Kleopatra, Magjia dhe Tragjedia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kleopatra, Magjia dhe Tragjedia

Mesazh  Zattoo prej 22.04.14 0:20



Kleopatra, padyshim njė prej grave mė tė famshme tė tė gjithė kohėrave, u pėrjetėsua nė histori dhe nė imagjinatėn tonė nė vepra teatrale, libra, filma. Kudo shfaqet me entuziazmin e saj dialektik dhe njė magji tė pakohė. Emri i mbretėreshės egjiptiane bėn kaq jehonė, saqė ėshtė zgjedhur pėr njė asteroid, njė lojė, njė anije, njė krater, njė grup muzikor, njė cigare…

Pavarėsisht kėtij interesi, nga Kleopatra na mbetet maksimumi njė dėshmi direkte, njė fjalė e vetme e shkruar nė Aleksandri nė vitin 33 para Krishtit, kur ajo apo njė prej shkruesve tė saj mbyllnin njė dekret ministerial me fjalėn greke ginesthoi “kėshtu qoftė”. Pra, janė mė shumė se dy mijė vite qė bėjmė tė lėvizė dhe flasė mbretėreshėn egjiptiane me veprime dhe fjalė jo tė sajat.

Figura e Kleopatrės na ėshtė pėrcjellė nga rrėfimet e autorėve klasikė, qė gjithėsesi janė nė kontradiktė tė plotė nė lidhje me kėtė: Appiano nuk merret shumė me detajet, Giuseppe nuk respekton kronologjinė, Dioni injoron saktėsinė pėr tė favorizuar retorikėn, Nicola Damasceno ėshtė njė renegat i njohur (kaloi nga Aleksandria nė oborrin e Herodit, mbreti qė nė momentin e fundit kishte tradhėtuar Antonin dhe mbretėreshėn egjiptiane).

Pavarėsisht tė gjithė lulėzimit kulturor qė bėnte tė dallohej Aleksandria e Kleopatrės, nuk kemi as edhe njė autor egjiptian qė tė ketė transmetuar tek pasardhėsit kėndvėshtrimin e mbretėreshės. Atėherė mbi ēfarė mund tė bazohen veprat e Shekspirit, tė Xhorxh Bernard Shout apo interpretimi i Elisabetė Tejlorit qė na kanė pėrcjellė njė imazh kaq tė gjallė tė Kleopatrės? Mbi tė gjitha tek autorėt e propagandės romake, pra tek ai fraksion qė kishte mposhtur mbretėreshėn dhe qė kishin tė gjithė arsyet e botės pėr tė vėnė theksin nė rolin dhe perversionet e gruas qė kish qenė armikja e tyre. Nuk ka dakordėsi as pėr disa tė dhėna biografike bazė, si identiteti i nėnės sė Kleopatrės, sa kohė ka kaluar ajo nė Romė dhe sa herė ėshtė pritur nė Urbe; nuk dimė nėse ajo dhe Antoni janė martuar (e sigurt ėshtė qė ligji romak nuk pranonte martesa me tė huaj, pra pėr Romėn Kleopatra ishte vetėm njė konkubinė), ēfarė ndodhi me saktėsi nė betejėn e Asios, ajo qė shenjoi fatin e mbretėreshės, pėrveē se atė tė Mark Antonit.

Nė fund, nuk dimė me siguri se si vdiq: njė mėnyrė kaq e dhimbshme dhe pak efikase si shtrėngimi i gjarpėrit duket tė jetė njė sajesė, edhe sepse Kleopatra kishte nė dispozicion helme mė tė sigurt, qė nuk do tė rrezikonte tė dėshtonin. Pra, veprat sublime tė artit qė kanė pėr protagoniste Kleopatrėn janė bazuar gjerėsisht nė fantazinė apo krijimin, dhe shumė pak nė kronikėn e kohės.

Njė mbretėreshė nė histori

Megjithatė, ekzistojnė disa tė dhėna tė sigurta qė mundėsojnė inkuadrimin e figurės historike tė Kleopatrės. Lindi nė vitin 69 p.e.s. e dyta e tre bijave dhe motra e madhe e dy vėllezėrve tė tjerė, me secilin prej tė cilėve do tė lidhej pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe nė martesė. Nuk ishte egjiptiane, por i pėrmiste aristokracisė sė familjes greko-maqedonase tė Ptolemejve, qė e kish origjinėn qė tek Aleksandri i Madh dhe qė mbante titullin e faraonit prej dhjetė brezash.

Mes Ptolemejve, vrasjet dhe martesat brenda gjakut ishin nė rend tė ditės (njė zakon ky shumė nė modė, nė atė kohė, edhe nė dinasti tė tjera), dhe Kleopatra u pėrfshi edhe ajo nė kėto drama. Bota aleksandrine, ndryshe nga ajo romake, besonte shumė nė aftėsitė e grave, kėshtu qė nuk duhet tė habitemi qė Auleti, babai i Kleopatrės i kish dhėnė njė arsimim shumė tė mirė, duke i vėnė nė shėrbim eruditėt mė tė mirė dhe studiuesit mė tė zotė tė kohės, tė cilėt vėrdalliseshin nė bibliotekėn madhėshtore dhe muzeut tė Aleksandrisė. Kleopatra u mėsua dhe u pėrgatit pėr tė qeverisur dhe fliste rrjedhshėm disa gjuhė, gjė qė i mundėsonte qė t’u drejtohej pa ndėrmjetės pėrfaqėsuesve me peshė tė shteteve tė Mesdheut, pėrveē se shtetasve tė saj, tė origjinave tė ndryshme.

Duket se manierat e mbretėreshės shkaktonin njė magjepsje tė pashoqe, dhe nėse lajmi pėr bukurinė e saj lindi mė vonė, qė nė krye tė herės burimet transmetojnė imazhin e njė mbretėreshe qė joshte me hijeshinė e fjalėve, zėrin e butė dhe aftėsinė retorike, me aftėsinė pėr tė argėtuar dhe kėnaqur mysafirėt, pėr tė organizuar festa dhe mesha me efekte mbinatyrorė qė linin gjithmonė pa mend tė pranishmit.

Nė mėnyrė tė veēantė, sipas Plutarkut, tingėllon e paharrueshme mbėrritja e saj nė Tarso pėr tė takuar Mark Antonin: “Ishte shtrirė nė njė tendė tė larė me flori, e zbukuruar si Afėrditat qė i shohim vetėm nė piktura, dhe njė trupė skllevėrish, qė ngjanin me perėndinė Amor tė lyer, ishin reshtuar nė tė dy krahėt dhe i bėnin fresk. Nė po tė njėjtėn mėnyrė edhe vajzat shoqėruese tė saj, tė veshur si Narcisi dhe Hijeshia, i qėndronin rrotull. Parfume tė mrekullueshėm shpėrndaheshin nė brigje gjatė kalimit tė anijes”. Zėrat pėr mbėrritjen e saj u pėrhapėn me shpejtėsi, ndėrkohė qė dėrgonte pėr t’i thėnė Mark Antonit se “Venusi kishte ardhur me njė shkėlqim tė rrallė, pėr t’u bashkuar me Dionisin, pėr tė mirėn e Azisė”.

Njė forcė hyjnore

Tė paktėn nė Egjipt, identifikimi i mbretėreshės me njė hyjni nuk ishte aspak njė gjė magjepsėse; mbi tė gjitha nėse bėhej fjalė pėr Isidėn, perėndesha e mėmėsisė dhe pjellorisė, shpikėse e alfabetit, ajo qė kishte ndarė Tokėn nga qielli, qė bėnte tė mbizotėronte rregulli dhe jo kaosi. Iside ishte njė perėndeshė e butė dhe inkurajuese, por edhe zonjė e luftės, e rrufeve, e detit; kuronte tė sėmurėt dhe ringjallte tė vdekurit, udhėhiqte marrėdhėniet e dashurisė dhe rregullonte shtatzanitė. Ishte toka mėmė e pėrsosur, kompetente nga pak nė gjithēka, shpėrndarėse e dijes dhe ushqimit.

Nė tė vėrtetė, mbretėrimi i Kleopatrės u dallua pikėrisht pėr administrimin shumė tė mirė, aq sa, ndryshe nga sa kishte ndodhur mė parė, nuk pati protesta tė mėdha as nė Egjiptin e poshtėm. Mbretėresha solli prosperitet nė Egjipt, zhvlerėsonte dhe hidhte monedha tė reja nė momentin e duhur, iu pėrkushtua administrimit tė mbretėrisė dhe, nė kohė tė zive tė bukės boshatiste hambarėt mbretėrorė pėr tė ushqyer shtetasit e saj.

E pasur, e ditur, joshėse

Ishte nė pėrgjithėsi njė sovrane shumė e dashur, qė dallohej mbi tė gjitha pėr mprehtėsinė dhe zotėsine politike edhe nė aneksimin e territoreve tė rinj falė njė politike tė jashtme tė realizuar kundrejt Romės: askush nė botėn e Mesdheut nuk barazohej me tė pėr nga pasuria. Nėn mbretėrimin e saj kufijtė e Egjiptit u shtynė sėrish duke u barazuar me ata qė e kishin bėrė tė madh kėtė vend shekuj mė herėt.

Atėherė, pėrse na ėshtė pėrcjellė jo imazhi i njė sovraneje tė vėmendshme dhe tė aftė, por ai i njė libertineje lakmitare? Arsyet nuk mungojnė, dhe ndoshta duhet tė lexojmė nė kėtė dritė rrėfimet qė janė pėrcjellė prej romakėve dhe qė janė filtruar prej propagandės perandorake. Mbi tė gjitha, nė kohėn e Kleopatrės Roma shihte me dyshim Lindjen, duke asociuar ato toka ekzotike me rreziqet e butėsisė, luksit tė shfrenuar, perversionit, pretendimeve mbretėrore dhe hyjnore. Nuk duhet harruar qė Ptolemejtė ishin greko-maqedonas, pėrvec se zotėr tė Egjiptit dhe Republika, qė ende nuk ishte bėrė njė perandori, i frikėsohej tė paktėn nė publikė rafinimit dhe zakoneve orientale.

Nuk dihet me saktėsi nėse Kleopatra ėshtė dashuruar vėrtetė me Jul Cezarin apo me Mark Antonin, por e sigurt ėshtė qė i bėri tė realizonin atė qė donte ajo. Nga kėndvėshtrimi i romakėve, njė gjė e tillė mund tė shpjegohej vetėm me mashtrimin, joshjen me hile dhe magjinė; njerėz kaq trima duhej tė ishin ndrydhur vetėm pėrmes magjisė dhe mashtrimit. Oktaviani, pasi u mposhtėn Antoni dhe Kleopatra, pėr tė bėrė tė rritet edhe mė shumė lavdia e tij nuk hezitoi qė t’i atribuonte mbretėreshės egjiptiane imazhin e njė gruaje lakmitare, tė pabesė, gjakatare, tė etur pėr pushtet dhe pėr tė shtėnė nė duar Romėn (njė ide me shumė gjasa e pabazė, por qė u pėrhap nga Augusti i ardhshėm pėr t’i kundėrvėnė romakėt).

Njė rrezik pėr Romėn

Frika se mos i hiqte fronin e Egjiptit e shtyu Oktavianin qė tė ekzekutonte Cezarionin, biri i Kleopatrės dhe Jul Cezarit, ndėrkohė qė bijtė egjiptianė tė Mark Antonit, mė pak tė rrezikshėm, patėn fat mė tė mirė. Gjatė kohės sė gjatė qė qėndroi nė pushtet, Oktavian Augusti pati tė gjithė kohėn pėr tė vazhduar propagandėn e nisur gjatė duelit me Mark Antonin: shkatėrroi statujat e Kleopatrės dhe rishkroi lajmet e shkruar pėr sovranen e dinastisė Ptolemaike.

Deri kur Asio, ku Antoni dhe Oktaviani qėndruan tė ngecur pėr muaj e muaj tė tėrė u shfaq si beteja e tė gjithė betejave dhe njė sukses shumė i madh pėr Oktavianin, dhe Kleopatra duhej tė shfaqej njė mbretėreshė e marrė dhe keqdashėse qė synonte shkatėrrimin e Romės…

Pavarėsisht gjithēkaje, dymijė vite informacione tė kėqinj dhe shpikje artistike nuk mund tė fshehin aftėsitė e mėdha strategjike dhe menaxhuese tė Kleopatrės. Njė grua qė padyshim ishte e madhe: zonjė e vetvetes, e mprehtė, energjike, shumė e pasur, ambicioze, e pathyeshme deri nė fund. Nė fund arriti t’i shpėtojė mbikėqyrjes sė Oktavianit dhe tė vendosė vetė pėr vdekjen e saj, duke shmangur marshimin e lidhur me zinxhirė nėpėr rrugėt e Romės, siē i kish ndodhur vite mė herėt motrės sė saj. Pushteti i kėsaj gruaje ėshtė asociuar gjithmonė me njė joshje tė shfrenuar, mė shumė se sa me aftėsitė e saj politike: njė grua e fuqishme dhe njė grua qė shkakton frikė.

E vėrteta

Figurė sė cilės iu “veshėn” vetitė e njė hyjnie, lindi nė vitin 69 para erės sonė dhe nė moshėn 39-vjeēare ajo vdiq duke kryer vetvrasje. Sundoi mbi Egjiptin pėr gati 22 vjet. Nė luftėn pėr fronin e mbretėrisė egjiptiane ajo arriti tė mposhte tė vėllain dhe motrėn, tė dy i eleminoi mizorisht me ndihmėn e romakėve. Nė luftėn pėr Egjiptin e madh Kleopatra bėri aleancė me dy burra tė fuqishėm romake. Ajo ishte dashnorja e strategut dhe diktatorit Gai Jul Cezarit dhe me pas edhe e strategut Mark Antoni.

Tė dy ata e shfrytėzuan Egjiptin e pasur pėr luftėn e tyre pėr autokraci nė perandorinė romake. Nga lidhja me Cezarin, Kleopatra pati njė fėmijė Ptoleme Cezarin, ndėrsa Antonit ajo i dhuroi dy djem dhe njė vajzė. Kuptimi i emrit tė kesaj mbretereshe, nė gjuhėn e vjetėr egjiptiane do tė ishte “perėndeshė dhe dashnore e babait tė saj”.

Por si mundi kjo femėr tė bėhej dashnorja e dy burrave kaq tė fuqishem romakė? Armiqtė e saj e quanin Kleopatren “mbreteresha e pėrdale”, por a ishte vallė ajo po kaq e bukur sa modelet e sotme? Jo thonė historianėt. Monedhat e kohės sė sundimit tė saj paraqesin fytyrėn e njė femre mesatare. Shkrimtari antik grek Plutarku shkruan: “Bukuria e saj nuk arrin tė tė magjepsė mjaftueshėm. Por gjatė bisedave ajo ushtron njė tėrheqje tė papėrballueshme”.

Kleopatra ishte e arsimuar dhe e zonja te diskutonte shumė bukur. Sipas Plutarkut, ajo nuk fliste rrjedhshėm greqishten e egjiptianēen, por zotėronte edhe gjuhė tė tjera. Nė oborrin e saj hynin e dilnin artistė e filozofė. Mbreteresha diskutonte shpesh me ta dhe nuk ishte aspak njė artdashėse me kokėn ndėr re. Ajo kishte qėllime tė qarta pėr veten dhe pėr vendin e saj.
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi