Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj

Mesazh  Dimensions prej 05.04.14 18:14



Jo vetėm nuk dimė nėse jemi tė vetėm nė Gjithėsi por nuk dimė as nėse ka vetėm njė Gjithėsi apo jo. Nė teori, nuk ka vetėm 4 pėrmasa (dimensione) qė kanė tė bėjnė me hapėsirėn dhe kohėn dhe qė ne i njohim mirė, por ka edhe 6 pėrmasa tė tjera. Me Shpėrthimin Zanafillės (Big Bang) mund tė jenė krijuar plot Gjithėsi tė pavarura nga Gjithėsia jonė.

Deri mė sot ideja mbi njė "Shumėgjithėsi" mbetet vetėm njė hipotezė. Por ndoshta njė ditė do tė arrinim me tė vėrtetė qė duke udhėtuar pėrmes tė ashtuquajturave Vrimave te zeza tė vizitonim banorė tė botėrave tė panjohura - apo tė udhėtonim nė njė tė shkuar ku tė takonim dinozaurėt.

Nė gjysmėn e parė tė qindvjeēarit tė 20-tė lindėn dy teori themelore tė fizikės me anė tė sė cilave u pėrpoq tė shpjegohej Bota: Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike. Ekuacionet e Ajnshtajnit pėrshkruajnė krijimin e Kozmosit nė pėrmasa tė mėdha: p.sh. se si tėrheqja qė i bėjnė planetėt njėri-tjetrit ēon drejt pėrkuljes sė hapėsirės dhe tė kohės. Ndėrsa Teoria Kuantike ka tė bėjė me Kozmosin e Vockėl, botėn e atomeve dhe pjesėzave mė tė thjeshta. Qė tė dyja teoritė janė bindėse, por ama kanė njė problem thelbėsor: nuk bien nė njėzėshmėri me njėra-tjetrėn.

Teoria e Fillit

Qė nė fillim tė viteve 30-tė u pėrpoqėn fizikantėt tė ndėrthurnin midis tyre kėto formulime - pa rezultat. Nė vitet 60-tė doli njė teori e re, qė njihet si Teoria String (e fillit) apo nė njė lloj tjetėr mė tė zhvilluar tė saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thotė se guri themelor i lėndės (materies) nuk ėshtė i formės sė pikės (lėmshit, rruzullit, atomit) por i formės sė fillit (pejzės, vargut). Kėto fille qė deri mė sot gjinden vetėm nė teori, janė tepėr tė vegjėl pėr t'u pėrfillur prej nesh.

Por para sė gjithash Teoria e Fillit thotė se fillet e vegjėl nuk janė tė lidhur pas 4 pėrmasash tė kohės dhe hapėsirės qė njohim ne por sillen me tė shpejtė pėrmes gjithsej 10 pėrmasash. Ne nuk mundemi t“i dallojmė pėrmasat e tjera pasi kėto janė veshur e ngjeshur brenda njėri-tjetrit nė atė mėnyrė saqė nuk munden tė maten me asnjė mjet matės. Por ēfarė tė magjeps ėshtė ajo qė: pėrpara e se kėto pėrmasa shtesė tė zhdukeshin, mund tė kenė bėrė tė mundur krijimin e njė numri tė madh Gjithėsishė Paralele. Pėr ta shpjeguar tėrė kėtė me njė pėrfytyrim tė vetėm: sė bashku me Shpėrthimin Zanafillės u krijua njė numėr i pafundtė botėrash posi flluska sapuni tė njė lloj shkume parahistorike.

Botėt e tjera dhe rrugėt pėr atje

Por si do tė dukeshin kėto Gjithėsi Paralele pėr tė cilat po flasim ?
Ato mund tė jenė kryekėput ndryshe nga Gjithėsia jonė dhe mund tė funksionojnė sipas disa ligjesh natyre krejt tė tjera. Ndoshta do tė ketė nga ato ku graviteti do tė jetė kaq i dobėt saqė gazrat e kohėve zanafillėse nuk kanė arritur tė denden pėr tė krijuar galaksitė apo yjet. Ndoshta nė botė tė tilla nuk ėshtė arritur tė krijohet as vetė lėnda dhe ku hapėsira do tė jetė e mbushur vetėm me rrezatim.

Ndoshta do tė kishte Gjithėsi, qė do tė ishin kaq tė ngjashme me tonėn saqė edhe atje tė jetė krijuar jeta. Ose tė tilla qė do tė ishin pothuajse kopje e sonės por ndryshimi me tonėn tė qėndronte nė kohėn. Mund tė ndodhė qė edhe vetė ne tė gjendemi njėkohėsisht edhe nė njė Gjithėsi Paralele por nė njė formė tjetėr. Ose tė kishte njė botė tjetėr krejt si e jona ku tė jetonte njė kopje e jona. Gjithsesi: vetė Ajnshtajnit i ka dalur si pėrfundim tė njė ekuacioni tė tij qenia e njė Gjithėsie Pasqyrė me Gjithėsinė tonė.

A do tė mundeshim parasėgjithash tė lidheshim me Gjithėsi tė tilla tė cilat do tė egzistonin nė mėnyrė tė pavarur nga e jona ? Nė teori, ka rrugė pėr tė udhėtuar nė kėto botė tė huaja: kėto rrugė njihen si vrima e zezė. vrima e zezė ėshtė njė lloj tuneli qė lidh dy Gropa tė Zeza me njėra-tjetrėn. Kur kemi vrima e zezė, Gropat e Zezat janė tė fundme. Kėshtu edhe forcat tė cilave do t“i nėnshtrohej njė anije kozmike do tė ishin tė llogaritshme.

Kėshtu fundi i njė Grope tė Zezė do tė jetė njė Gropė tjetėr e Zezė e cila do tė villte jashtė anijen tonė kozmike. Por pėrsėri nuk dihet se ku do tė na vjellė kjo Gropė tjetėr e Zezė. Njė vrima e zezė mund tė ishte urė pėr nė Gjithėsi tė tjera por edhe shkurtim udhe pėrbrenda vetė Gjithėsisė sonė. Ndoshta edhe do tė na ēonte midis kohėve tė ndryshme.
avatar
Dimensions

Dy gjėra janė tė pafundme: universi dhe marrėzia e njeriut. Pėr kėtė tė parėn nuk jam fort i sigurt.

-Albert Einstein

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj

Mesazh  Berti69 prej 06.06.14 14:59

UNIVERSE PARALELE - A jemi edhe atje tej?



Nė universė shumė tė largėt janė kopjet e pėrsosura tė tė gjithėve ne. Dhe po lexojnė kėtė artikull

Shumė larg prej kėtu, nė njė galaksi qė i ngjan shumė Rrugės sė Qumėshtit, ndodhet njė yll qė i ngjan shumė Diellit. Dhe nė planetin e tretė tė kėtij ylli, njė lloj binjaku i Tokės sonė, jeton dikush: ti. Jo vetėm “ngjan” identik me ty, por ėshtė plotėsisht i tillė. Dhe nė kėtė moment, ky tjetri, po lexon pikėrisht kėtė artikull, kėtė resht.

E ēuditshme? Eshtė vetėm fillimi. Ka njė pafundėsi galaksish qė ngjajnė me tonėn. Qė pėrmbajnė kopje tė pafundme tė tuat dhe tė familjes tėnde qė kanė bėrė, deri nė kėtė moment, jetė absolutisht identike, duke pėrfshirė blerjen e kėtij numri tė gazetės apo mėngjesin qė keni ngrėnė sot.

Ekzistenca e kėtyre botėve paralele nuk ėshtė vetėm njė spekulim filozofik. Nuk varet nga teori tė ēuditshme si ajo, e frymėzuar nga mekanika kuantike, e multiversėve qė binjakėzohen nė vazhdimėsi. Eshtė pasojė e pashmangshme e teorisė sė universit, qė sot besohet mė shumė prej shkencėtarėve.

Horizonti kozmik

Kėta pohime kanė nevojė pėr njė shpjegim. Pika mė e largėt qė ne mund tė shohim ėshtė larg pothuajse sa distanca qė i ėshtė dashur tė pėrshkojė drita, qė kur lindi universi 13.7 miliardė vjet mė parė. Drita e objekteve qė janė atje pėrtej nuk ka mundur ende tė mbėrrijė deri tek ne. Ata objekte janė pėrtej horizontit tonė kozmik. E megjithatė ne e dimė qė atje ka diēka. Studimi i rrezatimit tė krijuar nga Big Bang duket se konfirmon qė universi ka kaluar nėpėr njė fazė ekspansioni super tė shpejtė i quajtur “inflacion”. Dhe nėse ka qenė ky inflacion, ėshtė e pashmangshme qė pėrtej horizontit kozmik tė ketė vėrtetė njė sasi tė pafundme universėsh. Universi qė ne shohim ėshtė si njė tollumbace, pėrtej universit tonė ka njė pafundėsi tollumbacesh, tė gjitha si e jona, me horizonte qė pengojnė tė shihet e jona.

Tė gjithė kėto tollumbace kanė patur tė njėjtin Big Bang qė kemi patur edhe ne. Dhe secila prej tyre bazohet po nė ligjet tanė tė fizikės. Megjithatė, kushtet fillestare nė disa raste kanė qenė pakėz tė ndryshėm dhe kjo gjė solli yje dhe galaksi tė ndryshme.

Tollumbace binjake

Pavarėsisht kėsaj, do tė dukej e pamundur qė tė gjenim nė univers ekzaktėsisht tė njėjtė me tonin. E megjithatė mekanika kuantike na thotė tė kundėrtėn: bėjmė njė zoom dhe shohim se universi ėshtė “ranor” dhe hapėsira duket si njė lloj skakiere. Menjėherė pas Big Bangut, universi ynė i dukshėm, “tollumbacja” jonė pėrmbante vetėm disa “kuti” tė skakierės. Dhe kishte vetėm pak hapėsira qė materia tė niste krijimin e galaksive tė sotme.

Tollumbacet pranė galaksisė sonė pėrmbanin njė sistemim tė materies nė hapėsirė pakėz tė ndryshėm nga yni. Tollumbacet fqinjė tė fqinjave tona ndryshonin nga kėto tė fundit e kėshtu me radhė.

Por mėnyrat e disponimit tė materies ishin tė fundme. Dhe mes tollumbaceve tė pafundme, ėshtė edhe njė tollumbace identike me tonėn. Dhe kjo do tė thotė qė ekziston njė numėr i fundėm mėnyrash sipas tė cilave kėto tollumbace janė zhvilluar dhe si ėshtė zhvilluar historia nė brendėsi tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, duke ditur qė universi ėshtė i pafundėm, duhet tė ketė pasur histori tė pafundme ekzaktėsisht tė njėjta me historinė tonė plus njė numėr tė pafundėm historish tė ndryshme nga e jona.

Pėrgatitje pa fund

Nėse do tė mund tė udhėtoje mes universeve, do tė mbėrrije mė nė fund nė njė univers ekzaktėsisht tė ngjashėm me tonin, deri nė detajin mė tė vogėl, pėrfshirė ty. Megjithatė, tė mbėrrish deri aty, do tė ishte njė goxha sipėrmarrje!

Max Tegmark i MIT, ka pėrllogaritur qė pėr tė gjetur njė kopje identike tėnden duhet tė udhėtosh pa ndalim pėr 10 miliardė miliardė miliardė metra. Dhe kjo do tė thotė qė nuk mund ta gjesh asnjėherė atė tjetrin, qė ėshtė identik si ti. ēdo moment qė kalon, universi zgjerohet por kur tė jetė zgjeruar deri nė pikėn qė tė ketė pėrfshirė universin e kopjes tėnde, tė gjithė yjet do tė jenė shuar. Duhet thėnė qė mėnyra e vetme pėr t’u shpėtuar kėtyre konkluzioneve ėshtė qė teoritė mė tė besuara pėr origjinėn e universit dhe vetė mekanika kuantike tė jenė tė gabuara. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)

Je pakėz i mėrzitur? Nuk je i vetmi. Kozmologu Alexander Vilenkin i Universitetit Tufts nė SHBA ka punuar mbi kėto ide pėr 25 vite dhe ka deklaruar qė “nuk mė ka pėlqyer asnjėherė tė mendoj qė ka njė numėr tė pafundėm Alexander Vilenkinėsh. Por, fatkeqėsisht, ėshtė shumė e mundur qė kjo tė jetė e vėrtetė”.

Dhe duhet tė kujtojmė qė kjo vjen me teoritė mė tė thjeshta dhe tė pranuara pėr multiversėt. Nė fakt ka edhe shumė teori tė tjera pėr ta. Pėr shembull, edhe “teoria e fijeve” parashikon ekzistencėn e universeve tė tjerė. Fakti qė universi duket se ėshtė bėrė posaēėrisht pėr ne mund tė nėnkuptojė qė ekzistojnė universe tė bazuar nė ligje tė tjerėtė fizikės. Dhe shprehje shumė tė ndryshme tė mekanikės kuantike qė zhvillohen, me histori dhe tė ardhme tė ndryshme, pėrfshirė tėnden, nė universe tė ndarė.

Dhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė ka edhe njė univers ku ti mund tė jesh kryegolashėnues i Serisė A. Tegmark i ka klasifikuar kėta multiversė nė njė hierarki versionesh gjithnjė e mė tė mėdhenj. Por askush nuk e di nėse, apo se si kėto hipoteza pėr multiversė pėrzihen mes tyre. Multiversi ėshtė njė ide nė zhvillim, ende pak e pėrcaktuar. Duhet qė tė shpėrndahet pluhuri pėr tė na dhėnė njė version mė tė qartė, si neve, ashtu dhe kopjeve tona tė pafundme nė universet binjakė.

/New Scientist/
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj

Mesazh  Berti69 prej 30.08.15 22:55

Mė shumė pėr universet paralele



Shkenca pranon ekzistencėn e tyre, tė paktėn nė parim. Dhe sė shpejti do tė jetė ndoshta e mundur tė vėzhgohen gjurmėt nė qiej

Teoria e Universeve paralele, ose multiuniverseve, ka lindur nė rrethet shkencore nė vitin 1957, kur ishte parashtruar nga fizikanti amerikan Hugh Everett III, si zgjidhje e problemeve konceptuale tė hapura nga mekanika kuantike, teoria qė pėrshkruan botėn mikroskopike.

Nė mbretėrinė kuantike, nė fakt, ēdo thėrrmijė qė gjendet nė njė udhėkryq tė evolucionit tė vet ėshtė si tė hedhė njė monedhė pėr tė vendosur fatin e saj. Sipas interpretimit tradicional, duhet vendosur se ēfarė do tė ndodhė.

Sipas Everett III, pėrkundrazi, tė gjitha zgjidhjet janė tė mundura nė po aq botė paralele: do tė jetė njė botė nė tė cilėn thėrrmija do tė zhvillohet si tė kishte dalė “Kokė”, e njė botė nė tė cilėn do tė kishte dalė “Pil”. Ky interpretim nuk ėshtė pėrgėnjeshtruar deri mė sot nga askush: mbetet njė problem i hapur, edhe pse shumė e konsiderojnė mė shumė njė ēėshtje filozofike, sesa shkencore.

SI UJI QĖ VLON

Ka megjithatė njė tip tjetėr multiuniversi qė ėshtė pohuar tani vonė, kur ėshtė parashtruar pėr diskutim problemi pėr tė shpjeguar arsyen e uniformitetit tė kozmosit. Nė ēfarėdolloj drejtimi qė drejtohen mikroskopėt tanė, nė fakt, vėzhgojnė pak a shumė tė njėjtat cilėsi, edhe midis rajoneve qė janė shumė tė largėta mes tyre, e qė nuk ka si tė kenė patur kontakt termik.

Do tė ishte si tė merrje dy gota ēaji, njėrėn nė Kanada e njėrėn nė Marok, dhe tė zbulohej se kanė ekzaktėsisht tė njėjtėn temperaturė: mund tė jetė veēse njė rast, por ėshtė i pamundur. Pėr tė shpjeguar kėtė mister, hipoteza e konsideruar mė bindėse ėshtė qė, nė fazat e para tė jetės sė tij, universi tė jetė zgjeruar nė mėnyrė super tė shpejtė (dy gotat nė metaforė, ishin nė origjinė nė kontakt mes tyre), me njė process tė quajtur “fryrje”.

Kjo ide ka marrė mbėshtetje tė rėndėsishme nga vėzhgimet mbi rrezatimin kozmik tė thellė, mbetje nga Big Bangu. Por teoria parashikon edhe ekzistencėn e universeve paralele. Fryrja, nė fakt, do tė ishte gjeneruar nga njė ndryshim i menjėhershėm i strukturės sė boshllėkut: kėshtu si nė njė tigan me ujė mbi zjarr formohen nė lėng flluska avulli, nė tė njėjtėn mėnyrė nė universin primitiv do tė ishin krijuar “flluska” tė panumėrta tė universeve nė zhvillim, midis tė cilėve i yni.

NĖ GJUETI PER PROVA

Shumė kanė “akuzuar” kėto teori, se kanė bėrė parashikime tė pamundura pėr t’u verifikuar. Por vėzhgime gjithmonė e mė tė sofistikuara mbi rrezatimin e thellėsive, e nė veēanti ato tė shpallura nga kėrkuesit e eksperimentit Bicep2 nė marsin e kėtij viti- qė kanė vėrejtur gjurmėn e valėve gravitacionale tė ēliruara nga fryrja – kanė rindezur shpresėn pėr atė qė do tė japė njė pėrgjigje, edhe sikur indirekte, ndaj kėtyre pyetjeve. Rezultatet e Bicep2 janė vėnė nė diskutim. Por ēėshtja mbetet e hapur, dhe pothuajse priten tė dhėnat e ardhshme, ato tė eksperimentit Planck, qė do tė mund tė hidhte dritė tė re mbi fazat e para tė jetės sė Universit.

/New Scientist/
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj

Mesazh  gjilanasi prej 11.09.16 16:30

E vėrteta rreth universeve paralele



Shumė libra dhe filma fanta-shkencor janė munduar tė tregojnė konceptin e universeve paralele. Ideja prapa tyre fillon me fjalėt: “Ēka nėse...”.

Ēka nėse bota tė cilėn e njohim nuk ėshtė e vetmja qė ekziston? Ēka nėse ka universe tė njėjta me universin tonė dhe qė mund tė ketė jetė? Ēfarė nėse ata kanė njė teknologji shumė mė tė avancuar se qė mund ta imagjinojmė? Ēka nėse ata tashmė e kanė gjetur planetin tonė?

Koncepti bazik i universeve paralele vjen nga teoritė fizike qė fizikanėt janė pėrpjekur t’i shpjegojnė pėr disa dekada. Koncepti i njė bote qė qėndron sipėr botės tonė ishte propozuar nga Neil Turok dhe Paul Steinhardt. Ideja ėshtė se ka mundėsi qė nė botėn tonė tė ekzistojnė shumė dimensione, transmeton Gazeta Express.

Brian Greene, njė fizikan nė Universitetin e Kolumbisė, i pėrshkruan universet paralele me kėto fjalė: “Universi ynė ėshtė njė nga pllakat potencialisht tė shumta qė lundrojnė nė njė hapėsirė mė tė lartė dimensionale, ngjashėm si me njė fetė buke qė ka copa djathi brenda”.

Kjo ide ka qenė njė shtyllė pėr fizikanėt qė janė pėrpjekur pėr ta shpjeguar gravitetin, mekanikėn kuantike dhe aspektet e tjera tė pakuptueshme tė natyrės.

Pėr shembull, shpjegimi i Hugh Everett pėr disa botėra ėshtė njė teori e pranuar nė fizikė. “Megjithatė njerėzit duhet tė jenė skeptik ndaj kėtyre teorive, sepse nuk ka asnjė dėshmi qė mbėshtet ekzistencėn e tyre”, thotė Greene.

Everett, njė fizikan i viteve tė 50’a dhe 60’a, tha qė “sa herė qė njė person matė diēka nė universe, si kur i shikoni kėpucėt dhe e vini re se i keni zhytur ato, dy realitete tė ndara dalin nga ajo”.

“Universi hapet dhe krijon shumė kopje tė vetvetes”, tha Bill Poirier, njė kimist kuantik dhe fizikan nė Universitetin e Teknologjisė nė Teksas. Ai thotė se kėto rrugė tė ndara nuk mund tė bashkėveprojnė.

Kohėt e fundit, Poirer pėrshkroi Teorinė e Shumė Botėve Bashkėvepruese, qė ishte nė kontrast me teorinė e tij tė parė. Dallimi i parė ėshtė se botėt “flasin” me njėra-tjetrėn. Ai thotė se njerėzit mund tė kenė njė kopje tė vetės nė njė botė alternative, por se i njėjti person nuk mund tė ndahet nė dy.

Gjithashtu, edhe pse botėt bashkėveprojnė, nuk mund tė ekzistojė kurrė ndonjė transport mes tyre. Sipas tij, universet janė shumė larg njėri-tjetrit, dhe kėshtu udhėtimi prej njėrit tek tjetri nuk mund tė ekzistojė kurrė.

Pavarėsisht shumė teorive, nuk ka ndonjė dėshmi se universet paralele ekzistojnė. Por prapė se prapė, kjo nuk po i ndalon prodhuesit e filmave dhe teoricienėt qė tė fantazojnė pėr to.
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi