Shoqėri tė fshehta qė krijuan botėn moderne

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shoqėri tė fshehta qė krijuan botėn moderne

Mesazh  Zattoo prej 14.04.14 0:52



Shumėkush beson se bota drejohet nė prapaskenė nga njė organizatė e fshehte, si Illuminati, dhe njerėzit qė ne mendojmė se kanė pushtetin, nuk janė asgjė tjetėr vecse kukull.Tingėllon e besueshme, por a mos ėshtė njė ide e cmendur? Po, ėshtė. E megjithatė, ka patur organizata tė fshehta qė kanė krijuar botėn ashtu sic e njohim. Ja 10 mė tė rėndėsishmet.

Carbonari



Pas humbjes sė Napoleonit nė 1814, fuqitė europiane duhej tė vendosnin se cfarė tė bėnin me territorin qė ai kishte sunduar si pjesė e Perandorisė sė parė Franceze. Kufijtė e Europės u ribėnė nė Kongresin e Vienės, gjė qė u vendos kryesisht nga Britania e madhe, Rusia, Prusia dhe Austria. Napoleoni e kishte pushtuar Italinė nė vitin 1805, dhe kur Kongresi firmosi Aktin Final nė qershor 1815, Italia tashmė ishte formėsuar. Austria mori njė copė tė mirė nė veri, ndėrkohė qė pjesė tjetėr u nda nė njė numėr tė vogėl shtetesh.

Carbonari-t u formuan gjatė dekadės sė trazirave, por origjina e tyre e saktė ėshtė e paqartė – shoqėria e mori shumė seriozisht pjesėn “sekrete”. Ata mund tė jenė importuar nga Franca. Mund tė kenė qenė njė dega e frimasonėve: ata kishin ceremoni fillese, simbole dhe hierarki tė ngjashme me ato tė grupit tė famshėm sekret. Carbonari-t, me pothuajse 60 mijė anėtarė, kanė qenė grupi mė i madh ndėr shumė shoqėri sekrete tė pranishme nė Itali nė atė kohė. Ndonėse nuk u krijuan me qėllimin qė tė bashkonin Italinė, ata ishin pėrgjegjės pėr vėnien nė lėvizje tė gjithckaje.

Shteti mė i madh para bsahkimit ishte Mbretėria e dy Sicilive, qė pėrfshinte Sicilinė dhe Napolin. Sundohej nga Mbreti Ferdinand, i cili vepronte kryesisht si njė kukull e asutriakėve. Nė vitin 1820, Carbonari-t udhėhoqėn njė revolucion qė detyroi Ferdinandin tė dorėzonte pushtetin dhe tė krijonte njė kushtetutė pėr vendin. Austria marshoi drejt Napolit dhe e flaku kushtetutėn, pėr arsye se ata donin qė nė krye tė ishte njeriu i tyre. Megjithatė, ky akt rebelimi krijoi lėvizjen e pėrhapur tė italianėve pėr t’u ngritur dhe bashkuar, njė lėvizje qė u kurorėzua nė vitin 1861.

La Trinitaria



Republika Domenikane i detyrohet pėr ekzistencėn e saj si shtet njė shoqėrie tė fshehtė tė njohur si La Trinitaria, ose “Trinia” qė u themelua nė qershor 1838. Ishulli i Hispaniolas kish qenė nėn sundimin Haitian qė nė vitin 1822. Perėndimorėt spanjisht-folės nuk ishin krejt tė kėnaqur pėr faktin qė drejtoheshin nga Haitianėt frėngjisht-folės nė lindje tė ishullit. Dėshira pėr pavarėsi gjeti udhėheqėsin e vet tek Juan Pablo Duarte, qė ndonjėherė quhet babai i pavarėsisė sė Republikės Domenikane.

Duarte, bashkė me tetė tė tjerė, themeluan La Trinitarian nė moshėn 25 vjec. Organizata kish synim tė edukonte njerėzit dhe tė pėrhapte ndjenjat nacionaliste. Duarte shkruajti njė betim pėr anėtarėt e grupit, sipas tė cilit ata do tė “betoheshin dhe premtonin, pėr nderin dhe ndėrgjegjen time, nė duart e presidenti tonė, Juan Pablo Duarte, qė tė bashkėpunoj me personin, jetėn dhe tė mirat e mia pėr ndarjen pėrfundimtare nga qeveria Haitiane, dhe tė krijoj njė republikė tė lirė, sovrane dhe tė pavarur, tė lirė nga cdo lloj dominimi tė huaj, qė do tė quhet Republika Domenikane”.

Grupi bėri tė pamundurėn pėr tė fshehur ekzistencėn nga autoritetet. Duarte krijoi njė alfabet tė kriptuar pėr komunikimin e fshehtė. Anėtarėt pėrdornin pseudonime dhe vepronin nė celula tė vogla me vetėm tre vetė. Grupi punoi gjithashtu me rebelėt nė lindje, qė shpresonin tė pėrmbysnin qeverinė pėr arsyet e veta. Nė vitin 1843, ata u pėrpoqėn tė kryejnė njė revolucion, i cili dėshtoi. Shumė Trinitarianė u burgosėn dhe Duarte u arratis pėr nė venezuelė. Megjithatė, grupi e kish bėrė mirė punėn e tij, dhe njė kryengritje e dytė njė vit mė vonė coi nė pavarėsinė Domenikane, qė u shpall nė 27 shkurt 1844. Duarte u rikthye si president, por u pėrball me njė grusht shteti ushtarak pėrpara se tė merrte detyrėn. Ai u dėbua nga vendi qė vetė kishte krijuar. Vdiq nė mėrgim nė 1864.

Afrikaner Broederbond



Afrikaner Broederbond, themeluar nė 1918 dhe ehapur vetėm pėr tė bardhėt e moshės mbi 25 vjec, kėrkonte kontrollin e plotė tė Afrikės Jugore – kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht. Grupi i ruante mirė sekretet, dhe nuk dimė shumė gjėra pėr ta. Gjatė viteve 1930, ata nxitėn nacionalizmin Afrikaner. Fituan kaq shumė ndikim mbi Partinė Kombėtare tė Ribashkuar, sa qė kryeministri e quajti partinė si asgjė mė shumė se sa “Afrikaner Broederbond qė vepronte nė publik”.

Deri nė vitin 1947, ata kishin marrė kontrollin e Zyrės Afrikano Jugore tė Cėshtjeve Racore. Pikėrisht aty anėtarėt projektuan Aparteidin, ndoshta shembulli mė famėkeq i segregimit nė 60 vitet e fundit. Ngjitja e tyre nė pushtet ishte kaq dramatike, saqė nė vitin 1978 njė shkrimtar deklaronte: “Sot, Qeveria e Afrikės sė Jugut ėshtė Broederbond dhe Broederbond ėshtė qeveria”. Anėtarėsia pėrfshinte 143 oficerė tė ushtrisė dhe cdo kryeministėr apo president tė vendit, qė nga 1948-a, e deri kur Nelson Mandela u zgjodh nė vitin 1994.

Qė nga vitet nėntėdhjetė, grupi ėshtė detyruar qė tė ndryshojė dhe tani quhet Afrikanerbond. Ata kanė madje dhe njė faqe interneti. Sot ata pranojnė zyrtarisht cdo tė rritur, pavarėsisht nga ngjyra, gjinia apo feja, dhe pretendojnė qė kėrkojnė vetėm njė jetė mė tė mirė pėr qytetarėt afrikanė.

“Filiki Etaireia”



Filiki Etaireia (“Vėllazėria miqėsore”) kishin qėllime qė nuk shkonin aspak me emrin e tyre miqėsor. Ata nisėn luftėn revolucionare greke nė vitin 1821, e cila zgjati 11 vjet dhe coi nė krijimin e kombit modern grek. Nė vitin 1814, Nikalaos Skoufas dhe Athanasios Tsakalov, dy tregtarė hartuan njė plan pėr njė organizatė sekrete qė do tė pėrmbyste sundimin otoman nė Greqi. Grupi i tyre do tė kishte katėr nivele anėtarėsimi, dhe do tė kishte njė autoritet suprem. Gjithėsecili do tė kishte identitete tė fshehtė. Tregtarėt i bazuan planet e tyre nė strukturat e frimasonėve, pasi ishin edhe vetė anėtarė.

Nė dy vjet arritėn qė tė rekrutojnė vetėm afro 30 vetė. Anėtari i tyre mė entuziast ishte Nicolas Galatis, i cili pretendonte tė ishte i afėrm i Ioannis Kapodistrias, ambasadori i Greqisė nė Perandorinė ruse, ndoshta rivalja mė e madhe e otomanėve. Rebelėt, duke parė njė shans pėr njė aleat tė fuqishėm, dėrguan Galatisin qė tė rekrutonte “tė afėrmin” e tij. Pėrgjigja e Kapodistrias ishte joentuziaste. Ai i tha Galatisit: “E vetmja kėshillė qė mund tė tė jap ėshtė tė mos flasėsh me askėnd tjetėr dhe tė rikthehesh menjėherė andej nga erdhe. Dhe thuaju atyre qė tė kanė dėrguar, nėse nuk duan tė shkatėrrohen – dhe tė marrin me vete gjithė racėn e tyre fatlume dhe fatkeqe – qė tė heqin dorė nga veprimtaria revolucionare”.

Galatisi bėri tė kundėrtėn dhe filloi tė flasė pėr Etaireian me cdokėnd qė tė mundej. I tha policisė ruse. I tha edhe Carit. Kapodistrias pati njė shpėrthim nervor. Galatisi u largua nga Moska nėn mbikėqyrjen e rusėve dhe vazhdoi tė pėrpiqet tė rekrutojė njerėz. Nė fund, Vėllazėria Miqėsore e vrau vetė sepse ai thjeshtė nuk po arrinte tė rrokte pjesėn “sekret” tė shoqėrisė.

Nė 1819, shoqėria kishte arritur tė organizonte njė fushatė mė tė aftė rekrutimesh dhe u zgjerua nė gjashtė nivele anėtarėsimi. Njerėzve qė bashkoheshin duke bėrė betimin, u ofrohej informacion nė bazė tė kontributit tė tyre. Punėtorėt e paarsimuar dhe tė paaftė (“vėllezėrit”) ishin nė fund tė shkallės. Ngjitja nė shkallė kėrkonte rituale dhe donacione mė tė mėdhenj, si dhe mėsimin e disa shenjave sekrete, por vinte dhe me tituj tė rinj: “I nderuari”, “prifti” dhe nė majė “Bariu”.

Liderėt e organizatės e dinin qė nuk mund ta ruanin pėrgjithmonė fshehtėsinė dhe kėrkuan jė lider pėr tė nisur rebelimin. U kthyen sėrish nga Kapodistrias, por ai refuzoi, duke thėnė sėrish qė plani i tyre nuk do tė funksiononte. Nė fund pėrfunduan duke i kėrkuar njė oficeri rus, Alexander Ypsilantis, dhe ai ra dakord. E shpallėn Revolucionin gek nė pranverėn e vitit 1821, dhe ndonėse me shpėrthimin e luftės vetė shoqėria u shpėrbė, Greqia e fitoi pavarėsinė. Kreu i parė i shtetit tė pavarur grek, qė shpesh herė konsiderohetsi babai i kombit modern, ishte Ioannis Kapodistrias. E kush thotė qė burri nuk ndryshon mendje?

“Germanenorden”



Shoqėria e fshehtė gjermane e shekullit 20, qė vetėquhej Germanenorden besonte vendosmėrisht nė superioritetin e racės ariane, dhe nė vitin 1916 ata pėrshtatėn Kryqin e thyer si simbolin e tyre. Ishin gjithashtu edhe antisemitė tė thekur. (Ndoshta e kuptoni se ku do tė cojė kjo gjė).

Grupi u krijua nė vitin 1812 pėr tė luftuar ato qė i perceptonin si komplote hebrenj dhe tė frimasonėve, duke kėrkuar t’i mundin pikėrisht nė lojėn e tyre. Kishin rituale fillese qė pėrfshinin njerėz tė veshur si kalorės, mbretėr, dhe madje edhe nimfa pyjesh. Anėtarėve u kėrkohej tė provonin prejardhjen e tyre ariane me certifikata lindjeje tė disa brezave.

Nė vitin 1918, grupi u shkri nė Shoqėrinė Thule nėn drejtimin e Rudolf von Sebottendorff. Veprimtaritė e tyre tė nėndheshme ndihmuan nė mposhtjen e komunizmit, dhe ata u shkrinė mė tej nė Partinė Punėtore Gjermane. Nė vitin 1910, nė krye u vu Adolf Hitleri, i cili hoqi qafe traditėn okulte qė e konsideronte tė neveritshme, por ruajti pak a shumė gjithcka tjetėr.

“Dora e Zezė”



Organizata serbe “Bashkim ose Vdekje”, e njohur mė mirė si “Dora e Zezė” u krijua nė 9 maj 1911, me qėllim luftėn ndaj sundimit otoman. Brenda pak vitesh ata kishin afro 2500 anėtarė, tė udhėhequr nga Koloneli Dragutin Dimitrijevic, i njohur si “Apis” (sipas hyjit tė lashtė egjiptian).

Anėtarėt bėnin njė betim qė vendoste fshehtėsinė e grupit edhe mbi jetėn e tyre, duke deklaruar qė “para Zotit, me nderin dhe jetėn time, betohem qė do tė kryej tė gjithė misionet dhe komandat pa asnjė diskutim. Betohem para Zotit, me nderin dhe jetėn time, se tė fshehtat e kėsaj organizate do i marr me vete nė varr”.

Grupi operonte nė celula. Nė fund tė shkallės ishin grupe me tre apo pesė vetė. Cdo celulė nė nivelet e poshtėm dinte vetėm detaje pėr kontaktet mė tė afėrt, por asgjė pėr celulat e tjera apo liderėt e grupit. Ideja ishte qė, nėse anėtarėt nuk dinin gjė, atėherė nuk kishin gjė pėr tė thėnė. Nė vitin 1914, Apis bėri njė plan pėr tė vrarė Dukėn Franz Ferdinand. Misioni ishte i suksesshėm, dhe ai shkaktoi njė luftė me mė shumė viktima se cdo konflikt tjetėr para saj.

“Katipunan”



Katipunan ėshtė njė version i shkurtuar i Kataastaasan Kagalang-galang Na Katipunan Nang Manga Anak Nang Bayan qė do tė thotė “Shoqata e Adhurimit Suprem pėr Bijtė e Popullit”. Organizata u krijua nė Filipine nė 1892, pėr t’iu kundėrvėnė pushtimit spanjoll. Themeluesit ishin tė gjithė frimasonė, dhe ritualėt, fjalėkalimet e koduar, dhe kriteret pėr anėtarėsimin vetėm tė meshkujve u trashėguan pikėrisht prej kėsaj tradite.

Por Katipunanėt shtuan edhe njė tjetėr element – ata firmosnin gjithcka me gjakun e tyre, duke filluar nga dokumenti i themelimit nė 7 korrik 1892. Sot, kopje origjinale tė letrave tė betimit qė deklaronin “se kam firmosur kėtė dokument me gjakun qė rrjedh nė venat e mia” shiten nė eBay pėr disa qindra dollarė.

Shoqėria arriti tė tėrheqė dhjetėra mijėra anėtarė ndėrkohė qė ruajti krejt tė panjohur ekzistencėn e saj ndaj sundimtarėve spanjollė. Megjithatė, nė 1896, njė punėtor nė njė shtypshkronjė qė prodhonte dokumenta Katipunanė ia tha tė motrės. Kjo gjė u dėgjua rastėsisht nga njė murgeshė, e cila i tha njė prifti, i cili ua tha autoriteteve spanjollė. U sulmua menjėherė shtypshkronja, dhe doli sekreti.

Njė vit mė vonė, nė 22 mars, anėtarėt vendosėn tė braktisin krejt fshehtėsinė. Kishin arritur tė organizonin njerėz aq sa duhej nėn hundėn e spanjollėve, pėr tė filluar njė rebelim. Ushtria Revolucionare Filipinase i mundi spanjollėt dhe shpalli pavarėsinė nė 12 qershor 1898. Spanjollėt e mohuan shtetin e ri dhe u thanė SHBA qė Filipinet ishin tė tyret. SHBA, qė pasi kishte fituar pavarėsinė nga kolonizatorėt imperialistė pėrmes njė lufte revolucionare, menduan qė askush tjetėr nuk duhej ta kishte kėtė shans. Ata dėrguan trupa nė Filipine dhe sunduan pėr 50 vjet. Megjithatė, 12 qershori festohet edhe sot si Dita e Pavarėsisė nė Filipine.

“Vėllazėria Republikane Irlandeze”



Anėtarėt e lėvizjes ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Irlandės nė shekullin 19 quheshin Fenianė, dhe dega nė Irlandė u themelua nga James Stephens. Pas njė kryengritje tė dėshtuar nė 1848, Stephens u arratis pėr nė Paris ku u miqėsua me tė arratisurin tjetėr, John O’Mahony. Ndėrkohė qė ndodheshin nė Francė, tė dy u pėrfshinė nė grushtin e shtetit Louis-Napoleon tė 1851-shit, dhe pėrfunduan tė paktėn nė njė shoqėri tė fshehtė tė modeluar sipas frimasonėve. Stephens shkruajti se kishte studiuar “shoqėritė e fshehta tė kontinentit dhe nė mėnyrė tė vecantė ato qė kishin ndikim nė Itali”, duke iu referuar Carbonarit.

O’Mahony udhėtoi pėr nė Nju Jork dhe themeloi Vėllazėrinė Feniane me qendėr nė Amerikė. Stephens u rikthye nė Irlandė nė janar 1856, pasi jeta e tij nė Paris ishte zhytur nė varfėri. Nė dhjetor 1857, Stephens mori letra nga O’Mahony ku i premtonte ndihmė financiare pėr tė krijuar nėj organizatė ushtarake nė Irlandė. Ditėn e Shėn Patrikut nė 1858, Stephens mori 80 paund. Ai dhe njė grup irlandezėsh bėnė njė vetim nė shtėpinė e tij atė natė, duke krijuar Vėllazėrinė Revolucionare Irlandeze, qė mė vonė mori emrin Vėllazėria Republikane.

Fenianėt kishin degė nė gjithė botėn – Angli, Kanada, Zelandė e Re dhe Australi brenda perandorisė britanike. SHBA dhe Amerikėn e Jugut pėrtej saj. Ata vepronin nė grupe qė quheshin rrathėt. Nė qendėr tė secilit ishte njė kolonel, i cili rekrutonte nėntė kapitenė. Nėntė reshterė rekrutoheshin nga secili kapiten dhe kėta vetė rekrutonin nėntė ushtarė. Secili njihte vetėm eprorin direkt.
Nė vitin 1910, lidershipin e Vėllazėrisė e mori Thomas Clarke, i cili e rriti anėtarėsinė vecanėrisht mes tė rinjve.

Nė maj 1915 ai ngriti njė kėshill ushtarak me shtatė anėtarė, i cili organizoi Kryengritjen e Pashkėve nė 1916. Liderėt e atij rebelimi u detyruan tė dorėzohen. Shumėkush fajėson fshehtėsinė e organizatės pėr dėshtimin, sepse kjo e kish bėrė tė vėshtirė realizimin e rebelimit. Megjithėkėtė, grupi vazhdoi tė jetė njė fraksion i fuqishėm nė vitet e ardhshėm, duke cuar nė luftėn anglo-irlandeze e qė pėrfundoi me shtetin e ri tė Irlandės nė vitin 1921.

“Unioni i Shpėtimit”



Perandoria Ruse u rrėzua nė 1917, por fara e revolucionit ishte hedhur pothuajse 100 vjet mė herėt. Kryengritja e dhjetorit e 1825 pa 3000 trupa tė rebelėve qė u pėrpoqėn tė marrin Pallatin Dimėror dhe uzurponin Carin Nikolla I ditėn e tij tė parė nė pushtet. Rebelimi u shtyp, por ai e ndryshoi Rusinė. Nikolla krijoi njė rrjet spiunėsh pėr tė monitoruar popullsinė dhe censuroi shtypin e arsimin. Autonomia rajonale u shfuqizua pėr vende si Polonia.

Revolta e dhjetorit u organizua nga Unioni i Shpėtimit. Organizata kishte origjinė tė thjeshtė: Gjashtė anėtarėt themelues tė saj – oficerė tė ushtrisė dhe miq – u mblodhėn nė shtėpi private deri kur njėri prej tyre sugjeroi qė duhej tė krijonin njė organizatė politike sekrete. Qėllimet e shoqėrisė ishin tė paqartė, ndonėse tė gjithė anėtarėt kishin probleme me status quo-nė politike dhe sociale. Anėtarėt betoheshin qė tė kundėrshtonin fisnikėrinė, besimin e verbėr tek autoritetet dhe abuzimet e policisė dhe gjykatave.

Nė vitin 1817, ata hartuan njė kushtetutė qė formalizoi rituale e fillesės si dhe katėr rangje tė anėtarėsisė. Vetėm dy shtresat mė tė larta i dinin qėllimet e vėrtetė tė shoqėrisė. Shoqėri e ndryshoi emrin nė Unioni i Mirėqenies dhe mori njė rol mė filantrop dhe publik. Nė vitin 1821, radikalizmi i anėtarit Pavel Pestel shqetėsoi njė pjesė tė madhe tė lidershipit dhe grupi u nda nė pjesėn veriore dhe jugore, me Pestelin qė udhėhoqi tė dytėn. Ai e pėrdori influencėn e grupit pėr tė organizuar njė plan rebelimi kur Cari vdiq, qė tė mos lejonte kalimin e pushtetit tek trashėgimtari i tij. Fatkeqėsisht, ndikimi i Pestelit nuk ishte aq i madh sa duhej – pėr tė realizuar revolucionin. Ai vetėm frymėzoi Carin qė ta bėnte Rusinė mė pak tė lirė.

1. “Lidhja Hauaiane”



Mbretėria e Hauait u krijua nė fillim tė shekullit 19 por zgjati mė pak se 100 vite, pėrpara se tė bėhej pjesė e SHBA. Rėnia e saj u planifikua nga njė organizatė e njohur si Lidhja Hauaiane, qė u krijua nga 200 amerikanė dhe europianė tė pasur, qė nuk ishin aspak tė kėnaqur me Mbretin Kalakaua. Ata besonin qė mbreti ishte shumė ekstravagant dhe dėmtonte pushtetine  tyre nė ishujt.

Shoqėria e fshehtė u krijua me njė akt tė shkruajtur nga Lorrin A. Thurston nė fillim tė vitit 1887. Asnjė kopje nuk ka mbijetuar. Brenda vitit, grupi u rrit nė 405 anėtarė, por ata nuk binin dakord pėr qėllimet qė kishin. Disa donin tė aneksoheshin nga SHBA, tė tjerė krijimin e njė republike tė pavarur. Por tė gjithė donin tė pėrmbysnin monarkun.

Njė grup paramilitar i njohur si Pushkėt e Honolulusė u bė aleati mė i rėndėsishėm i Lidhjes. Nė 1893, ata rrėzuan Mbretėreshėn Liliuokalani, e cila kish hipur nė fron dy vite mė herėt. Pėr pak vite, Hauai ishte republikė, por nė fund u bė territor i SHBA nė 1898 dhe shteti i 50 nė 1959.

Alan Boyle
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shoqėri tė fshehta qė krijuan botėn moderne

Mesazh  Anon prej 14.04.14 1:09

Mesazhe sublime dhe te nevojshme ,por e meta qendron ne ate se cdo informacion bazohet ne siperfaqesore dhe jo ne thelbesore enciklopedike!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi