Mitologjia Ilire

Shko poshtė

Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:07



Aspekte tė mitologjisė ilire

Syshikimi teorik, konceptual Ėshtė e vetėkuptueshme, qė tema e mėsipėrme kėrkon para sė gjithash shtrim tė drejtė, objektiv, njė bazė teorike, konceptuale tė saktė.

Nė formulimin e temės kemi parasysh tė nxjerrim nė reliev, jo vetėm aspekte tė mitologjisė sė mirėfilltė tė ilirėve tė lashtė, por edhe dukuri mitologjike tė sinkronizuara tė mitologjive tė tjera, tė lashta tė arealit ballkaniko-mesdhetar, qė zunė vend nė mendėsinė e ilirėve nė mėnyrė tė natyrshme, tė shndėrruara brendapėrbrenda kėsaj mendėsie nė formėn e njė ndėrgjegjeje mitologjike vepruese, nė "harmoni" me panteonin ilir.

Nė gjendjen e sotme tė studimeve nė kėtė rrafsh (qė pėr fat tė keq ende janė shumė tė pamjaftueshme si dhe plot teza aprioristike, ose dhe tė pasakta), ėshtė vėshtirė tė bėhet njė trajtim shterues.

Kjo gjė kėrkon punė studimore e shumėduarshe, ndėrdisiplinore. Burimet e dijes janė shkrimet e autorėve antikė, qė kanė pėrshkruar edhe aspekte tė kulteve e tė miteve ilire, ndonėse pjesėrisht e nė mėnyrė fragmentare, zbulimet arkeologjike etj. Duhet thėnė, se rishikimi i tė dhėnave tė autorėve antikė nga njė optikė mė e pėrparuar metodologjike, shfrytėzimi si duhet i kėtyre tė dhėnave nė funksion tė temės sė mėsipėrme ėshtė detyrė e dorės sė parė pėr studiuesin e fushės.

Zbulimet arkeologjike tė bėra sidomos nė gjysmėn e dytė tė kėtij shekulli nė territorin e gjerė tė ilirėve nė Gadishullin Ballkanik, si edhe ato tė enklavave ilire nė Italinė e Jugut nė Magnia Grecia kanė krijuar njė repertor faktesh, tė dhėnash, qė bėjnė tė mundur vėrtetimin e mitologjisė ilire si njė entitet mė vete, si degė tė veēantė tė pemės sė mitologjive tė lashta evropiane. Sistemimi e organizimi i kulteve tė miteve tė ilirėve ėshtė padyshim njė gjė e vėshtirė, por jo e pamundur.

Ilirėt, si njė nga popujt mė tė mėdhenj e mė tė lashtė tė kontinentit tonė, kanė marrė pjesė nė proceset e mėdha kulturore e shpirtėrore, qė kanė ndodhur qė nė zanafillat e shekujve tė parahistorisė e prehistorisė deri nė antikitetin e vonė. Nė kėtė vijė lakore jashtėzakonisht tė gjatė kohore, ilirėt kanė pasur njė "histori" tė mitologjisė sė tyre, studimi e zbėrthimi i sė cilės pasuron dijen, ilirologjinė.

Mitologjia ilire ėshtė produkt kulturor i llojit tė veēantė, veēse nuk duhet harruar jo vetėm karakteri i saj historik, por edhe fakti, se kjo mitologji nuk ka qenė "njė mbretėri mitesh nė vetvete" apo "njė skemė dekorative e mendimit tė kulluar tė lashtė", por njė praktikė e gjallė, e lindur dhe e lidhur ngushtė me jetėn dhe historinė ekonomike, politike tė ilirėve, me veprimet e tyre nė raportet me fqinjėt, me artin, etnografinė, etnopsikologjinė, filozofinė e shkencėn e mendimit tė lashtė, qė pėrfaqėson marrėdhėnie uniteti e kontradiktash tė vazhdueshme nė procesin e gjatė historik. Ilirėt, si etnos, nisin tė formohen qė nė eneolit; tipare tė plota marrin sidomos nė epokėn e bronzit.

Etnogjeneza ėshtė e lidhur te ilirėt edhe me dimensionin e pėrfytyrimeve mė tė hershme e arketipale mitologjike. Kuptohet, se nė analizėn e procesit etnogjenetik ėshtė e pranishme edhe analiza e lindjes sė kulteve tė miteve sė bashku me etnogjenezėn e format fillestare, qė mbijetojnė nė epoka tė mėvona, tė mėpasshme, zhvillohen, kompletohen, krijojnė njė ndėrgjegje mitologjike nė vete. Etnogjeneza e ilirėve ėshtė njė problem i madh i shkencės, jo vetėm i albanologjisė, por edhe i ballkanistikės dhe evropianistikės. Kuptohet rėndėsia deshifruese pėr epoka skajėrisht tė hershme tė historisė e tė qartėsimit tė plotė, shterues e kėsaj etnogjeneze.

Dija nė kėtė rrafsh ka arritur suksese, qė nė vija tė pėrgjithshme do t'i quanim tė palėkundshme. Kjo i detyrohet sidomos edhe shkencės arkeologjike shqiptare, qė pėr herė tė parė ka pėrcaktuar njė shtjellim teorik tė qartė tė ēėshtjes nė fjalė, tė argumentuar nga faktet e pamohueshme arkeologjike. Pra si njė terminus ante quem ne do tė marrim tė dhėnat e arkeologjisė pėr praktikat kultike, qė nė epokėn e eneolitit.

Njeriu ilir ėshtė nga evropianėt e parė tė lashtė, qė krijon nė imagjinatėn e vet universin mitologjik jo tė shkėputur, por nė kontakt edhe me krijimtarinė e popujve tė tjerė tė kontinentit. Ky ilir i tillė, i pėrgjithėsuar si tip i njė populli tė caktuar, trashėgon edhe nga pėrfytyrimet mitologjike tė njė popullsie akoma mė tė vjetėr, me tė cilėn ai elaborohet nė mėnyrė krijuese nė njė entitet e qė konvencionalisht nė literaturėn arkeologjike tė sotme quhen "pellazgė".

Se ēfarė ka trashėguar nga "pellazgėt" kjo ėshtė tema e njė studimi mė vete, qė nuk hyn nė shtratin e studimit tonė. Njė periodizim kohor nė vija tepėr tė pėrgjithshme, qė i shėrben edhe njė lloj kronologjie e shtresėzimi tė jetės sė mitologjisė ilire, ne do ta caktonim kėshtu: I. Periudha qė nga eneoliti deri nė procesin e lindjes sė urbanizimit, si dukuri e shoqėrisė skllavopronare te ilirėt; II. Periudha qytetare ilire e qytetit dhe e shtetit ilir deri nė pushtimin romak (shekulli II p. e. sonė); III.

Periudha nėn sundimin romak deri nė antikitetin e vonė (shekulli VI i erės sonė). Nė periudhėn e parė ka rėndėsi ndikimi i njė dukurie me karakter mesdhetar: ai i kolonizimit grek, qė, veē tė tjerave, ka krijuar raporte origjinale edhe me kulturėn shpirtėrore tė ilirėve, sepse kjo kulturė ka reaguar nė mėnyrė krijuese pėr degėzime tė saj tė disa miteve greke nė territorin ilir, si krijime tė kėtij territori.

"Si gjithė popujt e natyrės, ka shkruar Karl Paēi, njė nga nismėtarėt e studimit tė mitologjisė ilire, ashtu dhe ilirėt kishin formuar besimin e vet, perėnditė e tyre, sipas prirjes shpirtėrore dhe qenėsisė sė tyre etnike, mbas karakterit qė kishin, gjendjes sė vendit dhe punės, qė bėnin. Ata ishin politeistė." Politeizmi ėshtė thelbi i sistemit mitologjik ilir, gjė e pėrbashkėt edhe me popujt e tjerė tė vjetėr. Ky politeizėm ka njė zhvillim tė vetin, qė nga mitet e matriarkatit nė ato tė patriarkatit, tė krijimit tė njė sistemi piramidal tė njė perėndie kryesore, apo tė njė "elite" kryesore tė njė numri tė caktuar perėndish tė tjera.

Politeizmi pasqyron shpirtėzimin e hyjnizimin e forcave spontane tė natyrės, tė raporteve tė njeriut me natyrėn dhe pastaj merr edhe njė bazė pėrfytyrimesh tė lindura nė jetėn shoqėrore antike, tė forcave tė vetė shoqėrisė. Nė kėtė mėnyrė mitologjia institucionalizohet, krijohet si fe politeiste zyrtare. Kėshtu ka ndodhur nė kohėn e shtetit ilir. Mbretėrit ilirė kishin njė panteon zyrtar tė caktuar, tė vėnė nė shėrbim tė shtetit ilir dhe pushtetit dinastik.

Nė studimet pėr mitologjinė ilire kanė dhėnė ndihmesė njė numėr dijetarėsh tė huaj dhe shqiptarė. Do tė pėrmendim G. Hanin, F. Nopēen, K. Paēin, L. Frindlandenin, Pizanin, Q. Truhelkėn, D. Sergejevskin, M. Suiēin, A. Evansin, Lambercin, Katiēiēin, Mioceviēin.

Njė vlerė tė veēantė pėrfaqėsojnė sidomos punimet me karakter pėrgjithėsues tematik nė kėtė fushė tė ilirologut tė shquar A. Stipēeviē, si "Ilirėt-historia-jeta-kultura" dhe "Kultet e lashta nė Iliri". Ky autor erudit ka meritė tė veēantė pėr grumbullimin e sistemimin e miteve e tė kulteve tė vjetra te ilirėt sipas njė bibliografie tė pasur, tė shumanshme tė studimeve ilirologjike.

Nga studiuesit tanė, punė pionieri ka bėrė prof. Eqrem Ēabej, duke na dhėnė njė model me studimin e tij tė vitit 1938 "Djana dhe Zana" dhe me njė mori artikujsh pėr jetėn shpirtėrore e demonologjinė popullore te shqiptarėt si trashėgues tė ilirėve. Studime qė kanė pasuruar dijen pėr mitologjinė ilire, parė nė lidhje me besimet te shqiptarėt, ka bėrė edhe M. Tirta, si dhe arkeologu H. Ceka. Pėr Dardaninė antike e mitet ilire aty ka shkruar studiuesi Zef Mirdita.

Njė bazė teorike orientuese pėr studimin e mitologjisė ilire ėshtė dhe libri i prof. Alfred Uēi. E reja qė sjellin studimet sot pėr mitologjinė ilire ėshtė jo vetėm paraqitja mė e plotė e repertorit mitologjik, pasuruar sidomos nga lėnda arkeologjike, qė ka pasur njė karakter dinamik, por edhe optika, ana konceptuale, cilėsisht e re, larg skemave tė akulturimit mekanik, qė e paraqet mitologjinė ilire e tė popujve tė tjerė thjesht si njė reflektim tė mitologjive tė tjera fqinje, apo tė huazuar, si dhe larg teorisė fetishizuese artificiale tė helenocentrizmit, qė nuk pranon procesin e brendshėm krijues dhe pėrjashton apriori mėvehtėsinė dhe ekzistencėn e njė mitologjie ilire. Madje, ky helenocentrizėm arrin deri atje, saqė mohon edhe njė tjetėr mitologji tė njohur tė antikitetit, atė romake.

Nga ana tjetėr, njė mori shkollash tė pozitivizmit tė sotėm strukturalist, tė neopozitivizmit kanė krijuar skema tė tjera, mekaniciste, tė arketipave tė paralindur universalė, tė strukturave nė vetvete, duke mistifikuar anėn formale, tė shkėputur nga krijimet origjinale tė secilit popull, sidomos tė popujve tė vegjėl. Nė shekullin tonė ka njė gjallėrim tė teorive irracionaliste nė lidhje me natyrėn e funksionin e miteve, tė raportit tė tyre me shoqėrinė, jetėn, artin etj. Vetėm metodologjia shumė disiplinore krijon mundėsinė e arritjeve shkencore tė vėrteta, larg spekulimeve, nė studimet mitografike tė popujve.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:09

Kultet Aikonike

Kultet aikonike janė nga mė tė kryehershmet te ēdo popull. Paēi ka qenė i pari, qė ka shėnuar se te ilirėt nė fillim hyjnitė ishin pa emra, pra, shpirtėzime, koncepte imagjinative tė fetishizuara tė forcave tė natyrės. Kjo mungesė e emėrtimit kishte si rrjedhim dhe bazė aikonizmin, domethėnė mungesėn e figurės, tė ikonės etj.

Pra, kemi njė fazė tepėr tė skajshme, kur ende nuk ėshtė kaluar nė njė botė mitologjike tė personalizuar, tė pėrcaktuar, qoftė edhe ndėrmjet simboleve tė karakterit ornamentik, grafik. Pėr kėtė fazė kemi fare pak tė dhėna.

Njė aikonizėm tė tillė kishin edhe pellazgėt. Herodoti (Historiae, libri II, 52) shėnon se "pellazgėt kishin zakon t'u flijonin perėndive ēdo gjė, sikurse e mėsova nė Dodonė, dhe ata nuk kishin pėr ta ndonjė emėr, pasi nuk i ka dėgjuar njeri t'i thėrrisnin me emra.

Ata i thėrrisnin nė pėrgjithėsi si perėndi, pėr arsye se, pasi kishin vėnė tė gjitha gjėrat nė rregull, mbanin ligjet e gjithėsisė. Ata arritėn t'i njohin emrat e perėndive tepėr vonė". Mungesa e emrave tė perėndive te ilirėt, mė saktė te parailirėt, ėshtė mė e hershme se mungesa e figurės sė pėrcaktuar mitologjikisht pėr ta.

Arkeologjikisht ėshtė vėrejtur njė rit i vjetėr i neolitit, ai i varrimit tė tė vdekurve brenda territorit tė vendbanimit, nė pozicion fjetjeje, me kėmbė tė mbledhura, pa takėm funeral. Ky kult, qė mbijeton deri nė epokėn e hershme tė bronzit, lidhej me kushtimin e fuqive anonime, qė mbronin vendbanimin. Ėshtė njė kult jashtėzakonisht i hershėm ilir, pėr tė cilin mungon edhe emri, dhe ėshtė aikonik.

Aikonizmi, duket, ėshtė njė dukuri mitologjike, qė vazhdon edhe mė vonė, edhe atėherė kur krijohet sistemi i hyjnive tė emėrtuara dhe tė plotėsuara ikonografikisht. Kultet paraqitjen e tyre grafike e kanė fillimisht nė formėn e simboleve dekorative, qė ėshtė njė fazė mė e lartė se aikonizmi.

Simbolika e kulteve nė ornamentikėn gjeometrike

Gėrmimet arkeologjike kanė nxjerrė nė dritė njė material shumė tė pasur objektesh, qė mbartin simbole tė njė ornamentike gjeometrike, qė pa dyshim, kanė qenė tė lidhura me kultet e mitet e hershme. Ky gjeometrizėm ėshtė stilizim i caktuar, fazė abstraksioni, qė ka rėndėsi tė veēantė pėr botėkuptimin dhe mendėsinė mitologjike.

Ornamentika gjeometrike dokumentohet nė periudhėn parahistorike dhe nė tėrė periudhat e mėpasshme. Enėt, qeramika ilire e eneolitit, e bronzit, e periudhės sė hekurit janė plot me simbole gjeometrike, qė pėrbėjnė repertorin ornamentik ilir. Natyrisht, qė nė kėto simbole ilirėt kanė futur kuptime tė caktuara, magjike, kultike.

A. Stipēeviē ka kataloguar disa nga kėto motive gjeometrike, qė kanė pasur kuptim tė tillė te ilirėt. Tė tilla janė spiralja, spiralja e dyfishtė, vija valore dhe vija zigzag, disku, rrethi, rrathėt koncentrikė, svastika, trikvetrumi (triquetrum), qė dallohet nga svastika, se nė vend tė katėr gembave tė kthyer ka tre, kryqi, shenja "S", shenja X" etj. Pjesa kryesore e tyre lidhet me simbole lunare e solare.

Spiralja e dyfishtė lidhet me interpretimin e thjeshtėzuar grafik tė motivit tejet tė lashtė tė drurit tė jetės. Kurse shenja "S" sipas mendimit tė J. Decheletteut nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė vijė e kthyer gjysmėsvastike. Ky simbol ėshtė gjetur nė njė pėrmendore guri nė Nesactiumi me funksion sakral.

Shenja "X", tė cilėn e ka nė gjoks dhe njė figurinė prej balte tė pjekur e shekullit III p.e. sonė nga Durrėsi, simbolizon zakonisht diellin; personat qė e mbajnė kėtė shenjė kanė funksion liturgjik, pozitė tė rėndėsishme nė mjedisin e tyre. Simbolet grafike janė njė "gjuhė" parake, njė lloj "alfabeti" i paraqitjes sė kulteve tė lashta. Po jo nė ēdo rast do tė shohim te ēdo motiv gjeometrik patjetėr edhe kuptim kultik.

Ėshtė fakt, se gjeometrizmi rron deri nė kohėn tonė. Patjetėr, qė ai e ka humbur sot tėrėsisht kuptimin e lashtė mitologjik dhe ka thjesht karakter grafik, zbukurimor. Njė gjė e tillė ka nisur tė ndodhė edhe nė antikitet. Gjeometrizmi ėshtė njė formė e lashtė e njė "ikonografie" primitive, ndonėse tė stilizuar, tė botėkuptimeve kultike te ilirėt.

Njė grupim mė vete zėnė ato motive gjeometrike, qė formojnė njė kompleks, njė tėrėsi figurative, nė bazė tė njė simetrie tė rreptė, karakteristike pėr artin gjeometrik ilir. Kėto dokumentohen sidomos nė parzmoret e ilirėve, nė mburojat e tyre.

Duke analizuar dy parzmore tė shekullit VI p.e. sonė tė gjetura nė njė tumė tė Urakės dhe njė tjetėr nė njė tumė tė Matit, S. Islami shikon nė sistemin e tyre tė motiveve gjeometrike njė numėr simbolesh solare, tė yjeve, "tė shpendėve nė fluturim", nė trajta sigmoidale, ku duket "gati sinteza e artit gjeometrik ilir, paraqitur me njė sintaksė e frymė thjesht ilire". Nė kėtė parzmore sistemi dekorativ paraqet ndoshta njė lloj kozmogonie ilire, edhe si koncept mitologjik pėr ta paraqitur "qiellin dhe tokėn: trupat qiellorė, (diellin dhe yjet) tė vendosura nė qendėr tė fushės sė parzmoreve".

Janė bėrė pėrpjekje pėr tė parė nė simbolet e artit gjeometrik ilir njė mori pėrfytyrimesh tė mitologjisė "ende tė paantropomorfizuar", siē shprehet Stipēeviēi. "Ose, vazhdon ai, ndoshta ėshtė rezultat i organizimit tė rreptė shoqėror, patriarkal, i cili individėve u linte fare pak hapėsirė pėr "pikniqe" jashtė suazave tė mendimeve estetike dhe shoqėrore qė impononte kjo shoqėri".

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:11

Dendromorfizmi e zoomorfizmi te Ilirėt

Dendromorfizmi (hyjnitė nė trajtė drurėsh) ėshtė gjithashtu njė tjetėr formė e hershme e mitologjisė ilire. Pėr kėtė kemi njė dėshmi kryesore tė rolit shumė tė madh mitologjik qė ka luajtur "lisi i Dodonės" te ilirėt molosė. Homeri te "Iliada" (epi XVI, vargjet 234-235) pėrmend Dodonėn, si dhe fallxhorėt e saj "qė nuk i lajnė kėmbėt kurrė".

Nė kėtė rast larja e kėmbėve duhet kuptuar si rit i lashtė, pjesė pėrbėrėse e ceremonialit. Nė Dodonė lisi i shenjtė formonte, nė fakt, njė tempull nė natyrė, ose, mė saktė, njė paratempull. Kėtu nuk ishte kult vetėm lisi, druri i shenjtė, i cili mė vonė u lidh me njė hyjni tė antropomorfizuar, supreme, siē qe Zeusi dodonas.

Fillimisht druri i Dodonės qe njė lloj "obelisku" i botėkuptimit mitologjik tė molosėve, njė lloj "qendre e botės" me funksionin e kultit tė "omfalit". Orakujt kėtu deshifronin lėvizjet e gjetheve, tė cilave u jepnin kuptime simbolike.

Me sa duket, kulti i drurit lidhej dhe me atė tė fluturimit tė zogjve, tė cilėve fallxhorėt molosė dodonas u gjenin simbolika tė sė ardhmes, tė ngjarjeve qė do tė ndodhnin, tė njė "bashkėbisedimi" e tė njė "dialogu tė shenjtė" me hyjninė, ose me botėn e fshehtė tė hyjnive tė religjionit tė tyre.

Njė jehonė tė kultit tė drurėve, domethėnė tė dendromorfizmit, e gjejmė edhe te paraqitja figurative e simbolizuar e "kopshteve tė Alinoit" nė monedhat e hershme tė Durrėsit. Origjina e kėtij kulti ėshtė Epiri ilir e konkretisht Korkyra, sipas tregimit homerik pėr mbretin Alino dhe kopshtin e tij tė pavdekshėm, magjik, pėrrallor.

Po nga Epiri ilir ėshtė dhe tregimi legjendar, qė e pėrmend Eliani, ku thuhet, se nė viset epirote ishte njė vend me njė pyll tė shenjtė kushtuar Apollonit, ku kish gjarpėrinj tė shenjtė, pėr tė cilėt besohej se ishin nga Pythoni. Nė pyll gjarpėrinjtė i ushqenin virgjėreshat lakuriqe. Nėse gjarpėrinjtė silleshin miqėsisht ndaj virgjėreshave, duke ua pranuar ushqimin, kjo donte tė thoshte se viti do tė ishte i plleshėm; po t'ua refuzonin, viti do tė ishte i thatė.

Pylli i shenjtė, qė i kushtohet njė hyjnie parakupton, sė pari njė kultėzim mė tė hershėm tė vetė atij, pra, kemi jehona tė dendromorfizmit. Jehona tė ngjashme gjejmė dhe nė dekoracionet e karakterit floreal tė mozaikėve tė lashtė apo tė monumenteve tė tjera.

Kjo duket nė dekoracionin floreal tė mozaikut tė quajtur konvencionalisht "Bukuroshja e Durrėsit" (shekulli IV para erės sonė) qė tregon pėr njė interpretim vendas tė kopshteve tė pavdekshme tė Hesperidėve, si dhe te motivi i dyfishtė floreal nė paftėn prej argjendi tė Selcės sė Poshtme, qė ėshtė njė kryevepėr e artit ilir tė shekullit III para erės sonė.

Ky motiv i quajtur anthemion (lotus dhe palmetė), ka ngjashmėri me punimet e tareutikės korintase tė shekullit VI para erės sonė, por ajo qė ka mė tepėr rėndėsi ėshtė se figura e gjarprit dragua nė skenėn e paftės nė fjalė ka prirje tė shndėrrohet nė njė dekor floreal, njėlloj si mbi parzmoren qė ka figurėn e lumit perėndi Hebros. Ky shndėrrim i motiveve zoomorfe nė floreale ėshtė vėnė re nė Iliri, por edhe nė Thraki. Kemi kėtu njė marrėdhėnie simbioze midis dendromorfizmit e zoomorfizmit tė lashtė.

Pėrsa i pėrket zoomorfizmit, te ilirėt kemi disa dėshmi tipike. Figurė nga mė kryesoret e regjionit tė vjetėr ilir ėshtė padyshim gjarpri. Pėr rolin e kėsaj kafshe tė shenjtė, tė kultizuar nė njė lak kohor bukur tė gjatė, ka mbledhur njė material tė hollėsishėm A. Stipēeviēi. Bile ka mendime tė dijetarėve se gjarpri ėshtė homonim i vetė Ilirit par exellence, sepse kanė parė te rrėnja e fjalės etimologjinė e vetė gjarprit si kult ktonik.

Figurė tjetėr kafshe tė shenjtė te ilirėt ka qenė dhe kali. Dijetari i shekullit II para erės sonė Festusi ka shkruar, se Neptuni mė parė quhej Hippius, fjalė, qė shumė filologė e nxjerrin nė lidhje me fjalėn shqipe "me hipė, me kalėrue". Nė pėrfytyrimet mė tė vjetra mitologjike hyu i detrave jepet dhe nė formėn e kalit. Festusi shėnon se, pėr kėtė arsye, "ilirėt nė ēdo nėntė vjet i flijojnė detit katėr kuaj".

Nė disa monumente janė vizatuar edhe anijet ilire qė kanė te pulenat kokėn e kalit. Njė anije e tillė ėshtė bėrė mbi kallēijtė prej bronzi tė njė luftėtari ilir gjetur nė nekropolin e Glasinacit, qė i pėrket shekullit VI para erės sonė, si dhe nė njė skenė me ndeshje anijesh tė picenėve dhe tė ilirėve, gjetur nė njė monument nė Nolivara afėr Pesarės nė Itali.

Elemente tė zoomorfizmit, qė lidhet me totemizmin, ka edhe nė disa emra ilirė. Kėshtu, qė herėt te emri i Ulqinit (Ulcinium, Olciniom) ėshtė parė emri me bazė indoevropiane i ujkut. Figura e ujkut si totem, si simbol heraldik del deri vonė, nė shekullin XIV, nė vulėn e pėrdorur nga zotėrit e Ulqinit, princėrit mesjetarė shqiptarė Balshaj.

Emri i ilirėve taulantė, (qė i korrespondon pėrkthimit greqisht helidonė) ka bėrė qė Anton Majeri ta shpjegojė kėtė fjalė me shqipen tallandushe (dallėndyshe). G. Hani i pari ka parė nė emrin e qytetit Delminium rrėnjėn e fjalės shqipe "delme, dele". Po kėshtu te emri i ilirėve enkelej ėshtė konstatuar pėrkthimi nė greqisht i "ngjalave". Njė figurė totemike ėshtė edhe kau.

Qė nė eneolit, nė njė nga tumat e Pazhokut ėshtė zbukuruar nė varrin qendror edhe njė kafkė kau, dėshmia mė e qėmotshme e tarabolisė te ilirėt. Nė kėtė hulli duhet pėrmendur dhe dreri, si kafshė e shenjtė ceremoniale te ilirėt. Filologjia moderne ka parė nė emrin e Brindisit njė fjalė tė kahershme iliro-shqipe "brention – bri, briri".

Sė fundi, vend tė gjerė nė besimet mitologjike tė lashta nė Iliri zė figura e dhisė, cjapit, qė ėshtė pėrdorur shpesh pėr sakrifikimet pėr hyjnitė. Kurse nė folklorin mesjetar shqiptar dhitė, sidomos tri dhitė e shenjta tė zanave, janė jo vetėm atribut i forcės sė tyre, por edhe shoqėrueset e tyre tė pėrhershme; ato tė kujtojnė suitė e Artemisit me ndikim tė madh nė jetėn baritore.

Zoomorfizmi ka qenė shoqėrues nė procesin e gjatė mitologjik e nuk ėshtė shkėputur nga ato figura, qė nė njė stad mė tė lartė, paraqiten me tipare njerėzore.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:12

Hyjnitė antropomorfe ilire

Politeizmi mesdhetar, si dhe ai ilir, ėshtė i antropomorfizuar. Figura e njeriut ka qenė maska, paraqitje e hyjnive bile shumė mė herėt sesa ėshtė menduar. Kėshtu, qė nė paleolit e mė pas nė neolit, krijohen hyjnitė e para tė antropomorfizuara.

Nė amtriarkat ėshtė figurė qendrore paraqitja plastike e gruas, nė forma skematike, nė formė ploe, nė formė violine, ose nė formė tė dala tė pjesėve tė trupit (steatopigjike).

Statueta tė tilla janė zbuluar me shumicė nė trojet e Ilirisė. Kėto lidhen me njė kult shumė tė lashtė, nė fakt mesdhetar, me atė tė Nėnės sė Madhe (Magnae Mater), qė simbolizon pjellorinė e tokės, tė natyrės. Kėto statueta, pėrveē skematizmit, kanė shpesh edhe njė formėsim natyralistik.

Madje, pėrfytyrime tė tilla ndeshen edhe mė pėrpara sesa tė kalohet nė artin e gjeometrizuar ilir, i cili zotėron deri nė periudhėn e hershme tė hekurit e qė kėrkonte, nė fakt, njė lloj abstraksioni nė leximin e simboleve. Nga periudha e parė qė nga origjinat e lindjes sė mitologjisė ilire deri nė jetėn qytetare ilire kemi sidomos dy-tri dėshmi artistike tė lidhura patjetėr me kultet.

Njėra nga kėto ėshtė piktura rupestre e shpellės sė Lepenicės, e datuar nga M. Korkuti si e kohės sė eneolitit. Kėtu figura e njeriut paraqitet e skematizuar si nė shumė piktura tė tjera shpellore tė njėkohshme. Kemi mendimin, se edhe te njė pikturė rupestre nė Rubik, tė botuar nga prof. Dh. Shuteriqi, nuk kemi njė krijim mesjetar, po pėrkundrazi, njė pikturė eneolitike tė pėrafėrt me pikturėn e Lepenicės.

Kjo duket nė ngjashmėrinė gati tė plotė tė figurave njerėzore e nė detaje tė tjera. Kuptimi i vėrtetė, domethėnia e plotė e kėtyre paraqitjeve antropomorfe tė skematizuara gati nė gjeometrizėm sot pėr sot ėshtė e pakuptueshme. Po ėshtė e sigurtė, se nė to ilirėt kanė dhėnė botėkuptimin e tyre religjioz e, ndoshta, refigurimet e hyjnive tė tyre mė tė para. Kėto piktura janė tabelat e para ikonografike tė kultit ilir.

Ėshtė detyrė e dijes tė sqarojė mesazhin e tyre kaq tė largėt, qė nga eneoliti. Njė pikturė e tretė rupestre, qė i takon epokės sė hekurit tė hershėm, ėshtė ajo e Trenit, botuar pėr herė tė parė po nga M. Korkuti. Kemi nė tė njė skenė kalorėsish gjahtarė, qė ndjekin drerėt. Ndonėse nė shikim tė parė ngjan thjesht me njė motiv laik, profan, nė tė dijetarėt kanė mendimin, se duhet tė ketė dhe kuptime religjioze.

Nė kėtė pikturė, N. Ceka sheh ngjashmėri me skenat e stelave daune nė Itali, qė i pėrkasin njė mjedisi etnik ilir. Kėto stela kanė skena me kalorės si te piktura e Trenit, madje N. Ceka kėtė motiv e sheh edhe nė skenėn e paftės sė Selcės sė Poshtme, si dhe nė disa pafta me tė njėjtat motive me kalorės tė zbuluara nė Gostilje. Kėto, kalorėsit dhe drerėt, janė edhe me kuptime kulti, qė lidhen me njė ikonografi tė caktuar tė miteve ilire nė dy anėt e brigjeve tė Adriatikut.

Njė figurė e veēantė hyjnie e antropomorfizuar ėshtė dhe ajo e njė njeriu tė ulur me bėrrylat tė mbėshtetur nė gjunjėt e ngritur, me pėllėmbėt e duarve tė afruara te goja, siē jepet nė pjesėn e sipėrme tė disa varėseve prej bronzi zbuluar nė tumat e Barēit tė rrethit tė Korēės e qė datohet si e shek. IX-VIII para erės sonė. Arkeologia Zh. Andrea i ka botuar kėto varėse e dallon nė to disa variante.

Kjo figurė njeriu tė ulur ka, gjithashtu, kuptim kultik, por sot pėr sot nuk mund tė thuhet diēka pėrfundimtare pėr kėtė kuptim qė ka pasur pėr banorėt ilirė tė fushės sė Korēės. Janė dėshmitė arkeologjike, qė na flasin pėr njė kalim drejt njė antropomorfizmi tė plotė tė religjionit nė botėn ilire.

Nė periudhėn e lindjes sė jetės qytetare ilire deri nė pushtimin romak dhe sidomos nė shekujt e parė tė erės sonė kur, ndonėse nėn sundimin romak merr hov provincializmi dhe kemi njė "rilindje" tė madhe tė kulteve ilire, ēka i pėrshtatet shumė thėnies sė Marksit qė "nė panteonin e Romės i gjeje tė tėra hyjnitė e kombeve tė tjera", dėshmitė arkeologjike janė mė tė pasura e nė bazė tė tyre mund tė rindėrtojmė diēka nga panteoni mitologjik ilir.

E kemi fjalėn kėtu pėr mite e kulte tė mirėfillta ilire, disa prej tė cilave tė dhėna edhe ndėrmjet interpretatio greciae e romana. Njė grup mė vete zėnė edhe mitet e legjendat e sinkronizuara ilire dhe greke, si dhe iliro-romake, pėr tė cilat do tė flasim dhe mė pas mė hollėsisht.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:14

Hyjni tė Panteonit Ilir

Po japim shkurt njė numėr hyjnish ilire, tė dokumentuara ndėrmjet monumenteve arkeologjike nė viset ilire tė Ballkanit e tė enklavave ilire nė vende tė tjera.

Redoni

Hy qendror, ndoshta mė kryesori te ilirėt e periudhės qytetare e tė lulėzimit tė shtetit ilir.

Pėr tė ruhet dhe rafigurimi ikonografik nė formėn e njė djaloshi me njė kapelė tė tipit "kausia", tė dhėnė nė profil. Portreti shoqėrohet me figurėn e lembes ilire e me delfinin si atribute tė hyjnisė. Kėshtu ėshtė dokumentuar nė monedhat e Shkodrės dhe tė Lisit.

Karakterin e pėrcaktimin e kėtij hyu e bėri arkeologu H. Ceka. Ėshtė hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir tė kohės sė Gentit. Mbas shkatėrrimit tė shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton nė territoret bregdetare e dėshmohet edhe nė shekujt e parė tė erės sonė. Kemi hedhur mendimin, se nuk ėshtė vetėm hyu i detit, por diēka mė shumė dhe patjetėr ka qenė lidhur dhe me kultin e familjes mbretėrore ilire jo vetėm tė kohės sė Gentit, por edhe mė pėrpara.

Fakti, qė emrin e kėtij hyu e gjejmė dhe si toponim gjeografik te Kepi i Redonit, nė veri tė Durrėsit, lė tė mendosh se kėtu duhet tė kėrkojmė edhe njė vend kulti tė tij ndoshta tė hapur, nė natyrė.

Medauri

Ishte hyu ilir i luftės. Edhe ky ėshtė i rėndėsishėm.

Njė qendėr e kultit tė Medaurit ėshtė Rizoni, por ndoshta dhe varret monumentale nė Selcėn e Poshtme, ku janė tė skalitura atributet e hyut, siē janė mburoja ilire me rrathėt e saj koncentrikė karakteristikė dhe pėrkrenarja.

Gjithashtu, kėto atribute dalin edhe nė numizmatikė. Edhe pėr kėtė hy kemi njė paraqitje ikonografike. Ai ėshtė njė hy kalorės. Paraqitet i hipur nė kalė, me shtizėn nė dorėn e majtė. Nė skenėn e njohur tė paftės sė Selcės sė Poshtme, nė fakt, te kalorėsi (qė ka pas shpinės gjarprin dragua) kemi Medaurin.

Nė kėtė skenė kulti i Medaurit ėshtė i lidhur me kultin e ujėrave (figura e gjarprit-monstėr detar, e peshkut etj.) pra me kultin e vetė Redonit. Nuk dimė me saktėsi raportet midis kėtyre hyjnive: kanė paritet, apo marrėdhėnie hierarkike midis tyre. Njė gjė ėshtė e sigurt: tė dyja kėto hyjni kanė bashkėjetuar dhe kanė qenė nė krye tė vendit nė panteon.

Nė lidhje me natyrėn e hyut kalorės Medaur duhet thėnė, se studiues tė ndryshėm kanė parė njė variant ilir tė kultit tė "kalorėsit trak" ose dhe tė "kalorėsve danubianė". Ka edhe mendime se nė skenėn me dy kalorės pėrballė, si te pafta e Selcės sė Poshtme apo nė brezat e Gostilies duhen parė dhe prototipat mė tė vjetėr tė kultit tė Dioskurėve, qė paraqiten ikonografikisht si kalorės.

Medauri nė realitet ka identitet ilir. Ai ėshtė njė hy i veshur me armaturėn tipike ilire, ndryshe nga kalorėsi trak, kalorėsit e stelave danubiane apo Dioskurėt kalorės tė dorėve.

Medauri dhe Redoni kanė emra etnikisht ilirė.

Iliri. Eponim i tėrė popullit tė lashtė e tė madh ilir. Legjendėn e tij e tregon Apiani: "Iliri, biri i Polifemit dhe i nimfės Galatea... Bijtė e Ilirit qenė Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti, Perrebi, kurse vajzat qenė Partha, Daortha, Dasara etj., nga kanė rrjedhur taulantėt, perrebejtė, enkelejtė, dardanėt, parthinėt, dasaretėt dhe darsejtė... Thonė, se Autari pati pėr bir Panonin ose Paionin".

Ėshtė njė legjendė e mbledhur nė kohėn e sundimit romak e nuk jepet nė formėn e saj tė mirėfilltė, zanafillore. Megjithatė, me rėndėsi ėshtė fakti, se te ilirėt ishte e gjallė vetėdija mitologjike e prejardhjes nga njė stėrgjysh i tejlargėt, i pėrbashkėt, nga njė "njeri i parė". Interesant ėshtė se ky njeri "demiurg" i fiseve ilire lind nga hyjni, qė lidhen jo rastėsisht me detin.

Si Polifemi, ashtu edhe Galatea lidhen me hyun e detrave. Pra, Iliri ėshtė bir i mjedisit dhe i kultit detar. Kulti detar te ilirėt nuk ėshtė i atashuar vetėm te emri i Redonit, por edhe nė emra tė tjerė hyjnish ilire. Iliri, si eponim i popullit ilir, ėshtė nderuar nė mėnyrė tė posaēme, po si e qysh nuk e dimė. Disa dijetarė kanė parė nė emrin e Ilirit njė rrėnjė "illo" me kuptimin "kthehem, mbėshtillem", pra tė gjarprit ktonik.

Te hetitėt indoevropianė gjarpri ėshtė quajtur Ilurjanka, qė e lidhin dhe me emrin e Ilirit. Tė tjerė e shpjegojnė si emėr tė banorėve tė "lumti Iller" (degė e Danubit). Pavarėsisht nga shpjegimet e karakterit filologjik, etimologjik emri i Ilirit ėshtė ai qė ka emėrtuar si asnjė emėr tjetėr bashkėsinė e madhe tė fiseve ilire.

Por ėshtė dhe njė legjendė tjetėr, qė ka gjallėruar te fisi ilir i enkelejve e fillimisht ka pasur rrezatim nė viset e Shqipėrisė Qendrore e Lindore, sidomos rreth liqenit Lyhnid. Sipas kėsaj legjende, Kadmi dhe Hermonia, kur erdhėn dhe u vendosėn te enkelejtė, lindėn dhe njė djalė, qė u quajt me emrin Ilir. Kėtė legjendė e tregon Apolodori, dijetari i shekullit II para erės sonė. Ėshtė pėr t'u vėnė re diēka. Tregimi legjendar i Apolodorit ėshtė regjistruar gati 4 shekuj para tregimit tė Apianit.

Apolodori i referohet, me sa duket, njė opinioni mė lokal dhe mė tė kufizuar nė hapėsirė. Pra, legjenda e Ilirit, qė thotė ai, ėshtė mė tepėr legjendė enkelease. Ajo ėshtė gėrshetim i njė miti tė njohur grek, siē do ta shtjellojmė mė poshtė, me njė legjendė ilire, vendase.

Nė fakt, Apiani ėshtė autori, qė i ka kushtuar njė studim tė tėrė Ilirisė dhe ilirėve dhe regjistrimet e tij pėrputhen me njė gjallėrim tė madh tė elementit ilir nė shekullin II tė erės sonė, qė lidhet me njė "rilindje" provinciale ilire, ndonėse nė kushtet e nėn lėvozhgėn e pushtimit romak. Pikėrisht nė kėtė lak kohor dalin pėrsėri emrat e hyjnive ilire Redon e Medaur, nė mbishkrime kushtimore, nė epigrame.

Ilirėt luajnė role me rėndėsi nė hierarkinė e Perandorisė Romake, zėnė poste me rėndėsi nga mė tė lartat nė pushtet. Nė kėtė frymė, ėshtė e kuptueshme, qė rilindin disa legjenda shumė tė lashta nė ndėrgjegjen mitologjike tė ilirėve. Ėshtė Apiani ai, qė regjistron legjendėn ciklike tė Durrėsit, njė krijim ilir nga mė tė shėnuarit nė mitologjinė e Ilirisė sė Jugut.

Po kėshtu edhe legjenda e tij pėr Ilirin si kryepar, stėrgjysh mė i madh i gjenealogjisė sė fiseve ilire, flet pėr njė mendim unik, pėr njė bosht tė pėrbashkėt tė mendimit mitologjik tė fiseve ilire nė tėrėsi, qė i kapėrcen kufijtė lokalė dhe legjendat e tjera limitrofe. Si legjenda e themelimit tė Durrėsit tė vjetėr, ashtu dhe legjenda e Ilirit, janė tė lidhura me botėn detare, me mitet e kėsaj bote, mite tė kuptueshme edhe pėr ilirėt e brendėsisė sė Ilirisė sė Jugut e jo vetėm pėr ilirėt bregdetarė.

Madje, nė emrat grekė tė Polifemit (birit tė hyut tė detrave) dhe tė Galatesė (nimfa e detit), qė jepen si prindėrit mitikė tė Ilirit, duhen parė nė fakt hyjni pėrkatėse ilire tė mitologjisė detare, me emra qė nuk janė ruajtur. Nė strukturėn e saj, legjenda e lindjes sė Ilirit e treguar nga Apiani ka ngjashmėri me lindjen e Dyrrahut (nga hyu i detrave e nga vajza e Epidamnit Melisa, qė ka emėr nimfe) Apiani sjell kėshtu legjenda kryesore tė ilirėve, qė janė ringjallur me forcė nė kohėn e tij.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:24

Diana Kandave

Domethėnė Diana e kandavėve (fisi i njohur ilir). Nė afėrsi tė parthinėve kandavėt kishin njė tempull tė rėndėsishėm tė Dianės tė shėnuar nė Tabula Peutingeriana mbi rrugėn Egnatia pėrbri shtegut nė lindje tė Skampės (Elbasanit). Nė tė vėrtetė, topografia e pėrhapjes sė kėtij kulti ėshtė gjetur edhe te deokleasit (nė Mal tė Zi), ku nė altar ėshtė bėrė njė kushtim "Diana e Augustae Candavensi".

Kulti i Dianės

(ky emėr, siē e ka shtjelluar nė njė studim tė tij Ēabej, ka dhėnė emrin Zana) te ilirėt ka parasysh njė hyjneshė vendase me emrin romak ose dhe me emrin grek Artemis. Disa relieve me pėrfytyrimin e kėsaj hyjneshe vendase studiuesit i kanė lidhur me kultin e vegjetacionit, tė pjellshmėrisė, tė stinėve.

Dionis Dualos

Hy i ilirėve paionė. Dijetarėt i ka tėrhequr vėmendjen cilėsimi i tij, qė ėshtė shpjeguar nga Jokli e Ēabej me fjalėn shqipe "dej, me u de". Nė tė parakuptohen edhe ceremonitė e karakterit dioniziak, ku njerėzit pinin dhe deheshin.

Apolon Derroni

Hy i ilirėve peionė. Ky emėr hyu ėshtė dhe nė monedhat e mbretit Lykeu tė kėtij fisi, (rreth viteve 335-295 para erės sonė). Monedhat tregojnė nė rivers njė pendė qe. Nisur nga ky fakt, Ēabej bėn njė zbėrthim etimologjik tė Derranit, duke e lidhur me njė nėnfis ilir, derranėt, "njė polem bujqish. Ndoshta ėshtė njė me latinishten e mesme (nė Delmati) "derrum, darrus-tokė e palėruar". Kėtė fjalė Ēabej e lidh edhe me shqipen "djerrė".

Dardania

Nė njė mbishkrim tė Dardanisė antike studiuesi Zef Mirdita, qė ėshtė marrė kohėt e fundit dhe me kultet nė Dardani, gjen njė hyjneshė kryesore vendase ("Dardaniae sacrum"). Kulti i Dardanisė ėshtė kult pajtor i tėrė krahinės sė madhe ilire. Studiuesi thekson rolin e kėsaj hyjneshe, ndoshta edhe eponime, me atribute tė ngjashme me ato tė hyut tė shėndetėsisė antike, Eskulapit, apo Hygjesė.

Andini

Hy epikorik i trevės dardane. Emri i tij ėshtė gjetur nė njė monument mermeri pranė Kaēanikut, nė kufi tė Dardanisė dhe tė Maqedonisė. Emri futet nė repertorin onomastik ilir. Funksionet e kėtij hyu Z. Mirdita i pėrngjason me ato tė Vidasit (Silvanit romak).

Anzotika

Hyjneshė e liburnėve me atribute tė hyjneshės sė bukurisė dhe tė dashurisė (Afėrditės). Emri i saj ėshtė skalitur nė njė monument nė Flamonėn e vjetėr (Plomini i sotėm).

Ika

Nimfa e njė lumi nė Liburni (po dhe nė Flamona), edhe kjo me atribute tė Afėrditės.

Lutossika

Pėrsėri emėr nimfe i trevės liburne.

Latra

Nimfė e pėrafėrt me nimfat e tjera tė miteve liburne.

Sentona

Njė nimfė tjetėr lokale (e sė njėjtės trevė).

Bindi

Hy kryesor i fisit ilir tė japodėve. I janė kushtuar disa altarė votivė, qė janė gjetur pranė burimit tė pėrroit Privi afėr Bihaqit tė sotėm. Nė mbishkrimet identifikohet me hyun romak tė detrave Neptunin ("Bindo Neptuno sacrum"). Nė fakt, mė shumė se hyu i detit, Bindi ėshtė mbrojtės i burimeve dhe i ujėrave. Pėr nder tė tij sakrifikoheshin cjep.

Thana dhe Vidasi

Njė ēift hyjnor ilir, qė ėshtė rafiguruar nė disa monumente tė bėra nga ilirėt. Katėr altarė votivė me mbishkrime i janė kushtuar kėtij ēifti e janė gjetur nė Topusko. Emrat e kėtyre hyjnive janė, me sa duket, emra ilirė. Thana ėshtė hyjneshė me atribute tė Artemisit, apo Dianės. Vidasi ka atributet e hyut tė pyjeve, kullotave e burimeve, tė Silvanit romak. Relievet e kėtyre hyjnive tė kėtij binomi kultik janė edhe vepra tė vėrteta tė artit ilir; ato kanė veshje ilire dhe njė stil karakteristik vendas.

Tadeni

Ky emėr hyu ėshtė gjetur nė njė altar sakrificash jo larg Sarajevės dhe identifikohet nga funksioni kultik me Apolonin (mbishkrimi ėshtė i shekullit III para erės sonė).

Drakoni dhe Drakena (Draconi et Draccena)

Njė tjetėr ēift hyjnish. Ėshtė shėnuar fakti i ekzistencės sė tyre nė njė mbishkrim tė gjetur afėr Shkupit. Te ky ēift duhet parė binomi i gjarpėrinjve hyjnorė vendas, si edhe jehona e pėrfytyrimit tė metamorfozės sė Kadmit dhe Hermonias, pas vdekjes, nė dy gjarpėrinj nė fushat e Eliseut.

Boa

Hyjni ilire nė formė gjarpri nė Epidaur. Kulti i tij ka mbijetuar deri nė shekullin IV tė erės sonė. Kėtė hy gjarpėr populli vendas e quan pikėrisht me kėtė emėr (Hieronimi nė "Vita s. Hilarionis", lib. 9, shėnon "quos gentili sermonte Boas vocant" – "qė populli nė gjuhėn e vet e quante Boa").

Nutrika

Hyjneshė e ilirėve veriorė, mbrojtėse e fėmijėve.

Tato

Pėr kėtė hyjni tė nderuar nė trevat dardane flet Mate Suiēi si pėr njė Deus Patrius. (Z. Mirdita emrin Tato e lidh edhe me emrin epikorik Tatonipol. Nė tė sheh edhe lidhjen me hyjninė lindore Attis, ose dhe me kultin e kalorėsit trak). Nė shtyllėzat mbivarrore tė Durrėsit del shpesh nė shekujt III – I p.e.s. emri Tato si ilir.

Dauni

Hyu i daunėve nė Itali. Kulti i tij ėshtė parė nga V. Pizani si njė kult ilir. Ai konkludon, se "raporti i caktuar nga Franc Altheimi ndėrmjet hyut romak Faunit (Faunus) dhe mbretit mitik Dauno ėshtė eponim i Daunisė dhe sigurisht mbas tė vjetėrve nga Iliria".

Logetėt

Me kėtė emėr te mesapėt Kreēmeri shikon motrat e fatit. Kėshtu e analizon edhe V. Pizani.

Emra tė tjerė hyjnish qė mendohen se i pėrkasin panteonit ilir janė edhe Grabovi, Versobi, Aufani, Iria, Uridua, Melesokue etj. Ky katalogim i shpejtė dhe nė vija shumė tė pėrgjithshme i hyjnive tė panteonit ilir tregon, se numri i tyre nuk ėshtė i pakėt. Kėtu duhen dalluar nė pikėpamje hierarkike hyjnitė superiore dhe ato inferiore, njėkohėsisht hyjnitė me rrezatim e ndikim lokal dhe ato me role tė gjithmbarshme pėr trevat e gjėra ilire.

Njė problem ėshtė edhe shtresėzimi i tyre kohor nė hyjni mė tė vjetra dhe nė ato mė tė reja. Natyrisht, ky panteon nuk ka qenė plotėsisht unik. Brenda njė uniteti (sidomos ndėrmjet hyjnive tė pėrbashkėta pėr trevat qendrore ilire) ka edhe diversitet, njė proces ky normal dhe i kuptueshėm, sidomos pėr kohėra tė lashta tė ekzistencės tė shumė fiseve ilire dhe aq mė tepėr tė shpėrndara nė territore shumė tė gjėra.

Nė momente tė caktuara kanė qenė parėsore hyjni tė ndryshme nga ato, qė janė bėrė tė tilla nė momente tė tjera. Njė moment shumė i thekshėm nė tėrė historinė ilire ka qenė ai i shtetit ilir (shekujt IV-II para erės sonė). Ky shtet dhe mbretėrit e tij kishin edhe kultet dhe hyjnitė zyrtare. Nė kėtė aspekt dallohet ēifti Redon-Medaur me role dhe funksione, qė ndėrlidhen me njėri-tjetrin.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:36

Sinkronizimi i legjendave ilire me ato greke

Taloci ka shprehur mendimin, se "mitologjia ilire i ka dhėnė shumė edhe mitologjisė greke". Ky mendim niset nga pikėpamja se vetė mitologjia greke nuk qe thjesht njė krijim i vetvetes, por ka edhe karakter tė pėrgjithshėm mesdhetar, ka formėn e njė lloj "ideologjie tė pėrgjithshme" nė pėrpunimin e sė cilės grekėt e vjetėr kanė luajtur patjetėr njė rol tė dorės sė parė, por edhe ilirėt, thrakėt e popujt e tjerė kanė kontribuar nė formėsimin e saj.

Kjo optikė bėn tė mundur tė shikohen objektivisht tė dhėnat, qė flasin pėr mitet e kultet ilire.

Njė lak kohor pikant pėr historinė e ilirėve tė bregdetit ka qenė ai i procesit tė kolonizimit tė lashtė dorik, qė nisi qė nga Korkyra, Durrėsi, Apollonia, Isa, Fari nė Veri etj.

Njė mjet i propagandimit tė kėtyre lėvizjeve tė kolonistėve nė brigjet ilire kanė qenė edhe mitet e legjendat greke, tė pėrhapura nė Iliri.

Kėtu ka ndodhur njė proces interesant sinkronizimi. Ardhėsit, me botėkuptimin e tyre mitologjik, ndeshėn nė legjendat e mitet vendase.

Njė pjesė e miteve greke patėn degėzime, zhvillime tė pavarura tė lidhura kėtej e tutje me botėn, etnopsikologjinė dhe proceset historike tė ilirėve.

Qė nė shekujt VII-VI para erės sonė, sinkretizmi nė mitologji mori hov. Nė fakt, kjo dukuri duhet tė ketė ndodhur edhe mė herėt. Detyra e studiuesve tė mitologjisė ėshtė tė hetojnė edhe kėtė krijimtari tė madhe tė pėrbashkėt tė ilirėve, qė ranė nė kontakt me botėkuptimin mitologjik tė grekėve.

Nė shumicėn e tyre mitet e legjendat e sinkronizuara janė krijime origjinale, shtesa shumė tė rėndėsishme, qė dalin jashtė kuadrit tė pėrgjithshėm tė skemave rutinore e tė arketipave klasikė tė mitologjisė greke.

Njė trevė nga mė interesantet e sinkretizmit mitologjik iliro-grek ėshtė treva e Epirit.

Nė kėtė sinkretizėm ana marrėse dhe dhėnėse nga tė dy anėt kanė pasur njė dinamikė tė caktuar nė kushte e kohė tė ndryshme. Kėshtu, nė shumė legjenda dhe mite greke tė Greqisė sė Veriut kanė dhėnė kontribut edhe besimet mitologjike tė Ilirėve tė Jugut e tė Epirit.

Studiuesit francez Alen Mahuzier nė njė studim tė tij ėshtė marrė me ndikimin e Ilirisė e tė botės ilire nė ciklet heroike dhe nė legjendat greke.
Ai thotė shprehimisht se ilirėt kanė ndikuar nė njė numėr ciklesh si: nė ciklin teban, nė ciklin thesalian tė Argosit, nė ciklin heraklian, nė ciklin e kthimit nga Troja, nė ciklin epirot, ose molos-thesprot, nė ciklin iliro-italik etj.

Mė poshtė ne do tė ndalemi nė disa tė dhėna nga autorėt antikė e nė monumentet arkeologjike, qė dėshmojnė pėr legjendat e mitet e sinkronizuara, qė me tė drejtė nuk duhen konsideruar thjesht si "kalke", por edhe si pėrshtatje krijuese, tė pasuruara, tė diktuara nga situata tė caktuara historike tė botės ilire nė raportet e saj ndėrkombėtare.


Legjenda e Kadmit dhe Harmonias

Ėshtė njė legjendė, qė ka luajtur rol nė botėn e ilirėve enkelej, nė zonat qendrore tė Shqipėrisė, por edhe nė zonėn bregdetare deri sipėr nė Veri.

Apolodori ka regjistruar variantin greko-ilir tė legjendės nė fjalė. Kadmi, themelues i Tebės nė Boeti, i biri i Agenorit, mbret i finikasve, qe martuar me Harmonian (vajzėn e hyut tė luftės, Aresit, dhe Afėrditės).
Sipas njė orakulli, ai shkoi te ilirėt enkelej e u bė mbret i tyre. Nė kėtė mjedis tė ri etnik atyre u lind njė djalė qė u quajt Ilir, nga u mbiquajtėn tėrė ilirėt. Pas vdekjes, edhe Kadmi dhe Harmonia u shndėrruan nė gjarpėrinj hyjnorė.

Pauzania ("Descriptio Graecia", libri IX, 5) shton, se "kur Kadmi emigroi te ilirėt, te ata ilirė, qė quheshin enkelej, atė e pasoi edhe i biri, Polidori".
Nė fakt Polidori nuk luan asnjė rol nė versionin enkeleas tė mitit tė Kadmit. Pėrkundrazi, ai, qė del nė qendėr tė vėmendjes ėshtė Iliri.
Njė dėshmi tjetėr e Stefan Bizantinit shton se nė Veri, qyteti i Ilirisė i quajtur Buthoe, mban kėtė emėr ngaqė "Kadmi e pėrshkoi rrugėn pėr nė Iliri i hypur nė njė ēift qesh".

Gjithashtu, tė tjerė thonė, se Kadmi e quajti atė "sipas emrit tė qytetit egjyptian Bututus, i cili u shndėrrua nė Buthoe". Me kėtė emėr ka lidhje emri i kaut, qė nė greqishten e vjetėr quhet "bous". Ky lloj shpjegimi etimologjik i ka shėrbyer edhe njėrės nga legjendat pėr emrin e Butrintit nė Jug.

Po sipas Stefan Bizantinit, Kadmi e Harmonia janė varrosur midis "lumenjve Dril (Drin) dhe Lao (i paidentifikuar)". Kadmi dhe Harmonia janė mbiquajtur edhe "dyrrahinoi" pėr tė treguar lidhje me trevat e Durrėsit, ose tė krahinės Dyrrahia, pėr tė cilėn flet edhe Vib Sekuestri.

Kristodor Kopti nė njė epigramė tė tij shton, se qytetin e lashtė Lyhnid e ka ndėrtuar Kadmi.

Kalimaku, Skylaksi, Fylarku, Ataneu, Nukadri japin hollėsi tė tjera pėr legjendėn e mėsipėrme. Nė to thuhet se pėr kėtė ēift legjendar mbas vdekjes janė ngritur edhe pėrmendore guri, qė gjenden nė disa pika gjeografike, si: nė Rizon, nė qytetin Kylikes (i paidentifikuar), nė brigjet e Naretvės, pranė Durrėsit.

Emrin e Kadmit e mban edhe njė lumė nė fushėn e Kestrinės nė Thesproti.
Fusha e Kestrinės e mori emrin nga Kestrini, i biri i Elenit tė Priamit tė Trojės.

Legjenda e Kadmit dhe Harmonias nuk u ndėrlidh rastėsisht me enkelejtė.
Autorėt antikė shėnojnė ekskursionet luftarake tė enkelejve kundėr grekėve veriorė, qė kanė plaēkitur edhe vetė Tebėn, e cila ėshtė mbiquajtur edhe Kadmea.

Madje, ky moment ka bėrė, qė enkelejtė tė bien nė kontakt me legjendėn greke tė qytetit.

Edhe taulantėt pėrmenden pėr ekskursione shkatėrruese deri nė Delf, ku patjetėr kanė rėnė nė kontakt me botėn mitologjike greke.

Kėto lėvizje nga Veriu nė Jug tė ilirėve, tė fiseve nga mė kryesoret drejt botės greke, janė marrėdhėnie jo pasive, po aktive tė botės ilire me fqinjėt.

Pra, ky fakt ėshtė me peshė pėr tė kuptuar, se legjendat greke nuk janė imponuar me forcė, por janė marrė vetė nga ilirėt, qė i kanė zhvilluar sipas ngjarjeve e koncepteve tė veta mitologjike.
Kadmi ėshtė personazh i ciklit teban.

Me kėtė cikėl lidhet dhe legjenda e Amfionit dhe Zetit, vėllezėr mitologjikė, qė kanė ndėrtuar muret e qytetit tė Durrėsit.

Kjo legjendė ėshtė e pėrafėrt me temėn orfeike, qė ka qenė e shkruar nė njė mbishkrim tė skalitur nė muret e qytetit nė fjalė dhe qė e pėrmend Ana Komnena nė shekullin XI.

Amfioni ka qenė mbret i Tebės, bir i Zeusit, muzikant i famshėm. Ėshtė homolog i Orfeut. Zeti, vėllai i tij, ka qenė pjesėmarrės i ekspeditės sė famshme tė argonautėve, Zeti ishte me krahė, pra, njeri qė fluturonte, atribut ky i veēantė i tij.

Amfioni dhe Zeti, ndėrtues mitologjikė tė Durrėsit, kanė krijuar njė traditė vendase.

Studiuesi K. Luka ka konstatuar, se kjo legjendė ka gjurmė edhe nė pika tė tjera gjeografike tė territorit shqiptar.

A kanė pasur pika takimi legjenda e Kadmit dhe Harmonisė me legjendėn e Amfionit dhe Zetit?

Legjenda e parė ka lėnė mė shumė dėshmi te ilirėt, ka jetuar mė gjatė. Shtojmė se me ciklin teban lidhen dhe veprime tė tjera.

Njė variant thotė, se Kadmi e Harmonia, tė shoqėruar nga Epiri, i biri i Ekionit tė Tebės, shkuan nė Kaoni, ku Epiri vdiq dhe i dha emrin vetė Epirit. Agavea, njė nga vajzat e Kadmit e Harmonisė, u bė grua e mbretit tė enkelejve Lukothersi.

Nė ciklin teban bėn pjesė dhe legjenda e Laodamit dhe Batos, Laodami ėshtė pinjolli i brezit tė pestė, qė rrjedh nga Polidori, i biri i Kadmit, i cili refugjoi nė Iliri.

Po kėshtu, mbas vdekjes sė heroit teban Amfirai, karrocieri i tij, Batoja, vjen nė Iliri e themelon qytetin Harpia. Stefan Bizantini nė Leksikonin e tij Harpian e quan "qytet tė Ilirisė".
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:37

Legjenda e Argonautėve

Ėshtė njė nga legjendat mė tė mėdha tė mitologjisė greke. Disa veprime tė argonautėve shtjellohen nė viset ilire.

Njė traditė e hershme thotė se argonautėt, kur po ktheheshin nga Koklida (nga brigjet e Pontit), lundruan nėpėr Danub e duke, pėrshkuar Gadishullin Ballkanik, dolėn nė veri nė detin Adriatik.

Kėshtu shkruan Apoloni nga Rodi nė shekullin III para erės sonė.

Emrin e qytetit tė Ulqinit (Ulcinius, Olcinio) e kanė lidhur disa dijetarė tė lashtė dhe me emrin e kolkidėve, qė kanė ndjekur nga pas anijen e argonautėve.

Kohėt e fundit studiuesi kosovar Ruzhdi Ushaku ka hedhur mendimin se emri i Ulqinit nė tė vėrtetė duhet tė lidhet me toponimin homerik Daulkion, qė pėrmendet nė "Odisea" (epi XIX vargu 293). Kėshtu, ky toponim ėshtė nga mė tė vjetrit e viseve ilire, qė del nė njė kohė skajėrisht tė tejlargėt.

Legjenda e krijimit tė qytetit nga kolkidėt prapė ėshtė e ciklit homerik, jo vetėm si ngjarje nė pėrgjithėsi, por me njė degėzim vendas pėr tė emėrtuar njė qytet bregdetar ilir nė njė largėsi bukur tė madhe nga viset greke, apo dhe Troja.

Apolodori nė tregimin e tij thotė, se "kolkidėt qė ishin dėrguar ta ndiqnin anijen "Argo" dhe qė nuk kishin mundur ta arrinin, u vendosėn disa nė malet Akrokeraune e tė tjerė, qė u hodhėn nė brigjet e Ilirisė, u vendosėn nė ishujt Apsirtide; tė tjerė akoma shkuan deri te ishulli i feakėve (ėshtė fjala pėr Korfuzin – shėnim im M.Z.) ku i gjetėn argonautėt".

Pėrsa i pėrket ishujve Apsirtide, pėr emrin e tyre ėshtė dhe njė legjendė e veēantė, qė e ka ruajtur Stefan Bizantini. Ai thotė se ishujt nė fjalė janė nė Adria (pranė qytetit, qė ka emėrtuar tėrė detin e qė dikur ka qenė i taulantėve – shėnimi im M.Z.) e u quajtėn nga Apsirti, i biri i Aietit, mbret i Kolkidės dhe vėlla i Medesė, i cili u vra tradhtisht nga e motra, qė e copėtoi e e hodhi nė det, nė mėnyrė qė ndjekėsi kolkidas, duke i mbledhur copat e tij, tė vonoheshin e tė mos e kapnin dot anijen "Argo", sė cilės i qenė afruar shumė. Artemidori me emrin Apsirti zė nė gojė vetėm njė ishull.

Nė fakt, kėtė emėr e mbanin njė cikėl ishujsh. Kjo legjendė e bregdetit ilir ėshtė tipike pėr tė shpjeguar dukurinė e ekzistencės sė ishujve dhe tė emėrtimit tė tyre legjendar e njėkohėsisht gjeografik.

Aristoteli ("De mirabilibus auscultationibus", 836, b, 81) shkruan pėr njė legjendė tjetėr emėrtimi, atė tė ishujve Elektride nė Adriatikun dalmatin, ku kishte shumė plepa nga nxirrej qelibari, me tė cilin banorėt vendas bėnin tregti me Helladėn.

Pikėrisht "Kėtu, vazhdon Aristoteli, erdhi Dedali , i pushtoi ishujt dhe nė njėrin bėri fytyrėn e vet, kurse nė tjetrin fytyrėn e djalit tė vet, Ikarit. Pastaj, pasi e zbuan pellazgėt qė shkatėrruan edhe qytetin Argos, Dedali iku dhe u vendos nė ishullin Ikar".

Kjo ėshtė legjendė e prototipit tė pėrfaqėsuesit mitik tė artit tė lashtė, Dedali, dhe tė birit, Ikarit. Ky ėshtė nė fakt njė mit atikas, po topografia e pėrhapjes sė tij ėshtė jashtėzakonisht e gjėrė, nė Egjypt, Sicili, Kretė, Iliri.
Dedali ėshtė skulptori legjendar, tė cilit i atribuohet edhe njė stil i caktuar i skulpturės arkaike (stili kretez, dedalik). Vepra tė kėtij stili janė dokumentuar dhe nė Durrės.

Kemi njė degėzim tė sagės sė Dedalit nė brigjet ilire, madje caktohen edhe ishujt, ku bėri dy vepra skulpturore: vetėportretin dhe portretin e tė birit. Ėshtė mit i artistėve, arkitektėve, mekanikėve tė lashtė, pra, i njė bote kulturore, intelektuale e artistike tė spikatur, qė ka reflektuar nė bregdetin ilir, ku ka gjetur mirėkuptim, afinitet, afėrsi, pėrqafim.

Lidhur me legjendėn detare tė argonautėve nė bregdetin ilir tė Adriatikut dhe tė Jonit duhen parė dhe kultet e vėllezėrve mitologjikė Dioskurė, tė cilėt nė gjirin e vogėl tė Gramatės kanė pasur njė vend kulti nė natyrė, ku janė gjetur shumė mbishkrime ex-voto drejtuar atyre nga detarėt e motshėm gjatė shumė shekujve, pa harruar se simbolet e Dioskurėve dalin dhe nė moneshat e lashta tė Durrėsit, nė njė skulpturė tė gjetur nė Baldushk, afėr Tiranės, ku Dioskurėt jepen nė pamjen e tyre si pajtorė e kalorės etj.

Me anijen "Argo" tradita homerike lidhet edhe me kultin e lisit tė shenjtė tė Dodonės molose, me atribute orakulli. Nga njė copė e kėtij lisi Jasoni dhe detarėt bashkudhėtarė gdhendėn pėr ogur bashin e anijes.

Po me Dodonėn, sipas gojėdhėnave tė thesprotėve e tė molosėve, takohet edhe legjenda e "enės prej bakri tė Dodonės", pėr tė cilėn na jep njė dėshmi unike vetė Straboni ("Geographica", libri VII, 3, 4). "Kjo enė bakri, shėnon Straboni, ishte brenda nė faltore dhe kishte mbi vete njė shtatore, qė mbante nė dorė njė kamxhik prej bakri, dhuratė e korkyrasve. Kamxhiku ishte i trefishtė, nė formė zinxhiri. Pėrbėhej prej tri vargjesh tė cilat, kur tundeshin nga erėrat, godisnin enėn prej bakri dhe nxirrnin tinguj aq tė gjatė, saqė nga fillimi deri nė fund tė tingullit mund tė numėrohej deri nė katėrqind.

Prej kėsaj doli dhe thėnia "kamxhiku i korkyrasve". Pasazhi i legjendės lidhet me shekujt IX-VII para erės sonė.

Nė kėtė hark kohor zotėr tė Korkyrės qenė liburnėt ilirė. Pra, ena e korkyrasve lidhet me liburnėt, me detarėt ilirė, aq mė tepėr qė kjo enė, si dhe statuja prej bakri e kohės arkaike (kur kryesisht bėheshin skulptura me bakėr) i dhuroheshin njė mjedisi ilir tė molosėve e thesprotėve. Autorėt antikė pėrmendin nė shkrimet e tyre udhėpėrshkruese edhe emėrtime tė tilla, si: "Deti i Thesprotisė", "Deti i Molosisė".

Edhe thėnia e Homerit se, fallxhorėt e Dodonės nuk i lajnė kėmbėt, duhet kuptuar nė suazėn e njė ceremoniali kultik tė miteve, qė lidhen dhe forcėn ēudibėrėse tė ujit, qoftė i ėmbėl, ose i detit.

Fakti, qė anija "Argo" domosdo mban nė bash njė figurė tė gdhendur mbi njė copė nga lisi i Dodonės do tė thotė se ky lis lidhej me kultin e ujit nė pėrgjithėsi. Po kėshtu, me rėndėsi pėr legjendėn e argonautėve ėshtė dhe legjenda epirote butrintase, qė thotė, se Medea, mbas martesės sė Jasonit me Kreuzėn, mbasi kreu aktin e saj tė llahtarshėm tė hakmarrjes, "vdiq dhe u varros nė Butrint".

Ky version i varrit tė Medesė nė tokėn ilire ndryshon nga ai grek, qė e ka shkruar dhe Euripidi nė tragjedinė e tij tė famshme.

Ėshtė interesant tė hetohet pse kolkidėt, sipas tregimeve legjendare ilire, u vendosėn nė viset e bregdetit nga Adria, Ulqini deri nė Akrokeraune dhe se Apsirti e Medea, qė etnikisht nuk ishin grekė, patėn vendet e tyre tė ruajtjes legjendare tė emrave po nė viset ilire.

Disa gojėdhėna lokale i shėnojnė kolkidasit tė ardhur madje dhe te enkelejtė, pranė varrit tė Kadmit e tė Harmonias; nė to thuhet, se u vendosėn edhe nė Amantia, Orikum, deri dhe nė rrethinat e Apollonisė.

Nė fakt argonautologjia mbijeton mitikisht deri nė mesjetė, madje ka disa dokumente deri nė shekullin XVI, qė bėjnė fjalė pėr mitin e Medeas nė Ulqin nė formė origjinale popullore.

Nė njė relacion anonim tė vitit 1571 nė italishten dalmatine, flitet pėr Ulqinin dhe arealin verior shqiptar; shėnohet se, "Ulqini latinisht quhej Kleninium, ose Kolelium, sepse themeluesit e parė tė qytetit erdhėn prej kolhėve me origjinė veriore tė Detit tė Zi, kur ata, nėn kapedanin e tyre Apsirtin erdhėn tė hakmerreshin kundėr Medeas".

Shekuj mė parė Plini (Hist. Nat. lib. III, kap. 27) thotė, se "Ulqini, mė parė i quajtur Kolkin, u themelua prej kolhėve". Ėshtė i qartė konvencionaliteti i kėtij miti, por interesante ėshtė se nė shekullin XVI fryma humanistike e ringjalli edhe njė herė nė ndėrgjegjen e banorėve praninė e kėtij miti tė stėrlashtė sipas parimit tė ringjalljes sė antikes klasike pagane nė fundin e epokės sė krishterė mesjetare.

Figura e Medeas nė dokumentin e vitit 1571, qė thamė mė sipėr, del e shumėfishuar, si njė gėrshetim me figurat e magjistarėve mesjetarė, si njė lloj motivi fausin.

Kėshtu, nė kėto dokumente pėr Ulqinin theksohet, se "edhe sot shihen 15 milje larg prej Ulqinit gjurmėt dhe themelet e 360 kishėzave tė kėtij qyteti, qė qe strehimi i parė i tė dėbuarės Medea, pas vdekjes sė shėmtuar qė u shkaktoi fėmijėve tė vet. Pranė kėtij qyteti ka liqene, shpella, burime tė kripura dhe ėshtė mali i Lisinjės, shumė i ashpėr, i mbushur me barėra tė farmakosura dhe me banesa femrash magjistare".

Kaq shumė ėshtė zhvilluar nga pikėpamja lokale ky mit antik, saqė relatori anonim i dokumentit nė fjalė, kur flet pėr banorėt shqiptarė tė Ulqinit, nuk harron tė verė nė reliev faktin, se "shqiptarėt nuk i duan tė huajtė, bile kundėr tyre mbajnė njė qėndrim pėrbuzės. Disa thonė se kjo rrjedh nga grabitja e Medesė, sepse ata zbresin, rrjedhin nga Apsirti dhe Kalilidi, tė cilėt, duke ndjekur Jasonin e Medenė, pėr t'u hakmarrur pėr turpin qė u kishte bėrė, qėndruan kėtu dhe themeluan kėtė qytet, duke ushqyer mėri jo vetėm kundėr Jasonit e argonautėve, por edhe kundėr tėrė tė huajve, qė lindėn prej tyre".

Njė degėzim i tillė krejt i ēuditshėm e paradoksal i mitit antik grek nė mesjetėn shqiptare ėshtė njė dukuri vendase pėr tė pėrdorur edhe gjenealogji fantaziste, ndonėse tė njė tradite shumė tė vjetėr paraardhėse, vetėm e vetėm qė banorėt e Ulqinit tė argumentonin domosdoshmėrinė e ruajtjes sė lirisė e tė pavarėsisė sė tyre nga armiqtė e huaj, pra pėr tė pėrligjur edhe nė formėn e njė propagande mitologjike, humanistike tė drejtėn e mbijetesės.

Me emrin e Medeas nė mesjetė shpjegonin edhe njė toponim tjetėr tė rėndėsishėm bregdetar nė Adriatik, atė tė Shėngjinit, tė quajtur nė hartat e shekujve XV-XVII si "Shnjini i Medues, i cili e mori kėtė emėr nga Medea qė u ndal kėtu".
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:38

Legjenda e kthimit nga Troja

Kthimi i heronjve nga lufta e Trojės, shtegtimet e tyre tė ndryshme mbas shkatėrrimit pėrfundimtar tė qytetit pėrmenden nė njė numėr legjendash, qė kanė marrė pamje lokale.

Eposi i luftės sė Trojės ka tronditur jo vetėm imagjinatėn e grekėve, por edhe tė popujve tė tjerė mesdhetare tė Gadishullit Ballkanik.
Nė luftėn e Trojės, sipas Homerit, morėn pjesė edhe fiset ilire, si: paionėt, dardanėt, etj.

Pauzania dėshmon pėr njė monument nė reliev tė punuar nga Lyku, i biri i Mironit, nė shekullin V para erės sonė. E kishin porositur banorėt e Apollonisė, nė breg tė detit tė Ilirisė, tė shoqėruar dhe nga njė epigramė prej katėr vargjesh.

Relievi ishte i shtjelluar sipas njė subjekti e tregimi mitologjik tė personave e ngjarjeve nga Lufta e Trojės.

Ky monument ka qenė vendosur nė Olimp si Ex-voto dhe ėshtė zbuluar nga gėrmimet e shekullit XX.

Ėshtė menduar nga Prashnikeri, se njė monument i tillė i ngjashėm do tė ketė qenė nė qytetin porositės, domethėnė nė Apolloni. Pauzania bėn i pari pėrshkrimin e figurave tė monumentit: "Pranė tė ashtuquajturit Hipodam ėshtė vendosur njė bazament prej mermeri nė trajtė gjysmėrrethi ku janė figurat e Zeusit, e Tetisit dhe e Himeras, qė i luten atij pėr tė bijtė. Tė gjitha kėto janė nė mes tė bazamentit.

Nė njėrin dhe nė tjetrin skaj janė pėrfytyruar me paraqitje luftarake Akili e Memnoni. Aty gjenden pėrballė njeri-tjetrit barbarė dhe helenė, Odiseu e Eleni, pasi qė tė dy fituan famė nė ushtrinė e tyre pėr dituri, Menelau me Aleksandrin pėr armiqėsinė qė kishin kundėr njeri-tjetrit, Ajaksi i Telamonit dhe Deifobi". Nė kėtė reliev tė madh tė artit tė periudhės klasike ka njė evokim tė temės homerike, nė pėrgjithėsi tė miteve kryesore, qė lidhen me emrin e Trojės.

Apolloniatėt, qė e porositėn monumentin, e kanė ditur mirė kėtė mendėsi mitologjike nė brigjet e tyre tė Ilirisė sė Jugut.

Nė mbishkrimin poetik ata kanė shėnuar dhe njė tjetėr legjendė, natyrisht tė vendit, atė tė themelimit tė qytetit tė tyre nga "Foibi flokėgjatė".
Gojėdhėna lokale tė personazheve kryesore tė Luftės sė Trojės kanė gjalluar me shumicė.

Odiseu, kryepersonazh i poemės homonime, mbas shkatėrrimit tė Trojės, vjen nė Korkyrė, ku takohet me mbretin vendas tė "feakėve pėrrallorė", Alkinoin, dhe me tė bijėn Nausika. Kėtė e ka pėrshkruar vetė Homeri. Feakėt janė ilirė.

Apolodori tregon dhe legjendėn tjetėr tė Odiseut nė Epir: "Mbasi bėn fli pėr nder tė Hadit, Persefonės dhe Theirezisė, duke kaluar me kėmbė nėpėr Epir, arriti te ilirėt thesprotė dhe, sipas orakullit tė Theirezisė, e zbuti zemėrimin e Poseidonit me flijime. Kalidika, qė ishte nė atė kohė mbretėresha e thesprotėve, i kėrkoi atij tė qėndronte duke i premtuar mbretėrinė. Odiseu lindi me tė Polupoitėn. Ky (Odiseu) mbretėroi me Kalidikėn e thesprotėve dhe mundi nė luftė ushtrinė e periodikėve".

Po Apolodori ve nė dukje edhe legjendėn e Neoptolemit, birit tė Akilit, i cili, sipas dėshmisė sė Plutarkut, nderohej nė Epir e quhej Akil Aspeti (nė kėtė epitet filologėt kanė parė fjalėn shqipe "i shpejti" – atribut i njohur i kėtij personazhi legjendar).

Apolodori shėnon: "Neoptolemi, sipas porosisė sė Thetisit, u nis bashkė me Elinin pėr te molosėt, varrosi Foiniken, qė vdiq rrugės dhe, pasi fitoi njė betejė, u bė mbret i molosėve dhe lindi nga Andromaka Molosin. Kurse Eleni ndėrtoi nė Molosi njė qytet dhe banoi aty. Neoptolemi i dha atij pėr grua t'ėmėn, Daidamenė".

Njė legjendė e treguar nga Skylaksi flet pėr ndėrtimin e Orikumit pranė Akrokeraunėve nga "eubeasit, tė cilėt i hodhi dallga kėtu, kur po ktheheshin nga Troja". Gojėdhana tė tjera (shih te Pauzania) e quajnė Elefonorin kryepar tė eubeasve pėr vendosjen e tyre nė Apolloni, nė qytetin Thronion, Amantia.

Neoptolemi i Akilit ka gėzuar nė qytetin e Bylisit, njė nderim tė veēantė. Nė monedhat e lashta tė qytetit ėshtė paraqitur fytyra e kėtij heroi si paraardhės i banorėve tė tij.

Numizmati i njohur H. Ceka ka studiuar edhe njė variant tė monedhės sė qytetit ku Neoptolemi nuk ėshtė me paraqitje luftarake, me helmetė, etj., po si njė djalė i ri, qė aspiron njė jetė nė paqe, krejt ndryshe nga skema mitologjike e rafigurimit tė kėtij heroi nga mitologjia greke.

Prandaj Ceka thotė, se nė kėtė paraqitje tė posaēme tė Neoptolemit duhet tė dallojmė njė stėrgjysh tė largėt tė ilirėve bylinė, stėrgjysh tė gojėdhėnės lokale.

Edhe njė hero tjetėr i Trojės, Diomedi, ka gjithashtu njė "jetė" mitologjike nė brigjet e Ilirisė sė Veriut.

Legjendėn e Diomedit nė Adriatikun Verior e tregon Aristoteli: "Nė ishullin Diomedea nė Adriatik thonė, se gjendet njė tempull i admirueshėm dhe i shenjtė i Diomedit.

Rrotull tij fluturojnė shpendė tė mėdhenj me sqep shumė tė gjatė, tė gjėrė dhe tė fortė.

Kur vijnė kėtu helenėt, ata rrinė qetė; kur vijnė barbarė (kupto: ilirė) qė banojnė aty afėr, u fluturojnė mbi kokė, u sulen t'i godasin me kthetra e sqepa... thonė se kėta shpendė kanė qėnė dikur shokėt e Diomedit qė u shndėrruan nė shpendė pas vrasjes sė prijėsit tė tyre Diomedit, mbas mbytjes sė anijes nga Aineu, mbreti i atyre fiseve barbare". Legjenda ka rėndėsi, se flet pėr ndeshje tė ilirėve me grekėt. Ėshtė fjala, me sa duket, pėr njė konflikt, qė duhet parė i lidhur me futjen e kolonistėve grekė nė ishujt e Adriatikut. Ilirėt kanė kundėrshtuar.

Ėshtė e njohur edhe beteja e ilirėve (afro 10 000 ilirė me anije) qė sulmuan kolonistėt grekė tė vendosur nė ishullin Far.

Legjenda e Aristotelit pėr Diomedin ėshtė mė e vjetėr, se kjo ngjarje, por ajo reflekton njė ngjarje tjetėr rreth konflikteve iliro-greke, ndoshta qė nga koha kur liburnėt kishin krijuar njė thalasokraci (detsundim), qė ra nė kundėrshtim me interesat e grekėve.

Pėr Diomedin ka dhe njė degė legjende qė e pėrmend Skymi nė veprėn e tij nė vargje "Orbis Descriptio" (vargjet 428-433): "Kjo tokė ka njė liqen / tė madh, tė cilin e quajnė Lyhnid / Shumė afėr ndodhet njė ishull, ku thuhet / se erdhi Diomedi dhe vdiq / Prandaj ky ishull quhet Diomedea".
Ėshtė pak e ēuditshme dhe pėrbėn njė pasaktėsi gjeografike ky variant.

Nė fakt, miti grek i ilirizuar i Diomedit ėshtė ngjitur lart deri nė Adriatikun verior, nė Dalmaci. Varianti i Skymit, qė e lidh me liqenin Lyhnid, ndoshta ėshtė njė gėrshetim i legjendės sė ilirėve tė Adriatik verior me ndonjė legjendė tė ilirėve enkelej tė Lyhnidit, tė cilėt janė protagonistė tė ciklit tė legjendave tė Kadmit e tė Harmonias, me ndikime mė tepėr tebane, sesa tė ciklit trojan, tė heronjve, qė kthehen nga Troja etj.

Straboni shėnon hollėsira me interes pėr heroin mitik Diomedin nė viset epirote-ilire: "Pas Ambrakisė ėshtė Argo i amfilohėve, i ndėrtuar prej Alkmeonit dhe bijve tė tij. Efori thotė, se Alkmeoni, pas ekspeditės sė epigonėve kundėr Tebės, u ftua prej Diomedit, qė tė vijė bashkė me tė nė Etoli dhe tė sundojnė sė bashku kėtu dhe nė Akarnani, kur i thirri Agamemnoni nė luftėn kundėr Trojės. Diomedi shkoi, kurse Alkmeoni qėndroi nė Akarnani dhe ndėrtoi Argon, tė cilėn e quajti Argo i Amfilohisė... Epirotė janė dhe amfilohėt".

Miti i Diomedit del, pra, nė njė hapėsirė tė gjėrė qė nga Iliria e Veriut nė atė tė Jugut, nė viset iliro-epirote.

Lidhet me viset e kėsaj toke, me themelime qytetesh, me dete, me liqene, ishuj, me vajtjen nė Trojė, me kthimin prej saj dhe me vdekjen e tij jo nė viset e mirėfillta greke, por nė viset ilire.

Tema e Luftės sė Trojės, e shtegtimeve tė heronjve akej, por edhe tė heronjve trojanė ne eksodin e tyre tė lodhshėm e tė gjatė nė dete e vise tė ndryshme gjeografike deri sa u instaluan nė Laciumin italik, ka qenė e parapėlqyer nė qytetet e bregdetit ilir, por edhe nė brendėsi tė territorit ilir nė pėrgjithėsi.

Kjo duket edhe nė pėrmbajtjen dhe suzhetet mitologjike homerike tė vazove me figura tė zeza e tė kuqe tė gjetura nė Durrės, Apolloni, Butrint etj.

Nė to ka motive tė epeve tė Trojės dhe tė shtegtimit tė heronjve akeas nė zonat e largėta "barbare".

Legjenda tė tjera flasin pėr Eneun e Trojės dhe pėr shtegtimet e tij nė tokėn epirote dhe nė Butrint. Le tė ndalemi pak nė kėtė pikė.

Virgjili nė eposin e tij tregimtar "Eneida" na jep me hollėsi diēka nga kėto legjenda, qė kanė njė kohėlindje shumė mė tė vjetėr sesa shekulli i poetit.
Sipas tij, vetė emri i krahinės sė Kaonisė vjen nga emri i heroit trojan Kaoni. Kur erdhi Eneu nė Butrint, ai pa nė tė njė kopje tė Trojės, (ishte bėrė, riprodhuar vetė Troja qė u shkatėrrua, pėr tė mbijetuar nė njė tokė tjetėr tė huaj shumė larg nga brigjet e Azisė sė Vogėl.).

Bile Virgjili bėn pėrshkrimin e qytetit, tė kullave, tė portave, duke i thėrritur me emrat trojanė (p.sh. vargjet pėr portėn "Skea").

Dionisi i Halikarnasit shėnon, se "ardhjen e trojanėve nė Butrint e dėshmon edhe njė kodėr e quajtur Troja".

Eneu nė Butrint takoi Andromakėn, e cila i bėnte nderime kenotafit (varrit bosh, simbolik) tė Hektorit. Ajo qe martuar me tė vėllanė e Hektorit. Eleni nė Butrint qe bėrė mbret i Kaonisė pas vdekjes sė Neoptolemit (birit tė Akilit).

Nga Butrinti Eneu u nis pėr nė Gadishullin Italik. Dionisi i Halikarnasit jep njė hollėsi nė legjendė: qyteti tjetėr i bregut Jon (Onhezmi) u quajt Ankiezmi, sipas emrit tė babait tė Eneut, Ankizit.

Teukri i Cizikut jep legjendėn e themelimit tė Butrintit nga Eleni, bir i Priamit tė Trojės, i cili, mbas shkatėrrimit tė Trojės, erdhi nė Epir dhe, duke u bėrė njė fli hyjnive, i shpėtoi kau i flijimit e, aty ku ngordhi ai, Eleni ndėrtoi qytetin.

Njė legjendė tjetėr (regjistruar nga Stefan Bizantini) thotė, se emri i qytetit lidhet me emrin e kaut (Bous).

Njė legjendė e katėr e lidh emrin e Butrintit me kuptimin "qytet i mbytur nė ujė". Kjo etimologji shpjegon fenomenin e bratisismit qė ka ndėrruar pamjen e kėsaj zone.

Poeti Leskeu i Lesbos (shekulli VII para erės sonė) ka shkruar, se Eneu, kur ra Troja, u zu nga akeasit dhe iu dorėzua Neoptolemit, i cili e ēoi nė Thesali e Epir, kur Dionisi i Halikarnasit shėnon se Eneu shkoi dhe nė Dodonė (kryeqytet i Epirit, i molosėve), ku dhuroi shumė vazo bronzi me mbishkrime tė lashta "qė janė ende dhe sot". Jehonėn e legjendave antike tė Butrintit sjell edhe poeti abat P. Borough, pjesėmarrės nė kryqėzatėn IV (viti 1204) nė veprėn e tij "Trimėritė" kushtuar mbretit Henriku II nė njė legjendėn mesjetare butrintase.

Shumica e miteve dhe e legjendave tė mėsipėrme duhen inkuadruar nė ciklin epirot.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:39

Cikli herkulian te ilirėt

Herkuli ėshtė njė hero tepėr i pėlqyer, me nderime tė shumėfishta te tėrė popujt mesdhetarė.

Ėshtė njė hero i tipit plebejan, rreth tė cilit ėshtė krijuar njė kult popullor qė ka gėzuar simpatinė e masave tė gjėra popullore.

Trimėritė e tij lidhen me njė heroikė tė theksuar tė mitologjisė nė pėrgjithėsi, me sakrifica nė dobi tė njerėzve, tė sė drejtės.

Nė kėtė kuptim, Herkuli ėshtė njė vėlla, ndonėse jo aq i lartė nga ana hierarkike, me Prometeun.

Herkuli ka qenė adhuruar shumė edhe te ilirėt. Njė reliev i stilit arkaik i shekullit VI para erės sonė ėshtė zbuluar nė afėrsi tė Durrėsit dhe ka shėrbyer si ex-voto pėr ndonjė tempull.

Pauzania pėrmend njė monument tjetėr tė njė thesari (godinė kulti) tė shuguruar nga epidamnasit nė Olimp, ku nė reliev paraqitej "bota e mbajtur nga Atlasi dhe Herkuli, si dhe pema e Hesperideve me gjarprin e pėrdredhur rreth pemės. Tė gjitha kėto qenė bėrė prej druri kedri nga Theukleu, i biri i Hegylit. Qė botėn e bėri bashkė me tė birin, e thotė mbishkrimi qė gjendet aty... Thesaurin e epidamnasve e konstruktuan Pirroja dhe bijtė e tij Lakrati dhe Hermoni". Nė monumentin e mėsipėrm jepet njė nga trimėritė e Herkulit (trimėria e njėmbėdhjetė).

Kėtyre fakteve u duhet shtuar dhe, se nė legjendėn e vjetėr tė Durrėsit, qė ėshtė mė e vjetėr se shekulli VII para erės sonė, nė gjenezėn e saj, nė njė shtesė tė njė kohe tė dytė, del nė skenė pikėrisht nė Durrės edhe Herkuli, i cili ndihmon djemtė e mbretit mitik tė Dyrrahut, por vret nė luftė gabimisht Jonin, ēka e pikėlloi shumė. Dyrrahasit e mėvonshėm e kanė mbajtur Herkulin edhe si bashkėthemelues tė qytetit herakliun.

Simbolet e tij janė dhe nė numizmatikėn dyrrahase. Apolodori ruan edhe njė legjendė "tė kalimit tė Herkulit te ilirėt, kur shkoi te lumi Herydan, ku pa nimfat, tė bijat e Zeusit dhe tė Temidės".

Njė mit, qė na e transmeton Skulaksi, qė nga shekulli VI para erės sonė, thotė, se Hylli, i biri i Herkulit, qe eponim i hyllejve – fis "barbar" ilir, tė cilėt kanė jetuar nė veri tė Adriatikut, nė njė gadishull mė tė vogėl se ai i Peloponezit. Nė 1924 Ulrih fon Vilamoviē - Melendorf krijoi teorinė, qė hyllejtė, njė nga tri fiset dore tė Spartės, kanė pasur origjinė ilire e kanė jetuar nė hapėsirėn gjeografike midis Skradinit e Trogirit tė sotėm, nė Dalmati.

Mė vonė kanė lėvizur nė Jug. Sipas tij, ky fis ilir ka luajtur rol nė Iliri edhe gjatė periudhės sė kolonizimit grek, ku pėr bregdetin ilir qenė nismėtarė kryesisht dorėt.

Tė pėrafėrta me ciklin herkulian janė edhe disa legjenda, qė lidhen me Belorofontin, tė birin e Glaukut, mbretit tė Korintit, i cili vrau Himerėn. Atė e paraqet dhe njė reliev nga Durrėsi i lashtė.

Nga miti i Meleagrit, me subjektin e heroizmit tė kėtij heroi, i cili vrau derrin e Kaledonit, ėshtė bėrė dhe relievi i faqeve tė jashtme tė njė sarkofagu tė Durrėsit (shekulli II) etj.

Legjendat e tyre janė tė afėrta me ato tė Herakliut. Gjatė antikitetit, i pėrhapur nė Durrės dhe nė Apoloni ka qenė dhe miti i amazonamahisė. Nė njė monument tė Apollonisė amazonat pėrfaqėsojnė ilirėt, ēka e tregon edhe simboli i njė mburoje tipike ilire.

Po kėshtu, nė njė anė tė pikturuar tė shekullit V para erės sonė, qė sot gjendet nė muzeun e Bulonjės, jepet lufta e grekėrve me amazonat, tė cilat kanė nė koka pėrkrenaret e njohura e tipike ilire.

Nė kėto raste amazonat, tė cilat mitologjia klasike i bėn me origjinė nga Azia e Vogėl ose nga Kaukazi, jepen me origjinė etnike ilire. Kjo patjetėr sjell njė opinion e pikėpamje dominuese mitologjike tė kohės, qė lidhet dhe me origjinėn e vetė ilirėve, sidomos pėr tė dhėnė kontradiktat midis kolonistėve tė ardhur dhe vendasve.

Cikli herkulian mbijeton deri nė mesjetėn shqiptare, madje nė kufijtė e Rilindjes Evropiane.

Njė shembull tipik pėr kėtė janė shėnimet e Marin Barletit nė kryeveprėn e vet kushtuar Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut.

Aty Barleti, si humanist, merret edhe me ēėshtjen e etnogjenezės sė arbėrve, domethėnė tė shqiptarėve, veē tė tjerave, i mbėshtetur te autorėt antikė (qė i njihte shkėlqyeshėm), si edhe te mitologjia klasike, duke u ndalur ēuditėrisht edhe te ato degėzime tė miteve antike greke e mesdhetare qė nė truallin e vjetėr antik kishin pasur zhvillime tė veēanta, ndonjėherė edhe origjinale dhe tė pavarura.

Ai flet edhe pėr ngjarjet e ciklit tė njohur herkulian, nė lidhje pikėrisht me paraardhėsit e shqiptarėve.

Barleti e lidh gjenezėn, zanafillėn e shqiptarėve tė kohės sė tij me "albanėt e lashtė", por kėtė e bėn sipas njė koncepti joshkencor e jo tė saktė tė kohės: mendon se ata vijnė nga "albanėt e motshėm tė Italisė, tė cilėt kanė pasur banuar edhe nė njė pjesė tė Kolkidės". Interesant ėshtė tė vėrehet, se pėr Barletin albanėt e truallit ilir kanė ardhur nga kohėra skajėrisht tė lashta mitologjike, qysh nė periudhėn e mitit tė argonautėve tė epokės arkaike, pastaj janė shpėrndarė edhe nė Itali, duke pasur stacion kryesor pikėrisht Ilirinė, trojet e Shqipėrisė.

Barleti i bėn jehonė tėrthorazi mitit tė Jasonit e Medesė, si dhe tė vdekjes sė Apsirtit, tė kolkidėve tė Ulqinit deri nė Akrokeraune e nė Korkyrė.

Duke cituar Trog Pompein, historian i kohės sė Augustit, Barleti mendon, se albanėt lidhen edhe me njė nga veprimet heroike tė Herkulit, me atė tė rrėmbimit tė lopėve tė Gerionit nė Epir dhe tė ēuarjes sė kėsaj kopeje tė papėrmbajtshme e shkatėrrimtare, vdekjesjellėse, nė malin Alban, ku kullotėn dhe "u magjepsėn nga kullotat e pasura".

Fakti, qė origjina e shqiptarėve nė veprat e njė humanisti si Barleti bashkėlidhet me vetė figurėn heroike tė Herkulit tregon, se mitologjia klasike nė kėtė cak kohor ishte njė sistem referimi mė i parapėlqyer, mė intelektual dhe mė pėrparimtar, sesa referimi me elemente e mite tashmė mė arkaike e tė papranueshme, siē qenė ato tė botės ungjillore tė krishterimit tė feudalizuar dhe tepėr regresiv.

Herkuli ėshtė njė figurė nga mė demokratiket e mitologjisė klasike, njė gjysmėhyjni e pėlqyer, e popullarizuar shumė nė kohėra nė gjirin e njerėzve tė thjeshtė e tė shtresave tė varfėra.

Nga ana tjetėr, pėrveē kėtij fakti, me emrin e Herkulit kemi tė adresuar edhe admirimin e njė simboli tė trimėrive, tė triumfit mbi ēdo gjė, mbi tė gjitha pengesat, represionet, poshtėrsitė etj.

Ėshtė e vetkuptueshme, se nė kėtė mėnyrė Barleti nė figurėn e Herkulit i referohet edhe figurės sė madhe historike tė Skėnderbeut, tė cilit jo rrallė ia plotėson portretin me epitetin kuptimplotė "herkulian".

Nga ana tjetėr, nė shkrimet e veta Barleti pėrdor shprehje tė tilla tė karakterit humanistik, si: "Pėr Herkulin!", nė kohėn kur ishte normė qė zotėronte nė tė gjitha kuptimet e retorikės, letėrsisė, kulturės, tė lidhura me kishėn e krishterė shprehja eksklamative "Pėr Krishtin!" .
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:40

Disa pėrfundime

Materiali mitologjik ėshtė, siē shihet, i shumtė dhe i larmishėm. Madje, nė realitet ai ėshtė shumė mė i madh sesa paraqitet nė kėtė punim.
Natyrisht, pėr t'u futur mė thellė nė botėn kultike ilire, duhet folur edhe pėr probleme tė arkitekturės sė kultit, tė vendeve tė posaēme tė ceremonialit tė kulteve ilire, pėr ikonografinė e tyre etj.

Nė shekujt I-III tė erės sonė kultet e miteve ilire patėn njė ringjallje. Njė pjesė e mbishkrimeve qė flasin pėr emrat e hyjnive ilire i kemi nga kjo nyje kohore.

Nė shekujt IV-V kemi njė "Goterdämmerung", domethėnė "njė vdekje tė perėndive" ilire.

Ndėrhyrja e krishterimit e eliminoi politeizmin antik ilir, si dhe politeizmin nė pėrgjithėsi.

Po pėrmendim dy fakte tė kėsaj shpėrbėrjeje me pėrmasa botėrore nė rrafshin e kultit ilir.

Fakti i parė. Nė Epidaur, nė Dalmaci, mė 365, erdhi Hilarioni, i cili vrau hyjninė vendase ilire nė formė gjarpri tė quajtur Boa.

Shpjegimin shkencor tė kėsaj ndodhie legjendare e ka bėrė i pari Evansi, i cili panė tė personifikimin e fitores sė krishterimit mbi besimet e lashta pagane: "Sa interesante ėshtė kjo fitore e krishterimit ndaj adhurimit tė Kadmit dhe Eskulapit, tė gjarprit tė ditėve tė hershme tė Epidaurit! Sa sugjestive ėshtė kjo lidhje e mitologjisė vendase me religjionin e ri!"

Fakti i dytė: Plutarku tregon njė legjendė pėr njė ngjarje, qė ka ndodhur nė zonėn e Butrintit.

Ai thotė, se Epitersi, babai i gojėtarit Emiliani, tregonte se njė herė, duke lundruar nė drejtim tė Italisė, njė anije plot njerėz u afrua nė brigjet epirote afėr Butrintit.

Papritur u dėgjua njė zė qė tha: "Kur tė arrini pranė liqenit Pelode (liqeni i sotėm i Butrintit), lajmėroni se Pani i madh ka vdekur!" Epitersi shtonte, se tė gjithė ata qė e dėgjuan kėtė zė u tmerruan.

Kur anija iu afrua liqenit, piloti i saj thirri me zė tė lartė se Pani i madh kishte vdekur.

Porsa foli kėshtu, u dėgjuan vajtime tė thekshme, jo tė njė njeriu, po tė shumė qenieve, qė ulėrinin sė bashku. Lajmi u pėrhap edhe nė Romė.
Perandori Tiber urdhėroi tė bėheshin hetime pėr tė marrė vesh kuptimin e njė ngjarjeje tė tillė tronditėse.

Edhe kjo legjendė flet pėr vdekjen dhe epilogun e politeizmit, qė po ia linte vendin krishterimit, i cili nė kohėn e Tiberit kishte marrė hov tė madh, pavarėsisht nga persekutimet e tėrbuara nga shteti e perandori romak.

Vajtimi pėr Panin e madh, hyun e kopeve, me kultin e tij tė pėrhapur e tė vjetėr te molosėt, kaonėt etj., qe vajtimi pėr njė epokė tė tėrė tė historisė njerėzore qė po merrte fund.

Kėto dy fakte janė njė terminus ante quem pėr triumfin e fesė sė re monoteiste.

Megjithatė, politeizmi pati nė shumė raste dhe mbijetesa tė tij nė vise e zona tė ndryshme.

Ato shpesh herė janė shprehje e njė simbioze ose e traditave shpirtėrore lokale.

Por kėtu kemi njė temė studimi tjetėr, me vete, qė kėrkon njė shkrim tė veēantė dhe qė del nga detyra e kėtij artikulli.

Duke pėrfunduar, theksojmė, se mitologjia ilire ka qenė njė realitet i gjallė shpirtėror, historik.

Ajo ėshtė njė provė me rėndėsi pėr tė vėrtetuar etnicitetin e veēantė e origjinalitetin e popullit tė vjetėr ilir, paraardhės tė shqiptarėve.

Mitologjia ilire, si ajo e panteonit tė mirėfilltė ilir, ashtu dhe mitet e legjendat e sinkronizuara flasin pėr aftėsi krijuese tė ilirėve nė sferėn e botėkuptimit e tė jetės intelektuale shpirtėrore, tė njė kulture pėrfaqėsuese tė ilirėve nė ballafaqimet me botėn e popujt e tjerė fqinjė.

Mitologjia ilire pasuron tablonė e pėrgjithshme mitologjike tė botės mesdhetare e europiane.


Moikom Zeqo "Aspekte te mitologjise Ilire", Durrės, 1989.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Ilire

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi