Varrezat Misterioze nė Vuksanlekaj

Shko poshtė

Varrezat Misterioze nė Vuksanlekaj

Mesazh  Berti69 prej 05.04.14 18:58



Tuz, Malėsi e Madhe (pjesa nėn Malin e Zi) nė njė  ekspeditė nė Varrezat Misterioze nė Vuksanlekaj tė Hotit nė Malėsi tė Madhe.

Ajo qė ndoshta vlen tė ceket janė varrezat e fshatit, qė i kanė fascinuar tė gjithė qė i kanė parė. Ato janė tė periudhės para se Vuksan Leka ėshtė rikthyer nė pronat e veta dhe vlerėsimi i lashtėsisė sė tyre ndryshon nga 200-800 vjet, por disa i cilėsojnė shumė mė tė lashta.
Janė diku rreth 30 varreza tė gdhendura nė gurė, tė larta prej 1 m deri 1,50 m, tė kthyera me kokė nga perėndimi. Gdhendja ėshtė bėrė nė pjesėn e pėrparme dhe tė pasme, si edhe nė vetė pllakėn mbuluese.

Nė to gjen tė gdhendura simbole nga mė tė ndryshmet, si tė femrave tė stolisura, me parzmore, kryqa qė janė tė lidhur me simbole tė tjera, kryqi i trefishtė, hėna e plotė, gjysėmhėna, dielli, ylli gjashtėcepėsh, rrathė ciklik, trekėndėshi, katrorėt, shkop barinjsh, gjarpėrinj, element nga bota shtazore dhe bimore, fėmija pa kokė, nėna me foshnje, burri i moshuar, njė gdhendje qė i pėrngjan shqiponjės dykrenare me krahė tė ngritur, shpata, gjarpėri i lakuar qė mbi kokė ka gjysėmhėnėn dhe diellin apo njė rreth qė nė brendėsi ka njė lule me gjashtė petale - apo diku edhe tetė, kryqi kelt i formės sė iksit, brirėt e dhisė mbi kryqin qė ka formė tė rregullt nė gjerėsi dhe gjatėsi, dua tė ceki kėtu se pothuaj tė gjithė kryqat qė paraqiten aty janė tė gjatėsisė dhe gjerėsisė sė njėjtė, shkopi i ndonjė prijėsi dhe shumė gdhendje nė gurėt e tjerė, qė kėrkojnė kohė dhe ekspertizė qė tė identifikohen dhe tė studiohen qė mė nė fund t`i interperetojmė dhe tė kuptojmė se ēfarė deshėn tė thonė ata qė i punuan, pra ēfarė mesazhesh pėrēojnė.

Do tė ishte mirė qė kėto gjėra, tė cilat u pėrmendėn kėtu, tė studiohen gjithnjė e mė shumė dhe njerėzit kompetentė tė merren shumė mė seriozisht me to, sepse vetė banorėt e Vuksanlekajve e kanė bėrė shėrbimin e tyre mė tė mirė, duke i ruajtur ato dhe duke u kujdesur pėr to 200 vitet e fundit, kohė kėto kur janė zhdukur shumė elemente tė trashėgimisė sonė.

Ka ardhur koha qė me to tė merren organet e specializuara, dashamirėse dhe tė zhveshura nga "izmat" jashtėshkencore.













OJQ Labeatėt
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi