A jemi ne politeiste?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A jemi ne politeiste?

Mesazh  Zattoo prej 03.04.14 0:16



Kur Vaso Pasha do tė shkruante nė fund tė ‘800 se ‘feja e shqiptarit ėshtė shqyptaria’ besoj do tė kishte parasysh mė shumė se njė thirrje kombėtare pėr shpėtimin e kombit, faktin se bashkėkombėsit e tij nuk ishin edhe aq fetarė sa ky element tė pėrbėnte njė ēelės propagande apo thirrjeje pėr zgjim kombėtar por ishte e kundėrta, pra fakti qė nuk ishin fetarė aspak.

Nė ditėt e sotme ndajmė tė gjithė tė njėjtin mendim se tek shqiptarėt edhe pse tė ndarė nė disa fe ekziston tradita e mirė e tolerancės fetare dhe e njė harmonie bashkėjetese midis feve tė ndryshme, gjė qė na bėn tė krenohemi dhe ta trumbetojmė si njė vlerė tė madhe tė shoqėrisė sonė. Dhe padyshim qė ėshtė e tillė.


Gjithashtu, janė tė shumtė ata qė mendojnė se shqiptarėt janė popull pagan dhe kjo shihet nė shumė artikuj dhe forume ku njerėzit shprehen pėr kėtė temė.

Edhe pse termi ‘paganizėm’ haset shpesh, asnjė nuk e ka tė qartė domethėnien e saktė tė tij, por pėrdoret si argument pėr tė dėshmuar se ne shqiptarėt jemi tė shkėputur nga feja, qė nuk ka rėndėsi tė madhe nė jetėn tonė tė pėrditshme e deri diku edhe nė sensin e tė thėnit si tė ‘pa fe’, jo nė kuptimin negativ tė fjalės.

Por pse mendohet qė ne jemi paganė dhe pse nė shoqėrinė shqiptare ka ekzistuar toleranca fetare? Asnjė nga kėto dy argumenta nuk shpjegon saktė thelbin e tyre ndaj dhe marrin tone propagande.

Pėr tolerancėn nė pėrgjithėsi mund tė themi se ėshtė karakteristikė e shoqėrive apo individėve tė civilizuar, tė emancipuar, qė dinė tė dallojnė qartė kufijtė e jetės sė tyre me ato tė tė tjerėve.

Ėshtė e ēuditshme qė njė shoqėri e prapambetur si jona, nė kohė tė ndryshme shumė larg civilizimit europian tė ketė patur njė tolerancė tė tillė qė dhe vendet mė tė zhvilluara na e kanė zili. Toleranca na vjen nga civilizimi? Absolutisht jo.

Arsyeja e vetme dhe e qartė qė shqiptarėt kanė qenė dhe janė tolerantė ėshtė se atyre nuk u bėhet shumė vonė pėr fenė, nuk e kanė atė si tregues tė identitetit tė tyre dhe as pjesė pėrbėrėse e jetės sė tyre tė pėrditshme. E kam fjalėn nė pėrgjithėsi duke mos marrė parasysh grupe tė caktuara religjozėsh apo besimtarėsh qė janė njė pakicė e vogėl.

Gjatė komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist nė botė. Edhe Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera tė diktaturave komuniste pavarėsisht se denigruan fenė dhe propogandonin kundėr saj, nuk arritėn kurrė ta ndalonin atė, tė mbyllnin vendet e kultit e tė shpallnin tė jashtėligjshme praktimin e riteve te saj.

Dhe jo ēuditėrisht shumica e popullsisė shqiptare gjatė asaj periudhe e mbėshteste kėtė duke bėrė qė dhe sot numri i atyre qė konsiderohen ateistė tė jetė jo pak i ndjeshėm.

Ndėsa ata qė mbrojnė teorinė e popullit pagan kėrkojnė tė shkėputen nga debatet religjoze. Ata gabojnė nė terminologjinė e tyre sepse tė jesh pagan nuk do tė thotė jo qė tė mos besosh nė Zot pėr tė besosh nė shumė zota.

Paganizmi si njė nga format mė tė vjetra tė fesė nė botė, praktikuar pothuaj nė tė gjitha kulturat e hershme e qė ne sot e njohim me emrin mitologji, ishte feja politeste, pra qė besonte nė shumė perėndi, ku secila kishte “funksionin” e saj.

Pėrkrahėsit e paganizmit sot edhe pse argumentojnė nė mėnyrė tė gabuar kanė tė drejtė, sepse shoqėria shqiptare ėshtė mė tepėr pagane sesa e kundėrta.

Po tė shohim kalendarin e festave e veēanėrisht se ēfarė ndodh gjatė tyre vėmė re se shqiptarėt festojnė tė gjitha ditėt fetare sipas mėnyrės sė tyre. Kėshtu ndodh kur ėshtė Bajrami. E bėjnė nė mėnyrė pagane pa qenė nevoja tė shkojnė nė xhami.

Kur janė krishtlindjet edhe pse jemi njė shoqėri me shumicė myslimane pėrsėri gjithė vendi zien nga atmosfera e festės. Dhe mesazhe urimi u dėrgojmė tė gjithė tė dashurve tanė duke harruar se ēfarė besimi u pėrkasin.

Po ashtu festojmė edhe Vitin e Ri qė ėshtė festė kristiane bazuar nė kalendarin Gregorian si dhe ditėn e verės apo ndonjė festė tjetėr qė nuk ka lidhje mė fenė.

E njėjta gjė ndodh edhe pėr ata mė mistikėt qė duan tė kėrkojnė fatin e tyre nė vende tė shenjta. Mjaftojnė qė tė shkojnė, po se janė teqe bektashinjsh, kisha ortodokse apo katolike nuk bėjnė dallim.

Festojmė festat e tė tjerėve dhe e kundėrta. Ja pra qė ne shqiptarėt mė shumė se monoteistė, pavarėsisht fesė qė i pėrkasim veprojmė si politesitė, pėr tė cilėt feja nuk bėn diferencim por rėndėsi ka qė beson.

Arjan Konomi
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi