Kufijtė e arsyes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kufijtė e arsyes

Mesazh  Luli prej 02.05.14 0:45


Sharon Begley dhe Dalai Lama

Gratė janė shofere tė kėqia, Sadami planifikoi 11 shtatorin, Obama nuk ka lindur nė Amerikė, dhe Iraku ka armė tė shkatėrrimit nė masė: tė besosh ēdonjėrėn prej kėtyre do tė thotė tė pezullojmė disa prej aftėsive tona tė mendimit kritik dhe tė zhytemi nė atė lloj irracionaliteti qė i ēmend fare njerėzit me logjikė.

Pėr shembull, tė ndihmon tė pėrdorėsh paragjykimin e konfirmimit (tė kujtosh vetėm prova qė mbėshtesin atė qė ti beson, pra tė mbledhėsh pėrshembull raste grash qė ecin me 40 kilometra nė orė nė korsinė e shpejtėsisė).

Gjithashtu, tė ndihmon tė mos testosh gjėrat qė beson pėrballė tė dhėnave empirike (ku, me saktėsi, janė armėt e shkatėrrimit nė masė?), ndihmon gjithashtu qė tė mos ia nėnshtrosh atė qė beson testit tė besueshmėrisė (ēfarė lloj komploti i gjerė do tė duhej pėr tė falsifikuar ēertifikatėn e lindjes tė Obamės?) si dhe tė udhėhiqesh nga emocioni (humbja e mijėra jetėve tė amerikanėve nė Irak ndihet mė e justifikuar nėse lufta ėshtė hakmarrje pėr 11 shtatorin).

Fakti qė qeniet njerėzore u nėnshtrohen gjithė kėtyre dėshtimeve tė mendimit racional nuk ka kuptim. Arsyeja duhet tė jetė arritja mė e lartė e mendjes njerėzore, si dhe rruga drejt dijes dhe vendimeve tė menēur. Por, siē kanė dokumentuar psikologėt qė nga vitet '60, qeniet njerėzore janė vėrtet "tė kėqinj" nė arsyetim. Jo thjeshtė se sa ne ndjekim kaq shpesh emocionet. Jo, edhe kur kemi qėllim tė pėrdorim forcėn e tonė tė aftėsive tona racionale, ne jemi shpesh po aq pa rezultat sa edhe eunukėt nė njė orgji.

Njė ide qė ka pėrfshirė sot filozofėt dhe shkencėtarėt konjitivė tregon pėrse ndodh kjo. Arsyeja pėrse ne zhytemi nė paragjykimin e konfirmimit, pėrse jemi tė verbėr pėrballė kundėrshembujve, dhe pėrse na mungon logjika karteziane ėshtė se kėto shkarje e kanė njė qėllim: ato na ndihmojnė tė "sajojmė dhe zhvillojnė argumenta qė kanė pėr qėllim tė bindin njerėz tė tjerė", thotė psikologu Hugo Mercier i Universitetit tė Pensilvanisė. Dėshtimet e logjikės, thotė ai dhe shkencėtari Dan Sperber i Institutit Jean-Nicod nė Paris, janė nė fakt marifete efektivė pėr tė fituar debate.

Kjo e ēon nė njė dritė krejt tjetėr arsyetimin e dobėt. Nė fund tė fundit, debati ka tė bėjė mė pak me ndjekjen e tė vėrtetės dhe mė shumė me mposhtjen e pikėpamjeve kundėrshtare. Kėshtu, ndėrkohė qė paragjykimi i konfirmimit mund tė mos na ēojė tek e vėrteta, duke lejuar shembujt qė mbėshtesin pikėpamjen tonė tė monopolizojnė kujtesėn tonė, ai na maksimizon artilerinė qė ne pėrdorim kur duam tė bindim dikė qė, pėr shembull, "ai ėshtė vonė gjatė gjithė kohės".

Njė tjetėr formė arsyetimi tė metė shfaqet nė gjėegjėzat e logjikės. Mendoni pak silogjizmin: "Asnjė C nuk ėshtė B; tė gjithė B janė A; atėherė disa A nuk janė C". A ėshtė i vėrtetė?

Mė pak se 10% prej nesh arrijnė nė konkluzionin qė ėshtė, thotė Mercier. Njė arsye ėshtė se pėr tė vlerėsuar vlefshmėrinė e tij na duhet tė ndėrtojmė kundėrshembuj (pėr shembull tė gjesh njė A qė ėshtė C). Por gjetja e kundėrshembujve shpesh herė dobėson besimin tonė tek argumentat tanė. Format e arsyetimit qė janė tė mira pėr tė zgjidhur gjėegjėzat logjike, por tė kėqia pėr tė fituar debate kanė humbur, gjatė kursit tė evolucionit, pėrballė atyre qė na mundėsojnė tė jemi bindės, por na bėjnė qė tė kemi telashe me silogjizma abstraktė.

Ky lloj tė menduari me tė meta i quajtur gjithashtu arsyetim i motivuar na pengon gjithashtu tė gjejmė tė vėrtetėn, por gjithėsesi ēojnė pėrpara debatet. Pėr shembull, ne jemi mė kritikė ndaj provave qė hedhin nė erė kėndvėshtrimin tonė. Kėshtu, kundėrshtarėt e dėnimit me vdekje janė mė tė prirur tė gjejnė tė meta nė studimet qė konkludojnė se dėnimi kapital frenon krimin. Ndėrkohė qė arsyetimi i motivuar mund tė mjegullojė kėndvėshtrimin tonė pėr realitetin dhe nuk na lejon tė vlerėsojmė objektivisht provat, thotė Mercier, duke na pėrqėndruar tek tė metat (tė vėrteta apo jo) e atyre provave, na pėrgatit qė tė ndėrtojmė njė strategji tė tokės sė djegur nė debate.

Edhe ideja e gabuar e kostove tė fundosura qė ka pėrfshirė gjithkėnd qė nga mbėshtetėsit e njė lufte nė humbje ("ne tashmė kemi humbur kaq shumė jetė, do tė ishte tradhėti tė tėrhiqeshim") deri tek njė aksion me humbje nė bursė ("qėndrova kaq gjatė") reflekton arsyetim qė i kthen kurrizin logjikės, por fiton debate, sepse emocionet tė cilėve u bėn apel janė universalė. Nėse Mercier dhe Sperber kanė tė drejtė, atėherė tė gjithė kėto forma tė irracionalitetit do tė jenė me ne pėr aq kohė sa qeniet njerėzore pėlqejnė tė debatojnė. Domethėnė, pėrgjithmonė.

Sharon Begley
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi