Hieroglifet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hieroglifet

Mesazh  Neo prej 16.12.08 12:01

Hieroglifet - Shkenca e fshehtėsisė

Egjiptianėt e lashtė i pėrdorėn shkrimet me hieroglife pėr mė shumė se 3000 vite, deri kur pėrhapja e krishtėrimit solli njė ndalim tė tyre, nė njė pėrpjekje pėr tė kėputur lidhjen me tė kaluarėn pagane tė vendit.

Pėr 1400 vitet e ardhshėm, hieroglifet mbetėn njė mister, njė seri e padeshifrueshme simbolesh tė zbukuruar qė fshihnin ēelėsin e dijės pėr civilizimet e mėhershme.

Tė gjithė studiuesit kryesorė evropianė supozonin se hieroglifet ishin thjesht njė formė shkrimi me vizatime, pasi ata e quanin tė pamendueshme qė njė qytetėrim primitiv kish qenė nė gjendje tė shpikte shkrimin fonetik - shkrimin qė paraqet tingujt e njė gjuhe tė folur. Nė fakt, studiuesit gaboheshin.

Gara pėr tė deshifruar hieroglifet nisi kur dy tė rinj tė talentuar, Jean-Franēois Champollion nė Francė dhe Thomas Young nė Angli, nisėn tė eksplorojnė mundėsinė qė hieroglifet mund tė ishin njė formė fonetike e shkrimit.

Cilido qė do tė zbėrthente i pari fjalėt nė hieroglife do tė ishte nė gjendje tė lexonte fjalėt e egjiptianėve tė lashtė e kėshtu tė rindėrtonte historinė, tė kuptonte fenė e tyre dhe tė siguronte njė shikim tė thellė nė kulturėn e tyre.

Njė prej tė dhėnave mė tė rėndėsishme nė deshifrimin e hieroglifeve ishte guri Rozeta, njė pllakė e madhe qė pėrmbante tė njėjtin mbishkrim tė pėrsėritur tre herė, fillimisht me hieroglife, mė pas me demotik (njė variacion i hieroglifeve) dhe nė fund nė njė greqishte tė kuptueshme.

Studiuesit shpresonin se kjo pllakė do tė shėrbente si njė fjalor pėr deshifrimin e hieroglifeve, por procesi i leximit tė tyre nuk ishte kaq i drejtpėrdrejtė.

Nė veēanti, ekzistonte problemi i caktimit tė gjuhės sė hieroglifeve: mbishkrimi nė greqisht mund tė tregonte kuptimin e fjalės me hieroglife, por nuk ofronte asnjė tė dhėnė pėr shqiptimin.

Studiuesit druheshin se gjuha egjiptiane ish humbur njė herė e mirė, e zėvendėsuar nga arabishtja teksa Perandoria Islamike pushtonte edhe Afrikėn Veriore.

Rivaliteti mes Young dhe Champollion prodhoi njė konkurencė tė fortė pėr deshifrimin e hieroglifeve, e cila pėrfundoi vetėm pas zbulimit tė mbishkrimeve tė tjerė, si dhe pasi u kuptua se gjuha e egjiptianėve tė lashtė nuk ishte zhdukur krejtėsisht.

Napoleoni

Interesi nė rrėnojat e Egjiptit tė lashtė u rindez nė 1798, kur Napoleon Bonaparti u nis nė njė ekspeditė ushtarake pėr tė nxjerrė Egjiptin nga kontrolli rus.

Fillimisht, qėllimi ishte pėr tė prishur tregtinė e britanikėve nė Mesdheun Lindor dhe me Indinė, por bashkė me 38 mijė trupat ishin edhe 150 studiues, pėrfshirė edhe Gaspard Monge, i cili vazhdoi mė pas duke shpjeguar mirazhet si dhe Nikolas Conte, i cili shpiku lapsin me grafit dhe krijoi njė fabrikė lapsash nė Kairo pėr tė furnizuar kolegėt e tij.

Ndonėse ekspedita e Napoleonit ishte njė dėshtim nga pikėpamja ushtarake, ajo ishte gjithsesi, njė sukses akademik, duke e patur kulmin nė zbulimin e Pllakės Rosetta.

Pas humbjes pėrballė britanikėve, Pllaka Rosetta iu dorėzua mė nė fund Muzeut Britanik, aty ku ka mbetur qė atėherė. Studiuesit dhe akademikėt francezė u kthyen nė Francė me tė gjithė sendet antike qė u lejuan tė mbajnė, bashkė me njė librari shumė tė madhe skicash dhe shkrimesh.

Njė prej akademikėve mė tė lartė qė shoqėroi ekspeditėn egjiptiane ishte Joseph Fourier, i cili fitoi famė si fizikan dhe matematicien. Me rikthimin nė Francė, Fourier ia pėrcolli entuziasmin e tij pėr qytetėrimin e Egjiptit tė lashtė njė djali tė ri nė Grenoble.

Ai djalė, Jean Francois-Campollin deklaroi se njė ditė do tė deshifronte shkrimin misterioz qė stoliste ornamentet egjiptiane qė ishin sjellė nė Francė.

Disa dekada mė vonė, kur Champollion kishte zbėrthyer tashmė kodin e hieroglifeve, ai ishte nė gjendje tė lexonte shkrimet mbi ornamentet nė Luivėr, si dhe ta rendiste koleksionin sipas njė rendi historik, duke vendosur nė kontekst tė gjithė sendet antikė. Kuratorėt rivalė nisėn tė shohin me zili.

Pėr arsye se hieroglifet janė kaq tė bukur, egjiptianėt shkruanin mbi shumė prej objekteve qė punonin, ndėrkohė qė vazot dhe skulpturat romake nuk kishin mbishkrime. Kuratorėve tė koleksioneve romakė, por edhe tė tjerė, do t'u duheshin dekada pėrpara se t'u jepnin kuptim galerive tė tyre.

Hieroglifet

Hieroglifet pėrdoreshin pėr tė regjistruar gjuhėn e egjiptianėve tė lashtė - njė gjuhė qė rezultoi tė ishte e lidhur ngushtė me Koptiken, e cila mbijeton vetėm nė liturgjinė e Kishės Kristiane Koptike. Sapo Jean-Francois Champollion e kuptoi kėtė, ai nisi tė deshifrojė mbishkrimet hieroglifikė me njė ritėm shumė tė shpejtė.

Hieroglifet janė njė formė komplekse shkrimi, pėr tė cilat pėrdoren metoda tė ndryshme pėr pėrcjelljen e kuptimit. Pak prej trye janė piktografikė. Pėr shembull, njė figurė e diellit pėrfaqėson diellin. Tė tjerė janė fonetikė, por jo domosdoshmėrisht alfabetikė.

Disa hieroglife janė pak a shumė tė ngjashėm me shkronjat e alfabetit dhe ėshtė e mundur tė shkruhen fjalė duke pėrdorur grupe prej kėtyre shkronjave. Tė tjerė hieroglife pėrfaqėsojnė kombinime tė dy apo tre shkronjave dhe kėshtu janė mė pranė rrokjeve.

Ēuditėrisht, egjiptianėt nuk pėrdornin nė pėrgjithėsi zanore, por kjo ndodh me shkrimet modernė nė Lindjen e Mesme. Lexuesve tė hieroglifeve u duhet tė plotėsojnė vetė zanoret nga konteksti, duke pėrdorur njohjen qė kanė me gjuhėn.

Pėr tė ndihmuar nė shmangien e vendosjes sė gabuar tė zanoreve, shkruesit kanė pėrdorur determinativė - hieroglife qė tregojnė se ēfarė lloj fjale ėshtė shkruar.

Pėr shembull, njė determinativ mund tė tregojė se fjala ėshtė emėr burri, njė tjetėr mund tė tregojė emrin e njė qyteti, apo njė lloj ushqimi ose pije.

Shkrimet hieroglife pėrmbajnė gjithashtu njė pėrzierje mes fonetikės dhe shkrimit me figura tė njohur si parimi i rebusit.

Mund tė shkruash fjalėn "khaki" alfabetikisht ose mund ta pėrshkruash me anė tė pikturimit tė njė cope ngjyrė kaki. Megjithatė, nėse shkruesi do tė pėrdorte parimin e rebusit, ai do tė kish vizatuar njė makinė dhe njė ēelės.

Figurat nuk kanė fare tė bėjnė me konceptin e ngjyrės kaki, por nėse i shqipton sė bashku tė dy piktogramat, atėherė do tė mund tė nxjerrėsh tingullin e kėrkuar.

Nėse ka shumė parime, nuk ėshtė habi qė u desh aq shumė kohė pėr deshifrimin e hieroglifeve egjiptianė.

Megjithatė, nė pėrgjithėsi, hieroglifet kanė shumė tė pėrbashkėta me sistemet modernė tė tė shkruarit. Siē ka thėnė, Champollion "fonetika ėshtė nė zemėr tė shkrimeve hieroglife".

RD
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi