Pėrvojat pranė vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Shko poshtė

Pėrvojat pranė vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Mesazh  Estilen prej 14.09.11 17:04

Pėrvojat pranė vdekjes te shpjeguara nga shkenca



Njė dritė nė fund tė tunelit shihet gjatė pėrvojave pranė vdekjes.

Vizion i njė dritė nė fund tė njė tuneli tė errėt ėshtė raportuar disa herė nga njerėzit qė kane qene afėr-vdekjes, por studimet tregojnė se shikimi mund tė jetė rezultat i privimit nga oksigjeni.

Pėrvojat pranė vdekjes mendoheshin shpesh si fenomene mistike, por kėrkimet tani kane dhene shpjegime shkencore, pothuajse me tė gjitha veēoritė e tyre tė pėrbashkėta.

Detajet e asaj qė ndodh nė pėrvojat e prag-vdekjes  janė tė njohura tashmė gjerėsisht,njė ndjenjė e tė qenit i vdekur, njė ndjenjė se "shpirti" e ka lėnė trupin,ne njė udhėtim drejt njė dritė tė shndritshme dhe njė largim nė njė realitet tjetėr, ku dashuria dhe lumturia janė tė gjithė-pėrfshira.

Rreth 3 pėr qind e popullatės amerikane thonė se ata kanė pasur njė pėrvojė pranė vdekjes,kjo sipas njė sondazhi tė Gallup-it. Pėrvojat pranė vdekjes jane njohur e dokumentuar ne tė gjithė kohet dhe kulturat njerzore, me tė dhėna te shkruara, qe datojnė qe nė Greqinė e lashtė.

Jo tė gjitha kėto pėrvojat pėrputhen me te dhenat e prag vdekjeve,sepse njė studim i 58 pacientėve qė treguan pėrvoja te pranė vdekjes,eshte vertetuar se 30 prej tyre nuk ishin nė fakt nė rrezik pėr tė vdekur, edhe pse shumica e tyre mendonin se ata ishin ne ate gjendje kritike,prag vdekjeje..

Kohėt e fundit, njė mori e studimeve kane treguar rastet potenciale me tė gjitha elementet e pėrvojave tė tilla. "Shumė prej fenomeneve qė lidhen me pėrvojat e pranė vdekjes mund tė shpjegohen biologjikisht", thotė neuroshkencetari Dean Mobbs, nė Universitetin e Kembrixhit. Mobbs dhe Watt Caroline nė Universitetin e Edinburgut kane dhene detaje tė hollėsishme te kėtij studim nė Cognitive Science me 17 gusht te ketij viti...

burimi: http://www.livescience.com/16019-death-experiences-explained.html

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrvojat pranė vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Mesazh  gjilanasi prej 01.03.15 11:44

Deshmohet jeta pas vdekjes



Vdekja eshte, per fat te keq, nje pasoje e pashmangshme e jetes, por tani shkencetaret besojne se mund te kene gjetur driten ne fund te tunelit. Studimi me i madh i bere ndonjehere me pervojat prane vdekjes dhe jashte trupit ka zbuluar se, edhe pas “fikjes” totale te trurit, mund te vazhdoje te ekzistoje nje lloj vetedijeje.

Kjo eshte nje teme kontradiktore, e cila, deri kohet e fundit, eshte trajtuar me skepticizem te madh. Mirepo shkencetaret ne Universitetin e Southampton-it kane shpenzuar kater vite duke studiuar me teper se 2000 paciente qe vuanin nga arreste kardiake ne 15 spitale ne Britani, SHBA dhe Austri. Ata kane gjetur se, afersisht 40% e njerezve qe u kane mbijetuar arresteve, kane pershkruar nje lloj “vetedijeje” gjate kohes qe kishin pesuar vdekje klinike, para se zemrat e tyre te rifillonin punen. Madje nje burre kujton se u largua nga trupi i tij krejtesisht dhe e pa trupin e tij nga qoshja e dhomes. Perveēse ishte i pavetedijshem dhe “te vdekur” per tre minuta, 57-vjeēari nga Southampton i mban mend veprimet e stafit te infermiereve, me detaje dhe pershkruan edhe zhurmen e makinerive.

“E dime se truri nuk mund te funksionojne pasi zemra ka pushuar rrahjet” – u shpreh Dr. Sam Parnia, nje ish-kerkuese ne kete universitet, njeheresh edhe autore kryesore e studimit. “Mirepo, ne kete rast, vetedija e ndergjegjeshme duket se ka zgjatur me teper se tre minuta gjate kohes kur zemra nuk po rrihte, edhe pse truri u fik per 20-30 sekonda, pas ndalimit te zemres”.

Nga 2060 pacientet me arreste kardiake, 330 mbijetuan dhe 140 thane se kishin perjetuar nje lloj vetedijeje gjate tre minutave te vdekjes klinike. Edhe pse shume prej tyre nuk mund te mbajne mend detaje specifike, ata ndajne tema te ngjashme. Nje ne pese prej tyre thane se kishin nje ndjesi te pazakonte paqeje, ndersa afersisht nje e treta thane se, koha, ose ishte ngadalesuar, ose ishte shpejtuar.

Disave iu kujtohet se kane pare nje drite te forte, nje shkendije te arte ose Diellin qe shndrinte. Te tjere kujtojne ndjenja frike ose mbytjeje, ose zhytje ne uje. 13% thane se ndiheshin si te shkeputur nga trupi i tyre dhe nje pjese tjeter u shprehen se shqisat e tyre ishin forcuar.

Dr. Parnia beson se akoma me shume njerez mund te kene pervoja te tilla kur i afrohen vdekjes, por sedativet (ilaēet gjumedhenes) qe perdoren ne procesin e anesteziste mund te ndalojne te kujtuarit e tyre. “Vleresimet kane sugjeruar se miliona njerez kane pasur eksperienca te gjalla ne raport me vdekjen, por te dhenat shkencore kane qene ambivalente deri tani. Shume njerez thone se kane pasur halucinacione ose ilizione, por duket se ato nuk perputheshin me ngjarjet reale. Keto pervoja kane nevoje per studime te metejshme” – vijon ajo.

Dr. David Wilde, nje psikolog kerkues ne Universitetin e Nottingham Trent, po mbledh te dhena per pervojat jashtetrupore, ne perpjekje per te zbuluar nje model qe i lidh te gjiha episodet. Ai shpreson se kerkimet e fundit do te inkurajojne studime te reja ne kete teme kontradiktore.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pervoja pas Vdekjes

Mesazh  dashmir* prej 02.03.15 20:03

Eshte nje enigme e madhe kjo pervoje, por fakti hidhur te cilen te gjithve na mundon eshte se nje dit te afert apo te larget te gjith do ta provojme
avatar
dashmir*

“The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”


14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrvojat pranė vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi