Fėmijėt e Zotit

Shko poshtė

Fėmijėt e Zotit

Mesazh  Admin prej 22.12.08 23:38

Fėmijėt e Zotit

Nuk ka dėshmi tė vėrtetė e cila thotė se religjioni ėshtė i programuar nė ne, kjo ėshtė vetėm njė dėshirė e akademikėve religjiozė.

Nė fillim tė kėsaj jave kisha rastin tė debatoja me njė anėtar tė Qendrės pėr Antropologji dhe Mendje tė Universitetit tė Oxfordit, pėr “gjetjet” e projektit tė tyre tė njohurisė, religjionit dhe teologjisė, pėr efektin qė fėmijėt janė tė programuar tė besojnė nė njė “qenie supreme”.

Hulumtimi ėshtė i financuar nga Fondacioni Templeton, njė organizatė qė ka qejf tė gjejė, apo tė futė religjionin nė shkencė dhe tė promovojė besimin nė pajtueshmėrinė e tyre, e cila del tek shpenzimi i parave pėr tė “treguar” nė fund se besimet e barinjve tė lashtė janė njėlloj si fizika moderne.

Justin Barett, njė i krishterė dhe anėtar i ekipit hulumtues tė kėsaj qendre (vihet pyetja nėse ėshtė hulumtim apo propagandė), thotė bashkė me kolegėt e tij nė faqen e internetit tė qendrės:

Pse ėshtė besimi nė qeniet mbinatyrore aq i zakonshėm? Pėr shkak tė dizajnit tė mendjes sė njerėzve. Mendjet e njerėzve, nė kushte normale tė zhvillimit, kanė njė aftėsi perceptimi tė besimit nė Zot, nė jetėn pas vdekjes, nė absolute morale dhe nė ide tjera tė cilat zakonisht asociohen me ‘religjionin’ ... Nė njė kuptim tė vėrtetė, religjioni ėshtė gjendje natyrale. Mosbesimi ėshtė relativisht i pazakonshėm dhe jo i natyrshėm.

Kjo thėnie ishte tema e ligjėratės sė Barettit nė Cambridge, ku ai shpalosi arsyet e veta pse mendon se fėmijėt janė tė lindur tė besojnė nė dizajnin inteligjent/kreationizmin dhe qeniet supreme. Arsyet e vėrteta tė tij pse e mendon kėtė, natyrisht, janė sepse ai ėshtė njeri i fesė i financuar nga njė organizatė e bazuar nė fe; por arsyet tė cilat ai i deklaroi ishin se fėmijėt kanė njė tendencė tė lindur kur janė tė vegjėl qė t’i interpretojnė gjėrat qė ndodhin nė botė, si rezultat i njė veprimi tė qėllimshėm.

Tani nė kėtė pikė ai dhe unė, njė ateist i financuar nga asnjė organizatė qė ka dėshirė tė promovojė ateizmin, pajtohemi. Pėrvojat e hershme tė fėmijėve janė rezultat i njė veprimi tė qėllimshėm tė njerėzve tjerė tė rritur pėrreth, duke qenė objekte tė cilat gėzojnė interesin mė tė madh tė tyre nė muajt e parė dhe pėr arsye tė mira evolucionare, ata janė tepėr naivė, jo vetėm duke besuar se gjėrat veprojnė ashtu si prindėrit e tyre, duke lėvizur vetė dhe qėllimshėm, por gjithashtu duke besuar nė zana tė malit, Babadimrin dhe njė sėrė gjėrash tjera.

Ata pothuajse heqin dorė nga besimi nė tė gjitha kėto para pubertetit, pos nėse besimet janė tė pėrforcuara socialisht, ashtu si ndodh me besimet religjioze dhe nė njė masė mė tė vogėl besimesh tjera mbinatyrore. Pjekuria intelektuale ėshtė vetė procesi i pjesės sė rėndėsishme tė largimit nga idetė se drunjtė dhe hijet veprojnė pėr arsye tė njėjta si prindėrit, njerėzit dhe qentė e macet; ky ėshtė njė fakt shumė natyral, se fėmijėt ndalen sė pėrdoruri shpjegime qėllimore ndaj gjithēkaje nė model tė sjelljeve tė prindėrve tė tyre, nė fazat mė tė hershme tė zhvillimit.

Por, Barett dhe shokėt e tij nga gjysma e parė e kėtyre fakteve tė pandryshueshme konkludojnė se fėmijėt janė tė programuar qė tė besojnė nė qenie mbinatyrore. Jo vetėm qė kjo i shpėrfill dėshmitė e psikologjisė zhvillimore mbi stadin e dytė tė pjekurisė njohėse, por nė vete ėshtė njė kapėrcim shumė i madh dhe plotė shpresė.

Aq mė shumė e shpėrfill faktin se njė shtresė e madhe e njerėzimit (kinezėt pėr shembull) nuk kanė besime nė njė qenie supreme, tė lindur apo tė mėsuar, dhe se religjioni mė primitiv ėshtė animizmi, njė zgjerim i thjeshtė i shpjegimit tė veprimit, qė i jep secilit dru triadėn e vet dhe secilės pėrroskė nimfėn e vet pa nevojė tė qenieve supreme.

Barett dhe miqtė thonė se fėmijėt janė tė programuar tė besojnė se natyra ėshtė e dizajnuar. Kėtė e konkludoi Baretti, si duket, duke u bėrė fėmijėve tė vegjėl pyetje si: “pse ėshtė ky gurė me maje?” Si duket nuk i ka rėnė ndėr mend se semantikat e pyetjeve “pse” janė tė tilla qė kėrkojnė njė shpjegim qė ka tė bėjė me arsyet dhe shkaqet nė pėrgjigje, loja e gjuhės ėshtė e kufizuar nė kėtė vijė: “pse ėshtė?” nxit njė “sepse” automatike dhe se madje edhe fėmijėt e vegjėl e dinė qė “sepse veē ėshtė ashtu” nuk ėshtė i kėnaqshėm.

Andaj natyrisht, prej burimeve tė kufizuara tė cilat i kanė dhe ku arsyet janė shumė mė tė afėrta sesa shkaqet (shkaqet tė cilat shkenca natyrore mė vonė i shquan me hulumtim), ata do tė pėrgjigjen duke thėnė atė qė pyetėsi dėshiron ta dėgjojė, njė shpjegim, por nė mungesė tė dijenisė sė shkaqeve, ata pėrgjigjen nė mėnyrė tė paramenduar.

Njė fėmijė i vogėl mund tė dijė pse diēka ka maje dhe pėr ēfarė qėllimi, por jo edhe pse ėshtė bėrė ashtu, posaēėrisht nėse ėshtė njė objekt natyror. Andaj e tėra qė kjo gjė tregon ėshtė se pyetja ėshtė formuluar pavend e jo qė Fondacioni Templeton ka vėrtetuar se besimi religjioz ėshtė i lindur.

“Besimi religjioz” dhe interpretimet e fėmijėrisė sė hershme tė asaj se si funksionon bota janė aq larg nga njėra-tjetra, sa qė vetėm njė dėshirė e parapėrgatitur qė kjo tė interpretohet si “dizajn inteligjent” dhe “njė qenie mbinjerėzore” shihet qė ėshtė me tendenca dhe kjo ėshtė ajo qė po ndodh kėtu.

Kjo do tė ishte njė gjė e dobėt po tė ishte e tėra, por ka mė shumė. Fondacioni Templeton ėshtė i pasur; i ofron para tė mėdha secilit shkencėtar apo filozof, i cili do tė thotė gjėra tė mira pėr religjionin dhe e pėrkrah “hulumtimin” ashtu si pėrshkruhet mė lartė nė ēka do qė do t’i shtonte besueshmėri dhe respekt religjionit.

Faqja e internetit e grupit i paraqet qėllimet e tyre si serioze dhe tė paanshme, por nė tė vėrtetė ėshtė vetėm edhe njė shembull se sa mirė tė financuara dhe sa mirė tė organizuara janė grupet religjioze, njė fenomen i zakonshėm nė SHBA, dhe i cili tani po e infekton trupin politik nė Britani.

Por, Fondacioni Templeton do tė bėnte mė mirė qė tė jetė i drejtė rreth synimeve tė tij propagandistike, sepse gjersa pėrpiqet ta veshė veten me maskat e paanshmėrisė, gjithmonė do tė pėrballet me akuzimin se po e ndot ujin, ashtu siē u bė me punėn e kėtij instituti tė Universitetit Oxford.

Nė fakt unė e vė nė pyetje rekomandimin qė Okxord tė merr fonde nga Fondacioni Templeton pėr punė tė tilla. Pyetem nėse e ka bėrė pėr shkak tė kujdesit. Shpresoj se nuk do tė merr tė holla tė cilat pėrkrahin hulumtime pėr astrologji, Tarot, vėrtetim se hyjnitė olimpiade ende ekzistojė e gjėra tė tilla.

Pohimet gjenerale tė religjionit nuk dallojnė asnjė pikė pėr kah respekti intelektual nga kėto lartė. Ndoshta Oxfordi duhet tė mendojė sėrish.

AC Grayling, The Gardian

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi