Niēe, kėshtu foli filozofi…

Shko poshtė

Niēe, kėshtu foli filozofi…

Mesazh  Zattoo prej 24.04.14 22:49

Me kalimin e kohės, ai vuri nė diskutim pothuajse tė gjithė siguritė e epokės sė tij: besimi tek Zoti, besimi nė progresin e shkencės dhe respektin pėr vlerat e moralit. E gjithė kjo, thoshte, ėshtė njė iluzion: bota ecėn pėrpara pa kuptim, nė mėnyrė kontradiktore dhe irracionale. Vlerat e tė mirės dhe tė keqes janė njė shpikje dhe nuk duhen respektuar. Pėrkundrazi, njeriut duhet tė bėhet protagonist i jetės sė tij, duke ushtruar vullnetin e tij tė lindur, duke pėrfshirė dominimin mbi mė tė dobėtit

“Unė nuk jam njė njeri, jam dinamit”. Ishte viti 1888 dhe Fridrih Niēe vetėquhej kėshtu nė librin e tij “Ecce homo”. Dhe nuk gabohej: mendimi i tij ishte praktikisht shpėrthyes. Njė vit pas botimit tė veprės sė tij lindi Hitleri, i cili ishte njė adhurues i madh i filozofit dhe qė duke manipuluar disa prej ideve tė tij, ndėrtoi ideologjinė e Rajhut tė Tretė.

Por jo vetėm kaq: edhe shkrimtarė dhe muzikantė pa kurrfarė simpatie pėr nazizmin u magjepsėn prej librave tė filozofit gjerman. Njė provė ėshtė fakti qė shumė konsiderata tė tijat janė aktuale edhe sot. Ndoshta edhe mė shumė se sa nė fundin e viteve 800, kur Niēe u paraqit si njė “outsider” (i jashtėm) autentik, vizionar dhe profetik.

Me kalimin e kohės, ai vuri nė diskutim pothuajse tė gjithė siguritė e epokės sė tij: besimi tek Zoti, besimi nė progresin e shkencės dhe respektin pėr vlerat e moralit. E gjithė kjo, thoshte, ėshtė njė iluzion: bota ecėn pėrpara pa kuptim, nė mėnyrė kontradiktore dhe irracionale. Vlerat e tė mirės dhe tė keqes janė njė shpikje dhe nuk duhen respektuar.

Pėrkundrazi, njeriut duhet tė bėhet protagonist i jetės sė tij, duke ushtruar vullnetin e tij tė lindur, duke pėrfshirė dominimin mbi mė tė dobėtit. “Niēe arriti tė rrokė dhe tė interpretojė njė element thelbėsor tė epokės moderne: aspiratėn kolektive pėr tė qenė unikė dhe tė jashtėzakonshėm, kėrkimin pėr tė spikatur dhe pėr tė qenė superior me ēdo kusht”, thotė Maurizio Ferraris, docent i filozofisė teorike nė Universitetin e Torinos. “Ka nxjerrė pra paradoksin e supernjeriut nė shoqėrinė e masės”.

Pėr tė janė thėnė dhe shkruar nga tė gjitha: qė ishte me sifiliz, me sindromėn bipolare (herė ekzaltohej, herė binte nė dėshpėrim), homoseksual. Qė frymėzoi nazizmin, qė vepra e tijmė e famshme, “Kėshtu foli Zarathustra” (1883) ishte nė ēantėn e shpinės sė ēdo ushtari gjerman tė Luftės sė Parė Botėrore: tė gjithė pohime qė duhet tė merren me shumė rezerva. Por jo gjithmonė tė pabazė.

E sigurtė ėshtė qė ai shkroi pjesėn mė tė madhe tė librave tė tij mes viteve 70 dhe 80 tė Tetėqindės. Pas kėsaj, nė moshėn 45 vjeē, mbeti viktimė e njė krize tė dhunshme psikologjike, qė e ēoi nė ēmenduri. Nė ato ditė ndodhej nė Torino, pasi kishte kaluar periudha tė gjata nė Itali. I vetėm, pa njė familje dhe mbi tė gjitha pa marrė mirėnjohjen publike tė dėshiruar, shkroi tė ashtuquajturat “Letra tė marrėzisė”. Mė tė famshmen ia dėrgoi nė janar 1889 njė historiani tė famshėm tė kohės, ish koleg i tij nė Universitetin e Bazelit nė Zvicėr, Jakob Burkhardtit: “I dashur profesor, nė fund do tė doja mė shumė tė isha profesor nė Bazel se sa Perėndia; por nuk kam guxuar ta shtyj kaq larg egoizmin tim privat, sa tė harroj, pėr shkak tė tij, krijimin e botės”.

Legjenda thotė se nė po tė njėjtat ditė, pasi kish parė njė karrocier tė zemėruar qė kishte marrė me shkelma kalin e tij, iu turr karrocierit dhe mė pas nisi tė pėrqafojė dhe puthė kalin: “Ti, masakrues ēnjerėzor i kėtij kali!” Ishin ditėt e para tė vitit dhe jo shumė kohė mė vonė, miku i tij Fridrih Overbek e mori nė Zvicėr pėr ta kuruar: thuhet se filozofi u largua nga Torino, duke kėnduar me zė tė lartė nė stacionin e trenit kėngė napoletane, i bindur se ishte mbreti i Italisė.

Ērregullimet e tij psikologjikė ishin ndoshta tė rėnduar prej peshės sė dėshtimit: pasi kishte arritur moshėn e mesme, bilanci i rezultateve tė arritur ishte negativ. Veprat e tij, tė botuara shpesh herė me shpenzimet e veta, u bėnė objekt kulti shumė vonė, pas vdekjes sė tij.

Nėse fundi i asaj jete ishte njė katastrofė, fillimi i saj kishte qenė premtues. I lindur nė Rėken, nė Saksoni nė vitin 1844, bir i njė pastori protestant qė vdiq kur Fridrih ishte vetėm 4 vjeē, ai u rrit me njė formim fetar solid, studioi letėrsi klasike dhe teologji dhe nė moshėn 25 vjeē siguroi njė vend nė katedrėn e filologjisė nė Universitetin e Bazelit. Me shpėrthimin e luftės franko-prusiane (1870-1871) mori pjesė nė konflikt si infermier nė transportin e tė plagosurve. Por eksperienca ishte e shkurtėr: pas vetėm njė jave nė front u sėmur me difteri dhe u kthye nė shtėpi.

Qė atėherė, shėndeti i tij njohu vetėm pėrkeqėsim: migrena e shpeshtė shoqėrohej me dhimbje tė syve, qė e detyruan tė braktisė mėsimdhėnien.

Kur hoqi dorė nga mėsimdhėnia ishte 34 vjeē. Filloi njė periudhė vagabondazhi intelektual qė e solli nė Itali pėr tė thelluar studimet e tij filozofikė, duke jetuar atė qė sot e quajmė njė “baby pension”. Megjithatė, ambiciet e tij ishin tė pakufizuara. “Kishte njė ndjeshmėri profetike pėr lidhjen mes filozofisė dhe komunikimit masiv”, shpjegon Ferraris.

“Nėse lexojmė letrat e tij mund tė shohim kujdesin me tė cilin pėrgatiste aspektin grafik dhe lanēimin e librave, apo si shpresonte pėr shitje tė mėdha, pėrkthime nė tė gjitha gjuhėt, tamam si pėr njė bestseller tė kohėve tė sotme. Nė autobiografinė “Ecce homo” (njė titull qė kujton fjalėt e Pilatit, nė ēastin qė sjell Jezusin para popullit tek Ungjilli i Gjonit) i shfaqet publikut me tė njėjtin vetėmitizim dhe mungesė rezervimi qė kėrkon sot sistemi i spektaklit. Ironia ėshtė qė e arriti famėn qė kėrkonte vetėm kur nuk mund ta kuptonte, sepse tashmė ishte ēmendur”.

Pyetje tė mėdha

Fiksimi i tij ishte tė gjente vendin e njeriut nė shoqėri. Edhe nė kėtė pikė ishte modern. “Niēe lexonte shumė libra divulgimi, mbi tė gjitha shkencorė, dhe merrte pak nga tė gjitha idetė qė qarkullonin atėherė, tė cilat i ripėrpunonte dhe i kritikonte”, thotė Ferraris. “U bė njė kundėrshtar i Iluminizmit dhe idesė qė arsyeja dhe progresi sillnin virtute dhe lumturi. E konsideronte kėtė ide banale dhe mbi tė gjitha false. Dhe nuk e kishte krejt gabim, nėse konsiderojmė moralin borgjez tė fundit tė tetėqindės, pėr shembull atė sentimental dhe hipokrit tė librit “Zemra” tė De Amicis.

Niēe propozonte nė fakt qė tė ktheheshin sėrish sytė tek filozofėt grekė qė kishin jetuar para Sokratit. Pra, ata qė ndiqnin ritet e Dionisit dhe pranonin anėn instiktive, sensuale, kaotike dhe irracionale tė njeriut. Kėshtu, thoshte Niēe, ėshtė nė tė vėrtetė jeta. Njė botė tragjike dhe pasionale, e pėrshkuar nga tė njėjtat tragjedi greke qė kishte lexuar dhe qė kishin frymėzuar, nė tė njėjtėn periudhė, kompozitorin Riēard Vagner, “revolucionar” i melodramės dhe pėr disa vite miku i tij.

Po pėrse e kishte kapur kaq shumė me kulturėn racionaliste? Pėrse, sipas tij, pėrmes asaj mėnyre tė shpjegimit tė botės, filozofėt, nga Sokrati e mė vonė (pėrfshirė kristianėt) kishin fshehur sensin tragjik tė jetės? “Ju bėj thirrje, vėllezėr, t’i qėndroni besnikė tokės dhe tė mos besoni ata qė ju flasin pėr shpresa mbitokėsore! Ata janė helmues, e dinė apo jo. Janė pėrēmues tė jetės, edhe ata vetė tė helmuar. Toka ėshtė e lodhur me ta: le tė shkojnė”, shkruante tek “Kėshtu foli Zarathustra”. Pra, pėr tė, Zoti ishte i vdekur e i varrosur. Por, shtonte ai, ky ėshtė njė fat i madh: feja nė fakt u jep njerėzve njė moral humbėsish, duke i bėrė tė kenė iluzione pėr njė jetė tė pėrtejme qė nuk ėshtė: nuk ka parajsė qė tė presė ata qė sillen mirė.

Megjithatė, ide kaq radikale nuk lindėn nga hiēi. Zoti, nė Francė, kishte “vdekur” tashmė me revolucionin nė 1789, ndėrkohė qė nė Gjermani u fol vetėm njė shekull mė vonė, edhe falė Niēes. Gjermanėt, qė me reformėn protestante tė Pesėqindės kishin pasur si trashėgimi njė besim fetar mė racional se sa katolicizmi, zbuluan atėherė se moderniteti i kish dhėnė dije tė reja njeriut nė fushėn teknike, mjekėsore dhe shkencore, por e kishte privuar nga spiritualizmi.

Gjysma e dytė e Tetėqindės ishte njė epokė zhvillimesh, qė nė Gjermani u pėrjetuan si tronditje tė mėdha. Tradita aristokratike dhe monarkike – rikthyer pas luftėrave napoleonike tė 1815 – ishte nė krizė tė thellė: vlerat elitare me tė cilat ishte edukuar edhe vetė Niēe (quhej Fridrih pėr nder tė Frederik Vilhelmit tė Prusisė) ishin duke perėnduar. Si mund tė dilej nga kjo rrugė pa krye? Duke besuar tek njerėz tė rinj, ose mė mirė, supernjerėz. Niēe nuk mund ta kishte imagjinuar qė tridhjetė vjet mė vonė, kėto ide do tė bėheshin “bibla” e Rajhut.

Pyetja ėshtė komplekse. Pėr njė kohė tė gjatė u tha qė motra e Niēes, Elisabeta, simpatizuese e Hitlerit dhe ruajtėse e dorėshkrimeve tė filozofit, kishte falsifikuar mendimet e vėllait. Nė vitet e fundit Niēe u mbyll nė fakt nė njė heshtje pothuajse absolute, pėr shkak tė rėndimit tė gjendjes mendore, duke iu besuar totalisht fillimisht nėnės dhe mė pas motrės, deri kur vdiq nė 1900.

“Por nė tė vėrtetė nuk ishte kėshtu”, saktėson Ferraris. “Elisabeta manipuloi ndonjėherė korrespndencėn pėr t’u shfaqur si interlokutore e besuar e Niēes, por pa e modifikuar mendimin e tij. Nė fund tė fundit, pohimet mė tė tmerrshėm pėr pabarazinė mes njerėzve dhe pėr domosdoshmėrinė e dhunės, Niēe i shkruajti nė vepra tė cilat i botoi ai vetė, kur ishte ende i kthjellėt. Por duhet theksuar se kjo kish ndodhur disa dekada para nazizmit, qė nuk kish fare nevojė pėr Niēen pėr tė vėnė nė praktikė doktrinat e tij tė urryera”.

Nėse ndikimi i tij mbi nazizmin mbetet i diskutueshėm, ai mbi shkrimtarėt, regjisorėt teatralė dhe muzikantėt qė erdhėn pas tij ėshtė njė gjė e sigurtė, sidomos mes gjermanėve: qė nga shkrimtari Thomas Mann tek kompozitori Richard Shtraus, i cili nga libri “Kėshtu foli Zarathustra” nxorri njė poemė simfonike e cila mė pas do tė bėhej kolona e famshme zanore e filmit tė Stanley Kubrik “2001: Odise nė hapėsirė”.

Pra duket se njė fije e kuqe lidh Niēen me ditėt tona. “Ishte njė lexues i papėrsėritshėm gazetash dhe nėse do tė jetonte sot do tė rrinte gjithė ditėn nė internet, pavarėsisht problemeve me shikimin”, pėrfundon Ferraris. “Niēe e njihte shumė mirė botėn e komunikimit. Miti i tij i supernjeriut nuk mbijetoi mė kot pėr mė shumė se njė shekull pėr tė mbėrritur deri tek ne: mjafton tė mendosh pėr personazhe tė famshėm qė fotografohen dhe shfaqen nė kopertinat e tė pėrjavshmeve. Nė fund tė fundit janė tė gjitha mishėrime tė asaj ideje, tė cilės megjithatė i zbulojnė anėn komike dhe melankolike.

Siē thoshte artisti amerikan Andi Uarhol nė vitet gjashtėdhjetė: njė ditė do tė jemi tė gjithė tė famshėm pėr 15 minuta”. Dhe miti i supernjeriut, i pėrshtatur edhe nga spektakli e komunikimi masiv, ka shkuar dhe mė tej, duke i dhėnė jetė “supergruas”. E para ishte ndoshta Merilin Monro, e cila u bė e pavdekshme pikėrisht prej njė pikture tė Uarhol.

Focus
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi