Civilizimi i lashtė Minoan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Civilizimi i lashtė Minoan

Mesazh  Berti69 prej 13.04.14 0:35



Kur arkeologu britanik Sir Arthur Evans zbuloi Pallatin 4.000 vjeēar tė Mino-ve nė Kretė nė vitet 1900, ai vėzhgoi njė civilizim tė humbur prej shumė kohesh.

Minoanėt, ashtu si i quajti Evans, ishin refugjatė nga Egjipti Verior tė cilėt ishin pėrjashtuar nga pushtuesit e Jugut rreth 5.000 vjet mė parė.


Arkeologėt moderne kanė vėnė nė dyshime kėtė version tė ngjarjeve, dhe tani ADN-ja antike e marrė nga shpellat nė Kretė sugjeron qė civilizimi Mino ka lindur nga fėrmeret e hershem tė cilėt janė vendosur nė atė ishull mijėra vjet mė herėt.

Minoanet lulėzuan nė Kretė pėr rreth 12 qindvjeēarė, dhe me pas mendohet se ata janė shkatėrruar nga njė shpėrthim katastrofik i vullkanit tė ishullit, dhe me pas nga njė cunami. Ky civilizim ka mbushur mitet greke me histori si ajo e Minotaurit, njė krijesė gjysmė njeri dhe gjysmė dem qė jetonte nė njė labirint.

Evans ishte nder tė paret qė eksploruan Kretėn pasi mori pavarėsinė nga Perandoria Osmane nė vitin 1898. Ekipi i tij zbuloi Pallatin 4.000 vjeēar tė Mino-ve, dhe zbuloi artefakte shumė tė ndryshme nga ato tė gjendura nė Epokėn e Bronzit tė Greqisė, duke pėrfshirė kėtu edhe varre rrethore me mure tė trasha qė ngjanin me ato tė Afrikanėve Veriorė dhe shkrime akoma tė padėshiruara.

Tė tjerė kanė sugjeruar qė Minoanet kishin origjinėn e tyre me Lindjen e Mesme, Turqinė e ditėve tė sotme apo Mesdheun.

George Stamatoyannopoulos, njė gjeneolog nė Universitetin e Uashingtonit nė Siatėll, i cili ėshtė duke u marrė me kėtė problem pėr mė shumė se njė dekadė, shpresonte qė mund t'i jepte fund debatit duke parė ADN-nė e Minoanėve.

"Njė prej motivimeve kur e nisa tė gjithė kėtė ishte pėr tė parė nėse Sir Arthur Evans kishte tė drejte apo jo", -tha ai.

Ekipi i Stamatoyannopoulos mblodhi mostra tė kockave dhe tė dhėmbėve tė me shumė se 100 individėve qė jetonin nė Kretė ndėrmjet 4.900 dhe 3.800 vjet mė parė. Ekipi i analizoi tė dhėnat e ADN nė dy laboratorė tė ndryshėm.

Mostrat e Minoaneve pėrmbanin 21 shėnjues mitokondrik ADN-je, duke pėrfshirė 6 qė ishin unike pėr Minoanet dhe 15 tė pėrbashkėt me popujt Europianė moderne, dhe tė Epokės se Bronzit. Asnjė prej Minoaneve nuk kishte shėnjues mitrokodrikė tė ngjashėm me atė qė janė nė popujt e ditėve tė sotme nė Afrikė.

Sipas Stamatoyannopoulos, ka mundėsi qė Minoanėt tė jenė pasardhės se popujve Neolitike qė kanė emigruar nė Europė nga Lindja e Mesme dhe Turqia. Gėrmimet arkeologjike sugjerojnė qė fermerėt e hershem jetonin nė Krete rreth 9.000 vjet mė parė, kėshtu kėto mund tė jenė paraardhėsit e Minoanėve. Ngjashmėritė ndėrmjet artefakteve minoane dhe egjiptiane mund tė kenė qenė si rezultat i shkėmbimit kulturor pėrmes Detit Mesdhe.

Wolfgang Haak, njė arkeolog molekular nė Universitetin e Adelaide nė Australi, mendon qė historia e hershme e Kretės mė shumė mundėsi ėshtė mė e komplikuar, mė shumė popuj Neolitikė qė arrijnė nė kohė tė ndryshme.

"Megjithatė ėshtė mirė tė shohim disa tė dhėna, nėse janė tė vėrteta, nga ky rajon i Europės qė kontribuojnė tek njė 'fjalėkryq i madh dhe kompleks", tha ai.

Stamatoyannopoulos vė nė dukje qė zbulimet e ekipit tė tij janė tė limituara pasi ADN-ja mitokondrike ėshtė vetėm njė linje e vetme amėsore pėr secilin individ - mamaja e mamasė dhe kėshtu me radhė. Me Johannes Krause, njė palaentolog nė Universitetin e Tubingen nė Gjermani, tani ekipi planifikon tė bėjė kėrkime tė tjera mė tė detajuara pėr tė mėsuar mė shumė pėr Minoanėt.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi