Tempulli i epokes se Gurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tempulli i epokes se Gurit

Mesazh  Androo prej 08.01.12 11:10



Tempulli i epokės sė gurit nė Orkney, 800 vjet mė i vjetėr se Stonehenge

Njė tempull 5000 vjet i vjetėr nė Orkney mund tė jetė mė i rėndėsishėm se Stonehenge, sipas arkeologėve.

Zona e njohur si Ness of Brodgar ėshtė hetuar nga dokumentari i BBC2 “A History of Ancient Britain”, me prezantuesin Neil Oliver, duke e pėrshkruar atė si “zbulim mė tė madh ndonjėherė”.

Deri tani janė gėrmuar mbetjet e 14 ndėrtesave tė kohės sė gurit, por teknologjia e gjeofizikės termale ka zbuluar qė ka gjithsej 100, duke formuar njė lloj tė territorit tė tempullit.

Deri tani Stonehenge ėshtė konsideruar tė jetė qendra e kulturės neolitike, por ky titull tani mund t’i kalojė zonės sė Orkney, e cila pėrmban pikturat e murit mė tė hershme tė Britanisė.

“Gėrmimi i njė rrjeti tė pafund tė ndėrtesave nė Orkney ėshtė duke na mundėsuar tė rikrijojmė njė botė tė tėrė tė periudhės sė gurit”, tha Oliver.

“Ėshtė duke hapur njė dritare nė misteret e religjionit neolitik”.

Ekspertėt besojnė qė zona do tė na tregojė se ēka kanė besuar njerėzit neolitikė pėr botėn dhe universin.

Nick Card, arkeolog nga University of the Highlands and Islands, tha: “Ėshtė njė zonė ėndėrr e ēdo arkeologu. Entuziazmi i kėsaj hapėsire nuk zbehet asnjėherė”.

“Zona ėshtė diēka qė ndodhė vetėm njė herė.”

Profesor Mark Edmonds nga Universiteti i York ndėrkohė pėrshkruan gėrmimin si njė “zone me rėndėsi ndėrkombėtare’.

Disa pjesė tė tempullit janė 800 vjet mė tė vjetra sesa Stonegenge, i cili shtrihet 500 mile nė jug tė Wiltshire.

Zona ėshtė shumė afėr me rrethin e gurėve tė Ring of Brodgar dhe gurėt nė kėmbė tė Stenness dhe ėshtė i rrethuar nga njė mur qė besohet tė ketė qenė 10 kėmbė i lartė.

Arkeologėt kanė gjetur vija tė kuqe zigzage nė disa nga muret e brendshme tė ndėrtesave qė ata besojnė se ėshtė art i epokės sė gurit – mė i vjetri i gjetur ndonjėherė.

Deri tani ėshtė ekzaminuar vetėm rreth 10 pėr qind e zonės– dhe mund tė duhen dekada pėr tė zbuluar dhe analizuar gjithēka nė tė.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi