Dhjetė tė vėrteta tė papėlqyeshme pėr SHBA-nė

Shko poshtė

Dhjetė tė vėrteta tė papėlqyeshme pėr SHBA-nė

Mesazh  Jon prej 19.12.08 13:07

Dhjetė tė vėrteta tė papėlqyeshme pėr SHBA-nė


Kėsaj jave kam numėruar dhjetė ēėshtje qė e bėn SHBA-nė tė arrijė mė pak se sa ka mundėsi dhe mė pak se sa duhet. Gjithashtu, do tė thosha, se do tė ishte mė e lehtė tė numėroja tė paktėn njėqind cilėsi qė mė bėjnė krenar pse jam amerikan. Por, kjo ėshtė pėr njė herė tjetėr.

1. Kultura e amėve

Pranoj se pėr kėtė nuk kam parasysh masėn e gjerė, por njė pėrqindje e madhe e amerikanėve mbrojnė nė mėnyrė fanatike tė drejtėn e tyre, pėr tė blerė armė me lehtėsi, si dhe pėr tė pasur e mbajtur tė gjitha llojet e armėve tė zjarrit qė njeh njerėzimi.

Vrasja e Presidentit, vrasje e disa personave tė njohur si Xhon Lenon dhe masakrat nė shkolla e vende tė tjera publike, nuk ndikojnė nė mėnyrė absolute mbi kėtė besim bazė. Rreth 60 milionė njerėz kanė armė zjarri, ndėrsa rreth 30 mijė njerėz e pėsojnė ēdo vit nga kėto armė, nga vetėvrasjet, vrasjet dhe rastet fatkeqe.

2. Mungesa e mendimit kritik pėr sistemin tonė tė demokracisė dhe zbatimin e saj

Qė kur lindim na mėsojnė se sistemi ynė i demokracisė ėshtė mė i miri nė botė. Ne jemi shumė krenarė pėr kėtė, por jo nė mėnyrė kritike. Kjo ka shumė pasoja negative. Para sė gjithash nuk arrijmė tė kuptojmė se sa mangėsi ka ky sistem dhe sa na pengon tė ecim pėrpara. Ky do tė jetė njėri prej faktorėve kryesorė, qė do tė na e zvogėlojė rolin tonė nė botė. Krahas kėsaj, mbivlerėsimi i sistemit tonė bėn qė tė nėnvleftėsojmė gjithė tė tjerėt. Kjo na ēon gjithashtu, nė besimin se njė model u pėrgjigjet tė gjithėve dhe si rezultat e thjeshtėson pamjen tonė mbi botėn.

3. Klasa jonė mė e ulėt

Njėra prej anėve mė pozitive nė SHBA, ėshtė se sistemi ynė ekonomik, nė masėn mė tė madhe, shpėrblen ata qė bėjnė punė tė vlefshme. Nė tė njėjtėn kohė, nė Amerikė ka nė masė tė madhe njė klasė shoqėrore tė ulėt, qė nuk "ngjit" asnjė shkallė drejt jetės mė tė mirė. Kjo nuk vjen vetėm pse ata janė tė varfėr. Ata janė gjithashtu tė edukuar me njė "nėnkulturė" specifike, me sistemin e vet tė vlerave, tė sjelljes e pėrvojės, qė garanton se nuk mund tė pėrfitojnė nga pjesa tjetėr e shoqėrisė amerikane. Ne nuk kemi asnjė pėrgjigje, ndaj kėtij problemi dhe nė njė masė tė madhe sillemi ndaj tij, duke e injoruar dhe bėjmė qė anėtarėt e kėsaj klase tė bėhen nė tė vėrtetė "tė padukshėm".

4. Konsumizmi

Nėse dikush jeton nė SHBA, ėshtė i infektuar me njė lloj virusi, i cili bėn qė pasuria tė bėhet gjithnjė e mė e rėndėsishme dhe kurrė nuk tė duket e mjaftueshme.

Pėr pasojė, paraja merr vlerė gjithnjė e mė tė madhe dhe si konkluzion, ne punojmė gjithnjė e mė shumė, gėzojmė gjithnjė e mė pak dhe kėrkojmė gjithnjė e mė tepėr!

Kemi mjaft pak kohė pėr miqtė dhe familjen dhe na duhet ekuilibėr mė i madh, pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės sonė. Anėt negative tė kėtij konsumizmi pėrfshijnė edhe moskujdesin ndaj pėrdorimit tė tepruar tė rezervave natyrore dhe ndaj ndikimit qė kanė ato nė botė, duke pėrfshirė natyrisht dhe ngrohjen globale.

5. Arroganca e fuqisė

Ne besojmė absolutisht, se mund tė zgjidhim ēfarėdo problemi dhe tė pėrmirėsojmė gjithēka qė nuk ėshtė mirė, vetėm nėse ndėrhyjmė mbi tė. Kjo ka ēuar nė arritje tė mėdha pozitive, nė njė botė ku tė tjerėt shpesh lėkunden para ndėrmarrjes sė disa detyrimeve.

Por, kjo na ka ēuar nė qėndrime, qė na kanė sjellė situata si ajo e Irakut dhe qė tė tjerėt nė botė e pėrjetojnė si arrogancė. Kemi prirjen pėr t‘i parė gjėrat bardhė e zi, me persona qė janė ose heronj, ose kriminelė dhe lėmė pak hapėsirė pėr veprimtarinė e vėrtetė tė kulturave, besimeve e shoqėrive tė tjera. Pra, jemi shumė mė tė sigurt se sa duhet nė korrektėsinė e kėndvėshtrimit tonė, qė me pak durim tė dėgjojmė edhe ēfarė ėshtė ndryshe.

Shembull klasik i gjithė kėsaj tė keqeje qė pėrmendėm, ėshtė parulla "Mision i pėrfunduar" e shkruar nė avionmbajtėsen amerikane, tė cilėn e pėrshėndeti Presidenti Bush, menjėherė pas rėnies sė ushtrisė irakiane nė vitin 2003.

6. Rėndėsia e lobeve

Ėshtė shumė brengosės komenti, sipas tė cilit shumica e vendeve janė tė bindura se duhet t‘u paguajnė firmave tė lobimit, qindra mijėra dollarė nė vit, pėr tė realizuar pritjen nga zyrtarėt kryesorė tė SHBA-sė. Ēelėsi i suksesit pėr bizneset dhe vendet e tyre te qarqet e Uashingtonit, ėshtė tė pasurit e njė lobisti tė vėrtetė. Pritja dhe ligji janė praktikisht nė shitje.

7. Mungesa e qėndrueshmėrisė nė politikėn tonė tė jashtme

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė, politika jonė e jashtme ka humbur drejtimin e saj. Historikisht, pėr izolimin kėtu ka pasur mbėshtetje tė fuqishme.

Por ka pasur gjithashtu edhe aktivistė, qė kanė dashur ta pėrdorin fuqinė amerikane pėr arsye specifike, si zgjerimi i demokracisė, ndalimi i zgjerimit tė armėve tė shkatėrrimit nė masė dhe lufta kundėr terrorizmit. Shto kėtu edhe elementin e fortė tė pragmatizimit, qė ka ēuar nė mbėshtetjen e regjimeve autoritare si ai i Arabisė Saudite, pėr shkak tė naftės ose i Pakistanit, pėr shkak tė rėndėsisė sė tij nė luftėn kundėr talebanėve e Al-Kaedės.

I njėjti pragmatizėm na bėn t‘i injorojmė disa ēėshtje nė disa vende (si shkelja e tė drejtave tė njeriut nė Kinė e Kore tė Veriut), kur ēmimi pėr ēfarėdo veprimi ndaj tyre, duket shumė i lartė. Sė fundi, duhet tė shtojmė edhe ndikimin e interesave tė fuqishme amerikane, qė dominojnė politikėn tonė ndaj Kubės e Izraelit.

Kur grupohen tė gjitha kėto tė kėqija, krijohet njė politikė e pėrgjithshme, qė artikulohet me vėshtirėsi, sepse ėshtė plot qėndrime jokosistente dhe e vėshtirė pėr t‘u parashikuar.

8. Izolimi

Ėshtė absolutisht hutuese, se si ne si shoqėri shohim brenda (SHBA-sė). Lajmet nė televizione kombėtare harxhojnė mė shumė kohė pėr O. Xhej Simpsonin e Britni Spirsin, se sa pėr tė gjitha ngjarjet ndėrkombėtare sė bashku. Vetėm rreth 25% e popullsisė amerikane kanė pasaporta. Shumica e amerikanėve mendon mjaft pak pėr pjesėn tjetėr tė botės dhe nė fakt nuk ėshtė kurioze fare. Kjo do tė thotė se politikėn tonė tė jashtme, nė pjesėn mė tė madhe, e zbaton njė pėrqindje shumė e vogėl e popullsisė.

9. Ndikimi i terrorizmit

Kryesisht, falė mėnyrės se si reagoi administrata e Bushit pas 11 shtatorit, amerikanėt kanė hequr dorė vullnetarisht nga njė pėrqindje e lirive individuale, pa asnjė diskutim serioz. Askund nuk ėshtė mė e dukshme kjo, se sa nė aerodrome, ku siguria ėshtė shumė e pranishme dhe agresive. Pėr mua, tė gjithė tė punėsuarit nė aerodrome kanė sjellje qė padyshim ėshtė frikėsuese. Nė emėr tė luftės kundėr terrorit, kemi Presidentin qė mbron pėrdorimin e "metodave tė pėrforcuara tė hetimit", pėrgjimin e amerikanėve pa urdhrin e domosdoshėm tė gjykatės dhe ndjekjen e gjerė tė transaksioneve financiare nė gjithė botėn. Guantanamo mbetet i hapur. Kemi humbur statusin moral dhe mjaft pak njerėz duken tė shqetėsuar pėr kėtė.

10. Polarizimi

Ka disa "ēėshtje tė nxehta", pėr tė cilat njė numėr i madh njerėzish kultivon ndjesi mjaft pasionante, qė shkon deri nė fanatizėm. Kėto ēėshtje pėrfshijnė abortin, tė drejtėn e homoseksualėve dhe kontrollin e armėve. Por kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut, pasi ēėshtjet racore, tė pasurit kundėr tė varfėrve, marrėdhėniet gjinore dhe aktiviteti fetar, tė gjitha sė bashku, krijojnė njė rezervuar energjie negative, zemėrim e pėrplasje.

Tė gjithė ne mėsojmė shpejt (dhe nganjėherė me dhimbje) pėr kėtė "minė" dhe se si ta largojmė atė.

Rezultati i parė negativ ėshtė "korrektėsia politike", i dyti ėshtė vetėcensura, sepse profesorėt dhe studiuesit shmangin temat e veēanta, ose u kushtohen vetėm disa ēėshtjeve.

Shefi i Universitetit tė Harvardit duroi njė stuhi tė vėrtetė kritikash, kur pėr pėrfshirjen e ulėt e grave nė "shkencat e forta", renditi mes shumė shkaqeve edhe mundėsinė se kjo ishte pasojė e disa dallimeve gjenetike mes meshkujve dhe femrave.

William Montgomeri
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi