Harresa sipas Budės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Harresa sipas Budės

Mesazh  Zattoo prej 07.04.14 11:26



Si hutohet mendja nga dyshimi dhe pasiguria?

Njė prift brahmin pyeti njėherė Budėn e Bekuar:
Mjeshtėr Gotama, cila ėshtė arsyja e paaftėsisė pėr tė kujtuar edhe diēka qė mėsohej pėrmendsh pėr njė periudhė tė gjatė si dhe atė qė nuk u mėsua pėrmendsh?

Brahmin, kur mendja ėshtė e hutuar nga dyshimi dhe pasiguria, e pavendosur, e tundur dhe e lėkundur nga dyshimi dhe pasiguria, dhe njeriu nuk gjen asnjė shpėtim tė sigurtė nga ky dyshim dhe kjo pasiguri e lindur nė kėtė ēast, njeriu as nuk sheh as nuk kupton dot ē’ėshtė e dobishme, as pėr veten, as pėr tė tjerėt, as pėr veten dhe tė tjerėt sė bashku! Atėherė, si pasojė, edhe shkrime qė janė mėsuar pėrmendsh pėr njė kohė tė gjatė nuk kujtohen dot…

Pėrse ndodh kjo mospėrfillje? Pėrfytyroni njė tas qė ėshtė me baltė, i paqartė, i turbullt, i mjegulluar dhe i errėt. Nė qoftė se njė burrė qė sheh mirė nga sytė do tė shqyrtonte reflektimin e fytyrės sė tij nė tė, as nuk do ta shihte as nuk do ta njihte ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė! Kėshtu edhe ndodh, brahmin, kur mendja ėshtė e ngatėrruar nga dyshimi dhe pasiguria, e hutuar, e trullosur dhe ngurruese nga dyshimi dhe pasiguria. Nė kėto raste, edhe shkrime tė mėsuara pėrmendsh pėr njė kohė tė gjatė nuk sillen ndėr mend pėrsėri, pa pėrmendur ato shkrime, ngjarje dhe informacione qė nuk u mėsuan fare…

Si tė parandalohen dyshimi dhe pasiguria (shqetėsim i shėrueshėm):

Vėmendja sistematike dhe e shpeshtė pėr shqyrtim, gjurmim, ekzaminim dhe hetim:

1: Ē’ėshtė dobiprurėse dhe ē’ėshtė dėmtuese kėtu?

2: Ē’ėshtė e fajėsueshme dhe ē’ėshtė e pafajshme nė kėtė situatė?

3: Ē’ėshtė e rėndomtė dhe ē’ėshtė e shkėlqyeshme nė kėtė situatė?

4: Ē’ėshtė nė anėn e ndritshme dhe ē’ėshtė nė anėn e errėt nė veēanti dhe nė pėrgjithėsi?

Bhikku Samahita
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi