Miti i Hijes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miti i Hijes

Mesazh  Zattoo prej 03.04.14 0:28



Nuk mund tė preket, por falė saj kanė lindur mite, zbulime, vepra arti dhe orėt e para. Ėshtė e gjatė dhe e gjerė. Mund ta shohėsh, por jo ta prekėsh. E tillė ėshtė hija: gjithmonė duke ia mbathur dhe nė tė njėjtėn kohė plot domethėnie. Falė hijes lindėn orėt e para, u bėnė zbulime tė rėndėsishme astronomike, llogaritje gjeometrike, u frymėzuan rite fetare dhe u treguan pėrralla tė ndryshme. Me fjalė tė tjera, hija pėrveēse fsheh, tregon edhe shumė gjėra.

Sa ėshtė ora?

Falė studimit tė hijes, nė vitin 3000 para Krishtit egjiptianėt e lashtė kishin krijuar edhe orėt e para: meridianėt, bazuar nė vėzhgimin e hijeve tė pėrshtatura nga njė obelisk ose stilolaps, qė nė agim dhe mesditė shkurtoheshin, pėr t’u rizgjatur pastaj pasi perėndonte dielli. Mjaftonte tė tregohej mesdita dhe mė pas ndarja e 12 orėve dritė bėhej pėrmes disa segmenteve imagjinare 15 gradė larg njėri-tjetrit. (12 segmente nga 15 gradė, bėjnė 180 gradė).

Shpirti

Pak a shumė nė atė epokė datojnė edhe mitet e para pėrtej varrit: qė nga egjiptianėt e lashtė e tė gjithė popujt e tjerė tė botės, kulturat e vjetra i kanė pėrshkruar gjithmonė si hije shpirtrat e tė vdekurve; njė mėnyrė e kėndshme pėr tė pėrshkruar shpirtin. Pra edhe nėse zhduket trupi, e vetmja gjė qė mbetet ėshtė njė gjurmė e zezė, e pakapshme, pa pėrmasa: e tillė ėshtė hija. Sipas njė antropologu britanik, James Frazer, nė shumė kultura tė vjetra hija konsiderohet forma e vėrtetė fizike e shpirtit. Falė kėsaj ka lindur edhe shprehja “Nėse lėndon hijen, lėndon edhe tė zotin, prandaj duhet tė kujdesesh mirė pėr tė”.

Kjo thėnie ka frymėzuar shumė mite. Nė librin “Historia e jashtėzakonshme e Peter Schlemihl”, i publikuar nė vitin 1814, gjermani Adelbert von Chamisso tregon se djaloshi protagonist i shet hijen djallit pėr t’u bėrė i pasur, por kjo do ta bėjė  dyshues dhe do ta largojė nga tė gjithė. Edhe Piter Pani, personazhi i krijuar nga James Barrie mė 1902-in, humbet hijen teksa po ia mbathte nga shtėpia e Uendit dhe nuk ndihet mė rehat derisa vajza ia kthen.

Duhet ta dini se nga hija nuk shpėtoni dot kurrė. Psikoanalisti zviceran, Carl Jung, e quajti hijen prototipi i parė qė takohet nė jetėn e brendshme: hija ėshtė ana jonė e padukshme, ajo qė nuk na pėlqen tė shohim te vetja, por qė duhet tė mėsojmė ta pranojmė.

Llogaritje

Falė hijes, me kalimin e viteve ishin bėrė zbulime tė rėndėsishme nė astronomi. Babilonasit kishin kuptuar qė eklipset hėnore shkaktoheshin nga hija e Tokės, e cila futet ndėrmjet Diellit dhe Hėnės. Po ashtu Aristoteli, ndėrsa shihte hijen e lakuar nėpėr eklipse, arriti nė pėrfundimin se Toka ishte e rrumbullakėt. Falė hijes, greku Eratosten (276-196 para Krishtit) arriti tė llogariste me njė saktėsi tė madhe perimetrin e Tokės.

Iluzione


Pėr grekėt hija ishte simbol i kushtėzuar i njohjeve tona. Filozofi grek, Platoni, nė veprėn e tij “Republika” tregon pėr mitin e shpellės: imagjinon disa qenie njerėzore tė lidhura me zinxhirė nė njė shpellė, tė cilėt janė tė detyruar tė shohin hije statujash qė kalojnė para syve tė tyre. Ata nuk njohin as botėn e jashtme e as Diellin, por vetėm hijet e krijuara nga drita qė bien mbi skulpturat. E ēfarė mund tė kuptojnė nga jeta e vėrtetė, kur gjithēka qė njohin ėshtė hija e njė statuje?

Kthesa

Hija lejon qė tė kuptosh mė mirė rivalen e saj, dritėn. Eklipsi diellor i 29 majit tė 1919-s, i parė nė Afrikė nga astronomi anglez, Arthur Eddington, konfirmoi nė mėnyrė eksperimentale teorinė e relativitetit tė Albert Anjshtanjit. Sipas kėsaj teorie, drita e njė ylli tė dukshėm afėr diellit ndryshon pamjen pėr shkak tė masės diellore, dhe si pasojė duket sikur ėshtė mė larg. Por si shpjegohet kjo gjė? Nė fakt, drita e diellit e fshin atė tė yjeve tė tjera. Hijet vazhdojnė tė zbulojnė sekretet e kozmosit. Sot astronomėt janė nė gjendje tė kuptojnė, se sa larg nesh, ndodhet njė planet. Nė kėtė mėnyrė janė zbuluar edhe 560 planetė pėrtej sistemit tonė diellor.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi