Astrologjia dhe shėndeti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Astrologjia dhe shėndeti

Mesazh  Berti69 prej 10.04.14 1:01



Dega e astrologjisė, e cila merret me ndikim e trupave qiellorė nė shėndetin tonė, quhet astromjekėsi (astomedicinė). Shenjat astrale renditen qė nga maja e trupit pėr tė vazhduar deri nė fund tė kėmbėve me tė njėjtin rend sikundėr renditen nė Zodiak.

Kėshtu, dashi ėshtė ekuivalenti i kokės, demi i qafės, binjakėt tė krahėve dhe pjesės sė epėrme tė gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjėresha tė pjesės sė mesit tė trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshėve, bricjapi i gjunjėve, ujori i pjesėve tė nėn gjurit, ndėrsa peshqit janė ekuivalentė tė shputės sė kėmbės. Secilės shenjė duhet t’i jepet domethėnia e planetit zotėrues, sepse planetėt i drejtojnė pjesėt e caktuara tė trupit dhe organet e tij.

Mirėpo, qė ta krijojmė njė pamje mbi shėndetin e ndonjė personi nuk na mjafton vetėm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Nė bazė tė orės sė lindjes duhet tė bėhet karta precize natale, pastaj tė analizohet nė tėrėsi horoskopi, duke u dhėnė pėrparėsi pjesėve tė horoskopit qė kanė tė bėjnė me gjendjen shėndetėsore.

Planetėt dhe trupi i njeriut: Secilit planet i pėrket njė pjesė e caktuar e trupit

Nė astrologji secila shenjė zodiakale udhėheq pothuajse tė njėjtat pjesė tė trupit sikundėr edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi – Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja – Venera; binjakėt dhe virgjėresha – Merkuri; shigjetari – Jupiteri; bricjapi – Saturni; ujori – Urani; peshqit – Neptuni, gaforrja – Hėna, Luani – Dielli), ndaj gjatė analizės sė shėndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetėt.

Prandaj ky regjistėr i planetėve dhe i pjesėve tė trupit, qė u pėrgjigjen atyre, mund tė zbatohet edhe nė shenjat e Zodiakut.

Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;

Hėna: syri, psikika, limfa, gjinjtė, gjėndrat qumėshtore, mitra, lėngjet e trupit;

Mėrkuri: sistemi nervor, veshėt, mushkėritė, sistemi i frymėmarrjes, krahėt, duart, bėrrylat, gishtat;

Venera: goja, faqet, fyti, lėkura, veshkat, vezoret;

Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrėt, rruazat e kuqe tė gjakut, organet seksuale;

Jupiteri: mėlēia, arteriet, gjėndrat;

Saturni: eshtrat, thonjtė, dhėmbėt, flokėt, gjunjėt;

Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;

Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha tė gjakut;

Plutoni: sistemi reprodukues, gjėndrat, hipofiza, gjenet.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia dhe shėndeti

Mesazh  Luli prej 17.04.14 12:31

Horoskopi i Shendetit

Parashikimi i fatit ne shendetesi.

Dashi

Mjekesia astrologjie e vendose kete shenje te furtunes dhe shtrengates duke e paraqitur ate me figuren e kokes qe mban sy te mbyllur dhe nofullen e poshtme me dhembe paksa te shtrenguar.
Gjithashtu edhe me trurin si organ motorik qe ruan ndjesine e baraspeshes. Deshte jane te ndjeshem veēmas ne regjionin e kokes, kane me shume marramendje, zjarrmie te larte apo ndezje. Mu per kete, qe ata te ruajne fuqite dhe shendetin e mire, mjekesia astrologjike ju preferon te merren me aktivitete me te “nxehta”, respektivisht te ushtrojne sporte te ashtuquajtura luftarake, ne te cilat deshet mund ta tregojne veten mire.
Gjimnastika, vallezimi dhe e ashtuquajtura Terapi e Rajshit (thene shkurt e shqip: seks).
Mirepo, tek njerezit qe i perkasin kesaj shenje, edhe skijimi dhe ēiklizmi kane efekte shume te mira. “Deshet” edhe perpos nevojes se zbrazjes se energjise se madhe, megjithate duhet te pushojne shpesh dhe relaksohen mire gjate ushtrimeve fizike.
Ne keto momente i rezervoni vetes kohe dhe ēaste te mjaftueshme kur mund te merrni ne dore serish ndonje liber, po ashtu te degjoni edhe muzike, nderkaq mendimet qe ju sillen ēdo dite ne koke t’i hiqni qafe, se paku per ca qaste. Keshilla: Sa me shpesh qe keni mundesi beni masazh te fytyres. Ky veprim i ve ne levizje lumenjte limfatik dhe menjanon me kete edhe dhimbjet e kokes.

Demi

Shenjuesit te Demit i perket regjioni i qafes dhe grykes se bashku me gurmazin, bajamet, veshet, hundet, gjuha, buzet dhe zverku (zverku i demit!) si dhe balli, respektivisht syte e ballit. Sistemi i demit eshte nderrimi i oksigjenit, pra perpunimi i ushqimit, me ēka jo vetem organet e tretjes, por edhe gjendrat e regjionit te ballit jane pjesemarrese ne veprim.
Demat jane te pirur te vuajne per kohe te gjate nga semundje te ndryshme, Semundjet tek ta zakonisht shtrihen ne rruge joproporcionale (pra te mbitheksuar) veēmas ne regjionin e organeve dhe te sistemit te frymemarrjes.
Demat jane gjithashtu te pirur qe te kene mbipeshe te theksuar dhe te tejkalojne paksa me marrjen e ushqimit. Masat e preferuara per ta jane: agjerimi, masazh, puna ne kopsht, muzika e mire dhe qendrimi ne natyre te paster. Keshilla: filloni me nje regjim te agjerimit (dietes) dhe do te vereni se sa te ē’lire do te ndjeheni ne pjese te ndryshme te trupit.

Binjaket

Kete shenje percaktojne perhere duart dhe krahet e shtrire ne menyre pothuajse te eger e me plot gjestikulime. Sistemi i binjakeve eshte teresisht sistemi qendror i nervave dhe i kanaleve te ajert (Bronhet) se bashku me mushkerite, si dhe sistemi i imunitetit dhe gjendres se ashtuquajtur Thymus.
Zakonisht binjaket jane te pirur te vuajne nga mushkerite (ngase ne parim ata pine duhan se tepermi!), nga pengesat ne sistemin nervor dhe nga ndezjet ne brinje e gjoks. Ndikojne pozitivisht ushtrimet ne te marruarit fryme, bisedat, terapite per ē’lirim dhe terapite per nxehje si p.sh. akupunktura. Me rendesi te veēante per ju edhe: i ashtuquajturi “tush ne oksigjen”, ne forme te shetise ne ajer te paster.

Gaforrja

Gaforrja shenjon lukthin, tek grate- gjinjte si dhe mitren, gjendrat e peshtymes, pastaj me tej te gjitha vrimat e lekures (mbeshtjellesit) te trurit, bebezen e syrit, mbeshtjellesin (lekuren) e zemres dhe membranat e nervave. Gaforret jane te pirur te vuajne nga semundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria.
Ata duhet te jene me optimist, gjerat t’ i marrin me shtruar. Terapite e preferuara jane kurat ne uje dhe marrja ne menyre te veēante i ēajit te malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap te gjate dhe fleta te gjera). Keshilla: nese keni mundesi dhe hapesire bejeni nje kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga ēaji i kamomiles, ēaj nane etj..
Nese nuk keni kopsht, atehere mbusheni nje bidon te bukur ne terrase ose diku ne dritaren prane tavolines se kuzhines. Angazhimi me kete lloj aktiviteti do t’ju qeteson.. Ky lloj i “hobit” te ri , juve si tip social qe jeni, do t’ua rivendos baraspeshen e humbur dhe do t’ju beje te kenaqur.

Luani

Zemra, shpretka, shtylla kurrizore si dhe arteriet shenjojne shenjuesin e diellorit luan. Luanet kane tendenca te vuajne nga semundjet e zemres dhe te qarkullimit te gjakut por edhe nga dhimbjet e shpines.
Ata, mu per kete, do te duhej qe me shpesh te pushojne e ē’lirohen, te bejne shetitje te gjata dhe te mos e mbivleresojne gjithnje e me shume vetveten.
Per luanet terapite tipike jane ato te ashtuquajturat terapite e vallezimit, banjat ne diell dhe qendrimi ne lartesi. Keshilla: Gjithnje kur te keni kohe te lire, shtrijuni ne banke ne nje cep te kopshtit, dhe nenshtrojuni rrezeve joperclluese te diellit. Per shenjuesit e zjarrte si ju, drita eshte balsam i shpirtit. Per ju, po ashtu, edhe levizja eshte e nevojshme.
Luaneve, deshve dhe shigjetareve ushtrimet fizike te rregullta ju bejne shume mire. Do te ishte mire qe se bashku me partnerin tuaj te regjistroheni ne nje shkolle vallezimit. Levizjet ritmike ju bejne shume mire ne mbajtjen e trupit, dhe ju ndihmojne qe te ē’liroheni fizikisht dhe shpirterisht.

Virgjeresha

Kete shenje e percaktojne zorra e trashe, gjendrat e stomakut dhe organet tjera qe dergojne elemente per tretje ( melēia e zeze, vreri). Sistemi i virgjereshave eshte sistemi i vleresimit te ushqimit. Virgjereshat jane te pirur te vuajne nga pengesat dhe veshtiresite ne sistemin e tretjes ne regjionin e zorreve.
Per kete arsye ata/ato do te duhej t’i kushtojne rendesi ushqimit (mos te punojne shume, natyrisht jo edhe pak!) dhe para se gjithash: te qeshin shume. Virgjereshat e mbajne shendetin permes dietave dhe ushqimeve me origjine natyrore, me bime sheruese dhe barishte te ndryshme, qe ndikojne ne qetesimin e sistemit tretes, permes kurave te agjerimit dhe meditimit.
Familjet e tyre, miqte etj. nuk mund ta marrin as me mend se sa vibrime te ndjeshme kane nervat e kesaj shenje.

Peshorja

Shenjuesit te peshojes i perket pjesa e veshkave si dhe korja e veshkave prane, meshikeza dhe regjioni i ijeve.
Sistemi i peshores (apo funksionet) krijojne baraspeshe dhe rregullojne: p.sh. vlerat e PH-se se gjakut te veshkave, temperaturen permes “termostatit” ne tru. Te lindurit peshore priren te kene ndezje ne veshke dhe meshikez, por edhe gure ne veshke. Terapia tipike e peshoreve eshte ajo me muzike dhe permes vallezimit.
Ndihmojne edhe terapite permes bisedave qe ka mundesi te behen edhe me miq. Keshilla: perdoroni sa me shume lengje ne forme te ēajeve natyrale.

Akrepi

Shenjuesit te akrepit i perket zorra e trashe dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjendrat embrionale. Sistemi i akrepit ngjalle jeten e re dhe eliminon ate te vdekuren, ate te perfunduaren. Akrepat jane te pirur te vuajne nga semundjet e organeve qe prodhojne sekret dhe atyre gjenitale.
Por nganjehere edhe nga pasojat e jetes se tyre te stilit here ekscesive e here teresisht ekstreme. Akrepat do te duhej t’ i adaptohen stilit te jetes “se lehte, por edhe te veshtire” dhe te mos kerkojne qe te jene te fundit, duke prodhuar me shume ndjesi mirekuptimi per te tjeret – shume e rendesishme – sa me shpesh te ēlodheni e ēliroheni permes muzikes se lehte , permes leximit te librave me tema te lehta ose duke qendruar ne rrethe miqsh te ngushte.
Keshilla: Mesohuni njehere emire te ēliroheni. Sa me shpesh beni marshe ne natyre, te lire dhe pa kurrfare qellimi dhe trysnie.

Shigjetari

Shigjetarit si tip sportiv, vital i pergjigjen nyejt e kembeve dhe kofsha e eperme, pastaj vijne: frymemarrja dhe nxjerrja e thelle e saj, pershtatja e syve me ambientin etj. Sistemi i shigjetarit eshte sistem i levizjeve te njeriut ne nxitim.
Shigjetaret vuajne nga lendimet e natyres sportive por te lehta, qe vijne edhe si rezultat i neglizhences, pastaj nga lendimet e nyejve te legenit dhe jo rralle edhe nga lendimet ne fytyre. Shigjetaret here pas here kane nevoje te nderrojne stilin e jetes.
Gjithsesi kjo behet edhe ne shenje te ruajtjes se optimizmit, si diēka teper me rendesi per organizmin e njeriut. Terapite tipike te shigjetareve kane te bejne me sport: te ushtruarit e ēiklizmit, vrapimi i lehte, kalerimi, lufta me skerme, noti, fluturimi dhe ngjitja ne lartesi.
Shigjetaret i lodhe ndeja, rutina dhe struktura e njejte e dites, por edhe disa prej lojerave a aktiviteteve te njetrajtshme ne kohe te lire. Shigjetaret kane nevoje per ndryshime, qe t’ i ofrojne shpirtit te tyre ushqim perhere te fresket. udhetimet jane balsam per shpirtin e tyre dhe ruajne freskine e trupit dhe mendjes.

Bricjapi

Bricjapit te ftohte dhe konservativ, sipas pikepamjeve te mjekesise astronautike, i perkasin eshtrat dhe nyejt, para se gjithash gjuri, gjendrat tiroide, gjendrat dhjamore, dhembet, qimet e lekures dhe thonjte. Bricjapet ne pleqeri vuajne nga reuma, tendosja e muskujve, te ajurit e nyejve, demtimet e gjunjeve etj.
Pikerisht per kete, bricjapet duhet te pine shume uje, ta gezojne e shijojne si te nxehtit ashtu edhe lageshtiren e natyres sa me shume e sa me shpesh qe munden dhe mos ta ēajne koken edhe aq per rregullat e miresjelljes te rrethit dhe shoqerise. Te jesh fare i lire – kjo eshte deviza e bricjapeve. Terapite e bricjapit jane – dieta, qe kane per baze para se gjithash ato prodhime me origjine bimore, si rrenje, zabardhoku i patates, pastaj hudhra, preshi, qepa, rrepa e kuqe etj.
Perpos ketyre edhe veprimet lehte te zbatueshme: agjerimi, ngjitja neper lartesi, marshimi etj. Keto veprimet e fundit mund t’ i beni edhe me lehte ne shoqeri, duke iu bashkuar ndonje grupi alpinistesh a marshuesish te rregullt. Keshilla: shkarkohuni sa me shume nga obligimet e brendshme, me te cilat vazhdimisht e ngarkoni veten.

Ujori

Kesaj shenje te jashtezakonshme dhe shume mbreselenese i perkasin pjeset e shpatullave te poshtme dhe venat e saj, pastaj pulpat (e kembeve), thembra dhe pjesa e shpines.
Funksionalitetin e kesaj shenje e karakterizojne: bartja dhe ushqimi kapilareve me oksigjen, sistemi i pergjithshem i venave dhe sistemi i pavetedijshem nervor – i ashtuquajturi ndryshe edhe sistemi vegjetativ. Ujoret jane te pirur te vuajne prej shtangimit te pulpave te kembeve, shtangimit te muskujve, te ftohurit e nyejve te kembeve.
Shpirterisht ujoret reagojne rralle, por nuk do te duhej qe te lendohen ne ate shkalle qe ata pastaj ta kalojne ēdo kufi te reagimit. Terapite tipike te suksesshme te sherimit per ujoret jane: terapia permes fushes magnetike, akupunktura elektronike, dhe bioenergjia (e njohur edhe me emrin Reiki)

Peshku

Shenjuesi i fundit i rrethit te shtazeve- peshku, i pershkruhet sistemi i kembeve, respektivisht lengu perēues i tij (gjaku dhe limfa). Peshqit enderrues vuajne nga shputat e kembeve, semundjet qe vijne si rezultat i te ftohurit te gjate e te thelle, por edhe mungesave te levizjeve dhe si rezultat i pasivitetit te theksuar. Ata do te duhej te levizin me shume (sa shpirterisht aq edhe fizikisht!), te kene qendrim te qarte per jeten dhe mos te rreshqasin drejte ujerave te pesimizmit dhe kotesise.
Terapite me te mira te kesaj Kategorie (peshkut) jane: drenazha e limfave, meditimi, jeta ne gjalleri, masazh e zonave refleksive te kembeve, ushtrimet e sensibilitetit, qendrimi ne det, noti dhe nxitja per t’ u shkeputur nga te menduarit per gjera te imta, te perditshmerise. Keshilla: Hidhuni nje ēast ne krahet e endrrave.
Aty jane dhurate e veēante per ju! Qe te jeni te kenaqur ne brendi te shpirtit, sikur akrepat, edhe juve do t’ ju bente mire ndonje aktivitet i natyres sociale. Mendimet se po ju ndihmoni te tjereve, ndikojne pozitivisht ne vet harmonizimin e mendjes dhe shpirtit.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi