Fjalori i Endrrave

Shko poshtė

Fjalori i Endrrave

Mesazh  Zattoo prej 29.04.14 19:57



Argėtim: Po patė nė ėndėrr se po shijon njė eveniment argėtues ke pėr tė marrė lajme fantastike nga njė person qė ndodhet larg.

Bakėr. Ēfarėdo qė shikon qė ėshtė prej bakri do tė thotė se ke pėr tė bėrė njė njohje tė re. Bakri i kuq do tė thotė njė propozim erotik. Bakri i verdhė ka si kuptim jetėn me bollėk, kurse bakri jeshil sėmundje.

Barishte: Nėse shikon qė ha barishte, ēdo gjė ka pėr tė ardhur sė prapi, sėmundje, mėrzitje, trishtim dhe vėshtirėsi ekonomike.

Blerje: Nėse shkon pėr tė blerė, sukses dhe gėzim ka pėr tė ardhur nė shtėpinė tėnde.

Borė: Po patė se po bie borė pa qėnė dimėr, ke pėr tė hasur vėshtirėsi. Bora e pistė do tė thotė mėrzitje dhe pabesi, ndėrsa bora e bardhė ėshtė simboli i gėzimit dhe i dashurisė sė kulluar. Nėse mbledh borė ke pėr tė debatuar.

Borxhe: Nėse nė ėndėrr shikon se ke borxhe, ke pėr tė fituar njė sasi tė mirė lekėsh, pėrkundrazi nėse shikon qė i paguan borxhet kjo do tė thotė qė ke pėr tė marrė borxh.

Breshėr: Breshėr qė bie do tė thotė sė do tju ftojnė nė njė festė. Por ka edhe kuptim negativ, sidomos nėse breshėri bie nė derėn tuaj, natėn. Breshėr me diell do tė thotė se ke pėr tė kaluar njė periudhė me vėshtirėsi ekonomike qė mė vonė do tė vijė begatia.

Bukė: Po pe nė ėndėrr qė e ndan bukėn tėnde me tė tjerėt, ke pėr tė gjetur ortakė tė mirė. Buka e papjekur ka kuptimin e lajmeve tė kėqija. Shumė bukė apo bukė tė freskėta ėshtė ėndėrr pozitive. Ndėrsa buka bajate apo e mykur do tė thotė varfėri dhe halle. Buka e bardhė simbolizon fitimin, kurse buka e zezė tregon mėrzitjen. Buka me susam ėshtė njė ėndėrr e pėrkryer. Buka e kishės (nafora) tregon fejesė apo martesė kurse buka me sheqer parashikon lajme tė hidhura. Shumė drudhe (thėrrime buke) kanė si kuptim shpenzime tė kota.

Bukuri: Nėse shikoni njė person tė bukur ose veten tuaj tė bukur kjo do tė thotė se do tė kesh lumturi, shėndet, jetėgjatėsi.

Bursa: Nėse shikon ėndėrr qė ndodhesh te bursa shumė shpejt ke pėr tė patur pėrfitime tė papritura. Por nėse shikon se po luan nė bursė ke pėr tė humbur lekė kot.

Buzė: Buzėt e bukura nė ėndėrr simbolizojnė dashuri pasionante, ndėrsa buzėt jo tė bukura janė pėr zgjėnjim erotik.

Buzėqeshje: Nėse shikon se ti buzėqesh, ėndrra ėshtė e mirė, por ki kujdes nėse buzėqėshin armiqtė e tu.

Dallėndyshe: Po pe nė gjumė se dallėndyshet janė duke fluturuar, ke pėr tė marrė lajme tė mira. Fole dallėndyshesh do tė thotė sukses familjar. Nėse godet njė dallėndyshe ka pėr tė ndodhur ndonjė aksident dhe shkatari ke pėr tė qėnė ti. Nėse ndonjė beqar shikon se kap njė dallėndyshe, shumė shpejt ka pėr t'u martuar dhe krijuar familje.

Dimėr: Tė pret sėmundje, nėse shikon nė gjumė dimėr.

Dorė: Nė nė gjumė shikoni se duart tuaja janė mė tė mėdha nga ējanė nė tė vėrtetė, ke pėr tė arritur progres nė fushėn profesionale. Nėse dora juaj ėshtė djegur, prerė apo gjakosur, ke pėr t'u mėrzitur dhe pėr t'u ndjerė shumė i vetmuar. Nėse shikon se duar e tua janė tė pastėrta dhe tė mirėmbajtura, ke pėr tė patur suksese, pėrkundrazi nėse janė tė pista apo me baltė ke pėr tė dėshtuar. Nėse gjė vajzė shikon nė ėndėrr se njė burrė i mban dorėn apo ja puth, ka pėr tė krijuar njė marrėdhėnie tė paligjshme dhe kanė pėr tė dalė llafe. Duart e lidhura kanė si domethėnie situata tė komplikuara, kurse duar qė lahen ėshtė tregojnė njė grupim tė kėndshėm.

Duartrokitje: Nėse shikon nė gjumė se tė duartrokasin pėr diēka kjo do tė thotė se kanė pėr tė tė caktuar diēka dhe ke pėr ta realizuar me sukses. Nėse ti duartroket dikė, ndodhesh nė njė gjendje shumė tė mirė fizike. Po dėgjove duartrokitje pa parė se kush duartroket, ke pėr tė trashėguar diēka tė papritur nga njė i afėrm i largėt.

Flori: Nėse shikon nė ėndėrr flori apo ēfarėdolloj objekti tė artė ke pėr tė takuar njė shokun tėnd i cili do tė sillet nė mėnyrė egoiste dhe ashpėr. Nėse gjen diēka tė florinjtė dikush ka pėr tė tė mashtruar. Ari qė ėshtė i veshur do tė thotė shumė fitime.

Frigorifer: Nėse patė nė ėndėrr ndonjė frigorifer, do tė thotė se me person tuaj tė dashur marrėdhėniet kanė pėr t'u ftohur. Nėse shikon se vendos gjėra nė frigorifer do tė thotė se kanė pėr tė tė treguar njė sekret tė madh. Nėse merr gjėra nga frigoriferi, ka pėr tė tė ardhur njė vizitor i papritur.

Fshatar: Po patė nė ėndėrr njė fshatar ki kujdes pėr sendet qė ke blerė. Pėr ata qė nuk ka lidhje me sendet e blera, ėndrra paralajmėron qė tė mos e pėqafojnė personin qė afrohet dhe tė jenė tė rezervuar pėrsa i pėrket qėllimeve tė tij

Ftohtėsi: Po patė nė ėndėrr se janė ftohur marrėdhėniet tuaja me dikė, ke pėr tu pajtuar me atė pėrson me tė cilin jeni keqkuptuar.

Gėrshėrė: Nė pėrgjithėsi gėrshėra nuk ėshtė ėndėrr e mirė. Simbolizon grindjet dhe ndarjet, si pėr tė martuarit ashtu edhe pėr tė dashuruarit. Nėse shikon se jep apo merr gėrshėrė ke pėr tė patur telashe tė mėdha, aq mė tepėr nėse gėrshėra ėshtė e hapur. Nėse shikon nė ėndėrr se humbet gėrshėrė, atėherė ėndrra ėshtė e mirė sepse ke pėr tė kapėrxyer tė gjitha vėshtirėsitė.

Gėzim: Nėse shikon nė ėndėrr qė gėzohesh, ke pėr tė qėnė i lumtur, pėrveē rastit kur gėzohesh nėse dikush pėson diēka sepse nė kėtė rast ke pėr tė dhėnė llogari pėr veprimet e tua. Nėse shikon fėmijė tė lumtur do tė mbizotėrojė lumturia nė shtėpinė tėnde.

Gjatėsia: Nėse ėndėrron se ti apo tė tjerėt janė mė tė gjatė nga ēfarė janė nė tė vėrtetė, do tė tė vijė njė sukses i befasishėm dhe i rėndėsishėm.
                                                             
Gjėnjeshtėr: Nėse sheh se thua gėnjeshtra qė t'i shmangesh njė dėnimi, do tė jesh i pandershėm karshi dikujt. Nėse thua gėnjeshtėr pėr tė ndihmuar dikė, kanė pėr tė tė bėrė kritikė tė ashpėr dhe tė padrejtė pėr qėndrimin tėnd. Nėse tė tjerėt thonė gėnjshtra atėherė njė i afėrm i juaji ka pėr tė tradhėtuar, ose disa kanė pėr tė tė bėrė njė kurth.

Gogėsitje: Nėse gogėsini ju apo tė tjerėt, ėndrra paralajmėron vėshtirėsi, sėmundje dhe dėshtim nė sektorin profesional.

Hamall: Nėse shikon nė ėndėrr qė je hamall, ke pėr t'u lodhur nga punėt e tua nga tė cilat nuk ke pėr tė marrė fryte. Nėse njė hamall mban plaēat tuaja pėrgatituni pėr ndonjė udhėtim sė shpejti.

Hape, ilaēe: Nėse shikon se pini ilaēe, ke pėr t'u mėrzitur pėr diēka, dhe nėse i jep ilaēe dikujt, ti ke pėr tė mėrzitur dikė.

Harem: Kjo ėndėrr ėshtė e keqe sido qė tė jetė edhe nėse gruaja ėshtė e mbyllur nė harrem apo burri e ka haremin.

Hartė: Nėsė shikon se je duke parė njė hartė ke pėr tė bėrė udhėtime, ndoshta edhe tė promovohesh nė punėn tėnde.

Hekur: Objektet prej hekuri simbolizojnė tė fortėt, si miqtė edhe shokėt prandaj bėni kujdes.

Hinkė: Nė ėndėrr njė hinkė e mbushur do tė thotė se ke pėr tė humbur nė letra, ndėrsa nėse hinkė bosh do te thotė se ke pėr tė bėrė diēka qė nuk do tė vejė mirė. Nesė hedh ndonjė lėng me hinkė, ke pėr tė patur fitime por jo shumė tė mėdha.

Hon, Humnerė: Ėndėrr shumė e keqe sepse parashikon sėmundje, mėrzi dhe shumė vėshtirėsi.

Jeshillėk: Po patė nė ėndėrr bar jeshil kjo do tė thotė se keni shumė shpresa nė rast tė kundėrt nėse ėshtė e thatė dhe e verdhė kjo ėshtė trishtim.

Kapistėr: Nėse shikon nė ėndėrr njė kalė qė i ke vėnė kapistėr do tė thotė se arritur tė realizosh njė ēėshtje tė vėshtirė qė tė kanė realizuar. Por nėse kapistra kėputer vonesa tė shumta dhe vėshtirėsi ke pėr tė hasur nė rrugėn tėnde.

Karmonedhė: Nėse shikoni karmonedha tė reja dhe tė hekurosura kėto tregojnė komoditet ekonomik, kurse karmonedhat e pista dhe tė zhubravitura tregojnė pėr probleme ekonomike.

Karton: Kartoni simbolizon njė situatė tė pashpresė pėr tė ardhmen.

Kasafortė: Nėse ėndrra jote ka kasafortė atėherė disa veta do pėrpiqen tė tė mashtrojnė, pėr tė tė zhvatur para. Kasaforta e mbushur tregon dėshirėn e madhe pėr tė fituar para ndėrsa kasaforta bosh tregon frikėn se mos dėshtosh.

Kasap: Nėse nė ėndrrėn tuaj ėshtė njė kasap qė therr njė kafshė, ki kujdes qė tė mos firmosėsh ndonjė dokument. Gjithashtu njerėzit e tu mund tė gjenden nė rrezik. Po pe kasap tė presė dhe tė shesė mish, ke pėr tu sjellė nė mėnyrė tė pakujdesshme dhe ke pėr tu ekspozuar.

Kėrcim: Nėse njė vajzė shikon nė ėndėrr kėrcim (vallėzim) sė shpjeti ka pėr t'u martuar. Kėrcim nė natyrė do tė thotė shėndet perfekt, dhe nėse je kėrcimtar i mirė do tė thotė se ke pėr tė arritur atė qė do.

Kėrkoj: Nėse shikon se je duke kėrkuar diēka nė tokė, ke pėr tė hasur vėshtirėsi nė punė. Nėse kėrkon xhepat e tu, ke pėr tė patur dyshime tė pabaza pėr diēka.

Kloroform: Nėse pėrdorni kloroform pėr narkozė, ki kujdes nga persona qė nuk ke shumė besim.

Kofshė derri: Nė cilėndo mėnyrė qė shikoni mish derri kjo do tė thotė se do tė marrėsh lajme tė liga dhe trishtime tė mėdha.

Krifė: Nėse shikon nė ėndėrr krifėn e luanit apo krifėn e kalit ke pėr tė marrė ftesė pėr njė ftesė.

Krishlindje: Tė gjitha ėndrrat qė kanė lidhje me krishlindjet kanė lidhje me dashurinė, shėndetin dhe harenė.

Ledhatim: Nėse ledhaton dikė apo tė ledhatojnė, njė person ka pėr tė tė mbėshtetur.

Lėng frutash: Nėse pi nė ėndėrr lng frutash ke pėr tė patur ndjenjė fajėsie tė madhe pėr diēka qė nuk ke bėrė.

Letėr: Nesė shikon nė ėndėrr se zhubros njė copė letėr ke pėr tė paturn njė shqetėsim tė madh nė familjen tėnde. Letėr korrespodence do tė thotė se do ju vijnė lajme tė mira, ndėrsa letėr bosh e bardhė ka kuptimin se problemet e tua do tė zgjidhen. Letra me ngjyrė apo e vizatuar do tė thotė se ke pėr t'u rregulluar apo stabilizuar. Nėse flak apo fjek letėr ke pėr tė patur mundėsi tė reja profesionale, ndėrsa nėse gris letėr tė shkuajtur do tė thotė se ke pėr tu zhgėgjyer.

Ndarje: Nėse shikon se ndahesh me njė person do tė lidhesh akoma mė shumė mė njeriun qė do. Nėse ndahesh nga familja jote, do tė ndjesh mė shumė dashuri pėr ta.

Ngjyrė, Ngjyrosje: Nėse shikon nė ėndėrr qė ngjyros apo merresh me ngjyrat ke pėr tė patur sukses tė madh nė jetėn tėnde.

Odeon: Nėse studion nė shkollė muzike ke pėr patur sukses nė profesionin qė ushtron.

Oqean: Nėse oqeani qė shikon ėshtė i pafund ke pėr tė marrė njė iniciativė tė madhe dhe tė re. Nėse oqeani ėshtė i trazuar, atėherė ekziston njė rrezik qė tė kėrcėnon. Nėse je duke notuar nė oqean atėherė do tė shlirohesh nga hallet e pėrditshme dhe do kalon njė peridhė tė qetė dhe tė kėndshme.

Orė: Nė nė ėndėrr je duke parė orėn kjo do tė thotė se ke pėr tė humbur ndonjė takim.

Otorinolaringolog: Nėse sheh nė ėndėrr se ke probleme me veshėt dhe shkon tek doktori, atėherė ke pėr tė dėgjuar lajme tė kėqia pėr ndonjė njeriun tuaj tė dashur qė ndodhet larg.

Para: Nėse shikon se ke para nė dorė, kjo ka pėr tė tė sjellė varfėri dhe fatkeqėsi. Nėse merr para nuk kanė pėr tė tė dhėnė atė qė tė kanė borxh, ndėrsa nėse gjen para do tė shkatėrrohesh. Nėse shikon se je i varfėr dhe nuk ke kacidhe, fat i madh dhe sukses tė pret.

Pėllėmbė: Po patė nė gjumė se ha pėllėmbė nga prindėrit, ki kujdes se mos bėsh diēka tė gabuar. Po e hėngre shuplakėn nga ndonjė i huaj ke pėr tė hasur mėrzi dhe poshtėrim.

Pėrgjim: Nėse pėrgjoni, do tė thotė se do tė turpėroheni pėr diēka qė keni bėrė dhe do tju kapin me presh nė dorė, por nėse shihni tė tjerė qė pėrgjojnė do tė thotė se do pėrballoni situata tė veshtira.

Pėrshėndetje: Nėse dy tė dashuruar pėrshėndetin njėri-tjetrin duhet tė pėrgatiten ta pėrshėndesin edhe nė realitet. Nėse shikon se tė pėrshėndesin ty do tė thotė se ke pėr tė ndryshuar punė.

Peshk: Nė pėrgjithėsi peshqit nė ėndėrr janė njė endėrr e favorizueshme, qė do tė thotė gėzim dhe lumturi, kryesisht nėse i shikon qė notojnė nė ujė. Nėse ha peshq do tė arritėsh njė sukses pėr diēka shumė tė rėndėshme. Nėse shikon peshq nė ujra tė kulluar (shumė tė pastėr) ke pėr tė fituar favorizimin e disa njerėzve tė rėndėsishėm. Nėse shikon peshq nė treg, ke pėr tė bėrė udhėtim tė kėnshėm. Peshqit e ngordhur do tė thonė mėrzitje.

Peshkim: Nėse shikoni nė ėndėrr se peshkoni, ke pėr tė fituar shumė nga punėt e tua. Peshkimi me rrjetė do tė thotė sukses. Nėse peshkoni me fillospanjė ke pėr tė marrė njė trashėgimni. Nėse peshkoni me grep do tė kesh sukses nė dashuri.

Pėshpėrimė: Nėse shikoni nė ėndėrr se dėgjoni pėshpėritje nė gjumin tuaj, qėndroju larg thashethemeve.

Pleshta: Po pe nė ėndėrr pleshta do kesh shėndet tė mirė, nėse janė sipėr teje do fitosh shumė para. Nėse shikon pleshta tek tė tjerėt, nė kafshė, apo nėse i vret kė pėr tė pėrballuar njė trishtim apo njė varfėri tė madhe.

Pranga: Nėse je i prangosur ke pėr tė korrur sukses nė fushėn profesionale.

Qilim: Po pe nė ėndėrr qė po shet qimila ke pėr tė bėr njė udhėtim zbavitės. Nėse blen qilim ke pėr tė patur njė fitim nė tė holla. Nė rast se shtron qilimin do tė thotė se ke pėr tė patur njė vizitė tė papritur. Nėse ecėn nė qilim tė butė kanė pėr tė ndodhur gjėra tė gjėra tė kėndshme nė famijen tuaj. Por nėse shikon se po shkund qilimin do tė thotė se ke pėr tė patur gjėra ters. Qilim i grisur, i shpuar, janė pėr vėshtirėsitė ekonomike dhe ndoshta lodhje nervore pėr shkak tė punės.

Rrogoz (gjėra me thurje): Nėse shikoni nė ėndėrr objekte me thurrje, do tė fitosh dashurinė e vėrtetė. Nėse shtėpia juaj ėshtė e mbushur me objekte te thurur, ka pėr tė ardhur njė periudhė lumturie dhe begatie. Nėse je i shtrirė nė rrogoz ke pėr tė marrė njė trashėgimni.

Shpatullat: Shpatulla tė zbuluara (pa rroba) do tė thotė se keni pėr tė patur ndryshime tė kėnaqshme nė jetėn tuaj. Ndėrsa shpatulla tė lodhura apo tė plakura kanė kuptim se do tė ndodhin probleme dhe halle. Shpatull e thyer ka si kuptim vdekjen. Shpatulla tė bukura femėrorė parashikojnė pasion erotik, ndėrsa shpatullat tė sėmura janė shenjė dėshtimi.

Sup: Nėse ha diēka nė sup, psh. fruta apo perime, kuptimi i ėndrrės varet nga lloji i asaj qė ha. Por nėse ha diēka qė gatuhet, tė presin ditė tė vėshtira dhe kanė pėr tė tė ndodhur gjėra tė pakėnaqshme.

Tapa veshėsh: Nėse ke venė tapa veshėsh do tė thotė se je egoist dhe ''shurdhohesh'', nuk dėgjon kėshillat qė tė japin shokėt tė cilėt duhet t'i dėgjosh. Por nėse shikon  se i heq tapat e veshėve atėherė shumė halle qė tė mundojnė do tė pėrballohen me vendosmėri dhe do tė kenė fund tė mbarė.

Tė pjekura: Mishi i pjekur apo ēdo gjė tjetėr e pjekur, ėshtė njė shenjė se do tė fitosh mjaft lekė, vlerėsim social dhe shėndet.

Tėmbėl: Nėse shikoni tėmbėl nė ėndėrr kjo do tė thotė sėmundje dhe shumė hidhėrim. Nėse shikoni nė ėndėrr se ju heqin tėmblin keni pėr tė kaduar njė vėshtirėsi dhe trishtim tė madh.

Tretje: Nėse shikon nė ėndėrr qė e tret mirė ushqimin ke pėr t'u sėmurur, nė rast tė kundėrt nėse nuk e tret mirė dhe ke vėshtirėsi nė tretje ke pėr tė patur shėndet tė mirė.

Vdejka: Ėshtė gjithmonė shenjė e keqe sepse ka gjithnjė lidhje me vdekjen.

Vejushė, Vejan: Po patė nė ėndėrr vejushė apo vejan ke pėr tė mėsuar diēka tė trishtė.

Votė: Nėse ėndėrroni se votoni, atėherė keni pėr tė ndihmuar dikė me sukses tė plotė.

Xhandar: Po pe nė ėndėrr njė xhandar ke pėr tė patur njė familje tė lumtur. Nėse je ti xhandari, disa veta qė hiqen si miqtė e tu kanė pėr tė tė hedhur nė grackė dhe ke pėr tė patur telashe.

Zgjebe: Nėse shikon se ke zgjebe, tė pret varfėria. Por nėse shikon se kurohesh, ke pėr tė patur sukses nė punėn tėnde.

Zhavorr: Po pe nė ėndėrr se je duke ecur nė rrugė me zhavorr ke pėr t'u sėmurur, ndėrsa po pe njė grumbull zhavorri plani yt i madh ka pėr tė dėshtuar.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi