“Perėndia” dhe “Zoti” nė shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Perėndia” dhe “Zoti” nė shqipe

Mesazh  Zattoo prej 16.04.14 23:26

Nė dėgjim tė parė fjala Perėndi [1] duket mė rituale, mė pak e pėrditshme, jo e standardit, ndėrsa fjala Zot si mė e pėrdorshme nga shqiptarėt, mė e thjeshtė, e drejtpėrdrejtė, jo liturgjike.

Ku ėshtė ndryshimi midis dy fjalėve? A mund tė alternohen kėto pėrdorime nė shqipen e sotme? Cili term ka pėrparėsi nė pėrdorim?

Ndėrsa fillojmė tė mendojmė e tė pyesim, na del njė pyetje tjetėr: ēfarė gjinie ka Perėndia nė gjuhėn tonė? A mund tė jetė Perėndia e gjinisė mashkullore?

Shumė prej nesh nuk i kanė menduar pyetje tė tilla, sepse ēdo gjė e natyrshme nė gjuhė nuk ngre pyetje. Tė huajt, veēse, janė tė parėt qė e shquajnė dukurinė nė fjalė, e madje si “ērregullsi”, tė paktėn, nė pėrpjestimet e gjinisė, por dhe tė synimeve kuptimore. Njė ēast i tillė, si dhe habitorja e vendorėve pėr t’u pėrgjigjur, u jep nxėnėsve tė shqipes njėfarė ngushėllimi nė ndėrlikimet e sigurta tė gramatikės sonė. Edhe pėrkthyesit, sidomos rishtarėt e misioneve, befasohen kur pėr herė tė parė iu kėrkohet tė pėrkthejnė tjetėr pėr tjetėr emra e pėremra kaq “absolutė” nė gjuhė tė tjera.

Nė kėtė shkrim nuk kam pėr qėllim arsyetimin e ngurtė tė pyetjes mbi gjininė e “Perėndisė”, a tė Perėndisė, as thellimin kuptimor tek nocioni “Zot”. Ndalesa ime ėshtė vėzhgimi i fjalėve nė pėrzgjedhjet e pėrdoruesve tė shqipes, por sidomos duke lexuar klasikėt e letėrsisė shqipe, pėr tė regjistruar shpengimin a qėllimshmėrinė si ngjyrime etnokulturore. E duke bėrė kėtė, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse pohojmė njė pikė sfiduese nė ideologjinė e lėmit pėrkthimor tė letrave tona.


Perėndia dhe Zoti

Institucionet e sotme spirituale kėmbėngulin se Perėndia ėshtė ajo fjalė qė shpreh atė qė thotė greqishtja Theós dhe anglishtja God, ndėrsa fjala Zot ėshtė ajo qė thuhet Kyrios dhe Lord, pėrkatėsisht te kėto dy gjuhė.

Por ja qė shqipja nuk ėshtė kaq e thjeshtė sa ē’duket me tė parėn. Jemi tė detyruar tė pranojmė, pėr tė ruajtur pėrpjestimet historike tė shqipes spirituale, se njė pėrdorim i tillė mund tė sugjerohet vetėm nė gjuhėn adhurimore, nė terminologjinė liturgjike tė ortodoksėve (Flas pėr zonėn ortodokse sepse atje kam liri tė plotė pėrshkrimi e sugjerimi). Pėrndryshe fjala Zot nė shqipe ka tė njėjtin pėrkthim me atė Perėndi, gjė qė fjala Kyrios nuk e ka me atė Theós, dhe as fjala Lord me atė God.

Kur shqiptarėt shprehen pėr t’iu referuar realitetit hyjnor, ata thonė, “a beson nė Zot”, “a ka Zot”, “t’a bėftė Zoti mirė”, “dhėntė Zoti”, e shumė tė tjera, duke e lėnė tė shprehurit me “Perėndi” pėr trajtat dialektore, a diēka shumė tė veēantė, poetike a rituale. Kjo nuk ndodh nė gjuhė tė tjera. Nė greqishte dhe nė anglishte, pėr shembull, Zoti ėshtė biri i Perėndisė, por jo vetė Perėndia.  

Bashkėkohės qė flasin e lėrojnė shqipen standarde, pėrdorin Zot si pėrzgjedhje tė drejtpėrdrejtė, tė sigurt nė formulim. Pėr shembull: “…Shqipėrinė e ruan Zoti dhe jo qeveria” (Besnik Mustafaj).[2]

Ndėrsa fjala Perėndi ka mė tepėr pėrdorim nuancor, poetik, paksa rrėshqitės nga kompaktėsia e standardit:“Fuqi tė tilla duken si njė perėndi e rrezikshme” (Mimoza Ahmeti).[3] Pėrveē pėrzgjedhjes sė perėndisė, si pėrikje tej pėrditshmėrisė nė shprehje, duket qartė dhe gjinia e Perėndisė, e cila e ka natyrshmėrinė nė femėrore: “perėndi e rrezikshme”, nė njė kohė qė nė terminologjinė kishtare kjo ėshtė “mashkullorizuar”: “Perėndi i madh”, pėr shembull.


Ndryshimi i gjinisė sė Perėndisė nga femėrore nė mashkullore, ėshtė aq i vjetėr sa ē’ėshtė dhe kuptimi i sotėm i kėsaj fjale. Shndėrrimi i gjinisė u ndėrfut si pasojė e ideologjisė sė krishterė nė pėrkthim, ku Zoti ėshtė i simbolizuar mashkull dhe duhet qė me domosdo tė jetė i gjinisė mashkullore, siē ėshtė nė gjuhėt e teksteve origjinale.

Shumė pararendės, sidomos Kristoforidhi, iu dorėzuan kėsaj bindjeje, duke e gjuhėzuar Perėndinė nė gjininė mashkullore. Asnjė botim i traditės, veēse, nuk ėshtė qind pėr qind i njėtrajtshėm nė kėtė pikė. Edhe Kristoforidhi, si dhe tė tjerė mbas tij, ka lėnė tė dokumentuar shembuj natyrorė tė shqipes, ku Perėndia ėshtė e gjinisė femėrore, dhe jo ashtu siē deshte t’a gjinizonte ai.[4]

 
Ata qė imitojnė sot tekstet e traditės spirituale nė drejtshkrim, janė vetė ata me pėrvojė spirituale. Pėrndryshe pėrdoruesit e sotėm pėrdorin fjalėn Zot, ndėrsa kur nevojitet Perėndi, kjo shtrihet sipas pėrmasės sė saj kulturore; nė gjininė femėrore. Njė pėrdorim tė kujdesshėm hasa nė shtyp, tek po lexoja njė shkrim nga njė filolog i mirėnjohur: ”Po sikur njė nxėnės (…) tė thoshte: ‘Perėndia jonė ėshtė i vetmi Zot qė bėri botėn’…” (Edmond Tupja).[5]

Kėtu vihet re pėrkujdesja e shkruesit, sepse gjinia e Perėndisė ėshtė femėrore, jonė, por mė tutje, nga dilema pėr tė shkruar “E Vetmja qė bėri botėn”, autori negociohet me alternimin “i vetmi Zot”. Por jo tė gjithė janė kaq ndijimorė nė nuancat e shqipes.  

Sidoqoftė, ky pėrshkrim pėrmbledhės tregon se, pavarėsisht nga ngulmi i institucioneve fetare pėr disa breza, shqiptarėt e sotėm vazhdojnė tė ruajnė pėrdorimin tradicional/kulturor tė fjalės Perėndi, duke e lakuar atė nė gjininė femėrore, por duke u distancuar nga pėrdorimi i plotė brenda saj, e sidomos duke u siguruar tek fjala Zot, si mė pėrcaktuese nė shqipen e sotme.

Nė fakt, i Epėrmi qė na ėshtė simbolizuar si i gjinisė mashkullore, teologjikisht ėshtė tej gjinive, pra ėshtė i pagjinishėm, qė pėr ne njerėzit do tė thotė se ėshtė i dygjinishėm. Nė qoftė se kjo nuk ekziston nė gjuhė tė tjera bashkėkohore, kush e ka fajin qė rasti shqiptar po pėrdhunohet?

Sado absurde qė tė jetė kjo pėr ata qė nuk e flasin shqipen qė pėr sė vogli, rrugėtimi i kėsaj trajte tė rrallė pėrmes shqipes sė shekujve tė fundit shpreh njė nga pikat e denja pėr pėrqasje ndėrgjuhėsore. Sikleti pėr tė pranuar njė Perėndi tė gjinisė femėrore, ėshtė mė i vogėl sesa pranimi i dhunimit tė intuitės gjuhėsore, tė paktėn nė tekstet jashtė adhurimit.

Para se tė lexojmė disa nga klasikėt tanė, vlen tė shėnojmė se fjala Perėndi nė shqipe fillimisht do tė thoshte mbretėri dhe jo Zot. Tek Matrėnga, pėr shembull, Perėndi pėrdoret nė vend tė fjalės mbretėri, siē duket dhe nga teksti italisht pėrbri: Perėndia e qiellvet – il regno di cieli.[6]

Ndėrsa fjala Perėndeshė pėrdoret atje pėr Marinė, nė vend tė fjalės mbretėreshė: “Falemi, Perėndeshė, ėma e elejmosinit” (dio ti salvi regina madre di misericordia).[7]

Kėshtu ėshtė e regjistruar kjo tek autorėt e vjetėr shqiptarė deri tek Anonimi i Elbasanit, ku Perėndi pėrdoret me kuptimin Zot, por Perėndesha ende quhet Mbretėresha, pėr Hyjlindėsen, Marinė.

Kjo dukuri ka ngjyruar dhe pėrkthimin e Anonimit nė anglishte, nga vetė Dr. Robert Elsie, i cili e pėrktheu kėtė nė “Hyjneshė”: “PRDsha denj mė gjunjė e ra…/ The Goddess fell to her kness…”.[8]

Gjatė njė qindvjeēari si lak kohor, pra, mbas Matrėngės, domethėnė para Anonimit, midis viteve 1592-1761, duket ndryshimi i kuptimit tė Perėndisė nė shqipe; nga Mbretėreshė nė Zot.  


Naim Frashėri: Nė zėmrėt tėnė e gjejmė Zonė


Naim Frashėri pėrdor me tė njėjtėn lehtėsi Perėndi dhe Zot, pėrveēse kur kėrkon tė pėrftojė rimėn, nėn shtrėngesėn e rrymave poetike tė modeleve tė tij: “Po tė nderojė njeriu njerinė/ e ka nderuar dhe Perėndinė/ Nė zėmrėt tėnė e gjejmė Zonė/ shtėpi’ e ti ‘shtė zėmėra jonė”.[9]

Pra, nė vitet e tij kuptimi i emrave Perėndi e Zot ishte njėsoj si sot, por ama i njėjtė duket dhe pėrdorimi, gjė qė sot ėshtė shpėrpjestuar.  

Perėndia pėr Naimin ishte ashtu siē e ka shqipja, nė gjininė femėrore.  “Fuqit’ e Perėndisė/ duket tekdo/ se shpirt’i gjithėsisė/ po ėshtė ajo”.[10]

Pėrderisa Naim Frashėri nuk ishte i krishterė, e kishte mė tė lehtė tė shkruante shqip siē ndjente, ndėrsa intelektualėt e krishterė ato vite, si Kristoforidhi pėr shembull, krijonin nėn njė trysni gjuhėsore, pėrderisa ata qė investonin pėr tė shtypur librat e tij shqip nuk kishin synime kombėtariste nė gjuhė, por vetėm spirituale. Nėpėrmjet pėrkthimeve ne trashėguam shumė, por midis tyre ndjemė dhe tėhuajtje tė shqipes.


Faik Konica: Perėnditė janė tė kėnaqura nga patriotizma juaj


Faik Konica pėrdor mė shumė Perėndia sesa Zoti, edhe pse nuk mohon asnjė trajtė. Edhe ky ruan gjininė femėrore, por jo gjithmonė:  “Tė lėvdojmė Perėndinė/ qė krijojti bukurinė/… S’ėshtė i ashpėr, pa mėshirė/ ėsht’ i fortė dhe i mirė.”[11]

Pak mė poshtė Konica flet pėr Zotin dhe nuk dihet se nė ē’varg e ka ndarė nga mendja e tij aq detajuese Perėndinė nga Zoti: “Lėvdim Zotit plot me shie/q’i dha botės kėtė hie”. Nė prozėn shqipe, ku Konica ėshtė i pėrhershėm, ai e ka pėrdorur gjerė fjalėn Perėndi, dhe madje shumė tė lakuar nė femėrore: “Perėnditė, thanė pleqtė, janė tė kėnaqura nga patriotizma juaj…”.[12]

Sidoqoftė, ky rast nuk ėshtė kaq i vėshtirė sa ē’ėshtė ky qė vijon, ku autori ka bėrė mbitheksime, gjė qė tregon se e ka peshuar mirė pėrdorimin: “S’ka forcė as fuqi veē se te Perėndia, e Larta, e Madhia!”[13]  

Nė gjuhėne Konicės, pėr parantezė, nuk fshihet pėrkujdesja e intelektualit nė pėrzgjedhjet e terminologjisė, e cila ende sot nė lėmin fetar nuk ėshtė e shpenguar. Ka disa pika ku Konica jep opinione tė vlefshme. Nė qėmtimin qė vijon, pėr shembull, bėhet dallim mbi pėrdorimin shpirtėror dhe spiritual nė shqipe, njė nuancė qė vėshtirė tė pėrftohet dhe nė shkrimet e mendimtarisė sė pasdiktaturės: “… muzika, pėrveē pėlqimit estetik qė na jep si art, ka edhe njė fuqi spirituale qė shvillon hollėsin’ e shpirtit”.[14]

Dhembshuria pėr shqipen sot, na ēon ndonjėherė dhe nė purizėm, si nė rastin shpirtėror, me tė cilin mjaft bashkėkohės mbulojnė edhe atė spiritual.

Kur Konica fjalėson brenda religjioneve, ai jo vetėm vėzhgon e respekton shqipen e tyre, por pėrdor e ndihmon, qoftė dhe kur rrėmbehet: “… e, me ato duar qi nė mėgjes zunė Eukaristin tė peshosh copėt e turpėshme tė botės”.[15]

Tek e njėjta polemikė me atin katolik, ai e nuancon debatin duke ruajtur termat gjuhėsorė tė kundėrshtarit: “T’isha ipeshkėv unė, njė zet-e-katėr orė nuk u a kisha pėr tė lėnė mė meshėn priftėrve si ty”.[16]

Ndėrsa kur i referohet Nolit, ai e pėrmend atė si Peshkop dhe jo Ipeshkėv, sepse dėgjon e sugjeron edhe pėr fjalėsin ortodoks. Po kėshtu, Konica pėrdor saktė drejtshkrimin e titullit tė priftit: “… e kish shkruar me talent At Fan S. Noli”.[17] Por trajta At pėrdoret nga Konica pėr etėr ortodoksė e katolikė: “At Gjeēovit nė Shkodėr”. [18]

Ekzistojnė sot sugjerime nga pėrdorues tė kujdesshėm tė shqipes, tė cilėt parapėlqejnė Atė, dhe jo At, por kjo ka dalė nga pėrdorimi i natyrshėm i standardit. Drejtshkrimi At ėshtė imponuar tashmė nė shqipe.


Lasgush Poradeci: O Zot, po rroj pendesėn e jetės mź sė nxire


Deri kėtu, pavarėsisht nga parantezat e Konicės, pamė se rilindasit janė kaq tė shpenguar me “femėroren” e Perėndisė, saqė e lakojnė nė sipėrore, duke  pėrveēėsuar madje dhe mbiemrat “e Saj”. Duke kapėrcyer shqipen eksperimentuese tė Konicės, pothuaj kudo gjetkė gjejmė pėrdorimin e fjalės Zot, nė vend tė Perėndisė. Me epėrsinė e pėrdorimit tė sotėm, kjo duket kthjellėt tek poezia e Lasgush Poradecit, pothuaj nė gjithė veprėn e tij, por sidomos nė pėrsiatjet e tij filozofike: “O Zot! Po rroj pėndesėn e jetės mź sė nxire…”, duke e titulluar madje poezinė “Njeriu dhe Zoti”[19].

I veēuar nga tokėsorėt, por dhe nga tė shenjtat e tyre, ky poet nuk kapet kurrė liturgjik nė pėrzgjedhjet e tij gjuhėsore.  

Ndėrsa Zoti ėshtė fjala qė Lasgushi ka pėrdorur mė shumė, Perėndia pėrdoret nga ai me nuanca spirituale, njėsoj siē e pėrdorim sot: “Njė ēikė frymė shentėrije/ njė ēikė erė perėndi”, tek poezia “Era e perėndisė”.[20]

Kjo poezi mban nėnshkrimin se ėshtė shkruar njė tė diel nė mėngjes, “nė shtrat”, nė njė rrugė me emėr shenjtori, ndėrsa tė tjerėt po shkonin tė luteshin nė kishė, ku pa dyshim Llazari i vogėl pati konsumuar qindra orė, tė paktėn, tė kureshtjes fėminore, tė denja kėto pėr njė pickim tė pashėruar tė mekanizmit gjuhėsor. Atje, nė tempull, gjithēka pėrkthehej nė shqipen dialektore tė mjedisit, lektike apo semiotike, pavarėsisht se ishte apo s’ishte Perėndi… Por ky ėshtė njė hamendėsim, i cili edhe sikur tė mos pėrjashtojė hipotezėn, nuk del nga tejdukshmėria e shqipes sė Lasgushit.  
 

Migjeni: Tė lutem, o perėndi, pėr njė simfoni

Ndėrsa nė shqipen brilante tė Lasgushit i Epėrmi ishte Zot, tek Migjeni nuk mund tė mos jetė Perėndi. Profet i tė mjerėve, pėrdėllyes i tė trishtuarve, ai qė ngushėllon mbasi godet e hedh drejt vetėnjohjes, tek thelbi i dhimbjes sė bashkėkohėsve, Migjeni i ka frazat si rrokje rituale, nė kundėrshti me pėrditshmėrinė, zanimi i sė cilave ėshtė gjuha e amėshuar e poetit, brejtja vetmevete e monologu pėr botėn, zėri i atij qė thėrret nė shkretėtirėn e doktrinave spirituale e tė zakoneve etnokulturore, tė cilat po pėrvetėsoheshin e po funksiononin si njerivrasėse.

Ashtu si dikush, shumė larg nga Shqipėria, do tė shkonte nė seminar ortodoks, e qė andej mbas ndriēimit, a errėsimit, do tė skeletonte me tė njėjtat eshtra zhvendosjen e njė perandorie, tė cilėn Migjeni kishte fatin tė mos t’a shihte nė tė gjallė tė tij nė Shkodėr, vetė ai pėrftoi nė seminarin ortodoks, si pasojė e pėrsėritjes tekstuale, si shprehi rituale tė paktėn, vargėzime tė tilla: “Tė lutem, o perėndi/ pėr njė simfoni/ tė dėfrej nė lumni”.[21] E ēfarė tjetėr?

Sidoqoftė, kjo ėshtė njė nga substancat e esencės Migjeni. Nėse e pėrgjithėsojmė referimin e tij, nė pjesėn mė tė madhe poeti nuk ėshtė “lutės”. Nė shumicėn e rasteve ai ėshtė krejt ndryshe. Mbasi ēan njė vertikale tė guximshme me qiellin, duke mbushur humnerėn me duhmė, nė vend tė temjamit, horizontalja e Migjenit me tokėsorėt nuk bėn gjė tjetėr veēse kreshpėron shestimin e njė kryqi, tė njė dhimbjeje: mjerimi i shqiptarit, pa e pėrmendur me emėr.

Siē duket, kur njeriu mjerohet, ai shtingėllohet, shfisėrohet, por nuk zhvargėzohet. E si mund t’a lejojė ai pastaj gjuhėn e botės tė tėhuajė gjuhėn e poetit, tė shenjtat e tij, ku edhe njė presje kryen funksione tė mistershme. Migjeni parakalon nė letrat shqipe jo si kalorės elitar, por si shtegtar eklektik, prandaj dhe nuk i pengon subjektet tė nyjtohen jo-poetikisht nė tokėn e tij, mjafton tė thonė tė vėrtetėn, sepse me poezi Migjeni vuan t’iu lėēitė shqipfolėsve vdekjen e njeridashjes: “-A po na fal ndoj send zojė? – Zoti tė dashtė!”[22] Dialektika e sė folmes vendore.

Poezia e Migjenit vizatohet si kundėrdogmė pėr pėrmbysje, pafuqishmėria ndaj hipokrizisė sė institucionalizuar, prandaj dhe e klithur me tė madhe. Ndėrsa Migjeni vetė zgjedh tė bėhet mik i gjehenės sė religjioneve tė shthelbėsuara ndėr shqiptarė, dėgjohet opinioni spiritual i intelektualit (“specialisti i kulteve”, siē mund tė quhej sot qė nuk ka tė tillė), ai qė nė njėjtėn kohė paralajmėron esencėn e klerit, pavarėsisht nga pozita laike apo etiketa e keqkuptuar: “Zoti ndoshta kujdeset pėr trumcakė edhe priftėnt, por pėr mue s’e besoj”.[23] Nė tė folmen e qytetit tė tij.


Duket se institucionet tokėsore, edhe pse tė sendeve hyjnore, kanė rėnė dhe e kanė vrarė poetin, nė tė njėjtėn kohė me sėmundjen e pashėrueshme qė i kumtonte vdekjen ēdo agim.

A mos vallė plagosja e thellė frymore qė kėrkon t’a pėrjetėsojė nė vepėr, fshihte njė traumė tė pashėruar shpirtėrore nė seminar, tė cilėn ai e bėzan si hakmarrje spirituale, pa e pėrshkruar fare, si e vetmja mbetje pasionesh pėr njė tė rėnė?

Ndėrsa plagėt e shpirtit nuk kanė shpirt, prandaj dhe nuk kanė pėrkatėsi religjioni, plagėsit-specie qė nga ai ēast kthehen nė zėra tė kudomishėruar. Pėrndryshe pėrse kaq i lakuar zėri liturgjik Perėndi, nė njė vepėr kaq tė kursyer me gramatikė? Ndoshta, ja pse duhet ndjerė Migjeni, pėrndryshe ai ka tė drejtė tė jetė gjykatar: “S’duem, pėr hir/ tė kalbėsinave tė vjetra, qė kėrkojnė ‘shejtnim’”/ tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit/ qė tė vajtojm prap kangėn e trishtimit”.[24] Amin!

Kaq spiritual me dhimbjen, por dhe kaq i ndjeshėm me gjuhėn, Migjeni ruan pėrdorimin liturgjik tė ortodoksėve Perėndi, dhe jo Hyj, siē mund tė pritej kjo nga njė poet ritual i gegėrishtes. Por kur ai pėrdor shumėsin, prapė pėr ritualizim, humbet brenda mistereve tė shqipes, tek feja e poetit:  “Njeriun-paljaēo e krijoi absurditeti pėr me argtue hyjtė e natės, dritėn e ditės dhe krijesat e dorės tjetėr”.[25]


Interesant nė tekstualitetin e Migjenit ėshtė pėrdorimi i mbiemrit hyjnore, i cili mbizotėron edhe nė standardin e sotėm. Tek ky pėrdorim Migjeni jep pėrshtypjen se e ka menduar disa herė, dhe madje tė numėrt e ka renditur, problematikėn tekstuale: “Atėherė, nė kėt pezullim tė njeriut, u zgjua nė tė ajo qė nuk asht prej kėsaj bote, ajo gjasend qė i thotė pjesa qiellore, hyjnore, perėndore e ku dij ma… “.[26]

Por edhe sikur ky tė ishte njė ēast i vetėm, gjetkė ai vėrtetohet njėsoj pėrshkrues: “… meritimi i lavdės nuk ėshtė tek ajo vetė, por tek ajo gjasend q’i thotė qiellore, hyjnore, perėndore e ku dij ma se kjo e bani njerėzinė t’i shpalli ultimatumin vetes”.[27]

Pėrsa i pėrket kėtij pėrdorimi, Konica [28] e Noli,[29]  edhe pse mė afėr njė shqipeje mė pėrfshirėse sesa gjuha vetėmbrojtėse e Migjenit,  parapėlqejnė “e perėndishme” dhe “perėndore”, nė vend tė “hyjnore”.  

Ashtu siē ka vėnė radhė nė pėrdorimin e mbiemrave, duke vėnė hyjnore tė parėn, siē u trashėgua nė shqipen e sotme, njėsoj Migjeni rendit Perėndinė dhe Zotin, temėn e leximit tonė “… e tėrhiqte pėr kin tė palltos, por lehtė, shum lehtė, se kish frikė mos tė zgjojė mnin e zotit, e perėndisė, e dreqit, mnin e kėti njeriu-zotni deshta tė them”.[30]

Zoti ishte i pari, sepse ėshtė i njerėzve,  perėndia ėshtė e dyta, sepse ėshtė e poetit, para se ai tė humbasė nė hyjnajė… Pra, pėrmes poezisė, fillit tė kėrthizės, por dhe referencės tekstuale nė poezi, si lajm gramatologjik, Migjeni ndihmon bashkėpėrdoruesit e shqipes, duke bėrė lojė me ta; njė lojė si opinion i mirėfilltė albanologjik.  

Duke ecur nė kėtė lexim tė Migjenit, bindemi se sjellim njė enigmė pėr pėrsiatje tė mėtejshme, sesa njė pėrgjigje ndaj njė pyetjeje. Pėrderisa tema jonė ėshtė e ngushtė, mund tė them se pėrdorimi i termave Perėndi e Zot nga Migjeni ėshtė debatues edhe pėr pikėpyetjen ortodokse “toskėrishte-gegėrishte” nė tė kaluarėn, aq mė tepėr kur nuk ėshtė folur pėr nuancat gjuhėsore tė gegėve ortodoksė, siē ishte Migjeni, por dhe tė tjerė, e madje teologė e hierarkė tė KOASh-it

Pėrdorimi “ortodoks” kėtu nuk bėhet pėr tė pėrcaktuar raportet e Migjenit me fenė, sesa pėrkatėsinė e tij kulturo-spirituale, e cila ėshtė e cekėt tė mohohet me motive institucioni, nė njė kohė qė ky poet ėshtė kaq mėsimdhėnės pėr klerin shqiptar tė pasdiktaturės, sidomos pėr tė rinjtė, pėr seminaristat, ku Milloshi pėrkiste, pavarėsisht nga rrethanat, pėr t’iu kujtuar atyre tė njėjtėn pėrvojė kulturo-spirituale, e cila nė vitet 30 ishte vetėm nė fillimet e saj, por qė sot ėshtė zotėruese. Disa poezi tė Migjenit janė topikė tė gatshėm pėr biseda, nė qoftė se njė prift ortodoks nuk fshihet nėn mjerimin e pėrmbajtjes njerėzore, sidomos kur i dhimbset mė shumė shqiptari i sotėm.  

Lexuam, pra, kėtu njė poet me njė tė kaluar tė pasur gjuhėsore, pėrmes leximeve tė mirėfillta nė disa gjuhė, e nė disa trajta tekstuale brenda shqipes, i cili jep shenja terminologjie nė tekstualitetin e tij. Pėr sa i pėrket pėrpjestimeve tė sotme nė pėrdorimin e dy termave nė fjalė, a pėrkatėsve tė tyre, nga folėsit e gegėrishtes mė shumė pėrdoret nga ata Zoti, njėsoj si nė shqipen standarde: “…pse nuk ka ideal ma tė lartė ‘tash e pėrgjithmonė e jetės’ se me njoftė Zotin, me pranue qenien e Tij, se me e dashtė Zotin, me i shėrbye e me jetue pėr Atė” (Ipeshkėv Zef Simoni).[31]


Fan Noli: Ti moj Perėndi e Dashurisė, shpėtona

Duke lexuar njė vepėr tė hershme letrare tė Nolit, pesė vjet mė tė vjetėr nga viti 1907, kur u botua e pėrkthyer nga greqishtja nė shqipe, menjėherė vėmė re se Noli kėmbėngul nė pėrdorimin Perėndi, dhe jo Zot, gjė qė e ruajti gjer nė fund tė krijimtarisė sė tij (Tema jonė ėshtė pėrdorimi Perėndi si Theós nė greqishte, sepse Kyrios ėshtė pėrkthyer nga Noli nė Zot).

Ndėrsa Migjeni kujdesej mė tepėr pėr thelbin e gjuhės, dhe jo pėr mbaresat e saj, sepse qė tė dy autorėt kishin probleme me shqipen, pavarėsisht se nga pozita tė ndryshme, Noli mbeti njė pėrdorues emocional i toskėrishtes. Tek pėrdorimet e Nolit mund tė zbulohen shumė emocione tė autorit, ose tė zhduken krejt.

Djaloshi i ri qė pėrpiqet tė shkruajė shqip, ruan trajtat kulturore tė saj, ato qė trashėgoi nga Thraka e largėt, tė pėrqasura e tė njelmėsuara me tė folmet e bashkėmėrgimtarėve nga Toskėria; pėr t’i imponuar nė letėr.

Perėndia, si pasojė e kėtij sfondi etnogjuhėsor, nė librin Israilitė dhe Filistinė ėshtė e gjinisė femėrore, dhe madje me njė theksim tė dyfishtė, tė pazakontė, nga shkruesi:  “Ti moj Perėndi e Dashurisė, shpėtona” (f.45-46).[32]

Jo vetėm qė ėshtė e Dashurisė, por moj e bėn kėtė pėrdorim krejt tė lakuar nė femėrore. Pėrderisa kemi njė pėrkthim kėtu, dhe jo njė tekst origjinal, ėshtė e natyrshme qė pėrkthyesi tė jetė menduar mirė kur e ka pėrkthyer nga greqishtja. Nėse e pėrkthejmė mbrapsht nė greqishtje, kjo frazė mund tė ishte “O Theé”, ose  “Re Theé”, gjė qė atje sidoqoftė dėgjohet si njė thirrore e ashpėr, ndėrsa nė shqipe pėrkthimi del ėmbėlsisht ledhatues: Moj! A tingėllonte kjo njėsoj pėr Nolin e atėhershėm gjuhėsor, apo ėshtė e kotė tė rendėsh mbas njė pėrkthyesi qė nuk kapet gjithmonė i pėrkthyer?

Mbas kėtij eksperimenti, e shohim Nolin tė pėrdorė trajta tė ndryshme gjinore brenda njė fjalie: “Perėndia jonė s’ėshtė def, ose kulēedrė, ėshtė ay me tė cilėn merret Jakovi dhe e shpie poshtė, ėshtė shkalla me tė cilėn tė ngrenė ėngjėjtė mi fron’ e tij” (f. 41).

Por si mund tė jetė Perėndia jonė, dhe pastaj tė bėhet ai, jo ajo, dhe pastaj e tij? Kjo tregon se “korrektesa” gjinore e tė Epėrmit nuk pėrfshihet nė axhendėn e atėhershme tė Fan Nolit si autor, ndryshe nga ē’do tė shohin nė vijim.

E njėjta luhatje nė pėrdorimin e gjinisė sė Perėndisė, nė krahasim me dramėn Israilitė dhe Filistinė, regjistrohet dhe nė pėrkthimet e para liturgjike tė Nolit, 1908-1914, ku pėrkthyesi nė parim pėrdor gjininė femėrore tė Perėndisė, por herė pas here kapet “i influencuar”, njėsoj siē pamė tek drama nė fjalė.

Dy shembujt e mėposhtėm qėmtohen nga libri i parė dhe ai i fundit i kėsaj periudhe pėrkthimore, me njė hapėsirė pesėvjeēare nga njėri-tjetri: “… Perėndia jonė njerzidashėse, qė i akseptoj n’Alltar tė tij tė shėntė…”,[34] dhe “Tė falurit t’im Pérėndisė do t’ia dérth, dhé atī do t’i trégoj hidhėrimét é mia”.[35]

Ndėrsa pėrkthyesi, pra, pėrdor planifikueshėm gjininė femėrore tė Perėndisė, trajtėn kulturore jonė, ka raste, pėrmes njė korpusi tė dendur tekstesh tė atyre viteve, kur “hija” e Kristoforidhit, ose hijet e pėrbashkėta, nuk e trashėgojnė pėrkthyesin tė njėtrajtshėm, prandaj dhe Perėndia jonė bėhet herė ajo e herė ai, apo atij, e tij...

Ndryshe ėshtė nė periudhėn e dytė tė pėrkthimeve kishtare, 1941-1952, ku Noli e “mashkullarizoi” Perėndinė kryefund. Njė nga arsyet e ideologjisė sė Nolit mbi gjininė e Perėndisė, ishte shmangia nga ēėshtje qė kėrkonin debate teologjike. Nė kėtė rast gjinia nuk shpjegohej ndryshe nga Kristoforidhi nė tė kaluarėn, apo nga ortodoksia zyrtare nė Shqipėri, nė tė tashmen e tij, pėrveēse me motive teologjike, mbi simbolikėn mashkullore tė Zotit tė krishterė, si model i gatshėm nė marrėveshjet pėrkthimore (Le tė merreshin teologėt me asi punėsh…).  

Nga pikėpamja tekstuale, njė nga ndryshimet gjuhėsore midis dy periudhave pėrkthimore nuk ėshtė ecuria e autorit nė shqipe, a ngurtėsia nė terminologjinė kishtare, siē mund tė priste dikush, sesa lėmimi i pikėpamjes gjinore nė tekstualitet. Jo vetėm nė adhurim, por dhe nė letėrsi, Noli dokumentoi tė njėjtėn gjė, duke vijuar pėrdorimin e Perėndisė nė mashkullore, si nė pėrkthimin e poezisė Vajtim pėr bijėn: “Ja ku tė vinj, o Zot, dhe prokllamonj qė je/ I mir’ i ėmbl’ i dhėmpshur, Perėndi i Jetės/ I vetėm qė di se ē’bėn dhe pėrse”.[36]

Duke e trajtuar veten si nxėnės nė shqipe, pėr gjithė jetėn, nga njėra anė Noli respektonte intuitėn e tij kulturore tė toskėrishtes, por nga ana tjetėr pranonte sugjerimet e njė realiteti tejkalues; me modesti tėrheqėse.

Kur pranoi Perėndinė nė mashkullore (Perėndi i Jetės dhe jo e Jetės), jo vetėm qė Noli ra dakord me Kristoforidhin, ndryshe nga mė parė, por u bė mė i shtirur nė terminologji, edhe pse nė kahun e ndėrsjelltė; Kristoforidhi i pati mėshuar purizmit, duke shkulur nga gjuha ēdo fjalė tė huaj, qoftė dhe me rrėnjė njėsoj tė thella ndonjėherė, ndėrsa Noli tashmė po pėrjetėsonte fjalė tė huaja nė shqipe, tė cilat nė periudhėn e parė ishin mė tė pakta, plus qė ishin dėgjuar atėherė si kalimtare, pėrderisa fillimi i veprės liturgjike ortodokse pėrkoi me fillimin e priftit tė ri nė letrat shqipe.  

Disa prej kėtyre fjalėve tė huaja janė krejt tė pashpjegueshme, sidomos nėse nuk thellohemi nė botėn kulturore tė autorit. Pėr shembull, ėshtė e lehtė tė anashkalojmė foljen “akseptoj” qė hasėm mė sipėr, sepse kjo konceptohej nė vitet 10, por ēfarė hiri pėrēon folja “prokllamonj” nė vitet 60, pėr njė autor tė plakur nė lėmin e pėrkthimit? Ose mė mirė, nė ēfarė ujėvare gjuhėsore zbrisnin shkrimtarėt bashkėkohės nė Shqipėri, dhe ku mėtonte tė ngjitej e tė mbetej Fanoli? Asnjė autor nuk i shpėton dot njerishmėrisė sė tij.


Gjuha e viteve 60 nė Shqipėri, nė krahasim me prelatin e mėrguar, tė jep pėrshtypjen se lėvrohet nė njė shekull tjetėr. Pra, pėr sa i pėrket gjuhės letrare, Noli kėmbėngulte nė vetvete. Ndoshta pėrkushtimi tek anglishtja, si gjuhė parėsore pėr tė, pėr mė tė dashurit e pėrditshėm, por dhe pėr grigjėn e tij; varfėria e shqipes sė gjallė tė bashkėbiseduesve nė mėrgim, pėrderisa shumica e shqiptarėve tė ardhur nga Shqipėria ishin tė paarsimuar e tashmė tė moshuar, domethėnė gjuhėsisht tė zhbalancuar (pėr dijetarin e zhgėnjyer nga mėsimi, shqiptarėt nuk shkaktonin mė ēastet e shkuara ngazėllyese, kur ata dinin vetėm shqip dhe vetvetishmėria shprehimore i kishte shndėrruar nė subjekt hulumtimi kulturor); vetėveēimi gjuhėsor i intelektualėve tė tjerė shqiptarė nė ShBA; pėrsiatja e tij e pėrhershme me njė botė tjetėr tekstuale, e cila mė nė fund e mundi kėrshėrinė, e tė tjera shkaqe, nuk ishin pak

Librat qė i dėrgonin Nolit nga Shqipėria, jo vetėm qė ishin njė grimė e gjithė asaj gramatologjie qė po rrėmbehej kaq tekstualisht, por ka tė ngjarė qė Noli tė mos i lexonte fare, pėrndryshe si mund t’a anashkalonte ai detyrimin e intelektualit pėr tė lexuar e cituar veprat e bashkėkohėsve? (Noli nuk jep shenja bashkėlidhjeje me ato rryma filozofike ku mund shpėrnjihen veprat e bashkėkohėsve me motive pėrkatėsie).

Nėse debatojmė sot mbi sensin, tiparet dhe imponimin e njė Shqipėrie virtuale, tej gjeografisė a pikave tė prekshme, lidhja kulturore e Nolit me realitetin shqiptar mund tė kuptohet si e paraprirė.  

Le tė kthehemi tek qerthulli i kėsaj trajtese, tek pėrdorimi Perėndi dhe sidomos tek femėrorja e mashkullorizuar nė shqipe. Mbas gjithė kėtij leximi, ku pamė pėrpjekje institucionale pėr tė planifikuar tendencat gjinore tė emrave gramatikorė, ekzistojnė dėshmi tė mjaftueshme se kjo nuk funksionon gjithmonė shpenguar as nė tekstualitetin e sotėm ortodoks.

Megjithėse Libri i Shėrbesave ėshtė botuar e kontrolluar shumė herė nė shqipe (1909-1994), prapėseprapė tek botimi i fundit ka raste kur Perėndia ėshtė nė femėrore. Pėr shembull, tek “Urata e himnit Kerubik”, ndėrsa teksti fillon me gjininė mashkullore, “… se vetėm ti, o Zot Perėndia ynė, i sundon qielloret…”, mė poshtė pėrfundon nė femėrore: “Ai qė pranon dhe qė jep vetveten, o Krisht Perėndia jonė…”.37]  


Jakov Xoxa: O zot, pėrbuzja  jote qenka si shiu

Nė tė njėjtėn periudhė tekstuale pėr Nolin dhe shqipen, nė vitet 60, le tė shohim tanimė pėrdorimet Perėndi dhe Zot tek bashkautorėt e tij nė Shqipėri. Le tė lexojmė Lumin e vdekur tė Jakov Xoxes, si njė nga mė tė spikaturit shkrimtarė ato vite, por sidomos atė qė lakonte mė shumė dy termat e kėtij debati atėherė: “Shyqyr qė na takoi perėndia rrugės, se zoti e di si do tė rronim kėshtu tė gjallė mes tė tė vdekurve e tė vdekur nė mes tė tė gjallėve…” (f. 160).[38]

Nė kėtė fjali duket se nė fjalėsin e shkrimtarit dy termat Perėndi e Zot kanė tė njėjtėn rėndėsi. Pėrderisa ėshtė njė fjali rrėfyese, me nota bisedimore dhe tė ēiltra, perėndia ėshtė e para.

Por kur personazhet janė shpėrthyes, ajo qė vjen e para tė artikulohet ėshtė Zoti: “O zot! Pėrbuzja jote qenka si shiu, merr qė lart poshtė: Beu pėrbuz agallarėt, agallarėt subashllarėt, subashllarėt kosovarėt, kosovarėt myzeqarėt, myzeqarėt sarakaēanėt, sarakaēanėt evgjitėt, evgjitėt arixhinjtė, arixhinjtė… O zot! Ē’ėshtė ky mallkim i yt qė bije nga lart mbi njerėzi!” (f. 205).

Pėrdorimi ritual i Nolit (Perėndi), pra, ėshtė larg pėrdorimit tė natyrshėm nė shqipen letrare (Zot). Duke lexuar Lumin e vdekur ndjen dikush se kjo gjuhė qė ishte dje, ėshtė sot, do tė jetė dhe nesėr; i njėjti truall.  

Nuk ka dyshim se nė shqipen e atyre viteve Zoti pėrdoret pothuaj nga tė gjitha personazhet, pavarėsisht nga kategoria e tyre gjuhėsore. Nė thirroret e pėrsėritura Perėndia futet vetėm pėr t’a bėrė mė shkrehėse nė pėrdorim, ose pėr tė mbrojtur prozėn nga vjershėzimi:

“O zot, po shuajnė kasollen e po mbytin robt! … dhe brodhi, nėpėr ujė, drejt mesores, pėr tė dalė pėrjashta.”
“O perėndi, ē’ėshtė kjo kėshtu? Paskan zbrazur puset mbi kasollen time!… Po njerėzit ku kanė vajtur?”
“O zot” U ngjall lumi i Vdekur!… klithi gruaja, vetėm, nė mes tė ujit dhe tė shiut; tė ujit qė rritej ēdo hap nga toka e tė shiut qė shtohej ēdo minutė nga qielli” (f. 283-284).

Nuk ka nuanca dalluese nė kėto tre pėrdorime, sepse Perėndia ndėrfutet sa pėr freski, pėr tė mos monotonizuar pėrdorimin zotėrues, Zot.

Siē shohim mė sipėr, dy emrat e pėrveēėm Perėndi dhe Zot shkruhen me shkronjė tė vogėl, si nė gjithė romanin, gjė qė ekziston vetėm pjesėrisht tek Migjeni e Lasgushi, duke dhėnė pėrshtypjen e letrarizimit tė terminologjisė spirituale.

Viti 1967, kur u botua ky version i ripunuar i Lumit tė vdekur, ishte viti “antihyjnor”; qė nga shkurti e deri nė nėntor u trajtėzua procesi pėr shpalljen e Shqipėrisė institucionalisht ateiste. Nuk dimė nėse ky drejtshkrim ishte i autorit apo i shtėpisė botuese.

Nga ana tjetėr, duke lexuar zot dhe perėndi, vetė kjo tė jep njė ndjesi shplodhjeje, sidomos sot, kur shkronjat e mėdha nė terminologjinė spirituale rrezikojnė tė mbysin gjithė shkronjat e vogla, e ndonjėherė dhe ndonjė drejtshkrues.

Kjo mėtohet nėpėrmjet hijes sė anglishtes a tė greqishtes, fjala bie, edhe pse pėrdorimi pa vend i shkronjave tė mėdha e banalizon domethėnien e termave, sepse shqipja, duam s’duam, ka ēarė njė shteg tjetėr gjuhėsor.

Gjithsesi, Jakov Xoxa regjistron me njė vėzhgim tė mprehtė gjuhėsor nė tekstualitetin e tij. Ka pasur epoka tekstuale kur nuk kishte shkronja tė vogla. Ēdo dorėshkrim pėrjetėsohej vetėm me shkronja tė mėdha, e madje pa shenja pikėsimi. Tė njėjtėn ndjesi tė jep ndėrsjelltas dhe vogėlshkronjėzimi si veēori, kur periodizojmė njė letėrsi vendore; tek Lumi i vdekur.

Jakov Xoxa duket se jo vetėm regjistron tė folmen e personazheve tė tij, por na sjell nuanca qė shprehin ideologjinė shprehimore tė tyre. Pėr shembull, qė tė kthehemi tek gjinia e Perėndisė, nė gojėn e at Thanasit shohim tė pėrdoret disa herė Perėndia, si zėdhėnės i ritit dhe folės i mistereve, dhe madje e pėrdorur nė mashkullore, ashtu siē do t’a pėrdorte njė prift ortodoks qė i qėndron besnik atyre gjėrave qė i thonė shkrimet e tij: “Perėndia, i paēim uratėn, qė ėshtė shėnjt mbi shėnjtė e s’di nga prapėsitė e djallėzitė e Satanit…” (f. 630).

Perėndia, pra, ėshtė shėnjt, jo shenjtore, sepse ati e pėrdor nė mashkullore, ndėrsa kudo gjetkė nė roman pėrdoret nga “laikėt” nė femėrore; flasim pėr ato raste kur e pėrdorin, sepse rėndom ata paraqėlqejnė Zotin. Gjithashtu dhe nuancat e sė folmes gege nė dialogėt e romanit sjellin trajtėn Zot dhe jo Perėndi: “Jo, asha zotin, pėr pa me u shndosh Sulejman Tafili, s’la kush me i qit fjalė pėr kėt!” (f. 594).


Zot a Perėndi?

Duke mbėrritur tek Jakov Xoxa, tek gjuha “standarde” e Lumit tė vdekur, ndihemi sikur kemi gjetur fillin e kėputur tė terminologjisė spirituale, nė vitin 1967, atė qė vazhdojmė tė endim sot e pėr shumė kohė. Nga sa u thanė nė kėtė trajtesė, del se fjalėt Perėndi e Zot janė tė njėkuptueshme e tė barabarta nė shqipen e dy shekujve tė fundit, tė paktėn, pavarėsisht nga luhatjet e pėrdoruesve e larmia e lėndės.

Edhe pse fjala Perėndi ruan nuancat e saj tek disa autorė, me lėrimin e shqipes si gjuhė kombėtare, e sidomos si gjuhė letrare, pėrdorimi Zot ka marrė pėrparėsi si njė pėrzgjedhje e vetvetishme, e paplanifikuar nė burimet standarde tė gjuhės.

Veē kėsaj, gjinia femėrore e Perėndisė, atje ku pėrdoret, ėshtė njė lėvizje njėsoj spontane pėr pėrdoruesit e shqipes letrare, sidomos kur ata artikulojnė jashtė hijes sė terminologėve spiritualė, tė cilėt e mėtojnė nė mashkullore, me motive ekskluzive.

Qė nga Naim Frashėri e gjer tek Jakov Xoxa, e qė atėherė e deri mė sot, pamė se pėrdorimi Zot ėshtė zotėrues pėr shqipfolėsit, tė paktėn jashtė shprehjeve rituale e tej shkrehjeve emocionale. Zoti ėshtė pėrzgjedhja mė e afėrt gjuhėsore pėr atė qė nė greqishte ėshtė Theos e nė anglishte God, pavarėsisht se kjo nuk pėrkon me ato gjuhė me tė cilėt janė nė kontakt shqiptarėt e sotėm.

Sa pėr pėrdorimin “tradicional” tė termit Perėndi, i cili ėshtė shumė mė i ri nė shqipe, me kėtė kuptim, ėshtė nė intuitėn dhe motivet e pėrkthyesve pėr tė pėrcaktuar pėrzgjedhjen, por sidomos gjininė e tij. Ėshtė shumė vėshtirė tė mos pėrdoret ky term nė adhurimin ortodoks, tė paktėn sot, por njėsoj e vėshtirė ėshtė vėrtetuar gjinia mashkullore e kėtij emri, e cila u shartua nga femėrorja. Jam i mendimit se alternimi ėshtė e vetmja zgjidhje pėr kėtė periudhė gjuhėsore.  

Personalisht, duke u munduar tė gjej njė tekst sa mė pėrfshirės mbi terminologjinė ortodokse, pėrktheva nga anglishtja librin The Orthodox Way tė teologut anglez Kallistos Ware. Versioni i parė i kėtij pėrkthimi, Udha ortodokse-2004,u paraqit me pėrzgjedhjen Perėndi, tek-tuk e alternuar edhe me Zot, pėrderisa kėshtu e pėrdorin nė shumicė ortodoksėt, por ama nuk pranohet atje gjinia femėrore e Perėndisė, pėrveēse nė citimet biblike e liturgjike, pėr tė ruajtur poetikėn e trashėguar tė adhurimit ortodoks nė shqipe.

Mospėrdorimi i gjinisė mashkullore sė Perėndisė nė bisedė e nė mėsimdhėnie, rrjedh nga pėrvoja jonė gjuhėsore, pėrderisa intutita ime shprehimore nuk u influencua nga terminologjia e shqipes adhurimore; unė jam larguar nga Shqipėria para rilėvrimit tė shqipes spirituale. E si unė janė afro gjysma e folėsve tė kėtij lėmi.

Versioni i dytė, Udha ortodokse-2005 u paraqit pa mohuar versionin e parė. Nė kėtė botim virtual pėrzgjidhet Zoti pėr God, duke lėnė Perėndi vetėm nė citimet biblike e liturgjike, pėr t’a afruar tekstin edhe pėr ata qė nuk kanė pėrvojė rituale. Pėrndodhja nė dy versione tė pėrafėrta tė tė njėjtit tekst, ėshtė njė akt reagimi gjuhėsor, sesa njė rrugėdalje pėrkthimore nė sugjerimet tona. Ka tė ngjarė qė edhe nė kėtė version tė fundit, megjithė mundimin pėr tė qenė sa mė “i pėrsosur” nė pėrkthim e nė drejtshkrim, tė gjenden luhatje nė pėrzgjedhjen e dy termave a nė gjininė e Perėndisė, siē pamė dhe tek Libri i Shėrbesave, ripunuar disa herė nė shqipe nga KOASh-i.

Sepse, sado qė tė luftojė njeriu, qoftė dhe pėr disa breza, gjuha shqipe qenka si shpirti; ku i teket fryn…



Nga Foti Cici



[1] Gjithė italikėt e termave Perėndi e Zot, si dhe tė  mbiemrave a tė pėremrave tė tyre, janė tė autorit tė trajtesės.

[2]Koha Jonė, 21 mars 2004.

[3]Shekulli, 20 maj 2004.

[4] “… qė tė ngrerė krye kundėr Perėndis’ sė gjallė” (Dhiata e Re, “Mbė Ebrenjtė”, 3:12, Korēė 1930). Nė kėtė rast Kristoforidhi e lakon Perėndinė nė femėrore, sė gjallė, ndėrsa nė versionin gegėrisht (1872), i njėjti varg nuk ka nyje: “qi tė  ngrejė krye kundrė Perėndisė gjallė” (ShqiptarOrtodoks.com/TeksteBiblike). Duke folur pėr gjininė e Perėndisė, vlen tė lexohet shkrimi i Valery M. Sardushkin, filologe e Unversitetit tė Shėn Petersburg-ut nė Rusi, nė punimin e saj “Is ‘God’ in Albanian feminine or masculine?” (The Bible Translator, 53/1, 2002, f. 137-143), e cila ka gjetur pothuaj nė tė gjitha pėrkthimet biblike nė shqipe, pėrdorime tė Perėndisė nė femėrore, edhe pse synimi i pėrkthyesve ishte pėr t’a paraqitur gjithmonė nė mashkullore.

[5]Panorama, 16 janar 2005.

[6] “Lumtė ata ēė janė vabėk shpirti/ pse e tireja ishtė perėndia e qiellvet” (Beati sono li poveri di spirito/ percioché di loro é il regno di cieli), Matteo Sciambra, La “Dottrina Cristiana” Albanese di Luca Matranga, Citta del Vaticano, 1964, f. 81.

[7] Po aty, f. 47.

[8] Robert Elsie, The Elbasan Gospel Manuscript (Anonimi i Elbasanit), 1761, and the struggle for an original Albanian alphabet, 1995, vargjet 8/05, cituar nga http://www.elsie.de. Kėtu pėrkthyesi fjalėn “Perėndesha” e ka pėrkthyer Gooddess (Hyjnesha), dhe jo Queen (Mbretėresha), siē konceptohej kjo nga autori i Anonimit.

[9]Besojmė, Lulet e Verėsė, cituar nga Naim Frashėri, Vepra letrare 1, 1995, f. 48.

[10]Zėmėra, po aty, f. 45.

[11] Fausti i Ri, cituar nga Faik Konica, Vepra 1, 2001, f. 78-80.

[12]Shqipėria si m’u duk, Vepra 2, f. 20.

[13]Pralla e tregėtarit dhe e xhindit, Vepra 1, f. 347.

[14]Fushata, Vepra 3, f, 282.

[15]Pėrgjigje njė Sėrbi, Po aty, f. 147.

[16] Po aty, f. 147.

[17]Njė histori e shkurtėr e themelimit tė “Vatrės”, Po aty, f. 192.

[18] Titull letre drejtuar klerikut nė fjalė (1897), Vepra 4, f. 31.

[19]Vallja e pėrjetėsisė, cituar nga Lasgush Poradeci, Vepra 1, 1999, f. 107.

[20] Zemra ime, po aty, f. 237.

[21]Lutje, Migjeni, Vepra, 1998, f. 48.

[22]Zoti tė dashtė, f. 99.

[23]Zoti tė dhashtė, f. 100.

[24]Tė birtė e shekullit tė ri, f. 2

[25]Tragjedi apo komedi?, f. 72.

[26]Sokrat i vuejtun-A derr i kėnaqun?, f. 68.

[27]Ose…-Ose, f. 70.

[28] “… tė ngjitet nė tru si njė tip i hollė i nonjė bari tė perėndishmė…”, Dr. Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit, Vepra 2, f. 94.

[29] “Mesh’ e perėndishme e Atit tonė nėrmiet Shėntorėt Joan Gojartit”, Librė e Shėrbesave tė Shėnta tė Kishės Orthodoxe, Boston 1909, f. 65, si dhe “nga pamjet perėndore mėndja m’u ndriēua…”, Vajtim pėr bijėn (V. Hugo), Albumi II, 1966, f. 14.

[30]Njė refren i qytetit tem, f. 78.

[31]“Njė pėrgjigje e kėrkueme”, Alb-Club, 15 janar 2005 (postim i Klajd Kapinovės).

[32] Israilitė dhe Filistinė, Boston 1907.

[34]Librė e Shėrbesave tė Shėnta tė Kishės Orthodoxe, 1909, f. 99.

[35]Lutjesore, 1914, f. 85.

[36]Vajtim pėr bijėn (V. Hugo), Albumi II, 1966, f. 15.

[37] Libėr i Shėrbesave tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse, Tiranė 1994, f. 98-99. Tek i njėjti botim, ka shembuj tė ngjashėm, si tek “Shėrbesa e pėrgatitjes pėr kungim….”: “Perėndisė sonė…” (f. 339), “Perėndisė sė Jakovit…” (f. 241), “Biri i Perėndisė sė gjallė…” (f. 251), e ndoshta dhe gjetkė. E njėjta gjė dokumentohet edhe njė vit mė vonė, tek botimi mė vete e Meshės sė J. Gojartit, ku megjithė ndreqjet e dukshme, Perėndia nuk ėshtė “mashkullorizuar” plotėsisht: “… por pėrpara teje, Perėndisė sė frikshėm…”, Liturgjia Hyjnore e Atit tonė ndėr Shenjtorėt Joan Gojartit, Tiranė 1995, f. 72.

[38] Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Tiranė 1967.
avatar
Zattoo

676


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi