E tashmja ne syte e se kaluares

Shko poshtė

E tashmja ne syte e se kaluares

Mesazh  Zattoo prej 03.04.14 0:21



Kohėt kanė lėvizur me shpejtėsi, por njė nga elementėt qė vazhdon t’i intrigojė njerėzit mė sė shumti, janė parashikimet e sė ardhmes, apo siē njihen ndryshe: profecitė.

Ēfarė janė ato, me se kanė tė bėjnė dhe cilat janė disa nga profecitė mė tė famshme qė janė vėrtetuar. Po Shqipėria dhe shqiptarėt, a kanė edhe ata njė rol tė tyrin nė pėrmbushjen e profecive tė njohura tė bėra nga profetė e parashikues qė janė endur nė tokėn ku sot jetojmė?

Disa nga profecitė mė tė bujshme qė kanė lidhje direkte ose tė tėrthortė me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, janė ato tė bėra nga Kozmai i Etolisė. Ai ishte njė prift me origjinė greke, i cili edhe pse lindi nė Greqi e zhvilloi aktivitetin e tij nė territore shqiptare pasi njė nga misionet e tij ishte edhe helenizimi i tė gjithė ortodoksėve.

Njė bashkėkohės i hershėm i Ali Pashė Tepelenės, ai gjithsesi ushqeu njė miqėsi tė fortė me kėtė tė fundit dhe nė afėrsi tė Fierit ku Kozmai vdiq, u ndėrtua nga Ali Pasha njė kishė brenda sė cilės ndodhej varri i shenjtorit.

Kozma Etoliani ishte autor i njė sėrė parashikimesh qė tė habisin pėr precizionin dhe largpamėsinė e tyre. Ende herėt, kur Ali Pasha ishte njė prijės i vogėl ai profetizoi momentet mė dramatike tė sė ardhmes sė tij: “Ti do tė bėhesh njė njeri i madh, do tė zotėrosh gjithė Shqipėrinė, do tė sundosh nė Prevezė, Pargė, Sul, Delvinė, Gardhiq dhe nė gjithė zotėrimet e Kurt Pashait. Emri yt do tė pėrmendet nė botė”.

Me tė vėrtetė, Ali Pasha e realizoi gjatė jetės sė tij kėtė profeci tė parathėnė nga Kozmai. I pyetur nga Ali Pasha nėse ai do tė shkonte ndonjėherė nė Stamboll, Kozmai iu pėrgjigj: “Do tė shkosh nė Konstandinopojė, por me mjekėr tė kuqe”. Dhe vėrtet, nė Janar tė 1822-shit, koka e prerė e Ali Pashė Tepelenės u transportua drejt Stambollit.

Njė tjetėr profeci e Kozmait tė Etolisė fliste pėr atė qė do tė ndodhte me turqit nė Greqi pas pavarėsisė sė kėsaj tė fundit. “Nje e treta e turqve do te vriten, njė e treta do tė pagėzohen dhe pjesa e mbetur do tė shkojė nė Anadoll”. Kjo profeci lidhet nė mėnyrė indirekte me shqiptarėt tė cilėt banonin masivisht nė Greqinė e atėhershme dhe qė pėr shkak tė besimit tė tyre mysliman konsideroheshin si turq. Pas pavarėsisė sė Greqisė, u vėrtetua profecia e pėrgjakshme e Kozmait, kur shumė shqiptarė ēamė u vranė, u pagėzuan dhunshėm apo u deportuan drejt Turqisė.

Shumė profeci tė tjera tė Kozmait tė Etolisė, flasin pėr ndodhi historike e teknologjike tė paimagjinueshme pėr kohėn e tij. Ja si e pėrshkruan ai ngritjen e komunizmit: “Do tė ekzistojė njė mbretėri prej letre, (shirit tė kuq) qė do tė ketė njė tė ardhme tė madhe nė Lindje. Gjithashtu Kozmai parashikoi shpėrbėrjen e Jugosllavisė “Shkaku do tė vijė nga Serbia”, tha ai.

Si e shihte profeti i viteve 700 televizorin e shekullit ku jetojmė? “Do tė vijė njė kohė kur djalli do tė futet brenda njė kutie ku do tė fillojė tė bėrtasė dhe brirėt e tij do tė rrinė tė varura nė tjegullat e ēatisė”.

Po pėr automjetet? Makinat e sė ardhmes? “Ju do tė shihni nė fushė karroca qė ecin pa kuaj dhe qė vrapojnė mė shpejt se lepuri”. Ndėrsa pėr ngritjen e rrjetit elektrik, apo atij tė internetit e tė telefonave, profecia e viteve 1700 thotė: “Do tė vijė njė kohė kur toka do tė jetė e gozhduar brenda njė gardhi”. Si dhe “Do tė vijė njė kohė kur njerėzit do tė bisedojnė nga njė vend i largėt nė tjetrin njėlloj sikur tė ishin nė dy dhoma fqinje, pėr shembull nga Konstandinopoja nė Rusi”.

Avionėt luftarakė dhe vendstrehimet e fortifikuara u dukėn kėshtu nė sytė e profetit: “Ju do tė shihni njerėz qė fluturojnė nė qiell si “meteorite”, duke hedhur zjarr mbi tokė. Ata qė do tė mbijetojnė, do tė shkojnė drejt varreve dhe do tė bėrtasin: "Dilni ju qė keni vdekur, qė ne tė gjallėt tė mund tė hyjmė”

Edhe Shėn Mateu ka parashikuar njė gjė tė ngjashme. Ai thotė: "Dielli do tė erret dhe hėna nuk do tė japė dritėn e vet, yjet do tė bien nga qielli, dhe trupat qiellorė do tė rrėzohen”.

Profeci shkatėrrimi, lufte e terrori janė bėrė edhe nga Shėn Pali. Njėra prej tyre thotė: “Ndėrkohė qė njerėzit do tė jenė duke thėnė, "Paqe dhe siguri," shkatėrrimi do tė bjerė mbi ta papritmas, ashtu si dhembjet e lindjes sė gruas shtatzėnė, dhe ata nuk do tė shpėtojnė”.
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi