Sekretet me te medha te Bashkimit Sovjetik

Shko poshtė

Sekretet me te medha te Bashkimit Sovjetik

Mesazh  Luli prej Wed 2 Apr - 17:40



Sovjetikėt kishin sekrete vėrtet tė mėdhaja pėr tė fshehur – mė poshtė po rendisim sekretet e tyre.

Fatkeqėsia mė e madhe bėrthamore nė botė (pėr kohėn)

Nėse do tė pyesni pėr emrin e fatkeqėsive mė tė mėdha nė historinė bėrthamore, me shumė gjasa ēdo lexues i kėtij artikulli do tė kujtohej pėr Ēernobilin dhe Fukushimėn. Shumė mė pak do tė dinė ose tė kenė dėgjuar pėr emrin e tretė, fatkeqėsia nė Kyshtym nė vitin 1957, e quajtur kėshtu sipas emrit tė njė qyteti tė vogėl nė jug tė Rusisė. Ashtu si me Ēernobilin, shkaku kryesor i fatkeqėsisė ishte me tė vėrtetė, njė vendim-marrje e keqe – mė nė detaj, marrja e vendimit pėr tė ndėrtuar njė sistem ftohės pėr mbetjet bėrthamore qė nuk mund tė riparohej. Kur ftohės i njėrės prej depozitave tė uzinės bėrthamore filloi tė rrjedhė, operatorėt thjesht e fikėn dhe e lanė nė atė gjendje pėr njė vit. Nė fund tė fundit, kujt i duhen sistemet e ftohjes nė Siberi?

Temperatura nė depozitė pėrfundimisht u rrit nė mbi 350 gradė Celsius duke shkaktuar njė shpėrthim qė hodhi kapakun prej ēimentoje, i cili peshonte 160 ton, nė ajėr nga vendndodhja e saj fillestare nė njėzet e shtatė metra nėntokė. Mbeturinat radioaktive pėrhapur nė njė sipėrfaqe prej mbi 20 mijė kilometra katrorė. Shtėpitė e 11 mijė personave u shkatėrruan pas evakuimit tė zonės dhe 270 mijė persona u ekspozuan ndaj radioaktivitetit nė zonė. Ishte vetėm ne vitin 1976, kur njė emigrant sovjetik pėr herė tė parė la tė kuptohej pėrmasat e katastrofės pėr publikun perėndimor. CIA kishte informacion rreth fatkeqėsisė qė nga vitet gjashtėdhjetė, por – tė frikėsuar nga reagimi publik kundėr industrisė bėrthamore nė Amerikė – minimizoi rėndėsinė e ngjarjes. Do duhej tė arrihej viti 1989, vetėm tre vite pas Ēernobilit, qė detajet e katastrofės tė bėheshin publike.

Programi Hėnor: Dėrgimi i njė personi nė Hėnė

Nė maj tė vitit 1961, presidenti amerikan John F. Kennedy deklaroi se besonte se Shtetet e Bashkuara duhet tė angazhohen pėr dėrgimin e njė njeriu nė Hėnė brenda viteve tė fundit tė dekadės. Deri nė atė pikė, sovjetikėt kishin udhėhequr eksplorimin e hapėsirės, duke hedhur objektin e parė nė orbitė, duke dėrguar kafshėn e parė nė orbitė, dhe njeriun e parė nė hapėsirė. Megjithatė, mė 20 korrik 1969 Neil Armstrong u bė njeriu i parė i cili shkeli nė Hėnė, duke mundur sovjetikėt nė atė garė. Me pėrjashtim tė faktit qė zyrtarisht sovjetikėt nuk morėn kurrė pjesė – ata gjithashtu kanė mohuar ekzistencėn e njė programi hėnor tė drejtuar nga njerėzit deri nė vitin 1990. Kjo ishte mentaliteti i njė politike mė tė madhe, atė tė mbajtjes sekret tė ēdo programi hapėsinor derisa ky program tė rezultonte i suksesshėm.

Sovjetikėt ishin tė detyruar tė pranonin nė mėnyrė tė pjesshme pothuajse njė dekadė mė parė, nė gusht 1981, kur njė satelit sovjetik i njohur si Kosmos 434, i lėshuar nė vitin 1971, ishte gati pėr tė ri-hyjnė nė atmosferėn e Tokės sipėr Australisė. Qeveria Australiane, e shqetėsuar nga materialet bėrthamore qė mund tė kishte nė bord, u sigurua nga Ministria e Punėve tė Jashtme te BSSR-sė qė ishte kabina e njė sateliti hėnor eksperimental. Aspekte tė tjera tė programit, duke pėrfshirė kėtu fillimin e testimeve, gjithashtu ishin fshehur. Sovjetikėt vazhdonin tė pėrsėrisnin se ata nuk kishin plane pėr tė shkuar nė Hėnė. Ata ndaluan programin hapėsinor pėr dėrgimin e njė njeriu nė Hėnė nė vitin 1976, pa regjistruar asnjė sukses kundėr gjashtė uljeve tė suksesshme nga ana e Shteteve tė Bashkuara.

Sa shumė art!

Nė vitet 1990, gazetarėt dhe diplomatėt perėndimorė u njohėn me njė muze tė fshehur nė qytetin e largėt Uzbek, Nukus. Nė kėtė muze pėrmbaheshin me qindra e vepra arti nga ditėt e para tė regjimit stalinist, kur piktorėt ishin tė detyruar tė ishin nė pėrputhje me idealet e partisė komuniste. “Arti dekadent borgjez” u zėvendėsua nga piktura ku shiheshin fabrika dhe punėtorė, dhe shumica e prodhimit krijues tė piktorėve tė asaj kohe do tė kishte qenė krejtėsisht e humbur po tė mos kishte qenė pėr punėn e Igor Savitsky, njė koleksionist kėmbėngulės. Savitsky bindi artistėt dhe familjet ti besonin atij punėn e tyre.

Ai fshehu punimet nė Nukus, njė qytet i rrethuar nga qindra milje prej shkretėtirės. Kjo ide meriton njė pozicion unik nė kėtė listė pėr faktin qė nuk ėshtė fshehur vetėm nga bota e jashtme, por nga regjimi shtypės qė kontrollonte gjithcka. Edhe pse mbeten pyetje mbi sa i rėndėsishėm ky art mund tė jetė nė vetvete, nuk ka asnjė dyshim mbi vlerėn e njė historie mbi diēka tė fshehur pėr dekada tė tėra, nėn hundėt ruajtėsve tė sekreteve mė fanatikė qė historia ka njohur.

Vdekja e njė kozmonauti

Mė parė pėrmendėm qė sovjetikėt fshinė nga arkivat njė nga kozmonautėt tyre. Mė tragjikja, ata gjithashtu fshinė nga historia se ishte kozmonauti i parė i cili vdiq nė pėrpjekjet e luftės pėr supremacinė hapėsinore. Valentin Bondarenko u vra gjatė njė stėrvitje trajnimi nė mars tė vitit 1961. Ekzistenca e tij nuk ishte i njohur nė Perėndim deri nė vitin 1982, dhe nuk u pranua publikisht deri nė vitin 1986.

Nėse jeni dobėt, kėrceni direkt nė paragrafin e tretė pa lexuar paragrafin mė poshtė. Gjatė njė ushtrimi mbi izolimin e njė dhome presioni, Bondarenko bėri njė gabim fatal. Pas heqjes sė njė sensori mjekėsor dhe pastrimit tė lėkurės sė tij me alkool, ai hodhi pambukun e pėrdorur mbi njė pjatė tė cilėn po e pėrdorte pėr tė pirė ēajin e tij tė ngrohtė. Pambuku morri flakė dhe kur ai u pėrpoq tė shuante flakėt atė me mėngės sė tij, atmosfera me pėrbėrje njėqind pėr qind oksigjeni shkaktoi pėrhapjen e flakėve. U deshėn minuta tė tėra pėr tė hapur derėn.

Njė nga krizat e urisė mė tė keqja nė histori

Horrori i urisė sovjetike tė vitit 1932 ėshtė diskutuar shumė herė, por dezinformimi kombėtar dhe ndėrkombėtar qė ju bė kėsaj historie tė trishtė pėrbėn vlera diskutimi nė vetvete. Gjatė fillimit tė viteve tridhjetė, njė numėr i madh politikash shkatėrrimtare sovjetike ēoi – me dashje apo jo – nė vdekjen e disa miliona njerėzve. Do tė mendonit se kjo ėshtė njė nga ato gjėra qė do tė ishin tė vėshtira pėr tė fshehur nga bota jashtė, por pėr fatin tė mirė tė Stalinit dhe shpurės sė tij, shumė nė botėn e jashtme lėkundeshin mes injorancės dhe mohimit me paramendim.

E pėrditshmja e famshme “The New York Times”, sė bashku me pjesėn tjetėr tė shtypit amerikan, fshehu dhe minimizoi krizėn e urisė. Stalini me kujdesin mė tė madh organizoi njė numėr tė madh vizitash tė inskenuara me pėrfaqėsues me influencė nga vende perėndimore: dyqanet u mbushėn me ushqim por gjithkush i afrohej dyqaneve arrestohej; rrugėt u lanė dhe pastruan; dhe tė gjithė fshatarėt u zėvendėsuan nga anėtarėt e partisė komuniste. HG Wells nė Angli dhe George Bernard Shaw nė Irlandė bėnė tė ditur gjithkund se “thashethemet” pėr krizėn e urisė ishin tė pabazuara. Mė skandalozja, Kryeministri i Francės bėri njė vizitė nė Ukrainė dhe e pėrshkroi atė si njė kopsht “nė lulėzim tė plotė.” Ndėrkohė qė tė dhėnat e regjistrimit tė vitit 1937 u bėnė konfidenciale, uria u shtyp dukė pėrdorur tė gjitha mjetet edhe pse numri i tė vdekurve ishte me shume gjasa nė tė njėjtin nivel me Holokaustin.

Ekranoplani

Nė vitin 1966, njė satelit spiun amerikan bėri njė fotografi tė ēfarė duket tė ishte njė aeroplan deti rus i papėrfunduar. Aeroplani ishte mė i madhe se ēfarėdolloj avioni disponohej ose ishte ndėrtuan nė SHBA. Avioni ishte aq i madh, saqė ekspertėt llogaritėn se edhe me hapje e krahėve tė gjerė sa njė anije, fluturimi i atij avioni do tė ishte njė sprovė e tmerrshme. Ēuditėrisht, motorėt e tij ishin vendosur pėrpara krahėve. Amerikanėt u habitėn, dhe do tė mbeteshin tė habitur deri sa regjimi sovjetik u shemb, njėzet e pesė vjet mė vonė. Pėrbindėshi i Detit Kaspik, siē u quajt mė vonė, ishte njė ekranoplan – diēka midis njė avioni dhe njė anije, i projektuar pėr tė fluturuar vetėm disa metra mbi ujė ose mbi tokė.

Edhe vetėm pėrmendja e emrit ishte e ndaluar pėr ata tė cilėt ishin nė dijeni, pavarėsisht se sovjetikėt po e financonin projektin me sa shumė tė holla qė ky i fundit kėrkonte. Ata avionė mund tė trasportonin qindra trupa, ose disa tanke, duke fluturuar nėn rezen e zbulimit tė radarėve me njė shpejtėsi nė mbi treqind kilometra nė orė. Ishin projektuar nė mėnyrė tė tillė qė tė ishin mė eficient sesa aeroplani i mallrave mė modern nė botė pėr sa i pėrket konsumit tė karburantit, tė ishin shumė mė tė mėdhenj, dhe mbresat qe tė linte ishin tė njė objekti madhėshtor, gati epik. Rusėt gjithashtu ndėrtuan njė version i cili ishte dy herė e gjysėm mė i gjatė se njė aeroplan Boeing 747, nė tė cilin motorė reaktiv, me gjashtė lėshues raketash bėrthamore. Fatmirėsisht, ka disa koleksione fantastike e fotografive dhe videove nė dispozicion online.

Katastrofa me raketa mė e madhe nė histori

Mospėrfillja Sovjetike pėrkundrejt shėndetit dhe sigurisė nuk ndalet tek mbeturinat bėrthamore. Nė 23 tetor 1960, ata ishin pėrgatitur pėr nisjen e njė raketė tė re – R-16 – e cila ruhej me shumė sekret. Pėrdorte njė lloj tė ri karburanti, dhe raketa mbahej me anė tė njė vinēi – urė nė tė cilin qėndronin shumė teknikė. Raketa filloi tė rrjedhė acid nitrik, pikė e vetme nė tė cilėn veprimi i arsyeshėm do tė ishte evakuimi i tė gjithėve sa mė shpejt tė ishte e mundur. Por komandanti i projektit, Mitrofan Nedelin, nė vend tė evakuimit urdhėroi mė shumė staf pėr skuadrėn e riparimit tė rrjedhjes e cila duhet tė bėnte tė pamundurėn. Kur shpėrthimi i pashmangshėm ndodhi, ekuipazhi I cili qėndronte nė urė u vra nė ēast. Zjarri ishte aq i nxehtė sa tė mjaftonte pėr tė shkrirė pistėn e asfaltit – shumė nga njerėzit qė u pėrpoqėn tė largohen u mbėrthyen nė asfalt dhe u dogjėn deri nė vdekje. Mbi njėqind njerėz u vranė. Ajo mbetet fatkeqėsia me raketa mė e keqe nė histori.

Makina sovjetike e propagandės u vu nė veprim. Raportohet se vetė Nedelin ishte vrarė nė njė aksident ajror. Raportet e njė shpėrthimi masiv u zvenitėn nė thashethemnajėn qė u pėrhap nė tėrė ish Bashkimin Sovjetik. U desh tė arrinim deri nė vitin 1989 pėr tė parė publikimin e raporteve tė para. Sot ėshtė ndėrtuan njė obelisk nė kujtimin e atyre qė vdiqėn, por mbi Nedelin nuk ka shenja nė obelisk. Edhe pse zyrtarisht ai mbetet njė hero, personat tė cilėt ndodheshin nė vendin e ngjarjes dhe qė mbijetuan e konsiderojnė Nedelin si pėrgjegjės pėr humbjen e njėqind jetėve tė cilat i ishin besuar.

Rrjedhja e virusit tė lisė (dhe programi masiv i pėrmbajtjes)

Nė vitin 1948, Bashkimi Sovjetik krijoi njė laborator armėsh biologjike top-sekret nė njė ishull nė Detin Aral, tė cilin e pėrdorte pėr tė kthyer antraksin dhe murtajėn bubonike nė armė bakteriologjike. Ata gjithashtu zhvilluan armėn e sėmundjes sė lisė dhe, nė vitin 1971, kryen njė provė nė ambiente tė hapur. Nė njė kthesė tė habitshėm tė ngjarjeve, arma e projektuar pėr tė shkaktuar njė shpėrthim tė lisė u aktivizua pranė ambienteve tė banuara.

Dhjetė persona u infektuan, tre prej tė cilėve vdiqėn. Qindra u vunė nė karantinė, dhe pesėdhjetė mijė njerėz nga zona pėrreth u vaksinuan brenda njė periudhe kohe prej dy javėsh. Incidenti u bė i njohur pėr publikun e gjerė vetėm nė fund tė vitit 2002. Epidemia u pėrmbajt nė mėnyrė efektive, por pavarėsisht dokumentacionit tė gjerė dhe tė pėrhapur rreth incidentit, Moska kurrė nuk ka pranuar ekzistencėn e tij. Kjo ėshtė pėr tė ardhur keq, pasi nuk ka evidence tė cilat do tė lejonin tė nxirreshin mėsime tė cilat mund tė shpėtojnė jetėn, nėse armėt biologjike do tė mund tė bien ndonjėherė nė duart e terroristėve dhe tė pėrdoren nga ta.

Me dhjetėra qytete tė tėra sekrete

Ekziston njė qytet nė jug tė Rusisė i cili nuk ėshtė i shėnuar nė asnjė hartė. Nuk ka pasur autobusė qė ndalonin atje, nuk ka tabela ose shenja rrugore qė tė tregojnė qytetin. Edhe posta i drejtohet Chelyabinsk-65, edhe pse qyteti i Chelyabinsk ishte gati pesėdhjetė kilometra larg. Emri i kėtij qyteti ėshtė Ozyorsk – dhe pavarėsisht nga tė qenit shtėpia e dhjetėra mijėra njerėzve, ekzistenca e tij ishte e panjohur, madje edhe nė Rusi, deri nė vitin 1986. Fshehtėsia vinte nga fakti se nė kėtė qytet ishte ndėrtuan njė centrali bėrthamor i cili shėrbente pėr ripėrpunimin karburantit bėrthamor. Kjo fabrikė e veēantė e pėrpunimit shpėrtheu nė vitin 1957, por pėr shkak tė sekretit tė vendndodhjes sė saj, katastrofa mori emrin e njė tjetėr qyteti shtatė kilometra larg tij.

Qyteti ishte Kyshtym. Ozyorsk ishte vetėm njė nga dhjetėra qytetet e fshehta tė Bashkimit Sovjetik. Aktualisht janė dyzet e dy qytete tė tilla pėr tė cilėt ka disa informacione, por dyshimet janė se ka edhe rreth pesėmbėdhjetė qytete tė tjerė tė cilėt qėndrojnė ende tė fshehur. Banorėve tė kėtyre qyteteve ju jepeshin ushqimet mė tė mira dhe ishin ndėrtuar shkollat mė luksoze sesa pjesa tjetėr e vendit. Tė huajt qė lejoheshin tė vizitonin qytetet zakonisht shoqėroheshin nga rojet gjatė gjithė kohės. Nė botėn e sotme gjithnjė mė tė hapur dhe globale, shumė persona kanė vendosur tė zgjedhin tė largohen nga qytetet e mbyllura, dhe praktikisht ka njė kufizim pėr sa kohė ata mund tė mbeten tė izoluar. Megjithatė, shumė prej kėtyre qyteteve vazhdojnė tė kryejnė funksionin e tyre origjinal – qoftė ky strehimi i njė flote detare, ose prodhimi i armėve qė pėrmbajnė plutonium.

Masakra nė Katyn

Kemi shkruar shumė rreshta nė lidhje me masakrėn e Katyn-it mė parė, dhe njėsoj si me urinė e vitit 1932, pati njė mohim masiv ndėrkombėtar i cili na bėri ta rendisnim me numrin njė nė kėtė listė. Nė vitin 1940, sovjetikėt vranė mė shumė se 22.000 tė burgosur polakė dhe i varrosėn nė varre masive. Zyrtarisht sovjetikėt fajėsuar nazistėt dhe nuk pranuan pėrgjegjėsinė deri nė vitin 1990.

Kjo masakėr rendit e para edhe jo vetėm pėr faktin qė vėrtet ajo u be e mundur pėr shkak tė mashtrimit tė sovjetikėve, por edhe prej bashkėpunimit tė gatshėm tė drejtuesve tė Shteteve tė Bashkuara dhe tė Mbretėrisė sė Bashkuar. Winston Churchill pranoi nė mėnyrė private se masakra u realizua nga duar e bolshevikėve tė cilėt “mund tė ishin kaq mizorė”.

Megjithatė, ai kėmbėnguli se qeveria polake nė ekzil duhet tė ndalonte akuzat e saj nga masakrės, duke censuruar gazetat nė gjuhėn polake, dhe dha ndihmėn e tij pėr tė parandaluar njė hetim tė pavarur nga Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Ambasadori i Britanisė nė Poloni e pėrshkroi ngjarjen duke pėrdorur “emrin e mirė tė Anglisė njėsoj si vrasėsit shfrytėzojnė Koniferėt pėr tė mbuluar njė masakėr”.

Gjithashtu Franklin D Roosevelt ishte po aq i gatshėm pėr tė ndaluar qė faji tė binte mbi Stalinin. Dėshmia se qeveria e SHBA-sė kishte dijeni mbi ēėshtjen u fsheh edhe gjatė njė seance hetimore pėr kongresin nė vitin 1952. Nė fakt, pėr vite me radhė qeveria e vetme e madhe qė promovoi tė vėrtetėn ishte Gjermania naziste. Kjo ėshtė njė tjetėr fjali qe nuk do tė lexohet shumė shpejt.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi