Thėnie nga Ramakrishna

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Thėnie nga Ramakrishna

Mesazh  Siroco prej 06.04.14 13:50



Mistiku Ramakrishna (18 Shkurt 1836 – 16 gusht 1886), lindur si Gadadhar Chattopadhyay, quajtur edhe Paramahamsa  nga dishepujt e vet, ėshtė njė nga indianėt mė tė famshėm nė botė. Njė nga mėsueset shpirtėrore tė para tė tij ėshtė njė grua askete, quajtur Bhairavi Brahmani, e cila ishte mjeshtre e Tantra dhe Vaishnava bhakti. Ramakrishna njihet nė gjithė botėn, sidomos pėr praktikimin e feve tė tjera, ndėr to Islamin e Krishtėrimin, duke shpallur se tė gjitha janė rrugė drejt tė njėjtit Zot.


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mbaji ndjenjat dhe fenė tėnde pėr vete e mos u fol tė tjerėve, pėrndryshe do tė humbėsh shumė gjėra.

Derisa tė bėhet si fėmijė i vogėl, askush nuk do tė marė dritė hyjnore. Harrojini gjithė dijet e botės qė keni mėsuar dhe bėhuni tė paditur si fėmijė; vetėm atėherė do tė gjeni dijen e sė Vėrtetės.

Mendjelehtėsia tė ēon lehtėsisht drejt Zotit. Kur dikush ėshtė njeri i thjeshtė, mėsimet shpirtėrore e bėjnė tė lulėzojė kollaj, siē zhvillohet fara e hedhur nė tokė pa gurė.

Gjithė femrat janė pjesė e Nėnės Hyjnore, prandaj duhen parė si nėna prej tė gjithėve. Femrat, qofshin tė kėqija apo tė mira nga natyra, tė pėrlyera ose jo, duhen parė si figura e Nėnės Hyjnore.

Si ta shohim seksin me pagesė? Ai qė njeh Realitetin, i bekuari me syrin e Zotit nuk sheh asgjė me frikė, por thjesht ashtu siē janė gratė – pjesė tė Nėnės Hyjnorė Universale, pra, jo vetėm respekton e nderon ēdo femėr, madje i adhuron si biri nėnėn e vet. Si mund tė mposhtim epshin? Shikojini tė gjitha gratė si nėnat tuaja, mos i shini kurrė nė fytyrė, por nė shputat e kėmbėve dhe gjithė mendimet e kėqija do tė zhduken. Njė grua e pėrkorė, e tillė edhe gjatė jetesės me burrin, ėshtė vetė Nėna Hyjnore.

Vetėm ai qė nuk vjedh mendimet e veta mund tė hyjė nė Mbretėrinė e Qiellit, pra, ēiltėrsia dhe besimi i thjeshtė janė rrugėt drejt asaj Mbretėrie.

Tė vrasėsh tjetrin tė duhet shpatė e mburojė, kurse tė vrasėsh veten mjafton njė pilulė. Prandaj, tu mėsosh tė tjerėve, duhet tė jesh i pėrgatitur mirė, nė lexime tė shenjta e shkencė, kurse tė pėrdritesh pėr veten tėnde, mjafton besim pa ndėrlikime.

Uji i detit duket blu nga larg, por kur mbush duart me tė ėshtė i pastėr e i kthjellėt. Kėshtu shfaqet edhe Zot Krishna, i kaltėr nga larg, por nuk ėshtė vėrtet ashtu: ėshtė Absoluti, i pametė e i pangjyrė.

Vetėm dy lloj njerėzish fitojnė vetėdijėsimin: ata qė nuk rėndohen me tė mėsuar, pra ata qė nuk vranėsohen me mendime tė huazuara nga tė tjerė; dhe ata qė, pasi studiojnė tekste tė shenjta e shkencė, njėmendėsojnė se nuk dinė fare asgjė.

Dikush mund tė lexojė Bhagavatan nėn dritėn e llampės, e dikush tjetėr mund tė bėjė falsitete nėn atė dritė; por drita vetė nuk ndryshon. Dielli hedh rrezet mbi maskarain njėsoj si mbi tė virtytshmin.

Shikon shumė yje nė qiell natėn, por jo kur del dielli. Por, a thua nuk ka mė yje nė qiell? Mos thoni qė nuk ka Zot, vetėm se nuk e gjeni dot atė kur jeni budallenj.

Ju flisni pėr tė mirat qė doni t’i bėni botės. Kaq e vogėl ėshtė bota? Dhe, kush je ti qė t’i bėsh mira asaj? Mė parė gjeni Zotin e shikojeni me gjithė shpirt. E, nėse Ai tė jep mundėsinė t’u bėsh mirė tė tjerėve, mirė, ndryshe shikoni punėn tuaj.

Nuk mund tė thuhet ē’ėshtė Brahma. Gjithė gjėrat nė botė – Vedat, Puranat, Tantrat, gjashtė sistemet filozofike – janė si ushqim mbi gjuhė, pasi janė folur me gjuhė. Vetėm njė gjė nuk ėshtė fėlliqur nga gjuha, e kjo ėshtė Brahma. Askush nuk ėshtė nė gjendje tė thotė ēfarė ėshtė.

Besime tė ndryshme janė veē shtigje tė veēanta drejt tė njėjtit Zot.

Njerėzit e rėndomtė llomotisin gojėplot pėr besimin, por nuk praktikojnė as njė grimė. i urti flet mė pak se tė tjerėt dhe gjithė jeta e tij ėshtė besim i shprehur nė veprime.

Zoti ėshtė nė gjithė njerėzit, por nuk janė gjithė njerėzit nė Zot, prandaj vuajmė.

Skllavėria dhe Liria i pėrkasin vetėm mendjes.

Njeriu qė punon pėr tė tjerėt pa motiv vetjak, nė fakt po punon pėr tė mirėn e vet.

Zoti mė tha se vetėm Paramatman, qė Vedat e pėrshkruajnė si Shpirti i Pastėr, ėshtė i pėrhershėm si mali Sumeru, i pavarur, dhe pėrtej dhimbjes e kėnaqėsisė. Bėhet kaq rrėmujė nė kėtė botė pėr maya-n e Tij! Dhe ju, pakuptim, thoni qė “kjo” vjen pas “kėsaj” dhe “ajo” prodhon “atė”.

Erėrat e nurit tė Zotit fryjnė pandalur, ne duhet vetėm tė ngrejmė velat.

Mos kėrko pėrndritjen, pėrveēse si ai qė po kėrkon pellgun e ujit me flokėt qė i kanė marrė zjarr.

Qėllimi i jetės nuk ėshtė fitimi i parave, por shėrbimi i Zotit.

Pėrmes punės jovetjake rritet nė zemėr dashuria e Zotit.

Zoti mund tė arrihet pėrmes gjithė shtigjeve. Gjithė besimet janė tė vėrteta. E rėndėsishme ėshtė tė shkohet nė ēati, pėrmes shkallėsh, litarėsh apo kacavirrjesh, madje dhe me fundin e njė huri bambuje.

Zoti ndodhet kudo, por mė shumė manifestohet te njeriu. Pra, shėrbejini njeriut si Zot, sepse kjo ėshtė njėsoj si tė adhuroni Zotin.

Nėse ndonjėherė mund tė ēmendeni, mos e bėni pėr gjėrat e kėsaj bote, por prej dashurisė pėr Zotin.

Ėshtė shumė e lehtė tė flasėsh pėr besimin, por e vėshtirė ta praktikosh.

Pėrse duhet tė hiqni dorė prej gjithēkaje? Jeni mirė kėshtu, ndiqni rrugėn e mesit.

A mund t’i jepni dritė komshiut kur nuk keni pėr vete?

Sėmundja ėshtė taksa qė paguan shpirti pėr trupin, siē paguan qiramarrėsi pėr pėrdorimin e shtėpisė.

Nėse doni tė jeni tė pastėr, besoni thjesht dhe bėhuni tė devotshėm pa harxhuar energji pėr diskutime tė kota tekstuale, ndryshe truri juaj i vockėl do tė bėhet lėmsh.

Nėse forcoheni me dijen e vėrtetė tė Vetes Universale e mė pas zhyteni mes kamjes e botės materiale, nuk do tė prekeni aspak prej tyre.

Nėpėr shkrime tė shenjta gjeni shumė thėnie tė mira, por nuk ju bėn besimtarė vetėm leximi i tyre.

Lind kot mes njerėzve, mes gjithė atyre vėshtirėsive, ai qė nuk pėrpiqet tė njohė Zotin nė kėtė jetė.

Lutuni qė dashuria pėr gjėra kalimtare si pasuria, emri e rehatia t’ju duhen ēdo ditė e mė pak.

Tė jesh i pavarur ėshtė si tė punosh pa pritur shpėrblim ose ndėshkim.

Kur ēelin lulet bletėt vijnė pa qenė tė ftuara.


Pėrktheu e pėrgatiti Arben Orhani
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


239


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi