ZĀRA - Dėshmi lashtėsie dhe autoktonie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ZĀRA - Dėshmi lashtėsie dhe autoktonie

Mesazh  Luli prej 16.04.14 0:47

Nė Shpat



Thonė…
Zanat kėtu rrinė,
Pranė burimeve,
Mes flladit tė pyllit.
Vashave nur u japin.
Djemve trimėrinė,
Muzėn poetėve,
Pleqėve urtėsinė.

ZĀRA-Dėshmi lashtėsie dhe autoktonie

Nė kujtesėn popullore tė shpatjanėve vijnė qė nga thellėsitė e shekujve ballada tė ndryshme.

Disa nga kėto janė tė njejta me ato tė trevave fqinje apo tė tėrė Ballkanit,por ka edhe tė tilla qė janė si krijime apo variante tė veēanta dhe karakteristike vetėm pėr Shpatin.Ballada” Besa e Kostandinit” njihet si “Kostandini dhe Doruntina”, ”Kostandini e Dhoqina”,kurse nė Shpat njihet si”Kostandini dhe Zārėza”.Emri “Zārėza” ėshtė formuar nga emri Zāra me prapashtesėn zvogėluese dhe pėrkėdhelėse -za,karakteristikė kjo pėr tė folmen e Shpatit.

Emrin e heroinės sė balladės “Zārėza” e gjejmė edhe nė disa ballada e kėngė tė tjera tė folklorit tė Shpatit,duke i dhėnė kuptimin poetik bukurisė e fisnikėrisė shpirtėrore tė gruas dhe vajzės shpatjane,deri nė hyjnizimin e saj nė drejtim tė trimėrisė dhe ndershmėrisė ,duke e bėrė si burim frymėzimi pėr kėngėtarėt dhe poetėt popullorė.

Studjuesi Jorgo Panajoti nė studimin”Ēėshtje tė poezisė popullore”(tė Shpatit),botuar nė “Shpati i Sipėrm”(1987),ndėrmjet tė tjerave shkruan:”…Karakteristikė pėr poezinė shpatarake janė edhe disa emra poetikė,emra qė i gjejmė nė shumė kėngė pa funksionin e tyre tė mirėfilltė gramatikor,por pėr njė arėsye tė njė tradite artistike.

Ndėr keta emra,qė, nė fakt janė dėshmi tė qarta lashtėsie dhe autoktonie,duket se mė shumė autoritet kanė Zāra dhe Kostandini.I gjejmė keta emra nė vargje tė tilla(qė janė marrė nga kėngė tė ndryshme):”…Haj, na merr Zārzėn me pįr…,Thirri Zārėza Zārzėn-o…,Puna mar,o ustallar!Mirė se erdhe,moj Zāra jonė…,Kostandin,o vėllath i parė…,etj.



Diana Romake

Zana,ashtu si Artemida tek grekėt dhe Diana tek romakėt,ishte hyjneshė e maleve me pyje tė virgjėra,shesheve plot bar e lule,burimeve tė kristalta;hyjnesha e gjuetisė dhe mbrojtėse e kafshėve ,nga tė cilat dreri dhe ariu ishin kafshėt e kultit tė saj.Pėrrallat dhe legjendat pėr kėto kafshė kulti tė pyjeve tė Shpatit kanė mbrritur pėrmes shekujve deri nė ditėt tona.

Gjahtarėt tregojnė se,kur vret njė ari,ai kthehet nga lindja,kryqėzon kėmbėt e para mbi gjoksin e tij dhe loton si njeri.Po ashtu edhe dreri i vrarė,kthehet nga lindja dhe derdh lot(qan) si njeri.

Nė mitologjinė e shpatarakėve,dreri ishte njė kafshė e shenjtė,e cila vinte nė ditėn e vendin e caktuar pėr tu flijuar.Vende tė tilla flijimi kemi nė Breg Shėnlli(Zavalinė) dhe nė Fushė Qore(kroj Fėrku) nė malet e Gjinarit.Nė tė dy vendet,meqenėse flijuesit nuk respektuan rregullat e flijimit,dreri nuk erdhi mė dhe nė vend tė tij flijuan njė lopė.Kėshtu ėshtė festuar deri nė ditėt e sotme.

Zanat janė figura tė besimit popullor shqiptar qė pėrfytyrohen si vasha me njė bukuri tė rrallė.Nė jug tė Shqipėrisė ato quheshin zėra(Fjalor i Mitologjisė,Dhama,T;Tir.1987 fq.248).

Ndryshimi fonetik nga Zana nė Zėra ka ndodhur nė dialektin jugor nė periudhėn e parė tė shqipes sė vjetėr.”Gjatė kėsaj periudhe ėshtė pėrvijuar edhe ndarja dialektore midis tė folurit veriorė dhe jugorė tė shqipes nėpėrmjet proēeseve divergjente tė njohura:rotacizmi dhe ndėrrimi i a-sė para bashkėtingėllorėve hundore nė tė folmen veriore. (Demiraj,Sh.

“Gjuha Shqipe dhe historia e saj”Tir.1988,fq.209).Nė tė folurin e Shpatit,si e folur kalimtare,tek
emri Zanė ėshtė kryer procesi i rotacizmit para shek.VII si nė dialektin jugor,duke dhėnė Zārė,jo me ndėrrimin e ā-sė nė ė,por duke ruajtur nga dialekti verior hundorėzimin e ā-sė qė na jep Zįrė si tek zāri.

Disa mitografė janė tė mendimit se emri Zana buron nga latinishtja Diana.Profesori Eqrem Ēabej,kur analizon etimologjinė e fjalės shqipe sipas kėrkesave tė rregullave fonetike pėr prejardhjen e emrit Zana nga latinishtja thotė:”…khs:nė njerėn anė lat.Diana,zanė,zėre,mė anė tjetėr diabolis:djall,e para huazim mė i moēėm i epokės pagane,e dyta mė i ri,i epokės kristiane.”(Studime etimologjike nė fushė tė shqipes,fq.79).

I kėtij mendimi ėshtė edhe profesor Shaban Demiraj kur thotė:”…Z e shqipes sė dokumentuar ėshtė pėrftuar…nėpėrmjet evolucionit tė grupit/di-/.Kjo dėshmohet sidomos nė huazimet latine,si gas-gandium,mriz-meridies,zanė-zėre-Dianė,etj.(Fonologjia historike e gjuhės shqipe fq.215).

Nga tė dhėnat arkeologjike mėsojmė se nė venbanimin e Lleshanit,qė i ka fillimet nė periudhėn e bronxit tė vonė,janė gjetur terrakota qė imitojnė kokėn e lopės,gjė qė e bėn studjuesin Riza Hasa tė mendojė se venbanimi i Lleshanit mund tė konsiderohet dhe si vend kulti nė natyrė,karakteristikė pėr besimet ilire.

Kėtu mund tė kėrkohet kulti i respektimit tė blegtorisė,qė lidhet historikisht me nderimin qė i bėhej Dianės sė Kandavėve,Zārės sė Shpatit,perėndeshė me atributet e mbrojtjes sė blegtorisė.Burimi historik citon Dianėn e Kandavėve,”…Vendbanimi Lleshan ėshtė perėndimi i maleve Kandave dhe shėrben si pikė orientimi pėr ta kėrkuar e vendosur kėtė monument kulti.(Hasa,R.”Elbasani-Enciklopedi,fq.633-634).

Toponime qė lidhen me emrin Zāra

Kroi i Zārės-burim uji nė lindje tė fshatit Seltė,nė tė djathtė tė rrugės qė vjen nga Selta pėr nė Nezhar,nė pyllin pranė shkollės 9/vjeēare.
Kroi i Nuses-burim uji nė pyllin e faqes perėndimore tė kodrės nė qendėr tė fshatit Jeronisht ku,sipas legjendės,vinte dhe pinte ujė Zāra.
Ēuka e Zārės-majė mali(Ēika),me lartėsi 1640m,nė lindje tė fshatit Pashtresh.I kushtohet legjenda mbi pushtimin e Sopotit,ku pėrmenden edhe toponimet;Qafa e Kalit dhe Qafa e Markut.


Ēuka e Zārės

Lugu i Zārės-luginė e veshur me pyje pishe e bredhi,nė faqen jugore tė malit tė Ēikės(Ēukės sė Zārės),fshati Pashtresh.
Kroi i Zārės-burim uji pranė rrugės kėmbėsore qė kalon pėrmes Lugut tė Zārės(si mė sipėr).
Zāra e Madhe-shesh nė mes tė pyllit,nė lindje tė Qafės sė Burrave,nė malin e Gjinarit,ku ndan me malin e Lleshanit.
Zāra e Vogėl-burim uji nė lagjen Qose tė fshatit Shelcan,nė jug tė majės sė Shijonit,ku ndodhen rrėnojat e njė venbanimi tė periudhės sė bronxit tė vonė.

Filip Berdufi
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi