Shqiptarėt rrezikohen seriozisht nga islami politik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiptarėt rrezikohen seriozisht nga islami politik

Mesazh  Odin prej 15.04.14 21:20



Do tė jetė shumė keq pėr ne nėse prekemi nga fenomeni i Turqisė sė Erdoganit. Rreziku i krijimit tė njė lėvizje islamike, nė Shqipėri dhe Kosovė, ėshtė shumė i madh. Islami radikal po gjen mbėshtetje tek njerėzit e varfėr dhe tė pashpresė. Me kalimin e kohės, shqiptarėt e Shqipėrisė do tė jenė mė tė interesuar pėr Bashkimin Kombėtar, kurse shqiptarėt e Kosovės do tė jenė kundėr. Sot kultura kosovare ėshtė shndėrruar nė tendencė pėr gjithė shqiptarėt. Ben Blushi, deputet i PS’sė nė Parlamentin e Shqipėrisė, flet pėr Express.


Ben Blushi, deputet i Partisė Socialiste nė Parlamentin e Shqipėrisė, ka qėndruar nė Prishtinė dy ditėt e fundit, bashkė me disa deputetė tjerė nė kuadėr tė njė vizite tė Komisionit pėr Politikė tė Jashtme.

Ai tė martėn ka pranuar tė jap njė intervistė pėr Gazetėn Express rreth librit tė tij tė fundit, “Hėna e Shqipėrisė”.

Gjatė kėsaj interviste ai shpjegon disa prej ēėshtjeve kryesore tė librit, flet pėr islamin politik, Turqinė e sotshme, Perandorinė e dikurshme Osmane, marrėdhėniet mes shqiptarėve dhe kosovarėve...

Express: Pse u pėrcaktuat tė parashikoni tė ardhmen e shqiptarėve nė librin tuaj mė tė ri "Hėna e Shqipėrisė"?

B. Blushi: Nuk ka pasur ndonjė qėllim tė veēantė, por edhe unė si gjithė tė tjerėt mendoj mė shumė pėr tė nesėrmen sesa pėr tė djeshmen. Besoj se kjo ėshtė nė gjenet e njeriut; pra qė tė mendojė mė shumė pėr tė nesėrmen. Duke parė Shqipėrinė e sotshme, Kosovėn e sotshme, duke parė zhvillimet e brendshme, raportet me Europėn apo raportin me religjionet, kam krijuar disa mendime tė cilat kam dashur t’i ndajė me lexuesit.

Express: Njė libėr i kėtij lloji, pak a shumė, ėshtė edhe ai i George Friedman, politologut amerikan, "The Next 100 Years", u inspiruat nga kjo?

B. Blushi: Mė tha dikush sot se nė Shqipėri kanė bėrė njė shkrim pėrmes tė cilit mė akuzojnė se kam bėrė plagjiaturė nga "The Next 100 Years". Nė fakt, ky ėshtė njė libėr tė cilin unė s’e kam lexuar, vetėm kam dėgjuar pėr tė.

Express: Nuk e kam lexuar kėtė tekst as unė...

B. Blushi: Nuk e kam lexuar librin, as shkrimin... Madje, po e them pėr herė tė parė, librin "The Next 100 Years" ma ka bėrė dhuratė njė miku im njė apo dy javė pasi qė doli nė shitje libri im “Hėna e Shqipėrisė”. Sigurisht, edhe ai duke i lidhur tė dyja. Nėse ka njė lidhje, ajo ėshtė vetėm pėr njė arsye: para disa muajsh kam parė nė internet njė raport tė Kombeve tė Bashkuara qė bėnte njė parashikim demografik pėr gjithė botėn. Dhe, sipas OKB’sė (e kam nė libėr kėtė statistikė), pas 100 vjetėsh popullsia e Shqipėrisė nga 2.8 milionė banorė qė ėshtė sot, do tė jetė 1.8 milionė banorė. Kjo ėshtė njė referencė qė e kam pasur parasysh vazhdimisht vetėm pėr hir tė saktėsisė.

Express: Ju pėrmendni qeverisjen e keqe nė Shqipėri, e cila ėshtė determinuese pėr ndryshimet e sė ardhmes, qė do tė ndodhin nė Shqipėri, por hezitoni t'i pėrmendni me emėr qeveritė shqiptare. S'keni dashur tė konfrontoheni apo...?

B. Blushi: Unė, sidomos kur shkruaj, nuk kam frikė. Besoj se kam pasur rast ta dėshmoj kėtė. Nuk jam marrė ekskluzivisht me qeveritė, jam marrė mė shumė me fenomenet. Ėshtė e vėrtet se njė prej arsyeve, siē edhe dėshmon historia, qė ka ndikuar nė problemet qė kanė pasur shqiptarėt apo fakti se kemi mbetur popull i vogėl, nuk ėshtė klima, nuk ėshtė mungesa e ujit, nuk ėshtė mungesa e burimeve natyrore, por ka qenė mėnyra se si kemi qeverisur apo si na kanė qeverisur tė tjerėt gjatė historisė. Edhe nė kėtė rast kam shfrytėzuar njė statistikė, e kam diku nė pjesėn e parė tė librit, se si duke u qeverisur mė mirė disa popuj qė vite mė parė kanė pasur numėr tė ngjashėm me ne tė banorėve, sot janė bėrė mė tė mėdhenj. Ne jemi qeverisur keq gjatė kėtyre 100 vjetėve, madje jemi qeverisur shumė keq. Jemi qeverisur shumė keq prej atyre qė na kanė sunduar pėr 400-500 vjet, kemi ngelur popull i vogėl, kemi humbur territore, u ndamė, patėm komunizmin, tash kemi tranzicionin mė tė keq.Jo gjithmonė ka arsye pėr tė besuar se tė tjetėr na kanė bėrė dėm mė shumė sesa i kemi bėrė dėme ne vetės. Sigurisht duhet thėnė se Perandoria Osmane nuk ėshtė sjellė askund mė keq sesa tek ne. Kur ka ikur Perandoria Osmane, nuk ka lėnė njė shkollė nė Shqipėri, nuk ka pasur njė shkollė shqipe pėr 500 vjet, e ka vonuar shkrimin e shqipes pėr 3-4 shekuj, nuk ka lėnė njė port, njė hekurudhė. Kudo nė Ballkan ka lėnė hekurudha, vetėm tek ne nuk ka lėnė asnjė. Dhe, natyrisht pyetja shtrohet se pse? Pse, si mund tė ndodhi kjo? Ne kemi pasur 2-3 portet mė tė mira nė Mesdhe gjatė venedikasve, pra para se tė vinin turqit. Megjithėkėtė, turqit i kalonin mallrat tjetėrkah, jo kah Shqipėria.

Express: Rreth bashkimit kombėtar ju "fajėsoni" kosovarėt qė nuk kanė dėshirė pėr ta bėrė kėtė. Ta parafrazojmė atė qė keni shkruar, pra thoni se kur politikanėt kosovarė flasin pėr Shqipėrinė kėtė e bėjnė aq ftohtė sa po tė mos flisnin shqip do dukeshin si finlandezė... Jeni i sigurt se ėshtė e saktė kjo?

B. Blushi: Jam pėrpjekur tė kuptoj ēfarė qasje do tė kenė shqiptarėt, nė tė dyja anėt e kufirit, pėr proceset e Bashkimit Kombėtar. Nuk e di nėse historia do tė mė jap tė drejtė, por kėto ditė sa jam nė Kosovė kam krijuar pėrshtypjen se kam tė drejtė se nė tė ardhmen shqiptarėt e Shqipėrisė do tė jenė mė tė interesuar pėr Bashkimin Kombėtar, do ta shohin kėtė si projekt zhvillimi, si projekt i zmadhimit tė Shqipėrisė. Ndėrsa nė Kosovė do tė ketė mė shumė hezitim, pasi qė duke qenė shtet i ri do tė mundohet ta ruaj pavarėsinė e vetė, qoftė edhe nga Shqipėria. Ky ėshtė njė sentiment i kuptueshėm dhe i justifikueshėm. Ndėrsa unė e kam fjalėn pėr klasėn politike tė Kosovės kur them se duken si finlandezė kur flasin pėr temėn e bashkimit. Pra, bėjnė shumė farmaci politike.

Express: Nė Kosovė ka njė pėrshtypje tjetėr, pasi nė shumė raste konstatohet se nė Shqipėri, nuk ka dėshirė pėr bashkim. Shpesh pėrmendet edhe njė sondazh i Gallup, ku shqiptarėt e Kosovės favorizojnė mė shumė bashkimin.

B. Blushi: Besoj se kėshtu ėshtė sot, por unė nė libėr flas pėr tė ardhmen. Nė tė ardhmen besoj se kjo tendencė do tė vijė duke u zbehur nė Kosovė. Shpresoj se koha do tė mė jap tė drejtė.

Express: Po ashtu keni shkruar pėr ndikimin qė tash e ka Kosova nė Shqipėri, keni pėrmendur se kosovarėt tash janė ata qė po i pėrcaktojnė trendet duke i nxitur kėngėtarėt nga Shqipėria tė fusin dialekt kosovar nė tekstet e tyre. Nė Kosovė ėshtė konstatuar e kundėrta, ėshtė folur gjatė pėr supremacinė e Shqipėrisė ndaj Kosovės,ėshtė pėrmendur gjuha standarde, dominimi i Shqipėrisė nė fushėn e medias elektronike, nė letėrsi...?

B. Blushi: Ėshtė e vėrtetė se Shqipėria ka dominuar mendimin kulturor tė shqiptarėve pėr tė paktėn 100 vjetėt e fundit, prej qė ėshtė bėrė shtet. Duke qenė shteti amė, duke qenė shtet i pavarur, pavarėsisht se ishim shtet komunist, ne kishim institucione, bėnim kulturė, nuk na pengonte kush tė flisnim shqip... Sigurisht kjo ka ndikuar tek tė gjithė shqiptarėt, veēanėrisht tek shqiptarėt e Kosovės. Pra, ne kemi qenė dhe jemi qendra rreth sė cilės sillen gjithė diaspora shqiptare, pėrfshirė dhe Kosovėn. Por nė vitet e fundit kam konstatuar dhe besoj se produkti artistik i Kosovės po bėhet gjithnjė e mė influent. Futbolli e Shqipėrisė po e bėjnė monopol futbollistėt nga Kosova; ata dominojnė edhe kombėtaren tonė. Nė anėn tjetėr, ka talente mė tė mėdha, ka trende, tendencė, fantazi dhe shije mė tė mirė muzika e Kosovės. Muzika e Kosovės dominon. Por nuk ėshtė puna kėtu. Puna ėshtė se kultura kosovare po kthehet nė njė tendencė dhe kjo ėshtė shumė mirė pasi qė e ekuilibron njė popull. Pra, nė qoftė se shqiptarėt e Shqipėrisė kanė pasur njė letėrsi diēka mė tė spikatur, shqiptarėt e Kosovės kanė pasur mendim kritik tė mirė nė tė shkuarėn. Nėse sot shqiptarėt e Shqipėrisė kinematografi jo tė keqe, shqiptarėt e Kosovės janė shumė mirė nė muzikė.

Express: Ju thoni se kosovarėt janė tė dhėnė shumė pas forcimit tė identitetit shtetėror, si mund tė ndodhė kjo kur nė politikėn kosovare ka kryesisht improvizime, politikanė tė korruptuar etj. dhe shpesh krijohet pėrshtypja se me shtetin e Kosovės jemi duke jetuar diēka tė pėrkohshme?

B. Blushi: Kėtė gjė ja kam thėnė Kryetarit tė Komunės sė Prishtinės, Shpend Ahmetit. Po bisedonim pėr zhvillimin e Prishtinės dhe unė i thash se ju pėrgėzoj pėr punėn qė po bėni, por ke vetėm njė problem. Ēfarė? tha ai. I tash se ti po projekton ndėrtimin apo modernizimin e njė kryeqyteti tė pėrkohshėm. Meqenėse partia e tij, Vetėvendosje, proklamon bashkimin me Shqipėrinė, Prishtina do tė jetė njė kryeqytet i pėrkohshėm, sipas tyre. Pėr tė ardhur tek pyetja juaj. Sigurisht, Kosova dhe Shqipėria kanė shumė ngjashmėri, njė model politik, kanė modele tė pėrafėrta zhvillimi, tė dyja kanė korrupsion, kanė probleme me zbatimin e ligjit... Sot janė vendet mė tė varfra nė Europė. Por ndryshimi ėshtė se shoqėria kosovare ėshtė njė shoqėri optimiste akoma, ndėrsa Shqipėria ėshtė pesimiste. Kam disa arsye pėr ta besuar kėtė gjė, dhe besoj se optimizmi i popullit tė Kosovės do tė vazhdojė edhe pėr disa vite, nė radhė tė parė pėr shkak se populli i Kosovės ende nuk e ka konsumuar njė proces historik siē ėshtė pavarėsia sepse akoma s’e ka marrė pavarėsinė e plotė dhe nuk ka marrė tė drejtėn e vetėvendosjes. Nė Shqipėri nuk ėshtė kėshtu. Shqipėria aktualisht pret vetėm dy data: hyrjen nė Europė dhe bashkimin me Kosovėn, kėto janė dy ngjarje historike tė cilat mund tė priten nga gjenerata ime apo gjeneratat mė tė reja se mund tė arritėn. Ndėrkohė qė problemet tjera me tė cilat pėrballet vendi, nuk kanė besim se do tė arrihen shpejt dhe kjo i bėnė ata pesimistė.

Express: Keni shkruar po ashtu pėr ndikimin Turqisė tek shqiptarėt... A janė Edi Rama dhe Hashim Thaēi fajtorėt qė sollėn Erdoganin me privatizimet...

B. Blushi: Nuk merrem me kėtė rast, jam marrė me atė qė pėrfaqėson Turqia sot nė Europė, Ballkan, si fenomen.

Express: Pikėrisht kjo po shprehet edhe tek ne...

B. Blushi: Nėse ky fenomen na prek dhe ne, do tė jetė shumė keq. Ēfarė ėshtė Turqia sot? Ėshtė njė vend me demokraci tė cenuar, pasi qė nėse Kryeministri ndalon Twitterin dhe Youtube'in, nėse ndryshon Kushtetutėn pėr t’i emėruar vetė gjyqtarėt, pėr ta marrė drejtėsinė nė dorė, ndėrkohė qė ka rritur tendencėn pėr islamizimin radikal tė shoqėrisė sė vetė, kjo nuk ėshtė demokraci si ajo qė ne presim, pra demokraci europiane. Nėse Shqipėria dhe Kosova preket nga kėto nė tė ardhmen, gjė qė nuk e pėrjashtoj, atėherė besoj se Shqipėria do tė turqizohet mė shpejt sesa do tė evropianizohet.

Express: A s’ėshtė ky problemi i turqizmit mė shumė problem i Kosovės sesa i Shqipėrisė?

B. Blushi: Nuk i ndaj dot tė dyja. Ka shumė njerėz qė mė kanė kritikuar pėr kėtė shkak, mė kanė thėnė se ke parė Kosovėn mė me simpati sesa Shqipėrinė. Kjo ėshtė subjektive. Unė jam njeri qė jetoj nė Shqipėri dhe ndoshta nuk e kam njohjen e duhur pėr Kosovėn. Por jam pėrpjekur t’i shoh nė distancė tė dy vendet dhe kam ardhur nė kėto pėrfundime. Shpresoj se e ardhmja nuk do mė japi tė drejtė.

Express: Nė Kosovė ka pasur tendenca tė islamit politik, tash pėr herė tė parė kemi nė skenė edhe njė parti islamike... Megjithatė, deri mė tash, kėto lėvizje nuk kanė arritur tė marrin terren tė konsiderueshėm politik. Nė anėn tjetėr, Shqipėria ndodhet nė njė fazė vendimtare, ėshtė shumė afėr integrimit nė BE. Nė kėtė kontekst, ēfarė mund tė ndikojė, pėrveē Erdoganit dhe Turqisė, nė fuqizimin e islamit politik nė Kosovė dhe Shqipėri?

B. Blushi: Ky libėr ėshtė shkruar nė janar-shkurt, unė kisha njė kohė qė nuk kisha ardhur nė Kosovė. Kėto dy ditė qė jam nė Kosovė, jam bindur se kam pasur tė drejtė nė disa gjėra. Veēanėrisht pėr njė ēėshtje: rrezikun e islamit politik. Me gjithė politikanėt qė kam biseduar, thonė se e kanė kėtė shqetėsim. E kanė shqetėsim se islami mund tė kthehet nė njė lėvizje, pasi qė financim ka, organizim ka filluar tė ketė, ka shumė influencė dhe ka njė faktor tė madh; konkurrencėn mė klasėn politike e cila ēdo ditė e mė shumė po humb terren dhe influencė. Klasa politike, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, nuk janė mė tė besueshme pėr shkak tė cilėsisė sė qeverisjes dhe reformave qė s’po i bėjmė dot. Nė kėtė situatė, mobilizimi fetar mund tė krijojė shumė terren. Shumė njerėz tė varfėr, njerėz tė pambėshtetur, sidomos tė rinj pa shpresė mund t’iu bashkohen lėvizjeve tė tilla. Nė shumė vende tė varfra, edhe nė Shqipėri, kjo ka zėvendėsuar si organizim, si frymėzim, si shpresė – jo vetėm partitė politike, por mė shumė se kaq. T’ju jap vetėm njė shembull, partia e Menduh Thaēit nė Maqedoni kėrkoi vota nė emėr tė 300 mijė myslimanėve. Ai ėshtė lider politik, pse detyrohet tė kėrkojė vota nė emėr tė fesė? Unė besoj se ai e ka kaluar limit. Mirėpo kėtė po e bėjnė edhe liderėt e Shqipėrisė. Nė dy zgjedhjet e fundit nė Kryeqytet, qoftė kandidati jonė qoftė i kundėrshtarit, konkurruan se kush do ta bėnte projektin mė tė bukur pėr xhaminė e Tiranės. A ėshtė kjo normale? S’ka sens tė dalėsh nė zgjedhje me premtime pėr xhami, tė dalėsh nė zgjedhje pėr ndėrtim urash, shkollash normalisht se po. Xhaminė e bėjnė vetė besimtarėt, jo shteti tė bėj projekte.

Express: Jeni prej njerėzve tė vetėm tek socialistėt, qė kohė pas kohe, keni pasur mospajtime me Edi Ramėn, si po ju duket qeverisja e tij, gati ka njė vit qė socialistėt janė nė pushtet, a shihni dallime nė mėnyrėn e qeverisjes sė vendit?

B. Blushi: Edi Rama nuk ėshtė pjesė e librit tim dhe unė kufizohem tė flas pėr kėtė temė. Nuk mendoj se duhet ta bėj kėtė gjė nė Kosovė, nuk ėshtė vendi. Unė mund tė flas nė Shqipėri pėr Shqipėrinė.

Express: Ēėshtja mė e diskutueshme nė Kosovė, kėtyre ditėve ėshtė Gjykata Speciale, ose nė gjuhėn e mediave njė Tribunal, qė do tė merret me krimet e supozuara tė UĒK'sė. Madje edhe Kryeministri i Kosovės ėshtė nėn hetime. Ka njė huti, kėto ditė, njerėzit pyesin pse po na ndodh kjo? Pse, sipas jush, po ndodhė kjo?

B. Blushi: Duhet tė pranojmė qė Europa dhe SHBA’tė, pra Perėndimi nė pėrgjithėsi, e kanė ndėrtuar demokracinė e vetė mbi njė sens tė fort drejtėsie. Sigurisht, edhe nė Kosovė ata e kėrkojnė kėtė pėrmes kėtij Tribunali. E dyta, mendoj se pėr arsye gjeostrategjike, shqiptarėt kanė pėrfituar shumė nga Europa vitet e fundit, duket se ata mendojnė se ka ardhur koha pėr njė balancė mes shqiptarėve dhe kombeve tjera,. Nė radhė tė parė me serbėt. Mendoj se ėshtė koha pėr kompensim, kėtė pėrshtypje kam.


G.Express
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi