Pse flemė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse flemė?

Mesazh  Zattoo prej 03.04.14 0:42



Gjithkush ka nevojė pėr gjumė dhe kjo nevojė ėshtė sasia e gjumit qė ēdo organizėm kėrkon pėr t’u rizgjuar i rigjallėruar.

Shuma mesatare e gjumit tė nevojshėm ndryshon gjatė periudhave tė jetės, sidomos gjatė fėmijėrisė dhe adoleshencės. Edhe pse ekziston njė shumė mesatare gjumi, sasia e gjumit gjithashtu ndryshon nga personi nė person – ēka e bėn gjumin gjenetik apo tė pėrcaktuar nga gjenet e ēdo individi.

Sipas Fondacionit kombėtar tė Gjumit – National Sleep Foundation – SHBA, foshnjet nga 3 nė 11 muaj kanė nevojė pėr 14-15 orė gjumė nė 24 orė; nga 12 nė 35 muaj duhet 12-14 orė; parashkollorėve 3 – 6 vjeē u duhet 11- 13 orė gjumė; fėmijėt nga 6 nė 10 vjeē kanė nevojė pėr 10 – 11 orė; adoleshentėt nga 11 – 18 vjeē kanė nevojė pėr 9 orė e gjysmė gjumė; dhe tė rriturit pėr njė mesatare prej 8 orėsh nė 24 orė.

Pėrllogaritet se njė tė tretėn (1/3) e jetės, njeriu e kalon nė gjumė.

Ēfarė ndodh nėse nuk plotėsohet nevoja pėr gjumė? Duke mos fjetur sa duhet, personi grumbullon njė borxh qė zakonisht duhet paguar (me gjumė). Kjo mund tė pėrfshijė gjumin shtesė. Nėse njeriu fle mė pak sesa trupi ka nevojė, ai/ajo ndjen lodhje, vėshtirėsi nė tė menduar, shton rrezikun pėr aksidente, komplikime shėndetėsore (p.sh., shtim nė peshė). Megjithatė, disa studime tė kohėve tė fundit kanė treguar se borxhi i gjumit nuk mund tė shlyhet.

Qėllimi dhe funksioni i gjumit vazhdojnė tė mbeten kryesisht mister. Vetėm nė dekadat e fundit shkencėtarėt kanė filluar tė zbulojnė disa nga sekretet e tij. Ekzistojnė tė paktėn 3 teori pse njeriu fle.

Teoria e riparimit; ėshtė shpjegimi mė i pranuar, qė sugjeron se gjumi rikthen nė jetė indet dhe pėrgatit trupin pėr tė nesėrmen. Kjo mund tė pėrfshijė pastrimin e neuro-transmetuesve tė akumuluar nga truri, si dhe riparimin e indeve nė tė gjithė trupin.

Teoria e adaptimit; ėshtė shpjegim alternativ qė thotė se gjumi rrit aftėsinė pėr tė mbijetuar. Ndėrsa nata mund tė jetė e rrezikshme, sidomos nga kafshėt grabitqarė, kjo i shtynė qeniet pėr tė kėrkuar njė strehė tė sigurt. Duke shmangur rreziqet, kafsha jeton gjatė dhe ka mė shumė gjasa pėr tė riprodhuar – kėshtu, gjumi bėhet njė pėrparėsi pėr t’u pėrshtatur.

Teoria e konservimit; sipas kėsaj teorie, gjumi ėshtė njė mjet pėr tė ruajtur energjinė. Gjatė gjumit, metabolizmi ngadalėsohet, kėshtu qė nevoja e pėrgjithshme pėr kalori ėshtė e pakėt. Nė qoftė se koha shpenzohet zgjuar, njeriu nuk mund tė ketė ushqim tė mjaftueshėm pėr tė mbijetuar

Ka teori qė thonė se gjumi duket tė ketė funksione tė tjera por qė ende nuk njihen. Gjithėsesi mendohet se gjumi e ndihmon njeriun tė mėsojė, rafinojė dhe konsolidojė kujtimet. Gjumi ndihmon nė forcimin e sistemit imunitar.

Pavarėsisht nga qėllimi ose funksioni, gjumi ėshtė, qartė, njė nga aktivitetet mė tė domosdoshme tė jetės, dhe ndoshta njė pėr tė cilat dihet shumė pak. Kjo ēon nė mundėsi pėr spekullime filozofike dhe analizė tė vetvetes – nėse shtrirė me sy nė tavan, nė pritje pėr gjumė, lind pyetja “Pse flemė? Mos ndoshta gjumi ėshtė pėr tė parė tė realizuar atė qė zgjuar nuk e arrijmė dot?”
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi