rreth 500 mije vjet qe te fosilizohej ne formen qe u gjet ndersa objekti qe ishte ne brendesi te tij dukej qarte qe ishte i prodhimit njerezor.

Studime te metejshme konkluduan ne faktin qe porcelani i bardhe ishte i rrethuar nga nje mbeshtjellje gjashtekendore ndersa nje analize me rreze-x zbuloi nje si suste ne fund te tij.

Disa nga studiuesit qe kane analizuar objektin jane te mendimit qe duket shume e ngjashme me nje kandele makinash te diteve te sotme.

Si ka mundesi qe ky objekt te ndodhet ne brendesi te nje guri te fosilizuar me moshe 500 mije vjecare?
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 17:30

Harte e Lashte e Henes

Harta e Henes me grafika te gdhendura 10 here me e vjeter nga hartat qe mendohej se ishin si te parat, u gjet ne nje varr te lashte ne Irlande ne nje nga zonat me te vjetra qe i perkasin Neolitit.

Harta u identifikua nga Dr Philip Stooke i Western University i Ontarios, Kanada.

Ai shpenzon kohen me te madhe duke pergatitur harta te asteroideve qe i bazon ne te dhenat qe merr nga observatoret si dhe harta te vete Henes.

Ajo qe e hutoi ate ishte fakti qe deri me sot mendohej se harta me e vjeter e Henes ishte 500-vjecare, ndonese sic thote vete doktori kisha gjithmone nje parandjenje qe duhet te ekzistone ndonje harte me e vjeter.

Duke ndjekur intuiten e tij ai filloi te studionte doreshkrimet e vjetra dhe librat e historise si dhe kronikat e te gjitha germimeve te kryera ne zonat Neolitike ne Britani dhe ne ishujt e saj.

Dhe me ne fund kerkimi i tij i dha frytet e deshiruara. Syrit te tij te sprovuar nuk i shpetoi petroglifi ne shkembin e varrit prehistorik me te njohur te Irlandes ne Knowth, County Meath.

Nuk mund ti besoja syve thote ai kur dallova qarte imazhin e Henes madje dhe detaje te gdhendura ne te. Kjo eshte harta me e lashte e gjetur deri me sot.

Me e vjetra qe ekziston eshte ajo e bere nga Leonardo Da Vinci ne vitin 1505 ndersa harta qe u gjet ne gur eshte te pakten 10 here me e vjeter.

Ne te dallohen qarte te dhena te detajuara te siperfaqes se Henes si psh ato te detit Humorun deri tek deti Crisium.
Njerezit qe gedhenden kete harte thote Stook kane qene shkenctaret e pare.

Ata kishin shume dijeni per Henen dhe mua sme duken aspak primitiv. Harta 5 mije vjecare duhet te jete bere nga ndonjeri qe ka patur dijeni te plote mbi levizjen e Henes si dhe nje botkuptim te qarte mbi planetin Toke, Diellin dhe Yjet.

Por sesi eshte arritur te behet kjo gje 5 mije vjet me pare dhe me nje saktesi te tille, shkenctaret nuk arrijne dot ti japin pergjigje.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 17:31

NASA zbulon nje ure 1,750,000 vjecare "Ramayana" midis Indise dhe Sri Lankes

Shuttle i NASA-s solli imazhet e nje ure qe dikur lidhte brigjet e Indise me ato te Sri Lankes (ish Cejloni).

Ura e sapozbuluar (2002) u quajt si Ura e Adamit dhe eshte ndertuar ne nje cektine 30 km te gjate e njohur ndryshe si Ngushtica Palk qe lidh Indine me Sri Lanken.

Ndertimi i kesaj ure dhe sidomos mosha e saj permben nje mister trondites.

Specifika e formes se harkuar te ures dhe perberja e saj zbulon faktin qe eshte bere nga dora e njeriut.

Te dhenat arkeologjike si dhe vete legjendat e zones flasin per shfaqjen e pare te njeriut aty rreth 1,750,000 vjet me pare dhe mosha e ures perkon me keto te dhena.

Ky informacion eshte shume determinant ne lidhje me legjenden e famshme te quajtur Ramayana qe supozohet se ka ndodhur ne periudhen e quajtur tredha yuga (me shume se 1,700,000 vjet me pare).

Ne kete epik ka nje moment qe permendet ndertimi i nje ure qe lidhte Indine me Sri Lanken ne drejtimin dhe urdherat e nje individi te quajtur Rama i cili mendohet se eshte misherimi (inkarnimi) i qenies supreme (zotit).

Ky informacion mbase nuk ka shume rendesi per arkeologet por ka nje rendesi shume te madhe ne eksplorimin e origjines njerezore dhe eshte e sigurt qe hap disa porta spirituale per njerezit e kesaj bote qe duhet te njohin historine antike te lidhur me mitologjine Indiane.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 17:32

Shishe 2 mije vjecare e vjeter vere gjetur ne nje varr

Dihet qe vera me kalimin e kohes behet me e shijshme dhe me e mire por zbulimi i bere nga nje grup arkeologesh i kalon te gjitha kufijte e menduar per moshen qe mund te ruaje nje vere e mbyllur mire.

Gjate germimeve ne nje varr antik 2 mije vjecar ne qytetini Xi’an, Kine nje grup arkeologesh zbuluan nje ene prej bronzi ne formen e kokes se nje zogu feniks qe permbante vere te bere nga orizi.

Ena e cila mbante rreth 5 kg ishte e mbushur me vere e cila kishte ruajtur te gjitha cilesite e saja ne menyre te persosur.

Shkenctaret po perpiqen te analizojne veren per te kuptuar menyren e distilimit dhe mundesine sesi ka arritur te ruhet ne ate gjendje edhe mbas 2 mije vjetesh.

Mjeshtri i veres Anthony Hanson qe eshte dhe keshilltar i Departamentit Nderkombetar te Veres shprehet se kjo eshte nje pjese fantastike e lashtesise dhe nese mbas analizave rezulton qe mund te pihet ose nuk permban asnje rrezik per njeriun, mund te merret me mend rekordi qe mund te kaloje ne shitje.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:04

Misteri i Femijes se Yjeve

Misteri i te ashtuquajtures Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne nje shpelle nga nje vajze e re.

Ne ate shpelle dergjej skeleti i nje femre pjeserisht i fshehur nen dhe, vetem nje pjese e dores dale perjashta dhe mbeshtetur mbas krahut tjeter.

Vajza e re filloi te germonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e nje qenie te vogel qe sipas pershkrimeve te saj ishte i vendosur aty teresisht pa rregull.

Skeleti nga i cili ka mbetur vetem kafka i ka futur ne mendime shkenctaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me keto tipare kafkore qe sjane aspak njerezore?

Qe ketu buroi dhe termi Femija e Yjeve ose Starchild.

Lloyd Pye i cili eshte autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se jane bere studime kolosale duke shfletuar cdo liber te mundshem mjeksor ose anatomie qe flet per deformime te njeriut dhe eshte e pamundur te gjehet ndonje ngjashmeri me ate te kafkes.

Plus kesaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkes kane provuar qe cdo gje ishte simetrike dhe aspak rezultat i nje deformimi natyral.

Antropologet e kane te pamundur ta klasifiojne ne ndonje grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nepermjet karbonit per moshen e kafkes qe rezultoi te ishte 900-vjecare ndersa testi tjeter ne lidhje me ADN e kockave nuk eshte bere pasi kushton shume, shprehet Pye.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:05

Mallkimi i Njeriut te Epokes se Akullnajave

Ai dergjej ne varrin e tij te akullt ne nje akullnaje ne Alpet e Italise per 5300 vjet me rradhe, i ruajtur ne menyre perfekte si bir i denje i Epokes se Gurit duke patur ende ne trup veshjen e gezofte dhe perbri harkun me shigjetat.

Por qe mbas zbulimit te tij para 14 vjetesh, 5 nga njerezit qe kane qene ne kontakt te afert me Oetzi (Njeriun e Epokes se Akullnajave) kane vdekur duke shkaktuar pyetjen e pashmangshme: A eshte e mallkuar mumja e ketij njeriu?

Konrad Spindler, kreu i grupit studimor mbi Njeriun e Akullnajave ne Universitetin e Innsbruck vdiq te henen (lajmi eshte i 20 prillit 2004) nga komplikacioni qe vinin si rezultat i sklerozes.

Por kjo nuk ndaloi njerezit te vazhdonin te lidhnin vdekjen e tij me vdekjet e meparshme, te cilat te gjitha kane lidhje me mumjen.

Ai kishte shpenuar vite te tera duke studiuar mbetjet e luftetarit te ngrire i cili u zbulua ne akullnajen qe po shkrihej te Similaun ne kufirin midis Italise dhe Austrise ne vitin 1991.

Shkenctari 66-vjecar ka qene ne dijeni per teorite qe qarkullojne ne lidhje me mallkimin qe ishin ngritur per rastin e luftetarit qe mund te ishte "zemeruar" qe e kishin shqetesuar mbas 53 shekujsh dhe shpesh tallej duke thene: "Viktima tjeter e rradhes do jem une".

Viktima te tjera te mallkimit perfshijne ekspertin ligjor Dr Rainer Henn, i cili e vendosi kufomen ne nje thes plastik me duart e tij (pa mbrojtje) dhe qe vdiq ne nje aksident automobilistik ndersa shkonte ne nje konference per te paraqitur punen e tij.

Udhrrefyesi i Alpeve Kurt Fritz i cili transportoi trupin me helikopter u vra nga nje ortek ne nje zone qe ai e njihte shume mire.

Me pas ishte gazetari Rainer Hoelz i cili filmoi mumjen e luftetarit dhe qe vdiq nga nje tumor ne koke.

Personi i katert qe vdiq ishte turisti gjerman Helmut Simon i cili zbuloi mumjen ne vitin 1991. Ai ishte shume i zemeruar qe nuk kishte marre ndonje kompesim nga shteti per zbulimin e bere.

Viktima tjeter eshte Dieter Warnecke i cili mori pjese ne nxjerrjen e trupit te njeriut te Epokes se Akullnajave.

Te gjitha keto vdekje duken se jane nga shkaqe te pranueshme dhe natyrale por ajo qe vazhdojne te insistojne perkrahesit e teorise se mallkimit eshte qe probabilititeti i vdekjeve te tilla te nje grupi te caktuar njerezish te lidhur ngushte me te njejten ngjarje, eshte 1 ne 1 milion.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:07

Disk i ndertuar 12 mije vjet me pare

Ne lartesite e Malit BayanKara-Ula, ne kufirin midis Kines dhe Tibetit nje skuader arkeologesh po kryenin disa kerkime rutine ndeshen nje sere tunelesh qe lidheshin me njeri tjetrin dhe te conin ne brendesi te malit.

Disa prej ketyre tuneleve perfundonin ne disa varre te lashte ku u gjeten disa trupa te vegjel dhe te imet ne krahasim me njeriun e sotem, por pjesa me e cuditshme ishte koka e tyre e cila kishte permasa jashtezakonisht te medha ne krahasim me trupin.

Fillimisht u mendua se shpella kishte qene vendbanimi i ndonje rrace te panjohur primatesh ose mamjunesh por ashtu sic shprehet dhe lideri i grupit te arkeologeve kinez

Profesor Chi Pu Tei: "Kush ka degjuar ndonjehere per mamjune qe varrosin njeri tjetrin?"

Gjate kohes qe studioheshin trupat dhe vendndodhja e tyre, grupi i arkeologeve hasi ne nje objekt te madh te gurte ne forme diskoidale i varrosur pergjysem ne dyshemene e shpelles.

Grupi nxorri objektin me kujdes dhe e analizoi. Ai dukej ne forme rrethore dhe me nje vrime ne mes dhe qe te jepte pershtypjen e nje disku gramafoni, pjese e Epokes se Gurit.

Vrima ne mes shoqerohej nga nje linje spirale qe e shikoje ne te gjithe diskun e gurte.

Nje veshgim me i detajuar i objektit nxorri ne pah disa te dhena te tjera akoma dhe me interesante.

Spiralja nuk ishte thjeshte e tille por ishte e shoqeruar nga karaktere te vogla te shumta ne numer qe dukeshin si shkronja te nje gjuhe krejt te panjohur.

Analiza qe ju be gurit vite me vone (zbulimi eshte bere ne vitin 1938) nxorri daten e sakte te tij qe ishte 12 mije vjet me pare.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:17

SATELITET ZBULOJNE RRATHE TE CUDITSHEM PRANE PIRAMIDAVE

Disa dite me pare, ne vazhden e studimeve hartografike sistematike, te realizuar nga satelite te sofistikuar mbi vendet simbol te qyteterimit egjiptian, jane lajmeruar ca unaza te cuditshme me forme persosmerisht rrethore dhe te pambyllura ne nje hapesire prej peseqind metrash 1 kilometer ne jug te rrafshines se Gizes.

Pak qindra metra nga Sfinksi, dhe ne linje me te simbas nje vertikaleje veri jug, jane zbuluar nje duzine figurash rrethore nga telekamerat e fuqishme te satelitit vezhgues: mbi terren ato shfaqen te mezidallueshme, te molisura nga kalimi i shekujve dhe nga veprimi i pareshtur i eres, e cila ka niveluar shkretetiren kompakte por te therrmueshme.

Megjithate s’eshte e veshtire te besohet se, ne zanafillen e vet, duhej te kene ekzistuar hulli me te qarta, me te mirepercaktuara dhe me te shquajtshme me sy te lire edhe ne nivelin e rrafshines se shkelur.

Perballe nje zbulimi te tille, te pazakonte, ende deri me tash nuk jane bere interpretime qe mund t’i konsiderosh te padyshimta, por megjithate as Egiptologjia zyrtare nuk eshte deklaruar ende.

Zahi Haeass, Drejtori i Keshillit te Pergjithshem te Antikitetit ne Kajro dhe dhe nismetar i studimit hartografik satelitor te vendeve arkeologjike (me mbeshtetjen e nevojshme edhe nga National Geographic), nuk ka deklaruar ende ndonje shpjegim bindes ne lidhje me kete fenomen.

Gjithsesi, shkencetaret hulumtues te Keshillit te Pergjithshem te Antikitetit te Kajros ngulmojne se nuk ka arsye per te mos besuar se ky zbulim ka lidhje me boten e larmishme mitologjike dhe religjioze te Egjiptit Antik, ndaj dhe duhet shpjeguar me elemente qe perfshihen ne boten e faraoneve.

Ka nga ata qe pranine e rratheve do te donin ta lidhnin me Sfinksin, i cili, me gjase, nepermjet figurash te tilla te thjeshta do mund te pasurohej dhe legjitimohej ne funksionin e tij si ruajtes i mjedisit te shenjte te varreve te rrafshines se Gizes.

Rrathet e zbuluar tash se fundmi lidhen me kete statuje gjysmenjeri gjysmeluan (ne vazhden e dhjete viteve reastaurim jane zbuluar kater tunele ne trupin e sfinksit, te gjithe te shpjeguar si funksionale per strukturen).

Fakti qe rrathet e rinj jane ne nje aks me sfinksin dhe dallohen se nuk jane vendosur ne menyre te rastesishme, mund te na beje te mendojme qe mund te kene patur ndonje funksion astronomik e se do te jene realizuar duke u orientuar mbas ndonje yllesie, e cila astronomeve te oborrit do t’u jete shfaqur qartesisht e dukshme ne kupen qielore.

Duke u shtyre edhe me tej ne interpretimin e figurave te reja gjeometrike, nuk kemi si te mos permendim nje tekst te rendesishem te sarkofageve, i cili daton ne kohen e Mbreterise Antike (gje qe domethene se eshte bashkekohes me ndertimin e sfinksit, i cili qe ngritur nga faraoni Kefren diku rreth vitit 2500 para Krishtit).

Teksti eshte shkruar me hieroglife egjiptiane dhe thote keshtu: «Isha ai qe lindi si nje rreth».

Dime qe ne mitologjine egjiptiane, per te thjeshtuar konceptet teogonike, universi i tere gjendej i shtrire ne

Egjipt dhe kesisoj qe hyjnizuar. Keshtuqe rrethi, ne raport me format e tjera gjeometrike, nuk do te kete qene tjeter vecse paraqitja e Universit ne castin e shperthimit ne erresire te koherave.

Vec kesaj lindja e universit me nekropolin e gjere rezultonte logjike, sepse ishte vendi qe egjiptianet e konsideronin burimin e jetes se ameshuar; e shihnin te ndryshme nga ekzistenca tokesore por absolutisht te permbyllur ne teresine e te krijuarit.

Nje lidhje e tille, absolutisht e respektueshme me mendimin religjioz te ketij qyteterimi antik, do t’i mekonte limfen jetesore kujtdo qe do te deshironte te sugjeronte nje interpretim ezoterik te figurave rrethore e do ta percillte zbulimin ne hulline e faraoneve antike dhe te nenshtetasve te saj.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:18

Gjera qe bien nga qielli

Ndersa ka patur raporte per materiale inorganike qe bien nga qielli sic jane gure, zalle dhe guralece, po ashtu ka patur raporte te rregjistruara per materiale organike gjithashtu.

Shprehja "po bie shi qensh dhe macesh" mund te zgjerohet duke perfshire hardhje, krimba dhe farera te ndryshme.

Ne vitin 1859 jane paraitur raporte te shumta qe flisnin per renie peshqish nga qielli. Vezhguesit deklaruan se dicka po binte nga qielli mbi trupat e tyre.

Raportet shpreheshin qe deshmitaret ndjenin renien e ketyre objekteve mbi kurrizet, qafat dhe kokat e tyre.

Mbas disa minutave u zbulua se ishin peshq te vegjel qe binin nga lart. Shume shpejt toka u mbulua nga ata duke mbuluar nje rrip te gjere prej 80 jardesh te gjate dhe 12 te gjere.

Deshmia flet per dy shira peshqish me intervale te shkurtra midis njeri tjetrit dhe me nje kohezgjatje prej 2 minutash secili. Intervali midis dy shirave ishte rreth 10 minuta. Vete kjo ngjarje ndodhi ne 11 te mengjesit.

U rregjistrua qe peshku me i madh ishte rreth 10 cm. Po ashtu ka patur dokumentime qe flasin per renie te kafsheve dhe materie te tjera organike gjate shekujve.

Referencat datojne qe ne kohet para eres se re ne vitin 77 dhe qe njihen si kronikat me te vjetra qe pershkruajne nje fenomen te tille.

Renia e materies organike nga qielli eshte pare si nje fenomen natyral i cili nuk ka asnje shpjegim real.

Disa besojne se materialet jane spostuar gjate ndonje stuhie te fuqishme dhe depozituar diku por kjo teori nuk perputhet me rutinen e ngjarjeve.

Ka shume raste per te eksploruar; secili me materialin e tij unik, objekt ose materie te cilat paraqesin nje mori skenaresh dhe faktesh shume interesante. Me poshte po bej nje permbledhje te disa nga rastet e rregjistruara:

1- Shume gaforre dhe kermij qe rane nga qielli afer Worchester, Angli ne vitin 1881.

2- Ne vitin 1973 me mijera dhe dhjetra mijera thithlopa rane nga qielli ne Brignoles, France gjate asaj qe u quajt nje "stuhi e cuditshme".

3- Ne Paderborn, Gjermani, me mijera midhje rane nga nje mjegull e verdhe qe levizte me shpejtesi.

4- Ne vitin 1872, krimba te zinj rane nga nje qiell i paster fare. Ato u peshkruan ne madhesine e nje mize te zakonshme.

5- Hardhje u thane se rane nga qielli ne Montreal, Quebec ne vitin 1857.

6- Nje stuhi e shpejte ne Boring, Oregon prodhoi nje shi te vertete salamandrash qe binin ne toke me mijera.

7- Nje shi qe zgjati 1 ore dhe qe ne vend te pikave hidhte ne toke...kashte, ndodhi ne vitin 1963 ne Kent, Angli ne zonen e Dartford. Po aq shpejte dhe cuditshem sa filloi, po ashtu dhe perfundoi.

8- Dy fshatar ne France raportuar qe gjethe te thara dhe te prishura pemesh rane nga qielli gjate dy diteve te qeta dhe te kthjellta pranvere. Ngjarja ndodhi ne Prill 1894 ne nje distance prej kater ditesh nga njera tjetra.

9- Ne vitin 1840 nje stuhi prodhoi nje dush te vertete gruri nga qielli. Ajo qe e ben kete rast shume te cuditshem eshte fakti qe ne Rajket, Indi, fara qe ra nga qielli nuk ekziston ne ate vend.

10- Ne Dublin, Irlande ka rene nje shi i vertete lajthishe ne sasira shume te medha dhe me force te madhe.

11- Nje balte e blerte e pashpjegueshme ra ne qielli ne Washington, DC ne vitin 1978. Mbeshtolli ndertesa te tera, kafshe dhe bimesi si dhe shkaterroi bojen e shume makinave. U tha se balta ra qielli nga nje lartesi shume e madhe.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:19

Petroglife te Dinosaureve ne Arizona

Gjate nje ekspedite amatore gjeologjike Steven Bouchman dhe gruaja e tiji zbuluan disa petroglife (piktura ne gur) qe paraqesnin pamje te Dinosaureve, Dragojve madje dhe te njerezve te veshur me ate qe mund te interpretohet si kostum astronauti.

Zbulimi i bere ne Crack-in-Rock ne Wupatki National Monument, Arizona i perket nje kohe qe mund te varioje nga 60 milione deri ne 120 milione vjet me pare.

Kjo zone eshte e njohur per sedimentet e saj te fosileve, madje dhe disa zbulime te bujshme ne fushen e paleontologjise dhe te antropologjise jane bere ketu.

Ne momentin qe i shikon te vjen nder mend dora e pastervitur e njeriut primitiv me perpjekjet e tij per te shprehur ne forme artistike ato qe shikonte gjate dites.

Por a ka qene njeriu bashkejetues me dinosauret?

Kjo eshte pyetja qe i mundon me shume studiuesit. Si ka mundesi qe njeriu parahistorik ka patur dijeni per dinosauret dhe si shpjegohet prania e nje njeriu me veshje astronauti ne te njejtin petroglif? Ky eshte nje tjeter mister qe shkenctaret e sotem nuk jane ne gjendje ti pergjigjen.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 24.12.08 18:20

Harte Yjesh e Epokes se Akullnajave

Kjo harte na jep nje ide mbi mendjen e te pareve tane. Harta qe paraqet pamjen e qiellit gjate nates eshte zbuluar ne muret e nje pikture te famshme murale ne shpellen Lascaux ne Francen qendrore.

Harta paraqet nje pamje parahistorike te kozmosit.

Dr Michael Rappenglueck thote se kjo harte mendohet se eshte 16.500 vjet e vjeter dhe tregon 3 yje te shndritshem qe sot njihen me emrin Trekendeshi i Veres.

Po ashtu ne te njejtin afresk eshte gjetur dhe nje harte e grupit te yjeve te quajtur Pleiades. (ose sic njihet ndryshe me emrin Shtate Motrat).

Ndersa ne nje shpelle ne Spanje eshte gjetur nje tjeter harte murale e datuar 14 mije vjecare qe paraqet nje tjeter pamje te yjeve te asaj epoke. Sipas

Dr Michael Rappenglueck detajet e hartave tregojne qe te paret tane kane qene shume me teper te sofistikuar sesa mendohet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Neo prej 26.03.09 20:29

Gropė “misterioze” nė stadiumin e Gjilanit

Fusha e futbollit brenda natės bėhet e pashfrytėzueshme



Njė krater i gjerė 6 metra dhe i thellė 3 metra ėshtė “hapur” nė mėnyrė enigmatike nė fushėn e stadiumit tė qytetit. Dheun pohohet ta ketė pėrpirė toka mbrėmjen e sė hėnės.

Fenomeni ka lėnė tė hapur mundėsinė pėr shumė hipoteza, pėrfshirė edhe atė se aty dikur ka pasur varrezė masive, pėr mė tepėr qė krejt nė fund tė gropės janė parė copa tė betonit.

Burimi: KohaDitore.com
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi