Perfytyrimi i se Keqes sipas popujve dhe besimeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perfytyrimi i se Keqes sipas popujve dhe besimeve

Mesazh  Luli prej 16.04.14 1:00



E keqja ka nje perfytyrim te ndryshem dhe te ngjashem njekohesisht midis mitologjise se popujve dhe besimeve te ndryshme fetare.

Ne mitologjine antike Greke dhe Romake

Greket e lashte lidhnin gjithcka me perendite dhe me krijesat e mbinatyrshme. Perendite nuk mund te konsideroheshin positive ose negative. Veprat e tyre varionin ne kete aspekt. Vete Zeusi, ati i perendive, kishte kryer nje numer te madh veprash te shemtuara.

Megjithate ekzistojne shume krijesa te liga te mbinatyrshme ne mitologjine greke.

Mund te permendim:
1. Meduzen – Shtriga e vetme e vdekshme. Nje perendi i zemeruar e shnderroi ate ne nje gjarper, ne nje perbindesh aq te shemtuar sa kushdo qe e shikonte kthehej ne gur.
2. Steno – Motra e Meduzes. Thuhej qe kishte nje bukuri trullosese me perjashtim te faktit qe kishte gjarperinj ne vend te flokeve.
3. Argus – Nje perbindesh me 100 sy i cili mbronte thesaret e Heres.
4. Serberus – Nje qen me 3 koke i cili sherbente si roje per Hadin, perendine e nentokes.
5. Cikllopi – Gjigand me 1 sy, bir i Poseidonit.
6. Hidra – Gjarper me 9 koke. Gjaku i saj kishte veti toksike.
7. Minotauri – Krijese gjysem de mi cili qendronte ne Minos.
8. Shila – Perbindesh 6 kreresh, mbronte nje shpelle ne det.
9. Sirenat – Femra gjysem peshk, joshnin me kengen e tyre te jashtezakonshme lundertaret deri sa i conin ne vdekje duke i perplasur me shkembinjte.
10. Ekidna – Grua gjysem njeri gjysem gjarper. Nena e pothuaj gjithe perbindeshave ne mitologjine greke.

Gjithe keto krijesa te japin ide mbi menyren se si e shihnin greket te ligen. Prania e figures se gjarperit eshte mbizoteruese. Paraqitja me shume krere gjithashtu linte nje imazh negativ tek ta. Nuk eshte e vertete se greket shihnin te shemtuaren si te ligen. Krijesat negative si Meduza, Steno dhe Sirenat kishin nje bukuri ekstreme. Pa kjo verteton qe ne fakt greket nuk shihnin te shemtuaren si te keqe, por ekstremin.
Nga ana tjeter Romaket kur pushtuan territoret Greke e huazuan totalisht mitologjine e ketyre te fundit. Perpunimi i mitologjise qendronte vetem ne ndryshimin e emrave te figurave.

Ne mitologjine Rumune

Mitologjia Rumune eshte mese e ndikuar nga mitologjia Greke dhe sidomos ajo Romake. Pas nenshtrimit tek Perandoria Romake populli rumun pesoi nje transformim themelor ne cdo aspekt, duke filluar nga gjuha e duke perfunduar tek zakonet dhe mitologjia.

Figura me e njohur e te liges ne Rumani eshte Vampiri. Jane krijesa pa shpirt, te cilat ushqehen me gjak njeriu. Shpesh i referohen si „te vdekurit e gjalle“. Nga pamja fizike jane imagjinuar si njerez, por me dhembe te mprehte e te gjate, me lekure me ngjyre shume te zbardhur dhe me floke te zi. Jane te pavdekshem, me perjashtim te pranise se rrezeve te diellit, te cilat e kthejne ne hi.

Per kete arsye ata flejne gjate dites ne arkivolet e tyre dhe zgjoen naten qe te gjuajne per viktima. Kafshimi i tyre ka aftesine te ktheje viktimen ne vampir. Terminologjia e fjales Vampir eshte ende mese e diskutueshme, madje nje teori perfshin gjuhen shqipe duke thene se fjala vampir rrjedh nga fjala ‚dhampir’ (dham-dhembe, pir-pires).

Figura me e njohur si vampir eshte Konti Drakula. Si person ai nuk eshte i trilluar. Vlad Drakula ka ekzistuar vertet, ne vitet 1400 ka sunduar rajonin e Uallakise si princ. Ishte nje tiran, krimet e te cilit varionin ne tortura nga me mizoret. Dukej se ai e shijonte kete. Mbase kjo ka qene arsyeja per perfytyrimin e tij si vampir.

E keqja sipas Krishterimit dhe Islamit

Krishterimi dhe Islami kane figure te perbashket mbi te keqen. Ky do te ishte Djalli. Perfytyrimi i djallit eshte i ndryshem, megjithate disa tipare jane te pergjithshme. Djalli eshte nje krijese me pamje te erret, me krahe te medhenj te zinj e me lekure te kuqe. Ndonjehere perfytyrohet me brire te zinj dhe me fytyre demi. Ndryshimi ne konceptin e djallin ne islam dhe krishterim qendron ne faktin se djalli trajtohet ne Bibel si nje kundershtar me forca pothuaj se te parabarta me Zotin, kurse ne islam si nje i nenshtruar i zotit.

Kurani shpjegon se kur Pėrendia krijoi njeriun e pare, Adamin, ai urdheroi gjithe engjejt perreth te peruleshin para tij. Te gjithe u binden, me perjashtim te Shejtanit (Djalli ne gjuhen e Kuranit) i cili mendonte se Adami ishte krijese inferiore perballe vetes se tij. Kjo sepse Shejtani ishte krijuar nga zjarri kurse Adami nga balta dhe sipas Shejtanit zjarri ishte me i cmuar se balta. Pėrendia i zemeruar e debon Shejtanit nga Parajsa dhe e dergon ne Ferr, nje vend i flakte i cili u krijua nga Pėrendia per njerezit e lig. Shejtani ishte denuar te qendronte perjetesisht ne ferr e te ndeshkonte te keqijte pasi Pėrendia e kishte detyruar.

Nga ana tjeter ne krishterim Djalli, ose sic i referohen vendet e krishtera, Satani ishte nje kundershtar i zotit, por ky i fundit dhe e mira fitonin cdo beteje. Satani u shfaq para gruas se pare, Eves ne formen e nje gjarpri, i cili e shtyu te hante te vetmin frut te ndaluar, mollen. Ngrenia e molles solli djallezine tek njerezit dhe ata u kthyen ne te vdekshem.

Si perfundim, perfytyrimi ne besime dhe kultura te ndryshme eshte i ndryshem po aq sa dhe i ngjashem. Historia ka mundesuar ndikimin e kulturave ne kultura te tjera pas pushtimeve dhe lufterave te shumta. Kjo ka sjelle ndryshimin dhe nderthurjen e perceptimit te kultures, historise dhe mitologjise duke perfshire keshtu imagjinaten per te ligen.

Kris Hasa
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi