Misteret mė tė mėdha tė planetit tonė !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteret mė tė mėdha tė planetit tonė !

Mesazh  Luli prej 26.04.14 22:13



Shumė ēėshtje qė ndėrlidhen me planetin Tokė, janė aktuale pėr qindra vjet meqė njerėzit vazhdimisht kėrkojnė pėrgjigje pėr to. Nė vazhdim Telegrafi ju sjellė tetė misteret e tilla mė tė mėdha.

1. Prej nga erdhi uji?

Shkencėtarėt besojnė se Toka ishte njė shkėmb gjatė formimit tė para 4.5 miliardė vjetėve. Shtrohet pyetja se si lindi uji i rėndėsishėm pėr jetė? Ndoshta nga sistemi ndėryjor, 4 miliardė vjet mė parė, atė kanė mundur ta krijojnė asteroidėt e ngrirė tė rėnė nė sipėrfaqen e Tokės. Kėshtu, me kohė kanė mundur tė krijohen rezervat e ujit. Por, ende nuk ėshtė sqaruar formimi i ujit nė Tokė. Nė mėnyrė tė veēantė, misteri bėhet mė i madh, sepse nga ajo kohė ka pak shkėmbinj pėr dėshmi dhe pėr prova!

2. Ēka ka nė bėrthamė?

Bėrthama e Tokės ende nuk ėshtė studiuar. Nė vitet ’40 tė shekullit tė kaluar, shkencėtarėt menduan se e zgjodhėn kėtė mister. Nė bazė tė meteorėve studiuan baraspeshėn e mineraleve nė bėrthamė dhe dhanė disa pėrfundime. Sipas tyre, hekur dhe nikel qė nuk ka nė kore tė Tokės, duhet tė ketė nė bėrthamė. Por, matjet e gravitet 10 vite mė vonė thanė se kjo nuk ėshtė e vėrtet.

3. Si u krijua Hėna?

A u krijua Hėna nga goditja e Tokės me planetin e madhėsisė sė Marsit? Kjo ēėshtje vazhdon tė mundojė shkencėtarėt. Kėtė teori nuk e kanė pranuar tė gjithė, pėr shkak tė disa mangėsive. Pėr shembull, pėrbėrja kimike e shkėmbinjve nga Toka dhe atyre nga Hėna pėrputhen aq shumė sa qė thuhet se Hėna ėshtė bėrė nga Toka, e jo edhe nga ndonjė planet tjetėr. Ėshtė e mundur qė Toka e re ėshtė sjellė shumė rreth boshtit tė saj dhe ka shpėrndarė shkėmbinj prej metali tė shkrirė qė kanė krijuar Hėnėn.

4. Si lindi jeta?

Ende nuk dihet nėse jeta u krijua nė Tokė apo nė hapėsirėn ndėryjore, pėr tė ardhur kėtu pėrmes meteorėve. Komponentėt themelorė tė jetės - aminoacidet dhe vitamina - janė gjetur nė kokrra tė akullta brenda asteroideve, nė kushtet mė ekstreme pėr jetėn nė Tokė. Njė nga pengesat mė tė mėdha tė biologjisė ėshtė pėr tė zbuluar se si kėto pjesė formojnė jetė. Rėndues ėshtė fakti se edhe nuk ka gjurmė fosilesh tė banorėve tė parė tė Tokės, tė cilėt me shumė gjasa ishin primitivė - si bakteret.

5. Prej nga oksigjeni?

Ekzistencėn tonė ia detyrojmė cyanobacterieve, krijesave mikroskopike qė kanė ndihmuar transformimin radikal tė atmosferės sė Tokės. Kėto baktere kanė hedhur oksigjen nga organizmi, si mbetje, dhe kėshtu e mbushėn atmosferėn me oksigjen - pėr herė tė parė para 2.4 miliardė vitesh. Por, kjo nuk ishte njė gjendje stabile. Nė mbetjet e shkėmbinjve ėshtė e qartė se niveli i oksigjenit ka luhatur tre miliardė vjet mė parė dhe se ėshtė stabilizuar para 541 milionė vitesh. Pra, pyetja ėshtė nėse nė tė vėrtetė bakteret janė meritore pėr oksigjenin qė thithim apo ėshtė njė faktor tjetėr? Pikėrisht njohja e ndryshimeve tė oksigjenit ėshtė faktor kyē nė deshifrim tė historisė sė jetės nė planetin tonė.

6. Ēka shkaktoi shpėrthimin e Kambrianit?

Shfaqja e jetės komplekse, pas katėr miliardė vitesh nga krijimi i Tokės, nėnkupton njė moment unik. Papritmas u shfaqėn kafshėt me tru dhe enė tė gjakut, me sy dhe me zemėr. Papritmas, nė kėtė periudhė e cila zgjati 542-488 milionė vite mė parė, gjithēka u zhvilluar mė shpejtė se nė ēdo periudhė tjetėr planetare tė njohur deri sot. Si shpjegim i kėtij fenomeni ėshtė thėnė se meritor ėshtė kėrcimi nė nivelet e oksigjenit qė ka ndodhur para shpėrthimit Kambrian.

7. Kur ka filluar lėvizja e pllakave tektonike?

Pllakat e holla tė kores pėrplasen nė sipėrfaqen e Tokės, duke krijuar skena tė bukura tė lindjes sė Diellit nga malet, si dhe shpėrthimet e dhunshme vullkanike. Gjeologėt ende nuk e dinė se kur pllakat tektonike filluan tė lėvizin, sepse dėshmitė janė shkatėrruar. Vetėm njė grusht kokrrash tė vogla mineralesh tė zirkonit, kanė mbijetuar prej para 4.4. miliardė viteve, qė shkencėtarėve ua bėnė me dije se atėherė u formuan shkėmbinjtė e parė. Por, shkencėtarėt nuk e dinė se si janė formuar kėta shkėmbinj?

8. A mund tė parashikojmė tėrmetet?

Si me motin, mundet tė parashikohet edhe tėrmeti. Por, pėr ta ditur saktė se kur vjen, kjo ėshtė e pamundur. Madje edhe eksperimenti mė i madh, qė zgjati 12 vjet, dėshtoi. Gjeologėt pastaj parashikuan tėrmetin nė Parkfield tė Kalifornisė, pėr tė cilin menduan se do tė ndodhė mė 1994, e nė fakt ndodhi mė 2004. Njė problem tjetėr ėshtė se gjeologėt nuk e dinė saktė se pse ndodh tėrmeti dhe pse ndalet ai.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi