Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare

Shko poshtė

Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare

Mesazh  Zattoo prej 29.04.14 20:03





B


BAJLOZ
Figurė mitologjike ilire nė legjendat dhe rapsoditė popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė vigan, i cili vinte nga deti e bėnte tė kėqija.Lufta me bajlozin.

BOLLĖSHARDE
Qenie nga mitologjia shqiptare qė pėrfytyrohet nė pėrrallat popullore si njė gjarpėr i madh me shumė koka.

BRIQEN  
Qenie nga mitologjia ilire, qė del nė pėrrallat popullore si shtazė me njė bri.

BRIVETMI  
Qenie mitologjike, qė del nė pėrrallat popullore si njė shtazė me njė bri nė ballė dhe qė shėmbėllen me kalin.

BUBAZHEL  
shih BUBĖ

BUBĖ  
Qenie fantastike nga mitologjia shqiptare, qė pėrfytyrohej si pėrbindėsh a si gjarpėr i madh, me tė cilin trembnin zakonisht fėmijėt e vegjėl; gogol, vovė.

BUSH  
Qenie e pėrfytyruar si kafshė, e cila, qė, jetonte nėpėr kėneta dhe ndillte shi duke ulėritur.

BUSHTĖR  
Qenie e mitologjise shqiptare pėrfytyruar si kuēedėr, qė villte zjarr e rrufe.



C

CERBER
Kafshė mitologjike qė pėrfytyrohej si njė qen i egėr me tri kokė, i cili ruante hyrjen e botės tjetėr.



D

DEMON  
Qenie mbinjerėzore me fuqi tė fshehtė, qė besohej se kishte nė dorė fatin e njė njeriu, tė njė familjeje, tė njė fisi etj.; qenie e mbinatyrshme qė mund t'i sillte njeriut tė mira ose tė kėqija

DIV
Figurė e pėrrallave popullore, qė parafytyrohej si njė pėrbindėsh me trup jashtėzakonisht tė madh e me fuqi mbinjerėzore, i cili ha shumė, rrėmben njerėz etj. dhe banon zakonisht nė shpella a nėn tokė.

DJALL
Sipas besimeve mistike-fetare: qenie e mbinatyrshme, e pėrfytyruar zakonisht si njė njeri me brirė, me thundra e me bisht; mishėrimi i sė keqes dhe i ngasjes pėr punė tė liga; shpirti i keq, e keqja, e liga, dreqi, shejtani.

DJALLUSH
I vogli i djallit; djall i vogėl

DJEPĖSOR
Figurė e pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohej si njė fėmijė dragua, i cili dilte me gjithė djep nė luftė kundėr kuēedrės ose keqbėrėsve tė tjerė.

DRAGUA
1.  Figurė e pėrrallave popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė njeri shumė i fuqishėm, i cili luftonte me trimėri tė rrallė me kuēedrėn derisa e vriste.
2.  Kuēedėr.

DREQ
shih DJALL

DUHAĒ
Qenie mitologjike, e pėrfytyruar si njė kuēedėr me bisht tė gjatė, qė villte tym nga goja.



DH

DHĖMBĖSUTĖ  
Figurė e mitologjisė popullore, e pėrfytyruar si njė pelė e shurdhėr, sė cilės i hipte kushdo qė donte tė shpėtonte nga rreziku.

DHĖMBĖZEZĖ  
Shtrigė me dhėmbė tė zezė



E

EZHDĖRHA  
Figurė e besimit popullor qė pėrfytyrohej si
kuēedėr; bollėsharde.



F

FATI  
Secila nga tri figurat e pėrrallave popullore, qė pėrfytyroheshin si gra, tė cilat gjoja vinin te djepi i fėmijės natėn e tretė tė lindjes dhe paracaktonin fatin a tė ardhmen e tij.

FATTHĖNĖ  
1.  Vendi a faltorja ku nė kohėt e lashta priftėrinjtė parashikonin gjoja tė ardhmen e njerėzve duke shprehur, sipas tyre, edhe mendimin e hyjnive.
2.  Fatia.

FLAMĖ
Figurė e mitologjisė popullore, qė quhej shkaktare pėr sėmundjen e tokės dhe pėr sėmundje tė tjera tė rėnda.

FLOĒKĖ  
Figurė e besimeve popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė vajzė e bukur me flokė tė gjatė,e cila rrinte nė liqene e nė lumenj dhe dilte nganjėherė nė breg pėr t’u krehur; gėrshetėz.

FLOKĖZ
Floēkė.


G

GANEC
Figurė e pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohej si njė burrė shumė i dobėt, i cili u tregon udhėn shtrigave dhe i ndihmon; shtrigan.

GĖRSHETĖ
Gėrshetėz.

GĖRSHETĖZ  
Figurė e besimeve popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė vajzė e bukur e me flokė tė gjatė, e cila rrinte nė lumenj e liqene dhe dilte nganjėherė nė breg pėr t'u krehur; floēkė, nuse e ujėrave.

GRABOFĒ  
Qenie mitologjike, qė pėrfytyrohej si njė gjarpėr i madh e i trashė me dy koka. Qan me lot grabofēi pėrpiqet tė mashtrojė e tė mallėngjejė tė tjerėt, duke u shtirė sikur gjoja i dhimbset diēka, sikur gjoja ėshtė i dėshpėruar e vuan; qan me lot krokodili.

GRIFĖ  
Kafshė e madhe qė pėrfytyrohej si pėrbindėsh me krahė, me trup luani dhe me kokė shqiponje (nė mitologjinė antike).



GJ

GJIGANT
Qenie mitologjike me shtat jashtėzakonisht tė madh e me fuqi tė mbinatyrshme, vigan.

GJYSMĖKALĖ  
Qenie mitologjike, qė pėrfytyrohej me kokė njeriu dhe me trup kali.

GJYSMĖNJERI
Qenie mitologjike, e pėrfytyruar me kokė njeriu dhe me trup kafshe.

GJYSMĖPERĖNDI  
Qenie e mitologjisė sė lashtė, qė pėrfytyrohej sikur vinte nga njė perėndi dhe sikur bėnte mbi tokė vepra tė jashtėzakonshme.

GJYSMĖPESHK  
Qenie mitologjike, e pėrfytyruar me kokė njeriu e me trup peshku.



H

HAJNJERI  
Njeri qė besohej se ishte me trup tė madh e me njė sy dhe hante njerėz, ciklop.

HIDĖR
Pėrbindėsh ose gjarpėr i madh me shumė koka, tė cilat, sipas mitologjisė, rriteshin pėrsėri po t'i prisje.



J

JASHTĖSME  
Qenie mitologjike, tė cilat, sipas besimeve popullore shqiptare, rrinin nėpėr pyje e male, rrėmbenin djem e vajza dhe luanin valle sė bashku pa pushim derisa tė rinjtė tė treteshin e tė vdisnin, nuset e malit.

JUD  
Figurė e pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohej si lugat, i cili dilte natėn dhe pėrleshej me njerėzit, sidomos me pijanecėt.



K

KARKANXHOLL  
Figurė mitologjike, qė pėrfytyrohej si njeri i vogėl, shkurtabiq, i veshur me kėmishė prej hekuri dhe qė ishte i zoti tė bėnte ēudira.

KATALLAN
Figurė e pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohej si njė njeri i egėr, me shtat vigan e me njė sy nė ballė, i cili hante njerėz; ciklop.

KATRAVESH
Personazh i pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohej si njė bishė shumė e egėr dhe e tmerrshme, e ngjashme me kuēedrėn.

KSHETĖZ
shih GĖRSHETĖZA

KUĒEDĖR  
Figurė e pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohej si njė gjarpėr shumė i madh, me shtatė deri dymbėdhjetė kokė, i cili hante njerėz dhe bėnte dėme e tė kėqija.

KUKUDH
Figurė e mitologjisė shqiptare qė pėrfytyrohej si njė burrė i shkurtėr e me bisht, i cili dilte natėn nga varri dhe shėtiste rreth e rrotull; lugat.

KUKUVRIQ
Kukudh, lugat.



L

LANET
Djalli, shejtani, dreqi.

LAURĖ  
Figurė e mitologjisė popullore shqiptare, e cila,pėrfytyrohej si njė grua e shėmtuar dhe e keqe, qė jetonte ndėr lumenj e pellgje e mund tė shndėrrohej nė njė kafshė tė vogėl dhe dilte brigjeve duke bėrtitur me zė tė ējerrė.

LUGAT
Figurė e besimeve tė kota, qė pėrfytyrohej si njeri, i cili nė gjallje tė tij ishte shumė i keq dhe pas vdekjes ngrihej natėn nga varri, endej rrugėve e nėpėr shtėpi dhe trembte njerėzit.



LL

LLAMJE  
Figurė e besimeve popullore, qė pėrfytyrohej si njė gjarpėr shumė i madh, i ngjashėm me kuēedrėn, i cili, sipas kėtyre besimeve, jetonte nė kroje e nė puse, pinte ujėrat e hante edhe njerėz.



M

MAKTH
Figurė e pėrrallave popullore, qė pėrfytyrohet si njeri, i cili gjoja vjen natėn e tė zė frymėn, por, po ta kapėsh, mund tė tė japė ēdo gjė qė i kėrkon nė atė ēast; tė rėndėt e dheut.

MAUTHI  
Figurė e pėrrallave popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė vajzė e bukur, e veshur nė ar dhe qė mbante njė kėsulė tė stolisur me gurė tė ēmuar.

MELAQE  
Orėt; zanat.

MIRĖ
Figurė e mitologjisė popullore, e ngjashme me zanėn, orėn etj.; secila nga tė tri gratė qė, sipas mitologjisė popullore, i presin fatin njė foshnjeje pranė djepit tė saj natėn e tretė pas lindjes ose qė u ndihmojnė njerėzve kur kėta ndodhen ngushtė; fati i mirė, fati.



N

NEKTAR
Pije e posaēme, tė cilėn, sipas mitologjisė sė lashtė, e pėrdornin perėnditė.



NJ

NJĖBRIRĖSH
Kafshė me njė bri.



O

ORĖ  
Figurė e besimeve popullore shqiptare, e cila pėrfytyrohej si njė grua, si njė gjarpėr etj., besohej se jetonte nė male, nė pyje, nė fusha, nė kroje ose pranė njerėzve, u ndihmonte a u sillte fat tė mirėve dhe ndėshkonte tė kėqijtė.

ORĖBARDHĖ
Ora e bardhė.



P

PERRI  
1.  Figurė e besimeve popullore qė pėrfytyrohej si njė vajzė shumė e bukur; hyri.
2.  Xhind.

PĖLHURĖ
Figurė e pėrrallave popullore shqiptare, qė pėrfytyrohet si njė qenie e gjatė dhe e bardhė, e cila u del pėrpara njerėzve natėn dhe u pret udhėn.

PĖRBINDĖSH
Qenie pėrrallore qė pėrfytyrohej me trup jashtėzakonisht tė madh e me pamje tė shėmtuar dhe qė u kallte njerėzve tmerrin.

PINGĖRON
Lėshon zana njė zė karakteristik si cicėrima e zogjve, sokėllin zana, sidomos nė pragun e njė ngjarjeje me rėndėsi.

PLAKĖ
Tri ditė tė ftohta nė fund tė marsit a nė fillim tė prillit, qė lidhen me njė pėrfytyrim popullor pėr njė plakė, e cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin
dhe pėr kėtė ai e ngriu nė vend; shkundadimėr.

PREVĖ  
Vitore.



Q

QIPULL  
Figurė e besimeve popullore qė pėrfytyrohej si xhind.



S

SIRENĖ  
Figurė mitologjike qė pėrfytyrohej nga grekėt e lashtė si qenie me pjesėn e sipėrme tė trupit si grua ose si zog e me bisht si peshk, e cila rrinte mbi shkėmbinjtė e detit dhe me kėngėn e saj joshte anijetarėt aq sa i bėnte tė mbyteshin.

SPRIJĖ  
Qenie fantastike e mitologjisė popullore, qė pėrfytyrohej si njė pėrbindėsh i pangopur, i ngjashėm me kuēedrėn.

STIHI
Figurė e pėrrallave popullore, e cila pėrfytyrohet zakonisht si njė qenie me krahė, qė nxjerr flakė nga goja ose si njė gjarpėr qė ruan thesaret e fshehura nėn dhe.

SYQENĖZ  
Figurė e pėrrallave popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė plakė keqbėrėse me dy sy pėrpara dhe dy prapa.



SH

SHEJTAN
Sipas besimeve mistike-fetare: qenie e mbinatyrshme, e pėrfytyruar zakonisht si njė njeri me brirė, me thundra e me bisht; mishėrimi i sė keqes dhe i ngasjes pėr punė tė liga, shpirti i sė keqes; djalli, dreqi.

SHITĖ  
Ndėshkimi qė i bėnin zanat atij qė u prishte padashur vallen ose tryezėn, tė shuplakurit, tė shituarit.

SHITOJ  
Tė ndėshkojnė orėt a zanat, kur padashur u prish vallen ose tryezėn, duke tė marrė kėmbėt, duart, gojėn ose duke tė magjepsur, shuplak.

SHITUAR  
Qė i ishin marrė kėmbėt, duart, goja ose qė ishte magjepsur nga orėt e zanat.

SHPIRT
Qenie e patrupėzuar, qė ka fuqi tė mbinatyrshme dhe vepron nė jetėn e njerėzve e nė natyrė duke bėrė tė mira e tė kėqija.

SHTATĖPĖLLĖMBĖMJEKĖR  
Figurė e pėrrallave tona popullore, qė pėrfytyrohet si plak fare i shkurtėr me mjekėr shtatė pėllėmbė tė gjatė dhe me fuqi tė jashtėzakonshme.

SHTOJZORRESHTA
Shtojzovalle.

SHTOJZOVALLE  
Figura tė pėrrallave e tė kėngėve popullore, qė pėrfytyrohen si vajza shumė tė bukura e me fuqi tė mbinatyrshme, tė cilat jetojnė nė bjeshkė e nė pyje tė dendura dhe e kalojnė kohėn me kėngė e me valle.

SHUMĖKOKĖSH  
Qė ka shumė kokė. Pėrbindėsh shumėkokėsh.

SHUMĖKRERĖSH  
Shumėkokėsh. Hidėr shumėkrerėshe.



TH

THOPĖRĒ  
Figurė e mitologjisė popullore, qė pėrfytyrohej si xhind i vogėl.



V

VAMPIR
I vdekur qė del natėn nga varri pėr tė thithur gjakun e njerėzve tė gjallė; lugat.

VIGAN
Figurė mitologjike qė pėrfytyrohej si njeri me trup jashtėzakonisht tė madh e me fuqi tė mbinatyrshme, gjigant.

VITORE  
1.  Qenie mitologjike qė pėrfytyrohej si njė gjarpėr me brirė tė artė dhe qė besohej se pillte ar e sillte fat e lumturi aty ku shkelte; kafshė qė pėrfytyrohej si njė gjarpėr i shkurtėr e i trashė, i bukur e pa helm dhe qė besohej se rrinte nė vrimat e mureve, ruante shtėpinė e i sillte kėsaj mbarėsi.
2.  Secila nga tri fatitė, tė cilat pėrfytyroheshin si gra qė i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė pas lindjes pėr t'i caktuar fatin.

VURKOLLAK  
Lugat; vampir



Z

ZANĖ  
Figurė e besimeve popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si vajzė shumė e bukur dhe luftarake, e cila jetonte nė male e nė pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe tė ndėshkonte duke shituar.

ZANON  
E shiton zana dikė, e shkal, e shuplak.

ZĖRĖ  
Zanė.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi