Sekretet qe supermarketet nuk duan qe t'i dini

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet qe supermarketet nuk duan qe t'i dini

Mesazh  Luli prej 02.04.14 19:30



Sipas studimeve, 20 pėr qind e blerjeve janė tė paplanifikuara. Na ėshtė bėrė e zakonshme tė hyjmė nė supermarkete pa e vrarė shumė mendjen pėr arredimin e tyre. Por ajo qė ne nuk dimė, ėshtė se personat qė i menaxhojnė, janė siguruar qė tė na i bėjnė njė labirint tė mbushur me kurthe, prej tė cilit tė mos shpėtojmė pa shpenzuar shuma tė konsiderueshme.

1. Pėrgatitja nė hyrje

Supermarketet vendosin lule me aroma tė ndryshme, produkte bukurie ose seksione bukėpjekjeje dhe ėmbėlsirash nė hyrje tė tyre. Kjo, sepse ngjyrat dhe aromat i bėjnė konsumatorėt tė vijnė nė gjendje tė mirė shpirtėrore. Nuhatja e njė trėndafili ose e njė kroasanti tė shijshėm na tėrheqin pa masė dhe nė njė farė mėnyre na rehatojnė.

2. Karrocat e mėdha

Karrocat qė pėrdoren pėr tė mbajtur ushqimet gjatė bėrjes sė pazarit po zmadhohen gjithnjė e mė shumė, aq sa mund tė mbajnė 100 produkte tė ndryshme. A e keni pyetur ndonjėherė veten pėrse? Sepse supermarketi do qė ju ta mbushni atė karrocė. Sa herė tė shkoni nė supermarket, mos e merrni automatikisht karrocėn mė tė madhe, por zgjidhni diēka qė do t’u pėrshtatet blerjeve tuaja. Sipas profesorit Ras Uiner (Russ Winer), nėse nuk doni tė blini mė shumė seē duhet gjėra, atėherė merrni njė karrocė tė vogėl, ndryshe produktet do ta gjejnė vetė vendin nė karrocėn tuaj. Ai kėshillon gjithashtu tė shkoni nė njė supermarket tė vogėl, nėse s’keni shumė pėr tė blerė.


3. Raftet e bezdisshme

Duhet ta keni vėnė re se gjėrat elementare si kanoēet dhe produktet e paketuara nė kuti, gjenden nė mes tė supermarketit. Shkoni fillimisht atje nėse kėto produkte janė nė listėn tuaj. Nėse blini ato qė ju nevojiten sa mė parė, atėherė do tė pėrgatiteni mendėrisht tė jeni mė pėrzgjedhės dhe mė kritikues ndaj atyre qė mund tė blini mė pas.

4. Tė domosdoshmet

Supermarketet i vėnė produktet e domosdoshme si qumėshti dhe vezėt nė fund tė mjedisit, qė t’ju tundojnė me gjėra nga mė tė shijshmet gjatė rrugės pėr atje. Sipas ekspertėve, rregullojini ushqimet nė karrocė duke lėnė nė fund ose pėrpara saj njė hapėsirė tė bollshme qė t’ju kujtojnė vazhdimisht se ēfarė ju duhet nė tė vėrtetė tė blini.

5. Renditja strategjike

Ushqimet mė tė shtrenjta tė drithit qė konsumohen nė mėngjes, tė quajtura ndryshe ēereali, vendosen shpesh nė lartėsinė e syrit tė fėmijės, ndėrkohė qė ato mė tė lirat vendosen sa mė lart. Artikujt qė supermarketi do qė tė mos i lini pa parė, zakonisht vendosen nė vendet mė tė pėrshtatshme. Kėshilla e ekspertėve ėshtė t’i ndryshoni shpesh vendet ku bėni pazar. Kėshtu do tė shihni pak mė shumė produkte nga ato qė do njėri ose tjetri supermarket. Stėrviteni syrin tė shohė ato qė ju duhen, jo ato qė duan tė tjerėt tė shihni. Bėni mirė tė lodheni pak, duke u ulur ose ngritur lart pėr tė marrė artikujt mė tė lirė.

6. Shijimi

Shumė menaxherė marketingu ofrojnė njė pjesė tė vogėl pice tė freskėt ose njė filxhan kafeje gjatė kohės qė jeni nė supermarket. Kjo bėhet pėr t’ju shtuar urinė dhe dėshirėn pėr ta blerė atė produkt. Kėshilla mė e mirė? Bėni pazar me stomakun e mbushur. Gjithashtu pėrpiquni tė qėndroni larg gjėrave tunduese qė nuk ju duhen nė tė vėrtetė.

7. E freskėt apo e ngrirė?

Fakti se shumė peshq qė shihni nė seksionin e prodhimeve tė detit janė tė pastruar dhe tė ngrirė, nuk ka tė bėjė aspak me freskinė e asaj qė ju ofrohet tė blini. Frutat dhe perimet e ngrira zakonisht merren kur kanė stinėn dhe ngrihen qė tė shiten me ēmimin mė tė mirė mė pas. Nėse doni tė kurseni disi, blijini gjėrat e ngrira dhe mė pas shkrijini pėr t’i pėrdorur. Kėshtu do tė kurseni 40 pėr qind tė ēmimit aktual.


8. Produktet e paqarta


Mund tė mendoni se disa produkte qė gjenden nė fund tė rafteve qė bien mė shumė nė sy kanė pėr tė qenė gjithnjė aty, por nė fakt ato janė nė shitje vetėm gjysmėn e kohės. Nėse shihni produkte qė nuk kanė njė etiketė ēmimi, atėherė ai nuk ka ndryshuar. Por nėse shihni artikuj qė shkruajnė se janė me ofertė, atėherė sigurohuni ta kuptoni sesa ėshtė sasia e parave qė kurseni, sepse mund edhe tė mos fitoni asnjė qindarkė prej tyre.

9. Blerjet impulsive

Nė fund tė ēdo supermarketi, nė vendin ku paguhet fatura, gjenden artikuj ‘tundues’, qė bėjnė pjesė nė blerjet impulsive. Nėse jeni tė lodhur, tė mėrzitur dhe gati pėr tė paguar, atėherė kėto produkte do t’ju nxisin tė merrni edhe diēka mė shumė pėr tė luftuar stresin e momentit. Bėhuni tė pėrgjegjshėm pėr kėtė dhe mos i kushtoni shumė rėndėsi kur tė jeni duke dalė, janė thjesht njė kurth tjetėr pėr t’ju marrė edhe paratė e fundit.

10. Kartat e anėtarėsisė

Jo vetėm qė kėto karta shėnojnė se ēfarė blini, por nė fakt mund tė jenė njė nga kurthet mė tė avancuara tė supermarketeve pėr t’ju bėrė klientė tė rregullt. Pavarėsisht faktit se mund tė pėrfitoni disa ulje tė papėrfillshme prej tyre, zakonisht kėto karta me pikė ose dhurata, ju shtyjnė tė shpenzoni mė shumė sesa ju duhet dhe pa e kuptuar fare. Kjo sepse do tė mendoni se fundja gjithēka shpenzoni do t’ju shpėrblehet.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi