Deshmitaret e Jehovait

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Deshmitaret e Jehovait

Mesazh  Estilen prej 01.10.10 17:06



DESHMITARET E JEHOVAIT.....KUSH JANE ATA?



Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te?

Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh?

“Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.”
Jeremia 14:14


Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi.



Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael.

Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr.

“Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone…”
Zanafilla 1:26

“Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme.”
Gjoni 3:16


Bashkesia lokale e Deshmitareve te Jehovait, ajo qe vihet re me shpesh ne nje lagje te zakonshme, quhet Korridori ose Dhoma e Mbreterise. Trupi ose Komiteti kryesor qe drejton Deshmitaret e Jehovait, e ka qendren ne Bruklin, ne Nju-Jork dhe quhet “Kulla e Rojes”. Ai perbehet nga nje president dhe nje grup burrash, qe njihen me emrin “Trupi Drejtues”.

Ky grup mbikqyr cdo aspekt te organizates, duke perfshire edhe materialet qe shkruhen ne revistat periodike dhe ne librat e studimit. “Kulla e Rojes” deklaron se ajo eshte nje organizate qe drejtohet nga Zoti. Qe prej vitit 1931, emri i Deshmitareve te Jehovait ka qene njohur zyrtarisht si “Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve”. Disa i referohen organizates thjesht me emrin “Shoqeria”. Emri ligjor i saj eshte: Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve te Pensilvanise.

Deshmitaret e zakonshem te Jehovait (ata qe nuk jane anetare te grupit drejtues) nuk jane ne dijeni te faktit qe, grupet e ndryshme drejtuese te “Kulles se Rojes”i kane ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, per t‘jua pershtatur nevojave te organizates me kalimin e viteve. Ato kane arritur deri aty sa te shtremberojne pjese nga Bibla.

Deshmitaret e Jehovait jane te njohur per profeci te rreme, duke perfshire ketu edhe thenie te tilla si p.sh. Armagedoni dhe fundi i botes do te ndodhin ne vitin 1914, 1918, 1925 dhe 1975. Shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk e kuptojne se autoriteti i tyre i vertete nuk eshte i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikepamjet e Trupit te tyre Drejtues me qender ne Bruklin, pikepamje keto qe ndryshojne gjithmone.

Fjala e Perendise ne Bibel nuk ndryshon dhe nje profeci qe s’del e vertete, nuk eshte nga Zoti. Kjo histori e profecive te rreme nga “Shoqeria” duhej te ishte prove me se e mjaftueshme per t’i bindur Deshmitaret e Jehovait te largoheshin me vrap, jo me hap, nga keto mesime te rreme. Deshmitaret e zakonshem te Jehovait nuk e dine qe po “ushqehen me luge” dhe po hane vetem ate ushqim qe ua lejon “Trupi Drejtues”.

Deshmitareve te Jehovait qe regjistrohen per here te pare ne rradhet e organizates, nuk u lejohet te dine asgje lidhur me listen e plote te rregullave dhe kerkesave te organizates, derisa ata ta kene dedikuar jeten e tyre ne sherbim te plote te “Shoqerise”.

Anetaret e rinj dhe shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet t’i shikojne botimet “sekrete”, te cilat jane vetem per drejtuesit e “Shoqerise”. Keto botime njihen me emrin “Vini re!”, dhe japin udhezime lidhur me ofezat dhe se si duhet te ndeshkohen anetaret. Ne thelb, keto botime jane mjeti me te cilin drejtuesit ushtrojne “fuqine” e tyre brenda per brenda bashkesise se Deshmitareve te Jehovait.

Nje njeri i zakonshem duhet te jete ne dijeni te faktit qe te takuarit me nje Deshmitar Jehovai ne pragun e deres, ka pasoja per te ardhmen. Deshmitari i Jehovait mban shenim cdo individ me te cilin ai flet dhe drejtuesit ne Bruklin shpesh i urdherojne anetaret e tyre t’i telefonojne keta individe te vecante ose t’u bejne atyre nje vizite tjeter.

Ne vitin 1992, numri mesatar i Deshmitareve te Jehovait, te perfshire ne te tilla vizita dere-me-dere, ishte 4 milion e 71 mije e 954 veta. Vizitat mund te behen ne cdo dite te javes, sepse Deshmitaret e Jehovait nuk kane nje dite pushimi te caktuar; ata i konsiderojne te gjitha ditet e javes si te shenjta.

Organizata e Deshmitareve te Jehovait u themelua nga Charles Taze Russell. Russell lindi me 1852, dhe ne 1879 ai themeloi Kullen e Rojes se Sionit, e cila me vone, ne vitin 1884 u perfshi ne grupin me emer “Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve te Sionit”.

Russell filloi te predikoje ne vitin 1870, pas pjesemarrjes se tij ne nje takim fetar te drejtuar nga Jonas Wendell, mbi “Ardhjen e dyte te Krishtit ne toke”. Keshtu, ne bashkepunim me te atin e tij dhe nje grup njerezish te tjere, Russell formoi nje grup te vogel studimi biblik ne Alegeni, ne Pensilvani.

“Mesazhi” i tij personal nisi me mohimin e doktrines kristiane te Ferrit, dhe me vone ai i shtoi predikimit te tij edhe doktrina te tjera te rrezikshme, fizike dhe shpirterore, te shpikura nga ai vete.

Me ne fund, Russell e mohoi gati cdo doktrine kristiane, dhe i botoi mesimet e tij te cuditshme ne nje seri prej 6 librash me titull “Studime mbi Fjalen e Perendise”. Russell vdiq me 1916, duke udhetuar me tren per ne Teksas.

Pasardhesi i tij, Joseph F. Rutherford filloi ta rinovonte doktrinen e Russellit. Ne vitin 1920, Rutherford nisi t’u tregoje genjeshtra turmave te medha te njerezve, se si miliona njerez qe jetonin ne toke ne ate kohe, nuk do te vdisnin kurre. Mes viteve 1921 dhe 1941, Rutherford shkroi 20 libra dhe pamflete te shumta, por botimi i tij i pare njihet me emrin “Harpa e Perendise”.

Disa mesime jashtezakonisht te rreme te Deshmitareve te Jehovait:
Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve me qender ne Bruklin, Nju-Jork, i meson pasuesit e saj se Ati eshte Zoti i pushtetshem, emri i te cilit eshte Jehova. Gjithashtu, sipas tyre, Jezusi nuk ka egzistuar gjithmone, por ka qene nje krijese/qenie e krijuar, me emrin e Krye Engjellit Mikael. Shpetimi vjen permes veprave te mira qe ben njeriu, si p.sh. permes sasise se librave qe shesin anetaret cdo muaj (qe njihen ndryshe me emrin “kuota mujore).

Deshmitaret e Jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se veprave te mira. Mesimi i vertete i Bibles, sic e dine te krishteret, eshte qe Shpetimi vjen VETEM nepermjet Hirit ose Meshires se Jezus Krishtit, jo nepermjet veprave. Ah, sikur Deshmitaret e Jehovait ta besonin kete te vertete ne zemrat e tyre! Atehere ata do te cliroheshin nga tutela e kesaj organizate te rreme, nga Kulla e Rojes, e krijuar nga duart e njerezve.

Sistemi i shitjes apo shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te normes mujore eshte plan i Djallit. Nje njeri, kushdo qe te jete ai, mjafton vetem qe te besoje ne zemren e tij se Jezus Krishti eshte Biri i vetemlindur i Perendise, dhe se Ai s’eshte i krijuar nga njerezit, por eshte nje me Atin; Ai vdiq per mekatet tona dhe u ringjall prej se vdekuri.

Jezusi eshte Fjala e Perendise, personi i dyte i Trinitetit. Per t’u shpetuar, kushdo mund te shkoje tek Jezusi ne menyre te sinqerte dhe T’i kerkoje Atij t’i laje mekatet ne gjakun e Tij. Djalli atehere s’ka me fuqi t’i vere mekatet para syve te tu dhe te t’i kujtoje ato, sepse tani ti je i paster, i “rilindur” dhe i shpetuar. Sinqeriteti eshte celesi dhe principi themelor ne kete ceshtje.

Mos i hyj kesaj gjeje, nese je i vaket ne zemer. Lutju Zotit Jezus ta sheroje zemren tende, nese nuk je i sigurte, por je i vaket. Deshmitaret e Jehovait nuk jane kurre te sigurte nese jane te shpetuar apo jo. Kjo dote thote se ata jane te burgosurit e Djallit.

Te Krishteret e rilindur jane te sigurte se jane te shpetuar. Gjoni 3:16 thote: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme”, kurse Efesianeve 2:8-9 thote: “Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurate e Perendise, jo nga vepra, qe te mos mburret askush.”

Nje mesim tjeter jashtezakonisht i rreme i Deshmitareve te Jehovait:
Sipas Deshmitareve te Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri. Ne librin “Mbreteria eshte prane”, ata thone se ne momentin e vdekjes, Jezusi la menjane organizmin njerezor, ne te cilin ai predikoi si nje krijese e re per 3 vjet e gjysem; kur u ringjall, ai nuk ishte me njeri.

Ata thone se Jezusi u ringjall prej se vdekuri, por vetem shpirterisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu, i mesojne pasuesit e tyre se, pas kryqezimit ne kryq, Krishti vdiq dhe u ringjall si nje krijese shpirterore, e padukshme dhe e paprekshme. Sipas tyre, Shpirti ose Fryma e Shenjte nuk eshte nje person i vecante, por nje force, nje metode, me te cilen Zoti komunikon me boten.

Ky grup thote gjithashtu se Mbreteria Qiellore hyri ne fuqi ne vitin 1914, me ardhjen e padukshme ne fron te Krishtit si Mbret. Deshmitaret e Jehovait predikojne se ne Mbreteri banon aktualisht nje Klase e Vajosur, e Zgjedhur, qe perbehet prej rreth 135 mije e 400 njerezish.

Sipas Deshmitareve te Jehovait, te gjithe keta njerez u zgjodhen ne fillim, ne vitin 33 pas eres sone, pas vajtjes se Jezusit ne qiell (d.m.th. ne diten e Pentikostit ose te Zbritjes se Frymes se Shenjte), si edhe ne shekujt e mevonshem. Ata thone gjithashtu se zgjedhja perfundimtare e njerezve u realizua ne vitin 1935, dhe numri perfundimtar arriti ne 144 mije veta.

Prej ketyre, 8600 veta jane akoma te gjalle ne bote. Ata do te jetojne ne perjetesi me Zotin dhe Krishtin si krijesa shpirterore. Numri i fundit (d.m.th. 8600) here pas here rritet ne vlere, kur disa anetare te zgjedhur nuk qendrojne besnike dhe zevendesohen me te tjere.

Deshmitaret e Jehovait thone se Ardhja e Dyte e Krishtit nuk ishte nje ardhje fizike ne toke, por ishte nje ngjarje e padukshme e ndodhur ne vitin 1914, kur Djalli dhe Krishti luftuan kunder njeri-tjetrit ne nje beteje qiellore. Pas kesaj, Krishti nisi te qeverise Mbreterine Qiellore si Mbret i Mbreterve dhe Djalli u perjashtua nga Mbreteria dhe u hodh ne Toke.

Ata thone se Lufta e Pare Boterore ishte nje shenje dalluese e shkaterrimit tokesor te Djallit dhe fillimi i mallkimeve, qe do te shoqeronin “ditet e fundit te ketij sistemi gjerash”.

Fati i njeriut:

Doktrina e Deshmitareve te Jehovait thote se ata njerez, qe nuk jane anetare te organizates Kulla e Rojes, do te shkaterrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do te egzistojne me. Por, nese nje Deshmitar besnik i Jehovait nuk eshte nje nga 144000 te zgjedhurit, ai do te jetoje pergjithmone ne parajsen mbi toke, kurse te 144000 te zgjedhurit do te sundojne me Zotin Jehova ne qiell.

Deshmitaret e Jehovait i mesojne pasuesit e tyre se s’ka Ferr. Te shkuarit per vizite dere me dere, sipas doktrines se fundit te Deshmitareve te Jehovait, i ndihmon njerezit te vendosin per fatin e tyre. Te Krishteret e dine se kjo eshte nje doktrine e rreme, sepse shpetimi varet vetem nga marredhenia personale, qe kemi ne me Jezus Krishtin. Askush nuk mund ta bleje jeten e perjetshme.
Darka e Zotit, nje here ne vit:

Kjo behet nje here ne vit ne Kujtim te Vdekjes se Krishtit. Ne te marrin pjese vetem 8600 Deshmitare te gjalle te Jehovait, qe jane anetare te Klases se Zgjedhur prej 144000 vetesh. Anetaret e tjere ( d.m.th. ish-Klasa e Jonadabit ose qe njihen tani me emrin Turma e Madhe), lejohet te jene te pranishem, por vetem si spektatore.

Duhet te jesh Deshmitar Jehovai, qe te shpetohesh:

Sipas Deshmitareve te Jehovait, ne menyre qe nje njeri te shpetohet, ai duhet te kete pranuar doktrinat qe Trupi Drejtues i interpreton nga Bibla. Gjithashtu, per t’u shpetuar, ai duhet te pagezohet si nje Deshmitar Jehovai dhe te kryeje nje program veprash te caktuara nga Trupi Drejtues i Deshmitareve te Jehovait.

Te qendruarit larg ish-Deshmitareve:

T’i qendrosh larg nje ish-Deshmitari te Jehovait ose edhe t’a perndjekesh ate, eshte nje sjellje qe u komandohet anetareve nga trupi drejtues i bashkesise se Deshmitareve te Jehovait. Eshte fakt qe moskontaktimi me anetare te tjere, u shkakton aq shume shqetesime emocionale ish-Deshmitareve te Jehovait, sa ata arrijne deri ne vetevrasje.

Te dyshuar per pabesi, shume Deshmitare te respektuar dhe te sinqerte te Jehovait jane perjashtuar nga bashkesia edhe pa paralajmerim. Ne shtator te vitit 1981, trupi drejtues i ndryshoi rregullat, ne menyre qe, papritur, Deshmitaret ta ndalonin cdo lloj takimi praktik (qofte edhe nje pershendetje) me te gjithe ish-Deshmitaret e Jehovait.

Per here te pare, pjesetare te se njejtes familje, per shembull, duhej t’i nderprisnin te gjitha lidhjet me njeri-tjetrin, nese ndonje prej tyre qe perjashtuar nga bashkesia.

Takimi me ish-Deshmitaret e Jehovait u lejua vetem ne raste te tilla, si p.sh. ne rast semundjesh te renda apo urgjencave, ne rastet kur, edhe pse njeri nga bashkeshortet (burri apo gruaja), eshte i perjashtuar nga bashkesia, ata lejohen te mbeten te martuar, dhe ne rastet kur prinderit, edhe po te jene ish-Deshmitare Jehovai, duhet te vazhdojne te kujdesen per femijet e tyre.

Ne vitin 1889, Charles T. Russell, themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, profetizoi ne menyre te rreme se:

“…fundi i mbreterive te kasaj bote dhe themelimi i Mbreterise se Perendise do te realizohej ne fund te vitit 1914 pas eres sone.”
Ne vitin 1910: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet te mos lexojne vetem Biblen, sepse ajo nuk eshte autoriteti perfundimtar. Ne ditet e sotme, ata studiojne Biblen e tyre (te perkthyer nga ata vete), duke perdorur, si udhezim, botime te Kulles se Rojes.

Ne vitin 1938: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet se, meqenese fundi i botes eshte shume afer, ata duhet te presin derisa ky fund te jete realizuar (d.m.th. deri pas Armagedonit), dhe pastaj “te martohen dhe te rrisin femije”. (Botuar ne “Kulla e Rojes”, e dates 1 nentor 1938).

Ne vitin 1966: Kulla e Rojes parashikon se “sipas kronologjise se tyre biblike, qe eshte per t’u besuar, te gjashte mije vjetet qe nga koha e krijimit te njeriut, do te plotesohen ne vitin 1975”.

A e dinit ju se themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, Charles T. Russell, ka qene marre me astrologji, me fene egjiptjanase dhe me shkencen e studimit te piramidave te Egjiptit? Ne nje nga botimet e Kulles se Rojes, (te dates 15 qershor 1922), ai ka shkruar:

-“Kur Urani dhe Jupiteri te takohen ne shenjen njerezore te Akuariumit ne vitin 1914, kjo do te jete koha e premtuar kur njeriu do te filloje te punoje per te siguruar shpetimin e tij, dhe do te realizoje perfundimisht endrrat dhe idealet e te gjithe poeteve dhe shkrimtareve te historise”.

A e dinit ju se ne librin e Charles T. Russellit, me titull “Plani hyjnor i te gjitha epokave” thuhet se Russell merrej me magji dhe i perdorte shenjat e magjive ne botimet e tij.

Ne librat e tij te pare, ai ka perdorur shenja te tilla si psh.: kryqi dhe kurora, krahe te hapur zogu me figuren e diellit ne mes tyre, etj. Madje, edhe shprehjet qe organizata e Kulles se Rojes filloi te perdore me vone, si psh.: “epoka e arte” dhe “lindja e mijevjecarit”, jane shprehje qe kane lidhje me magji, dhe nuk jane te bazuara aspak ne Bibel, edhe pse organizata beson te kunderten.

Ne vitin 1916, kur vdiq Charles T. Russelli, pak metra larg varrit te tij, u vendos nje statuje ne forme piramide 1m e gjysem e larte, me mbishkrim prej shenje magjie. Ajo qendron akoma sot aty, per t’u pare nga te gjithe.

A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait kane besuar per rreth 50 vjet rrjesht se piramida e madhe e Gizes ne Egjipt ka qene deshmia e dyte e Perendise pas Bibles? (Me shume informacion per kete, mund te gjendet ne faqen 200 te librit “Deshmitaret e Jehovait, lajmetare te Mbreterise se Perendise”).

A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait profetizuan ne menyre te rreme se kryepleqte e Perendise (Abrahami, Isaku, Jakobi e te tjere) do te ngriheshin prej se vdekuri ne vitin 1925?

A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet te shoqerohen jashte rrethit te tyre fetar apo te interesohen per gjera qe nuk i perkasin bashkesise se tyre? Psh. atyre iu keshillohet te mos e vazhdojne shkollen e larte, apo te mos i kushtojne kohe pasioneve te tyre ne kohen se lire.

A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk iu lejohet te kene transfuzion gjaku, as te kendojne himnin e tyre kombetar?

Perktheu nga origjinali
MAGDALENA MAYLAM

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmitaret e Jehovait

Mesazh  Jetmira prej 12.09.14 17:53


mvjen keq qe shum femij kan vrar veten pasi besonin se ata do ringjalleshin perseri,kur ne fakt sesht aspakk e vertet
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmitaret e Jehovait

Mesazh  Gabriel prej 14.09.14 16:19

Flm per tekstin Estilen. Shum interesant...

OK jam dakort qe besojne ne dicka dhe qe kjo dicka quhet ZOT. Per kte jam shum dakort dhe nuk i gjykoj. Eshte e drejta e tyre.

S'eshte dhene informacion se nga dolen profecite e tyre per fundin e botes, ringjallja e Profeteve qe do ndodhte ne vitin 1925 persh.
Gjersa nuk jane ringjallur atehere me shum mundesi eshte shpifje, mashtrim.
Dhe nje gje qe me beri pershtypje: A ekziston falja tek kjo fe? Pse smund ti flasin ish deshmitareve te perjashtuar? Pse s'mund te kene transfuzion gjaku apo te kendojn himnin kombetar?

- Pse kur un kam shkuar ne Kishe kam degjuar: Feja Islame eshte mashtruese, ajo fe ka ardhur shum kohe mbas Krishterimit.
- Ne Xhami kam degjuar: Feja Krishtere nuk vlen, ka shum gabime dhe Jezusi s'eshte ZOT, ai esht Profet i zakonshem.
- Deshmitaret e Jehovait: Ferri nuk ekziston. Nqs je njeri negavtiv dhe s'beson shpirti yt do zhduket pergjimone mbas vdekjes.
Nqs beson ne ZOT do kesh mundesi te jetosh serisht nje jete te 2 ne toke dhe nqs Behesh Anetar i Kulles se rojes do kesh nje vend ne fronin e perendise.
- Budizmi: Mbas vdekjes nqs je njeri i mir do rimisherohesh ne njeri nqs je i keq do rimisherohesh ne Insekt, Kafshe etj...
- Judaizmi: Sipas anetareve te tyre ZOTI eshte 1 i vetem, cdo gje ndodh sepse keshtu do ai dhe nuk ka nevoj te dijm shum per te, mjafton kaq. Nqs nuk i bindeni ketij ZOTI do denoheni me 3-4 breza nga vet Perendia. Pra eshte nje shum fe e rrepte.

Miqt e mi, kam vetem nje keshille per ju: Lexoni dhe mesoni sa me shum te jete e mundur por Besoni ate qe ju thot zemra.
Me respekt Bohan

avatar
Gabriel

Angelic Spirit

272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmitaret e Jehovait

Mesazh  excommunicated prej 14.09.14 18:21

po smore gjak vdes-sluhet dot me shendetin
avatar
excommunicated

A te pelqejne Lepurat?

Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


512


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmitaret e Jehovait

Mesazh  Luli prej 24.08.15 10:19

Me dėshmitaren e Jehovait

Nė njė tarracė kafeneje po lexoja nė celular njė artikull tek revista gjermane “Focus“, ku thuhej se nė galaktikėn tonė, nė Rrugėn e Qumėshtit, ka diku 100 deri nė 400 miliard yje.

Nėse marrim mesataren e supozimit, atėherė mund tė thuhet se janė sė paku 200 miliard,  por nėse themi dhjetė pėr qind prej tyre janė si Toka, atėherė duhet tė jenė 20 miliard qytetėrime, thuhej nė mes tė tjerash. Sipas astronautit gjerman Ulrich Walter, nė ēdo 5000 vjet drite mirėpo mund tė gjendet njė planet si Toka.

Nėse ėshtė ashtu, atėherė nė Rrugėn e Qumėshtit, janė sė paku 100 qytetėrime tjera. Ndėrsa astronautėt optimistė thonė se nė galaktikėn tonė, gjenden diku katėr milion civilizime, ēdo 150 vjet drite. Nė universin e vrojtueshėm, thotė fizikani dhe astronauti pesimist gjerman, gjenden mė shumė se 100 miliard galaktika, ku duhet tė jenė dhjetė triliarda diej dhe 100 milion civilizime...

Derisa po lexoja vura re para vete njė hije, qė u afrua duke lėshuar tinėz njė fletushkė mbi tryezė. E vėshtrova ca i hutuar duke ngritur kokėn sikur doja tė them:"Arsyeja, zonjė?"

"Pėr tė mirėn tuaj", tha ajo, thua se kishte dėgjuar pyetjen dhe bėri dy hapa pėr t'u larguar me njė buzėqeshje: "Merreni, fati juaj, pėrjetėsia...", shtoi ajo.

"Ndaluni ju lutem, ndaluni", thash gati me zė tė lartė derisa bėhej gati tė ikte.

''Dėgjoni, para se ta lexoj... pastaj nuk di a kam kohė ta bėj, mė rrėfeni shkurt ju lutem, pėr ēfarė flitet aty? Pse fati im pikėrisht sot? E pastaj, ku dini se pikėrisht unė kam nevojė? “ Aq sa mė shumė vėshtroja zonjėn, aq mė shumė rikrijoja konturat e asaj fytyre, qė dalėngadalė mė bėhej e njohur. Ajo bėri dy hapa drejt tryezės, lėshoi njė valixhe me fletushka tjera pėrtokė dhe pėrsėri me atė buzėqeshje ėmbėlake tha: "Pėr tė mirėn tuaj!"

"Ju faleminderit zonjė, merreni fletushkėn ju lutem, faljani dikujt tjetėr. Unė nuk mund tė besoj se ju silleni poshtė e lartė pėr tė mirėn e huaj...”

“Pėr ēfarė atėherė?”, pyeti rrufeshėm.

“Pėr dobinė tuaj, nga egoizmi...”, thash vetėtimthi duke e parė nė sy me njė buzėqeshje, qė mund tė pėrkthehej edhe me: “Merreni dhe ikni ju lutem!”

Ngriti kokėn, mori frymė thellė, mė pa me njė vėshtrim dinak duke shpėrvjelur buzėt dhe duke mbledhur vetullat tha: "Kjo fletushkė ju tregon rrugėn se si shkohet nė parajsė..."

"Nė parajsė!?” bėrtita. “Aha? Navigator qenka, njė navigator pa anije kozmike?!" Ajo tundi kokėn nė shenjė mospajtimi duke marrė frymė thellė dhe nisi shfletimin.

"Shikoni, Jehovai ishte nė fillim, pastaj..."

"Kush e krijoi Jehovain?", e ndėrpreva me nxitimi.

"Ju po talleni!", tha me shpejtėsi.

"Nuk po tallem!" thash me ngut nga frika se do tė ikte.

''Natyrisht!'' tha ajo me ngut pa marrė frymė.

"Jo!?'', nxitova edhe unė. “Si mund tė ekzistojė njė qenie, qė nuk shpėrbėhet e zhbėhet kurrė dhe qė nuk krijohet prej askujt dhe prej asgjėje, por ėshtė nė gjendje tė krijojė gjithēka?, pyeta duke e parė drejt nė sy.

''Nuk kam kohė tė ndalem tani nė imtėsi'', shtoi ajo, ''ky ėshtė udhėzues se si shkohet nė parajsė...''

''Dakord, kjo fletushkė qenka doracak me udhėzime si tė shkoj unė nė parajsė, dakord, por ju nuk po e bėni pėr tė mirėn time, pėr tuajėn...''

“Nuk ėshtė e vėrtetė!” nguli kėmbė pėrsėri plot nxitim.

“ Po?”, pyeta me shpejtėsinė e njėjtė.

“Pėr tuajėn!”

“Ju dėshironi tė mė pėrdorni si trampolinė. Me indoktrinimin tim, ju shpresoni parajsėn, apo jo zonjė?”

„Nuk ėshtė e vėrtetė!”

“A ju pėlqej unė?”

“Kjo nuk ka rėndėsi!”

„A mė doni mua?“

„Jo!“, tha me vendosmėri.

“Aha, nuk paska rėndėsi, nuk mė doni, atėherė pse keni atė dėshirė tė zjarrtė tė mė merrni nė parasjėn tuajt?”

“Ju po talleni!!

“Fare!“, thash pa u vonuar asnjė ēast. “Dakord zonjė, atėherė, mė bėni mirė, unė duhet tė paguaj katėr euro, paguajeni ju, ju lutem! Kjo ėshtė bamirėsi konkrete dhe Jehova regjistron nė fletoren e vet...”

“Unė nuk ju njoh, pse tė paguaj pėr ju!?”

“Tani nuk ju kuptoj zonjė. Ju jeni aq zemėrgjerė sa dėshironi tė mė merrni nė parajsėn tuaj, mu aty ku do tė shkoni edhe ju, pse? Pse mė falni njė parajsė aq tė madhe, por jo katėr euro?”

„Nuk mund tė krahasohen qėllimet hyjnore nė kėtė mėnyrė!”

“Ah, po, e si?”

“Unė dua qė ju tė zgjoheni dhe kuptoni se njė ditė troket nė derė vdekja...”

“Vdekja ekziston edhe pėr yjet...Zonjė, ju shpresoni se duke rritur numrin e atyre, qė pranojnė kėtė navigator si tė drejtė dhe pakundėrshtueshėm, atėherė ju shkoni nė parajsė apo jo dhe, do tė keni kopenė pastaj qė mund ta drejtoni dhe komandoni, ta keni pushtetin mbi tė dhe kryesisht, ta mbani grumbull tė izoluar nga tė tjerėt?“

“Jo zotėri, Jehovain besojnė miliona njerėz...”

“Mirė”, e ndėrpreva me nxitim, “kjo ėshtė interesante pėr statistikat, mirėpo nuk flet pėr saktėsinė...sepse ajo qė pėr ty ėshtė hyjnore, zonjė, pėr tjetrin ėshtė legjendė, pra kėtij navigatori, i mungon vlera universal. Ju sigurisht mendoni se vetėm libri juaj ėshtė i saktė...”

„Po, mirėpo kam respekt pėr tė gjitha librat e shenjtė...”

“Nuk besoj”, e ndėrpreva me nxitim.”

“Si guxoni?”, ndėrhyri ajo duke humbur durimin.

“E para, ju librat tjerė i konsideroni tė shenjtė sa pėr sy e faqe. E dyta, sikur t'i konsideronit hyjnore, atėherė nuk do ta besonit tuajin, apo jo zonjė?

“Ky ėshtė paragjykim i ulėt!“

“Oho, zonjė, mė falni ju lutem, po nxeheni, keni durim ju lutem, megjithatė nuk besoj se keni respekt pėr librat tjerė tė shenjtė...”

“Nga dini ju kėtė?”

“Keni lexuar edhe librat tjerė?”

“Jo!”

“I keni nė shtėpi?”

“Jo!”

“Atėherė nuk keni respekt, zonjė, por shpėrfilljen tuaj, injorimin absolut, pėrktheni si respekt. Kėshtu mendoni tė tregoni epėrsi, ose tolerancė, ose qytetėrim. Mirėpo ju nuk jeni as tolerante ndaj religjioneve tjera, as keni mirėkuptim, sepse puna qė bėni, bėni pėr ta dobėsuar grupin tjetėr, pėrpiqeni t'i rrėmbeni besimtarėt, apo jo zonjė?“

“Nuk ėshtė aspak e vėrtetė!”, tha tanimė e skuqur nė fytyrė.

„Ju dėshironi tė rrisni kopenė tuaj, aq sa mė shumė dele, aq mė i lumtur dhe mė i pasur bariu, apo jo zonjė dhe mė thoni ju lutem, pse nuk vdesė asnjė klerik nga uria, por shumė fėmijė?”

“E si tė jetojnė klerikėt?“

„Si murgjit budist pėr shembull, qė nuk marrin paga, por jetojnė nga ushqimet qė u sjellin njerėzit! Pse ju duhen pagat dhe pasuria, kur kjo jetė ėshtė e pėrkohshme? Sepse kur duke ndihmuar tė varfrin shkohet nė parajsė, apo jo zonjė? Pse ata refuzojnė parajsėn? Pse marrin nga i mjeri?“

„Po ju kuptoj, po ju kuptoj“, mė ndėrpreu ajo. „Kam kėtu edhe njė libėr me shpjegime plotėsuese.”, fshiu ballin dhe u pėrpoq ta nxjerrė nga fundi i valixhes.

„Edhe ai pėr parajsė zonjė, mos e nxirrni ju lutem!”

“Pse?” nxitoi me pyetjen.

“Bėhet fjalė pėr parajsėn para apo pas vdekjes?” pyeta me shpejtėsi tė tepruar.

“Natyrisht pas vdekjes!” u pėrgjigj plot ngut.

“Nuk dua!”, thash sapo mbaroi mendimin.

“Si nuk doni?” pyeti dhe ofshani.

„Keni njė libėr qė tregon si bėhet jeta parajsė pėr tė gjallin, nėse po, e paguaj me kėnaqėsi?”

“Zotėri!”,

“Po zonjė?”

“E keni gabim!”

„Zonjė keni dėgjuar pėr Enver Hoxhėn?”

“Ai qė ka ndaluar religjionet?”

„I pat ndaluar“, thash, „nuk ėshtė mė gjallė.”

“Ka gabuar...“, tha ajo.

„Do ta tregojė koha, mirėpo kjo nuk ėshtė me rėndėsi, pyetja qė shtrohet ėshtė, si mund njeriu tė ndalojė zotin, por ai edhe pse i gjithėfuqishėm, edhe pse i gjithėdijshėm, nuk mund tė pezullojė vendimin e Partisė sė Punės, ose tė dėnojė Enverin!? Vdiq si njė princ nė moshė tė shtyrė me mjekė rreth vetes dhe botės i tregoi se autoritetet hyjnore, mund tė anulohen! Si ėshtė e mundur kjo zonjė”? Ajo heshti njė ēast dhe mori valixhen nė dorė.

“Po, mirėpo nė qiell digjet!”

“Si digjet ? Ēfarė digjet, kur mbetjet e tij gjendet nė Tokė, nė Shqipėri?“

Ajo heshti duke luhatur kokėn. “Zonjė, ne jemi nė parajsė, mirėpo mungesa e mirėkuptimit, e dashurisė, na e bėn jetėn skėterrė. Lufta pėr t'i marrė besimtarėt njėri tjetrit ėshtė hapi i parė pėr tė treguar se ēfarė mendoni pėr librat tjerė dhe si bėhet barrikada. Kjo nuk ėshtė as tolerancė, as respekt. Ne duke ėndėrruar se jetojmė pas vdekjes, po humbim jetėn tė gjallė. Lėreni njerėzit tė qetė ta jetojnė lirinė e vet. Zonjė, sapo lexova njė artikull se ekzistojnė mbi njėqind miliard galaktika dhe ju mendoni se pėr atė qenie qė paska ndėrtuar ato e qė ndėrton vazhdimisht, unė dhe ju kemi vlerė mė shumė se njė buburrec dhe po ai, drejtuaka teleskopin tek fati jot dhe imi?

Zgjohuni zonjė, zgjohuni,  jetoni jetėn, sepse jeta ėshtė dhuratė dhe e mundur vetėm nėpėrmjet dashurisė. Luftoni pėr ta mbrojtur kėtė parajsė pėr brezat e ardhshėm, jo pėr t'i hedhur nė iluzione dhe pėr t'i ndarė. Nuk duhet ndoshta pėrmendur se nė emėr tė zotit janė vrarė qindra miliona njerėz dhe sot vriten, si dikur edhe sot pėr ambicie tė njė njeriu, por Jehovai, ose nuk mundet, ose nuk ka dėshirė, ose nuk ekziston, ose nuk ka kohė, por ėshtė iluzion tė besohet se dikush kujdeset pėr ne.“ Ajo si e shtangur, pa asnjė grimasė nė fytyrė dėgjonte dhe vazhdova tutje:

“Merrni ju lutem kartėvizitėn time, telefononi herė pas here dhe kur tė kuptoni se kam vdekur, mė sillni ato fletushka, doracakė dhe atė libėr. Atje kam shumė kohė pėr tė lexuar dhe mėsuar, meqenėse jetoj pėrsėri. Edhe njė: nėse gjeni njė libėr tė shenjtė qė mėson njeriun si ta bėjė Tokėn tė jetueshme pa frikė: si tė zhduket urrejtja, diskriminimi i njerėzve dhe i popujve, si tė zhduket lufta, vrasja, dhunimi, si tė zhduket lakmia, smira, diskriminimin gjinor, abuzimi me fėmijė, si tė zhduken sėmundjet, varfėria, racizmi, atėherė silleni atė libėr dhe ai do tė jetė i shenjtė, me vlerė universale dhe unė nuk do ta marrė falas, por do ta paguaj dhe marrė pjesė nė shpėrndarje...”

“E ju, ju jeni shqiptar apo jo?”, mė ndėrpreu duke i rregulluar flokėt dhe duke mė larguar nga tema.

“Po, i tėri!”

“Jeni ateist?“

„Nuk e di, i besoj dashurisė, mirėpo ju jeni e bija e zotit M., apo jo? Para njėzet viteve kemi banuar ballė pėr ballė, nė rrugėn e Leibnizit, ndoshta nuk ju kujtohet, ishit e vogėl...“

“E mundur...“

„Para diku dhjetė viteve ju patėn vdekur prindėrit nė komunikacion?

„Po...“, tha duke parė kėpucėt.

“Dhe ju trashėguat njė pasuri shumė tė madhe si e vetmja pasardhėse...”

“Jo aq shumė sa mendojnė njerėzit...“

“Sidoqoftė, nėse vėrtet ia doni tė mirėn njerėzve dhe dėshironi parajsėn, atėherė shitni banesat dhe dhurojani njerėzve, qė vdesin nga uria, njerėzve tė pastrehė, sepse zonjė e dashur, skėterrėn bėjnė shpesh ata qė kanė shumė para, e pastaj, meqenėse kjo jetė ėshtė shumė e shkurtėr, ēfarė kuptimi ka grumbullimi i pasurisė? Pėr tė krijuar ferrin dhe parajsėn ballė pėr ballė? Zonjė, ata qė kanė ferrin para hunde, e kanė pikėrisht pse tjetri pėrballė ka parajsėn! Pasuria ėshtė motėr e lakmisė sė tepruar; zonjė!„

Ajo shtrėngoi valixhen nė dorė dhe u largua me hap tė shpejtė duke tundur kokėn. Unė thirra kamerierin dhe thash vet me vete: „Kur duhet dhuruar lekė, edhe besimtari mė i devotshėm, harron zotin dhe parajsėn! Zonja ka mundėsi tė shėtitet pėr tė bindur njerėz, sepse jeton nga qiraja dhe nuk duhet as tė punojė. Sa mė shumė tė bindė se si tė varfėr do tė meritojnė parajsėn, aq mė e qėndrueshme, mė e sigurt dhe mė e paprekshme do tė jetė parajsa e saj nė kėtė botė!”.

Lis Bukuroca
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Absurditeti i feve..........

Mesazh  Ortu Solis prej 24.08.15 16:04

Aty ne librat e tyre flitet per popullin e izraelit si popull i bekuar i zgjedhur. nuk dua te tregohem as racist ksenofob se nuk eshte ne edukaten time. por vetvetiu me lind pyetj pse pikersiht keta............ne te tjeret nuk jemi bijt e perendis po sipas ketyre shkrimeve. Pse????Nje njer qe u perket besimeve te tjera por qe nuk ka degjuar merin e ketij apo atij zoti apo profeti te denohet ne ferr. Kjo eshte diskrimin qe na ben vet feja neve si njerez. Pse perse dueht te trembemi nga zoti se po ta permendim zotin pa lidhje os eta shajm e gjera te tilla na denon. ai nuk eshte shqiptar qe te vret per nje fjal goje. ajo mbahet is qenia me superiore entitet me superio per te gjetur fjalen e sakt, me perkryer nuk eshte njeri qe zemerohet. per nje fjal goje. E gjith keto jan bere vetem per te mpir mendjen e njerzve. Me te drejt marksi e quante fene opium per popullin, pavareisht se na nuk na pelqejn idet e tij pe rkomunizmin por per kete et fundit duhet ti ndezim qirinj ne varr.........
avatar
Ortu Solis

Freedom is not to be sold for all the treasures in the world. Liria nuk shitet me tė gjitha thesaret e kėsaj bote.......“Non bene pro toto libertas venditur Auro.”
New day new life,Ditė e re jete re...Novum die novitate vitae ambulemus

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmitaret e Jehovait

Mesazh  DaniEL prej 24.08.15 21:40





avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

136


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi