Mistere apo fshehtėsitė e lashta Indiane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere apo fshehtėsitė e lashta Indiane

Mesazh  gjilanasi prej 13.04.14 19:17



-Teknologjia e lashtė misterioze dhe ajo mijėravjeēare indiane...

Pak vite mė parė, kinezėt zbuluan disa dokumente sanskrite nė Llahsa, Tibet dhe i ēuan ato nė Universitetin Chandrigarh pėr t'i pėrkthyer.
Dr. Ruth Reyna, i kėtij universiteti, deklaroi se, kėto dokumente pėrmbajnė instruksione pėr tė ndėrtuar anije hapėsinore pėr udhėtime ndėryjore.
"Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit "anti-gravitacional" dhe ishte e bazuar nė njė sistem analog e "laghimas", fuqia e panjohur e egos, qė ekziston nė psikologjinė e njeriut, "njė forcė centrifugale e fuqishme mjaftueshėm pėr tė mposhtur forcėn gravitacionale".

Duke iu akorduar Yogės Hindu, ėshtė pikėrisht kjo lloj force ajo qė lejon ngritjen nė ajėr dhe zhvendosjen e njė personi.
Dr. Reyna, tha se, nė bordin e kėtyre makinave, tė cilat ishin tė quajtur "Astras", nė tekst, indianėt e lashtė mund tė kishin dėrguar njerėz nė cilindo planet-duke i'u akorduar dokumentit, i cili mendohet tė jetė mijėra vjet i vjetėr.

Dorėshkrimet, u tha se ishin bartėse tė sekretit tė "antimas", "mbulesės sė padukshme" dhe "garimės", si dhe "si tė bėhesh i rėndė sa njė mal plumbi".

Natyrisht, shkencėtarėt indianė nuk i morėn kėto tekste seriozisht, por u bėnė mė tė ndjeshėm ndaj kėtyre teksteve tė lashta dhe vlerės sė tyre, vetėm kur kinezėt deklaruan se, studimi i kėtyre teksteve ishte pėrfshirė nė programin hapėsinor qė ata kishin.

Ky ishte njė nga rastet e para, kur njė qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kėrkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.
Dorėshkrimet nuk thonė pėrfundimisht nėse udhėtimet ndėrplanetare u realizuan apo jo ndonjėherė, por pėrmend planifikimin e njė udhėtimi nė Hėnė, megjithėse nuk ėshtė e qartė nėse ky udhėtim u krye apo jo.

Megjithatė, njė prej epikave indiane mė tė mėdha, Ramayana, ka nė pėrmbajtje tė saj njė pėrshkrm tė hollėsishėm tė njė udhėtimi nė Hėnė, nė bordin e njė Vimana (ose Astra), dhe tregon njė betejė tė zhvilluar nė Hėnė me njė Asvin (njė anije e qytetėrimit Atlantas).
Kjo ėshtė vetėm njė evidencė e vogėl nė lidhje me kontrollin antigravitacional tė pėrdorur nė kohėn e indianėve tė lashtė.

Qė tė kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet tė shkohet shumė prapa nė kohė. E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisė Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet mė parė nė ndarjen kontinentale, qė i pėrkiste Indisė dhe ishte njė komb shumė i madh, me qytete tė sofistikuara, shumė prej tė cilėve vazhdojnė tė zbulohen edhe sot nė shkretėtirėn e Pakistanit, nė Indinė perėndimore dhe atė veriore.

Rama ekzistonte paralel me qytetėrimin Atlantas, qytetėrim i cili drejtohej nga "udhėheqėsit shpirtėrorė tė dritės", tė cilėt ishin dhe qeverisėsit e qyteteve. Shtatė qendrat mė tė mėdha tė qytetėrimit Rama, njihen nė tekstet Hindu si "Shtatė qytetet Rishi". Duke i'u akorduar teksteve indiane, njerėzit kishin fluturuar me makina fluturuese tė quajtura Vimana.

Kėto ishin me dopjo kuvertė, dritare anash dhe njė kube qendrore dhe ngjanin nga forma me njė pjatė tė filxhanėve tė sotėm. "Udhėtonin me shpejtėsinė e erės dhe lėshonin njė tingull melodioz"-shkruhet aty. Kishte tė paktėn katėr tipe tė ndryshme tė Vimanas. Disa ishin si tip pjate, tė tjera si cilindėr (anije nė formė cigarje).

Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janė tė shumtė. Duhet tė shkruash volume tė tėrė librash me pėrshkrimet qė bėjnė ata. Indianėt e lashtė i prodhonin kėto anije vetė. Ata shkruajtėn manuale tė tėra mbi kontrollin e tipeve tė ndryshėm tė Vimanas, shumė prej tė cilėve janė akoma nė qarkullim dhe njė pjesė e mirė janė pėrkthyer edhe nė anglisht.

Samara Sutradhara, ėshtė njė traktat udhėzues me tė gjitha detajet mė tė imta tė njė udhėtimi ajror nė njė Vimana. Ka rreth 230 strofa qė tregojnė mėnyrėn e ndėrtimit, lėshimit nė ajėr, udhėtimin me mijra milje, uljet normale dhe ato tė detyruara e deri tė pėrplasjet e mundshme me zogj.

Nė vitin 1875, Vaimanika Sastra, njė tekst i periudhės sė shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjua r(i cili i referohej disa teksteve akoma mė tė lashtė), u zbulua nė njė tempull indian.


Ky dorėshkrim pėrshkruante operacionin e njė Vimana dhe jepte informacion nė lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisė pėr udhėtime tė gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetė dhe mėnyrėn sesi t'i jepje kėtyre makinave duke zėvendėsuar enregjinė diellore me njė lloj tjetėr energjie, e cila ėshtė ajo anti-gravitacionale.

Vaimanika Sastra ka tetė kapituj me diagrama, ku pėrshkruhen tre tipe avionėsh, pėrfshirė aparaturat qė mund tė duheshin nė rast zjarri apo prishje. Aty pėrshkruhen edhe 31pjesė nga kėto anije dhe 16 materiale me tė cilėt ishin ndėrtuar kėto anije.
Kėto materiale thithnin nxehtėsinė dhe dritėn dhe konsideroheshin tė vlefshme pėr ndėrtimin e Vimanave.

Ky dokument ėshtė pėrkthyer nė anglisht dhe ėshtė lehtėsisht i verifikueshėm: "VYMAANIDASHAASTRA AERONAUTICS" nga Maharishi Bharadwaaja.


TEKNOLOGJIA E LASHTE MISTERIOZE

Hitleri dhe nazistėt, nė kėrkim tė teknologjise se lashte indiane

Nuk ka pikė dyshimi qė Vimanat(anijet fluturuse antigravitacionale) ishin tė ushqyera nga njė energji qė ėshtė thjesht antigraviteti. Bharadvajy i Zgjuar tregon pėr mė shumė se 70 autoritete dhe tė paktėn 10 ekspertė nė fushėn e fluturimit. Kėto burime tashmė kanė humbur.

Vimanat ishin tė mbajtura nė njė tip hangari tė quajtur Vimana Griha dhe nė tekste thuhet se pėrdornin njė lėndė tė lėngshme tė verdhė, e disa herė njė lloj pėrzierje me bazė mėrkuri, por qė gjithsesi shkruesit nuk e kishin shumė tė qartė se nga se pėrbėhej saktėsisht.
Megjithatė, Vimanat pėrdornin mėnyra tė ndryshme shtytje, pėrfshirė kėtu edhe motorėt reaktivė. Ėshtė shumė interesant fakti se, nazistėt ishin tė parėt qė vunė nė pėrdorim motorrėt reaktivė pėr raketat e tyre V-8, ose si quheshin ndryshe "bombat zukatėse".

Hitleri dhe nazistėt kishin njė interes tė veēantė pėr Indinė dhe Tibetin. Ekspedita nga shkencėtarė nazistė ishin tė pėrvitshme nė kėto vende, duke filluar qė nga vitet '30, me qėllim sigurimin e informacionit. E ndoshta pikėrisht prej kėtyre njerėzve, ata arritėn tė merrnin informacionin e shumtė shkencor qė dispononin.

Duke i'u referuar tekstit Dronaparva, pjesė e Mahabaratas dhe Ramajanas, njė Vimana pėrshkruhet nė formė sferike. Mund tė udhėtojė nė ēdo drejtim qė dėshiron. Me shpejtėsi shumė tė madhe dhe tė pėrdorė gjithashtu mėrkurin pėr udhėtimet e saja.

Nė njė tjetėr burim indian, Samarin: "Vimanat ishin makina tė hekurta fluturuese, tė lėmuara dhe tė puthitura shumė mirė, qė udhėtonin nė sajė tė mėrkurit, i cili lėshohej pas nė formė flake gjėmuese”. Ėshte kurioz fakti se, shkencėtarėt rus kanė zbuluar disa objekte qė ata i kanė quajtur instrumenta tė lashtė navigimi, tė pėrdorur nė anije fluturimi.
Kėta instrumenta ata i kanė gjetur nė disa shpella nė Turkesatn dhe nė shkretėtirėn e Gobit. Objektet janė gjysmė sferik, prej xhami ose porcelani dhe pėrfundojnė me njė formė konike me njė pikė mėrkuri nė brendėsi.

Nė "Mahavira tė Bhavabhutit", njė tekst i Jain, i shekullit tė tetė, por qė i referohet burimeve tė lashta, ne lexojmė:
"Njė karrocė ajrore, Pushpaka, merr shumė njerėz pėr nė kapitalin e Ayodhias. Qielli ėshtė plot me makina tė shkėlqyera fluturuese, tė errėta si nata, por tė vėzhgueshme nga drita tė forta vezulluese e tė verdha."

Vedat antike indiane, shpjegojnė se Vimanat ishin me madhėsi e forma tė ndryshme, duke pasur dhe emra sipas formės, si p.sh. formė elefanti, shqiponje etj.
Fatkeqėsisht, sipas dėshmive shkencore, u pėrdorėn pėr luftė. Atlantasit, pėrdorėn makinat e tyre pėr luftė, tė quajtura Valiksi, tė cilat ishin nė gjendje tė vinin nėn kontroll botėn, sipas teksteve indiane. Atlantasit, tė njohur si Asvins nė tekstet indiane, ishin teknologjikisht mė tė zhvilluar sesa indianėt.

E megjithatė, nuk janė gjetur tekste qė tė pėrshkruajnė hollėsisht teknologjinė e atlantasve. Nė tekstet e lashta indiane, anijet atlantase, jepen tė ngjashme me Vimanat, por shumica e tyre janė nė formė cigareje dhe udhėtojnė edhe nėn ujė e deri edhe nė hapėsirė.
Duke iu referuar Eklal Kueshanas, autor i studimit "Kufiri i fundit", kėto makineri fluturuese pėrdornin forca anti-gravitacionale dhe kishin fuqi shtytėse pėrafėrsisht deri nė 80 000 kuaj fuqi. "Ramayana, Mahabarata" flet pėr njė luftė tė tmerrshme, qė u zhvillua rreth 10-12 000 vjet mė parė mes atlantasve dhe indianėve tė lashtė.
Mbretėria Atlantis dhe Perandoria Rama, pėrdorėn armė tė shkatėrrimit nė masė nė kėtė luftė. Kėto armė qė pėrshkruhen nė kėto tekste nuk ishte e mundur qė tė kuptoheshin nga lexuesit dhe transkriptuesit e kėtyre shkrimeve, deri gjysmė shekulli pėrpara.

LUFTE ATOMIKE PARA 200.000 VJETESH , KA PROVA SHKENCORE QE E VERTETOJNE:

Pyetjet qė kanė njerėzit janė tė thjeshta:
A do tė ketė mė Hiroshima/Nagasaki? A do tė na duhet tė lėmė pas tekste si indianėt e
lashtė, tė cilėt arritėn tė sjellin deri ditėt e sotme vetėm thėrrime nga ai civilizim i pėrparuar?
Mahabarata e lashtė, njė prej burimeve qė tregon ekzistencėn e Vimanave, e rrėfen kėshtu luftėn e tmerrshme:
"...(arma ishte) njė plumb tek
E ngarkuar me tėrė fuqinė e Universit.
Njė kollonė e ndezur tymi e flake.
Aq e shkėlqyer sa shkėlqimi i njėmijė diejve nė kulmin e fuqisė sė tyre..
Njė vetėtimė e hekurt.
Njė mesazher gjigant i vdekjes
i cili ktheu nė hi
tė tėrė racėn e Vrishnis
dhe atė tė Andhakas.

...trupat e kufomave, ishin kaq tė djegura,
sa nuk njiheshin fare.
Flokėt e tyre dhe hundėt kishin rėnė.
Qeramika tė thyera pa asnjė shkas tė dukshėm
dhe zogjtė tė zbardhur.

...pas pak orėsh
I gjithė ushqimi ishte i infektuar..
...tė shpėtonin nga ky zjarr
Ushtarėt u hodhėn nė lumenj
Qė tė lanin veten dhe pajisjet e tyre..."

Duket se Mahabharata ėshtė pėrshkrim i njė lufte atomike. Referenca tė ngjashme nuk janė tė izoluara, episode qė tregojnė pėr pėrdorimin e armėve dhe mjeteve fluturues, janė tė shumtė nė epikėn indiane.

Njė prej tyre, pėrshkruan madje dhe njė betejė mes Vimana dhe Valix, qė zhvillohet nė Hėnė. Kur qyteti Rishi i Mohenjodaros u gėrmua nga arkeologėt nė shekullin e kaluar, aty u gjetėn skelete tė shtrira nė rrugė nė pozicion dorė pėr dore, sikur njė vdekje e menjėhershme t'i kishte kapėluar. Kėta skelete, pas analizave tė bėrė, rezultuan me pėrqindje radioaktiviteti nė nivele qė nuk ishin hasuar asnjėherė nė Tokė, krahasuar me skeletet e Hiroshima Nagasakit.

Qytete tė lashta, ku muret e gurit dhe tullat janė shndėrruar nė qelq, janė gjetur nė Indi, Irlandė, Skoci, Francė, Turqi e vende tė tjera. Nuk ka shpjegim tjetėr llogjik, pėr shndėrrimin e fortesave tė gurit nė qelq, pėrveēse njė shpėrthimi nuklear.

Me shkatėrrimin kataklizmik tė Atlantidės dhe tė perandorisė Rama, duke u shkatėrruar nga armė atomike, bota kaloi nė njė kolaps dhe nė tė ashtuquajturėn "epoka e gurit"...dhe pas disa mijra vjetėsh filloi historia "moderne".
Pyetjet qė kanė njerėzit janė tė thjeshta:
A do tė ketė mė Hiroshima/Nagasaki? A do tė na duhet tė lėmė pas tekste si indianėt e
lashtė, tė cilėt arritėn tė sjellin deri ditėt e sotme vetėm thėrrime nga ai civilizim i pėrparuar?
...Koha fsheh pėrgjigjet...

avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi