Ėndrrat flasin me gjuhė simbolike!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndrrat flasin me gjuhė simbolike!

Mesazh  Odin prej 01.04.14 23:29



Ėndrra ėshtė njė nga pėrvojat mė misterioze dhe njėkohėsisht mė interesante nė jetėn tonė. Por, ēfarė dimė nė tė vėrtetė pėr ėndrrat tona?

Ja 15 fakte interesante rreth tyre:

1. Ne harrojmė 90% tė ėndrrave tona. Brenda 5 minutash pas zgjimit gjysma e ėndrrės ėshtė harruar. Ndėrsa pėr 10 minuta, 90 % e saj ėshtė zhdukur.

2. Njerėzit e verbėr gjithashtu shohin ėndrra. Njerėzit qė u bėnė tė verbėr pas lindjes mund tė shihnin imazhe nė ėndrrat e tyre. Njerėzit tė cilėt kanė lindur tė verbėr nuk shohin imazhe, por kanė ėndrra po aq tė gjalla qė pėrfshijnė shqisat e tyre tė tjera tė shėndosha, aromėn, kontaktet dhe emocionin.

3. Gjithkush ėndėrron. Ēdo qenie njerėzore ėndėrron (pėrveē rasteve tė ērregullimit tė madh psikologjik). Nėse mendoni se nuk keni ėndėrruar, thjesht keni harruar ėndrrat tuaja.

4. Nė ėndrrat tona ne shohim vetėm fytyrat qė njohim. Mendja jonė nuk shpik fytyra. Nė ėndrrat tona, ne shohim fytyrat e vėrteta tė njerėzve tė vėrtetė, qė kemi parė gjatė jetės sonė, por nuk mund t’i njohim ose t’i kujtojmė. Ne kemi parė qindra-mijėra fytyra gjatė gjithė jetės sonė, kėshtu qė kemi njė furnizim tė pafund pėr trurin tonė, qė mund ta shfrytėzojmė gjatė ėndrrave.

5. Jo tė gjithė ėndėrrojnė me ngjyra. Rreth 12 % e njerėzve ėndėrrojnė vetėm bardhezi, ndėrsa pjesa e mbetur me ngjyra tė plota. Studimet nga 1915 deri nė 1950 pohuan se shumica e ėndrrave ishin bardhezi, por kėto rezultate filluan tė ndryshojnė nė vitet 1960. Sot vetėm 4.4 % e ėndrrave tė njerėzve nėn 25 vjeē janė bardhezi. Hulumtimet e fundit kanė sugjeruar se kėto rezultate ndryshimi mund tė lidhen me periudhėn kur u kalua nga TV bardhezi nė atė me ngjyra.

6. Ėndrrat janė simbolike. Nėse keni parė ėndėrr pėr njė subjekt tė veēantė, ajo ē’ka ndodh vėrtet nuk ėshtė shpesh njėsoj si ėndrra. Ėndrrat flasin nė njė gjuhė thellėsisht simbolike. Ēfarėdo simboli qė zgjedh ėndrra juaj ka pak gjasa tė jetė njė simbol pėr veten e saj.

7. Emocionet. Emocioni mė i zakonshėm nė ėndrra ėshtė ankthi. Emocionet negative janė mė tė zakonshme se ato pozitive.

8. Ju mund tė shihni 4-7 ėndrrat nė njė natė. Mesatarisht ju mund tė ėndėrroni rreth njė apo dy orė ēdo natė.

9. Edhe kafshėt ėndėrrojnė. Studimet janė bėrė tek kafshė tė ndryshme dhe tė gjitha tregojnė tė njėjtat valė tė trurit gjatė ėndėrrimit nė gjumė, ashtu si njerėzit. Shihni njė qen duke fjetur diku. Putrat e tij lėvizin sikur do tė vrapojnė dhe nxjerrin disa tinguj sikur po pėrpiqen tė kapin diēka nė ėndėrr.

10. Paraliza e trupit. Lėvizja e shpejtė e syve nė gjumė ėshtė njė fazė normale e gjumit, karakterizuar nga lėvizje tė shpejta tė syve. Kjo dukuri nė njerėzit e rritur nė mėnyrė tipike zė 20-25% tė totalit tė gjumit, rreth 90-120 minuta gjumė nė njė natė. Gjatė kėtij procesi trupi ėshtė i paralizuar nga njė mekanizėm nė tru pėr tė parandaluar lėvizjet qė ndodhin nė ėndėrr, pra pėr tė mos lėvizur trupi fizikisht. Megjithatė, ėshtė e mundur qė ky mekanizėm tė jetė shkaktuar para, gjatė, ose pas gjumit normal ndėrsa truri zgjohet.

11. Inkorporimi i ėndrrave. Mendja jonė interpreton stimujt e jashtėm, qė shqisat tona e kanė bombarduar dhe kur ne jemi nė gjumė i bėjnė ato njė pjesė tė ėndrrave tona. Kjo do tė thotė, se ndonjėherė nė ėndrrat tona ne dėgjojmė njė zė nga realiteti dhe e inkorporojmė nė njė mėnyrė. Pėr shembull, ju mund tė ėndėrroni se jeni nė njė koncert, ndėrsa vėllai juaj ėshtė duke luajtur njė kitarė ndėrkohė qė flini.

12. Burrat ėndėrrojnė ndryshe nga gratė. Meshkujt kanė tendencė tė ėndėrrojnė mė shumė pėr meshkuj tė tjerė. Rreth 70% e karaktereve nė ėndrrės sė njė burri janė burra tė tjerė. Nga ana tjetėr, ėndrra e njė gruaje pėrmban pothuajse numėr tė barabartė tė burrave dhe grave. Pėrveē kėsaj, meshkujt nė pėrgjithėsi, kanė emocione mė agresive nė ėndrrat e tyre, se sa femrat.

13. Ėndrrat parashikuese. Rezultatet e disa anketave nėpėr grupe tė mėdha tė popullsisė tregojnė se 18%-38% e njerėzve kanė pėrjetuar tė paktėn njė ėndėrr parashikuese dhe 70 % kanė pėrjetuar Deja Vu. Pėrqindja e personave qė besojnė ėndrrat parashikuese ėshtė edhe mė e lartė – duke filluar nga 63% deri nė 98%. Parashikimi i referohet perceptimit qė pėrfshin marrjen e informacionit nė tė ardhmen, qė nuk mund tė konkludohet nga informacioni qė kemi aktualisht nė dispozicion.

14. Nėse gėrhisni, nuk mund tė ėndėrroni. Ky fakt ėshtė pėrsėritur gjithandej, edhe pse pak i dyshimtė, sepse nuk janė gjetur ende prova bindėse shkencore pėr ta mbėshtetur atė.

15. Ju mund tė pėrjetoni njė orgazmė nė ėndėrr. Ju nuk mund tė keni marrėdhėnie seksuale nė njė ėndėrr si nė jetėn tuaj tė vėrtetė, por mund tė pėrjetoni njė orgazmė po njėsoj.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi