SHBA, eksportuesja mė e madhe e armėve

Shko poshtė

SHBA, eksportuesja mė e madhe e armėve

Mesazh  Jon prej 19.12.08 13:19

SHBA, eksportuesja mė e madhe e armėve ne bote

Pas saj renditen Rusia dhe Britania e Madhe. Blerėsit mė tė zellshėm, Pakistani dhe India

Tregu global i armatimeve ėshtė tepėr kompetitiv. Shtetet prodhuese kėrkojnė tė rrisin fitimet dhe tė shtojnė influencėn politike pėrmes shitjes sė armėve nė vendet nė zhvillim.

Vetėm gjatė vitit tė shkuar shitjet nė kėtė industri prekėn shifrėn prej 28.8 miliardė dollarėsh.

Shifėr qė ishte disi mė e ulėt se ajo e njė viti mė parė, kur
kjo tregti armėsh lulėzoi. Pėr vitin 2005 totali ishte 31.8 miliardė dollarė.

Shpjegimi i bumit fshihej pas rritjes sė ēmimeve tė naftės. Nė tė njėjtėn kohė, te shumė vende nė zhvillim u pa prirja pėr tė rinovuar
arsenalin ushtarak duke blerė armė tė reja.

Raporti "Transferimi i armėve konvencionale drejt vendeve nė zhvillim" u pėrpilua nga Shėrbimi i Studimeve tė Kongresit, njė komision jopartiak, departament i Librarisė sė Kongresit. Nė tė prezantohen njė numėr i konsiderueshėm tė dhėnash qė kanė tė bėjnė me shitjet e armėve dhe politikėn
globale.

Pėr shembull, sipas raportit, Rusia ka qenė furnitori kryesor i Iranit gjatė viteve tė fundit, pėrfshi kėtu njė aferė prej 700 milionė dollarėsh pėr raketa tokė ajėr
nė vitin 2005.

Por zhvillimet e fundit lidhur me programin nuklear tė Iranit e kanė
ndrydhur Moskėn dhe gjatė vitit 2006 nuk ka firmosur ndonjė marrėveshje tė rėndėsishme me tė pėr shitjen e armėve konvencionale.

Nė studim qartėsohet gjithashtu, se Shtetet e Bashkuara kanė firmosur marrėveshje pėr shitje armėsh me kombe, tė cilat pėrballen me kritika tė ashpra lidhur me nivelin e demokracisė.

Shpallja e marrėveshjes sė pėrmasave tė mėdha e nėnshkruar
me Pakistanin gjatė vitit qė shkoi ringjalli debatin nė qendėr tė tė cilit qėndron akuza se administrata e Bushit i ka dhėnė luftės kundėr terrorizmit prioritet mė tė madh nga pėrhapja e demokracisė
nė rruzull.

Pakistani qe njė ndėr klientėt mė tė mėdhenj tė Amerikės gjatė vitit tė shkuar, pėrfshi kėtu blerjen e 36 avionėve sulmues tė tipit F-16C/D pėr 1.4 miliardė dollarė dhe 640 milionė tė tjera tė shpenzuara pėr raketa e bomba.

Marrėveshja pėrfshinte gjithashtu, 890 milionė tė tjerė pėr pėrmirėsimin e versionit tė vjetėr tė avionėve F-16.

Sipas studimit, nė vitin 2006, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė shitur 10.3 miliardė dollarė armė nė vendet nė zhvillim,
ose 35.8% tė shifrės sė pėrgjithshme tė kėtij tregu. Rusia vjen e dyta me 8.1 miliardė ose 28.1% tė tregut, ndėrsa Britania e treta me 3.1 miliardė ose 10.8%.

Pakistani shpenzoi 5.1 miliardė dollarė pėr tė blerė armė nė vitin 2006. Pasohej nė listė nga India me 3.5 miliardė dollarė dhe Arabia
Saudite qė shpenzoi 3.2 miliardė.

Shuma totale e shitjeve tė armėve (pėr vendet e zhvilluara dhe vendet nė zhvillim) gjatė vitit 2006 ishte 40.3 miliardė dollarė, 13% mė e ulėt se ajo e regjistruar nė vitin 2005.

Shtetet e Bashkuara qėndrojnė nė krye tė listės me totalin prej $16.9 miliardė dollarėsh, tė ndjekura nga Rusia me 8.7 miliardė dhe Britania me 3.1 miliardė.

Shitjet pėr vitin 2006 ishin mė tė larta pėr tė tri kėto vende se ato tė vitit 2005. Kina po luan njė rol interesant nė tregun e armėve. Ėshtė blerėse kur vjen fjala tek armėt moderne detare e ajrore dhe **blank**ėse pėr armatimet mė pak tė kushtueshme (tė cilat ua shet vendeve nė zhvillim).
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi