Martesa dhe familja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Martesa dhe familja

Mesazh  Zattoo prej 30.12.11 1:40



Njeriu e ka kapėrcyer familjen. Dobia e familjes ka marrė fund, ka jetuar tepėr gjatė. Por meqė ajo pėrbėn njė nga institucionet mė tė lashta, vetėm personat shumė tė ndjeshėm arrijnė ta venė re se martesa ka vdekur. Tė tjerėve do t‘u duhet shumė mė tepėr kohė.

Martesa e ka bėrė detyrėn e saj, e nuk ka mė kuptim nė kontekstin e ri tė pėrgjithshėm, apo nė gjirin e njerėzimit tė ri qė po lindet.

Ajo ka bėrė mirė dhe keq. Ka bėrė mirė, sepse pėr meritė tė saj njeriu ia ka dalė tė mbijetojė, por ka sjellė shumė dėm sepse ka korruptuar mendjen njerėzore. Nė tė shkuarėn nuk kishte alternativa, nuk ishte e mundur tė zgjidhje diēka tjetėr: ishte njė e keqe e domosdoshme. Nė tė ardhmen nuk ka pėr tė qenė mė kėshtu, e do tė jetė e mundur tė kihen alternativa.

Simbas mendimit tim e ardhmja nuk do tė kufizohet nė njė model tė vetėm, por do tė ofrojė shumė e shumė alternativa. Nėse ndokush do tė donte tė kishte njė familje, do jetė i lirė ta ketė, por ai do bėje pjesė nė njė pėrqindje tė vogėl. Ka familje nė kėtė Tokė- shumė pak, jo mė shumė se njė pėrqind-qė janė tė bukura dhe tė dobishme, ku rritja vjen nė mėnyrė tė vetvetishme, ku nuk egziston autoritarizmi, lojnat e pushtetit e pronėsia, ku jeta e fėmijėve nuk ēohet dėm dhe gruaja nuk pėrpiqet tė shkatėrrojė bashkėshortin, ose anasjelltas, ku janė tė pranishme dashuria dhe liria, ku njerėzit bashkohen pėr gėzim e jo pėr tjetėr gjė, ku politika nuk egziston. Sigurisht, kjo lloj familjeje ka egzistuar e vijon tė egzistojė edhe sot. Nuk ėshtė e nevojshme qė kėta njerėz tė ndryshojnė: nė tė ardhmen do mund tė vijojnė tė jetojnė nė familje.

Po pėr pjesėn mė tė madhe, familja ėshtė njė realitet i tmerrshėm. Nėse pyet psikologėt, do tė tė thonė se tė gjitha llojet e sėmundjeve mendore prodhohen nga familja. Tė gjitha neurozat dhe psikozat i detyrohen familjes. Familja ka krijuar njė qėnie njerėzore shumė tė sėmurė.

Sot ajo nuk ėshtė mė e domosdoshme; duhet tė pranohen alternativat.

Familja po zhduket, martesa ėshtė nė shpėrbėrje, miqėsia po merr fund…shkėlqyeshėm! Nė tė vėrtetė, mė nė fund do mbetesh vetėm me vetveten.

Njeriu primitiv nuk ishte gjė tjetėr veēse njė numur nė pėrbėrje tė tribusė. Ishte qėnia njerėzore mė e pazhvilluar, mė afėr shtazės sesa njeriut. Ėshtė diēka e mirė qė tributė janė zhdukur.

Zhdukja e tribusė ka bėrė tė mundur krijimin e familjeve. Nė atė shkallė zhvillimi familjet pėrfaqėsuan njė pėrparėsi shumė tė madhe, sepse nėse tributė ishin njė grup i madh, familja pėrbėnte njė bashkėsi tė vogėl: nė kėtė tė fundit kishte mė shumė liri se nė tė parin. Tributė ishin diktatoriale dhe tė plotfuqishme: kryetari i tribusė kishte pushtet edhe pėr tė tė vrarė. Nė vendet e pazhvilluara egzistojnė ende tribu; nė Indi ka disa tribu aborigjenėsh.

Kam qenė nė kėto tribu. Arrita tė emėrohem profesor nė Raipur vetėm sepse aty afėr, nė Bastar, jeton tribuja mė primitive e Indisė. Bastari ėshtė njė territor i vogėl tribal, ku njerėzit jetojnė ende lakuriq dhe hanė mish tė gjallė. Ndoshta zakonet e kėtyre njerėzve shtyhen deri nė epokėn kur zjarri nuk ishte zbuluar ende, ndaj dhe kanė vijuar tė jetojnė sikur zjarri tė mos egzistonte fare.

Janė shumė tė thjeshtė e tė pafajshėm, po pėr gjithė ē‘lidhet me tribunė, konvencionet dhe zakonet e tyre janė rreptėsisht dogmatikė. As qė mund tė merret nė konsideratė ideja se ndonjeri prej tyre mund tė rebelohet: do tė vritej menjėherė e do t‘u sakrifikohej perėndive, sepse rebelimi i tij do tė shkaktonte trazira, gjė tė cilėn tributė nuk mund ta lejojnė.

Tribuja ndjek traditėn e krijuar nga vetė Zoti. Duke mos pasur Shkrime e as gjuhė tė shkruar, priftėrinjtė (tė cilėt janė edhe kryetarė tribush) i zotėrojnė tė gjitha pushtetet. Ėshtė e pamundur qė ndokush tė rebelohet e mandej tė mbetet gjallė, ashtu siē ėshtė e pamundur edhe tė arratiset, sepse nė botėn e jashtme nuk pranohet nga asnjė vend. Jashtė tribusė nuk njohin kurrfarė gjuhe. Jetojnė lakuriq…i vetmi rast kur ata hedhin mbi trup njė veshje tė lehtė ndodh mė datėn 26 janar tė ēdo viti, kur njė grup i vogėl shkon nė Delhi pėr tė marrė pjesė nė kremtimet e festės sė Republikės. Vetėm njė grup i vogėl mėson tė flasė nė gjuhėn hindu dhe tė vishet, sepse atyre u ėshtė thėnė: „Nuk mund tė paraqiteni lakuriq nė Delhi, mbi tė gjitha kur tė kaloni pėrpara presidentit, kryeministrit e tėrė ambasadorėve dhe miqve tė ardhur nga gjitha vendet e botės. Sė paku nė kėto raste duhet tė jeni tė veshur siē duhet“. Kjo ėshtė arsyeja se pse ata tė cilėve u mėsohen ca gjėra pėrbėjnė njė grup fare tė vogėl, gjithnjė i njėjti, prejse askush tjetėr nuk pranon tė merret me kėsi punėsh.

Duke qenė nė Raipur, kaq afėr tyre, shkoja shpesh pėr t‘u bėrė vizitė kėtyre njerėzve, qė tė mėsoja se si tribuja e ushtronte pushtetin e vet. Kjo i detyrohet faktit se ajo-tribuja- nuk tė vė kurrė nė pozitėn e rebelimit: mund tė ikėsh nga tribuja, por nuk do mundeshe tė mbijetoje jashtė saj. Nuk njeh kurrfarė modeli tjetėr jetese: Nėse nė njė mjedis tė jashtėm do tė tė shihnin duke ngrėnė mish tė gjallė-thjesht tė vrasėsh njė kafshė e tė fillosh ta hash- arrestohesh menjėherė nga policia. Nuk mund tė endesh as lakuriq, sepse pėrfundon nė burg.

Nuk njohin kurrfarė zanati, e as flasin ndonjė gjuhė; gjithė ēfarė dijnė tė bėjnė, ėshtė e dobishme vetėm pėr tribunė e tyre. Pėrshembull, njė lloj vallėzimi qė ata kanė, apo njė mėnyre e tė rėnit tė tamburit, nuk praktikohen askund tjetėr veēse nė tribunė e tyre. Pėr kėtė arsye askush nuk mund tė dalė nga tribuja: lėvizja ėshtė e pamundur.

Tė jetosh nė tribu dhe t‘i kundėrvihesh asaj e konvencioneve qė ka, ėshtė e pamundur. Kur kryetari i tribusė e zbulon, dijeni se sapo ka zbuluar njė sakrifikim pėr zotat. Nė njė rast tė tillė gjithė antarėt e tribusė mblidhen, hedhin valle, ēirren me tė madhe, ndezin njė zjarr tė madh…e njeriu hidhet nė tė si sakrificė pėr zotat.

Tribuja ishte njė mendėsi kolektive; kjo mendėsi ėshtė ende e pranishme nė pavetėdijen tėnde kolektive.

Familja asokohe pėrbėnte zhvillim, sepse ajo tė bėnte pjesė tė njė bashkėsie tė vogėl, duke tė dhėnė paksa liri. E nė lidhje me ty familja pėrbėnte njė strukturė mbrojtėse. Tashmė edhe martesa po zhduket, sepse ajo qė ėshtė mbrojtėse, nė njė farė pike pėrfundon tė jetė diēka kufizuese.

Ėshtė si puna e njė peme, tė cilėn, pėr t‘i dhėnė mundėsinė tė rritet, e rrethon me njė gardh: nėse mandej harron ta heqėsh, ai nuk ka pėr ta lejuar bimėn tė rritet. Kur e pate mbjellė, pema ishte e brishtė si njė gisht: gardhi duhet tė shėrbente pėr ta mbrojtur nga kafshėt e nga fėmijėt. Po kur trungu nis tė rritet, gardhi nga mbrojtės shndėrrohet nė njė gjėsend kufizues, dhe hiqet.

Ky ēast ka ardhur. Familja nuk ėshtė mė strukturė mbrojtėse, por kufizuese. Ka qenė njė hap i madh pėrpara nė krahasim me tribunė, por tashmė duhet bėrė njė tjetėr: nga familja nė Bashkėsi.

Bashkėsia mund tė tė japė tėrė lirinė dhe mbrojtjen pėr tė cilėn ke nevojė, pa tė kufizuar nė asnjė pikpamje.

Pėr kėtė them se ėshtė mirė qė tribuja ėshtė zhdukur dhe familja ėshtė nė pikėn e zhdukjes. Sigurisht, do ta ndjesh mungesėn e saj sepse je mėsuar me tė: kėto janė zakone. Kur Bashkėsitė do jenė tė pranishme nė tėrė botėn, do befasohesh se ke gjetur njė pafundėsi xhaxhallarėsh e tezesh, duke humbur vetėm njė baba dhe njė nėnė. A nuk ėshtė fitim ky? Ndėrsa tė kesh njė baba dhe njė nėnė ėshtė psikologjikisht e rrezikshme, sepse nėse fėmija ėshtė mashkull, ai do fillojė tė imitojė tė atin, nėse ėshtė femėr, do fillojė tė imitojė tė ėmėn: prej kėtu zėnė fill njė varg problemesh psikologjike.

Vajza imiton tė ėmėn, por nė tė njejtėn kohė e urren ngaqė ėshtė grua dhe do babain. Ėshtė njė fakt absolutisht shkencor, i provuar, biologjik: vajza do tė atin dhe urren tė ėmėn. Por duke mos mundur tė imitojė babain, meqenėse ajo ėshtė femėr, imiton tė ėmėn.

Djali do tė ėmėn sepse ai ėshtė burrė ndėrsa ajo grua, gruaja e parė e jetės sė tij: e do tė ėmėn dhe urren tė atin. Ėshtė xheloz pėr tė atin edhe pse babai dhe nėna e duan njeri-tjetrin, gjė tė cilėn nuk mund ta tolerojė. Fėmijėt e vegjėl e shfaqin kėtė nė shumė mėnyra: nėse babai dhe nėna flenė nė shtrat, ai futet nė mes tė tyre; jo sepse i dėshiron tė dy, po pėr t‘i ndarė: „Largohuni!“.

Edhe vajza ėshtė xheloze pėr tė ėmėn. Do tė donte tė zinte vendin e saj pėr tė qenė objekt i dashurisė sė tė atit. E kjo nuk ėshtė e vėrtetė vetėm pėr fėmijėt: nėse babai tregon tepėr dashuri pėr tė bijėn, gruaja nis menjėherė t‘i hapė telashe; nėse nėna ėshtė tepėr e dashur me tė birin, babai nis tė ndjehet i mėnjanuar.

Hap mbas hapi babai dhe nėna dalin nga skena, e brėnda njė kohe tė shkurtėr zhduken. Por tek fėmijėt lėnė njė ērregullim tė thellė psikologjik. Tashmė vajza do ta urrejė tė ėmėn pėr tėrė jetėn, e gjithēka qė i ngjajė asaj do jetė objekt urrejtjeje pėr tė. Dhe, e ēuditshme tė thuhet, do tė sillet egzaktėsisht si ajo, gjė pėr tė cilėn do urrejė edhe vetveten. Duke parė fytyrėn e vet nė pasqyrė, asaj do t‘i kujtohet e ėma; duke vėzhguar sjelljen e vet, do tė kujtohet pėr tė ėmėn. Dhe e njejta gjė do tė ndodhė edhe me djalin.

Ky ērregullim ėshtė pėrgjegjės pėr pothuajse pesėdhjetė pėrqind tė problemeve psikologjike tė burrave dhe grave nė tė gjithė botėn.

Bashkėsia do ketė njė shėndet mendor mė tė mirė. Kjo ėshtė e mundur vetėm brėnda njė Bashkėsie, sepse fėmija…sigurisht qė do lindet nga njė baba dhe njė nėnė, por ata nuk do tė pėrbėjnė tė vetmin kufi tė horizontit tė tij. Do tė endet nėpėr Bashkėsi dhe tė gjithė burrat qė kanė moshėn e babait tė vet do bėhen xhaxhallarėt e tij: dhe xhaxhallarėt janė njerėz tė mirė. Babai ėshtė gjithnjė disi i rreptė, pėr shkak tė rolit qė ka. Ėshtė njeri autoritar dhe duhet tė tregojė pushtetin e tij pėr t‘i imponuar djalit disiplinė.

E njejta gjė vlen edhe pėr nėnėn: duhet tė disiplinojė vajzėn. Ka frikė pėr atė qė ajo mund tė bėhet nėse nuk ndryhet brėnda njė modeli qė i pėrshtatet shoqėrisė. Kėtė e bėn pėr shkak tė dashurisė dhe tė qėllimeve tė mira…Tezja ama nuk pėrpiqet tė imponojė asgjė. E kur tė jenė kaq shumė xhaxhallarė dhe teze, lind njė fenomen shumė mė i rėndėsishėm: nė mėndje nuk mbartet imazhi i njė njeriu tė vetėm.

Djali mbart nė kokė imazhin e sė ėmės, dhe kėrkon pėr bashkėshorte vetėm njė grua qė i ngjan asaj. Po ku mund ta gjesh nėnėn tėnde? Pra do tė dashurohet me njė grua tė ngjashme, por ngjashmėria nuk do t‘i hyjė fort nė punė. Njerėzit ndjehen tė tėrhequr prej gjėrave tė ēuditshme: ngjyra e flokėve, mėnyra me tė cilėn njė grua ecėn, ngjyra e syve, gjatėsia e hundės, linjat e trupit. Nėse ka ndonjėfarė ngjashmėrie…Por nėse ngjashmėria kufizohet nė njė gjė tė vetme, si pėrfundon pjesa tjetėr?

Dashurohu me atė qė ėshtė e ngjashme, por ama edhe me tėrė personin, jo vetėm me mėnyrėn e tė ecurit. Ajo grua do merret edhe me gatimin, e nuk ka pėr tė gatuar si nėna jote. Atėherė do tė kuptosh se thjesht mėnyra e saj e tė ecurit nuk do tė tė hyjė fort nė punė. Ajo grua ulurin, piskat: nuk po sillet fare si nėna jote. Ėshtė gruaja jote, pėrse do tė duhet tė sillet si nėna jote? Nuk ka ardhur tek ti pėr tė qenė baby-sitter.

Ajo kėrkonte njė burrė, e meqė nė ty kishte diēka tė ngjashme me babain e saj- hunda jote ose veshėt…- ėshtė dashuruar mbas teje. E tash ku i hyjnė nė punė veshėt e tu? Edhe pėr sa kohė do mund tė vazhdojė tė luajė? E as edhe ti nuk je entuziast: „Ē‘ėshtė kjo marrėzi? Unė nuk jam vetėm veshėt e mi, jam tėrė personi im!“. Por ajo nuk dėshiron tėrė personin tėnd.

Ja cili ėshtė problemi, dhe origjina e tij ėshtė e saktė: ēdo burrė ka njė pėrfytyrim pėr gruan, pra nėnėn e vet; ēdo grua ka njė pėrfytyrim pėr burrin, pra babanė e vet.

Ja pėrse tė gjitha historitė e dashurisė dėshtojnė. Asnjera nuk mund tė ketė sukses, sepse psikologjia qė gjėndet pas tyre e bėn tė pamundur.

E vetmja histori dashurie e kurorėzuar me sukses, ėshtė ajo qė mbetet nė kokė, e parealizuar. Dashnorėt e mėdhenj nė tėrė botėn, ata qė tė gjithė njerėzit i kujtojnė: Laila e Majnu, Romeo e Xhuljeta, Shiri e Farhad, Soni e Mahival, nėse do tė ishin martuar do t‘i kishin bėrė copė e ēikė historitė e tyre tė dashurisė! Askush nuk do tė kishte dėgjuar kurrė tė flitej pėr ta. Por meqė nuk arritėn kurrė ta realizonin dashurinė e tyre- shoqėria, prindėrit, apo diēka tjetėr iu ėshtė kundėrvėnė, duke i mbajtur larg prej njeri-tjetrit-, dashuria ka mbetur e gjallė prejse ishte fantazi.

Nė imagjinatė nuk egzistojnė probleme: e krijon tė dashurin apo tė dashurėn tėnde ashtu siē dėshiron. Nė fantazinė tėnde nuk mund tė thuash: “Dua tė tymos njė cigare!“, nėse do tė tymosėsh, do tymosėsh; nėse nuk do tė tymosėsh, nuk do tė tymosėsh.

Por njė burrė i vėrtetė e bėn kėtė edhe nėse i thua se nuk duhet ta bėjė, qė kutėrbon, qė nėse tymos nuk mund tė flėsh me tė. Sa mė shumė tė ngulėsh kėmbė, aq mė shumė ai bėn qėndresė: „Vafsh nė djall, shko e fli diku tjetėr!“. Cigarja e tij ėshtė shumė mė e rėndėsishme se ti, sepse i jep siguri, mbėshtetje, shoqėri, miqėsi…njė cigare e vogėl pėrmban me qindra gjėra. Po njė grua, ēfarė mund tė bėjė? Nėse do t‘i duhej tė bėnte njė zgjedhje, ai do tė zgjidhte cigaren nė vend tė gruas. Por nė fantazinė tėnde mund tė pėrfytyrosh ēfarė tė duash.

E nė tė njejtėn mėnyrė burri vijon tė pėrfytyrojė gruan: nė fantazinė e tij ajo nuk djersin dhe nuk ka nevojė tė pėrdorė parfume. Nė fantazinė e tij ajo nuk shndėrrohet kurrė nė diēka tė besdisshme, sepse fantazia nuk mund tė shkojė aq larg, mbetet nė kokė. E meqė fjala ėshtė pėr kuadrin tėnd, nėse dėshiron tė pėrdorėsh ēdolloj ngjyre qė dėshiron, mund ta pėrdorėsh; nuk ka asnjė problem. Kuadri nuk bėn rezistencė, si pėrshembull: „Nuk dua tė ma vėsh kėtė ngjyrė“, ose „Nuk dua ta vesh kėtė…“.

Pėr kėtė arsye, tė vetmet histori dashurie tė famshme nė tė gjithė botėn, janė ato qė nuk realizohen kurrė. Po tė gjitha tjerat…si kanė pėrfunduar? Askush nuk e vret mendjen. Nė tė gjitha rrėfimet, kur protagonistėt martohen fjalia e fundit ėshtė: „Dhe jetuan tė kėnaqur e tė lumtur“. E ēuditshme: tė gjithė dashnorėt, nė tė gjitha rrėfimet, qė prej atij ēasti kanė jetuar tė kėnaqur e tė lumtur? Nė fakt, historia e vėrtetė fillon mė vonė. Mė parė ishte gjithēka fantazi.

Ėshtė gjė e mirė qė familja po zhduket. E bashkė me tė do tė zhduken edhe kombet, sepse familja ėshtė struktura bazė.

Pėr kėtė arsye jam shumė i lumtur sa herė qė shoh shpėrbėrjen e familjes, sepse e di qė mbas saj do tė shkojė edhe kombi. Bashkė me tė do zhduken edhe tė ashtuquajturėt religjione, sepse ėshtė familja ajo qė tė imponon religjionin, kombėsinė, e ēdo lloj gjėje. Me t‘u zhdukur familja, kush tė detyron tė jesh i krishterė apo hindu, amerikan apo „oregonian“?

Me t‘u zhdukur familja, do zhduket edhe pjesa mė e madhe e sėmundjeve psikologjike dhe e ēmėndurive politike. Duhet tė jesh i kėnaqur pėr shpėrbėrjen e saj.

Martesa ishte njė stisje kundėr natyrės. E ka torturuar mjaft njeriun, por ka qenė njė kohė kur ajo ishte e nevojshme. Dikur kishte njerėz tė fortė e njerėz mė tė dobėt: tė parėt tentonin t‘i grumbullonin pėr vete tė gjitha gratė mė tė bukura, duke i lėnė tė dytėt pa gra. Biologjia e kėtyre tė fundit mbetej e pakėnaqur. Duhej shpikur martesa…qe njė shpikje e tė dobtėve: duhet tė jenė mbledhur bashkė nė njė epokė tė dikurshme e do tė jenė imponuar, sepse kur tė dobtėt bashkohen, i forti resht sė qėni i tillė.

Kėta u mblodhėn dhe vendosėn: „Njė burrė, njė grua“, sepse ky ėshtė pėrpjestimi me tė cilin linden fėmijė. Ishte fjala pėr njė imponim nga ana e tė dobtėve mbi tė fortėt. Pėrndryshe tė fortėt do kishin vazhduar t‘i grumbullonin tė gjitha gratė mė tė bukura nė haremin e tyre, duke i lėnė tė frustruar seksualisht mė tė dobėtit. Ajo gjendje nuk ishte e drejtė. Familja erdhi nė ndihmė, dhe lindėn familjet monogame. Qe diēka shumė e rėndėsishme qė tė dobtėt nuk ishin mė tė frustruar seksualisht.

Por tani familja nuk ėshtė e rėndėsishme mė, ėshtė artificiale. Ėshtė e mundur si pėr burrat ashtu dhe pėr gratė, qė tė mund tė fitojnė parā, pa patur nevojė tė mvaren prej njeri-tjetrit. Ėshtė e mundur qė njė grua tė mos ketė fare fėmijė, tė marrė me qira mitrėn e njė tjetėr gruaje pėr tė pasur njė fėmijė, ose ta krijojė fėmijėn nėpėrmjet epruvetės.

Seks dhe fėmijė nuk janė mė tė lidhura mes tyre. Mund tė bėsh seks pa qenė i detyruar tė pėrballesh me lindjen e mundshme tė fėmijėve. Sot familja ėshtė krejtėsisht e kapėrcyer. Bashkėsia ka tė ardhme. Njė Bashkėsi don tė thotė shumė individė tė pavarur, qė nuk u pėrkasin njeri-tjetrit simbas mėnyrave tė vjetra tė familjes, tė tribusė, tė religjionit, tė kombit e tė racės. Vetėm nė njė kuptim janė tė lidhur me njeri-tjetrin: janė tė gjithė tė pavarur. Respektojnė pavarėsinė tėnde, e nė tė njejtėn kohė presin prej teje: respektin pėr pavarėsinė e tyre.

Ja e vetmja marrėdhėnie, e vetmja miqėsi, i vetmi beton nė njė Bashkėsi: respekti pėr individualitetin dhe pavarėsinė e secilit. Stili i jetės sė tjetrit respektohet nė mėnyrė absolute.

I vetmi kusht ėshtė qė askush tė mos ndėrhyjė tek tė tjerėt, nė asnjė lloj kuptimi. Prandaj ėshtė mirė qė e kaluara tė zhduket, duke na bėrė tė lirė pėr tė krijuar njė Njeri tė Ri, njė njerėzim tė ri, njė botė tė re.

OSHO

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi